Mithat Frashėri
Mithat Frashėri lindi mė
25 mars 1880 nė
Janinė; vdiq mė
3 tetor 1949 nė
New York,
SHBA. Ishte i biri i
Abdyl Frashėrit dhe nipi i
Sami Frashėrit dhe
Naim Frashėrit. Ai e njohu shumė pak babain e tij dhe u rrit nėn kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi nė
Stamboll. Pas mbarimit tė shkollės, deri nė vitin
1905, punoi nė administratėn turke dhe mė pas kaloi nė
Selanik, nė administratėn shtetėrore.
Nė
4 prill 1929 Mit'hat Frasheri nė testamentin e tij i lė shtetit shqiptar pasurinė e tij, tė tundshme dhe tė patundshme me qėllim krijimin e njė instituti albanologjik nė
Tiranė, i cili do tė merrej me studime nė fushėn e historisė sė Shqipėrisė.
Tabela e pėrmbajtjeve
//
Veprimtaria politike
Filloi tė aktivizohet nė politikėn shqiptare qė nė fund tė shekullit XIX. Njė nga figurat mė tė spikatura nė politikėn shqiptare nė gjysmėn e parė tė shekullit XX. Nė vitin
1908, ai fillon botimin e gazetės "
Liria" nė Selanik. Gjatė kėsaj periudhe bashkėpunon ngushtė me
Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjėn/shtėpinė botuese "
Mbrothėsia". Ai mori pjesė nė
Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin
Kongresi i alfabetit me
14 nėntor-
22 nėntor 1908. Mit'hat Bej Frashėri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nėnkryetar i Komisionit tė hartimit tė alfabetit (kryetar i Komisionit ishte
At Gjergj Fishta).
Nė moshėn 32-vjeēare largohet pėrfundimisht nga
Stambolli dhe udhėton pėr nė
Shqipėri duke kaluar nga
Kosova nė
Shkup dhe pastaj nė
Elbasan. Nė vitin
1912, nė qeverinė e pavarėsisė tė krijuar nga
Ismail Qemali ai zgjidhet ministėr i botores. Mė
30 mars 1913, ai jep dorėheqjen nga detyra. Ai mirėpriti ardhjen e
Princ Vidit nė Shqipėri dhe ndihmon nė
Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Pas largimit tė Princ Vidit, Mit'hat Frashėri largohet nga Shqipėria dhe deri nė vitin
1918 jeton nė disa shtete tė
Ballkanit. Nė vitin
1916 vendoset nė
Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet nė
Moldavi. Nė vitin
1918, me mbarimin e
Luftės sė Parė Botėrore, lejohet tė largohet dhe vendoset nė
Lozanė,
Zvicėr. Aty ai i drejtohet me njė promemorie konferencės nė tė cilėn po pėrgatitej krijimi i Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene. Nė promemorje ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do tė ketė as Jugosllavi tė re dhe as njė zgjidhje pėrfundimtare tė kufinjve nė Ballkan". Nė vitin
1920 ai vendoset nė
SHBA. Kthehet nė Shqipėri nė vitin
1922. Nė
janar 1923 fillon detyrėn e Ministrit Fuqiplotė tė Republikės sė Shqipėrisė nė
Athinė. Kėtė detyrė e kreu deri nė
dhjetor 1925. I zhgėnjyer nga zhvillimet politike nė Shqipėri ai jep dorėheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik.
Nė vitin
1927, fillon tė botojė nė
Tiranė, revistėn
Dituria dhe themelon librarinė Lumo Skėndo.
Nė vitin
1939, pas pushtimit tė vendit nga
Italia fashiste vendos tė rikthehet aktivitetit politik. Nė vitin
1941, ai ėshtė ideologu kryesor dhe njė nga themeluesit e
Partisė Nacionaliste, e njohur mė shumė me emrin
Partia e Ballit Kombėtar. Kundėrshtar i
Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, u detyrua nė
nėntor 1944, tė largohet nga Shqipėria dhe tė vendoset nė
Itali. Gjatė njė udhėtimi pėr nė
Nju Jork,
SHBA ai vdes si pasojė e njė ataku kardiak.