Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-09-07, 15:21   #1
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjykimi kunder ALBIN KURTIT

Sot mbahet gjykimi kunder Albin KURTIT




Seanca fillon ne oren 10:00 dhe mbahet ne Gjykaten e Qarkut te Prishtines.
Si pale e demtuar ne kete seance jane ftuar keta pesona: PSSP UNMIK, Ministri i Puneve te Brendshme te Kosoves, Bujar Mehmeti, Ismet Hajdini, Nexhdet Kaliqani, Deme Demebogaj, Nebih Morina dhe Rrahman Berisha.
Nderkaq si deshmitare kunder Albinit jane ftuar Shkodra Muzafer, Albert Osaj dhe Ismet Hajdini.




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 19-09-07 nė 15:27
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-09-07, 15:24   #2
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LETER E HAPUR DESHMITAREVE NE PROCESIN GJYQSOR NDAJ
ALBIN KURTIT


Te nderuare bashkeshtetas te mije shqiptar, deshmitare ne procesin politik kuder Albin Kurtit, por edhe ju te tjere jo shqiptar, e qe shumica vini nga vendet qe kahere kane promovuar drejtesine e mirefillte ne sistemet e tyre te gjyqesise se pavarur,


Me daten 19.9.2007, do te filloj procesi i montuar politik gjyqesor ndaj liderit te levizjes “Vetevendosje” Albin Kurtit, i cili, bazuar ne pikat e aktakuzes zyrtare te ngritur kunder tij, ai, aty, nuk do te paraqitet si i pandehur, por si i demtuar, jo si kriminel por si liridashes dhe zedhenes real i synimeve te verteta te popullit te vet, ku permes organizimit te nje proteste gjithepopullor jane shpalos keto kerkesat te natyrshme dhe civilizuese per pavaresi dhe vetevendosje. Bilanci i tyre dihej: 2 te vdekur dhe mbi 80 te lenduar.
Ju, ne kete proces do te paraqiteni si deshmitare. Shumica do te jeni nga te tanet, por do te kete dhe nga ata te tjere, nderkombetar. Kete here, une fare nuk do te merrem me ata deshmitare nga radhet e perfaqesuesve nderkombetar, por shenjestren e apelit tim do ta orientoj kah ju, te tanet.
Te nderuar deshmitare shqiptar ne kete proces te montuar politik,
Ate ēfare ky popull me dhjeta vite perjetoi nga nje sundim me i eger dhe nje regjim me shovinist ne Evrope, sot, me disa metoda te ngjashme por ne nje menyre dhe forme me perfide, po perseriten edhe nga ky regjim kinse demokratik i UNMIK-ut, i cili, qe 8 vite eshte i instaluar ne Kosove dhe po luan pameshirshem me fatin e popullin tone shumice shqiptar.
Te gjitheve, sigurisht ende ju kujtohen proceset te montuara politike ”famoze” gjyqesore, kunder “iretendisteve”, “terroristeve” dhe “separatisteve” shqiptar, dhe ne to, denimet e shqiptuar nga me drakoniane ndaj “fajtoreve”. Atebote, keto gjykata, akuzat e paverteta kundra ketyre djelmoshave tane, i mbeshtetshin ne fakte te kurdisura dhe trillime nga me absurde, e posaēerisht ato bazoheshin ne deklaratat e deshmitareve te rrejshem.
Intimisht, gjithmone jam rreqethur kur tentoja t’i kuptoj keta deshmitare, se si ata munden qe me deshmite e veta te rrejshme te paraqiten para organeve te instaluar te dritesise se pushtuesit, duke deklaruar pa fije turpi, trillime nga me te ndryshmet, vetem e vetem qe te denohen sa me rende atdhetaret tane me te deshmuar te ēeshtjes kombetare.
Edhe pse gerditsha me ta, kete marrezi te tyre, shpesh tentoja t’iu arsyetoj me shantazhe dhe presione nga me drastike qe ju beheshin, duke mos perjashtuar edhe ato fizike, te cilat i ushtronte atebote UDB-ja, vetem e vetem ta permbushte farsen formale te mbarevajtjes gjoja ligjore dhe te mbeshtetura ne fakte te ketyre proceseve gjyqesore qe kryekeput kane pasur prapavije politike.
Ky pushtet i sotem i UNMIK-ut, me disa metoda te veta te veprimit, si duket, edhe nuk dallon aq shume nga ato te meparshme te Serbise.
Shprehur me gjuhen e plakut tone popullor te lagjes, mixha Dile, keta te tanishmit, njesoj po na “shkerdhene” por vetem po i dallon poza e veprimit: ata te paret na kane “fut” ashiqare dhe balle per balle - “perpara”, kurse keta te dytet, pak me nje stil me te persosur dhe jo aq ashiqare,-“nga prapa”.
Sa e sa procese politike gjyqesore jane mbajtur pas lufte ne Kosove, ku ne to si te akuzuat ishin veteranet dhe luftetaret me te devotshem te UĒK-se?
Procese keso te montuara, nuk paten vetem permasa kombetare por edhe nderkombetare duke na i derguar komandant tane legjendar te UĒK-se edhe ne Gjykaten e Hages.
Te nderuar deshmitar shqiptar,
Keso fakte te proceseve te montuara politike gjyqesore, ndaj njerezve dhe bijve me te mire te ketij populli, kemi mjaft, dhe secila nga to, ne vete ngerthejne nje histori te dhembshme.
Ne vazhdim, te ndalemi ne kete proces te fundit, ne ate ku ju para altarit te kesaj drejtesie UNMIK-ase, do te paraqiteni si deshmitare.
Para se ta merrni kete rruge me19 shtator te ketij viti, ju lutem vetem per nje ēast, perkujtoni emrat e dy deshmoreve tane te fundit te lirise: Mon Balajt dhe Arben Xheladini. Ktheni filmin mental te kesaj ngjarje dhe le t’ju ushtoj ne vesh deklarata e prinderve krenar te ketyre djelmoshave te viktimizuar mu ne lulen e rinise: “Hallall ju qofte qumeshti i nenes ...ata rane per idealin e tyre te vetevendosjes”
Doni ende deshmi? Ka mjaft?
Albin Kurti dhe levizja “Vetevendosje” atakohet nga ky regjim antidemokratik sepse eshte kunder bisedimeve me Serbine, armiken tone shekullore e cila ne luften e fundit ne Kosove vrau rreth 14.000 njerez. Afer 90% prej tyre civile te paarmatosur. Te pambrojtur. Kryesisht femije, gra dhe burra te moshuar. Rreth 3.000 persona te rrembyer jane ende te pagjetur. Pjesa derrmuese e tyre gjenden ne Serbi. Afer 20.000 femra te dhunuara. 740.000 persona te deportuar dhunshem. 120.000 shtepi te shkaterruara apo te demtuara nga ushtria serbe.
Albin Kurti dhe levizja “Vetevendosje” atakohet nga ky reshim antidemokratik sepse angazhohet dhe propagandon Vetevendosje! Pa kusht. Deri ne shkeputje perfundimtare. Deri ne ēlirimin e plote te vendit.
Sepse, asnje populli nuk mund t'i vendosen kushte per lirine e vet. Sepse, ēdo popull ka te drejte te dekolonizohet; te jete percaktues absolut i kahjeve te zhvillimit te mundesive te veta; i resurseve vetjake ekonomike; i pasurive te veta nentokesore. Te percaktoje lirshem identitetin e tij dhe te kultivoje i papenguar frymen autentike kulturore. Kerkon vetevendosje, sepse kjo eshte diēka e natyrshme: eshte gje e pritshme te vendosim ne interes te vetes me shume seē do ta bente kete gje tjeterkush dhe gjithkush tjeter per ne.
Te nderuar deshmitar shqiptar, te ketij procesi te montuar politik.
Dijeni se, mu kjo ēfare predikon Alkbin Kurti dhe levizja “Vetevendosje”, jane vetem stereotipe te synimeve tona te verteta te trysura si ideale ne ndervetedijen tone kolektive si popull, per te cilat, gjate shekujve jane dhene shume jeta dhe eshte derdhur shume gjak. Albin Kurti, eshte vetem artikulues i ketyre zerave te natyrshem latent ne brendesine e ndervetedijes se ēdo individi qe ka ne veta gjene te pastra shqiptare. Ai eshte vetem shpirti i bashkuar kolektiv ne veprim. Andaj, pa marr parasysh dhunen, burgosjet, proceset e montuara dhe viktimat, ideali i “Vetevendosjes” do te fitoj patjeter, sepse, siē thote Albini, populli eshte nisur drejt saj.
Albin Kurti dhe pjesetaret tjere nga levizja “Vetevendosje”, jane bijte dhe bijat me te zgjedhur te popullit tone. Ky organizem nuk eshte vetem institucionalisht si nje levizje popullore, por ajo paraqet edhe nje universitet akademik ku kaliten dhe pergatiten mira e mira atdhetare te rinj, timonier dhe bartes te ardhshem te proceseve shoqerore - politike ne Kosove.
Pra, ajo eshte nje kult i edukimit masiv, ku pergatitet nje brez i ri i cili eshte i panenshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale, qe refuzon te perkulet dhe nenshtrohet para sakrificave, nuk eshte pijatalipis dhe lajkatar, nuk frikesohet nga askush, e me se paku nga vetja. Eshte gjenerate qe eshte kalitur t’i gjej shkaktaret ne pasoja, te dallon realitetin nga iluzionet, te vleresoj sakte ē'eshte patjeter per momentin.
Tek ta nuk ka kokefortesi, por vendosmeri. Ata jane te patjetersueshem, sepse ne vete ngerthejne forcen e madhe te realitetit.
Ja, se pse gjykohet sot Albini Kurti dhe levizja “Vetevendosje”!
Ja, se ne ēfare procesi gjyqesor do te paraqiteni ju si deshmitare!
Edhe nje kerkese te vogel kam prej jush, te nderuar bashkekombes te mi: Para se te shkoni te deshmoni, kujtoni pergjegjesite e vertete te ketij procesi - policet rumun; larg nga vendi vepres se kryer dhe te dekoruar per krimin e bere. Provoni t’i paramendoni se si ata, duke degjuar deshmite e juaja te montuara, po ju “zgerdhihen” nga larg , te kenaqur se do t’i rehabilitoni.

legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-07, 15:25   #3
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nese kur ne ndergjegjen e juaj nuk jeni ndjere ndonjehere sinqerisht shqiptar, e keni shansin ta beni ate mu me 19 shtator te ketij viti!
Nje fjale e urte latine thote: “Verba volant, scripta ma nent” (Ajo ēka thuhet, e merr era, ndersa e shkruara mbetet perhere)
Ne kete proces deshmia e juaj do te shkruhet dhe stershkruhet jo vetem nga formalitetet zyrtare gjyqesore, por edhe nga shume te tjeret...
Dhe per fund, ate qe e kame thene edhe me pare ne shkrimet e mija, po e perseris edhe kete here: Si duket, tek ne, ka mjaft nga ai soj njerezish, qe nuk e di se historia shkruhet SOT, per t’u lexuar NESER? Qe nuk e dine se historia ka edhe nje taraf tjeter: “PLEHUN E SAJ TE HISTORISE”.
Ju pikerisht ne kete dite, jen ne pozite qe vete te zgjidhni se ne cilin taraf te historise deshironi te jeni.
Aman, mos e zgjidhni ate te turpit...?!

Adnan Abrashi
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-07, 15:52   #4
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim





nga Albin Kurti



Ēka po ndodh? Kah po na ēojnė? Ēka duhet tė bėjmė?
-----------------------------------------------------------




Aq shumė koncesione ka bėrė Grupi Negociator (GN) i Kosovės derisa ka arritur te pakoja e Ahtisaarit, saqė tash natyrisht se do tė kėrkohen koncesione tė reja. Duke e parė fleksibilitetin e negociatorėve kosovarė, Serbia, Rusia, por edhe jo pak vende evropiane kėrkuan negociata tė reja. Serbia bile kėrkonte negociata tė drejtpėrdrejta, duke pasur parasysh pėrfitimin qė kishte nga kėso lloj negociatash nė Vjenė dhe duke qenė e vetėdijshme pėr inferioritetin e papėrmirėsueshėm tė negociatorėve nga Kosova. Ata realisht ngadhėnjyen nė kėtė betejė tė rėndėsishme. Tash, e gjithė ajo qė quhet bashkėsi ndėrkombėtare ėshtė pėr negociata tė reja dhe ato porsa kanė filluar. Madje ėshtė pėrcaktuar edhe njė afat prej 120-ditėsh pėr kohėzgjatjen e kėtyre negociatave, qė pėr fillim do tė kenė formėn e diplomacisė fluturuese. Me kėto 120 ditė duan ta krijojnė pėrshtypjen se ka zhvillime, se megjithatė po punohet, se sidoqoftė ka angazhime dhe pėrpjekje, andaj njerėzit duhet tė (vazhdojnė tė) presin. Pra, ata do tė shtiren se kinse po bėjnė diēka, nė mėnyrė qė tė mund tė na thonė qė ne, populli i Kosovės, tė mos bėjmė asgjė. Qė tė mund ta kėrkojnė pritjen dhe durimin, qetėsinė dhe heshtjen e qytetarėve tė Kosovės, atyre medoemos u duhej tė shpiknin ndėrmarrjen e ardhshme, farsėn e radhės. Pikėrisht kėshtu erdhi ky propozimi pėr 120 ditė, i cili jo vetėm qė synon t'i paralizojė qytetarėt, por nuk i lejon ata as tė presin lirisht. Krejt ēfarė duhet tė bėjmė, sipas tyre, ėshtė tė presim, mirėpo, jo edhe tė presim ashtu siē duam vetė ne. Ndonėse realisht s'mund tė themi gjė pėr mėnyrėn e pritjes, pėrderisa ajo asnjėherė s'ėshtė alternativė kundrejt asnjė konteksti, edhe nė pritjen e "sugjeruar" (duan tė) intervenojnė. U thuhej qytetarėve qė duhet tė presin fillimin e kėtyre 120 ditėve. Tash u thuhet tė presin skadimin e 120 ditėve. Mė pas, sigurisht, do tė kalojnė te premtimet e reja pėr tė rifilluar me negociata tė drejtpėrdrejta m'u ashtu siē ka kėrkuar Serbia. S'ka se si tė jetė ndryshe. Sepse, qysh tash dihet se me pėrfundimin e atyre 120 ditėve, nuk mbaron ama bash asgjė. Rrjedhimisht, as pritja.
****
Zgjedhjet qė po planifikohen tash, edhe njėherė pėr institucione pa sovranitet, janė tė kota. Manipulimi me datėn me dhe mėnyrėn e zgjedhjeve - si njė aspekt themelor i demokracisė (atje larg, diku nė botė) - i bėn ato kundėr-produktive. Vetė shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, si njė guvernator i kolonisė qė ėshtė, tha se e sheh mundėsinė e zgjedhjeve tė reja nga prizmi i ndikimit nė procesin e statusit. Ja se ēfarė ėshtė kjo demokracia pa vetėvendosje, tė cilėn na e rrėfejnė dhe sjellin nga lart. Zgjedhjet do t'i mbajnė nė nėntor tė kėtij viti, nėse vlerėsojnė qė nė shtator ka potencial pėr shpėrthim tė situatės. Zgjedhjet do t'i shtyjnė pėr pranverė, nėse vlerėsojnė se atėherė do tė ketė mundėsi shpėrthimi, me ē'rast pakėnaqėsia kanalizohet nė fushata parazgjedhore. Shpėrthimin, pėr tė cilin do tė flasim mė vonė, kėta sigurisht nuk e duan tash. Shpėrthimin e duan vetėm pas kėtyre 120 ditėve dhe atėherė kur tė jemi nė prag tė konferencės sė re ndėrkombėtare pėr Kosovėn pėr marrėveshje tė re me Serbinė, tė arritur nga ky Grupi Negociator i Kosovės.
****
Ndėrkohė, Grupi Negociator nuk do tė ketė as mandat e as detyrė tė re. Negociatorėt kosovarė do tė orvaten qė t'i normalizojnė gjėrat jonormale, qė tė jashtėzakonshmen ta bėjnė tė zakonshme. Kush nė kėmbė e kush me duar, ata qysh tash kanė nisur fushatėn qė tė pranohen edhe negociatat e reja. Mė vonė do ta bėjnė edhe fushatėn tjetėr pėr pranimin e marrėveshjes me Serbinė, e cila (do tė thonė ata) ėshtė nė ujdi me bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe (sėrish do tė thonė ata) e shpie Kosovėn (edhe) njė hap drejt pavarėsisė. Ngjashėm, para tetė vjetėve e gjysmė, kėta politikanė u patėn "konsultuar" me popullin pėr dokumentin e Rambujesė tė cilin, siē e mbajmė mend mirė, e shitėn nė emėr tė "referendumit" qė kinse do tė organizohej pas tre vjetėve. Natyrisht, referendum nuk pati, ai nuk u mbajt asnjėherė. Thuhej se do tė merret pėr bazė "vullneti i popullit" mirėpo mendohej pėr popullin e tėrė Jugosllavisė, meqė ne atje as qė konsideroheshim popull. Burimet legale e juridike tė problemeve tė sotme, vijnė nga defektet dhe dėmet e shumta tė Rambujesė. Ėshtė e domosdoshme qė tė pėrmenden gabimet e djeshme, pėr tė kuptuar hallet e sotme. Me kėtė rast, do tė kufizohem duke i pėrmendur vetėm edhe 13 tė kėqija tė tjera tė Rambujesė, qė na kanė degdisur nė tatėpjetėn ku po rrokullisemi sot: me shkuarjen nė Rambuje bėhet shkelja e betimit tė ushtarit tė UĒK-sė, por madje edhe e referendumit tė vitit 1991; bėhet degradimi i luftės ēlirimtare nė konflikt tė armatosur; Jugosllavia, tė cilėn nuk e pranonte atėbotė as vetė bashkėsia ndėrkombėtare, bėhet shtet i shqiptarėve pėrmes katėr nėnshkruesve shqiptarė, qė pranuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė; bėhet kategorizimi i popullit shqiptar nė Kosovė si bashkėsi nacionale sikurse edhe serbėt nė Kosovė, qė mė sė shumti ishin vetėm 8%; vuloset mungesa e sigurimit shtetėror pėr Kosovėn, duke paraparė vetėm sigurimin publik pėr tė; bėhet trajtimi i Kosovės si pjesė e Serbisė, pėrveēse e Jugosllavisė, me ē'rast Kosova duhej t'i dėrgonte 20 deputetė nė Kuvendin e Serbisė; nuk pėrmendet askund UĒK-ja - ajo konsiderohet nė grupin e formacioneve tė tjera; nėnshkruhet ēarmatosja e UĒK-sė; bėhet defaktorizimi i plotė i Kosovės dhe natyrisht se pastaj pėrfaqėsuesit e saj nuk i pyet askush pėr marrėveshjen nė Kumanovė e as pėr Rezolutėn 1244; u jepet pushtet i madh komunave, gjė, qė e bėn Kosovėn dhe integritetin e saj territorial shumė tė brishtė dhe mundėson autonomi brenda autonomisė; bėhet pamundėsimi i mėvetėsisė ekonomike tė Kosovės, resurseve tė saj e i kontrollit tė kufijve dhe qarkullimit tė mallrave; bėhet pamundėsimi i sė drejtės sė Kuvendit tė Kosovės pėr ndryshime kushtetuese; qė prej atėherė ēdo dokument nė Kosovė bėhet nė bazė tė marrėveshjes sė Rambujesė ose ndonjė dokumenti tjetėr qė i referohet marrėveshjes sė Rambujesė. E gjithė kjo batėrdi juridike e politike u hesht atėbotė, duke u mbuluar me gėnjeshtrėn pėr referendumin pas tri vjetėve; pėr referendumin qė po na mohohet edhe pas tetė vjetėve!
Negociatorėt kosovarė rregullisht e kanė gėnjyer popullin. Pse do tė ishte ndryshe tash? Pse do tė jetė ndryshe nė tė ardhmen? Sa mė shumė qė gėnjejnė, aq mė tepėr zvogėlohen gjasat qė tė mos gėnjejnė edhe herėn e ardhshme. Induksioni e thotė kėtė. Induksioni s'ka nevojė pėr pėrvojėn; por, anasjelltas, vlen. Tė besosh se do tė jetė ndryshe kėsaj radhe me kėta negociatorėt kosovarė, kjo s'ka kurrfarė shpjegimi racional. Pėr mė keq, gėnjeshtra e kėtyre politikanėve ėshtė e skajshme. Kur ata thonė qė s'do tė negociojnė pėr kėtė e pėr atė gjė, kjo do tė thotė saktėsisht e kundėrta: se do ta bėjnė pikėrisht atė qė thonė se nuk do ta bėjnė (pasi qė UNMIK-u tė bėjė pak trysni mbi ta, natyrisht). Ndonėse gėnjeshtra e tyre ėshtė aq e veēantė, nė kuptimin qė ėshtė aq larg sė vėrtetės, megjithėkėtė, ajo na e tregon tė vėrtetėn si asnjė gėnjeshtėr tjetėr. Duke qenė vetė e kundėrta e sė vėrtetės, ajo na ndihmon aq shumė, nė mos plotėsisht, qė ta zbulojmė tė vėrtetėn.
***
Por, le t'i kthehemi edhe njėherė Rambujesė, ku Kosova u la juridikisht nėn Jugosllavi dhe Serbi, duke u pranuar edhe ēarmatosja e UĒK-sė. I pari qė e pat nėnshkruar dokumentin e Rambujesė atėbotė ishte Veton Surroi. Krejt njėsoj, ky sėrish prin me ecjen e tij drejt negociatave shtesė e marrėveshjeve tė reja. Duke konsideruar se banorėt e qyteteve tashmė janė bindur, nė shėnjestėr tė tij janė fshatrat. Fundja, nė negociata shkohet pėr marrėveshje e jo pėr mosmarrėveshje. Veton Surroi ėshtė njeri i marrėveshjeve. Kjo marrėveshje e re me Serbinė do tė ndodhet ndėrmjet Pakos sė Ahtisaarit dhe qėndrimit tė Serbisė e qė sėrish i bie tė jetė qėndrim i Serbisė, meqė gjithnjė brenda suazave tė formulės sė saj tė kahmotshme pėr"'mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi". Mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi ėshtė veēse autonomi. Serbia padyshim qė ia ofron autonominė (qė e kishte) Kosovės, vetėm dhe vetėm qė t'ia marrė atė pastaj m'u sikurse bėri nė vitin 1989.








Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 19-09-07 nė 15:55
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-07, 15:58   #5
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Negociatat e mėtutjeshme tė paralajmėruara nga ndėrkombėtarėt e tashmė tė pranuara nga vendorėt do tė sjellin zgjidhje, tė cilat do tė jenė nėn pakon e Ahtisaarit. Kjo flet se tė pakėnaqurit fitojnė nga vazhdimi i negociatave. E kėta janė nė politikėn zyrtare nė Beograd, jo nė Prishtinė. Pėrkundėr kėsaj, negociatorėt kosovarė i pranojnė dhe madje i afirmojnė negociatat e reja. Korit tė kėtyre negociatorėve nė fushatėn pėr tė promovuar negociatat e reja drejt marrėveshjes sė re, nė stilin "Kosova e mirėpret tė ardhmen" (ēfarėdo qoftė ajo), do t'i bashkohen edhe aleatėt tradicionalė: ndėrkombėtarėt vendas (burokratėt e UNMIK-ut) dhe vendasit ndėrkombėtarė (burokratėt e OJQ-ve). Nėpėr shumicėn e mediave, OJQ-ve e partive politike, donatorėt e ndryshėm ndėrkombėtarė do tė japin paga tė majme e fonde tė mėdha vetėm e vetėm, qė qytetarėt tė rrinė duarkryq. Do tė na paguajnė mirė e mirė, qė tė mos bėjmė asgjė. Do tė na paguajnė qė tė sodisim veten tonė nė fjalėt e tyre. Jo mė kot, pėr vite tė tėra me radhė e kanė fabrikuar njėfarė shoqėrie civile kompradore si lidhje organike e shumicės sė OJQ-ve, mediave dhe "intelektualėve", tė cilėt apriori e dėnojnė dhe do ta dėnojnė rebelimin dhe "dhunėn" e protestuesve. "Jeta dhe siguria, ligji dhe rendi, janė mbi tė gjitha!"- deklarojnė ata. Po: sepse jeta e tyre ėshtė e mirė dhe u dashka tė jetė e sigurt, nė kohėn kur jeta e popullit ėshtė e rėndė dhe e pasigurt. Po: sepse ligji i UNMIK-ut mbron pasurinė e tyre, kurse rendi qė sjell ky pushtet siguron rehatinė e tyre. Fenotipi i tyre ėshtė i njėjtė. Sikurse edhe ministrat dhe politikanėt e tjerė tė pasur, edhe kėta, kanė dhe janė nė botėn e tyre tė veēantė, bashkė me familjet e tyre. Tė varfrit i shohin vetėm nė televizor ose nėpėr statistika. Nėse pėrjashtojmė kėtu lypėsit e shtrirė nėpėr rrugė, nga tė cilėt ndjehen tė bezdisur, atėherė kur rrallėherė ecin kėmbė...
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-07, 16:10   #6
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nderpritet dhe shtyhet per kohe te pacaktuar gjykimi i Albin Kurtit

Sep 19, '07 10:28 AM



Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut


Council for the Defence of Human Rights and Freedoms

Rr. Nena Tereze nr. 24/2 – I/I, Prishtine-Kosove; tel. 381 (0) 249006 fax: 381 (0) 38 244029






Nderpritet dhe shtyhet per kohe te pacaktuar gjykimi i Albin Kurtit


Me 19.09.07 ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine filloi gjykimi ndaj Albin Kurtit, aktivist i Levizjes “Vetevendosja”, i akuzuar per tri vepra penale te sanksionuara sipas Kodit Penal te Kosoves. Trupi gjykues i perbere prej tre gjyqtareve nderkombetare udhehiqej nga Mauricio Salustro. Edhe prokurori ishte nderkombetar. KMDLNJ konstaton se edhe masat e sigurise ishin me te rrepta se herave te tjera mirepo nuk u penguan mediat e as OJQ-te per te drejtat e njeriut dhe ata institucional si edhe perfaqesuesit nderkombetar te marrin pjese ne monitorimin e ketij procesi. Pas leximit te aktakuzes, Albin Kurti mori fjalen ta lexonte mbrojtjen e pergatitur dhe kontestimin e aktakuzes si edhe te vet trupit gjykues. Kryesuesi i trupit gjykues nuk ia mundesoi dhe caktoi pauze 10 minuteshe per te marre nje vendim nese do t’i mundesohej Albin Kurtit ta lexoje fjalen e vet. Vlen te theksohet se veprimi i gjykatesit Salustro ka qene manifestim i nje agresiviteti, mostolerance dhe krejtesisht jodemokratik. Pas pauzes kryetari i trupit gjykues Mauricio Salustro perseri nuk e lejoi Albin Kurtin ta lexoje mbrojtjen e tij me pretekst se aty nuk ka asgje relevante duke ia mohuar keshtu te drejten Albin Kurtit ta paraqes mbrojtjen e tij. Gjykimi eshte shtyre per kohe te pacaktuar meqe Albin Kurti nuk e pranon ate trup gjykues dhe mbetet qe kryetari i Gjykates se Qarkut ne Prishtine te merr vendim per caktimin e nje trupi gjykues tjeter.

KMDLNJ e denoncon kete gjykim si proces te montuar politik qe nga fillimi i tij aq me pare qe pergjegjesit kryesor per vrasjen e protestuesve paqesore jane larguar nga Kosova.

Edhe pergjegjesit per ushtrimin fizik te dhunes ndaj protestuesve paqesore te “Vetevendosjes”, pjesetaret e SHPK-se nuk jane marr asnjehere ne pergjegjesi dhe tani jane si pale e demtuar dhe si deshmitare. Kerkesat e Albin Kurtit jane ekskluzivisht politike andaj ne kete proces te montuar politik synohet te mohohet liria e shprehjes, liria e organizimit dhe liria e protestimit ne menyre paqesore si edhe veprimit politik alternativ. Eshte e pabesueshme dhe jo logjike qe per pasojat e protestes paqesore te 10 shkurtit (jane vrare nga policia e UNMIK-ut dy protestues paqesore, Arben Xheladini dhe Mon Balaj ndersa mbi 100 jane lenduar rende dhe lehte) te akuzohet vetem nje person Albin Kurti.
Albin Kurti po keqtrajtohet neper burgje hetuese dhe arreste shtepiake vetem se vleresohet se eshte pengese per proceset aktuale politike e jo pse ka kryer ndonje veper penale.
KMDLNJ gjithashtu gjykon sjelljet e pjesetareve te SHPK-se qe e pengonin Albin Kurtin t’i jap deklarate mediave aq me pare kur Albin Kurtit nuk i eshte kufizuar kontakti me media.

Prishtine, 19.09.07

Sherbimi per informim


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 19-09-07 nė 16:13
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.