Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389
Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389
Nga Mark Bregu
Nė betejėn e Fushė-Kosovės, ose siē ėshtė quajtur Beteja e Kombeve, nė bazė tė dokumentave historikė tė argumentuara, thuhet se kjo betejė ishte vendimtare qė ia ndryshoi kahun historisė sė njerėzimit. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave tė disponuara rezulton se nga dymbėdhjetė princa tė koalicionit tė krishterė, gjashtė prej tyre ishin arbėr (shqiptarė). Kėta princa janė: Gjon Kastrioti, Theodhori II Muzaka, Mėhill Nikollė Kopiliqi, Dhimitėr Jonima, Lekė Dukagjini dhe Gjergji II - Strazimir Balsha.
Nuk ėshtė aspak e rastėsishme pjesėmarrja e gjerė e princave arbėr nė betejėn e Fushė-Kosovės, pėrkrah koalicionit ballkanik, sepse ka tė bėjė me shtrirjen e gjerė nė gjysmėn e Ballkanit tė sotėm, ku jetonin pasardhėsit e fiseve ilire. Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se nė atė kohė pjesa mė e madhe e kėtyre arbėrve ishin tė besimit katolik, ndėrsa pjesa mė e vogėl e besimit ortodoks. Arbėrit e kishin njė veēori tė veēantė, qė nuk e kishin popujt e tjerė; si shqiptarėt katolikė dhe ata ortodoksė (nė Mesjetė), ishin nė vartėsi tė Vatikanit, kishės sė Romės dhe e njihnin Papėn e Romės pėr epror tė tyre. Beteja e Fushė-Kosovės e 15 qershorit 1389 ka provokuar dhe vazhdon tė provokojė historiografinė dhe publicistikėn e Europės Juglindore dhe tė asaj europiane pėrgjithėsisht, dhe veēanėrisht historiografinė shqiptare, sepse pjesa mė e madhe ishin shqiptarė tė krishterė nė kėtė koalicion. Dhe pikėrisht nė kėtė betejė zė fill dhe pėrpjekja e pseudohistorianėve serb mbi gjoja tė drejtėn historike mbi Kosovėn.
Vlen tė theksojmė se janė dhe njė pjesė pseudohistorianėsh shqiptarė qė me injorancėn dhe antishqiptarizmin e tyre u japin predha topēinjve serbė pėr tė qėlluar mbi nacionalizmin tonė, dhe janė pikėrisht kėta shqipfolės tė cilėt kėrkojnė tė valėvisin flamurin e nacionalizmit... (M.B.). Por dokumenta autentikė dėshmojnė se beteja e Fushė-Kosovės ėshtė zhvilluar nė mes tė koalicionit krishtero-ballkanik dhe atij osmano-aziatik, d.m.th. luftė nė mes dy kulturave diametralisht tė kundėrta.
Beteja e Fushė-Kosovės e vitit 1389 ėshtė kryesisht e lidhur me fillimin e depėrtimeve tė osmanllinjve nė trojet iliro-albane dhe ky depėrtim fillon pas fitores sė Moricės mė 1371, ku pėr osmanllinjtė u hapėn jo vetėm dyert e Europės Juglindore (Ballkanit), por edhe tė tėrė Europės. Priftėrinjtė e Romės, duke parė rrezikun qė u kėrcėnohej, bėnė ēmos pėr ti pajtuar sundimtarėt e krishterė dhe pėr ti bashkuar nė luftė nė njė rezistencė tė pėrbashkėt. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė zmbrapsej rreziku i madh qė i kėrcėnohej krishtėrimit dhe perėndimit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|