Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-03-09, 14:57   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Letėr proteste me rastin e 8 Marsit

Nėnė, ty tė diskriminojnė e tė nėnēmojnė



Nėna ime, ty tė kanė diskriminuar e nėnēmuar. Barku jot ėshtė shpallė i keq, e ti duhet tė ndėshkohesh, ndėrsa barku i nėnave sllave ėshtė shpallė i mirė dhe duhet tė shpėrblehet. E keqja ėshtė se bashkė me ata kėsaj radhe ishin edhe tanėt. Turp u qoftė tė gjithėve!

Nėna ime, sot kur nė pjesėn mė tė madhe tė botės gratė mblidhen e protestojnė pėr tė drejtat e tyre, ndėrsa nė vendin tonė ato mblidhen e festojnė, e ti nuk merresh mė as me tė parat e as me tė dytat, unė po ta shkruaj njė letėr pėr t'i bėrė njė retrospektivė kohės kur ti ishe nėna ime dhe kohės kur ti tash je bėrė gjyshe.

Nėna ime, ndonėse kam qenė fare i njomė, thjesht njė kalama, unė i mbaj mend mirė ato vite tė fundit tė komunizmit pas '81-shit kur neve na nėpėrkėmbej nderi. Ishte ajo kohė kur ti me bonat e verdhė, qė babės tonė ia jepnin nė punė, prisje rend nė dyqan pėr t'i blerė dy litra vaj, pak qumėsht, ndonjė detergjent e ndonjė kile sheqer, se pėr tjetėr s'mbetej gjė.

Megjithatė mė e keqja se kjo vijoi mė pas. Unė edhe sot e kujtoj me dhimbje kohėn kur ty t'u kufizua e drejta pėr tė pasur mė shumė se tre fėmijė dhe kjo atėbotė u bė me ligj. Mė kujtohen atėherė bisedat qė i bėje ti me babanė se sa keq po bėhet pėr ato nėna qė i kishin nga katėr e mė shumė fėmijė. (Ne, pėr fat, ishim vetėm tre!) Ata prindėr nuk do tė merrnin shtesa pėr ata fėmijė. E tė mos marrėsh atėbotė shtesa pėr fėmijė ishte keq, se ishte kohė fukarallėku. Pa to, pastaj, as nė shkollė nuk ta jepnin mensėn. Vėrtet ishte keq. E mua nė klasėn time, si mė zavrak qė isha, arsimtari mė kishte caktuar qė unė t'ua sjellė mensėn nė klasė shokėve e shoqeve tė mia. E kur vija mė atė shportėn e madhe nė dorė, i dija mė saktė se kush janė tė katėrtin a tė pestėt, tė cilėve nuk u binte mensa. E derisa nė pėrtypeshim nė pushimin e gjatė, ata, tė katėrtit e tė pestit, na shikonin si tė zėnė nė faj qė Zoti nuk i kishte krijuar tė dytėt ose tė parėt. Ishin skena tė dhimbshme ato.

Pastaj, nėna ime, fėmijėve tė katėrt e tė pestė nuk u binte as tė marrin vaksina. Ata thjesht ishin lėnė nė dorė tė Zotit: po qe se kishin ymėr, jetonin. Nė tė kundėrtėn ishin tė dėnuar tė vdesin nga sėmundjet.
Eh, nėna ime, si m'u kujtua edhe njė moment me ato vaksinat! Kam qenė po ashtu nė shkollė fillore kur u pėrhap fjala se po vijnė tė na japin vaksina qė kur tė rritemi tė mbetemi sterilė. Dhe, derisa mjekėt matelbardhė hynin pėr dere, ne kėrcenim jashtė pėr dritare pėr tė ikur qė mos tė marrim vaksina steriliteti. Eh, nėna ime, pushtet i poshtėr ka qenė!

Nėnė, e di se nėnat e fqinjėve tanė, qė kishin mė shumė se tre fėmijė, ndiheshin keq sa herė qė vinte muhabeti i fėmijėve, ngase pikėrisht mė tė voglit e tyre i kishin tė privuar nga kėnaqėsitė fėmijėrore. Se ashtu kishte urdhėruar shteti – se shqiptarėt shumė po shtoheshin e duhej gjetur ndonjė mekanizėm qė kėshtu ta pengonin kėtė shtim qė nė tė ardhmen mund t'i bėnte problem pushtetit. Unė e kuptoja se ky ishte njė turp qė na e kishin varė nė qafė, ngase prindėrve tanė ua kufizonin edhe raportet bashkėshortore me arsyen e vetme se ata nuk ishin sllavė dhe, ta dish nėna ime, mė vinte tė plas pėr kėtė, por s'kisha ē'tė bėj.

Mė kujtohet pastaj, nėnė, kur po nė kėtė frymė, duke dashur tė tė nxjerrin sa mė pranė syve tė tyre, ata erdhėn e lagje mė lagje na i prishėn muret e na i prenė dyert, me tė vetmin qėllim qė ta zbulojnė nderin tėnd. Vėrtet ishte e padurueshme ajo. Atėbotė thuaja ēdo mbrėmje nė shtėpinė tonė do tė bėhej muhabeti si t'i bėjmė vesikat e tė ikim nė Turqi, se kėtu nuk kishte mė jetė pėr ne. Por, kaloi....

Eh, nėnė, shyqyr Zotit qė kaloi ajo kohė e kurrė mos u ktheftė mė.

Dhe tani, nėna ime, tani kur u bėnė rreth 20 vite qė e kemi lėnė pas atė kohė tė errėt, pushteti prapė po tė diskriminon ty. Prapė, tashmė nė fytyrėn e nipave, janė ngjallė ata qė atėherė ta kufizonin barkun ty, por kėsaj radhe edhe mė keq. Tash, kur shqiptarėt me njė rezistencė tė armatosur nė 2001-shin sikur e kthyen njė ēikė krenarie, ata tjerėt pėr tė na bindur se megjithatė ne do tė shtohemi aq sa duan ata, edhe kėsaj radhe sollėn njė ligj qė nėnėn sllave e shpallėn nėnė tė mirė, nėnė qė duhet tė lindė, nėnė qė duhet tė paguhet pse lindė, nėna qė ka bark engjėllor dhe ne te gjithė taksapaguesit e kėtij shteti do tė duhet ta shpėrblejmė barkun e saj, ndėrsa ty, nėna ime, prapė tė nėpėrkėmbėn. Ty prapė tė lanė aty ku ishe. Ti duhet tė vazhdosh tė lindėsh krejt nė hesapin tėnd.

Shyqyr Zotit qė ti tash nuk lindė mė! Ndonėse ma merr mendja se ti edhe si gjyshe do tė doje ta shohėsh plot shtėpinė, por ata ta kufizojnė edhe atė dėshirė, nėnė.

Nėnė ime e dashur, unė e di se ti nuk e di si quhet ky fenomen nė sociologji, se nuk e di as ēfarė ėshtė sociologjia, por unė po ta shpjegoj me llafet tona. Kėsaj pune i thonė racizėm. Kėtė e ka bėrė vetėm Hitleri, ai kasapi i Luftės sė Dytė Botėrore, i cili i shpalli racė tė shenjtė gjermanėt e tij. Kjo do tė thotė se tė gjithė qė nė vendin tonė nuk flasin maqedonisht (si thua ti: shkenisht), qė nuk janė sllavė (si i quan ti: shkje), do tė jenė tė privuar nga shteti pėr fėmijėt e tyre. U bė mė keq se nė kohėn kur ti ishe nėnė, e dashura nėna ime: atėherė ta kufizonin barkun, ndėrsa sot ne fėmijėt tu, do tė duhet tė paguajmė pėr barkun e nėnave sllave.

Eh, nėna ime, kėshtu na e bėn Kolja i Prilepit sot. Kėsaj radhe, fatkeqėsisht, bashkė me shqiptarėt tanė qė e hedhin fajin se jo ligji u pėrgatit nė kohėn e PDSH-sė, jo e miratoi BDI-ja, e pallavra tė tjera tė kėtilla qė pas kėtij poshtėrimi pėr ne nuk janė mė me rėndėsi.

Nėna ime, unė edhe njė gjė s'mund ta kuptoj: ne kemi edhe nėna shqiptare nė Parlament qė e lejuan kėtė turp. Ndonėse aty disa janė vetėm manekine e disa dalin nė TV vetėm kur dikush i korrupton dhe ato tregojnė se nuk e shesin veten aq lirė, se pushteti u sjell mė shumė privilegje se shumat e korrupsionit, megjithatė vėrtet mė ka ra keq qė edhe disa qė i kam konsideruar intelektuale tė formuara, qė janė edhe nėna, sesi ato e kanė lejuar kėtė turp.

Por, sidoqoftė nėna ime, ty tė kanė diskriminuar e nėnēmuar. Barku jot ėshtė shpallė i keq, e ti duhet tė ndėshkohesh, ndėrsa barku i nėnave sllave ėshtė shpallė i mirė dhe duhet tė shpėrblehet. E keqja ėshtė se bashkė me ata kėsaj radhe ishin edhe tanėt. Turp u qoftė tė gjithėve!

E meqė sot ėshtė dita botėrore e grave, nė vend tė njė buqete me lule pėr ty, le tė jetė kjo letėr si protestė nė emėr tė tė gjitha nėnave shqiptare nė Maqedoni qė ky pushet po i diskriminon mė keq se nė komunizmin e ligė.

Shkruan: Zekerija Ibrahimi, Shkup


__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.