Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-06-06, 20:18   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Zarkawi vritet - lufta vazhdon

Presidenti Bush uron trupat amerikane pėr vrasjen e udhėheqėsit terrorist, Abu Musab al-Zarkavit
08-06-2006
VOA



Forcat amerikane vranė figurėn kryesore tė al-Kaidės nė Irak, jordanezin Abu Musab al-Zarqawi nė njė goditje ajrore nė veri-lindje tė Bagdadit. Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės Miajkell Bauman njofton nga Washingtoni se lajmi u mirėprit nė pjesėn mė tė madhe tė Irakut dhe u pėrshėndet nga udhėheqėsit botėrorė:
Nė Bagdad dhe pjesė tė tjera tė Irakut filliun festime spontane pasi zyrtarėt irakianė dhe amerikanė njoftuan se Zarqavi dhe disa nga kėshilltarėt e tij kryesorė ishin vrarė. Gjatė njė konferencė shtypi nė Bagdad, u transmetuan pamje filmike nga kabina e njėrit prej dy avionėve amerikanė, qė u angazhuan nė operacionin ajror duke lėshuar njė bombė masive nė njė shtėpi ferme qė pėrdorej si bazė e fshehtė e terroristėve pranė kryeqytetit rajonal tė Bakubės.

“Nuk kishim asnjė dyshim se Zarqavi ishte brenda asaj shtėpie. Ishte 100 pėr qind e konfirmuar. Dhe ishte pikėrisht objektivi qė ne kishim vėnė nė shėnjestėr pėr tė goditur”- tha gjenerali Kejsi.
Komandanti i forcave tė koalicionit nė Irak, Gjenerali Xhorxh Kejsi tha se trupi i Zarqawit ishte identifikuar plotėsisht nga shenjat e gishtėrinjve, nga tiparet e fytyrės dhe shenja tė tjera tė trupit.

Ministri i Jashtėm i Irakut Hoshiar Zebari deklaroi: "Ėshtė njė ditė e madhe pėr popullin e Irakut."
Edhe presidenti Bush e pėrshėndeti lajmin nga Shtėpia e Bardhė:
“Zarqawi personalisht u ka prerė kokat pengjeve amerikane dhe civilėve tė tjerė nė Irak. Ai ishte organizatori i sulmit ndaj zyrave tė OKB-sė nė Bagdad. I uroj trupat tona pėr kėtė arritje tė madhe. Zarqavi vdiq. Por puna e vėshtirė dhe e nevojshme nė Irak vazhdon. Ne parashikojmė qė terroristėt dhe kryengritėsit tė vazhdojnė edhe pa tė”.
Edhe kryeministri britanik Tony Blair foli me njė ton tė kujdesshėm. Ai tha se njė goditje ndaj al-Kaidės nė Irak, ėshtė goditje ndaj al-Kaidės kudo, por shtoi se ende mbeten shumė pengesa pėr t’u kapėrcyer nė betejėn kundėr terrorizmit.
Nė Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld tha se forcat amerikane kishin disa kohė qė e ndiqnin Zarqawin. Kur e gjetėn se ku ishte, ato vendosėn qė tė mos ndėrmerrnin njė sulm tokėsor nė bazėn e terroristėve, pasi druheshin se ai mund tė ikte. Zoti Rumsfeld qė po merr pjesė nė njė takim tė Ministrave tė Mbrojtjes tė NATO-s tha se askush nuk kishte vrarė mė shumė tė pafajshėm vitet e fundit sesa Zarqavi.
“Duke pasur parasysh natyrėn e rrjeteve terroriste, vdekja e Zarqavit, megjithėse shumė e rėndėsishme, nuk do tė thotė se iu dha fund dhunės nė atė vend. Por nuk duhet tė ketė dyshim se fakti qė ai ka vdekur ėshtė njė fitore e rėndėsishme nė betejėn kundėr terrorizmit nė atė vend dhe nė gjithė botėn”.
Komandantėt e ushtrisė amerikane qė tani kanė filluar tė analizojnė se kush mund ta zėrė vendin e Zarqawit, si drejtues kryesor i al-Kaidės nė Irak. Vrasja e tij u njoftua nė njė kohė qė parlamenti i Irakut miratoi kandidatėt e kryeministrit Nouri al-Maliki pėr Ministritė e Mbrojtjes dhe tė Brendshme, duke i dhėnė fund bllokimit disa javor politik mbi kėto poste nė qeverinė e re tė unitetit nė Irak.//lk


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.