Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diaspora Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Diaspora Shqiptare Kontaktoni shqiptarė tė tjerė qė jetojnė pranė jush nė mėrgim. Mblidhuni kėtu!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-11-06, 16:59   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Kush mund te marre leje qendrimi ne Gjermani?

Aplikuesit pėr tė drejtė qėndrimi duhet tė tregojnė se e zotėrojnė gjuhėn gjermane dhe se janė tė integruar nė shoqėrinė gjermane
Nė Gjermani jetojnė rreth 200.000 tė ashtuquajturit "tė duruar" pra refugjatė nga Afganistani, Kosova, Iraku etj, tė cilėt qėndrojnė nė Gjermani me "Duldung" me leje qėndrimi qė shtyhet herė pas here, por qė nuk siguron pėr refugjatėt asnjė lloj tė drejte pėr qėndrim afatgjatė, madje ata as nuk lejohet tė punojnė nė Gjermani.
Duket se kjo situatė do tė ndryshojė, sepse politikanėt e koalicionit ranė dje nė ujdi qė familjet me fėmijė qė jetojnė minimumi prej gjashtė vjetėsh nė Gjermani tė marrin leje qėndrimi nė Gjermani. Pėr beqarėt ka njė minimum qėndrimi prej tetė vjetėsh.
Por kjo ujdi ka shkaktuar sot brenda unionit gjerman njė debat tė madh. Disa lande, tė cilat qeverisen nga politikanė tė Unionit nuk duan tė zbatojnė rregulloren qė mund tė hyjė nė fuqi javėn e ardhshme. Uve Shynemann ministėr i brendshėm (CDU) nga landi i Saksonisė sė poshtme ėshtė shprehur se, ky kompromis i arritur do tė thotė njė fluks nė sistemin social nė Gjermani dhe me kėtė do tė rėndohen komunat gjermane.
Prej muajsh politikanėt e koalicionit tė madh janė duke debatuar pėr tė ashtuquajturėn tė drejtė qėndrimi. Kompromisi duket se u arrit. Ky parashikon qė tė huajt, tė cilėt prej shumė vitesh kanė jetuar nė Gjermani, tė munden tė qėndrojnė nė mėnyrė tė pėrhershme nė kėtė vend.
Kush rri nė Gjermanni duhet tė punojė
Fritc Rudolf Kėrper, politikan pėr ēėshtjet e brendshme nė Gjermani shprehet:"E reja nė tė drejtėn e qėndrimit ėshtė se ata, tė cilėt prej gjashtė vjetėsh jetojnė me familje nė Gjermani dhe beqarėt prej tetė vjetėsh, do tė kenė mundėsi tė futen nė tregun gjerman tė punės dhe tė marrin miratimin pėr qėndrim nė Gjermani."
Ai qė do tė qėndrojė pėr njė kohė tė gjatė nė Gjermani, duhet qė tė jetė i aftė tė ushqejė vetė familjen e tij. Ky ėshtė njė aspekt mjaft i rėndėsishėm, u shoreh politikani i CDU-s, Hans-Peter Uhl:"Tė drejtė qėndrimi nė asistencėn sociale nuk do tė ketė, kėtė nuk ja bėjmė dot taksapaguseit:
Pėr kėtė arsye aplikuesit do tė marrin njė leje pune. E paqartė ėshtė ende, ēfarė do tė ndodhė, nė rast se kėta persona nuk gjejnė dot punė? Duhet ndaluar njė rėnie e kėsaj kategorie nė asistencėn sociale, tha Volfgang Bosbach i CDU-sė:"Askush nuk duhet tė spekullojė se, thjesht vetėm pse ka ardhur koha do ta marrė njė tė drejtė qėndrimi nė Gjermani. Do tė jetė njė rregullore unike pėr raste tė mbetura pezull prej vitesh."
Gjuha duhet zotėruar
Gjithashtu aplikuesit duhet tė tregojnė se e zotėrojnė gjuhėn gjermane dhe se janė tė integruar nė shoqėrinė gjermane. Ata nuk duhet tė jenė dėnuar asnjherė dhe nuk duhet tė qėndrojnė nėn dyshimin e terrorizmit."
Opozita e e pėrshėndeti kėtė ujdi tė koaliconit, ndėrsa organizatat e refugjatėve kanė kritikuar faktin qė shanset pėr tė drejtė qėndrim kanė vetėm ata, tė cilėt arrijnė tė sigurojnė vetė jetesėn e tyre.
Propozimin e koalicionit do tė duhet ta miratojė konferenca e minstrave tė brendshėm qė fillon punimet ditėn e enjtė nė Nyrenberg, ndėrkohė qė disa lande gjermane kanė paralajmėruar refuzimin e tyre pėr kėtė rregullore.


M. Ditrich

DW


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.