Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
Emri
Fjalėkalimi
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 11-11-07, 13:39   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim E drejta publike nderkombetare

Burimet e se drejtes



Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndr.dhe parimet e pergjithshme juridike)
Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqesore, dhe doktrina) dhe
Rezolutat nderkombetare

Traktatet nderk
Jane marreveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtes nder. Element qenesor per ekzistimin e traktatit eshte pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet perms organeve kompetente. TN mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve:
-sipas lendes (politike, ekonomike)
-sipas objektivave (paqes, mrojtjes)
-formes (me shkrim, me goje)
-menyres se lidhjes (solemne, te thjeshta)
-kohes sa do jene ne fuqi
-hapesires gjeografike net e cilen shtrihen etj.

Sipas veprimit te normave juridike TN ndahen ne:
Traktate ligje-normavenese, jane burim i drejtperdrejte i se drn.
Traktatet kontrata, marreveshje mes dy ose disa shteteve qe kane per object rregullimin e nje ceshtje te caktuar mes atyre shteteve.

Zakonet ndrk.
Dikur EDN ka qene perbere kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rendesine, si pasoje e nxjerrjes te nje numri te madh te traktateve ligje.
Mirepo ZN kane ngele si burim me rendesi, sidomos per pjeset ku nuk eshte kryer kodifikimi. Sipas gjykates ndrk te drejtesise, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndrk si nje deshmi e nje praktike te pergjithshme e cila eshte pranuar si e drejte.
Element qenesor per ekzistimin e zakonit jane: 1. Praktika e pergjithshme e shteteve
2. Vetedija e subjekteve qe duke vepruar ne nje menyre te caktuar, veprojne ne pajtim me rregullat zakonore.

Parimet e pergjithshme juridike te pranuara nga kombet e qyteteruara
Paraqesin rregullat qe jane zbatuar ne te drejten e brendshme te shtetit dhe jane parime fundamentale te drejtesise, te pranuara nga vetedija juridike e pergjithshme.
Ketu hyjne:
Parimi mbi ceshtjen e gjykuar
Parimi se askush nuk mund te perfitoje nga faji i vet
Parimi i ndalimit te keqperdorimit te se drejtes
Parimi i pergjegjesise qe lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj qe eshte fituar nga pasurimi i pabaze
Parimi se askush nuk mund te barte me shume te drejta se qe ka ne tjeterkend
Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i vecante derogon te pergjithshmin)
Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon ligjin e vjeter) etj…
* Ne mungese te normave kontraktuese osae zakonore gjyqtaret mund t’i shfrytezojne parimet e pergjithshme juridike si burim i pashterrshem.

Shteti
Autoret e se drejtes nderkombetare e perkufizojne shtetin si: “Institucion i krijuar nga nje grup, per realizimin e disa qellimeve, nga te cilat me rte rendesishme jane: ruajtja e se drejtes dhe rendit brenda kufijve dhe ruajtja e pavaresise se popullit ne marredhenie me popujt e tjere” ose
“Si bashkesi qe ne nje hapesire te caktuar vepron si organizate me e larte e rendit juridik e qe nuk eshte e nenshtruar nga asnje organizate tjeter”.

Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933) percakton se shteti si subject i se drejtes nderkombetare duhet te kete:
1. popullsine e perhershme
2. territorin e caktuar
3. qeverine
4. aftesine per te hyre ne marredhenie me shtetet e tjera.

Lindja e shteteve
EDN nuk merret me ceshtjen e paraqitjes se shtetit para se ai te jete paraqitur faktikisht. Ky moment merret si pikenisje e nje gjendjeje juridike. Nuk eshte me rendesi menyra e krijimit te shtetit, se a krijohet ne pajtim me rendin juridik nderkombetar apo te brendshem. E rendesishme eshte qe shteti i krijuar me akt juridik te ekzistoje me te vertete.
Shteti mund te krijohet ne menyra te ndryshme. Ne literaturen e se drejtres nderkombetare dallohet krijimi i shtetit ne menyre:
a. Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka patur shtet, ne te cilin transferohet popullsia.
b. Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e nje province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose me ndarjen e nje shteti ne dy ose me shume shtete te pavarura. Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marreveshje (ne menyre paqesore).
*** Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume shteteve.
**** Shtetet mund te krijohen edhe me nje akt juridik:
1. Me ligj te brendshem
2. Me traktat nderkombetar
3. me vendim te ndonje organizate nderkombetare.
***** Menyra me e shpeshte e krijimit te shteteve, sot lidhet edhe me luften per pavaresi te popujve kolonialė.

Zhdukja e shteteve
Si lindja poashtu edhe zhdukja e shteteve eshte ceshtje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsise, territorit apo sovranitetit).
Zhdukja e pushtetit shteteror ka qene me se shpeshti rezultat i pushtimit te territorit dhe i nenshtrimit te plote te atij shteti. Shteti zhduket pqs aneksimi i tij eshte definitiv. Shteti zhduket edhe me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera. Nje shtet mund te zhduket edhe me bashkimin vullnetar te dy ose me shume shteteve. Zhdukja e shtetit qofte rezultat i aneksimit, i ndarjes, i inkorporimit apo i hyrjes ne ndonje bashkesi shtetesh, eshte ceshtje faktike, por ka rendesi te madhe dhe shkaktonpasoja te shumellojshme juridike.

Njohja e shteteve
E drejta nderkombetare niset nga fakti se krijimi i shteteve te reja eshte ceshtje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje behet subject i se drejtes nderkombetare.
Ekzistojne dy teori lidhur me njohjen e shteteve:
1. Teoria konstituive- niset nga qendrimi se shteti me faktin se eshte krijuar, ende nuk eshte antar i bashkesise nderkombetare. Pra, BN eshte ajo qe vendos se a do ta pranoje shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo.
2. Teoria declarative- shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i takojne subjekteve nderkombetare dhe behet anetar i BN, pqs i ka plotesuar kushtet qe i parasheh e dr nderkombetare…. Dmth shteti nuk krijohet me njohje, por eshte fakt ky qe konstaton se shteti eshte krijuar.

Llojet e njohjes
Kemi njohje te shteteve, te qeverive, kryetarit dhe njohje te kryengritesve.
Ne te drejten nderkombetare permenden disa lloje te njohjes:
1. Njohja DE JURE dhe
2. Njohja DE FACTO.

1. Njohja de jure- eshte njohje e perhershme dhe e plote, e cila perfshine te gjitha marredheniet me shtetin e ri.
2. Njohja de facto- kur nje shtet, i shtyre nga arsyet politike ose per shkak te paqartesive frikesohet nga njohja e shtetit, ose qeverise se re dhe per kete arsye e shtyne njohjen e plote.
Njohja mund te jepet:
1. Shprehimisht- me nje akt te njeanshem me telegram, me deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me nje traktat nderkombetar.
2. Heshtazi- konsiderohet se njohja eshte bere:
- nqs nje shtet lidh marreveshje me shtetin e ri
- nqs pranon dhe dergon perfaqesues diplomatic
- nqs shtetet e treat pranojne konsujt e shtetit te ri
Njohja e shteteve mund te behet:
1. Individualisht- buron nga qeverite ose organet e ngarkuara me pune te jashtme dhe jepet me akt te njeanshem kurse
2. Kolektive- behet ne konferenca, kongrese ose ne organe nderkombetare me resolute, me te cilen organet nderkombetare vendosin per krijimin e shtetit te ri ose me proceduren e pranimit.

Njohja mund te behet edhe Me kushte dhe Pa kushte…
Parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes se shteteve te reja eshte ceshtje rreth se ciles nuk ekziston unitet i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos perkrahesit e teorise declarative, konsiderojne se parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes eshte e palejueshme.

Suksedimi ne te drejten nderkombetare
Shpeshe ndodhe qe nje shtet t’i leshoje territorin nje shteti tjeter, si rezultat i perdorimit te forces, ne menyre paqesore ose me revolucion. Si pasoje e kesaj, shteti paraprak humb pushtetin mbi ate territory dhe ne vend te tij vjen shteti tjeter.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.