Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-02-12, 22:10   #1
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Martesa, pse gjithnje dhe me e rralle?

Pyetja qe sot shume femra i bejne vetes eshte: A ia vlen te martohesh? “Ja se ē’u ndodh grave pasi martohen.


Shumica ndryshojne teresisht menyren e jeteses, punen, madje edhe sjelljen”, tregon shkrimtarja Elisabeth Gilbert ne librin e saj bestseller “Eat, Pray, Love”. Sipas perfundimit te saj, martesa sot eshte me me leverdi per meshkujt sesa per femrat. Per meshkujt e martuar studimet kane treguar se jetojne me gjate se beqaret, grumbullojne me shume pasuri, jane me te kenaqur se beqaret, u rezistojne alkoolit dhe drogave, vuajne me pak nga depresioni. Per sa u perket femrave, avantazhet jane thuajse inekzistente: grate martohen per dashuri, duke menduar se do te jene me te lumtura. Per me teper vuajne me shume nga ankthi sesa simotrat e tyre beqare. Kane me pak sukses ne pune dhe nivele stresi shume me te larta se te pamartuarat. Per me teper rrezikojne te vdesin te vetmuara, per shkak te stilit te jetes. Shkrimtarja Gilbert e cileson si “marriage benefit imbalance”, ēekuilibri i avantazheve martesore: grate humbasin mundesite, burrat fitojne lotari. Nje logjike e papranueshme per vajzat e arsimuara, autonome, te mesuara qe ia dalin vete per gjithēka dhe te kene ne dore frenat e jetes se tyre seksuale. “Dikur grate martoheshin per t’u larguar nga babai, per te arritur prestigj dhe per t’u permiresuar ekonomikisht. Te tria keto elemente sot nuk ekzistojne me. Te martohesh nuk te sjell ndonje leverdi te madhe. Sot nuk ka femra Hirushe qe mezi presin princin e kalter. Femrat gjenden ne nje pozicion te leverdishem. Ka nga ato qe martohen vetem me ata meshkuj qe i shtyjne drejt aspiratave per te ecur sa me lart, ne te kundert nuk ngurrojne dy here per te kerkuar divorcin”, tregojne psikologet. Ne vendet e Europes jo vetem numri i ndarjeve dhe divorceve sa vjen e rritet, por edhe shifra e atyre qe vendosin te ndahen pas nje periudhe te shkurter se bashku po rritet me shpejtesi. Ne Itali, ne 1000 martesa 272 perfundojne ne ndarje dhe vetem 151 ne divorce. Ndarja nuk njeh moshe dhe meqe martesat po shtyhen gjithmone e per me vone edhe te divorcuarit jane kryesisht me te moshuar. Ne SHBA situata eshte akoma me dramatike: 85 per qind e ēifteve nen 25 vjeē divorcohen. “Kush dalin me te fituar nga martesa? Meshkujt natyrisht”, thote shkrimtarja. “Deri tani nuk ka pasur negociata per rolet e femrave dhe meshkujve. Pas martese punet e shtepise u atribuohen femrave. Edhe sikur te dy te jene te punesuar femrat i kushtojne me shume kohe familjes”. Keshtu, ne Itali grate i kushtojne kujdesit per shtepine 5 ore e 20 minuta ne dite, shifra me e larte ne Bashkimin Europian, ndersa meshkujt 1 ore e 35 minuta; francezet 4 ore, ndersa francezet 2 ore e 22 minuta; ne Gjermani 4 ore e 11 minuta, kundrejt 2 ore e 21 minuta. Ndersa ne Suedi, vendi me ekuilibrin me te madh mes sekseve, grate i perkushtohen familjes per 3 ore e 43 minuta ne dite, ndersa meshkujt per 2 ore e 23 minuta. Me pak fjale, barazia duket shume larg, sidomos per grate e martuara. “Le te nisemi nga fakti se grate per nje karriere te njejte me burrat kane te ardhura me te uleta dhe hasin veshtiresi me shume per t’i arritur gjerat. Vetem kur je e varur ekonomikisht nga burri martesa mund te behet e domosdoshme, ne raste te tjera jo. Per me teper kur vjen edhe ne jete nje femije, ne fillim jeta e tyre veshtiresohet shume. Burrat vazhdojne jeten e tyre si me pare, ndersa grate duhet te lodhen dhe harxhojne me shume kohe per t’u marre me familjen dhe femijet. “The Economist” tregon se ne SHBA grate qe nuk kane femije fitojne njelloj sa burrat, te tjerat shume me pak. Megjithate, sipas statistikave ne Europe, rreth 78 per qind e grave e cileson te rendesishme pranine e nje burri ne jeten e tyre, nga ato qe enderrojne martesen vetem 55.2 per qind thone po. I ēuditshem eshte fakti se ato qe jane me te arsimuara dhe me pune te mira e kane me pak enderr fustanin e bardhe.

Traditat e harruara
Kane shume tipare te perbashketa, por edhe veēori. Te perbashketa kane fustanin e bardhe, qe ne epoken viktoriane simbolizonte pastertine dhe virgjerine, ēka do te thote se bardhesia nuk mund te perdoret ne martesat e dyta. Ceremonia ne kishe, ose ne bashki ndiqet nga nje banket, ku torta tradicionale dhe shampanja nuk mungojne kurre dhe gjithēka ēelet me kercimin e ēiftit. Ne fund, para largimit nusja hedh pas buqeten dhe ai qe e kap e ka radhen per t’u martuar. Ēifti gjithmone shkon ne te ashtuquajturin muaji i mjaltit, qe eshte edhe udhetimi i pare si burre e grua. Por, tani gjerat kane ndryshuar. Gjithmone e me pak fermave u intereson te ndjekin keto tradita. Ndoshta sepse e kane kuptuar qe martesa ne fund te fundit u leverdis vetem meshkujve.

Burimi: Gazeta Shqip


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-01-13, 22:02   #2
Gjumashja
 
Avatari i Gjumashja
 
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
Gjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Martesa, pse gjithnje dhe me e rralle?

valla martesat vere, dimer spo kane te ndalun s'ka ardh me bo ni studim nks kjo


__________________
the rest is silence
Gjumashja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.