Ekstrakti tregon cinizmin e pushtuesit " Erdhi ushtria pėr tė vendosur qetėsinė. Hiqni armėt, kush bėn gjakderdhje do tė denohėt nga Hyqymeti!".
Nė fakt ushtria vjen pėr tė rrethuar shtėpinė e Atdhetarit Xha Hysenit dhe pėr ta vrarė mizorisht . " Duam kokėn tėnde" thonė ushtarėt duke tentuar tė thyejnė dyert e tė hyjnė nė oborrė... Mė nė fund plaku xha Hyseni mbas njė lufte heroike bien me pushkė nė dorė, i therrur nė shpinė (nė tradhėti) nga njė mercenary turko-shqiptar i errėt i cili e vrau nė mėnyrė tė turpshme kėtė Atdhetar tė devotshėm e Rilindas Shqipėtar.
Fjalėt e fundit e Rilindasit, Atdhetarit dhe dėshmorit:
"Birrė, mdokėt sikur kam tė ndirė Naimin,
Kur ndėgjon fjalėt e tij dukėt sikur tė zgjatėt jeta... fjalė tė bukura...
Gjuha jonė sa e mir,
Sa e bukur, sa e dlirė"
Fjalė tė pastra
Mos i harroni!
Shqipėria po zgjohėt!"
Qeta e Cerēiz Topullit:
I dėrguari i komitetit:
"Komiteti pėr lirinė e Shqipėrisė" mė dėrgon nga Gjirokastra t'ju them se ka marrė vendim tė vritėt Bimbashi. Ne duam hakmarrje pėr trimat tanė dhe nuk pėrmbahemi dot o trimė kapedan"
Cerēiz Topulli
"Po ore trima, gjaku i shqiptarit nuk arrin tė humb, ai veq vjen e rritėt vlera e tij! Tė gjithė e duam hakmarrjėn dhe ne hakmarrjėn do ta bėjm pėr lirinė e Shqipėrisė!"
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Aksioni i pare qe beri jehone jo vetem ne Gjirokaster e perreth, por edhe pertej kufijve te ish Turqise ishte vrasja e bimbashit. Fjala bimbash ne turqisht do te thote, major. Halil Musa Beu ishte komandant i xhandarmerise ne Gjirokaster. Ai pas veprimeve te cercizit per te ndalur doren turko-greke ndaj patrioteve shqiptare kishte dhene urdher, qe te arrestohej cilido qe ndihmonte e strehonte komitet. Bimbashi kreu disa arrestime, mori masa shtrenguese ndaj popullsise ne prefekturen e Gjirokastres etj. Komiteti i Gjirokastres dhe Komiteti, Per Lirine e Shqiperise e denoi me vdekje Bimbashin. Per te marre masat e fundit, cercizi, u takua me vellain e madh, Kapon, i cili ju pergjigj: "Ne se vrisni ju te cetes, do ta vras une". Per te vrare bimbashin, u caktua Hajredin Tremishti dhe Asllani, por nuk munden. cercizi mblodhi ceten per te marre masa te tjera, te gjithe kerkonin te ishin protagoniste ne vrasjen e bimbashit, por, me aktivet u treguan Barjam Prongjia dhe Hito Lekdushi. Dy luftetaret e lirise u pergatiten per vrasjen dhe, u veshen si tregtar. Pas dy ditesh te qendrimit ne qytet. Me 25 shkurt (9 mars) ne oren 11:15 ne lagjen Hazmurat (sot mbi Drejtorine Arsimore, ne rrugen qe te shpie ne Qafen e Pazarit), me gjakftohtesine me te madhe, koburet e dy trimave te Laberise shtine mbi bimbashin dhe Lamcen (bodigardin gjirokastrit) qe tentoi te mbronte bimbashin. Bimbashi mbeti i vrare ndersa, Lamcen, Hitua e qelloi ne dore, per te mos vrare nje shqiptar, dhe per ta nxjerre jashte mundesie per te reaguar. ceta qe kishte zene pozicione rreth qytetit dhe ne bregun e Teqese se Baba Manes (Teqeja e Shtufit mbi universitetin E. cabej), i ndihmoi luftetaret te dilnin nga qyteti dhe zmbrapsi ushtaret qe ju vune mbrapa atentatoreve.
Esktrakt nga artikulli:
"100 vjet nga Lufta e harruar e Mashkullores
Beteja e famshme e cetes se cerciz dhe Bajo Topullit me turqit. Zeri qe kumbon per nje shekull: "cerciz Topulli me thone"
Dr. SHYQYRI HYSI
Huazuar nga faqja Shoqėria Bashkimi Shqiptar
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Trupa te shumta turke te garnizonit te Gjirokastres dhe ato qe erdhen nga Janina, u vune ne ndjekje te cetes. cercizi e ndau ceten ne dy pjese. Ai mori me vete: Mihalin, Hajredinin, Asllaninin, Zemanin, Hiton dhe Myftarin. Diten e marte me 4 mars (17 marsi) luftetaret shkuan ne shtepine e Myrto Haskes, i cili ishte babai i Zemanit. Pa u zbardhur mire dita cercizi pa si ne mjegull nje turme njerezish qe po i afroheshin shtepise. Pasi vuri dylbine dhe pa se ishin ushtare u foli me urgjence shokeve. "Oburani o shoke, se na rrethoi ushtria". Luftetaret moren c?munden dhe u drejtuan poshte perroit. Por, spiuni (Veipi, te cilin cercizi e vrau, gjate luftimit) i vuri re nga kaluan dhe i drejtoi ushtaret turq ne drejtim te rrapit, i cili eshte edhe sot ne qender te Mashkullores.
Ushtaret hapen menjehere zjarr, por cercizi dhe Asllani zune me shpejt se ushtaret haurin e Abaz canos dhe hapen zjarr mbi ushtaret. Zemani, Myftari, Mihali dhe Hajredini, erdhen njeri pas tjetrit ne drejtim te haurit. Gjate rruges neper lendinen qe te conte tek hauri, u vra luftetari me i ri i cetes, Hajredin Tremishti, i cili ne ate moment ishte vetem 18 vjec. Mihali qe ishte prane tij, nuk mundi te merrte trupin e pa jete te luanit permetar. I pikelluar sa me s?behej, Mihali u dha shokeve lajmin e vrasjes se Hajredinit. Urejtja e trimave u shpreh duke qelluar pa reshtur mbi ushtaret turq. "Tre ushtare njeri pas tjetrit, thote Mihali, vrau cercizi, e te tjere te plagosur qe u degjoheshin ulerimat, sa i detyroi te terhiqen... Pastaj, Luani, trimi e kapedani yne, cerciz Topulli, mblodhi veten dhe ju drejtua shokeve me keto fjale: "Te rroje Shqiperia se edhe neve si Hajredini do te vritemi, por, o burrani, shok, te zeme vendet e te luftojme burrerisht dhe mos u trembni". cercizi, Zemani dhe Myftari zune qendren e haurit, mbrapa Mihali me Asllanin. Hito Lekdushi ishte i fundit, ai nuk mundi te futej ne "keshtjellen e haurit", nje grup ushtaresh arriten ti prisnin udhen dhe ishin gati ta kapnin. Por, luani kurveleshas nuk e humbi toruan. Shqiponja tepelenase e Lekdushit fluturoi neper shkrepat e Levenishtes dhe pasi u perlesh me arme e trup me trup me ushtaret turq, pas tre oresh cau rrethimin dhe u ngjit ne malin e Gjere.
Rapsodi popullor kendoi: Ndricoi hena ngjyre prushi/Se shkonte Hito Lekdushi?/Per Hito Habibin thone/Kerkonte haka te zone. Lufta filloi ne oren 5:30 dhe perfundoi rreth ores 18:00. Ne kete beteje per jete a vdekje, ceta e shtate trimave, me kapedan cercizin ne krye perballoi 200 ushtare te batalionit turk, per rreth 13 ore dhe ne nje lufte te pabarabarte. Raporti i forcave ishte, nje me 40.
Ne librin "Kryengritja shqiptare", Mihal Grameno, nje prej aktoreve te kesaj epopeje te lavdishme kombetare shkruan: "cercizi u tregua nje dragua ne kete lufte. Ai replikonte me ushtaret. Jemi bijte e Skenderbeut dhe nuk jepemi, por do te luftojme gjer ne oren e fundit. Shqiptari di te vdes sipas zakonit e nderit. Vetem dhe vetem atehere munda te besoj historine e kombit tone. Atehere munda te njoh burrerine dhe trimerine e stergjysherve tane, te kuptoj e te cmoj vleften e ketij djali trim se megjitheqe u rrit i perkedhelur, nuk i trembej vdekjes. Zbathur, kolos, me leshra perpjete, vertitesh nga te gjitha anet si nje komandant i madh, me pushken ne dore e gjashtaren ne dhembe, duke burreruar neve, duke qelluar mbi ushtaret. Fytyra e tij kete dite ishte me e celur se kurdohere".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Rreth ores 05:00, ne vendin e luftimit erdhen trupa te reja, por edhe sulmi i tyre u zmbraps nga zjarri i kalibruar i luftetareve te lirise. Trupat turke dhe komanda e tyre, u perqendruan tek rrapi shekullor. Duke perfituar nga lodhja e kundershtarit, coroditja e ushtareve dhe oficereve, nga shiu qe kishte rene gjate gjithe dites, nga nata qe po afrohej dhe nga mjegulla qe sapo ra, strategu i kesaj fitoreje, cercizi, iu drejtua Zemanit dhe Asllanit. Vezhgoni vendin perreth per te gjetur shtegun se nga mund te cajme rrethimin. Zemani si mashkullorit e njihte mire vendin. Propozoi te benin poshte perroit. Ashtu u be. cercizi ndau detyrat: Zemani dhe Mihali te paret, Ēercizi do te vazhdonte zjarrin, Asllan Starja do te merrtre ne krah Myftarin e plagosur. Myftari u lutej shokeve ta vrisnin, se mos binin ne dore te armikut. Por, cercizi i tha: "Po te vdesim ne, ahere do te vdesesh edhe ti, nuk te leme ne dore te halldupeve edhe sikur te japim jeten tone, ti e bere tenden. Po, bej kurajo o trim. Pastaj iu drejtua shokeve: Mblidhi forcat, se do cajme rrethimin. Gjaku Hajredinit u befte drite, perpara me shpetesi drejt perroit me te poshtet". Keshtu ne zjarr e siper ceta e cau rrethimin dhe arriti ne Kasollet e Dino cicos, ku sherbente nje punetor i kesaj familje te madhe gjirokastrite. Shahini sapo kishte hequr prej zjarrit kusine e fasuleve dhe, u pergatiti luftetareve darken me gjithe te mirat e rastit dhe sa me shpejt qe qe e mundur. Mihali lidhi plagen e Myftari Axhemit nga Gjirkastra qe u plagos tek hauri, ndersa, luftetaret e tjere thane rrobat ne zjarrin e kasolles. Pasi u clodhen dhe u siguruan se turqit nuk kishin rene ne gjurme, ceta shkoi ne drejtim te Gjirokastres mbi qytet ne malin e Gjere. Shahini sherbeu si korrier midis cetes dhe njerezve te cercizit. Mirepo, nuk qe i mundur takimi i cetes me Banushin, i cili nuk la vend pa i kerkuar po saqe e mundur ti shihte. cercizi vendosi te hynte ne qytet, njerezit nuk i hapnin porten nga frika e ushtareve, spiuneve dhe xhandareve qe ishin shperndare neper qytet. Pasi trokiti ne disa shtepi, cecua u prit nga Resul Berberi. Ne shtepine e tij u bene edhe takimet me njerzit e Myftzrit, te cilin e lane ne qytet dhe ceta shkoi ne Dervician tek familja e Thomait dhe pas kesaj ne pyllin e Luvines. Me kete rast vlen per tu permendur, ndihma e popullsise minoritare te Dervicianit, Vanistres dhe Goranxise. Stefan Bakon nga Bularati, te cilet sherbyen jo vetem per te mbajtur ceten per 45 dite me buke, ushqime e veshmbathje por edhe si nderlidhes midis saj dhe komitetit te Gjirokastres. Polizoi Gjini nga Vanistra dhe djali i tij Mihu venin e vinin ne vendin e strehimit te cetes. Nje miqesi te vecane kishte familja Topulli dhe djemte e saj, me Thoma Papapanon etj. Ata i dhane cercizit letrat nga Misiri, Bari, Gjirokastra, Korca, Janina etj.
Me rastin e pervjetorit te Luftes se Mashkullores, 18 mars 1934, ne Gjirokaster u perurua busti i kryetrimit shqiptar, cerciz Topulit, veper e skulptorit Odise Paskali. Busti u financua prej atdhetareve gjirokastrite e me gjere, sepse shteti ktheu pergjigje negative per financimin e tij. cuditerisht edhe ne vitet e tranzicionit qe nga viti 1990 e deri me sot kjo figure dhe kjo lufte nuk eshte kujtuar asnjehere prej pushtetareve e politikaneve shqiptare. Atdhetaret gjirokastrite prune nga Shkodra eshtrat e cercizit dhe u vendosen ne vendin qe sot quhen varrezat e Rilindesve. Me kete rast, i terheq vemendjen organeve perkatese te vene dore per mirembajtjen e ketyre varrezave. cerciz Topulli, u dekorua pas vdekjes me titullin e lart Hero i Popullit ne vitin 1978.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
"Njeriu qė na ka sjellė fakte pėr herė tė parė pėr vrasjen e Bimbashit dhe datėn ėshtė Mihal Grameno, anėtari i ēetės sė Ēerēiz Topullit, ku nė shėnimet e tija me titull Novela dhe kujtime, shkruan nė fq.188, Shkup, 2004: Dy herė shkuan nė Gjirokastėr Harejdini dhe Asllani, pėr tė vrarė Bimbashin, po mjerisht nuk patėn fatin, meqenėse nuk e gjetnė. Kur deshnin tė vinin tė tretėn herė, na ngjati njė episod. Labėrit, domethėnė shokėt tanė, kishin biseduar veēanėrisht e kishin vendosur qė Bimbashin ta vrasin labėrit, se e kishin turp tu kėndohej kėnga toskėve! Domosdo e pranuam kėtė vendim edhe kėtė barrė e muarrė pėrsipėr Hito Lekdushi me Bajram Prongjinė.
Ishte e hėnė, 25 shkurt 1908, ditė tregu, kur u nisnė Hitoja me Bajramin pėr nė Gjirokastėr...
Mė orėn 11.15, kohė e drekės, dėgjojmė tė zbrazura pushke edhe, pas pak sekunda, shohim Hiton me Bajramin qė tė dalin nga qyteti, duke rendur me gjashtorėt nė dorė.
studiuesi Xhevat Majko Lluri nė librin e tij me titull Prongjia dhe njerėzi e saj shkruan: Bimbash turk Gisinja u vra mė 23 shkurt tė vitit 1908 rreth orės 11 tė drekės nė rrugėn e Haz Murat ku kalonte pėr ditė Bimbashi. Tė dy trimat kishin zėnė pusi dhe kryen vrasjen e tij. Hitua neutralizoi rojen e tij duke e qėlluar nė dorė, ndėrsa Bajrami qėllon me tre plumba Bimbashin, i cili ra pėrdhe i mbytur nė gjak.
Bajram Ligu ka qenė anėtar edhe i Lidhjes Patriotike Shqiptare duke luftuar nė ēdo zonė tė Shqipėrisė sė Jugut. Nė vitet 1913-1914, ai luftoi kundra ushtarėve grekė qė kėrkonin aneksimin e jugut tė Shqipėrisė. Mė 1914 nė Prongji vijnė 200 ushtarė grekė dhe gjėnė e parė qė bėnė arrestuan Bajramin. Nga torturat nė burg grekėt i thyen disa brinjė dhe i prenė njėrin vesh pasi e akuzonin pėr vrasjen e Dhespotit tė Korēės Fotin. Dhespot Foti u vra sepse kishte dhėnė urdhėr pėr tu vrarė Papa Kristo Negovani dhe vėllai i tij Theothosin. Kjo akuzė bėhej sepse Bajram Ligu njihej pėr trimėri dhe ishte njėri nga atentatorėt e Bimbash turkut mė 1908. Pas thyerjeve tė brinjėve dhe prerjen e veshit, fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dėrguan komandės greke me anė tė Majko Llurit pėr lirimin e tij. Pas marrjes sė shumės nė flori komandanti grek dha urdhėr qė Bajrami i sakatur tė lirohet.
Si anėtarė i ēetės sė Ēerēiz Topullit Bajram Ligu luftoi kudo pėrkrah Ēerēizit. Ata luftuan sėbashku nė korrik tė 1908 nė Dibėr, Manastir, Tetovė, Shkup e deri nė Selanik nė lėvizjen qė njihet nė histori Revolucioni i Xhonturqėve.
Nė luftėn e Vlorės mė 1920 Bajram Ligun e gjejmė nė krye tė ēetės sė Prongjiasve dhe ju bashkangjitėn ēetės sė Selam Musait duke luftua kundėr italianėve. Duhet thėnė se Bajram Ligu njihej me Selam Musain mė herėt sepse edhe Selam Musai kishte qenė anėtarė i ēetės sė Ēerēiz Topullit ku kishin luftuar pėrkrah njeri-tjetrit pėr disa vite nė luftėn pėr liri kombėtare.
Bajram Ligu ka luftuar edhe mė 1939 kundėr pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Gjatė kėsaj lufte ai u plagos rėndė dhe plaga nuk ju pastrua, nuk u shėrua plotėsisht duke ju kthyer nė kancer dhe me kalimin e viteve vdes mė 1943, larg familje dhe la pas pesė fėmijė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Ne, vėllezėr, nuk kemi asgjė tė pėrbashkėt me Turqinė pėrveē fesė (edhe kėtė vetėm njė pjesė nga ne), e cila, pėrpara Atdheut, kombit dhe lirisė, amanetit tė lėnė nga gjyshėrit pėr dashurinė kundrejt Atdheut dhe gjuhės, nuk do tė thotė asgjė.
Ēerēiz Topulli, veprimtar i Rilindjes Kombėtare, luftėtar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.