Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-01-06, 00:33   #136
Zabeli i bacės Brahim
 
Anėtarėsuar: 04-12-05
Postime: 152
Zabeli i bacės Brahim e ka pezulluar reputacionin
Gabim

BODLER

Nje kalimtareje...


Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte.
Veshur ne te zeza ne dhimbje madheshtore,
nje grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindet e dantellat e fustanit te saj te gjate

Po pija ne mejhane i perhumbur, tape e ekstravagant
kur ajo kaloi para meje, me kembe prej statuje e fisnike
si shqiponje. E, thelle ne syte e saj, qiell gri ku lind urugani,
pashe embelsine qe magjeps e epshin qe vret...

Ish nje vetetime verbuese e pastaj u be... nate!
O bukuri kalimtare qe me bere te fluturoj me krahe,
valle, s'do te shoh me, ne kete jete a ne eternitet?

Ajo iku e humbi mes turmes! S'do t'a shihja kurre!
Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja une.
Por, oh, qeshe i bindur! Po, qeshe i sigurte!
Ajo do ish gruaja qe do te kisha dashuruar...
__________________
Zabeli i baces ,eshte nje zabel i ngjeshur me plepa,kacube,pisha,thera, dru bungu,shkoze,fier i larte...
Zabeli i bacės Brahim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-01-06, 18:38   #137
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė parkun qė mbuluan fletėt

Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.


Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.


Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.


Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.


Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...

Ismail Kadare
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-01-06, 23:56   #138
Zabeli i bacės Brahim
 
Anėtarėsuar: 04-12-05
Postime: 152
Zabeli i bacės Brahim e ka pezulluar reputacionin
Gabim

PRANVERĖ, LOĒKA IME...

Pranverė, loēka ime e ndritur
Hiqma plafin e bardhė
Se frikėn ia kam imazhit tė qefinit.
E dua Janis Ricosin
Por megjithatė vdekjes i besoj
Qė atėherė kur kam mbetur
Pa Nėnėn, pa Lirinė, pa Hatėn.
Pranverė shtroma plafin e blertė
Tė shtrihem gjerė e gjatė mbi tė
Tė marr frymė lirisht
Tė jetoj si njeri nė tokėn time
Tė jem ai qė jam
Se unėjam ai qė e do natyrėn
Me gjithė pjellorinė e saj,
Qė e do Nėnėn e vdekur
Dhe varrin e saj tė thjeshtė
Pa kurora me luleplastike,
Qė e do Lirinė e plagosur
Tė dhunuar e tė lodhur,
Qė e do Hatėn tė tėrėn
Dhe buzėqeshjen e saj tė' fundit
Pranverė, mė ndihmo
Se dua tė jetoj si Merxhan
Ashtu siē tė dua ty si pranverė
Tė butė, tė blertė, burimore...
Pranverė, loēka ime e ndritur!

Merxhan Avdyli
__________________
Zabeli i baces ,eshte nje zabel i ngjeshur me plepa,kacube,pisha,thera, dru bungu,shkoze,fier i larte...
Zabeli i bacės Brahim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-01-06, 01:44   #139
Lonora
 
Anėtarėsuar: 23-12-05
Postime: 199
Lonora e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Lodra e dashurisė


Kėrkova
Lumturinė,
Gjer mė sot,
Gjith mė tė kot.

Shijova
Cupėrinė,
Njė mot.
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalėrinė
Me lot,
Qė s’thahen dot.

Kuptova
Dashurinė
Qė lot –
Kur shemb! o Zot!

Lasgush Poradeci
Lonora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-01-06, 20:57   #140
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Fjetja e qetė

Kjo natė kaq e qetė
asgjė askund nuk ndegjohet
nė shtepi flejnė njerzit pa frikė
pa pasur asnjė dert
pėr bukė , as pėr dru
flejnė njerzit e qetė ketu.

Asnjė se gjenė tė zgjuar
duke menduar, duke kjametuar koken
s“din cka ėshtė roberia
s“din kur sė ftohti qan femija
pa ndjenja , pa paramendime
tė lirė , askush pa i robėru
flejnė njerėzit e qetė ketu.

Nxensat shkojnė nė shkollė
Tė ngopur me gjithė tė mirat,
nga tė nxetit djersiten,
pėr asgjė nuk merziten,
shkon dita tuj ladru
flejnė fėmijet e qetė ketu.

Nuk zgjohen naten fėmijet kėtu
nuk ju dhemb barku nga urija
ka ngren ka pi sa pėr njė javė,
e njejta gjellė s“i pėlqen pėrsėri
don tė tjetren me shije plot,
ketu s“ mendojnė fėmija as tė rriturit
vallė ndonjė fėmijė shqiptar, apo ndonjė burrė,
s“kan ngrenė bukė sot
s“ka shti nėna asgjė nė furrė.

Bora ka mbuluar tėrė token
banesa ėshtė e nxehtė me modesti
nuk mendon askush mė gjatė
mos qan ndoj fėmijė sot
apo fėrkon kėmbė e dorė
Ju keni cdo gjė
e ata s“kanė as dru nė oborr.

S“mund tė pjeket buka, kur dru nuk ka
a mendon kush, se dikush sot ka kja
a mendoni fare se fėmija sonte nuk kan fjet
kanė qajt sė ftofi dhe nga urija
Sot s“kan fjetur nė KOsovė
tė qetė fare jo fėmija.

Kristė Gjinaj

Nga vepra;

Plaget e nenes 1995
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-01-06, 22:56   #141
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Cubat

Ndihmņ, Zot, si m’kč ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
Ēėse tė buk'rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robnģ,
krejt tu' e lą t' mjerėn nė gjak, 5
frymėn tue ia xanun njak,
e as tu' e lanė, jo, dritė me pą:
kurr tė keqen pa ia dą:
rrihe e mos e lčn me kją:
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, 10
me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė!
Veē si 'i dčm, vu n' lavėr spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bąn m'e thekė strumb'llari,
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: 15
e tue dhanė kryq e terthuer,
tu' i dhanė bulkut shum mėrzģ,
me u vu s' ryset pėr hullģ
e as me shoq ai pendė me shkue:
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue 20
s'i'n me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej,
pagė e t'dheta me i lą kujė:
por tė lirė me shkue ata motin,
veē mbi vedi tue njohtė Zotin,
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta 25
mos me i bą kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanė rą
e as kurr pushkėn s' ia kanė dą;
por t'janė grģ me tč e t'janė vrą,
si me kenė tu' u vrą me Shkją 30
E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligėshtue,
e nisė pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, 35
zunė me i dalė dore Sulltanit,
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue,
si Shqipninė me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, 40
krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej,
me i bą kurr mą tungjatjeta,
kurr me i lą mą pagė e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisė, 45
si fletė Engj'lli t'Perendisė,
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare,
me u suvalė prap n'tokė shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelģ: 50
gėrxhelģ, por belaēģ:
na dyndė top, na dyndė ushtrģ
edhe del e bjen n'Shqipnģ,
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrģ,
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit 55
der' n' Kalą tė Rozafatit,
ku ai me ngulė do' «trobojnicėn»,
do' m' ia vu Shkodrės «kapicėn»:
me bą Shkodrėn Karadak,
mbasi 'i herė ta kisht' lą n'gjak! 60
Ka ndejė Turku e kėqyrė haru,
pika-pika lotėt tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollėn muhasere! 65
Bąjnė shtatė Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zģ
-si ata e zeza m'i pastė mb'lue!-
pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnģ,
si m'ia lėshue n'dorė Malit t'Zģ. 70
M'kambė Shqiptarėt atėherė t'janė ēue.
Sa mirė n'armė na janė shtėrngue!
T'fortė kanė lidhė nji besė tė Zotit,
si tė Parėt ua lidhshin motit
n'ato kohė t'Gjergj Kastriotit: 75
me 'i kambė mbathė e tjetrėn zdathė


Gjergj Fishta --- nga Lahuta e malsis
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-01-06, 01:17   #142
Lonora
 
Anėtarėsuar: 23-12-05
Postime: 199
Lonora e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Enderr e prere


Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s\'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s\'e mendonte me c\'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t\'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s\'na jep njeri hua,
S\'e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s\'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje \"sorkadheve\",
Kur grisnin fustanet ne driza.

Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

Dritero Agolli
Lonora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-01-06, 20:59   #143
Zabeli i bacės Brahim
 
Anėtarėsuar: 04-12-05
Postime: 152
Zabeli i bacės Brahim e ka pezulluar reputacionin
Gabim

JETĖ E LIRĖ

Ēdo sekondė e jetės sonė
Le tė rrjedhė nė odat e ndėrgjegjes sime
Le tė rrjedhė
Ēdo grimcė historike
Procesi i krijimit tė Kozmosit
Buzėqeshja
Shtėrzimi
Dashuria...
Le tė rrjedhė
Hapi pagan dhe modern
Zbulimi epokal i rrotės
Sopatės
Krijimi i tė gjitha poezive
Shkatėrrimi i Atlantidės
Rrita e bimės...
Nė odat e ndėrgjegjes sime
Le tė rrjedhė ēdo grimcė atomike e jetės sonė!
Kur tė vdes
Mos ta ndiej veten tė huaj
Nė gjirin e tokės...

BAJRAM KOSUMI
1988
__________________
Zabeli i baces ,eshte nje zabel i ngjeshur me plepa,kacube,pisha,thera, dru bungu,shkoze,fier i larte...
Zabeli i bacės Brahim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-06, 12:16   #144
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ismail Kadare


Koha e pamjaftueshme



S'kam kohė tė harroj shumė gjėra
Qė nga mendja ti nxjerr pėrjetė.
Pėr tragjikėt e vjetėr e shkrepėtimat
Do t'mė duhen sė paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq pėr Danten,
Pėr frėngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratė do tė jem duke fshirė
Kur muzgu do tė afrohet ndėrkaq.

Si udhėtari me peshė tė tepėrt
Para avionit qė niset pas pak
I ngarkuar rėndshėm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kėtė barrė?
Ku ta hedh kėte peshė, si?
Me tė s'mund tė zbres atje poshtė
Por as lart dot s'e lė kurrsesi.

I menduar gjer nė ēast tė fundit
Nga mosthėnia, nga pengu tragjik,
Njė shenjė ndoshta tė pakuptueshme
Do t'ju bėj tė gjithėve e do ik.
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-06, 16:58   #145
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Parisi, Vendlindja

Do te hyjme ne Paris
gurin tone aty do ta ngulim,
nuk do te na prese Teuta, Genti
nuk do te na prese hordhi e eger romake
nuk do te na prese njeri i gjalle.
Ne Paris do te hyjme
endrrat do ti varim ne krahe te lejlekeve
te nje krua do ti lajme syte , duart lythore
do ti leme netet ballkanike pas shpine
vallet , kenget , baladat , perrallat,
vetem fyellin do ta marrim
ti biem kur te na rroke malli,
kur humbim ne grumbullin e kloshareve,
te hijeve,
te minjve,
deri vone rrugeve te Parisit ne metro marramenthi,
do ti marrim ere ftoit te vendlindjes
per kohet pist do te flasim me gishta ,
nuk do te shkelim asnje mize,
nuk do te trembim asnje zog ,
nuk do te derdhim zjarr , vrer ,
mbi koke te njeriut,
Evropes se pergjumur sdo ti perulemi
as perendive te krisura.
Ma jep besen ,Lum Lumi,
se nuk do ta harrojme vendlindjen.
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-06, 22:39   #146
Zabeli i bacės Brahim
 
Anėtarėsuar: 04-12-05
Postime: 152
Zabeli i bacės Brahim e ka pezulluar reputacionin
Gabim

POEZIA QĖ DO TĖ DOJA TA SHKRUAJA

Do tė doja tė shkruaja njė vajtim ringjallje
si tė Garsia Lorkė's

Njė filozofi tė thellė proletare si Brehti
Njė poezi tė shkurtėr pėr atdheun, mbetur nė
flokėt e thinjurdhe nė rrudhat e ballit si
Nazim Hikmeti

Njė ep pėr fitoren mbi natyrėn si Homeri
Njė poezi ku mund t'i them lirisė
«e dashura ime» pa frikė
Njė ep tjetėr tragjik pėr jetėn e shkurtėr si
Gilgameshi
Njė poezi ku thuhet: kur tė pushtoja,
ndjeja mė shumė gėzim se tė gjithė grekėt
kur ra Troja! ...
do tė doja tė shkruaja mijėra poezi
si mijėra poetė

Por koha gjithnjė po mė shket
Duke vrarė mendjen
Cilin sy do tė ma nxjerrin nesėr
Cilin shok nesėr do tė ma vrasin!

1988
Bajram Kosumi
__________________
Zabeli i baces ,eshte nje zabel i ngjeshur me plepa,kacube,pisha,thera, dru bungu,shkoze,fier i larte...
Zabeli i bacės Brahim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-02-06, 20:50   #147
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nata e Vitit tė Ri

O zemra ime, o vetmi,
tė pimė sonte, gjithsesi.
Njė mall, njė dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne.
pas muresh kokė mė kokė kurthojnė
harrimin e harrimit tonė.
Po qoftė nė Dajt a Monparnas
njė shishe vere tė ndjek pas.
Sa vlen njė gllenjkė e saj nuk vlen
as fama, as froni qė shkėlqen.
E tha s'e tha Omar Khajami,
stacioni i fundit: Varri i Bamit.
O zemra ime, o vetmi
Te pime sone, gjithesesi..

Xhevahir Spahiu
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-02-06, 10:37   #148
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une

Ervin Hatibi
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-04-06, 19:38   #149
altini-uk
 
Anėtarėsuar: 25-10-04
Vendndodhja: shume larg
Postime: 27
altini-uk e ka pezulluar reputacionin
Gabim

I hold it true,whatever befall;
I feel it, when i sorrow most
It is better to have loved and lost
Then never to have loved at all
__________________
Ne syte e tu eshte jeta,ne buzet e tua eshte dashuria,ne mua je vetem ti.
altini-uk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-09-06, 16:56   #150
Mustaqedredhur
 
Anėtarėsuar: 17-09-06
Postime: 414
Mustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuar
Gabim

Nuk mund te behet cdo kush Poet...!


Nese ti don te jesh pa lot,
pa ndjeshmeri kur dhembje ke,
nese ti don qe te mos kesh te ftohte
kur diku akuj larg vetes sheh...

Nese ti don qe te mos digjesh zjarr,
kur zjarrin larg syve e ke...
nese ti don qe te mos ndjeshe mall...
per dicka qe shpirtit plot mall te fle...!

Nese ti don qe te mos te jesh kengetare
per ti kenduar kenge vuajtjes mjerimit...
nese ti don qe te mos jesh udhetare...
neper gjith shekujt e gjithe njerezimet...!

Nese ti don qe te mos jesh servil...
dhe korruptimet don ti lakmosh...,
nese ti don qe per gjithe gabimet...
asgje ti botes te mos i tregosh...!

Nese ti don qe te mos jesh i lire...
por e don veten ne zinxhire...,
nese ti don qe te jesh i fjetur...
indiferent si fryme e vdekur...!

Nese ti don qe te jesh i heshtur...
dhe fjetur rri ne gjume te thelle...,
nese ti don qe i pasur te behesh...
dhe banka te mbushesh si milionier...!

Nese ti don qe te tjere te vrasesh...
si gjeneral a oficere...,
nese ti prindrit si ke njohur...
dhe nuk i nderon jo asnjehere...!

Nese ti behesh shkollare me fame...
por koka rri si nje keshtjelle...
mbyllur perjete...si mal i shkrete,
ku zogjte shtegtare i ngrejne folete...

Nese dashuruar sje me stuhine...
qe grima grima shpirtin ta grine...
nese me dhembjen nuk je puthur,
ti smund te behesh kurre poet i bukur!

Nese durimin nuk e njeh...
qe koke ulur te qendrosh...
sa here qe tjetri te lendon
dhe qetesisht udhes te shkosh...!

Nese ty loti nuk te vjen
syrit kur plaget e tjetrit sheh...
nese ty zmera nuk te dridhet
kur vuajtjet e tjerve nuk i njeh...!

Ti smund te behesh, jo, rri i qete,
as mos u mba, po ta them vertete!
Se nuk eshte si loje, nuk eshte e thjeshte,
Nuk mund te behet cdo kush poet!

nga Llamadeo
20.09.2006


Mustaqedredhur Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.