Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-10-09, 19:54   #181
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Vendnumėrimi
Pėr ndryshimin e gjendjes, profilizimin e skenės politike dhe avancimin e qeverisjes ėshtė e domosdoshme qė LDK-ja mė nė fund tė dalė nė opozitė.

Nga Shkelzen Maliqi mė 05.10.2009 nė ora 8:23

Nė Kosovė kemi prej kohėsh njė gjendje tė bllokadave politike qė kushtėzojnė “strategjinė” e zhvillimeve praktikisht vendnumėruese. Koalicioni i madh PDK-LDK dhe mungesa e ndonjė opozite pėr tė qenė dhe sadopak kėrcėnuese, vetėm sa e fuqizon situatėn vendnumėruese dhe ndjenjėn se jemi nė njė rrugė pa shtegdalje, nė njė ishull nė mes tė moēalit ku pėr tė lėvizur dhe mbijetuar aplikohen vetėm ligjet e gjindshmėrisė individuale ose grupore, por jo edhe ato tė qeverisjes sė mirė moderne.

Janė nė qarkullim shumė arsyetime dhe alibi argumente pėr vendnumėrimin, prej atyre qė nė plan tė parė e qesin dhunimet sistematike tė shoqėrisė kosovare qė nga viti 1981 (disa shkojnė edhe mė larg nė historitė e dhunave mė tė hershme komuniste, tė mbretėrisė jugosllave, tė luftėrave ballkanike, ose edhe robėrisė sė gjatė nė Perandorinė Otomane), e deri te denoncuesit e karakterit tė vėrtetė tė intervenimit dhe tė kontrollit mbi Kosovėn e forcave tė NATO-s dhe tė misioneve ndėrkombėtare qė, sipas tyre, vendit tonė ia “garantojnė” vetėm pavarėsinė e cunguar dhe tė rrejshme.

Ambicia ime ne kėtė shkrim nuk ėshtė qė tė zbėrthej kėto alibitė e mėdha dhe historike. Vendnumėrimit aktual dua t’i qasem nė mėnyrė mė modeste, duke kėrkuar atė fijen e lėmshit, nga shumė sosh, qė hap rrugėn pėr tejkalimin e bllokadės. Pra, duke harruar historitė dhe faktorin e huaj, e shtroj pyetjen se ēka kemi nė dorė dhe ēka mund tė bėjmė ne vetė pėr tė tejkaluar vendnumėrimin?

Mendoj se njė parakusht i domosdoshėm qė tė ēnyjetohen dhe tė vihen nė lėvizje shumė procese ėshtė ai i pėrfundimit tė krizės sė LDK-sė, dhe kjo mund tė arrihet me verdiktin e votuesve edhe nė zgjedhjet qė po afrohen.

LDK-ja qė nga viti 1990 ėshtė pandėrprerė nė pushtet, kuptohet nė format e ndryshme, dhe pas vdekjes sė liderit historik Ibrahim Rugova filloi fragmentimi i saj. Nė krizėn qė e kaploi LDK-ja nuk gjeti rrugėn pėr kėndellje dhe transformim nga njė inercion i tė qenit nė pushtet pa program dhe vizione, tė cilin unė e shoh si burim kryesor pėr vendnumėrimin e pėrgjithshėm.

Kur e veēoj kėshtu krizėn e LDK-sė, nuk dua tė them se partitė tjera kanė programe dhe vizione, sepse edhe ato nė kėtė janė pak a shumė simotra, dhe po kėshtu kontribuojnė nė vendnumėrimin. Te ky veēim e kam parasysh peshėn bllokuese tė prezencės sė LDK-sė nė dy qeveritė e koalicionit tė fundit, ku ajo ka rrezatuar edhe te partnerėt nė koalicion ēarjet dhe bllokadat e saj tė brendshme dhe pamundėsinė e marrjes sė vendimeve tė mėdha pėr shkak tė mungesės sė njė autoriteti qė do ta zėvendėsonte Rugovėn.

Roli bllokues i LDK-sė mund tė krahasohet me makinėn qė ka katėr rrota dhe dy nga to i lėvizin partnerėt nė koalicion, kurse dy tė tjerat LDK-ja. Ndonėse nė kėto dy qeveri timonin e qeverisė e mbanin AAK-ja, pėrkatėsisht PDK-ja, pėr vendnumėrimin e pėrgjithshėm ndikonin para sė gjithash rrotat e bllokuara tė LDK-sė. Ju kujtohet kur ish Kryeministri, gjenerali Agim Ēeku, kėrkonte ndėrrimin e ministrave tė korruptuar, kurse nėnkryetari i qeverisė, nė rolin e “Kryeministrit tė LDK-sė” nė Qeveri, e pengoi kėtė. Nė situatė tė ngjashme ėshtė edhe Kryeministri aktual Hashim Thaēi me ministrat e LDK-sė qė janė ashiqare pika tė dobėta tė kabinetit tė tij. Thaēi tregohet i kujdesshėm pėr gjendjen nė LDK (ose dinakėrisht kalkulon me vazhdimin e dobėsimit tė kėsaj partie) duke toleruar problemet e mėdha nė disa ministri qė drejtohen nga LDK-ja. (Dorėn nė zemėr, edhe disa ministra tė PDK-sė bėjnė garė pėr kampionin e kotėsisė!).

Teza ime ėshtė se pėr ndryshimin e gjendjes, profilizimin e skenės politike dhe avancimin e qeverisjes ėshtė e domosdoshme qė LDK-ja mė nė fund tė dalė nė opozitė. Edhe njė humbje ose vazhdim sinjifikativ i dobėsimit tė LDK-sė nė zgjedhje lokale tė nėntorit, do tė mund tė paralajmėronin fundin e kėtij sundimi tė ēalė dhe vendnumėrues tė LDK-sė, duke krijuar hapėsirėn pėr reformimin e kėsaj partie, por edhe tė partive tjera, pėrfshirė kėtu edhe PDK-nė dhe AAK-nė, sepse do tė krijohej njė situatė e paprecedentė e njė mase tė madhe tė votuesve flotantė, tė themi kushtimisht tė “papėrcaktuar” ose nė kėrkim tė subjektit qė meriton pėrkrahjen dhe votėn e tyre.

Alternativa tjetėr ėshtė qė LDK-ja tė nisė kėndelljen nė kėto zgjedhje, duke avancuar votėn, por kjo ėshtė pak e besueshme. Investimi kryesor i LDK-sė nė zgjedhjet lokale ėshtė nė Isa Mustafėn, prej tė cilit pritet qė tė shpėtojė bastionin e fundit tė madh tė LDK-sė, Prishtinėn. Por, fitorja eventuale e Mustafės do tė kėndellte partinė vetėm nėse do tė forcohej krahu reformist i LDK-sė, ndėrkaq qė gjasat janė qė tė shtohen rebelimet, si ajo e Rexhep Osmanit. Vetėm se edhe fitorja eventuale e Mustafės do tė tregohet si fitore e Pirros, nėse sėrish nuk do ketė marrėveshje programore mes LDK-sė dhe PDK-sė pėr Prishtinėn. Nė rrethanat aktuale kjo nuk duket e mundshme. Koalicioni qeverisės aktual ėshtė koalicion i numrave, jo i ndonjė programi. Pėr kėtė edhe ndarja aktuale e pushtetit dhe e ministrive ėshtė si njė ndarje mes feudalėve.

Pra, tė konkludojmė, pėr Prishtinėn dhe Kosovėn. Po fitoi Isa Mustafa, Prishtina, si edhe Kosova, do tė mbeten peng tė rivalitetit jo edhe aq tė fshehur mes PDK dhe LDK. Mustafa as nė mandatin e parė nuk e kishte pėrkrahjen e Qeverisė dhe Kuvendit, dhe kjo praktikė mund tė kufizojė sėrish zgjidhjen e problemeve tė mėdha tė Prishtinės. Votuesit, qė e kanė nė dorė ēėshtjen, duhet ta dinė kėtė.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-10-09, 14:49   #182
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Shpresa e Prishtinės
Prishtina, tash e dhjetė vjet ka shkuar vazhdimisht drejt degradimit. Pėrkundėr disa investimeve tė bėra viteve tė fundit, kryeqyteti vazhdon tė pėrballet me mungesė tė ujit, kaos urbanistik dhe me trafik tė tmerrshėm. A mund ta shpėtojė dikush Prishtinėn?

Nga Faton Ismajli mė 06.10.2009 nė ora 8:33

Kryeqyteti i Kosovės pėr dy vite ėshtė udhėhequr nga njė Kryetar, puna e tė cilit ka kaluar pa kritika tė mėdha dhe pa skandale, por, gjatė kėsaj periudhe, Isa Mustafa nuk arriti tė mbjellė shpresėn se kryeqyteti mund tė shpėtojė dhe tė bėhet njė vend ku prishtinasit mund tė bėjnė jetė normale.

Isa Mustafa nuk u mbėshtet pėr muri nga Auditori dhe mediet si paraardhėsi i tij nga LDK, Ismet Beqiri, por Prishtina vazhdon tė pėrballet me problemet e vjetra siē janė ndėrtimet pa leje, tollovia nė komunikacion, papastėrtia, mungesa e ujit, pritje tė gjata nė sportele, etj.

Sidoqoftė, LDK, sė cilės Mustafa ia shpėtoi fytyrėn nė zgjedhjet e fundit, ia ka dhėnė besimin edhe pėr njė mandat tė ri.

Kėtė herė ai do tė ketė pėrballė Astrit Salihun e PDK’sė, doktor i filozofisė dhe kėshilltar politik i Kryeministrit Hashim Thaēi. Vegim Gashin e AKR’sė, inxhinier dhe biznesmen nga Prishtina. Ai mbėshtetet edhe nga LDD. Besnik Tahirin e AAK’sė, ekspert i pushtetit lokal.

Por, a ėshtė e mundshme qė sivjet Prishtina tė ndryshojė pushtetin nėntėvjeēar tė LDK’sė?

Gazeta Express ka bėrė ēmos tė intervistojė Isa Mustafėn, por ai nuk ka pranuar.

Megjithatė, nė paraqitjet publike qė ka pasur, ai ėshtė shprehur i sigurt se do tė fitojė edhe njė mandat tė ri.

Pėr dallim prej kandidatėve tė tjerė, nė zgjedhjet e fundit, Isa Mustafa pati marrė dhjetė pėr qind vota mė shumė sesa partia e tij, LDK. Fitorja e Mustafės nė Prishtinė shihet si shpėtim i LDK’sė, kurse humbja eventuale si humbje edhe e LDK’sė. Kjo sepse Prishtina ende konsiderohet bastion i partisė sė ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Para dy vitesh, Kryetari aktual mundi nė balotazh njė nga figurat qendrore tė PDK’sė, Fatmir Limajn. Kjo parti tani ka vendosur tė sfidojė LDK’nė me njė kandidat qė nuk ka tė kaluar ushtarake. Astrit Salihu premton pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve duke filluar nga lirimi i trotuareve, furnizim me ujė, ndalim tė ndėrtimeve ilegale, etj.

“Brenda mandatit tim do tė realizohen shumė projekte tė mėdha. Do tė ndėrtohet unaza e jashtme e qytetit, e cila do tė ēlirojė komunikacionin nė Prishtinė”, premton ai.

Ai po ashtu premton se do tė rriste buxhetin e Prishtinės.

“Do tė shtyhet Ligji pėr kryeqytetin dhe buxheti i Prishtinės do tė bėhet 100 milionė euro”, premton ai.

Kandidati i AKR’sė, partisė qė ka fuqi tė barabartė me LDK’nė nė Kuvendin Komunal, premton pėr qytetarėt e Prishtinės ujė dhe shėrbime mė tė mira komunale, sidomos jo mė telashe pėr dokumente.

“Do ta kisha hequr njėherė e pėrgjithmonė problemin e nxjerrjes sė dokumenteve qė ėshtė ndoshta njė gjė banale. Pastaj problemet e ujit. Do ta pėrdor tėrėsisht autoritetin e kryetarit tė Komunės dhe timin personal, qė t’i vė gjėrat nė lėvizje, sepse e di se ka mundėsi. Nuk ėshtė nė rregull qė 10 vjet pas luftės, kryeqytet i njė shteti, e tė mos kemi ujė”, thotė ai.

Nė zgjedhjet e kaluara, kandidati i AKR’sė, Ibrahim Makolli, kishte marrė 19.3 pėr qind tė vota nė kryeqytet, por nuk kishte mundur tė shkojė nė balotazh.

Ndėrsa kandidati i partisė tjetėr opozitare, AAK, Besnik Tahiri, beson se do tė shkojė deri nė balotazh.

“Qytetarėt e Prishtinės nė rast se do tė mė votojnė, do tė fitojnė njė njeri qė e njeh Prishtinėn mirė, i cili e ka kaluar tė mirėn e tė keqen nė kėtė qytet”, shton ai.

Megjithėse kundėrkandidatėt e tij nuk kanė shpalosur programe dhe as oferta, ai thotė se oferta e tij dallon prej kandidatėve tė tjerė.

“Oferta ime ėshtė ofertė ndryshe, ėshtė alternativė e re, qė duhet ta votojė qytetari nėse do ndryshime. Vota pėr Besnik Tahirin do ta ndryshojė Prishtinėn, vota pėr Isa Mustafėn e mban situatėn e njėjtė”, vlerėson ai.

Ai ka njė vlerėsim negativ pėr punėn e Isa Mustafės.

“Ka punuar pak, ajo qė unė do tė bėja ndryshe, do ta rritte efikasitetin nė infrastrukturė, nė ofrimin e shėrbimeve dhe nė sektorė tė tjerė”, thotė ai.

AAK nė zgjedhjet e kaluara pati kandiduar me Genc Merakun, i cili pati marrė vetėm 5.5 pėr qind e numrit tė pėrgjithshėm tė votave tė prishtinasve.

Besnik Tahiri dhe Astrit Salihu kanė nisur fushatėn para afatit zyrtar, 15 tetorit. LDK dhe AKR janė ankuar disa herė pėr kėtė.

Ish-Ministri i Arsimit, Rexhep Osmani kandidon nėn flamurin e Alternativės Demokratike tė Kosovė, pasi LDK nuk e pėrkrahi kandidaturėn e tij pėr tė udhėhequr me Prishtinėn..

Ai parasheh tė jetė sfiduesi mė i madh i Isa Mustafės.

“Gara do tė zhvillohet midis meje dhe Isės dhe me balotazh do ta mundė atė. Unė mendoj se njė pjesė e elektoratit tė LDK’sė do tė pėrcaktohen pėr mua nė votėn pėr Prishtinėn, ngase na lidh njė punė e pėrbashkėt e hershme dhe e gjatė, njė rrugė e mundimshme qė kam kaluar me shumė aktivistė tė Lidhjes Demokratike. Elektorati dhe tė tjerėt janė tė njohur me veprimtari”, thotė ai.

Nėse nuk e fiton garėn, Osmani thotė se do t’i kthehet partisė sė re dhe elektoratit tė vjetėr.

“Nėse nuk fitoj do ta pranoj humbjen dhe do tė uroj fituesin. Do tė shikoj tė merrem me ADK dhe elektoratin e LDK’sė”, shton ai.

Ndryshe, kandidatėt e tjerė nė garėn pėr kryetar tė Prishtinės janė edhe Sadri Ramabaja i PSD’sė dhe Selvete Krasniqi-Ismaili e PS’sė.

Rezultati i Zgjedhjeve tė vitit 2007

Kandidati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės kishte marrė mė sė shumti vota nė raundin e parė tė zgjedhjeve. Ai pati triumfuar nė raundin e dytė, pėrballė Nėnkryetarit tė PDK’sė, Fatmir Limaj.
LDK - 36.1 %
PDK - 24.8 %
AKR - 19.3 %
AAK - 5.5 %

Fuqia nė Asamble Komunale

LDK - 13 deputetė
AKR - 13 deputetė
PDK - 11 deputetė
ORA - 5 deputetė
LDD - 3 deputetė

Astrit Salihu, PDK
“Do tė shtyhet Ligji pėr kryeqytetin dhe buxheti i Prishtinės do tė bėhet 100 milionė euro”

Vegim Gashi, AKR

“Do ta kisha hequr njėherė e pėrgjithmonė problemin e nxjerrjes sė dokumenteve qė ėshtė ndoshta njė gjė banale”

Besnik Tahiri, AAK
“Vota pėr Besnik Tahirin do ta ndryshojė Prishtinėn, vota pėr Isa Mustafėn e mban situatėn e njėjtė”

Rexhep Osmani, ADK
“Gara do tė zhvillohet midis meje dhe Isės dhe me balotazh do tė fitoj unė”.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-10-09, 16:12   #183
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Do te ecin mire inshalla se ka thene Presidenti mos firmosin protokole per burek..me jogurt ben..
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-10-09, 14:46   #184
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Teoria e Astritit



Nga Leonard Kerquki mė 07.10.2009 nė ora 8:08

Prishtina ėshtė degraduar me shpejtėsinė e dritės prejse Isa Mustafa mban postin e Kryetarit. Ai e prishi Ulpianėn. Ai po lejon ndėrtimin e objekteve pa kritere. Ai nuk ka shije. Prishtina menaxhohet nga ndėrtuesit, e jo nga Mustafa. Unė do ta ndėrtoj Prishtinėn e Re, ashtu si edhe Unazėn e Jashtme. PDK ėshtė e vetmja forcė qė mund ta zhvillojė Kryeqytetin. Astrit Salihu, kandidat i PDK’sė pėr Kryetar tė Prishtinės, flet pėr Express.

Express: PDK nuk ka arritur tė fitojė nė Prishtinė, edhe pse ka garuar me njė prej figurave mė tė rėndėsishme tė saj, Fatmir Limajn. Nė kėtė kontekst, a e keni tė vėshtirė ju qė ta projeksioni fitoren tuaj mė 15 nėntor?
A. Salihu:
Jo. Sepse duhet ta dini se vėshtirėsia e parė ka qenė, ndoshta, paragjykimet e qytetarėve qė kanė ekzistuar asokohe se - edhe PDK’ja ėshtė si gjithė partitė e tjera, pra qė edhe premtimet e PDK’sė do tė jenė boshe, ashtu sikurse ato tė partive tė tjera. Me siguri kjo e ka determinuar edhe disponimin e qytetarėve. Por besoj se ky paragjykim tashmė ėshtė tejkaluar, sepse PDK’ja ka dėshmuar se ėshtė parti serioze, ėshtė njė formacion politik, i cili aktualisht ėshtė i vetmi qė mund t’i avancojė proceset dhe zhvillimin e vendit. Si e tillė, tashmė ka rejting krejt tjetėr.

Express: Pra, ju po thoni se qeverisja e PDK’sė pėr kėto dy vite ka arritur ta ndėrrojė pėrshtypjen qė ka ekzistuar pėr tė. Mos mund tė jetė e kundėrta, ndoshta njerėzit kanė pritur mė shumė...
A. Salihu:
Jo, jo. Unė nuk konsideroj se qytetarėt janė tė zhgėnjyer me qeverinė aktuale. Ndoshta qeveria aktuale tash pėr tash nuk mundet t’i plotėsojė tė gjitha pritjet e qytetarėve, sepse herė pas here qytetarėt kanė prirje tė projektojnė mrekulli. Por megjithatė, PDK’ja ka dėshmuar se mund tė ēojė pėrpara shumė procese. Si e tillė, tashmė e ka rejtingun mė tė lartė, sipas gjitha sondazheve, analizave...

Express: Strukturat e PDK’sė nė Prishtinė kishin dhėnė disa propozime tė tjera pėr kandidaturėn e Kryetarit tė Prishtinės. Por Kryetari i PDK’sė shtyu idenė qė ju tė jeni kandidat nė kryeqytet. Ēfarė po sheh te ju Kryetari Thaēi, e qė nuk po e sheh te kandidaturat e tjera?
A.Salihu:
Pėr njė parti si PDK’ja ėshtė krejtėsisht normale qė tė ketė disa propozime. Kjo ėshtė pjesė e demokracisė sė brendshme tė partisė. Pastaj instancat mė tė larta vendimmarrėse janė pėrcaktuar pėr emrin tim. Mbėshtetja ka qenė absolute nga tė gjitha nivelet e strukturave tė PDK’sė.

Express: Mbėshtetėsit tuaj kėto ditė kanė pėrmendur faktin se ju jeni lindur nė Prishtinė. A mendoni se ky ėshtė fakt i mjaftueshėm pėr tė qenė ju ideal pėr drejtimin e kėtij qyteti?
A. Salihu:
Jo, ky ėshtė njė element qė presupozon lidhjen time tė natyrshme me qytetin. Por nuk ėshtė elementi determinues. Dua tė them se identiteti i qytetarit tė Prishtinės nuk ėshtė i ngjashėm me njė qytetar tė Gjakovės apo tė Prizrenit. Sepse Prishtina ėshtė njėlloj pėrzierjeje. Prishtina ėshtė kryeqendėr dhe si e tillė rreth kėtij qyteti gravitojnė njerėz tė viseve tė ndryshme. Kėshtu qė, ata qė janė tė Prishtinės janė njė pakicė e vogėl. Por, nė anėn tjetėr, ju e shihni se kjo pėrzierje ka krijuar njė identitet tė ri dhe ky ėshtė identiteti i Prishtinės. Do tė thotė, njeriu mund tė jetė i prejardhur nga Gjakova, Gjilani, por nė anėn tjetėr mburret se ėshtė i Prishtinės.

Express: A mund tė jeni ju njeri rreth tė cilit mund tė bashkohen kėta njerėz tė ndryshėm? Pra, a mund tė jeni ju figura rreth tė cilit kėta njerėz mund tė shohin shpresėn e zhvillimit tė qytetit ku jetojnė?
A. Salihu:
Gjithė ata njerėz qė jetojnė nė Prishtinė, tashmė janė tė bashkuar. Ata i takojnė Prishtinės dhe veten e quajnė prishtinas. Kėshtu qė unė nuk e shoh veten nė njė mision madhor qė mund tė unifikojė ndonjė identitet qė nuk ka ekzistuar. Tashmė ky identitet ekziston.

Express: Ēfarė ka tė pėrbashkėt filozofia dhe menaxhimi i njė qyteti tė madh, siē ėshtė Prishtina?
A. Salihu:
Kėtu ekziston njė paragjykim qė thotė se filozofi jeton diku nė Kullėn e Fildishtė tė abstraksionit, ndėrkaq tė gjithė njerėzit e tjerė jetojnė nė tokė. Dua t’jua jap njė shembull. Ju e keni rastin e njė doktori tė filozofisė, i cili e ka udhėhequr fushatėn ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė. Ai ėshtė Wesley Clark. Pra, edhe filozofėt dinė tė bombardojnė.

Express: Megjithatė, pėrvoja juaj jetėsore ėshtė shumė e lidhur me filozofinė, ndėrkohė qė nuk keni dhėnė ndonjė shembull tė madh se jeni tė interesuar pėr tė folur rreth problemeve tė qytetarėve...
A. Salihu:
Nėse e pėrcillni punėn time, unė pesėmbėdhjetė vjet mė parė kam artikuj pėr Prishtinėn, kam analiza pėr pėrpjekjet e regjimit serb pėr t’ia ndryshuar identitetin kėtij qyteti... Shumė prej tyre janė tė pėrmbledhura nė librin “Postmodernja e interpretuar pėr shqiptarėt” qė ka pėr referencė jetėn nė Prishtinė dhe sistemin e vlerave qė promovohen kėtu. Prishtina ka qenė shqetėsimi im i pėrhershėm.

Express: Dy javė pėrpara fillimit zyrtar tė fushatės zgjedhore, Prishtina u mbush me fotografitė tuaja. Ēfarė do tė thotė kjo?
A. Salihu:
Unė nuk e kam filluar fushatėn. Ne nuk po bėjmė fushatė. Ajo ėshtė vetėm njė informim i qytetarėve pėr kandidatin e PDK-sė.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-10-09, 14:46   #185
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Express: A jeni kaq i panjohur, saqė duhet qysh tash tė niset fushatė informuese ose qė qytetarėt tė familjarizohen me portretin tuaj?
A. Salihu:
Do tė ishte mirė sikurse tė familjarizohen mė shumė.

Express: Kryesuesja e KQZ’sė tha se ju po shkelni ligjin?
A. Salihu:
Ne nuk kemi marrė asnjė vendim nė letėr. Por nėse diku e kemi shkelur ligjin, ne do tė pėrmirėsojmė gabimin. Ne nuk konsiderojmė se kemi bėrė shkelje, sepse nuk po bėjmė fushatė. Nuk ftojmė pėr votim, as nuk kemi dhėnė numėr tė partisė.

Express: Do tė doja njė vlerėsim tuajin pėr posterėt tuaj qė janė shpėrndarė. Aty ju shfaqeni me mėngė tė pėrvjela, por me duar nė xhepa. Cili ėshtė mesazhi i kėtij portreti?
A. Salihu:
Unė nuk kam pozuar me duar nė xhepa. Unė kam qenė duke ecur dhe ajo foto ėshtė pėrzgjedhur. Ėshtė foto qė ndėrlidh nė vete ngjyrat e Prishtinės. Ju e shihni se kėmisha ėshtė e bardhė dhe prapavija e kaltėr, qė janė ngjyrat e Prishtinės. Ecja sugjeron nevojėn e menjėhershme qė ky qytet tė ecė pėrpara. Ndėrkaq, mėngėt e pėrvjela janė simbolikė e gjithė atyre qė pėrēojnė mesazhin e njerėzve qė dėshirojnė tė ndryshojnė diēka, qė nuk janė njerėz tė zyrave, nuk janė njerėz me kravata...

Express: Duart nė xhepa nuk janė shenjė e punės...
A. Salihu:
Kjo varet nga mėnyra se si e interpretoni. Natyrisht unė nuk do tė dal me drapėr e ēekiē nė duar. Unė do tė punoj me projekte dhe ide.

Express: Ēfarė konkretisht ju mund tė bėni nė Prishtinė, e qė nuk ėshtė bėrė deri mė tash?
A. Salihu:
Unė mund tė pėrgjigjem vetėm nė pyetje konkrete.

Express: P.sh. Prishtina e Re. A do tė fillojė dhe a do tė realizohet brenda mandatit tuaj, nėse fitoni?
A. Salihu:
Brenda mandatit tim do tė realizohen shumė projekte. Prishtina e Re ėshtė njėra nga ato projekte. Prej saj varet e ardhmja e kėtij qyteti. Ne kemi ide konkrete qė me intervenime konkrete t’ia kthejmė frymėn qytetit. Shikoni, ky qytet nuk funksion, absolutisht. Kėtu nuk funksionon trafiku, ju e dini se sot qytetari i Prishtinės nė njė distancė qė duhet tė kalohet nė situata normale pėr 5 minuta, ai aktualisht i kalon pėr 40 minuta. Sot qytetari nuk ka ku tė ecė, nuk ka ku tė lėvizė. Pra, kėto janė ēėshtje qė urgjentisht duhet tė zgjidhen. Prishtinėn duhet ta shpėtojmė nga ngufatja.

Express: Qysh?
A. Salihu:
Mua po mė befason fakti se qysh dikush mund tė mė pyesė se si do ta bėsh njė parking. Ne nuk jemi pėrjashtim nė botė qė po bėjmė parkingje, por jemi pėrjashtim se nuk kemi parkingje. Ekzistojnė format dhe mėnyrat se si tė zgjidhet kjo ēėshtje. Sikurse qeverisja aktuale tė ishte e vetėdijshme dhe e pėrgjegjshme, asnjė prej ndėrtesave qė janė bėrė, nuk do tė lejoheshin tė bėhen pa zgjidhur ēėshtjen e parkingut.

Express: Edhe njė herė, a fillon dhe a pėrfundon ndėrtimi i Prishtinės sė Re?
A. Salihu:
Po.

Express: A do tė realizohet nė bazė tė projektidesė qė ka ekzistuar. Pra, qė tė shtrihet deri afėr Liqenit tė Badofcit?
A. Salihu:
Konsiderojmė se duhet t’i bėjmė disa revidime, por tash nuk po shpalosem mė tej. Po ashtu, ne do ta bėjmė Unazėn e Jashtme, njė projekt ky i garantuar.

Express: Njė unazė ėshtė nisur edhe nga Isa Mustafa?
A. Salihu:
Jo, cila unazė? Unė po flas pėr Unazėn e Jashtme qė nis nga Mati dhe shkon nė Bėrrnicė. Kjo unazė e shkarkon komunikacionin dhe i lidh tė gjitha fshatrat.

Express: Pushteti aktual e ka promovuar Unazėn qė po ndėrtohet si njė projekt qė zgjidh pėrfundimisht problemin e trafikut nė Prishtinė...
A. Salihu:
Ajo ėshtė unazė e brendshme qė e ngarkon qytetin, nėse nuk e ka Unazėn e Jashtme. Isa Mustafa nuk mund ta realizojė projektin e Unazės sė Jashtme.

Express: Si do tė sigurohen mjetet financiare, buxheti i Prishtinė ėshtė 50 milionė euro?
A. Salihu:
Nėse unė emėrohem Kryetar i Prishtinės, do tė insistoj dhe do tė punoj qė Ligji pėr Prishtinėn tė aprovohet sa mė parė. Sepse me kėtė Ligj, mundėsitė buxhetore do tė arrijnė 100 milionė euro nė vit.

Express: Sa kushton ndėrtimi i Unazės?
A. Salihu:
Sado qė kushton, ne do ta ndėrtojmė atė.

Express: A mund tė na jepni njė panoramė tė Prishtinės tė vitit 2013, nėse ju do tė fitoni kėtė garė?
A. Salihu:
Nė vitin 2013 ju garantoj se do tė shkruani kartolina me fotografinė e qytetit. Me pamje shumė tė bukura. Do ta rikthej traditėn e mėparshme kur janė dėrguar kartolina me pamje tė Prishtinės.

Express: Si e parashikoni qendrėn e Prishtinės. Sheshi kryesor nuk ėshtė aspak funksional...
A. Salihu:
Dua t’ju them diēka pėr sheshin. Sikur unė tė isha Kryetar i Prishtinės, ai shesh nuk do dukej aq i shėmtuar, aq pa shije. Ai shesh ėshtė fyerje pėr secilin qytetar. Dhe, Isa Mustafa qė e ka trashėguar atė shesh, nuk ka arritur asgjė pėr ta ndryshuar. Pėr dy vjet, ai nuk ka arritur sė paku ta bėjė mė tė bukur atė shesh. Kėta janė njerėz pa shije. Kjo strukturė qė e udhėheq kėtė qytet, pėrveē shumė tė metave tė tjera, e meta mė e madhe e tyre ėshtė se nuk kanė shije.

Express: A mund tė na bėni njė analizė tė punės sė Isa Mustafės? Ai ėshtė njė kandidat serioz nė kėtė garė.
A. Salihu:
Jo. Por unė ju sugjeroj qė ta merrni fotoreporterin dhe shkrepni disa foto nėpėr qytet dhe shiheni punėn e tij.

Express: Ai i ka bėrė disa parqe, disa rrethrrotullime, disa rrugė janė shtruar...
A. Salihu:
Isa Mustafa me presidentin e shtetit dhe me muzikė kanė pėruruar diēka qė ka ekzistuar kur unė kam qenė katėr vjeē. Pra, parku nė Ulpianė. Pėr mė tepėr, nė vitin 72, nė atė park ka pasur edhe trėndafila dhe fontana ka funksionuar. Krahasoni fotot e mėparshme tė atij parku dhe shikojeni pamjen e sotshme. Pra, kėta po promovojnė diēka qė ka ekzistuar dhe ka qenė mė e bukur para 30 vjetėsh.

Express: Megjithatė, shpesh Isa Mustafa ėshtė cilėsuar si njė menaxher i mirė.
A. Salihu:
Prej nga doli ky vlerėsim se Isa Mustafa ėshtė menaxher i mirė? M’i jep disa shembuj! Rrethi qė ėshtė bėrė Te Spitali ėshtė rreth qė ėshtė bėrė pėr 3 javė dhe ka kushtuar 130 mijė euro. Pse nuk e bėri kėtė rreth sa e mori mandatin, por tash para zgjedhjeve? Plus nė inaugurimin e rrethit, ka deklaruar se do ta bėjė kėtė rreth edhe mė tė madh. Aty ai ka treguar se e ka bėrė atė pėrkohėsisht. Ēfarė menaxhimi i qytetit ėshtė tė bėsh rrethe. A e dini se 16 mijė banesa janė tė varura nga ashensorėt? 229 ashensorė nė Prishtinė nuk funksionojnė! Edhe ata qė funksionojnė e rrezikojnė jetėn e secilit qytetar. Isa Mustafa nuk ka qenė nė gjendje pėr dy vjet qė tė iniciojė njė projekt elementar pėr rregullimin e kėtij problemi. Unė thjesht kam problem tė kuptoj se si njė njeri e quan vetėn Kryetar tė qytetit dhe nuk ballafaqohet me gjėrat elementare tė njė qytetari. Unė kėtė nuk e kam parė. Prejse ėshtė bėrė Kryetar Isa Mustafa, qyteti ėshtė degraduar me shpejtėsinė e dritės. Ai po thotė se i kemi ndalur ndėrtimet pa leje, por ai po e degradon qytetin, sepse po i jep leje ēdokujt, pa plan. Ju shikojeni Ulpianėn. Ai ia ka rregulluar Ulpianės njė park qė tashmė e ka pasur, ndėrkohė, qė nė anėn tjetėr lejon ndėrtimin e njė soliteri, njė strukturė tė shėmtuar betoni. Ulpiana ka qenė e vetmja lagje qė ka pasur njė plan dhe Isa Mustafa ka lejuar qė edhe kjo lagje tė shkatėrrohet.

Express: A po e akuzoni Isa Mustafėn pėr pafuqi apo pėr korrupsion?
A. Salihu:
Natyrisht, pėr pafuqi. Isa Mustafa nuk e menaxhon qytetin. Qytetin e kontrollojnė 10-15 njerėz tė njė grupi joformal tė interesave tė ngushta.

Express: A mund ta thyeni ju kėtė grup?
A. Salihu:
Ne jemi fuqia e vetme qė mund tė bėjmė ndryshime. Prishtina pėrfundimisht duhet t’iu kthehet qytetarėve tė saj.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-09, 13:56   #186
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-09, 16:03   #187
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

erdhi koha e revoltave te armatosura. qeveria e kosoves nuk pranon doreheqjen dhe largimin nga politika. patriotet shqiptar bejne thirrje per ndryshim taktike. nga revolte paqesore ne revolte te armatosur. pergatitjet per kte po behen ne te gjitha zonat e kosoves.
__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-09, 16:22   #188
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga bert
erdhi koha e revoltave te armatosura. qeveria e kosoves nuk pranon doreheqjen dhe largimin nga politika. patriotet shqiptar bejne thirrje per ndryshim taktike. nga revolte paqesore ne revolte te armatosur. pergatitjet per kte po behen ne te gjitha zonat e kosoves.
Isha kan mire qe kur te fillon revolta te fillohet nga dy fronte qe te bllokohet nehere e mire dera e qewverise .
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-09, 23:38   #189
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pirro
Isha kan mire qe kur te fillon revolta te fillohet nga dy fronte qe te bllokohet nehere e mire dera e qewverise .




pirro


kta hyqmeti i kosoves nese ju prishet vendi ne KOSOV kta kan tubue pare me ja therrr tjeterkah me jetue , po ti ki kujdes se kta qeveritart te harrojn nuk ju bjen ndermend se ku mbeti PIRRO , se edhe kshtu nuk shkon gjithmon me genjeshtra , po vjen koha qe qe BARKU me i REFUZUE bindjet e kokes trurit
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 12:16   #190
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-09, 20:23   #191
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

falemners UCK aksh per ket kang madheshtore. Bojkoti po vjen, patriotet po flasin. falemners
__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-09, 14:24   #192
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė - Kush do ti fitoj

Sot eshte hapur zyrtarisht fushata parazgjedhore, nje gje eshte e sigurt per 30 dite do te kete premtime e premtime. Une nuk do te pres t'i degjoj keto premtime, por ne shenje rrespekti per punen e mire qe ka bere PDK - ja per vendlindjen time, ne keto zgjedhje do te votoj per PDK - en.
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-09, 14:44   #193
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė - Kush do ti fitoj

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jonuzi
Sot eshte hapur zyrtarisht fushata parazgjedhore, nje gje eshte e sigurt per 30 dite do te kete premtime e premtime. Une nuk do te pres t'i degjoj keto premtime, por ne shenje rrespekti per punen e mire qe ka bere PDK - ja per vendlindjen time, ne keto zgjedhje do te votoj per PDK - en.


Njėjtė do ta bėja edhe unė sikur dikush tjetėr tė ofroje mė tepėr.

Mua nuk mė intereson pėr Prishtinėn__

Fjalė shumė fukarallėk tek unė luhatet ēėshtja paksa mes dy partive. njėra nė pushtet dhe tjetra nė opozit, pa ta shofim njiher.....ēa ofrojn kėsaj radhe.
P.s.
Ministria e transporteve, dhe kualicioni PDK-LDK po bėjnė fushtat jo tė ndershme, pėr tė mos i thėnė tė ndyrė !
....sepse aty ku kanė mundėsi, dhe nevoja ėshtė tepėr e madhe pėr qytetarin, ata lėnė pjes tė rrugėve qėllimisht pa i rregulluar pėr ti pritur zgjedhjet (kėtė e dijnė ata banorė qė ballafaqohen me kėto probleme, dhe vota e tyre do tu mungoj kėsaj here).
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 15-10-09 nė 14:47
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-09, 20:13   #194
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Zgjedhjet lokale nė Kosovė

mos tju mbaje mendja per zgjedhje


__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.