Dokumenti i PDK: Qeveritaret e Kosoves te perziere me krimin
E Merkure, 13 Prill 2005 Botuar te gazeta "Korrieri"
"Korrieri" po boton pas disa diteve- shkrimet e gazetes "Ekspress", ku hidhet drite
per ngjarjet e fundit, qe lidhen me akuzat e kriminimit te politikaneve ne Kosove.
Skandali lindi pas nje akuze qe ka depozituar PDK-ja e Hashim Thacit tek Misioni i
Kombeve te Bashkuara. Ky i fundit nuk e ka mohuar aspak qenesine, madje tani kane
filluar dhe reagimet e tij. Ai eshte dorezuar me 23 Mars te vitit 2005 dhe thelbi
tashme dihet nga te gjithe ne Kosove "anetaret e kabinetit te Kosoves jane te
implikuar ne 'aktivitete kriminale' dhe veprimet e nje organizate te quajtur
"Sigurimi i Atdheut". Fillimisht, duket se ajo eshte marre qete nga UNMIK-u, qe nuk
ka pranuar te thote se do te ndermerrte hetime per kete pune. Referuar materialit,
duke shfrytezuar "Ekspress"- thuhet se: "Per anetaret e inkriminuar te
kabinetit aktual te Qeverise se Kosoves, dokumenti thekson emrat e Astrit Haracise
(Minister i Kultures), Melihate Termkollit (Ministre e Sherbimeve Publike), Agim
Veliut (Minister i Arsimit) dhe Adem Salihajt (zv/ Kryeminister). Aty permenden edhe
emrat e financueseve te rrjetit, me gjithe fotografite e lokacioneve- shtepi
private, motele private- ku pohohet se zhvillohen te gjitha takimet e kesaj
organizate.
Nga zhvillimet duket se ceshtja do te perfundoje ne gjyq, pasi te dy palet nuk
terhiqen. Edhe " ORA ", parti kjo e dyte opozitare deklaroi se "mbeshtet" keto
hetime. Pjesa e akuzuar, madje, ka dale dhe para gazetareve duke treguar pafajesine
dhe ka bere thirrje se do t'i drejtohet Gjyqit. Dhe, topi, tani eshte ne fushen e
UNMIK-ut, qe duket se ka dashur te laje duart, kur ka thene "eshte detyre e policise
te merret me akuzat". Ne Kosove pergjegjesite e policise dhe gjyqit i
ka ky institucion.
Ndoshta nje rrjedhe me te qarte, ky lum akuzash, do te marre ne ditet ne vazhdim,
kur kujtojme se per te kane filluar prononcimet dhe nga Diplomatet e huaj. Por, a
kane qene vertete te inkriminuar qeveritaret kosovare, tashme ne xhunglen e akuzave,
eshte heret qe te shikosh qarte...
Keshilltari special
Per me pak se nje jave, nje institut per hulumtime te opinionit ne Bregun e Diellit
te Prishtines behet pjese e rrefimit te erret per sherbimet sekrete neper partite
kosovare. Kush eshte Rame Maraj dhe me cka, ne te vertete, merret Instituti per
Hulumtime Strategjike te Opinionit Publik- IHPSO?
Lorik Pustina
[email protected]
Prishtine, prill
Ne lidhje te ngushta me Lidhjen Demokratike te Kosoves, i emeruar si keshilltar per
siguri kombetare ne Presidence, si dhe ne miqesi me Uke Rugoven, i biri i
kryetarit Ibrahim Rugova, Rame (Fazli) Maraj dhe Instituti per Hulumtime Strategjike
te Opinionit Publik (IHPSO), prej 4 vjetesh rresht ushtron veprimtari ilegale ne
Kosove.
Sot, ekzistojne deshmi se nen ombrellen e ketij Instituti, te regjistruar si OJQ,
Rame Maraj dhe bashkepunetoret e tij, per disa vite me radhe, kane krijuar nje rrjet
agjenture per t'u marre me pergjime, fotografime, spiunazh, kercenime, reketim,
mbledhje te informatave per shume persona dhe bashkepunime me sherbimet e huaja
sekrete qe operojne ne Kosove. Fillimisht me ate gjerman, Bundesnachrichtendienst-
BND.
Kur behet fjale per situaten e sigurise ne Kosove, eshte veshtire te krijohet nje
pasqyre e pergjithshme vetem nga deklaratat zyrtare te pergjegjesve, qofte nga
Shtylla I e UNMIK-ut, qofte nga KFOR-i. Deklaratat e tyre nuk i pergjigjen fare
pyetjeve te cilet opinioni kosovar i parashtron per
aktet e ndryshme te paligjshme dhe te zhvillimeve ne fushen e sherbimeve te
informimit, e te cilat gjate vitit te kaluar kane qene te bujshme.
Vecanerisht, nese zihen ne goje informatat te cilat shkembehen, qofte nga njesitet e
ndryshme brenda policise, qofte nga sherbimet sekrete mes vete, apo informatat e
ndryshme inteligjente atehere zyrtaret mbajne gojen e tyre mbyllur; apo, nga ana
tjeter, behen kinse asnjehere nuk kane degjuar per nje gje te tille. Sa here qe
pyetet ndonje zyrtar i policise, apo i KFOR-it, pergjigja eshte e njejte: "Nuk jemi
ne dijeni per ekzistimin e ndonje sherbimi te ketille ilegal".
Deri tash, kete e kane pohuar si komandantet e KFOR, zedhenesit e UNMIK,
komisioneret e policise, strukturat udheheqese te SHPK. Edhe pse me 4 janar te ketij
viti, Momir Stojanovic, shefi i Agjencise Informative Ushtarake te Serbise dhe Malit
te Zi ka thene
publikisht se ne Kosove veprojne agjente serbe te informimit, nje gje e tille
asnjehere nuk eshte qartesuar nga ana e UNMIK-ut apo KFOR-it.
IHPSO
Ne Kosove sipas te dhenave jozyrtare veprojne diku rreth 32 sherbime sekrete te
shteteve te huaja dhe disa te tjera kosovare te cilat u perkasin partive politike,
klaneve te ndryshme apo grupeve te interesit. Ne kete mes, pervec te njohurit
Sherbim Informativ i Kosoves (SHIK) i cili funksionon po ashtu i regjistruar si nje
organizate joqeveritare, paraqitet edhe emri i nje personi, ish- shef i sigurimit ne
Ministrine e Mbrojtjes ne Qeverine e Republikes se Kosoves (1992- 1999) te udhehequr
nga Bujar Bukoshi: Rame Maraj.
Per opinionin, Maraj eshte drejtor i Institutit per Hulumtime Politike, Strategjike
dhe te Opinioneve, i regjistruar ne UNMIK me 4 shkurt 2000, me numer regjistrimi
5200018 -1. IHPSO eshte i regjistruar
si organizate joqeveritare. Por, jozyrtarisht, gjate kohes jane bere te njohura edhe
veprimtaria edhe aktivitetet diskrete te Marajt e te bashkepuntoreve. Sot,
dokumenteve skandaloze te cilat jane dorezuar ne UNMIK dhe ne polici e etiketojne
ate si shef te nje rrjeti sekret, i perfshire brenda struktures se sherbimit te
ashtuquajtur informativ, Sigurimi i Atdheut.
Dy vjet me heret, nje gje e tille ishte pohuar edhe nga David Eentz, polic amerikan,
i cili ne Kosove kishte sherbyer zevendes shef i Njesitit per Krime Serioze per
rajonin e Prishtines. Ne nje interviste ekskluzive, Eentz asokohe kishte deklaruar
se Rame Maraj dhe instituti te cilin e drejton paraqet nje sherbim sekret, i cili
merret me shkembim te informatave me sherbime te ndryshme jashte vendit.
Sipas disa deshmive, Rame Maraj shpeshhere ka urdheruar personelin te cilin e kishte
rekrutuar, qe te dale dhe te
percjelle personalitete te ndryshme, zyrtare, t'i fotografojne ata dhe qe informatat
e ngjashme t'i shkembejne me sherbimet e ndryshme qe operojne ne Kosove. Thuhet qe
pergjime dhe percjellje ishin bere edhe per qellime te shantazhimit te personave te
percjellur apo per t'i diferencuar ata si veprimtare jobesnik te partise.
Pikerisht njeri nga keta bashkepunetore shumevjecare ka pranuar te rrefeje per
veprimtarine e Rame Marajt dhe te institutit qe udheheq. Ne kushte anonimiteti (emri
eshte i njohur per redaksine e "Express"-it), ai ka pranuar te flase edhe per punet
te cilat i kishte kryer me urdher te shefit. Ky burim rrefen se si, pas luftes,
bashke me disa kolege kishte qene i kontaktuar nga Maraj.
"Na eshte prezantuar si Shef i Sigurimit te Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova-
shef i agjencise se inteligjences- duke shpjeguar se si agjencia e tij ka perfshirje
ne
tere territorin e Kosoves, perfshire edhe deget neper nivele komunale". Sipas tij,
Maraj kishte pranuar qe ata te rekrutohen, t'i nenshtrohen kurseve te trajnimit per
te punuar agjente ne rrjetin agjentures. Ne sherbim te Kosoves. "Se pari na ka
orientuar ne sektorin e ashtuquajtur te 'terrorizmit'. Aty kemi filluar te punojme
me disa pak kurse trajnimi qe na jane bere. Eshte ky viti 2000, kur edhe u themelua
instituti IHPSO".
Instituti eshte i vendosur ne lagjen Bregu i Diellit mbi Pallat te Sporteve.
Disponon me nje auto- park impresiv me rreth 20 vetura, disa prej te cilave jane te
blinduara. Nje liste te cilen e ka siguruar "Express"-i, pohohet se ne mesin e
shfrytezuesve te ketyre veturave ka edhe police te SHPK, ministra dhe zyrtare
qeveritare. Madje, mes tyre mund te gjendet edhe emri i ministrit aktual te
Ekonomise dhe Financave te Kosoves, Haki Shatrit.
Maraj,
"kiosk i informacioneve"?
Megjithate, per disa punetore, mes te cileve ndodhet edhe burimi yne, puna ne IHPSO
nuk u kishte dale ashtu sic e kishin menduar ne fillim. Sipas tij, pas nje viti pune
filluan edhe dyshimet ndaj ketij personi. Dyshohej per akte te shantazhit dhe te
reketimit ndaj personave zyrtare- perfshire ketu edhe disa ish- ministra te LDK ne
Qeverine e Kosoves gjate periudhes se Bajram Rexhepit.
"Puna, te cilen e kryenin 'punetoret' e Marajt kryesisht perqendrohej ne fotografime
dhe mbledhje te informatave per persona te caktuar",- shpjegon burimi i
"Express"-it. "Jemi marre me fotografime dhe percjellje te personave, te cilet ai i
ka fiksuar dhe ka pasur qellim te merret me ta; ka ndodhur qe te njejtit te
kercenohen permes fotografive qe i kishim bere".
Deshmitari i "Express"-it, me pune ne Presidence te Kosoves, po ashtu deshmon per
nje operacion
konkret te cilin e kishin ndermarre edhe ndaj Sabri Hamitit, anetar shumevjecar i
kryesise LDK-se, njeri i cili ka edhe lidhje te afert familjare me Presidentin
Rugova. "Maraj e kishte urdheruar fotografimin e Sabri Hamitit. Dyshohet se ai
posedon edhe me aparat per pergjim te telefoneve. Ne nje moment, truprojat e Sabri
Hamitit e kishin verejtur Marajn, duke e kuptuar se cfare po ndodhte. Aty kishte
plasur nje konflikt i ashper me te", tregon ky punetor i Presidences, kusheri i Rame
Marajt. Ai edhe vete kishte qene i pranishem ne kete veprim.
Burime te tjera brenda Institutit pohojne se kane qene te pranishme kur Maraj kishte
mbajtur mbledhje te rregullta, cdo jave, me sherbime te ndryshme te zbulimit,
perfshire edhe ate francez. "Duke qene punetor i atyshem, kam marre pjese ne disa
nga keto takime. I kam pare me sy te mi. Takimet me se shumti ishin mbajtur ne
seline e
institutit ne Bregun e Diellit, por edhe ne lokalet e klinikes Rezonanca dhe ne
banesen e tij private. Aty ishin shkembyer informacione te ndryshme me sherbimet
sekrete nga fqinjesia", pohon burimi i "Express"-it.
Punetoret e institutit nuk kishin pasur qasje ne informacionet e shkembyera. Por,
sipas disa prej tyre, ekzistojne dyshime te bazuara se informatat e shkembyera
kishin bere fjale per ish- luftetaret e UCK. Nderkohe, sipas burimeve brenda
policise se Kosoves rrjeti i Marajt ne rajonin e Dukagjinit me se shumti perbehet
nga police te SHPK-se te cilet punojne paralelisht edhe per IHPSO.
"Maraj ka qene dhe mbetet nje kiosk i informacioneve. Kush ka dashur ka mundur te
vije e te merr informacione. Edhe me sherbimet e huaja, me ato britanike, franceze,
shpeshhere ka marre para per shkembim informatave",- tregon ky burim.
Edhe police te SHPK ne liste te rrogave
te IHPSO
Nga ana tjeter, ish- polici amerikan nga fillimi i ketij rrefimi, David Eentz, ne
intervisten e tij te fundit ne Kosove kishte theksuar se Maraj kishte shkuar aq larg
sa qe ia kishte dalur qe ta dergoje nje person (emri i ditur per redaksine), per te
shkembyer informata edhe ne Serbi. Kete pohim te Eentzit te dhene vitin e kaluar e
konfirmon edhe vet burimi i "Express"-it, te cilit i kishte rastisur qe te udhetoje
disa here per ne Serbi, per 'pune zyrtare' te institutit.
"Maraj dhe zyra qe e drejton eshte sherbim zbulimi. Mendoj se ai ka lidhje me
secilen agjenci te zbulimit qe vepron ne Kosove, perfshire edhe Byroja Kosovare per
Krim te Organizuar- KOCB (Kosovo Organized Crime Bureau). Nderkohe, sipas dokumentit
30-faqesh te dorezuar nga PDK ne seli te UNMIK disa dite me heret, Maraj pohohet te
kete pasur lidhje te ngushta edhe me Sebahate Tolajn dhe Isuf
Haklajn, te dy keta police te vrare per motive ende te pasqaruara.
Nga ana tjeter, burimi i "Express"-it pohon se edhe Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj
kishin punuar paralelisht si police te SHPK dhe informatore te Marajt per rajonin e
Dukagjinit.
"Ai dyshohet te kete mbajtur takim te ndara me Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn
vetem nje dite para se te vriteshin ne prite",- pohojne burime brenda SHPK ne
Prishtine.
Sipas tyre, ai i kishte perdorur ata edhe per furnizim me informacione plotesuese
per krime te renda. Madje, nje fotografi inkriminuese e nje pjesetari te UCK ishte
gjetur gjate nje bastisjeje te policise, te udhehequr nga policet Tolaj dhe Haklaj.
Pak dite me vone, ajo ishte botuar neper mediat serbe. Burime te "Express"-it ne
polici ritheksojne se ekzistojne dyshime te bazuara per veprimtarine 'zbuluese' te
Marajt. Mirepo, nuk ka shpjegime pse deri tash nuk
eshte ndermarre gje.
Aty, degjohen ankesa per suspendimin e dy kolegeve te tyre per afat te pacaktuar.
Sipas tyre, ata ishin suspenduar per afat te pacaktuar vetem pse e kishin marre ne
pyetje Avdi Behramin, per te cilin thone te jete nder njerezit me te afert te
Marajt. Suspendimin e policeve e konfirmoi edhe Eilli Hayeard, Shefi i Njesitit te
Standardeve Profesionale te SHPK, i cili kishte kryer supsendimin. Ai nuk deshi te
komentoje se per cfare arsye ose per cfare kohezgjatje ishin suspenduar ata.
Burime nga IHPSO theksojne se ky rrjet- agjenture dhe udheheqesi i saj jane te
perfshire edhe ne emerime politike te nivelit me te larte ne Kosove. "Instituti sot
vendos njerezit lojale neper poste ministrore; ai i perdore, per qellime te veta,
ministrat aktuale, por edhe disa nga ata te mehershmit nga Lidhja Demokratike e
Kosoves."
Sipas tyre, nderlidhja me ministra
eshte e nevojshme "per marrjen e tendereve". I pyetur disa here nga "Express"-i
rreth pohimeve te ketilla mbi IHPSO dhe Marajn, Kai Vitrupp, Komisionier i Policise
se UNMIK, vazhdimisht ka theksuar se nje sherbim i tille nuk ekziston ne Kosove, dhe
se, po qe se ekziston, duhet te ndalohet menjehere.
As Shtylla I e UNMIK nuk eshte pergjigjur ndonjehere ne pyetjet e Expressit rreth
ketyre ceshtjeve. Nderkohe, punetore te afert te Marajt vazhdojne te deshmojne se
niveli dhe marredheniet me zyren ku ka punuar ka lene pershtypjen kinse ky eshte nje
sherbim legal i zbulimeve. "Policia asnjehere nuk i ka bastisur zyrat. Niveli i
bashkepunimit ka qene hierarkik. Sahere qe ka ardhur, policia ka shkembyer
informacione. Policia i ka raportuar Marajt sikurse te kishte qene vete
Komisioneri",- theksojne burimet e "Express"-it ne Presidence te Kosoves.
I biri i Rugoves, bilete per
Presidence
'De facto', Maraj udheheqet Keshilltar Special i Presidentit per Siguri Kombetare;
'de jure' ai nuk ndodhet ne liste te rrogave si nepunes i Presidences. Ne anen
tjeter, prezantimi i tij i rendomte me njerez behet ne cilesine e 'Keshilltarit
Special te Presidentit te Kosoves', titull i shkruar ne karte- viziten e tij. Deri
tash as nuk eshte pohuar e as mohuar nese Maraj vertet punon si 'keshilltar
special'. Megjithate, burime te "Express"-it pohojne se vetem ky togfjalesh i
mjafton Marajt qe te kete ndikim te madh tek veprimtaret e LDK kudo neper Kosove.
Te pyetur nese Presidenti i Kosoves eshte ne dijeni per keto veprimtari te pohuara
te Marajt, burimet nga Presidenca theksojne se Ibrahim Rugova ka te ngjare te mos
dije gje.
"Per Rugoven nuk jam i sigurt, porse e them me siguri se njeri i afert me Marajn nga
shtepia e Presidentit eshte i biri i tij,
Uke Rugova". Sipas tij, "ai ka raporte te aferta dhe eshte nder financuesit kryesore
te tij". Pohime te ngjashme- per lidhjet e Uke Rugoves dhe Rame Marajt- mund te
gjenden edhe brenda dokumentit te PDK te dorezuar ne UNMIK.
Te bemat e ketij instituti te udhehequr nga Rame Maraj nuk perfundojne vetem me
ngjarjet e vitit te kaluar. Ne raportin e perpiluar nga nje hetues nderkombetar i
UNMIK ne kohen kur kishte kontaktuar me IHPSO lidhur me granaten e dores te hedhur
ne oborrin e Presidences vitin e kaluar, Maraj kishte dhene deshmi dhe informacione
te gabuara.
Sipas ketij raporti, Maraj ne interviste kishte pohuar se granaten e kishin hedhur
persona te cilet ne kohen kur kishte ndodhur incidenti nuk kishin qene fare ne
Kosove. Cfare nenkuptohet me IHPSO, marre parasysh te gjitha keto pohime qe
shpeshhere shkojne ne shpjegime shume me te thella- dhe, me neveritese- e te
cilat redaksia e "Express"-it do t'i botoje pas kompletimit te fakteve? Perse emri i
Rame Marajt paraqitet pernjehere i nderlidhur me etiketen e nje 'eminence gri'
brenda Zyres se Presidentit te Kosoves, i specializuar per veprime prapa skenave
politike e policore?
Perderisa zyrat e institutit te tij ruhen 24 ore nga personeli i tij- ndonjehere,
perfshire edhe Carabinieret italiane- burime nga Presidenca pohojne se Maraj, per
cdo 'pune' te kryer i paguan punetoret e vet nga 200 euro.
Dukagjin Gorani -"Scandali& Postuar: Apr 18 2005, 09:45 AM
Te henen, UNMIK konfirmoi se ka pranuar dokumentin nga PDK i cili inkriminon shume
persona, perfshire edhe nje pjese te kabinetit aktual te Qeverise se Kosoves.
"Express" vazhdon te botoje fragmente te tij, duke kerkuar ndricimin perfundimtar te
akuzave te renda
Nga Dukagjin Gorani
Dhe Berat Buzhala
Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove pranoi te henen se ka marre nje dokument
nga Partia Demokratike e Kosoves. Dokumenti ne fjale i ishte dorezuar UNMIK-ut me 23
mars, 2005. Me kete, PDK kishte synuar te deshmoje se disa anetare te kabinetit te
Qeverise se Kosoves jane te implikuar ne 'aktivitete kriminale'.
Ishte Marcie Poole, shefe e Zyres per Informim ne UNMIK, te henen i konfirmoi
"Express"-it se dokumenti ne fjale i ishte dorezuar misionit. Mirepo, Poole nuk qe
ne gjendje te prononcohet
nese UNMIK do te urdheroje hetime rreth pohimeve ne dokumentin e PDK. "Do te ishte
mire qe jo vetem PDK, por secili ne Kosove qe ka informacione per shkelje te ligjit,
t'i dergoje ato ne polici, e cila pastaj duhet t'i hetoje ato",- kishte konstatuar
Poole.
Mirepo, dokumenti permban akuza te renda. Dite me heret, nje kopje te ketij
dokumenti e kishte siguruar edhe "Express", nga burime te UNMIK-ut. Dhe, meqe
ekzistimi i tij u konfirmua edhe nga administrata nderkombetare, "Express" do te
vazhdoje qe te publikoje pjese te caktuara te tij, ne pritje te ndricimit te
akuzave- te vertetesise ose te pavertetesise se tyre. Kesisoj, sic ishte shkruar
edhe me pare "Express", njera nder pjeset kryesore te ketij dokumenti perqendrohet
ne akuzimin e zv/ kryeministrit aktual te Kosoves, Adem Salihajn.
"...Ka shume te dhena se njeriu i pare i Sigurimit te Atdheut ne rajonin e Ferizajt
konsiderohet Adem Salihaj. Ai, strukturen organizative e ka pasur te shtrire ne
shume segmente: ne politike, ne organet e sigurise dhe ne ekonomi. Baze ekzekutive e
kesaj strukture ka qene dhe ende eshte grupi i truprojave te tij ne krye te te
cileve eshte N.SH., si dhe lidhjet e tija familjare me B.S.", thuhet ne nje pjese te
raportit per zv/ kryeministrin e Kosoves e cila shoqerohet edhe me nje fotografi.
Sipas autoreve te dokumentit- emri i te cileve nuk figuron- ne muajin maj 2003,
"Adem Salihaj ka marre pjese ne nje konflikt te armatosur ne fabriken e tij ne
Ferizaj, fabrike te cilen asnjehere nuk e ka deklaruar si prone te veten dhe te dy
ortakeve te tij". Tutje, shtohet se "ky konflikt ka ndodhur per shkak te
mosmarreveshjeve ne ndarjen e interesit, me c'rast Adem Salihaj tentoi disa here ta
godase me revole S. B. Konflikti eshte evituar vetem pas intervenimit te SHPK-se,
e cila ishte lajmeruar nga punetoret e fabrikes. Pas intervenimit, policia i kishte
shoqeruar deri ne stacionin e policise te tre ortaket e involvuar ne konflikt: Adem
Salihajn, G. M dhe S. B (keta dy te fundit ne lidhje familjare me njeri- tjetrin).
Policia e SHPK-se e kishte mbyllur kete rast dhe nuk e kishte bere publik. Eprori i
cili e ka mbyllur rastin eshte XH. XH".
Eprori i SHPK, sipas dokumentit, eshte shperblyer nga Adem Salihaj me punesim te
gruas se tij ne Kuvendin Komunal te Ferizajt dhe me ndarjen e nje parcele toke per
ndertim ne hyrje te qytetit te Ferizajt, me dokumente te falsifikuara.
"Me vone, gjate tentimit te eprorit te SHPK, XH. XH, per te investuar ne parcelen e
ndare nga KK i Ferizajt erdhi deri tek konflikti mes familjes se tij dhe familjes L.
e cila ishte pronare e vertete e parceles, si dhe mes kryeshefit te kesaj komune
Sahit Krasniqi i cili
tentonte me cdo kusht qe te realizohej premtimi i bere XH. XH-se. Konflikti i
familjes L. dhe Sahit Krasniqit u shnderrua ne nje konflikt fizik ne lokalet e
Kuvendit Komunal te Ferizajt. Mirepo, pas insistimit te vendosur te familjes L., e
cila kishte nje anetar te saj te punesuar si perkthyes ne policine e UNMIK-ut, XH.
XH hoqi dore nga ndjekja e rastit. Kjo ngjarje solli ne pah edhe falsifikimin e
dokumentit ne Drejtorine per Kadaster, Pronesi dhe Gjeodezi ne kete komune. A eshte
ne dijeni UNMIK-u per keto raste dhe a mundet qe ky person te jete zv/ Kryeminister
i vendit?", thuhet ne dokument.
Gjithnje sipas dokumentit, me daten 10.07.2003 nje njesit i "Sigurimit te Atdheut"
ne shtepine e SH.SH, ne rrugen "28 Nentori" ne Ferizaj ka organizuar bartjen e nje
sasie te armatimit.
"Aty kishte: eksploziv, mjete per aktivizim me teledirigjim, arme kallashnikov dhe
municion per
te. Ne kete aksion kane marre pjese N. SH., SH. SH., G. N., H. M., dhe nje person
nga Prishtina. Bartja e armatimit eshte organizuar me dy vetura: ne njeren ka qene i
vendosur armatimi, kurse ne tjetren kane qene disa persona qe vezhgonin rrugen nga
patrullat e policise. Aksioni ka perfunduar me sukses dhe kjo sasi e municionit ka
perfunduar ne fshatin Mramor te Prishtines, ne shtepine e M. G.", thuhet ne nje
pjese tjeter te dokumentit te shoqeruar me fotografi.
Sipas autoreve, pas bartjes se armatimit grupi ishte kthyer ne shtepine e Adem
Salihajt. Sipas pohimeve ne dokument, atij i ishte raportuar per rrjedhen e
aksionit. "Me 9 dhjetor 2003, pjesetare te "Sigurimit te Atdheut" me nje kombi te
bardhe, me mbishkrim te nje firme, kane bere bartjen e nje sasie te armatimit nga
lokalet e firmes 'F' ne rrugen 'E Recakut' ne Ferizaj, ne drejtim te Pejes. Kjo sasi
e armatimit eshte
derguar ne Peje. Vetura ishte ndalur ne oborrin e Kuvendit Komunal te Pejes. Aty,
veturen e kane pritur U. R. dhe M. G. Nuk dihet me tej se cka eshte bere me ato".
Dokument vazhdon duke dhene edhe shenime te tjera, gjithashtu tronditese. "Me 23
tetor 2003, ne oren 10:00, ne lagjen 'Velania' (Prishtine), ne shtepine (...) ne
katin e dyte, eshte mbajtur trajnimi ne te cilin kane marre pjese rreth 20 persona
nga pjese te ndryshme te Kosoves, ne mesin e te cileve ndodheshin edhe disa njerez
te afert te Adem Salihajt. Qellimi i ketij trajnimi ka qene pergatitja e personave
per te perdorur mjete eksplozive mekanike dhe me teledirigjim. Ligjeruesit kane qene
nga Shqiperia".
Per me teper, autoret e panjohur te ketij dokumenti pretendojne se dijne deri ne
detaje edhe per organizimin dhe ekzekutimin e shperthimit rrenqethes me auto- bombe
brenda qendres tregtare Ben- Af ne hyrje te
Ferizajt.
"Per sulmin terrorist ne 'Ben- af' ka informacione konkrete se ne organizimin e tij
kane marre pjese njerez qe kane lidhje direkte dhe indirekte me Adem Salihajn. Kemi
te dhena se sulmi eshte kryer nga nje grup personash te udhehequr nga L. G dhe B. S.
Vecanerisht diteve te fundit, pas sulmit kunder Kryetarit te Kosoves, jane shprehur
divergjenca mes grupit dhe llafosje mes tyre, nga shihet nje frike dhe pakenaqesi e
madhe mes njeri-tjetrit", vazhdon dokumenti.
Me tutje, ne kete dokument pohohet edhe per kercenime qe i jane bere pjesetareve te
LDK nga e ashtuquajtura Armate Kombetare Shqiptare (AKSH), e per te cilen autoret e
dokumentit pohojne se eshte e themeluar nga njerez te afert me LDK. Ne fund te
dokumentit fillon radhitja e qindra emrave per te cilet pohohet se jane pjesetare te
"Sigurimit te Atdheut". Emrat jane te ndare sipas rajoneve dhe komunave te
Kosoves. Sipas ketij dokumenti, vetem ne Peje ky organizim i sigurimit numeron rreth
30 persona. Shumica prej tyre kane edhe funksione te ndryshme publike, si ne polici,
ne kuvend komunal, ne media, etj.
Vetem ne Decan, dokumenti pohon se rrjeti numeron se paku 50 anetare; ketu
perfshihen edhe pjesetare te SHPK, punetore te arsimit, te kuvendit komunal e tjere
ndersa thekson se kjo organizate shtrihet edhe ne Burim (Istog), Viti, Gjilan,
Ferizaj, Kacanik, Prizren, Suhareke, Malisheve, Rahovec, Prishtine, Vushtrri,
Kastriot (Obiliq), Fushe Kosove, Gjakove, Mitrovice dhe Skenderaj.
Sa per anetaret e inkriminuar te kabinetit aktual te Qeverise se Kosoves, dokumenti
thekson emrat e Astrit Haracise (Minister i Kultures), Melihate Termkollit (Ministre
e Sherbimeve Publike), Agim Veliut (Minister i Arsimit) dhe Adem Salihajt (zv/
Kryeminister). Aty permenden edhe emrat e
financueseve te rrjetit, me gjithe fotografite e lokacioneve- shtepi private, motele
private- ku pohohet se zhvillohen te gjitha takimet e kesaj organizate.
"Express"-it dhe, mbase, te gjithe kosovareve i mbetet te presin qe ditet e ardhshme
ta deshmojne vertetesine apo pavertetesine e ketyre pohimeve. Tani, ne potez jane te
gjithe: administrata nderkombetare, pushteti vendor dhe drejtesia. Domosdoshmerisht,
prej tyre pritet ndricimi perfundimtar i ketyre akuzave te renda.
UNMIK
"Ne e kemi marre nje dokument nga PDK. Policia eshte duke e shikuar ate dhe do te
vazhdoje ta shikoje. Nese ka informacione shtese, atehere hetimet do te fillojne",
deklaroi zevendesshefi i UNMIK-ut, Larry Rossin. Rossin tha se policise i eshte
sugjeruar "te bejne ate qe duhet bere", dhe sipas tij, ata vec kane filluar
ekzaminimet per te pare nese ka dyshime. "Ne gjithmone i marrim
seriozisht ceshtjet e ngrituara nga faktoret politike, qofte nga pozita, qofte nga
opozita", tha Rossin, pas nje takimi qe zhvilloi me liderin e PDK-se, ne seline e
ketij te fundit.
PDK-Thaci
"Kerkova edhe nje here qe UNMIK te marre rolin e vet aktiv, te fuqishem, garantues
te funksionimit demokratik te institucioneve te Kosoves. Ato duhet te funksionojne
ne menyre te pergjegjshme, tranpspatrente", u shpreh Thaci.
LDK:
"Cdo dyshim duhet hetuar, ne menyre qe gjerat te argumentohen. Asnjehere nuk e kemi
kundershtuar kete", deklaroi per "Express", zedhenesi i LDK-se, Lulzim Zeneli.
Anetari i Kryesise se LDK-se dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri:"Mendoj se
se pari do te duhej hetuar PDK per disa veprimtari, e pastaj edhe anetaret e
kabinetit qeveritar". Duke thene se nuk ka dijeni per te ashtquajturin "Sigurimi i
Atdheut", Haziri shtoi se per
kete organizate ka degjuar per here te pare nga PDK".
Adem Salihaj pergjigjet
Zevendeskryeministri i Kosoves, Adem Salihaj, i akuzuari kryesor i PDK-se, e shpalli
veten te pafajshem. "Pamfleti i PDK-se nuk ka asnje lidhje me mua. Nuk jam i
nderlidhur ne asnje forme te organizimit te krimit ose kurrupsionit", ka deklaruar
Salihaj. Ai ka thene se eshte shume rrenqethese qe nje subjekt politik, i cili e
mban veten subjekt serioz, te merret kontruksione te tilla pa pasur asnje fakt per
ato akuza. Salihaj i ka quajtur akuzat e PDK-se shpifje.
"Mund ta marr me mend se cfare do te bente kjo parti me kundershtaret e vet, po te
ishte ne pushtet", ka shtuar ai. Adem Salihaj, po ashtu, tha se nuk njeh dhe me
vetedije nuk ka pasur kontakt me asnje pjesetar te "Sigurimit te Atdheut". "Une me
vetedije e them se nuk kam kurrefare lidhjesh as me eksplodimin ne 'Ben-Aff', ose ne
ndonje vrasje te caktuar", shtoi ai.