Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-01-08, 14:56   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Argumentet praktike mund tė pėrmblidhen:

1-Pavarėsisht si ėshtė e vėrteta pėr Skėnderbeun, duke e paraqitur
si mbrojtės tė Evropės, shqiptarėt pėrfitojnė pėrkrahjen e Evropės
pėr synimet e veta politike tė kohės;
2-Pavarėsisht si ėshtė e vėrteta duke e paraqitur Skėnderbeun si
mbrojtės tė krishtėrimit, shqiptarėt fitojnė pėrkrahjen politike tė
kristianėve pėrinteresat e kohės;
3-Pavarėsisht nga rrjedhojat qė ka sjellė politika e Skėnderbeut dhe
figura e tij duhet tė ruhet pėr shkak tė frymėzimit qė jep tek
shqiptarėt pėr luftėn pėr liri dhe pėr pavarėsi.

Ndaj tė gjitha kėtyre argumentave janė paraqitur argumenta
alternative, tė tjera, qė do tė pėrshkruhen mė hollėsisht nė vijim,
po ashtu nė tė dy dimensionet: teorike dhe praktike.

1-Skėnderbeu pėr ēerek shekulli ėshtė mbrojtės i Evropės nė kuptimin
ushtarak dhe nė kuptimin e mbrojtjes sė qytetėrimit evropian,
qytetėrimit perėndimor pėrballė barbarisė lindore osmane. Ky
argument thotė se Skėnderbeu e mbrojti Evropėn drejtpėrdrejtė , duke mos
lejuar kalimin e pushtuesve osmanė islamikė nga bregdeti shqiptar
dhe territori i zotėruar prej tij nė Evropė dhe tėrthorazi duke
angazhuar forca tė mėdha ushtarake osmane nė luftė kundėr vetes dhe
shqiptarėve dhe kėshtu duke dobėsuar fuqinė e saj pushtuese
ushtarake ndaj Evropės. Duke e mbrojtur Evropėn nga pushtimi ushtarak osman,
Skėnderbeu ka mbrojtur qytetėrimin evropian perėndimor.

Ndaj kėtij argumenti janė bėrė vėrejtje tė shumta dhe janė
paraqitur argumente lternative:

sė pari, a nuk kishte rrugė tė tjera Perandoria Osmane pėr pushtimin e Evropės, por vetėm nga Shqipėria e Mesme (e sotme) dhe nga Durrėsi ?
Nė periudhėn e Skėnderbeut, Perandoria Osmane shtrihej nė gjithė Bosnjen e Serbinė deri afėr Beogradit (qė mbahej nga hungarezėt) prej nga mund tė depėrtonte nė Evropė nėpėr
luginėn e Danubit dhe po ashtu, kishte mundėsi tė kalojė Adriatikun
nė vendkalimin mė tė ngushtė, Otranto, e nuk kishte pse tė kalonte
patjetėr nga Durrėsi. Sė dyti, pse nuk e pushtoi Evropėn pas vdekjes
sė Skėnderbeut, kur nuk mbrohej mė prej tij ? Pas vdekjes sė
Skėnderbeut fuqia pushtuese e Perandorisė Osmane nuk kishte rėnė,
por pėrkundrazi pėrparoi deri afėr Vjenės. Pėr mė tepėr, megjithėse
e futi nė dorė bregdetin shqiptar, pėrparimin kah Evropės e ndoqi nė
rrugė tokėsore, bregut tė Danubit deri afėr Vjenės dhe nuk ndėrmori
sulme kundėr Italisė e papatit nga Durrėsi. Sė treti, a duhej tė
mbrohej qytetėrimi dhe kultura perėndimore e asaj kohe ?
Qyetėrimi dhe kultura evropiane e asaj periudhe dhe shumė mė pas, ishin ndėr
tė tjera, qytetėrimi dhe kultura e kryqėzatave, inkuizicionit, djegies
sė rreth 700 mijė plakave tė pafajshme tė akuzuara si shtriga, e
shfarosjes sė hebrejve etj., etj.
Vetė evropianėt kishin filluar dhe pak pas vdekjes sė Skėnderbeut i kishin shpallur luftė qytetėrimit dhe kulturės sė deriatėhershme evropiane, elementėve thelbėsorė
tė mesjetės tė cilėn e quanin periudhė tė "vdekjes" dhe pėrpiqeshin
ta zėvendėsonin me "rilindjen", periudhė dehumanizmi dhe pėrpiqeshin
ta zėvendėsonin me humanizmin, periudhė tė errėsirės dhe flakjen e
saj e quajtėn periudhė tė ndriēimit (iluminizmit) . Mund tė thuhet se
Skėnderbeu mbrojti kushtet qė evropianėt vetė tė fillojnė luftėn
kundėr kėsaj kulture perėndimore, por ky interpretim nuk qėndron,
sepse lufta evropiane kundėr kulturės evropiane mori vrull pikėrisht
pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nga kjo rastisje nė kohė ndoshta nuk del
as se Skėnderbeu ishte pengesė e vrullit tė humanizmit, rilindjes
dhe iluminizmit evropian, por vetėm se Skėnderbeu nuk kishte rol tė
rėndėsishėm as pėr mbrojtjen, as pėr ndryshimin e kulturės
evropiane.
Sidoqoftė, sipas vetė evropianėve, gjėja qė duhej mė sė paku tė
bėhej nė atė ishte mbrojtja e kulturės sė atėhershme evropiane,
perėndimore etj., etj.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-01-08, 15:06   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

2-Skėnderbeu ėshtė mbrojtės i krishtėrimit perėndimor.
Ky argument thotė se luftėrat antiosmane tė Skėnderbeut kanė qenė njėkohėsisht
luftra pėr ruajtjen e kristianizmit perėndimor kundėr islamizmit, se
Skėnderbeu ishte projektuar tė vihej nė krye tė kryqėzatave, se
ėshtė vlerėsuar "Atleti i Krishtit", se kėshilltar kryesor kishte
peshkopin Pal Engjėlli dhe se pėrfundimisht nė orientimin e vet politik ishte
thellėsisht kristian perėndimor.

Ndaj kėtij argumenti janė paraqitur kundėrargumente tė prirjeve tė
ndryshme qė tregojnė marrėdhėnie mė tė ndėrlikuara ndėrmjet
Skėnderbeut dhe kristianizmit.

Sė pari, historigrafia enveriste ėshtė pėrpjekur tė zvogėlojė motivin fetar kristian tė Skėnderbeut duke nxjerrė pavarėsinė e vendit si motiv tė parė tė luftėrave tė tij,
duke treguar pabesitė e papės ndaj Skėnderbeut etj.
Sė dyti, cilin kristianizėm perėndimor mbronte Skėnderbeu ?
Edhe nė qoftė se Skėnderbeu ishte mbrojtės i katolicizmit papnor,
nuk del se ėshtė mbrojtės i kristianizmit perėndimor, sepse
kristianizmi perėndimor ishte ndarė nė drejtime qė nuk pranonin
katolicizmin papnor dhe autoritetin e papės sė Romės. Pak para
periudhės sė luftėrave tė Skėnderbeut, konflikte kishin shpėrthyer
madje edhe ndėrmjet vetė kandidatėve pėr selinė e papės, njė prej
tė cilėve e zhvendosi atė nė Avinjon tė Francės, e nė tė njėjtėn kohė
ekzistonin tre papė qė lėshonin mallkime kundėr njėri-tjetrit.
Gjatė periudhės sė Skėnderbeut kishin filluar dhe jo shumė pas vdekjes sė
tij morėn vrull lėvizjet reformiste nė Gjermani me Martin Luterin,
nė Francė me Kalvinin etj., pėr shkėputjen e kishave nga
katolicizmi papnor qė pėrfunduan nė luftėra tė pėrgjakshme si masakra kundėr
hugenotėve nė natėn e Shėn Bartolemeut, inkuizicioni, luftėrat
ndėrmjet Spanjės dhe Hollandės etj., etj.
Njėri pas tjetrit kisha dhe popuj evropianė ishin shkėputur nga katolicizmi dhe autoriteti
papnor duke krijuar kishėn anglikane, protestantėt, kalvinistėt,
luterianėt, baptistėt etj., etj., kėshtu qė termi "mbrojtje e
katolicizmit" nuk mbulon termin "mbrojtje e kristianizmit
perėndimor", por vetėm tregon marrjen e anės sė njėrės palė
kristiane nė luftėn kundėr palės tjetėr kristiane perėndimore.

Sė treti, a ishte luftė pėr mbrojtjen e kristainizmit kundėr
islamizmit pjesėmarrja e Skėnderbeut nė luftėn e njė princi kristian
(psh princit tė Napolit) kundėr njė princi tjetėr po kristian nė
gadishullin italik ?
Skėnderbeu del se ka zhvilluar luftėra edhe
kundėr kristianėve dhe kjo mund tė interpetohet si luftė e
Skėnderbeut kundėr kristianizmit (siē interpretohet si luftė pėr
mbrojtjen e tij
, meqenėse ėshtė nė anėn e njė udhėheqėsi kristian)
jo vetėm kur ishte nė shėrbim tė sulltanit, por edhe kur ishte
kundėrshtar i tij, ose mund tė interpretohet se nė politikėn e
vetė Skėnderbeu nuk udhėhiqej nga motivi fetar, por i forcimit tė
fuqisė sė vet ose se Skėnderbeu ishte njė palė kristiane nė luftėn
kundėr islamizmit dhe kristianizmit tjetėr perėndimor etj., etj. Po
ashtu, si mbrojtės i kristianizmit perėndimor, Skėnderbeu nuk del as
kur bėn aleanca me princėr dhe mbretėr tė kristianizmit ortodoks
lindor si ata serbė, bullgarė, grekė etj.
Sė katėrti, devotshmėria katolike e Skėnderbeut ėshtė e dyshimtė,
sepse vetė ai njė kohė tė gjatė kishte jetuar si mysliman, sepse
familja e tij ishte e njohur nga njėra anė pėr ndėrrimet e shpeshta
fetare dhe nga ana tjetėr, pjesa mė e madhe e familjes sė tij ishte
nėn ndikimin ortodoks tė nėnės qė shprehet nė ortodoksė-sllavė tė
vėllezėrve dhe motrave si Reposhi, Konstantini, Vllajka, Jella
etj., deri tek varrimi i vėllait tė tij me nderim tė madh nė manastirin e
shenjtė e Hilanadarit nė Greqi.

Siē u tha edhe nė prirjet politike tek Skėnderbeu konstatohen prirje drejt kristianizmit ortodoks lindor.
Sė pesti, Skėnderbeu mund tė interpretohet si udhėheqėsi
shqiptar qė pėruroi fillimin e luftėrave fetare ndėrmjet
shqiptarėve.
Kėshtu mund tė interpretohet sjellja e tij ndaj
besimeve tė tjera fetare nė Shqipėri pas kthimit nė Krujė, kur kėrkoi nga
kolonistėt dhe tė konvertuarit nė myslimanė tė zgjedhin ndėrmjet
kristianizmit e vdekjes dhe tė gjithė ata qė nuk pranuan tė
braktisin islamin i masakroi.
Masakra masive si kėto nuk janė kryer
gjatė gjithė periudhės sė sundimit osman dhe pėrgjithėsisht kjo
sjellje e Skėnderbeut nuk u pasua nga udhėheqės tė tjerė (ndoshta me
pėrjashtim tė Pjetėr Bogdanit dhe ndonjė rasti tjetėr tė rrallė
)
e nuk u shndėrrua nė traditė tek shqiptarėt. Pėrkundrazi, traditė u
bė toleranca fetare qė ėshtė njė pėrvojė dhe karakteristikė tipike
shqiptare.
Por nė qoftė se do tė ishte vazhduar qėndrimi i Skėnderbeut,
atėherė atij do t'i takonte merita e themeluesit tė intolerancės dhe
luftėrave fetare ndėrmjet shqiptarėve. Sidoqoftė nga tė gjitha kėto,
sjellja e Skėnderbeut nuk mund tė pėrmblidhet nėn termin "mbrojtės
I kristianizmit perėndimor", as nėn termin "mbrojtės i
kristianizmit" , sepse nė veprimtarinė e tij ka edhe luftėra kundėr kristianėve,
sidomos kundėrshtarėve tė Papės, edhe aleanca me ortodoksinė qė nuk
ėshtė kristianizėm perėndimor etj. Sigurisht, nė krahasim me
islamizmin, tė gjitha format e kristianizmit kanė diēka tė
pėrbashkėt, por kjo e pėrbashkėt ėshtė e pamjaftueshme qė
veprimtaria e Skėnderbeut tė pėrfshihet nėn termin "mbrojtės i
kristianizmit" edhe kur lufton kundėr kristianėve.

vazhdon me piken 3-Pavarėsisht nga rrjedhojat qė ka sjellė politika e Skėnderbeut dhe
figura e tij duhet tė ruhet pėr shkak tė frymėzimit qė jep tek
shqiptarėt pėr luftėn pėr liri dhe pėr pavarėsi.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-12-11, 19:26   #3
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Mirė paska thonė Sami Frashėri , por t'ish kan me qu Samin nga vorri tė shiqon si ėshtė zbrazur Kosova nga lufta nė vitin 1999 , ish shokuar .
Ma mirė mos ta ngucim atdhetarin Sami mos tė sheh edhe Mitrovicėn e ndarė nga njė grusht shkie , kish ra nė depresion .

per fatkeq kėshtu eshte ne Kosovė .
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-12, 15:09   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

XHAMARIA BIEMI DHE MITI PĖR SKĖNDERBEUN





Avni Alcani


Me rastin e 544-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut

Cilido shqiptar, studiues apo lexues i thjeshtė qė e ka lexuar, studiuar dhe hulumtuar jetėn dhe veprėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, do ta kishte shumė tė vėshtirė tė dilte nga miti qė ėshtė krijuar pėr figurėn e Heroit Kombėtar, pasi ky mit ėshtė krijuar ndėr vite nga tė gjithė shqiptarėt pėr vetė shqiptarėt.

Por ky mit ėshtė ushqyer edhe nga njė lloj literature aventureske, e cila ėshtė krijuar nė shekujt e kaluar, siē ėshtė, p.sh., libri “Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh” (Breshia, Giam, Battista Bossino 1742), i njė autori italian tė shekullit tė 18, priftit nga Breshia, Xhamaria Biemi, vepra e tė cilit ėshtė vlerėsuar si “vepra mashtruese e hileqare” dhe vetė autori i saj si jo serioz dhe si njė falsifikator profesionist.

* * *

Historianė shqiptarė tė shek. tė 20, tė cilėt janė marrė me studimin e figurės sė Skėnderbeut, nė lidhje me Xh. Biemin dhe veprėn e tij tė sipėrpėrmendur, janė ndarė nė dysh, duke pasur mendime dhe opinione tė ndryshme nga njėri-tjetri. Dy prej historianėve mė tė njohur shqiptarė, qė kanė shkruar libra pėr historinė e Skėnderbeut, siē janė Fan S. Noli dhe Kristo Frashėri, e pranojnė Biemin dhe veprėn e tij, kurse disa historianė tė tjerė (Aleks Buda, Dhimitėr Shuteriqi etj.), e kundėrshtojnė si Biemin, por edhe veprėn e tij.

Noli, nė librin “Gj. K. Skėnderbeu. 1405-1968” (Tiranė 1967), shkruan se burimet qė janė nxjerrė nga libri i Biemit janė shumė tė besueshme. Kjo, sipas tij, pasi Biemi paska shfrytėzuar librin e njė biografi tė vjetėr shqiptar, qė ėshtė quajtur Anonimi i Tivarit dhe se “Biemi ėshtė i pari dhe i vetmi historian qė e pėrdori librin e Tivarasit, i cili duket se ka humbur pėrfundimisht” (Noli, faqe 158). Tė njėjtin qėndrim me Nolin, pėr Xh. Biemin dhe veprėn e tij, mban edhe historiani i mirėnjohur Kristo Frashėri nė librin “Skėnderbeu. Jeta dhe vepra”, (Tiranė 2002).

Kundėrshtarėt e Biemit hedhin dyshime nė tė dhėnat autentike qė jep ky autor nė veprėn e tij pėr Skėnderbeun. Dh. S. Shuteriqi, nė shkrimet kushtuar aranitėve, shpeshherė e ka pėrmendur edhe Biemin si biograf tė Skėnderbeut, por ai shkruan pėr abatin breshian se “Biemi… ka fantazuar shumė”. Kurse historiani i shquar shqiptar, Aleks Buda, nė parathėnien e librit tė F.S. Nolit, “Gj. K. Skėnderbeu 1405-1968”, shkruan se “Njė e metė qė mbėshtetet akoma nė punimin e ri tė Nolit ėshtė fakti se ai vazhdon tė pėrdorė si burim tė dorės sė parė disa burime tregimtare shumė tė dyshimta. E kemi fjalėn pėr historinė e tė ashtuquajturit “Tivaras”, pėr tė cilin historianė me autoritet kanė shprehur mendimin e argumentuar se kemi tė bėjmė me njė falsifikim tė njė falsifikatori profesionist tė shek. XVIII, Xhamaria Biemi” (Buda, “Fan S. Noli, historian i Skėnderbeut”, Parathėnie e librit: “Gj.K.Skėnderbeu. 1405-1968”, Tiranė 1967, faqe 8). Buda e vijon mė tej kritikėn ndaj Nolit, kur thotė se “pėr shkak tė kėtij burimi kaq tė dyshimtė, Noli lė qėllimisht pas dore njė burim si biografinė e hartuar nga shqiptari Marin Barleti, tė cilin kėrkimet e reja po e vėrtetojnė gjithnjė e mė tepėr si njė burim nė kuptim tė plotė autentik e tė dorės sė parė (Buda, po aty, faqe 8).

Pėrse njė historian me pėrmasa si Fan Noli “gabon” nė pėrdorimin e burimeve historike pėr Skėnderbeun nga njė autor i dyshimtė, si ėshtė Xh. Biemi?! Kjo ka ndodhur, sipas mendimit tim, sepse Fan Noli ishte i mbrujtur me idealet e rilindėsve shqiptarė, tė cilėt, pėr qėllimet e tyre atdhetare, e kishin glorifikuar dhe mitizuar figurėn e Skėnderbeut qė ai t’i “udhėhiqte” drejt idealit tė tyre madhor, ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtimi i gjatė turk.

* * *

Kundėrshtari mė i “rreptė” i Xh. Biemit dhe i veprės sė tij ka qenė njė historian jo shqiptar, Frans Babinger (1891-1967), profesor i njohur gjerman i historisė nė Universitetin e Mynihut (Gjermani). F. Babinger ėshtė autor i disa librave pėr historinė e otomanėve. Ai ka shkruar disa artikuj e libra edhe pėr historinė e Shqipėrisė. Veprat e tij mė tė njohura janė librat: “Mehmet Pushtuesi”, “Elbasani” dhe “Fundi i arianitėve”.

Ne nė kėtė shkrim do tė fokusohemi te libri “Fundi i arianitėve”, botim i Akademisė sė Shkencave tė Bavarisė dhe i Shtėpisė Botuese tė Akademisė sė Shkencave tė Bavarisė (Mynih 1960). Nė vitin 2004 libri u pėrkthye edhe nė gjuhėn shqipe nga Shtėpia Botuese “Plejad”, nė kolanėn: “Plejada e Mendimit Botėror, Histori”. Libri i kushtohet Kostandin Aranitit, djalit tė dytė tė Gjergj Aranitit, i cili ishte njė personalitet i madh dhe njė prej emrave mė tė lakuar nė oborrin papnor, tė mbretėrve tė Francės dhe tė Gjermanisė, nė fund tė shek. XV dhe deri nė fillim tė shek. XVI. Veprimtaria e tij diplomatike nė shėrbim tė mbretit Maksimilian I tė Gjermanisė dhe tė Kurisė Romane tė Vatikanit, ishte tepėr e rėndėsishme dhe vendimtare. Falė lėvizjeve tė tij tė zgjuar dhe nuhatjes sė mprehtė prej diplomati, Kostandini fitoi pushtet, prona dhe u bė personaliteti mė i preferuar i Papa Julianit II. Pak kohė para se Juliani II tė vdiste, e caktoi Kostandin Aranitin Kapiten i Pėrgjithshėm i trupave tė Kėshillit tė Gjithėmbarshėm tė Lateranit.

Qė nė faqet e para tė librit, nė parathėnien e tij, lexuesi ndeshet me njė qėndrim kritik tė Babingerit ndaj historianėve shqiptarė dhe i bėn fajtorė ata pėr vlerėsimin jo tė denjė qė i kanė bėrė figurės sė Gjergj Arianitit, atit tė Kostandinit, si dhe pėr errėsimin e nėnvlerėsimin nė dobi tė dhėndrit tė tij, Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Babinger shkruan: “Pėr sa ka tė bėjė, sė fundi, me historinė e Shqipėrisė, para sundimit pėrfundimtar osman, mbi kėtė popull aq tė dhėnė pas lirisė, nga faqet e hyrjes sė kėtij shkrimi ka tė ngjarė tė shihet qartė se, ndofta, roli i Gjergj Arianitit ėshtė errėsuar nė mėnyrė tė dyshimtė nė tė mirė tė dhėndrit tė tij, tė mbiquajtur sė fundi “capitano generale dei Signori d’Albania” (Gj. Muzaka) Gjergj Kastrioti, i quajtur Skėnderbej” (Babinger, faqe 9). Babinger shpreh njė konsideratė tė veēantė pėr Gj. Arianitin, duke e cilėsuar atė si njė gjeneral dhe mbrojtės tė vendit tė tij. Gjergj Arianiti, shkruan Babingeri: “del nė dritė jo vetėm tė historisė sė Shqipėrisė, por dhe tė historisė sė Perėndimit, si dhe lavdinė e tė cilit, si gjeneral dhe mbrojtės tė vendit tė arnautėve nga turqit qė i binin nė qafė e qė vetėm mbas vdekjes sė tij qe lėnė nė hije dhe, sė fund qe errėsuar krejtėsisht nga ajo e dhėndrit tė tij, Gjergj Kastrioti, i quajtur Skėnderbe”, (Babinger, faqe 21-22). Duke krahasuar sukseset e Arianitit me ato tė dhėndrit tė tij, Babinger ka shprehur mendimin se: “sukseset ushtarake tė Gjergj Arianitit, para sė gjithash ushtria e tij nė luftėn e vogėl, vėshtirė se mund tė mbeten pas atyre tė burrit tė vajzės sė tij” (Babinger, faqe 22). Por, “pas vitit 1455”, shkruan Babinger, ēuditėrisht “zhduket emri i tij nga vjetarėt e Historisė sė Shqipėrisė, qė kėtej e tutje lavdėronin vetėm emrin e burrit tė vajzės sė tij, Gjergj Kastriotit”, (Babinger, faqe 25).

Le t’i rikthehemi ēėshtjes sonė, atė tė kritikės qė i ka bėrė F. Babinger priftit italian Xhamaria Biemi dhe libri tė tij tė titulluar “Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh” (Breshia, Giam, Battista Bossino 1742). Babinger ėshtė tepėr i ashpėr nė qėndrimin e tij ndaj Biemit dhe e etiketon priftin breshian si “mashtruesi i pacipė” dhe librin e tij si “vepra mashtruese e hileqare e abatit breshian” (Babinger, faqe 9). Ai i kėshillon historianėt shqiptarė qė “studimet historike shqiptare (duhet) tė ēlirohen nga vepra mashtruese e hileqare letrare e Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh e Gianmaria Biemit” (Babinger, faqe 9). Babinger ka vėrtetuar se nuk ka qenė botuar asnjė libėr i shkruar nga njė Anonim i Tivarit. Ky libėr ėshtė njė sajesė e Xh. Biemit. Qysh nė vitin 1933 Babinger e kishte nxitur mikun e tij, Kurt Ohly, njė specialist i inkunabulave,) qė tė gjente njė libėr tė tė ashtuquajturit “Anonimi Tivaras”, i cili pretendohej se ishte botuar qė nė vitin 1480 dhe mbi tė cilin abati breshian kishte sajuar historinė e tij pėr Skėnderbeun. Babinger shkruan se “Kurt Ohly, me nxitjen time, e demaskoi mashtrimin e paciptė tė abatit breshian te Vjetari i Gutenbergut 1933, te faqe 53-61, nuk do tė pėrdorej nė mėnyrė tė vazhdueshme si njė burim i besueshėm dhe kėshtu do t’i bėhej shkencės njė shėrbim me tė vėrtetė i mirė” (Babinger, faqe 10). Kėtė e pohon edhe vetė Noli nė librin e tij tė historisė sė Skėnderbeut, se Kurt Ohly “nuk ka mundur tė gjejė asnjė provė qė njė libėr si i Tivarasit tė ketė qenė botuar ndonjėherė nė Venedik, prej Radolit tė Augusburgut” (Noli, “Gj.K.Skėnderbeu. 1405-1968”, Tiranė 1967, faqe 160).

Fan S. Noli, si njė pėrkrahės i veprės sė Biemit, pati debatuar me Babingerin, duke e akuzuar studiuesin gjerman se ai ka nxjerrė “pėrfundime tė nxituara” nga Biemit dhe veprės sė tij dhe se Babingeri “ka shumė tė ngjarė ta ketė lexuar tek-tuk librin e Biemit” (Noli, faqe 160). Kėtyre akuzave tė Nolit profesori i historisė u ėshtė pėrgjigjur, se “po qe se peshkopi shqiptar Fan Stilian Noli (Boston) nė librin e tij George Castrioti Skanderbeg (1405-1468) (New York, 1947), nė faqen 41 ankohet pėr kėtė... e gjitha kjo e nderon pak dashurinė pėr tė afėrmin, tė kėtij titullari tė kishės dhe aq mė pak i shėrben ai, nė kėtė mėnyrė, studimit tė ndėrgjegjshėm historik” (Babinger, faqe 10).

* * *

Historianėt dhe gjithė krijuesit shqiptarė e mitizuan figurėn e Skėnderbeut. Ai pėrshkruhej si nėpėr legjenda, me kalin qė kapėrcente malet dhe me shpatėn qė nuk e mbanin dot as dhjetė burra etj., etj. Mitizimi i figurės sė tij mori pėrmasa tė jashtėzakonshme nė shek. e 19, gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare shqiptare. Rilindėsit shqiptarė kėrkonin tė zgjonin te shqiptarėt ndjenjat e kombėtarėve, pėr t’i mobilizuar tė ngriheshin nė luftė pėr ēlirimin e vendit tė tyre nga pushtimi i gjatė 5 shekullor otoman. Ata kėrkonin njė figurė heroi qė t’ua paraqisnin shqiptarėve, qė ta kishin si shembull. Figura mė e pėrshtatshme ishte e Skėnderbeut, njė figurė historike e shek. tė 15, qė u kishte bėrė qėndresė tė jashtėzakonshme ushtrive turke pėr 25 vjet rresht dhe kishte pėrballuar ushtrinė mė tė madhe dhe mė tė fortė nė botė. Krijuesit e parė qė u morėn me figurėn e Skėnderbeut dhe pėr “Motin e Madh” ishin shkrimtarėt arbėreshė tė Italisė, si De Rada, Gavril Dara, Zef Serempe, B. Bilota etj. Poeti kombėtar i shqiptarėve, Naim Frashėri, shkroi “Istori e Skėnderbeut”, qė e pati marrė frymėzimin nga vepra e M. Barletit. Poema pati njė jehonė tė madhe nė Shqipėri, por edhe te krijuesit e tjerė shqiptarė, tė cilėt pothuajse tė gjithė shkruan dhe patėn nė tematikėn e krijimeve tė tyre figurėn e Skėnderbeut.

Pėr fat tė keq mitizimi i Skėnderbeut dhe mbivlerėsimi i figurės sė tij u bė gati nga tė gjithė historianėt shqiptarė tė shek. tė 20. Skėnderbeu u pėrshkrua si “njė udhėheqės i shquar i kryengritjes ēlirimtare tė shek. XV kundėr zgjedhės osmane, si njė strateg gjenial qė korri vazhdimisht fitore ushtarake kundėr sulltanėve turq, si njė farkėtar dorėfortė qė krijoi shtetin e pėrqendruar kombėtar shqiptar, si njė burrė shteti, i cili me luftėn e tij njė ēerekshekullore konsolidoi identitetin kombėtar tė shqiptarėve, si njė personalitet i historisė mesjetare, i cili nė tė njėjtėn kohė mbrojti edhe qytetėrimin e Europės humaniste”. (Prof. Kristo Frashėri, “Skėnderbeu i shpėrfytyruar”, Dudaj, 2009).

Para disa viteve shpėrtheu njė polemikė e ashpėr kundėr botimit tė njė biografie tė re tė Skėnderbeut nga historiani zviceran Oliver Jens Schmitt, profesor nė Universitetin e Vjenės. Schmitt-i pati “guxuar” qė tė “zbresė” nga froni i mitologjisė, ku e kishin vendosur historianėt shqiptarė heroin e tyre, dhe tė tregonte se ai ishte njė kryengritės i zakonshėm kundėr sulltanit. Por, a mund tė konceptojė gjykime tė tilla lexuesi shqiptar, qė ėshtė i mbrujtur qysh nė bankat e shkollės me heroizmat legjendare tė Heroit tė tyre Kombėtar?!

Pėrshkrimet mitologjike qė e mbivlerėsuan Skėnderbeun, e patėn dėmtuar jo vetėm figurėn e heroit, por ato errėsuan qėllimisht dhe nė dėm tė bashkėluftėtarėve tė tij. Nė njė bisedė qė kam pasur me tė ndjerin prof. Dh. Shuteriqi, ai mė pati thėnė se mbivlerėsimi i figurės sė Skėnderbeut pati “errėsuar” (eklipsuar) bashkėluftėtarėt e tij, si Gjergj Arianitin, Moisi Golemin, Tanush Topinė, Muzakėn e Angjelinės, Lekė Dukagjinin, Kont Uranin etj., tė cilėt ishin gjeneralė tė shquar dhe po aq tė zotė sa edhe vetė Skėnderbeu.

Kohėt e fundit ėshtė folur pėr rishkrimin e historisė. Pėr fat tė keq kjo thirrje ka ardhur nga politika. Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve do tė rishkruhet drejt kur ajo tė mos jetė mė e ndikuar nga koniunkturat politike dhe tė pastrohet nga burimet e atyre veprave tė autorėve qė janė cilėsuar si “falsifikatorė dhe mashtrues hileqarė”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-12, 19:59   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Sot shėnohet pėrvjetori i 544-tė i vdekjes sė Skėnderbeut






Krujė, 17.01.2012 10:39

Sot shėnohet pėrvjetori i 544 i vdekjes sė Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Ditėn e sotme pritet tė ketė aktivitete nė qytetin e Krujės, por edhe nė qytete tė tjera pėr nder tė heroit tonė kombėtar, ku nuk pėrjashtohen edhe homazhet nė varrin e tij qė ndodhet nė qytetin e Lezhės.

Me kėtė rast aleanca "Kuq e Zi" do tė organizojė sot nė Kalanė e Krujės njė aktivitet nė pėrkujtim tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar dhe sipas aleancės kėtij aktiviteti do t`i bashkohet edhe pinjolli i familjes sė Gjergj Kastritotit Skėnderbeut Flavio Misasi.

Gjergj Kastrioti ka hyrė nė histori si njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj tė kohės, si njė strateg i shquar i luftimeve mbrojtėse, si njė burrė i madh shteti, qė udhėhoqi luftėn pėr pavarėsi tė kombit te tij kundėr pushtuesit osman, i cili punoi edhe pėr bashkimin politiko-shtetėror tė popullit shqiptar .

E pikėrisht me Kuvendin e Lezhės mė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu vuri themelet e njė shteti arbėr tė organizuar, as para tij as pas tij princat shqiptarė nuk mundėn tė gjenin rrugėn e bashkimit. Pėr 25 vjet me radhė Skėnderbeu mbrojti lirinė e popullit dhe tė vendit tė tij dhe lufta e tij pengoi pėrhapjen osmane drejt Evropės.

Pėr shqiptarėt emri i Skėnderbeut ka qenė njė burim frymėzimi pėr rilindasit, shembull i ndritur pėr t`u pasur nė betejat e ndryshimeve pėr t`i kthyer popullit lirinė, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugėn e pėrparimit.

Nė figurėn e pavdekshme tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, populli shqiptar kurdoherė ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, tė vėllazėrimit, tė lirisė, tė atdhedashurisė, tė harmonisė e tė demokracisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-02-12, 18:32   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Kisha ku vuri Skėnderbeu kurorė me Donikėn





Vlorė, 28.02.2012 11:39
Sipas historisė, nė 23 prill tė vitit 1451, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu kurorėzoi martesėn me Donikėn (Andronikėn), vajzėn e madhe tė Gjergj Arianitit, kryezotit tė Kaninės, nė afėrsi tė Vlorė.

Kjo martesė, sipas historianėve, shėrbeu edhe pėr tė forcuar aleancat e Skėnderbeut nė jug tė Arbėrisė. Nė atė vit, Skėnderbeu ishte 46 vjeē, ndėrsa Donika, 23 vjeēe. Shpura e madhe e dasmorėve, qė mbėrriti nė Kaninė nė 23 prill, do tė qėndronte aty tre ditė.

Nė ndryshim nga studiues tė tjerė, historiani vlonjat, prof.dr.Bardhosh Gaēe, thotė se "ceremonia e vendosjes sė kurorės (bekimit ungjillor), u zhvillua nė njė kishė tė vogėl, qė ndodhet pranė Kaninės, rreth 2-3 km nė lindje tė saj".

Sipas tij, kjo kishė, pėr shkak tė konstruksionit me gurė tė bardhė, ėshtė emėrtuar ndryshe edhe Kisha e Bardhė, qė i ka dhėnė emrin edhe njė fshati qė ndodhet pranė saj, Qishbardhė. Me kėtė emėr vazhdon tė njihet sot ky fshat, qė ėshtė ndanė rrugės qė bashkon Vlorėn me krahinėn e Lumit tė Vlorės (njė pjesė e Labėrisė).

Por, shumė pak prej banorėve tė kėtushėm e dinė origjinėn e emrit tė fshatit tė tyre e aq mė pak, historinė qė lidhet me emrin e Heroit tonė Kombėtar dhe princeshėn e Arbėrisė e tė Kaninės.

Gaēe nėnvizon se "kjo kishė e vogėl dhe e bardhė, qė ndodhet e fshehur nė njė shpat mali, qė qarkon njė luginė tė thellė, u bė pikėnisja e historisė martesore tė bashkėshortėve tė famshėm. "Nuk ishte manastiri i Ardenicės, por Kisha e Bardhė, vendi ku vendosi kurorė Skėnderbeu me Donikėn", thekson historiani Bardhosh Gaēe.

Nė fakt, ceremonitė fetare qė nisėn kėtu, vazhduan mė pas edhe nė Ardenicė, si edhe nė Berat. Ndėrkohė, vetė Kisha e Bardhė, nga njė pjesė e banorėve tė moshuar vendas njihet edhe si njė ish- manastir shumėshekullor. Madje edhe me njė emėr tjetėr; Manastiri i Kllogjerit, qė vjen nga fjala "kallogjer"-murg.

Me kėtė informacion, u nisa njė ditė nė drejtim tė vendit, ku mendoja se do tė gjeja kishėn e famshme. Mėsova se ai vend ishte braktisur prej dekadash. Gjithashtu, njė grua e moshuar, deri vonė vazhdonte tė ndizte qirinj nė mjediset e kėsaj kishe, ku shkonte e vetme dhe humbiste njė ditė dhe njė natė. Prej vitesh, nė kėtė vend, nuk shkelte askush. Kjo edhe pėr shkak tė terrenit tepėr tė thyer, ku mungojnė edhe ato qė nė terminologjinė popullore, quhen "shtigje dhish".

Duke pyetur banorėt vendas, nė afėrsi tė fshatit Qishbardhė sė bashku me njė mikun tim, u shkėputėm nga rruga kryesore dhe vazhduam nė drejtim tė jugut, pėrmes njė segmenti tė ndėrtuar me ēakėll, pėr tė shfrytėzuar njė kavė guri.

Vazhduam pėr disa kilometra, aq sa mund tė lėviznim me makinė dhe mė pas e lamė atė nė njė lėndinė, pranė disa kodrave tė larta. Vazhduam pėrreth 500 metra nė kėmbė nė njė mjedis shkurresh, duke ndjekur njė shteg tė ngushtė. Lėvizja sa vinte dhe vėshtirėsohej, ndėrkohė qė nė horizont nuk dukej asgjė. U kthyem. Mendova se gjithēka ishte vetėm njė legjendė dhe nė realitet nuk mund tė kishte mbetur asgjė nga kisha e famshme mbi 7 shekullore.

Teksa shpresėthyer po nisja autoveturėn nė rrugėn e kthimit, dy banorė tė zonės, qė po prisnin dru nė luginėn e njė pėrroi tė vogėl, na rikthyen besimin. "Manastirin e Kllogjerit kėrkoni(?) Po, ėshtė nė atė drejtim, por do t’ju duhet tė lodheni ca, sepse ėshtė nė njė shpat mali tė lartė, ku me zor mund tė ngjitesh".

Mė i moshuari prej tyre, njė 65 apo 70 vjeēar, kishte qenė aty vite mė parė. Mė tregoi madje, se mbante mend qė ekzistonin ende muret e kėsaj kishe, apo manastir siē e quante ai. Duke mbajtur njė sėpatė tė vogėl nė dorėn e djathtė, ai na tregoi drejtimin se ku mund tė ecnim. Me mė tepėr besim, korrigjova itinerarin e mėparshėm. Ecja nė kėmbė bėhej gjithnjė e mė e vėshtirė.

Njė shteg i ngushtė mes shkurreve tė dendura, qė vendasit i quajnė "xina" apo "pėrralla", humbiste diku. Gjurmėt e dhive zhdukeshin gjithashtu. Kishin kaluar dy orė, kur nė njė mjedis natyror ku perspektiva e luginės vazhdonte pambarim, arritėm tė dallonim muret e bardhė. Ato ngriheshin shumė pranė kreshtės sė asaj kodrine(mali) tė lartė, nė njė mjedis shkėmbor.

Na duhej tė linim drejtimin e lėvizjes dhe tė ngjiteshim pingul shpatit, duke u mbajtur fort pas shkurreve. Nė mesditė ishim pranė objektivit. Muri perėndimor i godinės sė kishės apo manastirit, ishte i ruajtur nė njė gjendje shumė tė mirė. Gurėt e latuar, tė marrė nga ky mjedis shkėmbor, ku ngrihej edhe vetė kisha, ishin tė lidhur me gėlqere, sipas teknologjisė dhe traditės sė zonės. Nė fasadėn e godinės, nė pjesėn jugore tė saj, dera kryesore e dikurshme, pėrfaqėsonte tashmė njė si "gojė" tė hapur, pėrmes sė cilės futesh nė sallėn kryesore tė kėsaj kishe. Ėshtė njė hapėsirė me pėrmasa 3x4 metra. Pėrgjatė mureve, pjesėrisht tė rrėzuara, dallohen kthinat qė i ndeshim rėndom nė kishat ortodokse.

Mė tej, vazhdojnė edhe dy dhoma tė tjera, njėra prej tė cilave e ruan ende ēatinė prej guri. Brenda saj mund tė hysh pėrmes njė tuneli tepėr tė ngushtė, ku mund tė kalohet vetėm duke u zvarritur. Mjedisi ėshtė tepėr mistik dhe nga lartėsia e mureve tė kishės, dallohet kalaja e famshme e Kaninės, 2-3 km nė perėndim.

Pėr tė ardhur prej saj kėtu, nuk duhen mė shumė se 2 orė. Mė tej, nė horizont, spikasin me radhė ishulli i Sazanit, Zvėrneci, Narta. Ndodhemi nė njė lartėsi mbi 450 metra mbi nivelin e detit, rreth 50 mė shumė se Kanina dhe pamja qė ofrohet ėshtė mahnitėse. Gjithė zona shfaqet si nė pėllėmbė tė dorės.

Pak mė tej mureve tė kishės, nė rrėzė tė shkėmbinjve, dallon njė tjetėr mur guri. Ai vazhdon pėr dhjetėra metra gjatėsi dhe qarkon njė hapėsirė mė tė madhe. Mesa duket ėshtė muri rrethues, qė duhet tė ketė pasur edhe njė funksion tjetėr, atė tė mbrojtjes sė kėtij mjedisi nga rrėshqitja e gurėve dhe e shkėmbinjve.

Pėrgjatė shekujve, nuk pėrjashtohet mundėsia qė kisha e dikurshme e bardhė, tė jetė shndėrruar nė njė manastir. Sipas historianėve, ndoshta kjo shpjegon edhe ndryshimin e emėrtimit tė saj, nė atė qė disa banorė vendas e quajnė Manastiri i Kllogjerit(Kallogjerėve-murgjve). Madje, kėtė e pėrforcojnė edhe dimensionet e vetė kėsaj godine, ende tė ruajtur, si dhe e hapėsirės qė qarkohet nga muri rrethues, shumė mė e madhe se e njė kishe tė zakonshme.

Gjithsesi, pavarėsisht ndryshimit tė emėrtimit tė shekuj tė saj, nga "Kisha e Bardhė", nė "Manastiri i Kllogjerit", sipas njė pjese tė vendasve, ajo ka njė histori, qė do t’ia kishin zili mjaft objekte tė tjera tė ngjashme, sepse lidhet me njė moment tė rėndėsishėm tė jetės sė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.

Prej dekadash, kėtu nuk shkel kėmbė njeriu. Madje, askush nuk e di me siguri se kur ėshtė braktisur ajo, kur janė larguar prej kėtu murgjit e fundit pėr tė mos u kthyer mė. Ndoshta para 50 vjetėsh, ndoshta mė shumė se kaq. Por, ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė historia qė lidhi jetėn e Kryezotit tė Krujės me Princeshėn e Kaninės dhe tė Arbėrisė, Donika Kastriotin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-08-12, 16:27   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Armėt e Skėnderbeut nga Austria nė Muzeun Kombėtar

Nė kėtė 100 vjetor tė Pavarėsisė, kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga mbledhja e qeverisė tha se do tė bėhet e mundur kthimi i armėve tė heroit kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu nga Austria pėr njė periudhė tė caktuar.
Skėnderbeu, sipas kreut tė mazhorancės, ishte ikona e shqiptarėve. “Shqiptarėt mund t’i vizitojnė dhe t’i shohin nga afėr armėt e prijėsit tė tyre tė pėrjetshėm. Do tė lobojmė pėr kthimin e armėve tė Skėnderbeut nė muzeun historik kombėtar. Skėnderbeu ėshtė ikona e identitetit shqiptar, i krenarisė sė shqiptarėve, i qėndresės sė tyre. Kėto vendime janė miratuar nga qeveria dhe do te merren masat e nevojshme pėr administrimin e tyre nė muzeun tonė kombėtar”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatė mbledhjes sė qeverisė.


Armėt e Skėnderbeut nė muzeun e Vjenės nė Austri.










Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 30-08-12 nė 16:30
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.