Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-05-06, 11:27   #31
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Identiteti Nė Shenjat E Gishtėrinjve

Ēdo njeri, duke pėrfshirė edhe binjakėt qė mezi dallohen nga njėri-tjetri, ka shenjat e tij tė veēanta tė gishtėrinjve. Me fjalė tė tjera, identiteti i secilit ėshtė i koduar nė majat e gishtėrinjve tė tij. Ky sistem i koduar mund tė krahasohet me sistemin e kodit tė vijave, i cili pėrdoret nė ditėt tona pėr identifikimin e prodhimeve tė ndryshme, si prodhimet industriale apo ushqimore.

"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim! Madje Ne jemi tė zotė t'i krijojmė pėrsėri edhe majat e gishtėrinjve tė tij!" (El Kijame 3-4)

Theksimi i shenjave tė gishtėrinjve ka njė domethėnie mjaft tė veēantė, sepse secili ka shenjėn e tij unike tė gishtėrinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Ēdo person qė jeton apo ka jetuar nė kėtė botė ka formėn e tij unike tė shenjave tė gishtėrinjve. Pėr kėtė arsye, shenjat e gishtėrinjve janė njė provė mjaft e rėndėsishme e identitetit, ndaj dhe sot pėrdoren pikėrisht pėr kėtė qėllim.

Por mė e rėndėsishmja ėshtė se kjo veēori e shenjave tė gishtėrinjve u zbulua nga fundit i shekullit XIX. Pėrpara kėsaj periudhe, njerėzit i shihnin shenjat e gishtėrinjve si disa rrathė tė zakonshėm, pa ndonjė rėndėsi apo kuptim specifik. Ėshtė Kurani ai qė na flet pėr kėtė karakterisikė dalluese tė shenjave tė gishtėrinjve, e cila nuk u kuptua veēse nė ditėt tona.


Ēdo njeri, duke pėrfshirė edhe binjakėt qė mezi dallohen nga njėri-tjetri, ka shenjat e tij tė veēanta tė gishtėrinjve. Me fjalė tė tjera, identiteti i secilit ėshtė i koduar nė majat e gishtėrinjve tė tij. Ky sistem i koduar mund tė krahasohet me sistemin e kodit tė vijave, i cili pėrdoret nė ditėt tona pėr identifikimin e prodhimeve tė ndryshme, si prodhimet industriale apo ushqimore.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-05-06, 11:28   #32
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Informacioni I Dhėnė Nė Kuran Mbi Tė Ardhmen

Njė aspekt tjetėr i mrekullive tė Kuranit ėshtė pėrmendja e njė sėrė ngjarjesh tė rėndėsishme, tė cilat ndodhėn mė vonė. Pėr shembull, nė suren El-Fet'h, besimtarėt pėrgėzohen me lajmin e rikthimit nė Mekė, e cila mė parė ishte nėn sundimin e idhujtarėve:

"Zoti e vėrtetoi ėndrrėn e tė dėrguarit tė Tij. Me dėshirėn dhe vullnetin e Zotit, ju do tė hyni nė xhaminė e shenjtė (nė Qabe) tė siguruar, me flokė tė rruar apo tė shkurtuar, pa iu frikėsuar askujt. Ai di atė ēka ju nuk e dini dhe para saj ju dha njė fitore tė afėrt (ēlirimi i Hajberit)." (El Fetih 27)

I parė nga afėr, ky ajet shpall njė tjetėr fitore, e cila do tė ndodhte para fitores sė Mekės. Me tė vėrtetė, ashtu siē ėshtė shpallur edhe nė ajet, besimtarėt morėn Fortesėn e Hajberit, e cila ishte nėn kontrollin e ēifutėve dhe mė pas hynė nė Mekė.

Shpallja e ngjarjeve tė sė ardhmes ėshtė vetėm njė pjesė e dijes sė Kuranit. Ajo ėshtė gjithashtu argument se Kurani ėshtė fjala e Zotit, i Cili ka dije tė pafundme.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 11:33   #33
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Fitorja E Bizantit

Njė nga informacionet e pėrmendura nė Kuran mbi atė qė do tė ndodhte nė tė ardhmen, gjendet nė ajetet e para tė sures Er-Rum, tė cilat i referohen Perandorisė Bizantine apo pjesės lindore tė Perandorisė Romake. Nė kėto ajete ėshtė shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatės sė rėndė qė kishte pėsuar prej ushtrisė perse, do tė triumfonte shumė shpejt.

Shtrati i Detit tė Vdekur, apo Liqenit tė Lutit, ku bizantinėt u mundėn nga persėt. Lart ėshtė njė foto e vendit, marrė nga sateliti. Liqeni i Lutit, i cili ėshtė vendi mė i ulėt nė tokė, gjendet 395 metra nėn nivelin e detit.
"Elif, Lam, Mim. Bizantinėt (romakėt) u mundėn, nė tokėn mė tė ulėt (afėrt), por pas disfatės sė tyre, ata do tė triumfojnė brenda pak viteve." (Er-Rum 1-3)

Kėto ajete u shpallėn rreth vitit 620 e.s., gati shtatė vjet pas humbjes sė thellė tė ushtrisė kristiane bizantine prej ushtrisė idhujtare perse. Por nė Kuran u shpall se shumė shpejt bizantinėt do tė triumfonin mbi rivalin e tyre. Nė fakt, duke parė disfatėn e rėndė tė bizantinėve, dukej gati e pamundur qė shteti bizantin do tė mbijetonte, jo mė tė fitonte pėrsėri. Jo vetėm persėt, por edhe avarėt, sllavėt e lombardianėt pėrbėnin njė kėrcėnim serioz pėr Perandorinė Bizantine. Avarėt kishin arritur deri nė muret e Kostandinopojės. Perandori bizantin, Heraklius, urdhėroi qė ari dhe argjendi qė gjendej nė kisha tė shkrihej dhe me to tė bėheshin para pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė. Kur kėto nuk mjaftuan, edhe statujat e bronxit u shkrinė pėt t'u kthyer nė para. Shumė guvernatorė ngritėn krye kundėr perandorit Heraklius, ndaj dhe perandoria gjendej nė njė situatė tepėr kritike. Mesopotamia, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, tė cilat kohė mė parė i pėrkisnin Perandorisė Bizantine, ishin pushtuar nga idhujtarėt persė.

Me pak fjalė, tė gjithė pritnin nga ēasti nė ēast shkatėrrimin e Perandorisė Bizantine. Pikėrisht nė ato momente u shpallėn ajetet e para tė sures Er-Rum, sipas tė cilave bizantinėt do tė triumfonin pas pak vitesh. Kjo fitore dukej aq e pamundur, saqė idhujtarėt e Mekės, tė cilėt ishin mjaft larg vendit tė ngjarjes, filluan tė talleshin me besimtarėt e paktė. Ata besonin se fitorja e shpallur nė Kuran nuk do tė bėhej kurrė realitet.

Shtatė vjet pas shpalljes sė ajeteve tė para tė sures Er-Rum, nė Dhjetor tė vitit 627 e.s. njė betejė e pėrgjakshme u zhvillua ndėrmjet ushtrisė bizantine dhe asaj perse nė Niniveh. Ndodhi ajo qė s'pritej; ushtria bizantine triumfoi mbi ushtrinė perse. Disa muaj mė vonė, persianėt u detyruan tė bėnin njė marrėveshje me Perandorinė Bizantine, sipas sė cilės ata detyroheshin t'i rikthenin asaj tė gjitha territoret e pushtuara prej tyre. Mė nė fund, "fitorja e bizantinėve" e shpallur nė Kuran u bė realitet.

Njė tjetėr mrekulli e shpallur nė kėto ajete ėshtė njė dukuri gjeografike qė nuk mund tė njihej prej askujt nė atė kohė.

Nė ajetin e tretė tė sures Er-Rum tregohet se romakėt pėsuan disfatė nė vendin mė tė ulėt nė Tokė. Fraza "Edna el-erd" nė arabisht ėshtė interpretuar nė mjaft pėrkthime si "vendi mė i afėrt". Por ky nuk ėshtė kuptimi i drejtpėrdrejtė i shpalljes nė origjinal, por ėshtė mė tepėr njė kuptim figurativ i saj. Fjala "Edna" nė arabisht vjen nga fjala "denij" qė nėnkupton "i ulėt", ndėrsa "edna" do tė thotė "mė i ulti", ndėrsa "Erd" do tė thotė "tokė". Kėshtu qė shprehja "Edna el Erd" do tė thotė "vendi mė i ulėt nė Tokė".

Fakti mė interesant ėshtė se etapat mė tė rėndėsishme tė luftės sė zhvilluar ndėrmjet bizantinėve dhe persėve, nė tė cilėn bizantinėt u mundėn dhe si pasojė humbėn Jeruzalemin, kanė ndodhur me tė vėrtetė nė pikėn mė tė ulėt tė Tokės. Ky rajon specifik ėshtė shtrati i Detit tė Vdekur, apo Liqenit tė Lutit, i cili ndodhet nė pikėn e bashkimit tė Sirisė, Palestinės dhe Jordanisė. "Deti i Vdekur" shtrihet 395 metra nėn nivelin e detit dhe me tė vėrtetė ėshtė vendi mė i ulėt nė Tokė.

Kjo nėnkupton se bizantinėt u mundėn nė pjesėn mė tė ulėt tė Tokės, ashtu siē thuhet nė Kuran.

Pjesa mė rėndėsishme ėshtė fakti se lartėsia e Detit tė Vdekur mund tė matet vetėm me pajisjet teknike moderne. Mė parė ishte e pamundur tė dihej se ajo ishte pjesa mė e ulėt e sipėrfaqes sė Tokės. A nuk ėshtė ky njė argument bindės se Kurani ėshtė me tė vėrtetė njė shpallje hyjnore...

Lart ėshtė fotografia e Detit tė Vdekur, marrė nga sateliti. Lartėsia e Detit tė Vdekur mund tė pėrcaktohet vetėm me pajisje moderne. Kėto matje nxorėn nė dritė faktin se ai vend ėshtė me tė vėrtetė "vendi mė i ulėt i Tokės".
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 11:36   #34
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Informacionet Historike Nė Kuran Fjala "haman" Nė Kuran

Informacioni i dhėnė nė Kuran rreth Egjiptit tė lashtė nxori nė dritė shumė fakte historike, tė cilat ishin tė pakonfirmuara deri kohėt e fundit. Kėto fakte na bėjnė tė qartė se ēdo fjalė nė Kuran ėshtė shpallur nga njė Ekzistencė Inteligjente me Urtėsi tė pėrkryer.

Hamani ėshtė njė person, emri i tė cilit pėrmendet nė Kuran sė bashku me Faraonin. Ai ėshtė pėrmendur nė gjashtė vende tė ndryshme nė Kuran si njė prej njerėzve mė tė afėrt tė Faraonit.

Ēuditėrisht, emri i Hamanit nuk pėrmendet fare nė Teurat (Tora), megjithėse nė tė historia e Musait (Moisiut) ėshtė dhėnė shumė e detajuar. Megjithatė, emrin Haman e gjejmė tė pėrmendur te kapitujt e fundit tė Testamentit tė Vjetėr, ku identifikohet si njė prej ndihmėsve tė mbretit tė Babilonisė, i cili u shkaktoi mjaft mizori izraelitėve, afėrsisht 1100 vjet mbas vdekjes sė Moisiut.

Disa jomuslimanė deklarojnė se Profeti Muhamed e shkroi vetė Kuranin, duke kopjuar Biblėn, mirėpo gjatė kėtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura nė Bibėl.

Absurditeti i kėtyre deklaratave u vėrtetua pėrfundimisht pas deshifrimit tė alfabetit hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet mė parė dhe nė shkrimet e lashta u gjend emri "Haman". Mė parė, shkrimet dhe dorėshkrimet e Egjiptit tė lashtė nuk mund tė kuptoheshin. Shkrimi i Egjiptit tė lashtė ishte hieroglifik, i cili mbijetoi ndėr vite me radhė. Sidoqoftė, me shtrirjen e krishterizmit dhe ndikimit tė kulturave tė tjera nė shekujt II dhe III e.s., Egjipti e braktisi besimin e tij tė hershėm bashkė me shkrimin hieroglif. Ekzemplari i fundit i njohur, nė tė cilin ishte pėrdorur shkrimi i hieroglifeve ėshtė njė dorėshkrim i vitit 394 e.s. Mė pas, ajo gjuhė u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo kuptonte atė. Kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet mė parė...

Misteri i gjuhės sė lashtė sė hieroglifeve egjiptiane u zgjidh mė 1799, pas zbulimit tė pllakės Rosetta Stone, e cila i pėrkiste vitit 196 p.e.s. Rėndėsia e kėtij dorėshkrimi qėndron nė faktin se ai ishte shkruar nė tri forma tė ndryshme: hieroglife, demotike (njė formė e thjeshtuar e shkrimit tė priftėrijve nė Egjiptin e lashtė) dhe greke. Me ndihmėn e dorėshkrimit grek u deshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Pėrkthimi i dorėshkrimit u bė nga francezi Jean-Franēoise Champollion. Kėshtu, njė gjuhė e harruar dhe shumė ngjarje tė lidhura me tė dolėn nė dritė. Nė kėtė mėnyrė, u pėrftuan mjaft njohuri mbi qytetėrimin, fenė dhe jetėn sociale tė Egjiptit tė lashtė.



Emri "Haman" nuk njihej derisa u deshifrua gjuha hieroglife egjiptiane nė fillim tė shekullit XIX. Kur kjo gjuhė u dėshifrua, u bė i njohur fakti se Hamani ishte ndihmėsi i afėrt i Faraonit dhe ishte "pėrgjegjės i atyre tė cilėt nxirrnin shkėmbinj". (Lart tregohen ndėrtuesit e lashtė egjiptianė). Nė Kuran, Hamani ėshtė pėrmendur si personi qė drejtonte punėt ndėrtuese nėn komandėn e Faraonit. Kjo nėnkupton se ky lajm nuk mund tė njihej nga askush nė kohėn kur u shpall Kurani, aq mė tepėr qė edhe vetė Bibla, megjithėse ajo ėshtė shumė mė e detajuar se Kurani nė pėrshkrimin e ngjarjeve, nuk e pėrmend njė gjė tė tillė.
Nėpėrmjet deshifrimit tė hieroglifeve u zbuluan njohuri mjaft tė rėndėsishme. Njė prej tyre ishte pėrmendja e emrit "Haman" nė dorėshkrimet egjiptiane. Ky emėr gjendet nė monumentin e muzeut Hof Museum, nė Vjenė.

Nė fjalorin "Njerėzit nė mbretėrinė e re", i cili u pėrgatit duke u bazuar mbi tėrė pėrmbledhjet e dorėshkrimeve, pėrmendet se Hamani ka qenė "pėrgjegjės i punėtorėve tė cilėt nxirrnin shkėmbinj".

Rezultati nxori nė pah njė tė vėrtetė mjaft tė rėndėsishme. Ndryshe nga pohimet false tė kundėrshtarėve tė Kuranit, Hamani ka jetuar nė Egjipt nė kohėn e Musait, si njeri i afėrt me Faraonin dhe ka marrė pjesė nė ndėrtimet e kryera, siē thuhet edhe nė Kuran.

Pėr mė tepėr, ajeti kuranor pėrshkruan ngjarjen ku Faraoni i kėrkoi Hamanit tė ndėrtonte njė kullė tė lartė.
"Faraoni tha: "O ju krerėt e popullit! Unė nuk di tė keni ndonjė zot tjetėr pėrveē meje, ndaj ti o Haman, prodho pėr mua tulla, duke pjekur baltėn dhe ndėrtomė njė kullė tė lartė, ndoshta do tė arrij tė shoh zotin e Musait, megjithėse unė mendoj se nė tė vėrtetė ai ėshtė gėnjeshtar." (El Kasas 38)

Si pėrfundim, ekzistenca e emrit tė Hamanit nė dorėshkrimet e Egjiptit tė lashtė, jo vetėm qė i bėri tė pavlera thėniet e fabrikuara tė mohuesve tė Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe njė herė faktin se Kura'ni ėshtė fjala e Zotit, Zotit tė botėve.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 11:38   #35
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titujt E Sunduesve Egjiptianė Nė Kuran


Musai nuk ishte i vetmi profet qė jetoi nė tokat e Egjiptit gjatė historisė sė lashtė tė vendit. Profeti Jusuf (Jozef) jetoi nė Egjipt shumė kohė para se tė vinte Musai.

Kur lexojmė historitė e Musait dhe Jusufit, ne hasim njė lloj paralelizmi. Ndėrsa i adresohemi sunduesit tė Egjiptit nė kohėn e Jusufit, gjejmė tė pėrdorur nė Kuran epitetin "melik" (mbret):

"Mbreti tha: "Sillmani Jusufin, qė ta bėj prej njerėzve tė afėrt me mua!" (Kur ia sollėn) dhe bisedoi me tė tha: "Tani ti ke njė pozitė tė lartė te ne dhe je i besueshėm. " (Jusuf 54)
Nė kontrast, sunduesi nė kohėn e Musait nuk quhet mė mbret por "Fir'aun" (Faraon):

"Ne i dhamė Musait nėntė mrekulli tė qarta. Pyeti (o Muhammed) bijtė e Israilit (pėr Musain) kur u erdhi atyre, mirėpo faraoni i tha atij: O Musa, unė mendoj se ti je i magjepsur!" (El Isra 101)

Ngjarjet historike tė evidentuara sot na tregojnė shkakun e emėrtimit tė ndryshėm tė kėtyre sunduesve. Fjala "faraon" nė tė vėrtetė ishte emri i pallatit mbretėror nė Egjiptin e hershėm. Sunduesit e dinastisė sė vjetėr nuk e pėrdornin kėtė emėr. Fjala faraon, si njė titull sunduesi, nuk u pėrdor deri nė periudhėn e "Mbretėrisė sė Re" tė historisė sė Egjiptit. Kjo periudhė filloi me dinastinė e tetėmbėdhjetė (1539-1292 p.e.s.) dhe qė prej dinastisė sė njėzetė (945-730 p.e.s.) fjala faraon pėrdorej si njė titull nderi.

Kėshtu pra, mrekullia e Kuranit demonstrohet edhe njė herė: Jusufi jetoi nė kohėn e Mbretėrisė sė Vjetėr dhe atėherė pėrdorej fjala "melik" (mbret) pėr sunduesit egjiptianė dhe jo "faraon". Nga ana tjetėr, Musai jetoi nė periudhėn e Mbretėrisė sė Re, kur sunduesit e Egjiptit quheshin "faraonė".fait

Nuk ka dyshim se njė dallim i tillė mund tė bėhej vetėm nga njė person qė e njihte mirė historinė e Egjiptit. Por pėr fat tė keq, historia e Egjiptit tė Lashtė u harrua krejtėsisht qė prej shekullit IV. Pėr kėtė arsye, hieroglifet nuk mund tė kuptoheshin mė, ndaj dhe ky fakt nuk mund tė zbulohej para shekullit XIX. Si rrjedhim, askush nuk kishte njohuri kaq tė thella mbi historinė e Egjiptit tė lashtė, nė kohėn kur u shpall Kurani. Ky ėshtė njė tjetėr fakt qė vėrteton qartė se Kurani ėshtė fjala e Zotit.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 11:41   #36
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Konkluzion

Tė gjitha kėto mrekulli qė shqyrtuam mė sipėr vėrtetojnė qartė se Kurani ėshtė njė libėr, nė tė cilin ēdo gjė e shpallur ėshtė provuar tė jetė e vėrtetė. Faktet rreth temave shkencore, lajmet mbi tė ardhmen dhe pėrshkrimi i historive tė ndodhura nė kohėt e lashta tregojnė se askush nuk mund t'i njihte ato nė kohėn e shpalljes sė Kuranit. Kjo na vėrteton bindshėm njė gjė: se Kurani nuk ka mundėsi tė jetė fjalė e njeriut, ai ėshtė fjala e Zotit tė Plotfuqishėm, Krijuesit tė gjithēkaje, dija e tė Cilit pėrfshin ēdo gjė. Nė njė ajet kuranor, Zoti thotė "Sikur Kurani tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē Zotit, njerėzit do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie." (En-Nisa 82) Jo vetėm qė kundėrthėniet nuk ekzistojnė nė Kuran, por shumė pjesė tė kėtij Libri tė Shenjtė pėrmbajnė mrekulli tė ndryshme, tė cilat zbulohen dita-ditės.

Njerėzimi duhet tė kapet fort pas kėtij libri hyjnor tė shpallur nga Zoti dhe ta pranojė atė si udhėzimin e tij tė vetėm. Nė njė nga ajetet kuranore, Zoti na bėn thirrje:

"Kėtė libėr ne e bėmė dobiprurės e tė begatshėm, ndaj pėrmbajuni atij dhe ruajuni (nga gjynahet), me qėllim qė tė mėshiroheni." (El-En'am 155)

Nė njė ajet tjetėr, Zoti tėrheq vėrejtjen:

"Thuaj: "E vėrteta ėshtė ajo qė vjen nga Zoti juaj, ndaj kush tė dojė, le tė besojė dhe kush tė dojė, le tė mohojė." (El Kehf 29)…


"Nė tė vėrtetė kėto janė kėshilla. Kush dėshiron, merr mėsime nga ky Kuran." (Abese 11-12)


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.