Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-09-11, 07:48   #16
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Unė jam shqiptare

Unė jam shqiptare


Shkruan:
Eliza Dushku
03-09-2011 10:46


Duke pasur mundėsinė tė udhėtoj nėpėr botė, gjatė gjithė jetės kam qenė nė njė numėr vendesh tė mrekullueshme. Pasi kam vizituar 15 qytete unike nė udhėtimin tim tė fundit nė Shqipėri (dhe marrjes sė dyshtetėsisė) dua ta ndaj pėrvojėn time rreth Lonely Planet's #1 Travel Destination of 2011.

Unė jam njė shqiptaro-danezo-amerikane nga Bostoni. Ata qė mė njohin, e dinė se unė jam shumė krenare qė jam bostoniane. Sidoqoftė, gjithmonė kam qenė kureshtare pėr Shqipėrinė dhe e magjepsur nga vendim im “jetim”, njė vend pėr tė cilin nuk flitej pothuajse kurrė. Im atė Filipi u rrit nė South End, njė lagje shumėkulturėshe e Bostonit, nga prindėrit e tij Gjergj (George) dhe Villermini Dushku, qė emigruan nė Amerikė nga ky vend i vogėl ballkanik nė fillim tė viteve ’20. Nuk i kam njohur gjyshėrit e mi. Ata ndėrruan jetė para se tė lindja unė. Kurrė nuk kam pasur ndjenja tė forta pėrkatėsie ndaj Shqipėrisė, apo pėr qytetin e vogėl tė Korēės, prej nga rridhnin ata, por ndjenjat u rritėn teksa unė rritesha. Kjo ėshtė edhe historia ime.

Teksa fillova tė tėrhiqja vėmendjen nėpėrmjet karrierės sė aktrimit, shqiptarėt shpejt filluan tė vėnė re se njė prej gjakut tė tyre po ngjitej nė botėn e artit…gjė e rrallė dhe nuk bėhej fjalė pėr njė nga Belushėt! Edhe mė parė, diku nė lagjen time, dikush mė shihte dhe mė thoshte nė njė tė folur me theks “ti je shqiptare”. Njėherė tjetėr, si familje, shkuam pėr tė parė filmin italo-amerikan ‘L’Amerika’. Kur kamera ngadalė ra mbi njė anije tė vjetėr tė mbushur pėrplot me emigrantė shqiptarė pashė nė fytyrat e zmadhuara portrete shumė tė ngjashme me tė tim eti, tim vėllai dhe vetes.

Ftesa e parė pėr tė shkuar nė Shqipėri erdhi nė vitin 2004, kur m’u qas njė fotograf shumė i njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha, ndėrkohė qė luaja nė njė pjesė teatrale nė New York. Fadili ėshtė aktualisht fotografi zyrtar pėr Rolex, Misss Universe dhe Miss USA. Ai ka fotografuar pėr Elle, Vogue, Mademoiselle etj. Dhe ėshtė shumė i famshėm ndėrmjet shqiptarėve. Ai mė tha se mėmėdheu i gjyshėrve tė mi mė thėrret, se unė jam bėrė njėfarė heroine kombėtare dhe se ai donte tė mė ēonte nė “shtėpi” pėr njė vizitė. Im atė, dy vėllezėrit dhe unė ramė dakord dhe udhėtimi ynė i parė nė Shqipėri ishte magjepsės dhe interesant. Pak vende kam parė aq tė bukura sa Shqipėria, pozicionuar mes deteve Adriatik dhe Jon, nga thembra e ēizmes italiane- vendi qė Lonely Planet e pagėzoi si destinacionin nr. 1 pėr vitin 2011-por i njohur gjithashtu pėr izolimin dhe dy gjenerata komunizėm mbi shpinė.

Kur u ktheva nė Amerikė ndjeva diēka mė shumė se kurioziteti i fillimit. Doja “ta kuptoja” Shqipėrinė, tė pėrpiqesha nė njėfarė mėnyre ta ngėrtheja e ta ndaja pėrvojėn qė kisha patur, pėrkimin qė gjetėm me pjesėn tjetėr tė botės. Ideja pėr tė bėrė njė film dokumentar rreth Shqipėrisė, pėr tė promovuar turizmin dhe udhėtimet, u ngjiz nga Fadil Berisha, im vėlla Nate Dushku dhe unė. Pasi hodhėm idenė rreth filmit, nuk na zinte vendi. U bė njė punė dashurie. Filluam ta quanim “Letėr dashurie Shqipėrisė”. Ku e dija unė se do tė kthehesha nė shtėpi si nėnshtetase e kėtij vendi!

Tani, kur kthehem mbrapa dhe kujtoj javėt qė kalova atje, ndihem naive qė prisja ta kuptoja Shqipėrinė nė njė jetė tė vetme, por procesi ka qenė tėrheqės dhe nė tė njėjtėn kohė ngashnjyes. Nuk mund tė jem shteruese rreth diversitetit qė hasa kur u pėrpoqa tė mėsoja mė shumė se pėr plazhet magjepsėse, fshatrat malore pėrrallore-secili me njėqind vitet e tij tė historisė pėr tė zbuluar. Ėshtė njė aventurė e cila mė ushqen dhe e kuptoj se do tė rikthehem shumė herė tė tjera dhe ende ndihem sipėrfaqėsore kur them se i kuptoj shqiptarėt.

Dikush mund tė thotė tė njėjtat gjėra rreth Italisė, Greqisė apo Kroacisė, teksa ata qė kanė qenė nė kėto vende me histori tė pasur mund tė dėshmojnė. Disa mund tė fillojnė me njė tur me anije qė tė ēon nė ishuj tė ndryshėm tė njohur pėr plazhet me rėrė tė zezė dhe vullkanet-por, nėse kalon kohė nė njė vend, ti zbulon kuptime tė reja e tė fuqishme. Kur qeshė vajzė e vogėl, gjatė udhėtimit tim tė parė nė Greqi shkuam nė njė fshat tė vogėl dhe shkuam nė rrugėn pėrballė pėr tė ngrėnė mėngjes, pa e ditur se sa shumė u fye mikpritėsi ynė qė zgjodhėm atė restorant. Pa e ditur, u futėm nė njė zėnkė qė na ēoi mbrapsht nė periudhėn e luftės ndėrmjet fashistėve dhe komunistėve. Kur pyetėm sesi kishte mundėsi qė kjo tė kishte ende rėndėsi, zbuluam se pėr miqtė tanė ishte si tė kish ndodhur dje. Turistė tė verbėr? Apo fillimet e njė mėsimi qė m’u rizgjua kur e ulur mbi njė shkėmb nė njė plazh tė Shqipėrisė vėshtrova kah njė rrėnojė antike nė faqe tė malit. E dija se kishte histori atje, nėse mund tė gjeja njerėzit e duhur.

Nė krye tė herės ne ishim tė vendosur qė dokumentarin pėr Shqipėrinė ta bėnim me stil, shkėlqimtar dhe kinematik. Projekti do tė pėrfshinte personalitete tė forta, imazhe mahnitėse dhe shenja kulturore, si ushqimi, muzika, moda, sporti dhe jeta e natės. E gjithė kjo kombinuar me njė shije tė zakoneve shqiptare dhe problemeve mjedisore, socio-ekonomike dhe politike me tė cilat pėrballej vendi. Prirja ime pėr aventura do tė pėrcaktonte tonin e njė palė pushimesh aktive, siē edhe rezultuan.

Teksa pamė qytete e fshatra, duke u ngrohur nė diellin e njė bukurie natyrore dhe duke marrė nga energjia e shqiptarėve, mund tė shijonim klubet bashkėkohore tė natės dhe butikėt seksi, por etja pėr mė shumė nuk na ndahej. Me vrull pamė Tiranėn, kryeqytetin e gjallė dhe mė pas qytetet bregdetare dhe ishujt e Rivierės shqiptare, pėr t’iu ngjitur fshatrave tė ashpėr tė Alpeve shqiptare dhe pėrmes kufirit nė Maqedoni dhe nė Prishtinė, kryeqytetin e Kosovės me shumicė shqiptare.
Shokėt e udhėtimit qenė im vėlla Nate, i dashuri im Rick Fox, shpura jonė prej tre amerikanėsh dhe njė tjetėr shpurė ngazėllimtare shqiptarėsh. Pėr fat, udhėrrėfyesi im ishte Fadil Berisha, kushėri me kryeministrin e vendit, Sali Berisha, gjė qė na ndihmoi pėr aksesin nė media, qeveri dhe rrethet sociale nė mbarė vendin. Ne ndaluam nė 15 qytete dhe tė gjithė na shijuan dhe ikėm mė tė uritur se sa kur erdhėm.
Mė ėshtė futur nė gjak. Shqiptarėsia ime bėhet gjithnjė e mė thellė sa herė shkoj atje. Sė herė qė shkoj kuptoj se ka diēka mė shumė nė gjithė kėtė. Ka kaq shumė gjėra pėr tė treguar-shumica janė tė njė lloj historie tė lashtė qė kėrkon nė vėzhgim mė tė thellė dhe mė tė gjerė. Ndjeva diēka shumė mė tė ndryshme nė kėtė udhėtim nė “atdhe”. Pas bisedash tė pafundme me njerėz tė hapur dhe pasionantė, qė ndiejnė shumė pėr Shqipėrinė, pėr herė tė parė mund tė them se “e di ēdo tė thotė tė jesh shqiptar”.

Po filloj tė kuptoj kompleksitetin e pėrzierjes sė krenarisė dhe trishtimit, rreth asaj jetė qė shumė vetė kanė kaluar pa dėgjuar tė pėrsėritur nė veshėt e tyre rinorė nga tė dashurit e tyre, rreth triumfeve dhe humbjeve qė ka provuar ky komb-si individė dhe si komunitet.
Kėsisoj, kur u ftova bujarisht pėr t’u bėrė qytetare shqiptare, nuk ndjeva hezitim. U ndjeva e nderuar dhe e zonja pėr ta pranuar kėtė dhuratė. U ndjeva edhe mė shumė e ngjashme me ē’jam nė tė vėrtetė. Sigurisht qė vazhdoj ta mbaj nėnshtetėsinė amerikane. Unė jam amerikane gjithashtu. Por nuk ėshtė mundim pėr mua tė shpall se qė nga 17 gushti 2011, unė Eliza Patricia Dushku, jam njė shqiptar-amerikane.



/MapoOnline/
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-09-11, 08:17   #17
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Unė jam shqiptare

Me vjen mire qe Eliza vazhdon karrieren e saj me sukses ne Hollywood, pa harruar origjinen...
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-11, 09:37   #18
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,194
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Unė jam shqiptare

kesaj duhet ti merr lakmi te gjith femrat shqiptare kudo qe shkojn duhen te thon me krenari se kam gjak shqiptari , jo si ajo meqka bleona qe e morr nenshtetsin amerikane edhe menjeher u paraqit ne tv se un jam kuder amerikane sjam shqiptare
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-11, 15:02   #19
Artisti
 
Avatari i Artisti
 
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
Artisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Unė jam shqiptare



Mė vjen mirė qė Eliza ka kėtė mendje dhe thotė e vendosur qė ėshtė shqiptare.

Por, a do tė thoshte edhe nė ndonjė gazetė amerikane apo daneze kėshtu si pėr Mapoonline????


:
.
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
Artisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-11, 16:53   #20
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Unė jam shqiptare

O sa mire me qene shqiptaro-danezo-amerikane nga Bostoni, o hejjj o hejjj!!!
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-11, 17:02   #21
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Re: Unė jam shqiptare



Sa hije te ka shamia.Simbol i tolernces fetare trashigimi shqiptare nder shekuj.Shyqyr qe erdhe kendej se kemi pas mungese e lekcioneve te llojit te tille.Te lumt dhe Zoti te bekoft!
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-11, 17:15   #22
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Re: Unė jam shqiptare

http://youtu.be/PUQYfBaaKKY

Eliza Dushku vizitė Xhamisė larme nė Tetovė


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.