Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-11-04, 15:48   #1
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Mjalti Nga Kendveshtrimi Mjekesor ..

Per te bere nje kilogram mjalt bletes i duhet te pershkoj 360-460 mije km laregesi.Kjo largesi eshte per 11 here me e gjate se gjatesia e ekuatorit te rruzullit tokesor.Mrekulli te veqant paraqesin prizmat gjashtekendeshe te hojeve (nje matematike e larte).Mjalti permbane 14-20% uje,sheqer,materie azotike vitamina etj,,,,
Sipas hulumtimeve shkencore-biokimike,eshte vertetuar se mjalti permban keto elemente,te cilat jane te domosdoshme per organizmin:
Aluminiumin:---ne organizem luan rol si antiinflamtor ne mukozen e lukthit dhe te zorreve.
Bizmuti:---sherben si ilaq i fuqishem kunder sifilisit
Hekuri:---i sili ne 1kg mjalt gjendet ne sasi prej 11.05 mg,eshte i domosdoshem ne enzimet e frymemarrjes se qelizave te organizmit.
Ari---ka rendesi kunder infeksioneve ne organizem
Kaliumi---sherben ne organizem si perberes dhe lidhes i albumineve dhe te glikogjenit.
Kalciumi---pa pranin e te cilit eshte e pamundur zhvillimi i organizmit,akzistimi i botes bimore dhe shtazore.
Natrium----Mungesa e natriumit shkakton dobesim te muskujve ne organizem,rraskapitje,humbje oreksi,etje,vjellje dhe pengesa ne funksionimin e veshkeve etj.....
Mjalti si ilaq perdoret te keto semundje:
-semundjet e lekures
-semundjet e organeve te tretjes
-semundjet e melqise
-semundjet e veshkeve
-semundjet e zemres
-semunjdet e sistemit nervor
-semundjet e syrit
-semundjet gjenitale femerore
-semunjdet e organeve te frymemarrjes dhe semundjet elergjike.


__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-12-04, 01:30   #2
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Sipas hulumtimeve shkencore-biokimike, tė bėra nė 39 lloje tė mjaltit, ėshtė vėrtetuar se mjalti pėrmban glukozė, fruktozė, minerale tė shumta, si kalium, kalcium, litium, magnezium, kobalt, mangan, bakėr, hekur, natrium, argjent, nikėl, silicium, fosfor, klor, zink, ari etj. vitaminėt B1, B2, B3, B6, C, tė cilėt ndryshohen nga kualiteti i nektarit dhe polenit. Nė mjaltė janė zbuluar edhe materie azotike, enzime (invertaza, dijetaza, oksidaza, feroksidaza) dhe disa hormone.
Eksperimentet e bėra nė mjaltė kanė treguar se vetia e tij e mbytjes sė bakterieve (efekti bakteriocid) ėshtė dy herė mė e madhe nėse mjalti zbutet me ujė.
Sipas akademik Filatov-it, mjalti pėrmban edhe stimulatorė biogjen tė cilėt e ngrisin vitalitetin e organizmit. Ėshtė vėrtetuar se 1 kg mjaltė ka 3150 kalori, kurse gjatė ditės njeriut i nevojiten mesatarisht 2800-3000 kalori.
Ibn Sinai (Avicena) shkruan: “Mjalti e freskon shpirtin, jep fuqi, ndihmon tretjen, lehtėson nxerrjen e kėlbazės, shton oreksin, ruan freskinė rinore, rigjeneron mendjen dhe intelektin”.
Mrekullia e mjaltit ėshtė mahnitėse. Kėtė madje na pėrkujton edhe Zoti i Madhėrishėm nė Kur’anin fisnik:
“Nga barqet e tyre (tė bletėve) del lėng, ngjyra e tė cilit ėshtė e ndryshme, dhe nė tė cilin ka shėrim (bar-ilaē) pėr njerėz. Dhe nė kėtė ka arsye pėr atė popull qė mendon thellė.” (En Nahl: 69)
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-01-05, 00:35   #3
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Ėshtė e njohur se mjalti ėshtė burim fundamental i ushqimit pėr trupin e njeriut, por njė numėr i vogėl i njerėzve dinė diēka pėr karakteristikat mahnitėse tė prodhuesit tė tij, bletėn.
Bletėt prodhojnė mjaltin nė mėnyrė instiktive, jo vetėm pėr vete, por edhe pėr njerėzit.
Sipas zbulimeve shkencore, bleta ėshtė shumė mė e zgjuar se kompjuterėt e sotėm. Truri i bletės mund t’i kryejė 10 trilionė veprime pėr njė sekondė.
Bletėt shėrbehen me strukturėn heksagonale tė ndėrtimit tė hojėzave. Ėshtė e quditshme pėrse bletėt e kanė zgjedhur strukturėn heksagonale, e jo atė pesė apo tetėkėndshe? Pėrgjigjen e jep matematika.
Struktura gjashtėkėndėshe ėshtė forma mė e pėrshtatshme gjeometrike pėr shfrytėzimin maksimal tė masės sipėrfaqėsore. Nė mes tėrė formave gjeometrike, forma e gjashtėkėndėshit e ka volumin mė tė vogėl, andaj edhe sasia e dyllit pėr kėtė formė ėshtė mė e vogėl se sa pėr hojėzat tre apo katėrkėndėshe.
Konkludimi ėshtė se hojėzat gjashtėkėndėshe kėrkojnė sasinė minimale tė dyellit pėr konstruktimin e tyre, por njėkohėsisht mund tė deponojnė sasinė mė tė madhe tė mjaltit. Kėtė rezultat, i fituar pas shumė kalkulimeve gjeometrike, me siguri nuk e kanė njėhėsuar vetė bletėt. Kėto insekte tė vogėla shėrbehen me formėn heksagonale tė lindur, vetėm e vetėm sepse janė tė mėsuara dhe inspiruara nga Zoti i tyre.
Bletėt zakonisht duhet tė fluturojnė nė largėsi tė mėdha pėr ta gjetur ushqimin. Bleta duhet tė pėrshkojė 360-460 mijė km pėr tė bėrė 1 kg mjaltė. Kjo rrugė ėshtė 11 herė mė e gjatė se gjatėsia e ekuatorit tė rruzullit tokėsor.
Bleta e cila gjenė lulet, kthehet nė koshere pėr t’i informuar bletėt tjera. Por, si bleta e pėrshkruan vendin e luleve? Bleta komunikon me bletėt tjera me anė tė njė gjuhe tė veēantė, tė ashtuquajtur “vallėzuese”. Pėr tė shkencėtarėt mendojnė se ėshtė njė gjuhė e komplikuar dhe e zhvilluar.
Shkencėtari Karl von Frish, i Universitetit tė Munihut nė Gjermani, nė vitin 1940 e zbuloi i pari domethėnien e vallėzimit tė bletėve. Sapo e zbulon burimin e ushqimit, bleta kthehet nė fole dhe nėpėrmjet tingujve dhe gjuhės sė saj “vallėzuese” ua tregon shoqeve tė saj vendndodhjen e ushqimit tė sapo zbuluar. Tingujt qė lėshojnė me krahėt e tyre janė gjithashtu njė pjesė thėlbėsore e gjuhės “vallėzuese” tė bletėve. Vallėzimi, tė cilin e pėrsėritė bleta disa herė, pėrmban nė vete tė gjitha informatat mbi kėndin, drejtimin, largėsinė dhe detajet tjera tė cilat do t’u mundėsojnė bletėve tjera tė shkojnė nė atė vend. Vallėzimi i bletės ėshtė nė formė tė numrit tetė. Bleta formon pjesėn e mesme tė numrit tetė duke lėvizur me bisht dhe duke bėrė lėvizje cik-cak. Kėndi nė mes lėvizjeve cik-cak dhe linjės nė mes Diellit dhe kosherės jep drejtimin e saktė tė burimit tė ushqimit.
Por njohja vetėm e drejtimit nuk ėshtė e mjaftueshme. Bletėt puntore, gjithashtu, duhet tė dijnė se sa ėshtė largėsia. Bleta e bėn kėtė me levizjet e pjesės sė pasme tė trupit, duke shkaktuar dredha ajrore.
P.sh. pėr ta pėrshkruar distancėn prej 250 metrave, ajo lėvizė pjesėn e pasme tė trupit 5 herė pėr ½ e minutės.
Nėse rruga prej kosherės deri te burimi i ushqimit ėshtė shumė e gjatė, atėherė bleta ballafaqohet edhe me njė problem. Gjatė kohės sė kthimit nė koshere Dielli largohet pėr njė shkallė ēdo 4 minuta.
Kjo domethėnė qė bleta duhet tė bėjė gabimin pėr njė shkallė, lidhur me drejtimin e burimit tė ushqimit. Kėshtu qė ajo pėr kėtė duhet tė informojė bletėt tjera.
Syri i bletės ėshtė i pėrbėrė nga njėqind thjerrėza tė vocėrra gjashtėkėndėshe. Secila thjerrėz fikusohet nė sipėrfaqe shumė tė vogėl si teleskop. Bleta, duke shikuar kah Dielli, nė ēdo kohė tė ditės gjithmonė mund ta pėrcaktojė lokalizimin e saj edhe kur ėshtė duke fluturuar.
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-04-05, 08:43   #4
Drenicaki
 
Anėtarėsuar: 01-12-04
Vendndodhja: Franca
Postime: 1,379
Drenicaki e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Mjalta .............. ju bėftė mirė! :lol: :lol: :lol:
__________________
Jeto! edhe kur jeta ėshtė e veshtirė,kjo ėshtė njė provė pastai jeta e mirė!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 28-11-07 nė 19:32
Drenicaki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-08-07, 11:28   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mjalti- Ushqim i mrekullueshėm

Mjalti eshte njekohesisht nje anticeptrik i mire. Ne nje mjalte “te pjekur” mire, bakteret nuk mund te rrine me teper se 2 ore. Ne nje varreze te vjeter te mbretit te Egjiptit eshte gjetur mjalte 3300 vjecar, i cili me gjithe kalimin e shume viteve ishte forcuar, i kishte ndryshuar ngjyra, por nuk i kishte humbur natyraliteti.
Nektari i mjaltit eshte nje ushqim i jashtezakonshem ne cdo pike te te cilit ruhen mineralet, enzimat dhe lendet e tjera ushqyese si hekuri, bakri, magnezi, potasiumi, fosfori, proteinat dhe vitaminat. Per te semuret e diabetit megjithese sheqeri eshte nje ushqim vdekjeprures, te mjalti nuk ekziston nje rrezik i tille. Ai pastron gjakun, rregullon qarkullimin e tij, ndihmon ne sherimin e semundjeve kockore, largon forcimin e damareve te gjakut, sherben si qetesues ne semundjet nervore dhe shume aftesi te tjera kuruese. Ne librat e mjekesise mund ta gjeni ne librin me emrin “ilace popullore”.
Ne suren “Nahl” te Kuranit gjendet ky ajet fisnik: “Mjalti i bletes eshte sherues i cdo semundjeje”, njekohesisht Pejgamberi yne (a.s.) ne shume hadithe ka sugjeruar ngrenien e mjaltit. Ne ditet e sotme me zbulimin nga ana e mjekesise e vecorive te shumta te mjaltit, kuptohet se se me vend jane surja dhe hadithet qe flasin per te. Si do ta sqarojme faktin qe cilesite e vertetuara nga shkenca ne shekullin e XX-te, jane sqaruar qe perpara 1400 vitesh nga Pronari i cdo gjeje?
Deshira per pune e bletes, vepra e saj e mrekullueshme, mjalti, na thote ne nje gjuhe tjeter shume gjera. Ne nje hadith thuhet: “Puna e pakte por e vazhdueshme eshte me e dobishme dhe me e vlefshme, se ajo pune (e madhe) qe mbaron e s’vazhdon me”. Tani te mendojme rreth bletes: eshte llogaritur se per ½ kilogram mjalte, bletes i duhet te beje 37.000 shetitje neper lule... Bletet punetore per t’i mbushur hojet, u nevojitet te bejne fluturime rreth 31 milione kilometra ne vit. Edhe pse e mbledhin pike-pike, dalengadale ato punojne vazhdimisht, pa pushuar dhe ngordhin duke cuar piken e fundit te nektarit ne hoje. Per rrjedhoje te vecorive te tilla na japin ne nje ushqim te tille si mjalti.
Ashtu si Kurani na tregon neve Krijuesin, ashtu si me veprat dhe fjalet e tij Pejgamberi yne ne shpjegon Allahun, te njejten gje ben edhe libri i gjithesise. Te tre keto burime duan te thone te njejten gje, si bleta me ato qe kerkon te thote hadithi...
Bleta eshte nje pike ne librin e gjithesise, por sa shume faqe ka brenda kesaj pike! Askush tjeter perveē Zotit s’mund ta krijoje nje blete, sepse ajo eshte nje veper e mrekullueshme!
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 11-08-07 nė 11:31
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-11-07, 00:31   #6
burimidesign
 
Anėtarėsuar: 11-06-07
Postime: 1
burimidesign i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Mjalti Nga Kendveshtrimi Mjekesor ..

Cka din drenicaki se cka eshte mjalti
burimidesign Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-12-07, 18:34   #7
Gjumashja
 
Avatari i Gjumashja
 
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
Gjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mjalti Nga Kendveshtrimi Mjekesor ..

Kėtu do tė pėrmendim disa mėnyra tė mjekimit me mjalt . . .

1. Duke pirė mjaltin e shkrirė nė ujė, tė gjitha njollat e zorėve do tė zhduken
2. Ngrėnia e rregullt e mjaltit ndihmon nė pėrforcimin e tė mbajturit mend
(memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.
3. Nėse mjalti pihet i tretur nė ujė tė ngrohtė, ndihmon kundėr diaresė.
4. Nėse mjalti pihet i tretur nė ujė tė ftohtė, ndihmon kundėr kapėsllėkut.
5. Me pėrdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtėsohet qarkullimi i tij nėpėr trup
6. Mjalti ėshtė ilaēi i vetėm pėr shėrimin e tė rahurit tė shpejtė tė zemrės (tahikardia).
7. Mjalti krijon lehtėsim tė organizmit, ndėrsa sheqeri e rėndon atė.
8. Mjalti qė pihet i nxehtė pėr 7 minuta pėrzihet me gjakun, ndėrsa i ftohtė pėr 20 minuta.
9. Kur hahet mjalti lukthi punon nė rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaēra pėr tė
ndihmuar pėrpunimin.
10. Mjalti largon dhembjet nė sy, duke e fėrkuar me gisht tė pastėrt syrin.
11. Pėr anemikėt, mjalti ėshtė bombė gjaku.
12. Pėr dhembjet e eshtrave ngrėnia e mjaltit ėshtė ilaē i padiskutueshėm.
13. Tė sėmurėt nga verdha, nė qoftė se mėngjes dhe mbrėmje hanė mjalt, pėr
15-20 ditė ajo do tė shėrohet.
14. Mjalti largon ngėrēin e nervave.
15. Mjalti ndihmon nė rritjen dhe zhvillimin e fėmijėve.
16. Personave qė janė nervoz, si dhe atyre qė kanė gjumė, mjalti u ndihmon pėr t'u
qetėsuar
17. Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasė kaps dhe as qė mund t'i krijohen hemorroidet.
18. Nėse mjalti tretet nė qumėsht tė ngorhtė zhduken skrajat e zorrėve.
19. Nėse mjaltin lyeni mbi material tė nxehur dhe atė e veni mbi qafė ose nė gjoks, dhembjet
e fytit menjėherė largohen. Kjo bėhet kur kemi ndezje tė krajnikėve dhe anginė.
20. Nėse sasi e caktuar e mjaltit pėrzihet me vishnje dhe shpėrlahet fyti disa here nė ditė
era e keqe nga goja menjėher do tė largohet.
21. Mjalti pėrdoret pėr shėrimin e sėmundjes "stalni aigan" plagės sė qelbosur. Plagėn e atillė duhet
menjėherė me e lyer me mjaltė, ndėrsa tė sėmurit duhet dhėnė qė tė hajė 10-15 herė. Shepjtė
do tė vėrehet pėrmirėsimi.
22. Mjalti ndėrpret dhimbjet e stomakut.
23. Plagėt e zorrėve dhe tė lukthit mjalti shumė shpejtė i shėron. Gjatė njė jave duhet ngrėnė der
nė 4 kg mjaltė. Nėse edhe aq hamė edhe pėr tri javė, qė bashė tė bėhet njė muaj nga cirri i
stomakut nuk do tė ngelet asnjė shenjė. Thotė Dr. Kolosau: "Kėtė vetė personalisht e kam
provuar nė 97 pacientė dhe nė fėmijėn tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. "
24. Nėse dhembjet e shpinės dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltė e mbi tė
vemė biber pluhur, tė shtypur, dhembjet menjėherė largohet.
25. &^% e bletės ėshtė ilaē kundėr reumės. Kohė pas kohe duhet lejuar qė bleta ti kafshojė
vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
26. Fėmijėt tė cilėt urinojnė nė shtrat duhet tė hanė mjaltė dhe kjo sėmundje do t'ju ndėrpritet.
__________________
the rest is silence
Gjumashja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-08, 22:02   #8
toni_23
 
Anėtarėsuar: 23-10-08
Postime: 1
toni_23 i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Mjalti Nga Kendveshtrimi Mjekesor ..

qka asht qikjo
kamelles
toni_23 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.