Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-08-07, 16:26   #1
budo785
 
Avatari i budo785
 
Anėtarėsuar: 13-02-07
Postime: 209
budo785 i dashurbudo785 i dashurbudo785 i dashurbudo785 i dashur
Gabim Rrefime!

NENA LYPESE DHE SHEIKU NGA DUBAI!
Dita ishte nga me te nxehtat e vetit.Ishte e xhuma,gjithashtu.
Qelloj te falem perjashte xhamise,nga ana e majte e hyrjes,njehere nen hije te saj,deri kur fillon imami hytben,qe me pas rrezet e diellit te na bien aq padurueshem mbi koke ,saqe dua sa me shpejte ta kryejme faljen!
Me te dhene selam ne te majte,ngritem te shohe hije te ndonje peme ose mure afer xhamise, e ta takoj ndonje mik nga xhumaja te cilin ndoshta se kisha pare moti,por me del perballe nje lypese.
Ishte nje nene ne moshe te mesme,me mbulese,kurse nga e folmja mu duke se ishte nga Kosova.Fytyra e saj dukej e lodhur,dukshem edhe nga vapa e asaj dite,por njekohesisht verejta dinjitetin dhe turpin e saj nga pozita e detyruar e lypeses,qe shfaqej edhe me shiqimin e perkulur dhe zerin e saj te dhimbshem,duke shqiptur fjalet keshtu disi:
-Bani gajret vllazni,Allahi ramet ju dhashte...
Kujtoj qe mund te jete grua deshmori ose nene jetimesh ose ndoshta i eshte djegur shtepia gjate luftes....
Largohem disi vetevetiu nga ajo,ndoshta qe mos ta njej hala dhimbjen qe shkaktonte zeri i saj,ndonese i bindur se meshira jone e pamjaftueshme, ia mudesoi nenes lypese,te pakten, buken e javes se ardhshme!
E nen hije aty karshi xhasmise,shohe ca vellezer,me te cilet per disa caste beme muhabet,me humor si zakonisht,per tu bindur se shpejti se hija e shtepise eshte vendi me i deshiruar per te gjithe ne.Keshtu qe,u shperndame sikurse edhe xhemati nga xhamia ku u falem.
Mberrij ne shtepi. Shkoj te ceshma e pare qe kisha me afer dhe e shuaj etjen...
I shtrire ne divan,ma terheq verejtjen nje emision dokumentar per ishujt e famshem te Dubait.
Behej fjale per nje investim marramendes e mahnites afer bregdetit te Dubait.Sheiku pergjegjes per projektin,permendte milijardat qe po investohen per krijimin e ishujve te famshem nga te cilet vizatohet harta e botes!!!Ky proekt duhej te perfundonte keto vite,ndersa sheiku ishte i bindur se Dubai se shpejti, do te arrinte cudin e re botetote!Kurse pamjet vetem e vertetonin krenarine e tij.
Ndihem i clodhur kur verej se po perfundon emisioni,ndonese me teper nga pamja e ardhshme mahnitese e ishujve perplote me gjelberim,palme,pishina e hotele me shume yje!
Terheq syte nga televizioni dhe se cme kujtohet nena lypese e xhumase,e me pas edhe thenia pejngamberike:muslimanet jane si nje trup,nese semuret ndonje organ atehere dhembjen e ndjen tere trupi!
Kujtova qe edhe sheiku edhe lypesja duhej ti perkisnin ketij trupi te vetem,saqe u mundova ta imagjinoj dhembjen nga pamja e sheiku krenar,por kot,nuk munda!


__________________
Dy pika loti rane mbi qelq
E un per ty se cndjeva mall
......

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 27-08-07 nė 09:02
budo785 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.