Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 01-06-10, 18:10   #1
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Po cof evropa e copetuar

E kuptoni tash perse milicja e e vropes se ngordhur
futet neper ministri te Republikes se Kosoves dhe vjedh e plaēkit
njerez te pafajshem qe nuk jane fare evropjane po vetem shqiptare.
Lexoje ketu posht ēka nenkupton fjala coftine in live:
________________________________

A mund tė mbijetojė BE-ja krizėn?
Nė momentin kur mundėsia e dezintegrimit tė BE-sė-apo e ndarjes mes shteteve anėtare-po bėhet gjithnjė mė e mundshme, kriza aktuale mund tė ndodhė qė ka ekspozuar kotėsinė e pėrpjekjeve pėr tė krijuar Shtetet e Bashkuara tė Evropės. Unioni aktual ka qenė njė “pėrpjekje pėr tė bashkuar shtetet, tė cilat nė tė vėrtetė nuk kanė qenė tė gatshme pėr t’u bashkuar”, tha Stephen Lewis, ekonomist nė Monument Securities, me seli nė Londėr

Nga Express mė 01.06.2010 nė ora 17:45
E ngritur nga hiri i Luftės sė Dytė Botėrore dhe nga fundi i Luftės sė Ftohtė, BE-ja u krijua pėr tė vendosur paqe dhe pėr tė nxitur prosperitet nė gjithė rajonin. Por kriza e borxhit e Evropės ka nxjerrė nė sipėrfaqe pėrēarjet e thella financiare dhe kulturore brenda unionit tė 27 shteteve, tė cilat ndoshta nuk do tė tejkalohen kurrė.
Vendimi i pafat, pėr tė bėrė BE-nė njė shtėpi gjysmake-duke ndėrlidhur shtetet anėtare me njė valutė tė pėrbashkėt, por duke i lejuar njėkohėsisht ato qė tė ruajnė kontrollin mbi buxhetet kombėtare dhe tatimet-e ka lėnė nė udhėkryq kėtė grup tė frakturuar.
Integrimet e mėtutjeshme politike dhe ekonomike, tė cilat do tė rezultonin me njė thesar tė pėrbashkėt-nė thelb, me njė qeveri qendrore-mund tė shpėtonin valutėn e sėmurė euro, e cila ka mbushur 11 vjet dhe tani ka ardhur koha qė tė shfrytėzohet momenti.
Por ajo qė urdhėron mendja, nuk ėshtė gjithmonė nė pėrputhje me atė, qė dėshiron zemra: grekėt, gjermanėt, e madje edhe ata qė janė jashtė eurozonės, si Britania, mbrojnė me ashpėrsi pavarėsinė e tyre, gjuhėt e tyre, e gjithashtu edhe tė drejtėn pėr tė vendosur se si dėshirojnė tė shpenzojnė tė ardhurat e tyre nga tatimet.
Nė momentin kur mundėsia e dezintegrimit tė BE-sė-apo e ndarjes mes shteteve anėtare-po bėhet gjithnjė mė e mundshme, kriza aktuale mund tė ndodhė qė ka ekspozuar kotėsinė e pėrpjekjeve pėr tė krijuar Shtetet e Bashkuara tė Evropės.
Unioni aktual ka qenė njė “pėrpjekje pėr tė bashkuar shtetet, tė cilat nė tė vėrtetė nuk kanė qenė tė gatshme pėr t’u bashkuar”, tha Stephen Lewis, ekonomist nė Monument Securities, me seli nė Londėr.
“Euroja mund tė vazhdojė tė ēalojė pėr njė kohė dhe ata do tė bėjnė pėrpjekje tė imponojnė pakot pėr shtetet me deficit, por nė fund me gjasė do tė kemi njė shpėrthim social, si pasojė e ndjenjės sė mungesės sė shpresės”, shtoi ai.
Publikisht, disa udhėheqės nė union janė duke bėrė ēmos nė fuqinė e tyre, pėr t’iu shmangur kėtij skenari tė “fundit tė BE-sė”, duke folur pėr pėrfitimet qė vijnė nga blloku stabil politik dhe ekonomik, i cili pėrfaqėson njė gjysmė miliardė banorė-7 pėr qind tė numrit tė konsumatorėve nė botė.
Ministri i Jashtėm i Gjermanisė, Guido Westerėelle, nėnvizoi kėtė javė se “bashkimi i Evropės, suksesi i Evropės, mbetet themel i politikės sė jashtme tė Gjermanisė”.
“Jemi evropianė tė bindur-madje do tė thosha se jemi patriotė evropianė”, tha ai.
Nė shumė aspekte, Evropa nuk dallon aq shumė nga SHBA-ja, siē mund tė duket nė shikim tė parė: SHBA-ja nuk ėshtė assesi njė shtet unitar. Pėr shembull, ėshtė mė pak koherente se BE-ja, nė ēėshtjet siē ėshtė dėnimi me vdekje dhe gjithashtu ka dallime tė mėdha ndėrmjet buxheteve shtetėrore.
Jack Lang, pėr njė kohė tė gjatė ministėr nė qeverinė franceze dhe avokat i bashkėpunimit francezo-gjerman, ėshtė nė mesin e atyre, qė angazhohet pėr afrimin e Evropės, me Francėn dhe Gjermaninė si shembull. Ai dėshiron qė dy vendet tė ndajnė ministrat qeveritar, Universitetet, kompanitė dhe projektet e mbrojtjes.
“Duhet tė lėvizim mė shpejtė, tė jemi futuristė”, thotė ai.
Por BE-ja gjithashtu ėshtė njė organizatė, tė cilės ju deshėn 15 vjet pėr tė pėrcaktuar derfinimin e ēokollatės dhe e cila ėshtė zhytur nė grindje pėr ēdo gjė, duke filluar nga mishi, e deri te azilkėrkuesit.
Kriza, e cila aktualisht ka kapluar unionin, ėshtė prodhim i krijimit tė tij tė kujdesshėm. Traktati i Mastrichtit nga viti 1993 krijoi unionin monetar. Por kėrkesat e ndryshme pėr sovranitet kombėtar-koncept ky i vjetėr po aq sa edhe politika ndėrkombėtare-traktati nuk urdhėroi kontroll pėr atė se si shtetet anėtare do tė tubojnė dhe tė shpenzojnė tė ardhurat e tyre nga tatimet.
Nė vend tė kėsaj, shtetet anėtare arritėn pajtimin pėr Paktin e Stabilitetit dhe tė Rritjes, me tė cilin buxheti i deficitit kufizohet nė tre pėr qind tė bruto prodhimit tė brendshėm. Greqia, e cila ndezi fitilin e krizės, ka tejkaluar dukshėm limitin gjatė “viteve tė mira” dhe asaj ju bashkuan edhe shtetet tjera pas fillimit tė rėnies.
Unioni fiskal, nė tė cilin pėr buxhetet dhe tatimet vendoset nga qendra, do tė parandalonte zhytjen e shteteve anėtare nė deficite tė mėdha dhe do tė mundėsonte shpėrndarjen e parave brenda unionit aty ku nevojiten mė sė shumti.
Shkencėtari Gerard Blanchet ishte vetėm 11 vjet, kur forcat amerikane ēliruan nga nazistėt qytetin e tij tė lindjes nė Alzas dhe ai ende ruan kujtimet e lumtura pėr fundin e luftės. Ai ėshtė adhurues i flaktė i Evropės paqėsore, i Evropės qė bashkėpunon-por jo edhe i interesuar pėr njė Evropė me njė thesar dhe buxhet tė vetėm.
“I adhuroj amerikanėt, e adhuroj Amerikėn. Por Evropa nuk ėshtė Amerikė. Sa gjuhė duhet tė dini, pėr tė shkuar nga California deri nė Maine? Ne megjithatė dallojmė kur bėhet fjalė pėr definimin e gjėrave, se sa shpenzojmė pėr kujdesin shėndetėsor, pėr shkollat, pėr kulturėn”, theksoi Blanchet.
Shumica fajėsojnė kėto dallime-duke filluar nga ato kulturore, deri te ato financiare-pėr nxitjen e rrėmujės aktuale.
“Tani, shtetet qė kanė menaxhuar mirė ekonomitė e tyre ndoshta duhet tė paguajnė pėr shtetet, qė kanė keq-menaxhuar ekonomitė e tyre dhe kjo ėshtė njė ndjenjė aspak e mirė”, thotė infermierja nga Stokholmi, Kirsten Larsen.
Pėrēarja e ashpėr veri-jug hap njė rrugė tė tretė potenciale, pėr krijimin e njė unioni monetar dhe shpėrbėrjen e plotė tė BE-sė: ndarjen e unionit nė dysh.
Rajoni i ri monetar, argumentojnė disa, i pėrqendruar rreth Gjermanisė, do tė ishte mė i qėndrueshėm si nė aspektin financiar, ashtu edhe nė atė kulturor. Por kjo zgjidhje do tė ishte shkatėrrimtare pėr shtetet, tė cilat do tė pėrfshiheshin nė zonėn e re jugore.
Njė opsion tjetėr ėshtė qė Greqia tė bėhej shteti i parė i BE-sė, i cili do tė largohej nga unioni, duke i mundėsuar kėshtu bllokut qė tė vendos shtėpinė e vet sėrish nė rregull. (AP)
_____________________________
http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../31739/C5/C17/


__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.