Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-05-10, 15:49   #1
progress
 
Avatari i progress
 
Anėtarėsuar: 05-10-09
Vendndodhja: suedi
Postime: 203
progress VIPprogress VIPprogress VIPprogress VIPprogress VIPprogress VIPprogress VIP
Gabim A duhet ribotuar libri i Hitlerit ?

Ai qe lexon nje liber kritik nuk inspirohet nga neonazizmi, perkundrazi.” Shtatedhjete vjet pas vdekjes se autorit, te drejtat e autorit te nje teksti nuk ekzistojne me.

Deri ne vitin 1945 numri i kopjeve arritu ne 12 milione ekzemplare, megjithate deri me sot vazhdon te ekzistoje mendimi se megjithese eshte perhapur shume, libri nuk eshte lexuar ne te njejten mase.


A duhet botuar tani serish libri “Lufta ime” e Adolf Hitlerit dhjetra vjet pas shkrimit te tij, ne menyre qe te mund te lexohet nga kushdo qe ka deshire?



Diskutimet per kete ēeshtje jane hapur serish ne Gjermani. A mund te jepet nje version shkencor i librit te tabuizuar “Majn Kampf”, qe te shfaqet edhe ne internet dhe te jete i lexueshem edhe jashte Gjermanise?


Diskutimet e kesaj ēeshtjeje jane hapur serish ne Gjermani. Skadimi i afateve te te drejtave te autorit, ben te mundur nje publikim kritik te librit. Drejtoi i institutit te historise moderne ne Mynih, Profesor Horst Meler (Horst Möller) eshte i sigurt se: “Siē e dime te gjithe diēka e ndaluar ushtron nje lloj joshjeje psikologjike.


Nepermjet publikimit tė librit, mund t`i jept fund mitit te ngritur mbi te”. Autori i tij ndodhej ne burg, kur shkroi me 1925 pjesen e pare te librit te tij. Adolf Hitler, i burgosur ne Keshtjellen bavareze te Landsbergut, i denuar me pese vjet burgim, per tentative per organizim puēi kunder qeverise se atehershme te Rajhut.


Nga denimi ai beri vetem nente muaj. Kur doli pjesa e dyte e librit “Lufta ime” (Majn Kampf - Mein Kampf) nje vit me vone, Hitleri ndodhej ne krye te nje partie te rinovuar nacionalsocialiste dhe kishte ngritur te ashtuquajturen bazen e SS-eve, trupen luftarake te NSDAP.


Deri ne marrjen e pushtetit te te ashtuquajturit fyhrer, udheheqes, “Majn Kampf” mbeti nje nga shume shkrimet urrejtndjellese nacionalsocialiste.


Nga pikepamja programatike, libri permban menyren se si e shikonte diktatori Hitler boten, dhe formulon te gjitha realitetet e tmerrshme qe do te pasonin me vone: rracizmin dhe antisemitizmin, marrshimin ne drejtim te lindjes per pushtimin e te ashtuquajtures “hapesire jetesore” per popullin gjerman, dhe terrorin ndaj te gjithe atyre qe mendonin ndryshe.


Libri ishte – thote autori i librave Friedemann Bedürftig – plani i rruges qe do te ndiqte me vone te kryetarit te shtetit, pushtuesit dhe genocidit”.


Por suksesin libri arriti ta kishte vetem me marrjen e pushtetit te nacionalsocialisteve te NSDAP-se.


Pas vitit 1933 shperndarja e librit u subvencionua nga shtetit. “Majn kampf” ju dhurua falas anetareve te partise, ose zyrtaret e shtetit ja dhuronin ēifteve tė reja.


Deri ne vitin 1945 numri i kopjeve arritu nė 12 milione ekzemplare, megjithate deri me sot vazhdon te ekzistoje mendimi se megjithese eshte perhapur shume, libri nuk eshte lexuar ne te njejten mase.


Por historiani Mėler nuk eshte i kėtij mendimi: “Nuk eshte e vertete, dy vjet me pare ne publikuam ketu nje liber per shkrimin dhe shperndarjen, perkthimin dhe leximin e “Majn kampf‘ dhe atje eshte e vertetuar se legjenda e librit te palexuar nuk eshte e vertete.


Nuk eshte e thene se te 12 milione ekzemplaret jane lexuar te gjithe, por as nuk mund te thuhet se librit nuk i ka hedhur syte kerkush.” Qe prej mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, libri ne Gjermani ka qene tabu, dhe eshte ndaluar te shtypet dhe te shperndahet.


“Kur thuhet se libri nuk duhet te publikohet, atehere mendohet nga njera ane per ndjenjat e viktimave dhe nga ana tjeter pyetet nese libri eshte ende i rrezikshem, a mund te perdoret ai ende per revista programatike te neonazisteve. Kesaj pyetje une do i ktheja pergjigje me “jo”.


Shume vete nuk mendojne keshtu, sepse “Majn kampf” ka qene objekt kulti ne skenen e ekstremisteve te djathte – ne shume vende ky liber mund tė blihet. Ne internet ndodhet teskti i plote.


Prandaj, historiani Mėler vazhdon te kembengule qe librit t`i hiqet magjia e librit te ndaluar. Ai pohon per Deutsche Wellen se Instituti i Mynihut ka filluar te pergatise nje version shkencor te librit.


“Ajo qe duam te botojme ne eshte nje version historiko-kritik, qe tregon qarte per burimet e ideologjise hitleriane, dhe qe komenton dhe tregon historine e influencimit prej tij, ēka ka vlera shkencore dhe mundeson imunizimin.


Ai qe lexon nje liber kritik nuk inspirohet nga neonazizmi, perkundrazi.” Shtatedhjete vjet pas vdekjes se autorit, te drejtat e autorit te nje teksti nuk ekzistojne me. Prandaj historianet duan te publikojne nje version kritik tė librit. Deri tani te drejtat e autorit i ka patur ministria bavareze e financave.


progress Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.