Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-09-04, 21:29   #1
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Si perhapet helenizmi ne Shqiperi

Si perhapet helenizmi ne Shqiperi

Zoti nuk i dėgjon lutjet nė shqip!!!

Kozma Etoliani u shpall shenjt nė fund tė viteve 20 dhe u mitizua pėr tė justifikuar politikėn helene.


Patrikana Ekumenike e dėrgoi nė Shqipėri Kozma Etolianin (1714-1779), pasi ai kishte kryer studimet nė Malin e Shenjtė, Athos. Klerikėt grekė, para se tė vinin nė vendin tonė, shpesh mėsonin si ti kryenin shėrbesat fetare nė manastiret e kėtij mali. Misioni i Shėn Kozmait ishte sa delikat, aq edhe i rėndėsishėm pėr interesat greke. Prifti i ri, nė atė kohė vinte nė Shqipėrinė e Jugut pėr tė helenizuar tė krishterėt ortodoksė shqiptarė. Kozma Etoliani predikoi nė Shqipėrinė e Jugut ose Epiri, siē e quajti ai, Thesali dhe Maqedoni. Ndėr kėrkesat kryesore tė tij gjatė predikimeve nė Shqipėrinė e Jugut, ishte tė pėrbuzej dhe tė braktisej shqipja dhe, nė vend tė saj, tė flitej e tė shkruhej vetėm greqisht. Tomadakis, profesor nė Universitetin e Athinės, thekson: Misionari i madh Kozma Etoliani punoi pėr fuqizimin e fesė krishtere dhe pėrparimin e arsimit nė territorin e Vorio-Epirit dhe ra martir pėr epirotėt e veriut dhe pėr kombin tonė. Ėshtė pėr tė vėnė nė dukje se historiani K. Amantos, anėtar i Akademisė sė Athinės dhe profesor i universitetit, pohon: Legjendari Kozma Etoliani punoi mė shumė se kushdo pėr krishtėrimin dhe shkollat Ai qe ndėr dėshmorėt e parė qė ra pėr helenizimin krishter tė Epirit tė Veriut. Nė librin Vendet greke nė histori, Epirus, analizė dhe histori greke, me botues tė pėrgjithshėm anėtarin e Akademisė sė Athinės M.B.Sakelariou, Athinė 1997, fq. 317, shkruhet: Pėrmes punės sė tij, Kozma Etoliani e dėshmoi veten se ishte zėri mė autentik i kombit grek gjatė periudhės sė pushtimit osman. Kėtė shenjtor, akademiku nė fjalė e quan martir tė kauzės sė kombit tė tij grek, njė nga figurat mė tė ndritura, i cili punoi me tė gjitha forcat pėr pėrgatitjen e rilindjes sė kombit grek.

Vasil Krapsiti nė librin "Historia e Paramithisė", kapitulli III, flet pėr veprimtarinė e Shėn Kozmait. Ky historian grek i ditėve tona, nė faqen 37 tė kėtij libri, Shėn Kozmanė e quan shpėtimtar tė etnisė greke nė hapėsirėn e Thesprotisė. Ndėrmjet tė tjerash, ai thotė: Ky apostull i krishtėrimit, kudo qė shkonte nė Epir, vendoste kryqe. Ishte luftėtar i flaktė i fesė sė krishterė dhe i helenizmit. Sipas kėtij autori, merita mė e madhe e tij ishte hapja e shkollave greke. Kėshtu, Shėn Kozma Etoliani zgjonte ndėrgjegjen etnike tė helenėve tė skllavėruar, duke ngritur shkėmbinj rezistence pėr grekėt. Po ky autor, nė faqen 38 tė kėtij libri, shkruan: Ai ngrinte shkolla greke, duke u thėnė njerėzve qė tė jenė tė bindur ndaj Perandorisė Osmane. Pėr kėtė arsye, ai kishte marrė leje tė qarkullonte dhe tė bėnte punė sqaruese lirisht nė tė gjithė hapėsirėn e Paramithisė.

Po citojmė pėr kėtė autorin, i cili na pėrmend fjalėt e Shėn Kozmait, tė thėna nė mbledhjen e Shėn Donatos: Le ti shmangemi, vėllezėrit e mi, mendjemadhėsisė, qė ėshtė krijesa e parė e shejtanit dhe qė ėshtė rruga qė tė ēon nė katastrofė, prandaj duhet tė jeni kokulur, kokultėsia ėshtė rruga e engjėjve, ajo tė ēon nė Parajsė. Suliotėt u tronditėn kur dėgjuan fjalėt e tij. Disa u egėrsuan. Atėherė Kozmai u tha: Mė vjen keq pėr ju, pėr kryelartėsinė qė keni. Dhe duke shkundur kėpucėt, vazhdoi me kėto fjalė tė ashpra: Kėmba ime kėtu nuk do tė shkelė herė tjetėr. Nėse nuk i lini kėto qė bėni, do tė shpėrbėheni. Mė vonė, duke parė armėt e suliotėve tė varura nėpėr pemė, Kozma Etoliani u tha atyre me mllef e cinizėm: Kjo kokėfortėsi qė keni, do tju marrė nė qafė. Nė ato degė qė ju sot varni jataganėt, do tė vijė njė ditė qė jevgjit do tė varin sazet e tyre. Autori i Historisė sė Paramithisė shkruan: Puna e Shėn Kozmait me Sulin ishte njė detyrė e pastėr dhe etnike. Ai u pėrpoq ti bindte suliotėt qė tė largoheshin nga ēdo veprim i armatosur.

Mirėpo suliotėt nuk e dėgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisėn traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekėsinė. Ja ēna thotė pėr ta Bajroni: E kush ėshtė aq trim sa sulioti zeshkan, me fustane tė bardhė, tė zi tallagan? Ia la tufėn shqiponjės e bishės e zbret, poshtė fushės me sulm si rrufeja nė det Suliotėt ishin ashtu siē janė dhe sot, shqiptarė. Hobhausi thotė se suliotėt i zhvillonin luftėrat sipas mėnyrės shqiptare. Po kėshtu edhe Liku e quante Sulin vend shqiptar, ndėrsa Pukėvili, ndarjen e suliotėve nė fara e quante zakon mbarė shqiptar. Nė Sul, ēėshtjet gjyqėsore, thotė Liku, rregulloheshin nė atė mėnyrė si nė tė gjithė Shqipėrinė. Suliotėt ishin tė krishterė. Dihet se Foto Xhavella qe vėllam me Ismail Pronjėn e Paramithisė, kurse Marko Boēari shkroi njė fjalor, me qėllim qė shqiptarėt tė mėsonin greqisht. Dhe Napoleon Bonaparti u detyrua ti heqė komandantin grek regjimentit shqiptar nė shėrbim tė Francės, nė tė cilin pjesa dėrrmuese e efektivit ishin suliotė. Ata nuk pranonin tė kishin nė krye tė tyre njė komandant grek.

Shėn Kozmai kėrkoi qė suliotėt ti nėnshtroheshin sulltanit dhe hapi shkolla greke nė Paramithi, pranė kishės sė Shėn Kollit, nė Zallong. Lind pyetja: Cili ėshtė krishtėrimi i Shėn Kozmait? Mė sė pari do tė bėjmė tė ditur kuptimin e fjalės i shenjtė. I shenjtė ėshtė besniku i kishės ortodokse, qė ka vdekur dhe mė pas ėshtė shpallur i shenjtė (i kanonizuar i shenjtė) nga Patrikana e Konstandinopojės, i denjė pėr nderim. Format e kultit lejohen pėr atė qė shpallet i shenjtė. Shenjtorit i kujtohet emri nė lutjet, me emrin e tij mund tė emėrohen kisha, mund ti ekspozohet trupi nė altar, gjithashtu ai mund tė deklarohet zot i njė shteti, i njė qyteti ose njė urdhri fetar. Shėn Kozmai predikoi nė shumė vende tė Shqipėrisė, qė nga Suli e gjer nė Krujė. Mė poshtė po botojmė tekstin e marrė nga dorėshkrimet e tij dhe botuar nga Georges Freris. Pasqyrė historike e letėrsisė, revista Agora, Janinė, 1984, fq.20 (A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinė 1988, fq.35).

Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht, pėr arsye se kisha jonė ėshtė greke. Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd, sesa tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krisherė, burrė apo grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip, tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu. Unė do ti marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e lindjes sė tij deri mė sot, do ti porosit tė gjithė tė krishterėt qė ti flasin dhe do ti shlyej tė gjitha mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte para me mijėra (Predika 1 drejtuar shqiptarėve tė Epirit).
Citojmė versionin e shpikur nga Arsakejo e Tiranės, kolegji greko-shqiptar, fondacioni Filepkedhetiqi: Mė mirė tė kesh nė vendin tėnd shkolla, sesa tė kesh burime dhe lumenj, sepse burimi ujit trupin tėnd, shkolla ujit shpirtin tėnd. (Kozma Etoliani)

Kėtu shihet qartė se Shėn Kozmai i ftonte shqiptarėt dhe sidomos fėmijėt shqiptarė, tė krishterė dhe tė rinj ortodoksė, qė tė mėsonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, ėshtė greke dhe ajo nuk mund tė bėhej kurrė shqiptare. Shėn Kozmai thotė se raca shqiptare ėshtė greke. Antropologu me famė botėrore, Pitardi, nė librin e tij Historia e racave njerėzore, kur flet pėr shqiptarėt, thotė: Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė popull, ku tiparet antropologjike tė jenė mė tė qarta, ndėrkohė qė pėr Greqinė ai pohon nė kėtė libėr, se ajo ėshtė pasqyrė e popujve tė Ballkanit. Kėtė gjykim tė Pitardit mbi racėn shqiptare e pranojnė dhe antropologė tė tjerė, qė kanė bėrė matje mbi tė gjallė e mbi tė vdekur nė Greqi e Shqipėri.

Shėn Kozmai theksonte me tė madhe: Atė shqiptar qė nuk do tė fliste shqip nė Shqipėrinė e Jugut, do ta bėnte tė lumtur sa tė ishte zot i mijėra parave. Ai i kėshillon tė krishterėt qė tė mos preferojnė pazaret e ēifutėve. Shpeshherė Kozma Etoliani na bėn tė qeshim me fjalėt e tij. Po japim njė nga thėniet: Mos pini raki tė prodhuar nė fabrikat e Evropės, sepse me atė raki ēifutėt lajnė tė vdekurit e tyre, qė tju ndotin juve. Ēifutėt janė pogromet e antikrishtit. Mos blini te ēifutėt. Parrulla tė tilla tė ēmendura antisemite do tė konkurronin edhe Gjermaninė e Hitlerit tė viteve 30, kur nė vitrinat e dyqaneve tė ēifutėve, skuadrat e SS-ve shkruanin Kauft nicht bei Juden (Mos blini te ēifutėt). Por i shenjti Kozma nuk u ndal kėtu nė antisemitizmin e tij. Ai ėshtė i vetmi prift, qė nė mėnyrė tė hapur ka nxitur pogromet antiēifute. Mė 22 gusht 1777, ai vizitoi Beratin. Atje kėshilloi beratasit qė tė bėjnė pazar tė shtunėn (pse ēifutėt atė ditė e kanė pushim) dhe askush prej tyre tė mos bėjė pazar tė dielėn te ēifutėt. Kėshtu qė Shėn Kozmai, pėr shkak tė urrejtjes ndaj ēifutėve, arriti tu ndėrrojė beratasve dhe ditėn e pazarit. Nė Samarinė, pjesa mė e madhe e popullsisė ishte vllehe. Ai u fliste vllehėve kundėr gjuhės sė tyre. U thoshte se Perėndia e konsideronte veten tė fyer kur dėgjonte lutje ose lavde nė gjuhėn vllehe. Qė Perėndia tė dėgjojė lutjen e besimtarėve ortodoksė, ata duhet ti bėjnė ato nė greqisht.

Absurditete tė tilla njihen plot te Shėn Kozmai. Njerėzit vdesin, eksperienca e marrė nė shkollė ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shėn Kozmai kėrkonte qė tė transmetoheshin brez pas brezi vetėm mėsimet e marra nė shkollat greke. Shqiptari i Shqipėrisė jugore duhej ta ndjente veten grek. Njė nga historianėt mė me zė tė Greqisė sė sotme, Dr.Vakalopullos, nė Historinė e helenizmit tė ri, vėllimi 4, fq.442, shprehet kėshtu pėr Kozma Etolianin: Ai ktheu rrymėn e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritė shoqėrore dhe kombėtare, (greke - Sh.D.), veēanėrisht nė Shqipėrinė jugore dhe Epirin. Me tė drejtė rilindasit tanė lėshuan thirrjen patetike: Jashtė gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona. Revista La nazione albanese, viti 1897, nr.9, fq.4, shkruan pėr priftin kėto fjalė. Prifti duhet tė jetė sjellėsi i vėrtetė i qytetėrimit dhe i progresit me ligjin e tij tė dashurisė. Kėtu, nė Shqipėri, nė shumicėn e rasteve, ai i shėrben prindvrasjes, ai ėshtė despot, mė tiran se vetė pushtuesi. Ai, me armėt e fuqishme tė fesė, nė vend qė tė ndriēojė masat me gjuhėn e shenjtė dhe me dashuri pėr atdheun, ėshtė kthyer nė njė skllav qė i shėrben injorancės dhe paragjykimeve. Ai ėshtė bėrė njė instrument i verbėr i njė politike antipatriotike. Prifti ėshtė njė dhelpėr greke. Emrin e atdheut e ka zėvendėsuar me atė tė Greqisė. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkėt vrasėse kanė zėnė vend nė kishė, kėshtu qė ėshtė reformuar kulti i Jezu Krishtit.

Nė predikėn e parė, Shėn Kozmai thekson: Tė gjitha fetė e botės janė mashtruese, vetėm feja ortodokse ėshtė pa tė meta dhe e shenjtė. Tė vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi Janullatos ėshtė anėtar nderi i shoqatės Miqtė e Shėn Kozmait dhe se ky shenjtor bėn pjesė nė kalendarin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Vlen tė pėrmendet shprehja e antishqiptarit tė tėrbuar Sebastianos, ish-mitropolit drinopolit, i cili e quan Shėn Kozmain dishepull tė vėrtetė tė Krishtit.

Pėr Vasil Krapsitin, Shėn Kozmai ishte luftėtar i helenizmit. Po kėshtu dhe pėr historianėt e tjerė grekė, qė kanė nostalgji dhe kėrkojnė tė rikthejnė Perandorinė Bizantine. Nėse shenjtorėt janė simbole tė dashurisė e tė humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjė me ta. Ky klerik grek ishte thjesht njė emisar politik, qė erdhi nė Shqipėri pėr tė mbjellė pėrēarjen dhe urrejtjen midis shqiptarėve dhe pėr tė helenizuar kėshtu ortodoksėt shqiptarė. Pėr shenjtėrinė e Shėn Kozmait, me tė drejtė prof. Pėllumb Xhufi shkruan: Me gjithė meritat e tij tė padyshimta nė favor tė helenizmit, kisha greke u kujtua mjaft vonė pėr shenjtėrimin e Kozma Etolianit, gjė qė ndodhi nė fund tė viteve 20 tė shekullit XX. Pasi kishin dėshtuar pėr ta marrė tė ashtuquajturin Vorio-Epir, me luftė apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosėn tė shpallin luftėn e shenjtė pėr Vorio-Epirin, nėn flamurin e Shėn Kozmait. Pėr manastirin e Shėn Kozmait nė Kolkondas, historiani Pėllumb Xhufi ėshtė i mendimit se manastiri nė Kolkondas, i njė antishqiptari, u ndėrtua nga Ali Pashė Tepelena. Po kėshtu, prof. Xhufi na bėn tė ditur: Mjafton qė rajatė tė rrinin urtė dhe tu paguanin detyrimet feudalėve, Shėn Kozmai nuk ua kursente ndihmėn me predikimet e tij. Nga njė logjikė e tillė dritėshkurtėr nuk shpėtoi dot as Ali Pashė Tepelena.

Sherif Delvina

Gazeta Ballkan, 24/08/2004


Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.