Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Informatika
Emri
Fjalėkalimi
Informatika Gjithēka mbi informatikėn dhe internetin...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-10-12, 08:17   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Youtube

Te gjitha pyetjet, pergjegjet dhe pervojat rreth youtube ne kete teme.



Si te shohim videot te cilat jane te bllokuara?

Per shkak te mbrojtjes se te drejtave autoriale disa video ne YouTube jane te bllokuara ne vende te ndryshme. Kur hasni ne keto video zakonish ju shfaqet mesazhi “This video is not available in your country“.





Per te shikuar video qe jane te bllokuar ne vendin ku jetoni, duhet te instaloni shtesen YouTube Unblocker per shfletuesin tuaj. Kjo shtese do te zhbllokoje automatikisht videot qe nuk keni mundur ti shikoni me pare.



Per Mozilla Firefox:

http://www.unblocker.yt/addon/firefox/010.xpi

Per Google Chrome:

http://www.unblocker.yt/addon/chrome/013.crx

Per Safari:

http://www.unblocker.yt/addon/safari/013.safariextz

Per Opera:

http://www.unblocker.yt/addon/opera/010.oex


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-10-12, 19:25   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Youtube

YouTube shton mbi 60 kanale origjinale nė disa vende evropiane





YouTube ėshtė duke vazhduar shtimin e kanaleve origjinale qė tė tėrhjek mė shumė para nga reklamat e ndryshme, me shtimin e linjės programore nė vende tė ndryshme evropiane.


Njė lajmėrim nė blogun zyrtar tė YouTube thotė se “gjeneratė e re e kanaleve origjinale” po lansohen nė Francė, Gjermani dhe Britani tė Madhe sė bashku me kanale tė reja nė SHBA, vendi ku fillimisht u shfaqėn kanalet origjinale nė gjigantin e kėrkimit.

Sipas AllThingsD, mė shumė se 60 kanale tė reja po futen nė rundin e ri tė rritjes. Studio produksioni Endemol, ėshtė ndėr partnerėt e ri qė do tė futet nė Francė dhe Gjermani. Kanalet tjera tė reja pėrfshijnė ChannelFlip dhe MultiVerse, WorldWide’s OnEarth nga BBC si dhe The Jamie Oliver Food Channel.

Tetorin e kaluar YouTube lajmėroi lansimin e 100 kanaleve origjinale, nė tė cilat shpenzoi rreth 100 milion dollarė.

Njė raport tjetėr nga blogu i YouTube thotė se 800 milion pėrdorues tani shikojnė 4 miliard orė nga kanalet me pėrmbajtje origjinale pėr ēdo muaj, pėr dallim nga 3 miliard orė nė fillim tė vitit.

Njė tjetėr fakt qė shėrben si arsye e mirė e kėtij hapi tė YouTube ėshtė fakti se partnerėt e kompanisė po arrijnė 100,000 nėnshkrues nė faqet e tyre, 5 herė mė shpejtė se dy vjet mė parė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-12, 16:07   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Youtube

YouTube sjell kanale origjinale pėr tre shtete europiane


Kompania Google ka lajmėruar qė programi i saj pėr kanale origjinale ėshtė duke u bėrė mbarėbotėror me lėshime tė posaēme nė Francė, Gjermani dhe Britani tė Madhe.

Gjatė muajve tė ardhshėm, ndėrmarrja planifikon tė lėshojė kanalet e reja origjinale nė shtetet evropiane, po ashtu edhe nė mbarė botėn si nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Ndėrmarrja investoi 100 milionė dollarė nė grumbullin e parė tė pothuajse 100 kanaleve origjinale tetorin e kaluar dhe ka parė sukses me nismėn. Sipas Google, top 25 kanalet mesatarisht kanė mbi njė milion shikime pėr javė dhe 800 milionė shikues me 4 miliardė orė shikim nė muaj.

Kompania pritet tė shtojė rreth 50 kanale tė reja

Ndėrmarrja thotė gjithashtu qė abonimet janė dyfishuar vit pėr vit dhe anėtarėt partnerė nė YouTube janė duke arritur 100,000 abonues pesė herė mė shpesh se sa qė ndodhi dy vite mė parė.

New York Times raporton qė Google ėshtė duke shtuar 200 milionė dollarė nė programin pėr shpenzimet pėr reklamim dhe prodhim dhe pritet tė krijojė mė tepėr se 50 kanale tė reja.

Ndėrmarrja planifikon qė eventualisht tė arrijė njė brez tė gjerė tė shikimeve tė YouTube me kanalet e veta.

“Unė besoj qė ēdo interes, nė ndonjė pikė, ka njė kanal qė i shėrben atij interesi”,- tha pėr Times udhėheqėsi i pėrgjithshėm i pėrmbajtjes nė YouTube, Robert Kyncl. “Njerėzit janė duke ndėrtuar kanale dhe duke krijuar audienca, qė ėshtė diēka qė ata nuk mund ta bėnin pėrpara nė numra tė kėtillė.”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-12, 16:20   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Youtube

YouTube pėr iOS optimizohet pėr iPad dhe iPhone 5






Kur Apple prezantoi iOS 6 e kemi ditur se do ti mungojė aplikacioni YouTube i cili ishte pjesė pėrbėrėse e sistemeve tė kaluara.

Nė pėrputhje me kėtė, ėshtė njoftuar se Google do tė lėshojė aplikacionin e veēantė YouTube pėr iOS, gjė qė ndodhi shumė shpejtė, por ky aplikacion mbėshteste vetėm iPhone-in, e jo edhe iPad-in.

Kur nė treg arriti iPhone 5, pėr shkak tė ekranit mė tė madh nė aplikacionin YouTube janė vėrejtur skaje (apo tehe) tė zeza pėr shkak tė mungesės sė optimizimit pėr rezolucionin e ri.

Mė nė fund Google ka lėshuar versionin e ri tė aplikacionit YouTube e cila mbėshtet iPhone 5 dhe mėnjanon skajet e zeza irrituese, duke shfaqur kėshtu videon pėrgjatė tėrė ekranit, kurse ėshtė paraqitur mbėshtetja edhe pėr iPad.

Nėse nuk e keni shkarkuar ende aplikacionin e ri YouTube pėr iOS ju mund ta bėnė kėtė nė dyqanin iTunes App Store.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-13, 15:17   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Youtube

YouTube fshin shikimet e rreme, nėn sulm edhe Rihanna


Kompanitė mė tė mėdha pėr publikimet e prodhimeve muzikore kanė humbur mė shumė se dy miliardė shikime nė rrjetin YouTube, pasi u zbulua se numri i shikimeve nė video incizimet individuale ėshtė i falsifikuar.

Mė sė shumti i’u morėn Universal, kompani kjo e cila publikon albumet e Rihanna, Nicki Minaj dhe Justin Bieber, qė humbi njė miliardė shikime. Sony ėshtė nė vendin e dytė dhe ka humbur 850 milion shikime brenda njė dite, ku klient tė kėsaj kompanie janė Alicia Keys, Rita Ora dhe Labrinth.

Sot numri i shikimeve nė YouTube konsiderohet si top lista jozyrtare botėrore, kėshtu qė kjo humbje e kredibilitetit tė “lojtarėve tė mėdhenj” mundet tė dėmtoj seriozisht biznesin e tyre.

YouTube siē duket i ka hyrė me seriozitet luftės kundėr shikimeve tė falsifikuara, numrin e tė cilėve nė mėnyrė artificiale e rrisin hakerėt dhe nė kėtė mėnyrė i bėjnė mė tė popullarizuar sesa janė.

Gjithashtu ėshtė goditur edhe kanali i fitueses sė X Factor-it britanik Leona Lewis, e cila ka humbur mė shumė se 24 milion shikime.

“Ky nuk ėshtė ndonjė virus apo problem me sigurinė nė faqen tonė. Kjo ėshtė njė forcim i politikės sonė tė numėrimit tė shikimeve”, -njoftoi YouTube.

Universal ka konfirmuar rėnien e numrit tė shikimeve, por nga kjo kompani thanė se kanali i tyre ėshtė “kryesisht pasiv”, duke pasur parasysh se fokusi ėshtė zhvendosur nė kanalin Vevo.

Vevo-n nė vitin 2009 e kanė themeluar Universal, Sony Music, Abu Dhabi Media Company dhe El Entertainment.

Disa fakte rreth YouTube

* Mė shumė se 800 milion pėrdorues unik vizitojnė YouTube ēdo muaj

* Mė shumė se katėr miliardė video incizime shikohen nė muaj nė kėtė faqe

* 72 orė video incizime ngarkohen (upload) ēdo minutė nė YouTube

* YouTube nė vitin 2011 kishte mė shumė se njė trilion shikime dhe rreth 140 shikime pėr ēdo person nė Tokė.

* Mė shumė se njė milion kompani reklamojnė nė kėtė faqe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-02-13, 14:56   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Youtube

Si tė shihni videot nė YouTube nė sekondėn kur keni ndaluar sė pari


Nė Chrome dhe Firefox: Ju ka rastisur tė jeni duke parė njė video nė YouTube, papritur ju ka dalė njė problem dhe duhet tė largoheshit nga kompjuteri?

Pasi riktheheni, duhet tė kontrolloni se tek cili moment i videos fillon pjesa qė nuk keni parė dhe shpeshherė ju duhen disa sekonda pėr ta gjetur.

Tashmė ka njė zgjidhje. Video Resumer ėshtė njė shtesė e thjeshtė qė mban mend momentin kur keni ndaluar sė pari videon dhe e hap atė po nė atė moment kur riktheheni pėr ta parė.

Video Resumer nuk ka nevojė pėr pothuajse asnjė instalim. Mjafton tė instaloni plugin-in nė Chrome apo Firefox dhe filloni tė shihni video.

Nėse ndaloni nė njė moment tė caktuar dhe e mbyllni faqen, ajo do tė mbajė mend kėtė moment dhe herės tjetėr qė riktheheni, do ta hapė videon pikėrisht nė ēastin ku keni ndaluar sė pari.

Nė linqet e mėposhtme gjeni shtesėn pėr Chrome dhe Firefox:

Video Resumer (pa pagesė) | Chrome Web Store

Video Resumer (pa pagesė) | Firefox Add-Ons via GHacks
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-01-14, 14:05   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Youtube

YouTube, gati pėr formatin e videove 4K







Ndonėse konsumatori ende nuk ėshtė mėsuar me videot e kualitetit 4K, Google ka nisur punėn me tė madhe pėr tu siguruar se do tė jetė i gatshėm pėr tė ardhmen.

Sot, gjiganti mediatik YouTube ka zbuluar pėr GigaOm se do tė shfaqė video nė formatin 4K duke pėrdorė video-kodeksin VP9 gjatė ekspozitės sė javės sė ardhshme nė Las Vegas, CES.

Formati 4K ka pothuajse katėr herė rezolucion mė tė lartė sesa formati i rregullt HD (3,840-me-2,160 pikselė vs. 1,920-me-1,080 pikselė). Por, tė shikosh ndonjė video nė 4K duhet tė keni shpejtėsi tė lartė tė internetit si dhe duhet tė keni TV-pajisjen e cila pėrkrah formatin 4K, gjė tė cilėn aktualisht shumė pak konsumatorė nė mbarė botėn e kanė.

Por, pavarėsisht kėtyre fakteve, Google ka vendosur tė jetė gati kurdo qė ky format tė nis pushtimin e botės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-19, 15:07   #8
Poshnjari
 
Anėtarėsuar: 26-02-19
Postime: 23
Poshnjari i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Youtube

Nuk mendoj se perdoruesi nuk eshte mesuar me 4K por eshte interneti shume i dobej per cilesin 4K. ketu ne HD dhe disahere nuk plotesohet.


Poshnjari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.