Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 11-10-09, 23:50   #1
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Koha e ingjeve

Kur e lexova kete artikull te Z. Mushkolaj, mendja m'shkoj te Konti dhe 'inxhet e tij' virtuale....! Lexim po, veq shijim kendshmerie n'kete fare "kategorie" asesi....!!!!

Imer Mushkolaj


Tallava imazh iu japin institucioneve femra qė vishen e sillen sikur tė jenė nė farė dasme a kanagjeqi dhe qė s’kanė fije respekti pėr punėn qė bėjnė

Mė ka ardhur pėr tė qeshur dhe qarė njėkohėsisht, kur nė “Kohėn Ditore” e pashė fotografinė e njė pjesėtareje tė Policisė sė Kosovės teksa po e arrestonte njė anėtar tė “Vetėvendosjes”. Me thonj tė ngjyrosur, duart plot unaza e byzylykė, ajo po pėrpiqej ta zaptonte tė riun qė e kishte prishur rendin. E pėshtirė, shumė e pėshtirė tė shihet njė ruajtėse rendi, e cila paraqitet nė detyrė sikur tė shkonte nė farė kanagjeqi. Si ingje e vėrtetė.
A ka kush qė i tregon asaj dhe tė tjerave si ajo, qė janė pjesė e Policisė sė Kosovės, se tė jesh pjesėtare policie don tė thotė tė respektosh standarde, don tė thotė tė kesh paraqitje dhe sjellje dinjitoze? Apo mbase ėshtė e pamundur qė tė atillat tė binden se policia nuk ėshtė mexhlis, nuk ėshtė vend pėr ingje dhe hallhallet e byzylykėt duhet lėnė pėr tė tjera raste.

* * *

Fatkeqėsisht, termi ingje iu shkon pėr merak edhe disa deputeteve kosovare. A i keni parė si duken teksa serbez-serbez ulen nė parlament? Tė krijohet pėrshtypja se janė kthyer prej farė dasme. Frizura tė rregulluara pa shije - enkas pėr seancė, grim i tepruar e shumė demode. Disave prej tyre as qė iu ėshtė dėgjuar zėri ndonjėherė tė flasin diēka para popullit. Thjesht, punėn e tė qenit deputete e marrin si shans “pėr me dalė n’televizor”, pėr t’i reklamuar frizurat e “kompletet” qė ua ka sjellė dikush dhuratė.
Por, ato nuk kanė faj. Faj kanė partitė politike qė i kanė futur nė lista zgjedhore nė emėr tė 30 pėrqindėshit tė domosdoshėm tė femrave nė parlament. Me tė tilla ingje parlamenti kthehet nė cirk, e ato assesi nuk mund ta pėrfaqėsojnė femrėn kosovare. Sepse janė shumė-shumė ingje. Janė nė gjendje ta lėnė seancėn nė gjysmė pėr tė shkuar nė shtėpi dhe pėr tė parė ndonjė serial latin a turk. Tallava deputete.

* * *

Kategoria e tretė e ingjeve ėshtė ajo e atyre qė punojnė nėpėr shėrbime tė administratės komunale. A ju ka rastisur tė shkoni pėr tė kėrkuar njė shėrbim nė komunė dhe t’i gjeni grumbull duke pirė kafe? Mua po. Pesė gra nė njė zyrė duke bėrė muhabet, me filxhanė tė rrotulluar pėrpara. Duke u ankuar pėr rroga tė ulėta, pavarėsisht se lėnė shumė pėr tė dėshiruar nė punėn qė kryejnė, njohuritė nga kompjuteri dhe sjellja me palė. Edhe pėr to fajet i kanė partitė politike, sepse varėsisht qysh ėshtė ndėrruar pushteti, janė ndėrruar edhe ato. Prej ingjeve nė ingje. Tallava administratė.

* * *

Rrėfim nė vete janė ingjet e Universitetit tė Prishtinės. Jo ligjėrueset, por shumė punonjėse nė administratė. Pėr to mė e rėndėsishmja ėshtė tė pėrgatisin kafe nė plin dhe ta shijojnė atė duke bėrė llaf e duke qitur fall. Pa e kryer kėtė “rit”, kot pritni se do t’ju kryejnė punė.
Ēfarė imazhi iu japin institucioneve femra tė tilla? A e dinė ato se puna publike kėrkon pėrgjegjėsi e dinjitet? Apo qytetarėt nuk meritojnė mė shumė se kaq? Kushdo qė arrin tė reformojė administratėn, tė vendos standarde nė polici, nė universitet, madje edhe nė parlament meriton tė shpėrblehet. Ėshtė koha e ingjeve dhe nuk ėshtė fort e lehtė tė merresh me to.

(Editorial i gazetės “Profil”)


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Urata : 11-10-09 nė 23:51
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.