Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-03-11, 13:43   #1
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Prelec: Autonomia pėr veriun do tė ndodhė





Prishtinė, 16 mars –Drejtori pėr Ballkanin nė Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG), Marko Prelec, ėshtė i bindur se veriut tė Kosovės do t`i jepet njė status i veēantė e qė do tė ishte njė autonomi mė e gjerė. Nė njė intervistė tė gjatė pėr “Kohėn Ditore”, ai shpjegon se si ka gatishmėri pėr kėtė zgjidhje edhe nga vetė kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi. Sipas Prelecit, autonomia pėr veriun do tė ndodhė. “Mendoj se kjo na pret nė vitet e ardhshme”, ka thėnė Prelec.
Sipas tij, lloji i autonomisė duhet tė definohet ndėrmjet palėve, ndėrkaq si shkėmbim, Kosova do tė marrė njohjen e pavarėsisė nga Serbia. Prelec konsideron se nėse nuk ndodh autonomia, atėherė gjithēka do tė shkojė keq. “Atėherė do tė pėrsėriteshin skenat e dhunės apo do tė krijohej ndonjė konflikt i ngrirė siē ėshtė rasti nė Lindjen e Mesme. Kjo do tė ishte njė fatkeqėsi e madhe”.
Duke pėrsqaruar kėtė statut tė mundshėm Prelec ka thėnė: “Janė tri mėnyra tė mundshme qė situata mes Kosovės dhe Serbisė mund tė zgjidhet nė afat mė tė gjatė kohor. E para ėshtė qė Serbia ta njohė Kosovėn sipas planit tė Ahtisaarit dhe veriu tė administrohet nė mėnyrė tė njėjtė sikur Graēanica, ky ėshtė njė nga opsionet. Nuk duhet tė jesh gjeni pėr tė kuptuar se pėr kėtė nuk ka gatishmėri nė Beograd, por ėshtė njė mundėsi. Mundėsia tjetėr ėshtė qė tė ketė njė autonomi mė tė gjerė dhe kėtė do ta shpjegoj mė vonė, dhe mundėsia tjetėr ėshtė qė tė ndahet Kosova ose tė ketė shkėmbim territoresh me Luginėn e Preshevės. Kėto janė alternativat e mundshme. Nė kėtė spektėr mundėsish ne rekomandojmė autonomi, sepse situata nė veri ėshtė ndryshe nga ajo nė Graēanicė, dhe ndryshe nga pjesėt e tjera. Atje institucionet e Kosovės nuk e kanė tė shtrirė autoritetin e vet. Realisht ai ėshtė njė territor ku askush nuk e ka sovranitetin klasik shtetėror. Kosova ka disa aspekte tė sovranitetit, siē ėshtė policia dhe njė juridiksion tė limituar, por Serbia ka administratėn civile. Kosova ka njė lloj kufiri atje, por qė nuk funksionon gjatė gjithė kohės si kufi i mirėfilltė. Askush nuk ėshtė i kėnaqur me kėtė situatė. Kompozicioni atje ėshtė i qartė, rreth 90 pėr qind serbė etnikė. Ata kanė jetuar si tė jenė nė Serbi. Nė mendjen e tyre ata jetojnė nė Serbi, dhe kjo ėshtė ajo qė e duan. Nuk kemi gjetur asnjė njeri qė nuk dėshiron tė jetė nė Serbi. Ka shumė pak njerėz, dhe ata janė njė pakicė qė janė nėn kėrcėnim tė madh nga serbėt nacionalistė, janė kėta njerėz ata qė thonė se duhet pėrballur me realitetin. Ne duam por nuk mundemi. Andaj autonomia pėr ne ėshtė njė mėnyrė qė i mundėson popullatės nė veri qė ta administrojė veten pak a shumė ashtu siē bėn tash, nė mėnyrė qė asgjė nuk do tė ndryshohet shumė nė jetėn e pėrditshme, territori do tė mbetet i Kosovės, dhe Qeveria e Kosovės do tė mund qė t`i kontrollojė kufijtė.
Prelec arritjen e kėsaj autonomie e parasheh me njė marrėveshje mes Qeverisė sė Kosovės dhe pėrfaqėsuesve tė serbėve nė veri, si dhe duhet tė ketė njė marrėveshje mes Qeverisė sė Kosovės dhe Beogradit. Si pjesė e kėsaj, duhet bėrė edhe ndryshimet kushtetuese.
KD: Ta mendojmė se kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr veriun e Kosovės. Cili ėshtė mesazhi qė u dėrgohet shqiptarėve nė Maqedoni me kėtė, shqiptarėve nė jug tė Serbisė, komunitetit tė Vojvodinės nė Serbi, atij tė Sanxhakut... dhe shumė komuniteteve etnike nė kėtė regjion, qė po t’u jepej mundėsia do tė donin ndarjen nga autoritet e tanishme?
Prelec kėtė zgjidhje tė paraparė nga GNK nuk e quan autonomi etnike, por autonomi por pėr njė territor qė ėshtė veriu i Kosovės.
Prelec kėtė pėrkujton se pėr autonomi si ajo qė do tė vinte nė veri tė Kosovės, Italia tashmė ka bėrė me Tirolin Jugor. Italia pėr kėtė autonomi vendosur vetė. Edhe Spanja vetė ka vendosur qė t`u japė tė drejta territoreve tė caktuara, ka thėnė Prelec .
Drejtori pėr Ballkanin nė Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG), Marko Prelec duke
folur pėr dialogun ndėrmjet Kosovės e Serbisė ka thėnė se Qėllimi i dialogut ėshtė qė tė gjendet njė zgjidhje pėr tė gjitha ēėshtjet mes Kosovės dhe Serbisė dhe qė ai tė pėrfundojė duke mundėsuar qė Serbia ta njohė Kosovėn, dhe Kosova tė anėtarėsohet nė OKB. Do tė ishte mirė qė problemet nė veri tė zgjidhen sa mė shpejt qė ėshtė e mundur, por do tė marrė pak kohė. Kanė vendosur qė tė presin. Ėshtė vendosur qė dialogu tė fokusohet nė ēėshtje mė tė vogla teknike, sepse aty gjenden zgjidhje mė lehtė dhe krijohet klimė mirėbesimi mes palėve. (Mė gjerėsisht lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės “Koha Ditore”.


__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.