Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-10-05, 01:30   #1
Senada
 
Anėtarėsuar: 28-10-05
Vendndodhja: Ne zemren e nenes dhe perkujtimin e Allahut.
Postime: 43
Senada e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Senada
Gabim Pervojat e Shpirtit pas Vdekjes

Pervojat E Shpirtit Pas Vdekjes

Bota e Berzahut fillon kur shpirti i personit e braktis trupin dhe jetes se tij te shkurter ne kete toke i vjen fundi. Duke vdekur njeriu perjeton gjera qe nuk mund te kuptohen nga njerezit perreth tij. Meqe shpirti e braktis trupin e tij permes zgavrave te hundes,syte e tij e percjellin shpirtin e larguar. Per kete shkak, i Derguari i Allahut (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) i ka keshilluar njerezit qe t'ia mbyllin syte te vdekurit ne menyre qe pamja e tij te jete sa me pak tmerruese. Allahu i Gjithefuqishem thote per kete cast te vdekjes:

"Perse pra,kur arrin shpirti ne fyt. E ju ne ate moment shikoni (se c'po ngjet). E ne jemi me afer tek ai se ju,por ju nuk shihni. Dhe perse nese ju nuk jeni pergjegjes(per vepra). (Perse) Nuk e ktheni ate (shpirtin te mos dale), nese jeni qe thoni te verteten?" (El-Vakia,83-87)

Pasi personi vdes dhe hyn ne nje bote te re,nje dritare hapet ne Ahiret per te lejuar shpirtin e tij te shohe parajsen dhe zjarrin. Vdekja eshte koha e se vertetes dhe genjeshtrat, me te cilat mosbesimtaret e kishin rrethuar veten ne kete bote,do te zbulohen. Keto genjeshtra perfshijne mohimin e ekzistences se Allahut,Dites se Gjykimit dhe refuzimin e ndeshkimit ne varr.

Prandaj,kur vdekja u vjen mosbesimtareve dhe ata e ndiejne nxehtesine e zjarreve te mberdhezura te Xhehennemit,ata fillojne te luten per nje rast te dyte ne toke ne menyre qe te bejne vepra te mira. Mirepo, e gjithe lutja e trye mbetet e kote.

"Derisa t'i vije vdekja ndonjerit prej tyre e thote: "Zoti im,me kthe,qe te bej vepra te mira e te kompensoj ate qe leshova!" Kurrsesi,e kjo eshte vetem fjale qe e thote ai,e ata kane para tyre Berzahun(distance kohore) deri ne diten kur ringjallen." (El-Muminun,99-100)

Udhetimi i shpirtit nga toka ne qiell,ku e takon Zotin e tij,pershkruhet shkelqyeshem ne hadithin vijues:

El-Bera ibn Azibi ka thene: "Ne dolem me te derguarin(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) na varrimin e nje ensari dhe u afruam te varri. Varri ende nuk ishte gropuar,prandaj i Derguari (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) u ul dhe ne u ulem heshturazi perreth tij sikur ne kokat tona te kishte zogj. Ai kishte(i Derguari) nje shkop ne dore me te cilen bente shenja ne toke. Pastaj ai e ngriti koken e tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi i varrit," duke e thene kete dy apo tri here. Pastaj ai tha: "Kur besimtari eshte gati ta braktise kete bote dhe te kaloje ne boten tjeter,engjejt me fytyra te ndritshme si Dielli zbresin tek ai nga qielli me nje qefin dhe parfum nga parajsa dhe qendrojne larg tij aq sa syri mund t'i shohe. Pastaj vjen engjelli i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe thote: "Shpirti i mire, dil me faljen dhe kneaqesine nga Allahu." Pastaj shpirti del sikur pika kur rrjedh nga caliku i ujit dhe ai e kap ate. Kur ai vepron ashtu, engjejt e meshires nuk e lene ate ne doren e tij(engjellit te vdekjes) per asnje moment, por e marrin dhe e vendosin ne qefin dhe ne parfum dhe nga aty del arome sikur misku me i kendshem ne siperfaqe te tokes. Pastaj ata e ngrejne ate lart dhe nuk kalojne prane asnje shoqerie engjejsh e qe ata te mos pyesin: "Kush eshte ky shpirt i mire?", e ata pergjigjen: "Ky e ky,i biri i ketij e ketij", duke perdorur emrat me te mire me te cilet njerezit e therrisnin ne toke.Pastaj ata e sjellin ate te qielli me i ulet dhe kerkojne qe te hapet porta per te. Ashtu dhe behet,dhe nga cdo qiell krye-engjejt e tij e shoqerojne ate deri te qielli tjeter,derisa te arrijne te qielli i shtate dhe Allahu,qe eshte Fisnik dhe i Lavdishem,thote: "Regjistrojeni librin e robit Tim ne Ilijjune (Ilijjune supozohet te jete nje pllake margaritaresh te gjelber,e cila ndodhet permbi shtate qiej dhe ne te regjistrohen veprat e njerezve te mire) dhe kthejeni ne toke,ngase Une e krijova njerezimin nga ajo, ne te do t'i kthej dhe nga ajo do t'i nxjerr jashte perseri." Shpirti rikthehet ne trupin e tij, e i vijne dy engjej,e ulin dhe i thone: "Kush eshte Zoti yt?", ai pergjigjet: "Zoti im eshte Allahu." Ata e pyesin: "Cila eshte feja jote?", e ai pergjigjet: "Feja ime eshte Islami." Ata e pyesin: "Kush eshte ky njeri i derguar ne mesin tuaj?", e ai pergjigjet: "Ai eshte i Derguari i Allahut." Ata e pyesin: "Cili eshte burimi yt i diturise?", dhe ai pergjigjet: "E kam lexuar Librin e Allahut,kam besuar ne te dhe kam thene se eshte i vertete." Atehere dikush therret nga qielli: "Robi im ka thene te verteten,andaj shtroni per te qilima nga parajsa,visheni me rroba te parajses dhe hapeni nje dere per te ne parajse." Dhe atij i vjen pak nga freskia dhe aroma e parajses,varri i zgjerohet aq sa syri mund te shohe dhe nje njeri me fytyre te bukur,me veshje te bukur dhe me ere te kendshme vjen tek ai dhe thote: "Sihariq me ate,qe te gezon ty,ngase kjo eshte dita qe te eshte premtuar." Ai pyet: "Kush je ti,qe fytyra jote eshte shume e bukur dhe sjell miresi?" Ai pergjigjet: "Une jam vepra jote e mire." Pastaj ai thote: "Zoti im,beje Kijametin,Zoti im,beje Kijametin,qe mund t'i kthehem popullit dhe pasurise sime."


Por,kur jobesimtari eshte gati ta braktise boten dhe te vazhdoje ne boten tjeter,engjejt me fytyra te zeza zbresin tek ai nga qielli me mbeshtjellese te vrazhde dhe te shemtuar dhe qendrojne larg tij aq sa syri mund t'i shohe. Pastaj vjen engjelli i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe i thote: "Shpirti i keq,dil me hidherimin e Allahut dhe me zemerimin e Tij." Pastaj shpirti shperndahet ne tere trupin e tij dhe engjelli e nxjerr ate sikurse nje gjemb metali nga leshi i lagur. Pastaj ai e kap ate dhe,kur ai vepron ashtu,ata nuk e lene ate ne doren e tij(engjellit te vdekjes) per asnje moment,por e vendosin ne ate mbeshtjellese dhe nga aty del nje ere e keqe,si coftina me e qelbur ne siperfaqe te tokes. Pastaj engjejt e ngrejne ate lart dhe nuk kalojne kah asnje shoqeri engjejsh e qe nuk pyesin: "Kush eshte ky shpirt i kre?", e ata pergjigjen: "Ky e ky,i biri i ketij e atij", duke perdorur emrat me te keqinj me te cilet e therrisnin ne bote. Kur ai aillet te qielli me i ulet,kerkohet qe te hapet porta per te,por nuk hapet. (Pastaj i Derguari i Allahut,paqja dhe shpetimi qofshin mbi te,lexoi: "Dyert e qiellit nuk hapen per ta dhe ata nuk do te hyjne ne Xhennet perderisa deveja te kaloje neper vrimen e gjilperes.") Allahu,qe eshte me Fisniku dhe i Lavdishem,pastaj thote: "Regjistrojeni librin e tij ne Sixhxhin (Sixhxhin: eshte vend ku ruhen regjistrat e veprave te keqberesve.Thuhet se ai eshte vendosur ne Xhehennem apo ne token e shtate me te ulten.Sidoqofte perberja morfologjike e fjales eshte marre nga sixhn,qe do te thote vend i ngushte dhe i mundimshem.(sh.r)
ne token me te ulet" dhe shpirti i tij hidhet poshte. (Pastaj i Derguari paqja dhe shpetimi qofshin mbi te,lexoi: "Ai qe i pershkruan shok Allahut eshte si te ishte hedhur nga qielli dhe te rrembehet nga zogjte,ose te hidhet nga era ne nje vend te larget.") Shpirti rikthehet ne trupin e tij,atij i vijne dy engjej dhe duke e lene te qendroje ulur i thone: "Kush eshte Zoti yt?",ai pergjigjet: "Eh,Eh,nuk e di." Ata e pyesin: "Cila eshte feja jote?", e ai pergjigjet: "Eh,Eh,nuk e di." Ata e pyesin: "Kush eshte ky njeri i derguar ne mesin tuaj?", e ai pergjigjet: " Eh,Eh,nuk e di." Atehere dikush therret nga qielli: "Ai ka genjyer,andaj shtroni per te qilima nga zjarri dhe hapni nje dere per te ne zjarr." Pastaj pak nga nxehtesia dhe vapa i vjen atij,varri i ngushtohet, saqe brinjet hyjne njera ne tjetren dhe nje njeri me fytyre te shemtuar,me veshje te ndyre dhe me ere te qelbur vjen tek ai dhe i drejtohet: "Deshperohu me ate qe te poshteroi ty,ngase kjo eshte dita qe te eshte premtuar." Ai pyet: "Kush je ti,qe fytyra jote eshte me e shemtuara dhe sjell fatkeqesi?", Ai pergjigjet: "Une jam vepra jote e keqe." Pastaj ai thote: "Zoti im,mos e bej Kijametin!""

Personi qe i pergjigjet drejt pyetjeve dhe eshte i percaktuar per parajse,do te ndieje se varri i tij po zgjerohet dhe po behet kopsht i parajses. Engjejt do t'i thone atij me butesi "Fle sikur flen nusja."

Por,personi qe deshton t'i pergjigjet drejt pyetjeve do te ndieje se varri po i ngushtohet dhe nje dere ne zjarr do te hapet per te. Trupi i tij i vdekur do te kalbet dhe perfundimisht do te zhduket ne toke,por shpirti i tij do te vazhdoje te ndieje ndeshkimin qe ka fituar ne jeten e tij ne toke. Ndeshkimi i varrit eshte veshtiresia e pare qe personi duhet ta kaperceje pas vdekjes dhe,nese e kalon ate lehte,pjesa e mbetur e gjykimit te tij ne Diten e Gjykimit do te jete e njejte. Per kete arsye,i Derguari i Allahut(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) e perseriste shpesh kete dua:

"O Zoti im,kerkoj mbrojtjen Tende nga denimi i varrit,dhe kerkoj mbrojtjen Tende nga denimi i Xhehennemit,kerkoj mbrojtjen Tende nga sprova e Dexhxhallit dhe kerkoj mbrojtjen Tende nga sprova e jetes dhe vdekjes."

Zejd ibn Thabiti ka transmetuar se i Derguari i Allahut(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) dhe shoket e tij ishin duke kaluar neper nje kopsht qe i takonte Benu Nexhxharit kur mushka e te Derguarit e nderroi rrugen,saqe perpak nuk e rrezoi ate. Ata ishin afer disa varreve ku ishin varrosur idhujtaret,andaj i Derguari(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) tha:

"Keta njerez po ndeshkohen ne varret e tyre dhe,sikur te mos kisha frike se ju nuk do ta varrosni me njeri tjetrin,do ta lusja Allahun t'ua mundesoje te degjoni ndeshkimin ne varr qe une po degjoj."(Muslimi)

Nga, Suhejb Hasan
( Safer 1416 h)


InshaAllah do mundohem te shkruaj heren tjeter dic me shume per udhetimin e shpirtit.

I lutem te Gjithefuqishmit te pranoje kete perpjekje te vogel nga ana ime.Dhe Allahu le te zbraze bekimet e Tij mbi te Derguarin tone,Muhammedin,dhe pasardherisit e tij.



NE PRANI APO MOSPRANI TE VARRIT

Fjala arabe "kabr" do te thote "te fshehesh". Keshtu,fjala "varr" eshte shpjegimi me i mire i kesaj fjale,pasi ajo e fsheh trupin. Kjo fjale gjithashtu tingellon ngjashem me fjalen "kalb"-"zemer",qe eshte e fshehur ne gjoks. Zemra eshte perplot me deshira dhe emocione te ndryshme qe shpesh mbesin te fshehura brenda saj. Kur'ani i permend se bashku gjoksin dhe varrin,pasi qe te dy jane shporta qe gelltisin gjithcka qe kane,por do t'i shfaqin ato ne Diten e Gjykimit.

Allahu thote: "A nuk e di asi se kur te nxirren cfare ka ne varreza? Dhe te behet e njohur cfare ka ne gjoksa." (El-Adijat,9-10)

Besimi ne denimin e varr gjate periudhes se Berzahut eshte pjese perberese e akides se muslimanit. Shtrohet pyetja per njerezit qe nuk jane varrosur ne varreza,per shembull: dikush eshte djegur dhe hiri i tij eshte shperndare, ose eshte shqyer nga bishat,ose ka vdekur ne det dhe uji eshte bere varri i tij. Poashtu kemi rastin e Faraonit,trupi i te cilit eshte mumifikuar dhe ekspozohet ne muze,ku nuk tregon ndonje shenje te perjetimit te denimit te premtuar per te ne Kur'an. Shpjegimi per kete fenomen eshte se perjetimet e periudhes se Berzahut (pasvdekjes) jane per shpirtin,pavaresisht nese kufoma (xhenazja) eshte e shtrire apo jo ne varr. Meqenese shumica e te vdekurve jane varrosur ne varre,prej ketu rrjedh edhe perdorimi i shprehjes "ndeshkimi i varrit". Trupi mund te varroset,digjet ose asgjesohet,por shpirti i tij do te ndieje torturen ose lumturine e Berzahut si ta kishte trupin ne varr. Ai do te ndihet si te ishte i mbyllur ne nje grope te vogel te zeze,qe eshte varri i tij,qe i ngushtohet per t'ia shtypur eshtrat. Nese ai eshte shpirti i personit besimtar,ai do te ndieje rehati dhe liri,meqe varri i tij po zgjerohet dhe shikon kah Xhenneti. Si rrjedhim, sprova e Berzahut eshte per te gjithe shpirtrat,qe ka si pasoje ndjenjen e rehatise dhe lumturise per besimtaret e mire dhe ndjenjen e ndeshkimit per mekataret(jobesimtaret qe mohuan Allahun). Sipas nje thenie te te Derguarit (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te ) deshmoret ne rrugen e Allahut jane te liruar nga kjo sprove.

Ka nje numer hadithesh qe flasin per ndeshkimin e varrit.

"Ajshja ka treguar se nje cifute e kishte vizituar ate dhe i kishte permendur ndeshkimin ne varr,duke shtuar: "Allahu te ruajte nga denimi i varrit." Ajshja e pyeti te Derguarin e Allahut (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te)
per ceshtjen dhe i Derguari(paqja qofte mbi te ) tha: "Po,denimi i varrit eshte i vertete." Ajshja tha: "Pas asaj,asnjehere nuk e kam pare te Derguarin e Allahut duke e falur namazin pa kerkuar mbrojtjen e Allahut nga ndeshkimi i varrit." (Buhariu dhe Muslimi)

Zejd ibn Thabiti ka thene: "Derisa ishim duke shoqeruar te Derguarin e Allahut,qe ishte duke kaluar ne nje kopsht qe i takonte Benu Nexhxharit,per nje moment mushka e te Derguarit nderroi rruge,saqe perpak nuk e rrezoi ate. Ndodhi qe aty te ishin pese ose gjashte varre,ashtu qe ai pyeti se mos e dinte ndokush se kush ishte varrosur ne to. Njeri u pergjigj se e dinte. Pyetjes se kur kishin vdekur,iu pergjigj se ishte ne kohen kur njerezit ishin idhujtare. Pastaj i Derguari(paqja qofte mbi te) tha: !Keta njerez vuajne ne varret e tyre dhe,sikur te mos kisha frike se ju me nuk do ta varrosni njeri-tjetrin,do ta lusja Allahun t'ua lejoje te degjoni ndeshkimin ne varr qe une po degjoj." Pastaj ai u kthye kah ne dhe tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi i zjarrit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga denimi i zjarrit." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga denimi varrit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga denimi i varrit." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga sprovat e hapta dhe te fshehta." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga sprovat e hapta dhe te fshehta." Ai tha: "Kerkoni mbrojtje tek Allahu nga sprova e Dexhxhallit." Ata thane: "Kerkojme mbrojtje tek Allahu nga sprovat e Dexhxhallit."" (Muslimi)

Imam Ibn Tejmije ka treguar se populli i Sirise ishte mesuar te dergonte kuajt,mushkat apo gomeret e tyre qe kishin dhimbje barku te varrezat e Nusejrive dhe Ismaileve,ku kafshet do te sheroheshin (cliroheshin) menjehere. Ibn Tejmije ne shpjegimin e ketij fenomeni ka thene se kafshet,zogjte dhe krijesat e tjera pervec njerezve dhe xhinneve mund te degjojne britmat e te vdekurve qe torturohen ne varret e tyre. Kafshet e semura do te degjonin zerat e frikshem te shpirtrave te torturuar dhe do te tmerroheshin aq shume,saqe barqet e tyre do te pesonin ngerc (spazme) dhe do te zbrazeshin vetvetiu. Te liruar nga te gjitha materiet e patretshme,kafshet do te sheroheshin shpejt.


nga: Dr. Suhejb Hasan


UDHETIMI I SHPIRTIT NE BOTEN E ENDERRAVE

"Allahu i merr shpirtrat kur eshte momenti i vdekjes se tyre (i vdekjes se trupave te tyre), e edhe ate qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur,e atij qe i eshte caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e ate tjetrin (qe i eshte caktuar vdekja,por eshte ne gjume), e leshon (te kthehet) deri ne nje kohe te caktuar. Vertet,qe ne kete ka argument per popullin qe mendon." (Ez-Zumer,42)

I Derguari i Allahut (paqja qofte mbi te) njehere pat thene se: "Gjumi eshte vellai i vdekjes." (Mishkat)

Gjumi eshte nje lloj i perkohshem i vdekjes,pasi ne te dy gjendjet shpirti merret prej trupit te tij nga Allahu. Kete e kuptojme nga ajeti kur'anor i lartpermendur.

a) Allahu i Gjithefuqishem e merr tek Ai shpirtin e cdo personi qe bie te fleje,pa marre parasysh se a do te vdese pastaj apo jo.

b) I Gjithefuqishmi i mban shpirtrat e te gjithe atyre per te cilet vdekja eshte percaktuar ne ate cast. Keta jane njerezit qe vdesin ne gjume.

c) I Gjithefuqishmi i kthen ata shpirtra per te cilet vdekja ende nuk eshte caktuar. Zgjimi i personit nga gjumi do te thote qe shpirti i eshte kthyer trupit te tij.

Personi i fjetur nuk e humb kontaktin me shpirtin e tij,por mban lidhje biologjike qe i lejon atij te vazhdoje frymemarrjen. Thuhet se personi i fjetur dhe shpirti i tij endacak mbesin te lidhur nepermjet nje fije te padukshme qe del nga vrimat e hundes se tij dhe permes hundes duket qe shpirti leviz brenda dhe jashte trupit.


Shpirti i njeriut te vdekur humb cdo lidhje me trupin e tij,por,kur do Allahu,ai lejohet qe te kthehet ne trupin e tij per periudha te shkurtra,sikurse kur u pergjigjet pyetjeve ne varr nga engjejt Munkeri dhe Nekiri qe trupi te ndieje denimin e tij. Gjate jetes,lidhja ndermjet trupit dhe shpirtit nuk eshte gjithmone e njejte,por luhatet. Ne nje kohe eshte e forte,ne tjetren e dobet. Gjate gjumit lidhja eshte e dobet dhe sherben vetem si funksion biologjik. Lidhja gjithashtu do te jete e dobet gjate semundjes,por e forte gjate shendetit.

Denimi i varrit eshte i pakuptueshem per shume njerez sepse,kur ata shohin poshte te vdekurin ne varrin e tij,nuk shohin shenja te vuajtjeve apo gezimit. Varri duket i njejte,njesoj si kur eshte hapur,pa shenja te zgjerimit apo ngushtimit per banoret e tij. Per shembull,trupi i mumifikuar i Faraonit eshte ruajtur deri ne ditet e sotme dhe nuk tregon shenja te paraqitjes ndaj zjarreve te Xhennemit cdo mengjes dhe mbremje. Personi i vdekur duket sikur eshte ne gjendjen e gjumit te vazhdueshem,pa mundesi qe te ndieje dhimbje ose gezim. Pastaj shikoni personin qe eshte ne gjume dhe eshte duke enderruar. Nese eshte duke pare enderr te kendshme,ai do te zgjohet i qete,i clodhur dhe i lumtur. Mirepo,nese ka pare enderr te keqe,ai do te zgjohet i tmerruar dhe i frikesuar. Ai mund te shohe veten duke u mbytur ne oqean,duke rene nga nje lartesi shume e madhe ose duke u sulmuar nga perbindeshit tmerrues. Ai do te zgjohet nga ankthi i tij i mbytur ne djerse dhe i rraskapitur nga mundimi i rende,edhe pse trupi i tij nuk eshte larguar nga shtrati. Per shikuesin,personi eshte thjesht ne gjume te thelle,perderisa ai vetvetiu ndien se eshte pjesemarres ne dhjetera mundime te renda. E njejta gje shfaqet edhe tek i vdekuri gjate periudhes se Berzahut (pasvdekjes).



nga: Dr. Suhejb Hasan


__________________
Njerez, ju nuk do te arrini ate qe e deshironi perderisa i plotesoni lakmite trupore, ndersa nuk do t\'i realizoni shpresat tuaja perderisa te mos duroni ne pakenaqesi.
Senada Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.