Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-02-08, 01:42   #46
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME


SHPIRTERA NE KORRIDOR
------------------------------------


ADRIAN DULE







Cifla tė kristalta nga gotė e thyer e orgjisė diellore,
Ngulen nė barkun mbrėmėsor,
Pas perėndimit tė zvetėnuar.
Nata e mbarsur pret me dhimbje,
Zgjimin e atit lėmshzjarrt,
Pėr tė pjellė ditėn,
Nga mitėraurora e pėrgjakur.

-------------------------------------------


(...eshte romani i pare i autorit,roman ky qe u mirprit ne mesin e lexueseve me kersheri te madhe,romani ndahet ne disa kapituj ,fillon me MENGJESI , MESDITA...etj.
ne vijim do te sjell per JU disa fragmente nga ky roman )




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 21-02-08 nė 02:06
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-02-08, 01:44   #47
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME



MENGJESI



Prej kohėsh nuk flinte mire. Zgjohej i shpifur nga gjumi dhe krevati, tė cilėt i pėrcaktonte si : " Vdekje e pėrkohėshme nė njė arkivol tė pėrkohshėm ".
Atė natė, mė keq se ēdo herė tjetėr, pothuaj nuk fjeti fare. Lumej mendimesh pėrzjerė me pjesė nga ditari i nėnės sė tij tė vdekur kohė mė parė, i lėvrinin si milingona nė kokė. Gėrmė-milingonat mblidheshin bashkė dhe pastaj shpėrndaheshin me shpejtėsi duke e pickuar nė tru e nė shpirt. Ndoshta truri dhe shpirti i tij ju dukeshin ushqim i mirė pėr ta konservuar pak nga pak nė folenė e tyre.
Pa zbardhur u ngrit duke mos mundur tė durojė mė. Mbuloi tė dashurėn me ēarēafin e bėrė shuk nė kėmbėt e krevatit, qė flinte e kruspullosur si fėmijė dhe ngadalė zvarriti kėmbėt drejt ateliesė tė mbushur me piktura e erėn karakteristike tė bojėrave tė vajit qė nuk largohej kurrė. Hapi njė sirtar dhe nga thellėsia nxori njė bllok tė trashė me fletė tė zverdhura nga koha. U ul nė kolltuk dhe ashtu si dhjetėra herė mė parė filloi tė shfletojė ditarin e tė vdekurės nėnė. Mes rradhėve ndaloi pėr tė lexuar:
" Pas orėsh tė gjata pritje, e pashė tė zbriste shkallėt e Universitetit i vetėm dhe mendueshėm. Zemra mu hodh nė gjoks duke kėrkuar tė dalė me ajrin e ndrydhur nė mushkėri. Kaq vjet pa e parė dhe ai kishte ndryshuar, ishte bėrė akoma mė i bukur, akoma mė burrėror. Mė pa sapo vuri kėmbėn nė shkallaren e fundit dhe pas njė habie tė shkurtėr, lumturia ju pėrhap nė portret pa mundur tė mė pėrqafojė e shtrėngojė me mall nė krahėror. Gjymtyrėt i ngrinė e pas tyre dhe zemra ime" – kaloi faqet dhe sėrish ndaloi diku.
"Kur nuk e dashuron njė shpirt tė vuajtur nga ndjenja pėr ty, mos i kėrko tė falur e mos e tako mė, sepse nuk ja lė ndjenjėn ti tretet, por ja mban gjallė me dhimbje pa fund" –vazhdoi tė shfletoi.
Mbylli ngadalė ditarin dhe u ngrit. E dinte pėrmendėsh nga faqja e parė e deri tek e fundit, me pika e presje, dashurinė e nėnės sė tij, pėrpara se tė martohej me tė atin. Shkoi nė kuzhinė. Dielli po bėhej gati tė ngrinte kokėn mbi mal atė mėngjes tė fillim korrikut. Nata pasi shpėrtheu nxehtėsinė frymėmarrėse tė ndrydhur nė tokė nga rrezet diellore tė ditės sė shkuar, i lėshoi pak fresk mėngjesit tė herėt teksa largohej e lodhur nga vetevetja. Fresk i mashtruar qė priste tė goditej nga rrezet e nxehta tė ditės sė re.
Hodhi ditarin nė lavapjat dhe ndezi njė shkrepėse. Pa hezituar afroi ngadalė flakėzėn e vogėl nė njėrin nga cepat e faqes sė parė. Flaka u pėrhap me uri nė fletėt e thara prej vitesh. Ndėrkaq filloi ta shfletojė si gjithmonė, jo pėr ta lexuar, por duke ndihmuar flakėt ta lexonin pėr ta kthyer nė njė lėmsh tė zi shkrumbi.
I ndjekur nga era e fletėve tė shkrumbuara u nis drejt dhomės sė gjumit ku mbizotėronte errėsirė e thellė megjithėse dielli kishte filluar tashmė tė shigjetonte rrezet e veta. Ju afrua grilave tė rėnda qė qėndronin gjithmonė tė ulura dhe hapeshin pėr disa orė vetėm kur vinte njė kushėrirė e nėnės sė tij njė herė nė javė pėr tė pastruar. Me dorėn nė kordonin e grilave ju kujtua biseda pak javė pas dorėzimit nga ajo tė ditarit tė sė ėmės. Ishte njė nga ditėt kur ai e gdhinte tėrė natėn me "zullume" e ndėrsa dera trokiti nė mėngjes, ai e hapi dhe pa i habitur fytyrėn e "Santės". Ishte dita e pastrimit, por i turbulluar nga hovet e natės harresa i kish veshur mendjen.
Ishte njė grua afėr tė gjashtėdhjetave tepėr e vuajtur dhe e kulturuar qė ai e thėrriste "Santa". Tėrė jetėn kishte punuar si mėsuese e gjuhės frėnge. Pėr tė shkolluar vajzėn, tė cilėn e lindi nė moshė tė madhe pas shumė provash e ndėrhyrjesh kirurgjikale nė trupin e saj, shkoi nė Greqi dhe pastroi pėr vite tė tėra shtėpitė e Athinės. Kur vajza mbaroi shkollėn e u martua, Santa fitoi tė "drejtėn" tė kthehet nė atdhe, pėr tė qarė njė herė nė javė nė varrin e tė shoqit. Sidoqoftė, dy gjėra i jepnin kuptim jetės sė saj : dashuria pėr zotin, pasi ishte besimtare katolike e pėrkushtuar dhe mbesa e vogėl, tė cilėn akoma nuk e kishte parė, por qė e bija premtonte vazhdimisht se do tė vinte sapo tė arrinte tė bėnte dokumentat e qėndrimit. Me premtimin dhe fotografitė e mbesės priste me durim dhe mall pa u ankuar, ashtu siē kishte pritur vite tė tėra lindjen e sė bijės me besim tė heshtur tek Zoti. Vend tė rėndėsishėm gjithashtu nė jetėn e saj zinte edhe pėrkushtimi pėr djalin e kushėrirės qė e kish pasur si motėr. Mė shumė se sa rituali i pastrimit ajo ndjente se duhej ti rrinte pranė nė heshtje "deles jetime" tė perėndisė, qė e dėshpėronte vazhdimisht me jetėn e parregullt qė bėnte, e sidomos me shthurjen e madhe qė e kish kapur pasi mori nė dorė ditarin dhe atė letėr.
Atė mėngjes pasi kaloi minuta tė tėra pas derės, ai ja hapi mė nė fund. Me sy tė enjtur e fytyrė tė vrarė i kėrkoi tė falur dhe duke e puthur e shtyu pėr nė kuzhinė. Mbylli derėn dhe pas pak ajo dėgjoi pėshpėrimėn e dy femrave qė ankoheshin se nuk po i linte as tė visheshin pėr tė dalė. Ju drodh mishi dhe bėnte kryqin vazhdimisht duke u lutur pėr tė, ndėrsa nė kokė fantazonte pamjet e Sodomės dhe Gomorės. E kur ai hapi derėn dhe i tha se mund tė dilte, nga buzėt e saj tė thara dhe sytė e lotuar, doli njė frazė me zė tė dridhur:" Pse nuk mundohesh t’ja kthesh shpirtin tė pastėr perėndisė siē ta dha, por e leros kėshtu mor bir?" Pa ju pėrgjigjur hyri nė banjė pėr tu larė dhe pėr herė tė parė nuk bėrtiti kur ajo shpėrndau tymin e thimjamit me lutje nėn zė nė tėrė shtėpinė. Mė pas u ul me tė nė atelie dhe i tha:
- Ē’vlerė ka shpirti i pastėr o Santa. Nuk na e dha Zoti t’ja kthejmė tė pastėr por ta pėrdorim. Ka gjithė ato lavatriēe atje lart pėr ti larė e tharė shpirtrat tanė tė lerosur, e pėr ti dhėnė nė trupa tė tjerė kur tė vdesin trupat tanė.
- Mos fol kėshtu se bėn mėkat. Zoti na ka dhėnė shpirtin dhe trupin tė jetojmė si njerėz, ndėrsa ti e pėrdhos pėr tu lėshuar pas lapėrdhive trupore. Kur ti vijė ora pėr tu ngjitur nė qiell shpirti do bėjė qė tė paguash tė kaluarėn, ndėrsa vdekja e trupit tėnd do mbjellė tė ardhmen e pendesės pa vlerė.
- Ē’tė bėj ? Zoti vetėm trupin mė ka dhėnė nė pronėsi ndėrsa shpirtin ma ka lėnė nė pėrdorim. Tani, ti mė thua qė paskam edhe qera pėr tė paguar pėr shpirtin, kur tė mė vi dita e gjykimit. Gjysma e sė keqes qė nuk e kėrkon qeranė ēdo muaj por e paska lėnė tė gjithėn nė fund.
- Je i pacipė e i paturp qė flet kėshtu… por ē’them unė se mos tė ngeli mėkati vetėm tek tė folurit. E gdhin tėrė natėn si kukudhi me pije e femra, ndėrsa gjatė ditės bėn ndonjė pikturė pėr tė shitur sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė. I ditur je, i zoti po, por ēe do? Vetdigjesh pėrditė.
- Punėn e shpiku Zoti pėr tė dėnuar njerėzit, ndėrsa artin pėr t’jua lehtėsuar pak dėnimin o "Santa" – ja ktheu ai duke buzėqeshur hidhėsisht dhe pėrqafuar njėkohėsisht, ndėrsa ajo tentoi ta largojė e mėrzitur.
- Bėj shaka. Mos u mėrzit tė lutem. – i tha ai mė pas duke e zbutur aq sa ajo u prek .
- Eh…ata tė shkretėt qė ikėn nga kjo botė ta kanė bėrė zemrėn plagė, por… shih pėrpara o bir e mendo pėr fėmijėt qė do kesh njė ditė. Duke shkelur mbi veten do ti detyrosh tė vuajnė gabimet e shpirtit tėnd tė lėnė peng nė greminat e viteve.
- Ka humbur dashuria njerėzore nė kėtė vend Santa ime dhe
shkelim tė tjerėt pa kuptuar se vetshkelemi e vuajmė tė njėjtat pasoja. Endemi nė shkretėtirė si hije tė vetmuara duke vrapuar me tėrbim pėr tė pirė gjakun e tjetrit, se nuk gjejmė dot ujė pėr tė shuar etjen e shpirtit tė zhuritur.
- Nėqoftėse veprojnė tė tėrė si ty keq e mė keq do shkojmė. Zgjidh njė vajzė e martohu qė tė hapė ato grila e tė marrėsh ajėr, e mos prit ti hap unė njė herė nė javė se mė dhėmb shpirti sa herė vė dorėn nė atė kordon.
- Do vi ajo ditė vetėm kur trupi me shpirtin ta gjejnė e ta duan atė vajzė. Mirė qė kemi trupin pėrndryshe shpirti dhe truri do fluturonin nė ajėr pėr tė gjetur njeri – tjetrin. – u ngacmua sėrish ai.
- Mirė, mirė, me filozofira tė merr nė qafė ti – e mbylli "Santa" bisedėn e brengosur dhe u ngrit ngadalė, e me njė tė ecur tė butė shkoi drejt dhomės sė gjumit. Tėrhoqi me mundim kordonin e grilave dhe bėri kryqin duke murmuritur njė lutje nėpėr dhėmbė kur pėrpara syve ju shfaq pamja e dhomės me krevatin dopio tė bėrė lesh e li.
- "Santa" ime, hyr nė varrin e Krishtit, e hap grilat… Krishti u Ngjall – u dėgjua nga korridori zėri i tij i shoqėruar me tė qeshurėn e shkujdesur qė ajo e njihte mirė.


VIJON
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-02-08, 14:03   #48
TIRANA
 
Anėtarėsuar: 20-02-08
Postime: 8
TIRANA i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

"Ka humbur dashuria njerėzore nė kėtė vend Santa ime dhe
shkelim tė tjerėt pa kuptuar se vetshkelemi e vuajmė tė njėjtat pasoja. Endemi nė shkretėtirė si hije tė vetmuara duke vrapuar me tėrbim pėr tė pirė gjakun e tjetrit, se nuk gjejmė dot ujė pėr tė shuar etjen e shpirtit tė zhuritur. "


Ky pasazh me jep dhimbje per vertesine qe mbart.. Ka humbur vertet dashuria njerezore, vellezer e motra, e secili nga ne , duhet te bej revolucionin e tij per mos ta lene kete fenomen te leshoj me shume metastaza.
Falenderoj autorin Adrian Dule, per shqipen e shkruar.Edhe kjo eshte nje nga ato vlera qe duhet ta mbajme me shpirt dhe ju na jepni frymezimin per ta bere kete
Faleminderit e suksese
TIRANA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-02-08, 02:17   #49
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Cool Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

....Endemi nė shkretėtirė si hije tė vetmuara duke vrapuar me tėrbim pėr tė pirė gjakun e tjetrit, se nuk gjejmė dot ujė pėr tė shuar etjen e shpirtit tė zhuritur....

-------------------------------------------------------------------------------------------------


no coment!!!
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-02-08, 05:15   #50
pleshti
Pickues
 
Avatari i pleshti
 
Anėtarėsuar: 20-03-07
Vendndodhja: Qaty ku o ngusht
Postime: 191
pleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga legenda
....Endemi nė shkretėtirė si hije tė vetmuara duke vrapuar me tėrbim pėr tė pirė gjakun e tjetrit, se nuk gjejmė dot ujė pėr tė shuar etjen e shpirtit tė zhuritur....

-------------------------------------------------------------------------------------------------


no coment!!!
E cka ke hy pra ketu mbasi nuk po din me ba koment oj Legenda ime?
pleshti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-02-08, 21:20   #51
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

.....cdo fjale do te ishte e tepert per at FRAZE TE FORTE ,te Adrianit.....
e, no comentin - e di ai....


o, pleshti im,ahaha....



- komentin tim e ke me larte per tregimin

ORKESTRA E QENIES PA DIRIGJENT
--------------------------------------------------------------------------


Korenti u ndėrpre.Errėsira pllakosi sakaq dhomėn e ndenies dhe sytė e mi. Kondicioneri shfryu si njeri i stėrmadh ajrin e fundit tė mbetur nė mushkritė e tij. Heshtje pėr pak caste. Zhurmė lufte erdhi nga jashtė. Si mjete tė motorrizuara tė njė ushtrie qė sapo ka marrė urdhėrin pėr tė sulmuar, gjeneratorėt filluan betejėn me natėn.


.....


etj...


tani pas shpalljes se PAVARESISE,
ky tregim merr shkelqimin e vet,....
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pleshti
E cka ke hy pra ketu mbasi nuk po din me ba koment oj Legenda ime?
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-02-08, 23:59   #52
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

MENGJESI
------------

-vijimi




* * *
Hapi grilat duke shkėputur mendjen nga biseda me Santėn, tė cilėn e shau dhe e uroi njėherazi pėr atė qė bėnte pėr tė dhe pėr ditarin e sė ėmės qė ja dha shumė vite pasi ajo vdiq. Duhej t’ja kishte dhėnė menjėherė pas vdekjes sė saj dhe jo aq vonė, aq vonė sa nuk nuk vlente mė pėr ditar por si mandat vuajtjeje. Por dhe aq sa kishte bėrė e shkreta Santė shumė ishte, po tė mendosh qė e vdekura e kishte detyruar tė betohej me dorė nė ungjill kur ja kishte dorėzuar, se do tja jepte tė birit vetėm kur edhe i ati kish vdekur e ai tė ishte i martuar dhe me fėmijė. Njė prift ishte bėrė shkas tė ēlirohej nga betimi i saj, duke e kėshilluar se ėshtė mėkat tė fshehėsh njė mėkat duke u betuar mbi ungjill. U ndje e lirė pėrpara zotit atė ditė qė ja dha atij, por sjellja e tij mė pas po e dėshpėronte pa masė, aq sa kishte filluar tė pendohej qė shkeli betimin.
E dashura e tij vazhdonte tė flinte nė pozicionin e mėparshėm pa lėvizur. Rrezet e diellit mbushėn dhomėn. U kthye dhe shkoi drejt tualetit. Kaloi njė kohė tė gjatė nė banjė dhe kur doli me lėkurėn qė avullonte nga uji i nxehtė pati ndjesinė e ditės sė pastrimit, por pasi kontrolloi kalendarin nė celular konstatoi se "Santa" vinte tė nesėrmen. U fut nė dhomė dhe filloi tė vishet, ndėrsa njė dorė e preku butė nė kofshė.
- Po vishesh?! Ke hapur grilat?! Ēfarė ke sot?! – lėshoi ajo tepėr e habitur tre pyetje tė shkurtra njera pas tjetrės tė pasuara nga njė pėshpėrimė ndjellse – tė pėlqen tė tė pėrkėdhel kur zgjohesh, hajde shtriu.
Ai vazhdoi tė vishej pa i kthyer pėrgjigje.
- E kuptova…do tė jesh mirė pėr nė darkė me atė - dhe ngriti tonin pa thėnė frazėn "kurvėn tėnde", teksa mundohej ndėrkohė tė mbulojė sytė me ēarēaf nga drita e fortė e diellit.
- Lėri kėto Pinkuelita e ngrihu na bėj atė kafen - tha ai dhe pa ja zgjatur mori sėrish drejtimin pėr nė tualet.
- Mos mė fol mua ashtu – reagoi koka e saj e bukur me sy qė xixėlluan nga nervozizmi i beftė dhe hodhi tej ēarēafin pėr tu ngritur.
Emri i saj nuk ishte "Pinkuelita", por ai kishte mani tė ndryshonte emrat dhe ti "pagėzonte" njerėzit me nofka pėrkėdhelėse. E "pagėzuara" Pinkuelita mbante njė tufė flokėsh smash nė ngjyrė pink dhe kur nervozohej merrte qėndrim me duart nė bel me njėrėn kėmbė tė shtrirė pėrpara, si "Pink Panter". Duke qėnė se karakteri i saj shpėrthyes tė kujtonte spanjollet ai e pagėzoi "Pinkuelita" me njė prapashtesė tipike pėrkėdhelėse tė gjuhės spanjolle. Meqėnėse kujtdo i vinte njė nofkė natyrisht qė i vinin dhe atij. Nė rastin e Pinkuelitės ajo e quante "Eros" si perėndia greke e dashurisė. Kjo pasi njė ditė ai i shpjegoi se nė greqisht, midis nocionit tė seksit qė lidhet me trupin dhe "agapit", dashurisė qė lidhet me shpirtin, qėndron diēka mė e lartė qė quhet "erota". "Erota" i pėrfshinte tė dyja nė njė pa qėnė e mesmja e artė, por maja e tė dyjave bashkė si sinjifikacion i ekuilibrit tė trupit me shpirtin.
Pas pak ai i ulur nė vc e ajo nė bide po gjerbnin kafen nė heshtje.
- Mė ke ē’akorduar me kafen e mėngjesit - tha ajo
- Pse?!
- Kam filluar e pi nė tualet pėrpara se tė shkoj nė punė.
- Nuk je ē’akorduar pėrkundrazi ke filluar tė funksionosh si njeri, pra tė nuhasėsh e tė shijosh kafen e jo …
Ajo shpėrtheu nė qeshje tė papėrmbajtur duke e shpulluar "Erosin" nė shpatull, ndėrkohė nja dy pika kafe i rrodhėn nga hunda. E qeshura dhe nervozizmi i shpėrthenin aq befas sa dukej sikur do ti dilte shpirti jashtė nga poret e trupit.
Me mbarimin e ritualit tė kafesė shkuan nė atelie. Ai filloi tė pėrgatisė ngjyrat pėrballė telajos ndėrsa ajo e lyer dhe e parfumuar u ul nė kolltuk. Ishte njė vajzė e bukur me flokė tė gjatė nė gėshtenjė tė errėt qė shkallėzoheshin nė faqe me delikatesė, duke u ndėrprerė hijshėm me tufėn nė ngjyrė pink. Nė brendėsi tė kornizės flokore spikasnin sytė e mėdhej qė ndryshonin ngjyrė nė varėsi tė gjendjes shpirtėrore, duke kaluar nga e blerta e hapur nė jeshile smerald me nuanca blu, si pėr tė tė sjellė ndėr mend cektinėn e detit nė kohė tė keqe. Kjo ngjyrė e papėrcaktuar dhe e egėr evidentohej kur e kapnin shpėrthimet e zemėrimit qė ishin tė shpeshta. Nė tė kundėrtėn kur lumturia i pėrfshinte shpirtin, e blerta e ftohtė merrte njė nuancė tė lehtė okėrr, aq sa tė vinte ta prekje duke tė dhėnė ndjesi tė kadifenjtė. Kėta sy tė mrekullueshėm, mjekues plagėsh e vrasės njėkohėsisht, shoqėroheshin nga njė hundė e vogėl me majė pėrpjetė. Buza e poshtme mishtore varej paksa duke i thėnė buzės sė sipėrme qė ti i pėrket hundės dhe syve, buza e sipėrme e bindur lartėsohej drejt hundės duke tė kujtuar njė foshnjė qė do tė pijė dhe tendoset pėr tė kapur thithėn e gjirit. Tėrė kėtė perfeksion tė portretit, sipas Pinkuelitės, ja prishte gjoksi i vogėl dhe trupshkurtėsia dhe bėhej "bishė" po t’ja pėrmendje. Shpesh ai i ngacmonte me pėrkėdheli gjoksin ndėrkohė qė ajo vinte dorėn pėr ta mbuluar duke mos e lėnė. "- Pse e ke kompleks gjoksin dhe gjatėsinė tėnde? Tek e fundit i ke nė harmoni tė tėra pjesėt e trupit dhe nuk do ishe kaq e mahnitshme po tė ishte ndryshe" – i thoshte ai teksa mundohej butė ti largonte dorėn nga gjinjtė. Ajo zbutej paksa ndėrsa hiqte dorėn pėr tė mbėshtetur sa mė shpejtė gjinjtė nė gjoksin e tij dhe me njė afsh e dėshirė tė papėrmbajtur i thoshte:"- Sikur tė kisha gjoksin pak mė tė madh e tė isha pak mė e gjatė do isha femra mė e bukur nė botė". Ai e shtrėngonte fort nė krahė dhe me zė tė ndjerė e epshor pėshpėriste se ajo ishte femra mė e bukur nė botė. Pinkuelita pėrdridhej, i ngulte sytė e blertė me okrėn e kadifenjtė dhe lėshonte nga buzėt foshnjore njė: -" Posi, do tė mė bėsh qejfin.. "
- Kam vendosur ta bėj pushim sot – tha ajo duke rregulluar tufėn me ngjyrė pink pėrpara njė pasqyre tė vogėl dore, ndėrsa ai sapo lėshoi penelin nė telajo duke filluar punėn.
- E di.
- E di qė e di, por ēfarė do bėjmė? Shkurt ēfarė planesh ke sot?
Pasoi njė heshtje e shkurtėr, teksa ai mbushi njė filxhan tjetėr me kafe.
- Di tė bėsh qofte? – tha ai papritmas duke vėnė me kujdes penelin nė mbajtėse dhe u bė gati tė marrė penel mė tė trashė nga i pari.
- Po tallesh? As e kam idenė dhe as mė bie ndėrmend qė kur i bėnte mamaja ime. Nejse, mbaro punė dhe shkojmė drekohemi nė ndonjė lokal. Kohėt e fundit je mbyllur brenda dhe pothuaj nuk del fare.
- Jo, nuk jam mirė sot. – u shpreh ai me zė tė rėnduar dhe pak nervoz.
- E paske seriozisht ?! Mė thuaj ik mė mirė, se nuk ta kam ngenė. – tha me nervozizėm, e si pėr ta provokuar u ngrit nė kėmbė.
- Meqėnėse kam dėshirė tė rrimė nė shtėpi, nuk do tė thotė se po tė pėrzė, mos fillo nga budallallėqet, por… bėj si tė duash, ti gjithmonė shpėrthen me gjėnė mė tė vogėl dhe unė nuk paskam nerva sot - tha ai duke fshirė ndėrkohė njė penel dukshėm i prekur nga reagimi i saj.
Asaj ju pėrcėlluan sytė dhe mori qėndrimin "pink panter" e gatshme pėr tė filluar "luftėn". Megjithatė u pėrmbajt dhe pa lėvizur nga e vetja e ftoi edhe njė here pėr tė drekuar jashtė, duke u munduar tė shprehet me zė pėrkėdhelės dhe deri diku lutės. Ai ju afrua ngadalė i pėrkėdheli tufėn pink dhe me qetėsi tė mpirė pėrsėriti se vėrtet donte tė hante qofte tė gatuara nė shtėpi.
- Nė rast se nuk di, nuk ka problem e provojmė njė herė, tė ndihmoj edhe unė - e mbylli ligjėratėn duke e parė drejt nė sy.
- Mos mi hidh mua ato.Ti ke diēka qė tė shqetėson e nuk do tė ma thuash, megjithėse mundohesh tė mė shohėsh ėmbėl. E njoh mirė kėtė lloj vėshtrimi. Natėn je pėrpėlitur nė krevat pa vėnė gjumė nė sy. Nė mėngjes u ngrite nga krevati herėt, duke shmangur pėrkėdhelitė e mia dhe hape grilat. Se ē’ke djegur nė lavapjat nga inati ti e di. Nė rast se je penduar qė u rilidhėm ma thuaj hapur, por mos mė sajo historira me qofte - tha duke e shtyrė pėr tu larguar nga ai.
- Nuk jam penduar, pėrkundrazi… u lodha duke e parė shtėpinė si hotel dhe kam dėshirė qė…
- Ou? Variant i ri ky? – shpėrtheu ajo duke e ndėrprerė sė foluri.
- Jo aspak, vetėm se nuk po kuptoj reagimin tėnd. Nėqoftėse nuk tė pėlqen tė rrimė nė shtėpi, kjo s’tė jep tė drejtėn tė nervozohesh dhe tė akuzosh.
- Natyrisht qė nervozohem. E ke tė shkruar nė ballė qė nuk mund tė mė shohėsh kurrė si pjesė e kėsaj shtėpie, por thjesht tė teket ndonjė ditė si kjo tė plotėsosh boshllėqet e tua familjare. Nuk e kupton qė me egon tėnde mė vret, duke mė trajtuar si grua herė pas here, kur as ke ndėrmend tė mė japėsh njė vend tė tillė nė jetėn tėnde? – vazhdoi me dėshpėrim.
Ai heshti dhe filloi tė bėjė ecejake nėpėr atelie me duart nė tėmtha.
- Tani vėrtet nuk po tė kuptoj fare. Nuk ndjehesh mirė me marrėdhėnien qė kemi, apo nuk tė mjafton marrėdhėnia qė kemi dhe kėrkon tė avancojnė nė…- tha me sy tė lodhur duke hequr duart nga tėmthat, teksa ajo e ndėrpreu sėrish vetėtimthi.
- Jo nuk e kam aty. Nuk mė ka vajtur ndonjėherė ndėr mend tė luaj tė dashuruarėn pėr tu bėrė gruaja jote dhe ti e di mirė kėtė, por tė dua aq sa nuk mund tė suportoj dot lidhjen tėnde paralele me njė femėr tjetėr. Mė duket vetja si qėnia mė e pavlerė nė botė.
- Hėm… Ti mendon se shqetėsimi im ka lidhje me femra tė tjera dhe frika se mos nuk tė dua ty arrin deri aty sa tė bėn agresive edhe nė kėrkesėn time mė tė thjeshtė? Nė rast se unė do zgjohesha i qetė sot, ti do ndjeheshe e lumtur tė rrinim kudo bashkė, qoftė lokal apo shtėpi. Por kam edhe unė dilemat e mia nė jetė me tė cilat nuk e kam tė lehtė tė luftoj, dhe… - ndėrpreu fjalėn e mori frymė thellė duke mos mundur tė vazhdojė tė shprehė atė qė e brente. Lėshoi frymėn dhe vazhdoi:
- Kur e di qė tė ndjej pse mė mundon me nervat dhe grindjet e tua pa fund? Me sa duket shqetėsimet e mia tė acarojnė dhe duhet ti fsheh pėrpara teje, se Maria Madalena turbullohet nė dashurinė e saj hyjnore. Mesa duket nuk di tė rrish ndryshe pranė njeriut qė do pėrveē se me nerva dhe ankesa, panvarėsisht se kėtė ēast mund tė kem mė tepėr nevojė pėr qetėsi dhe harmoni humane se sa dashuri tė pamasė. Mė dashuro mė pak nė rast se kjo tė bėn mė njerėzore se kėtė kam nevojė ta hajė dreqi – e mbylli ai me nerv, ndėrsa e kishte nisur qetė.
Duket se fraza e fundit e komplikoi dhe rėndoi akoma mė shumė situatėn. Sytė e saj u errėsuan ndėrsa shihte drejt tij me frymėmarrje tė ērregullt dhe gjoksin e vogėl qė ulej dhe ngrihej nga zemėrimi i tejskajshėm.
- Pra po lufton me veten dhe ndjenjėn qė ke pėr mua se tė duket e lodhshme dashuria ime pėr ty dhe po reflekton se kė nga femrat qė tė duan pa tė lodhur do tė dashurosh ? Sa budallenj dhe njėkohėsisht me fat ju ka krijuar Zoti ju meshkujve. – shfryu Pinkuelita me zė tė lartė dhe pasi hapi derėn, doli me tėrsėllėmė duke kėrcitur takat drejt ashensorit.
- Mendohu mirė e mos merr kot se kėtė herė po dole nga kjo derė nuk do tė hysh mė kurrė – bubėlliu i prekur.
Asaj ju drodh paksa siguria nė hap, por duke mos e mbytur dot krenarinė vazhdoi drejt ashensorit me ngėrdheshje nervoze.
Pėrplasi derėn dhe u ul nė kolltuk. Pėr disa minuta ngriu me shikimin e pėrhumbur nė telajo, me frymėmarrje tė thellė pėr tė mbytur shtrėngesėn nė gjoks. Pėrsiatjet gėluan si bletėt nė kosheren e trurit tė tij.
"Ēfarė i kam bėrė ? Pse duhet tė shpėrthejė gjithmonė nė kėtė mėnyrė kjo femėr?" – foli me vete.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-08, 00:00   #53
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

* * *
Kishte ndjerė shumė femra gjatė atyre viteve, vetėm se diēka e pakontrollueshme e zbrapste kur mendonte se do ti kishte nė krevat pėrgjithmonė, sidomos pas leximit tė atij ditari qė e kishte torturuar pėr njė kohė tė gjatė. Nuk kishte gjetur dashurinė e vėrtetė apo e tmerronte shtrati bashkėshortor? "Kur njeriu dashuron, e tashmja ndriēon deri nė thellėsi tė sė ardhmes, (aq sa sheh dhe fėmijėt qė nuk i ke lindur akoma) ndėrsa e ardhmja humbet misterin. Misterin qė tė sjell e ardhmja nė kėrkim tė dashurisė sė madhe, apo dashurinė e thjeshtė tė sė tashmes?" – i kishte thėnė i ati njė ditė gjatė njė prej takimeve tė rralla, pak kohė pėrpara se tė vdiste dhe ai. Pas vdekjes sė tė shoqes me tė cilėn kishte patur rreth 15 vjet diferencė, me energji dhe kėmbėngulje e dėrgoi nė Itali pėr studime tė birin 19 vjecar, i cili sapo mbaroi liceun artistik e braktisi pikturėn pa dhėnė asnjė shpjegim dhe u mbyll nė vetvete. Pėr fat tė mirė nė atė periudhė tė trazuar pas disa muajsh, nė fillim tė 1992 - shit atė e emėruan zėvendėsministėr nė qeverinė e stabilititetit, qė e pati kohėn tė shkurtėr, por i dha mundėsinė tė nxirrte njė vizė pėr tė birin e tė shfrytėzonte disa lidhje miqėsore pėr tė vazhduar Universitetin nė Itali. Pas nisjes sė tė birit u rrėnua psikologjikisht dhe shpirtėrisht deri nė atė pikė sa u mbyll nė vetmi dhe vetėm Santa e mbante gjallė nė jetė duke e detyruar tė hante njė herė nė disa ditė. Vetėm ajo e kuptoi qė ai nuk kishte dėshirė tė jetonte mė dhe u detyrua tė vėrė nė dijeni tė birin i cili nuk dinte asgjė pėr gjėndjen e tė atit. Gjatė vitit tė parė tė studimeve ai punonte dhe mblidhte para vetėm qė tė vinte nė verė pėr tė takuar tė atin. Ato pak ditė qė i biri rrinte me tė, pėrmblidhej dhe dukej i gėzuar pėr tė mos i rėnė nė sy dhe sapo ai largohej kthehej akoma mė keq nė depresion. Nga mesi i vitit tė dytė, pasi e lajmėroi Santa ai erdhi papritmas dhe nė mes tė dimrit e gjeti tė atin tė ulur nė dhomėn e ndenjes me derėn e ballkonit tė hapur dhe me rroba tė lagura nė trup, qė dridhej me njė pikė loti nė sy dhe buzė tė nxira nga tė ftohtit. Santa e kishte gjetur se fundmi shpesh nė atė gjendje dhe me lot nė sy i bėnte banja me ujė tė nxehtė, por duket se kėtė rradhė ardhja e tė birit ishte edhe rrahja e fundit e zemrės sė tij. E vėshtroi tė birin, me sytė qė ndriēuan si gur diamanti nga rrezatimi i njė drite tė beftė dhe me gjysėm zėri i tha: " Ty tė dua mė shumė se jetėn time, ndėrsa ajo ka qėnė jeta ime". Kėto ishin fjalėt e fundit tė tij, megjithėse vdiq pothuaj pas dy javėsh nė sallėn e reanimacionit.
-" Organizmin e kishte shumė tė fortė, por zemra e tij me probleme, nė mėnyrė tė vullnetshme nuk donte tė jetonte mė" – i tha mjeku reanimator
-" Pse?!" – pyeti instiktivisht dhe shpėrtheu nė dėnesa pa pritur pėrgjigje, teksa ai e mbėrtheu nė gjoks i prekur dhe pa mundur ti japė pėrgjigje. Pėrgjigjen e pse –sė sė tij e mori vesh mė vonė nga ditari i sė ėmės, e cila ishte rrėfyer tek i shoqi pėrpara se tė jepte frymėn e fundit.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-08, 00:01   #54
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

* * *
Pikėrisht tani qė ishte bindur se duhej ti vinte shkelmin misterit tė sė ardhmes, ajo shpėrtheu nė zėnkė idiote dhe e braktisi sėrish. Sot qė dogji atė ditar duke tentuar tė fshijė gjithshka nga e kaluara fizikisht, pasi shpirtėrisht tashmė e kishte fshirė dhe falur.
"Mos ndoshta e neveritur nga paaftėsia ime pėr tė vendosur ? Apo e lodhur nga ndjenja e saj ? Apo asnjė nga kėto dhe ėshtė ndjenja e marrė pasionante qė provokon grindje pėr tė matur temperaturėn e dashurisė ? Qoftė edhe kėshtu, pse duhet tė grindemi pėr tė kuptuar qė duhemi dhe pastaj kėrkojmė tė pajtohemi nė emėr tė dashurisė?" – tha me zė tė lartė me gishtat e kapėrthyer sipėr kokės e pasi bėri disa ecejake u ul nė gjunjė i lodhur dhe vazhdoi me zė tė ulėt sikur portreti i saj tė ndodhej pėrpara syve nė dysheme.
" Duhej tė ishe treguar mė i duruar dhe i pėrmbajtur, tek e fundit ajo nuk di asgjė pėr atė qė ty tė ka vuajtur shpirtin, ndoshta ėshtė e vetmja qė mund tė tė kuptojė me aq fatkeqėsi sa ka kaluar nė kėtė jetė. Ajo tė ka thėnė gjithshka tė vetėn dhe ti nuk ke pasur kurajon ti thuash gjithshka tėnden"
Pas kėsaj u shtri barkas dhe mbėshteti faqen nė dysheme i dėrrmuar, e ndėrsa ndjeu ftohtėsinė e pllakave bėlbėzoi:
" Ja mė kuptoi, por ajo ėshtė e shkatėrruar e nevrastenike dhe shpesh nuk e ka veten nė dorė megjithėse mė dashuron"
Vendosi ti jepte fund pėrfundimisht kėsaj lidhje qė mė tepėr e bėnte tė vuante dhe tė shkatėrrohej nga nervat tash sa kohė. " Plumbi del me plumb" – i tha vetes dhe mori celularin nė dorė, klikoi nė nev message dhe shkruajti:" Di tė bėsh qofte?". Nė memorien e emrave zgjodhi "Pulēina" dhe shtypi send. "Gjetje origjinale pėr tė thėnė se mė pret nė shtėpi, por kam dy leksione qė nuk i lė dot. Nga mbasditja bėhem pėr tė ardhur. Tė puth fort." - erdhi shpejt pėrgjigja. "Lere fare, e lėmė njė herė tjetėr" u pėrgjigj thatė dhe mbylli kapakun e celularit qė e quante shpesh mes miqsh "teknologjia mė e mirė e komunikimit pėr tė mos u marrė vesh" dhe u vendos pėrballė telajos, pa mundur tė pėrqėndrohej. Donte ta kishte "Pulēinėn" pranė sa mė shpejt, pasi gjendja po i bėhej e padurueshme dhe hapi sėrish kapakun e celularit. Ndėrsa po i shkruante qė ti linte ato mut leksionesh e tė vinte, celulari cingėriti me sms e Pulēinės: "- Sa shpejt mėrzitesh o zemėr, vritem kur mė kėrkon nė kėtė mėnyrė pa llogaritur se edhe unė kam punė. Megjithatė po i lė leksionet e po vi. Tė kam shpirt." Pėrplasi aparatin nė kolltuk dhe filloi tė shtrydhė ngjyrat nė tavalloc disi mė i qetė tashmė qė priste ardhjen e saj.
Pas pak kohe e fshiu me tėrbim, pėrplasi penelat nė dysheme, mbushi njė gotė ėhisky me akull dhe u ul nė kolltuk me shikim tė mjerė nga tabloja. Si pėr tė mbushur kupėn me hidhėsi celulari trigėllinte me zilen e mesazheve. Ishin tė Pinkuelitės. Mllefi ju mbėshtoll mė keq nė gjoks dhe as mori mundimin ti lexonte. "Boshllėqet familjare" ishte shprehur ajo pak mė parė dhe pikėrisht kėto dy fjalė e kishin nervozuar pa masė, sepse nuk mund tė pranonte qė dikush ti vėrė nė dukje atė qė vėrtet i mungon e madje edhe ta akuzojė qė po e pėrdor pėr kėtė arsye. I humbi ngrohtėsia familjare me vdekjen e sė ėmės e tė atit dhe e ndrydhte ftohtėsinė e vetminė duke bėrė jetė bohemi. Nuk i hynte nė sy asgjė, madje tek asgjė nuk gjente kėnaqėsi tė plotė deri nė pėrēmim. Nė zemrėn e tij nuk kishte urrejtje pėr njerėzit, por as keqardhje deri ditėn qė lexoi atė ditar. Keqardhja si mekanizėm shpirtėror ishte fshirė si me gomė nga qėnia e tij qoftė edhe pėr vetveten. Vetėm pas leximit tė ditarit, keqardhja, mėshira dhe urrejtja i shpėrthyen me tėrė forcėn si dallgė gjigande duke e bėrė tepėr tė ndjeshėm karshi edhe gjėsė mė tė vogėl. Pati njė ndjesi kaq tė madhe keqardhjeje kur dėgjoi nga goja e Pinkuelitės pėr jetėn e saj, sa sytė ju njomėn teksa e mbante tė shtrėnguar nė gjoks dhe ajo fliste.
Sidoqoftė kishte gjetur njė valvul shkarkimi tė tensioneve tė forta psiqike apo boshllėqeve shpirtėrore qė e kapnin shpesh, dhe kjo valvul ishte seksi. Pėr vite tė tėra kishte provuar gjithshka duke vepruar si makinė e sofistikuar seksuale, qė sa vinte dhe perfeksionohej duke kėrkuar me mė shumė fantazi gjithshka tė re qė mund tė kombinohej pėr ti dhėnė qoftė edhe pak kėnaqėsi. Instikti seksual e udhėhiqte deri nė atė pikė sa acarohej dhe nervozohej po tė konstatonte sadopak tek njė femėr ndjenja shpirtėrore pėr tė. Ja bėnte tė qartė me tė gjitha llojet e formave tė trysnisė psikologjike qė tė mos e donin, pasi ai nuk do ti dashuronte kurrė. Disa femra e kuptonin dhe tėrhiqeshin qė nė fillim tė habitura, ndėrsa pa e kuptuar vazhdonin jetėn seksuale nėn ritmin e tij tė cmendur qė i thithte si me magnet nė shfrime fizike tė papėrjetuara ndonjėherė mė parė. Ndonjėra e plagoste duke ja vėnė nė dukje pikėn e dobėt, paaftėsinė pėr tė dashuruar njė femėr, por e paguante shtrenjtė, sepse tentakulat e tij ngulnin venduzat nė shpirtin e saj duke i rrufitur lėngun ndjesor e duke e kthyer nė njė kavje eksperimentale tė orgjive tė tij seksuale, nga ku ishte e pamundur tė shkėputeshe. Kjo mani u shpalos me tėrė egėrsinė kur mori ditarin dhe letrėn nga duart e dridhura tė Santės, pikėrisht kur me Esperan sapo kishte filluar njė ekuilibrim i brishtė ndjesor. Atė e shihte ndryshe nga tė tjerat dhe pėrputhej nė shumė gjėra, aq sa dashuria filloi ti lėvizte nė trup vrullshėm, por nuk ishte e thėnė, sepse duhej tė dilte ai ditar nė dritė si dėnim pėr tu kthyer mė keq se mė parė nė shfrime instiktive. Nė vend tė tėrheqjes, ju mboll idea se asgjė mė nuk kishte kthim mbrapa, e me durim dhe aftėsi demoniake krijoi njė laborator tė sofistikuar tė instikteve seksuale, me filozofinė e mbrojtjes nga vuajtjet shpirtėrore, duke qėnė ai vetė kryekavia. Njohja me Pinkuelitėn njė vit e gjysėm mė parė i krijoi plasėn e parė nė muret nė dukje solide tė ndėrtesės sė tij qė pas thyerjes sė marrėdhėnieve me Esperan i kishte pėrforcuar dhe blinduar si kėshtjellė.
U ngrit dhe ēapiti drejt njė kėndi tė mėnjanuar tė ateliesė dhe pasi ndezi llampėn e vogėl tė montuar nė tavan u shfaq autoportreti i nėnės sė tij me ngjyra vaji, nė faqen e ngushtė tė kthinės. Nga tabloja vėshtronin qetė sytė e saj tė butė rrethuar me tipare tė ėmbla e tė trishta. Si kurorė qėndronin flokėt e gjatė tė valėzuar qė kalonin nga e verdha nė mjaltė pėr tė evidentuar njė hundė tė bukur dhe buzėt e plota sensuale. Sytė e saj i folėn:
-" Pse mėkaton me vetėdije pėr tu hakmarrė ndaj meje dhe e fut veten thellė e mė thellė nė gabime qė po tė shkatėrrojnė jetėn ? Lėrė tė lirė dashurinė e ndrydhur, mos mė bėj tė vuaj nė vdekje mė shumė nga ēkam vuajtur pėr sė gjalli, sepse…" fiku dritėn e u largua pėr tė mos dėgjuar mė, por u kthye sėrish nė mėnyrė tė pavullnetshme.
-" Nuk tė mjafton qė tė kam falur? Sic duket jo s’tė mjafton pėrderisa kėrkon tė ndėrhysh nė ndjenjėn time, por…ohhh mė lėr tė qetė se nė flakėt e ferrit e kam vendin ēfarėdo qė tė bėj" – i ulėriti tablosė dhe u rikthye sėrish duke u plasur nė kolltuk i dėshpėruar.
Pas vdekjes saj e shihte me orė tė tėra atė portret, derisa me kalimin e kohės shkonte rrallė e mė rrallė pėrpara tij. Pasi lexoi ditarin, njė shtysė e brendshme e pakontrolluar e orientonte kah autoportreti gjithnjė e mė shpesh. Rrinte pėrballė tablosė dhe dialogonte me tė ashpėr, duke e sharė e mė pas qante dhe i kėrkonte tė falur pėr tė gjitha fyerjet e nxjerra nga goja e tij nė drejtim tė saj. Mė pas mori njė vendim dhe ja tha ndėrsa qeshte me sarkazėm pėr formėn e hakmarrjes qė kish gjetur, ndėrsa sytė e saj lotonin nė tablo duke ju lutur tė mos e bėnte atė gjė.
-" Mos e bėj tė lutem, mos e fut veten nė mėkat vetėm pėr tu hakmarrė ndaj meje, sepse do tė pėrfundosh nė flakėt e ferrit " – pėrgjėrohej autoportreti, pa mundur ta kthejė nga vendimi i tij. Ai tashmė ishte penduar dhe ndjehej keq e mė keq pėr atė qė kishte bėrė dhe kishte luftuar tėrė atė kohė pėr tė marrė njė vendim tė cilin e pėrmbylli atė ditė me djegien e ditarit tė saj, por mesa dukej nuk ishte aq e thjeshtė.
Qetėsinė e meditimit ja prishi zilja e cetofonit. E ngriti dhe dėgjoi njė zė lozanjar : - Hape zemėr, se jam poshtė.
Shtypi butonin dhe pas gėrvimės cetofonike u dėgjua zhurma e hapjes sė derės kryesore tė pallatit. Shkoi drejt ashensorit, ku pas trigėllimės lajmėruese tė arritjes nė katin e kėrkuar u shfaqėn ca flokė kaēurrela tė zeza brenda njė fytyre tė bardhė me buzė tė vogla e tė kuqe si qershiza.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-08, 00:03   #55
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

PINKUELITA
---------------



1.
Ashensori zbriste kat pas kati, teksa Pinkuelita vetshihej nė pasqyrėn e vendosur nė faqen pėrballė derės dhe monologonte me zė tė lartė. Mė shumė se monolog ishte dialog me veten, zakon qė nuk e dinte as vetė se kur dhe pse i kishte filluar, por sa herė ndodhej pėrpara pasqyrės fliste pa e kuptuar.
- Ai nuk tė do, nuk tė do, tė kam thėnė njėqind herė, por ti nuk merr vesh. Si nuk e kupton dhe torturohesh prej kaq kohėsh duke shkatėrruar nervat dhe shpirtin.
Monologun ja preu goditja e butė e ashensorit nė katin pėrdhes dhe dera rrėshkiti anash pėr tu hapur. Doli dhe me kėrcitje tė fortė tė takave vijoi drejt derės kryesore e mė pas hapi me vrull derėn e makinės. U ul nė sedilje. Rrotulloi celėsin, ndezi makinėn, i futi marshin dhe voziti nė rrugė pa hapur sinjalin e lajmėrimit. Njė frenim i fortė u dėgjua pas saj. Pa ja vėnė veshin vazhdoi rrugėn, ndėrsa ndjeu njė dobėsi kėputėse nė gjunjė, kur kuptoi se sapo shpėtoi nga njė aksident.
Disa qindra metra mė poshtė ndezi sinjalin djathtas dhe parkoi nė anė tė rrugės pėr tu qetėsuar paksa. Papritmas ushtoi njė bori makine nė krah. Ktheu kokėn dhe dikush i ndaluar paralel me makinėn e saj i bėnte shenjė tė hapte xhamin.
- Kush ta ka dhėnė patentėn ty moj kurvė qė desh na more jetėn ? – foli shoferi, njė djalė i ri i pėrkulur tek pasagjeri pėr tu dėgjuar e parė mė mirė prej saj.
- Jot ėmė ma ka dhėnė o… - por ulėrima ju ndėrpre nga pasagjeri i cili duke ngritur xhamin e krahut tė tij u kthye nga shoferi:
- Aman o burr i dheut nuk e shef ēa makine tė bukur ka, kushedi dashnorja kujt ėshtė. Do tė na hapėsh telashe kot mė kot ? Apo sqeka edhe yll e bukur.
- Pas kėsaj makina e tyre fėrshėlleu gomat e u largua me shpejtėsi. I shpėtoi sherrit ndėrsa gabimin e kishte vetė, por duhej tė pranonte faktin se po tė jesh e bukur dhe me njė makinė tė mire, je ose e dashura e njė politikani, bisnesmeni apo e ndonjė tė "forti" qė merret me drogė apo "mishin e bardhė". Ētė bėnte? Tė qetėsohej apo tė dėshpėrohej qė ndodhi kėshtu? Harroi dilemėn e kėtij rasti tė zakonshėm nė rrugėt e Tiranės ku njerėzit se kishin pėr pesė tė nxirrnin edhe pistoletat pėr njė gėrvishje makine dhe ndezi sėrish makinėn, hapi sinjalin majtas dhe pasi konstatoi nė pasqyrėn anėsore se rrugėn e kishte tė lirė u nis e dėshpėruar.
Nuk dinte ku tė shkonte. Afshi i grindės po i zinte frymėn, e pa u menduar gjatė mori drejtimin jashtė qytetit pėr nė autostradė. Sa herė nuk ishte mirė voziste me makinė pa drejtim tė caktuar, nė meditim pėr ēka e mundonte. Pas makthit tė lumit tė makinave doli nė autostradė, kapi korsinė e shpejtėsisė sė ulėt, ndezi bllokazhet, ktheu pasqyrėn e vogėl mbi kokė nė tė djathtė tė shoferit drejt vetes dhe uli shpejtėsinė duke rrugėtuar drejt asgjėsė e shoqėruar nga monologodialogu i zakonshėm.
- Cfarė njeriu ėshtė ky xhanėm…Pse e dashuron me kaq pasion o e ikur nga trutė? O e marrė.
Pushoi pėr pak, se pėrveē dėshpėrimit frymėmarrja po i rėndohej edhe nga tė nxehtit nė makinė prej xhamave tė mbyllur dhe kondicionerit qė kishte harruar ta hapte. Ndezi mjetin freskues qė filloi tė frushėllijė ajrin e freskėt dhe lėvizi paksa pasqyrėn pėr ta kthyer mė mirė drejt syve. Pasqyra ishte vendosur aty nga konstruktori pėr tė treguar pjesėn e pasme tė rrugės, por ajo e shfrytėzonte shpesh pėr tė parė veten nė sy dhe jo rrugėn pas saj. Pas pak vazhdoi sėrish me sy tė ngulur tek ajo copėz pasqyrė qė ja shpėrbėnte vetveten mė keq se ai.
- Ti e di pse…e di mirė qė nga nata kur tė braktisi pak mė shumė njė vit mė parė, ama nuk ta pranon krenaria e copėtuar.Tė kujtohet mirė ajo natė nė atelie, kur pas katėr muaj marrėdhėnie tė tha qetė : - "Duhet tė ndahemi, sepse je njė kryeneēe bukuroshe e pompuar nga sukseset e sė tashmes dhe peng e tė kaluarės. Sillesh sikur mė bėn nder me ndjenjėn tėnde tė cilėn duhet tė kem "nderin" ta pranoj me pėrvuajtje pėr tė ushqyer krenarinė boshe qė vetėm ta kanė shfrytėzuar."
E akuzove pėr ziliqar tė sėmurė, njeri qė nuk dinte gjė tjetėr veēse tė fyente dhe tė shkatėrruar deri aty sa po tė braktiste nga frika qė kishte nga ajo pak ndjenjė e mbjellė nė shpirt pėr ty. Madje i ulėrite tė kishte burrėrinė e tė pranonte qė ishte njė qėnie e zvetėnuar qė skarfalosej tek seksi pėr tė shpėtuar shpirtin e tij tė humbur. I qetė nė dukje, dėgjoi me durim shpėrthimet e tua e mė pas tė tha me zė grykor, qė kishe filluar ta kuptoje se shprehte maksimumin e nervave dhe vetpėrmbajtjes sė tij: - "Ty po tė tė thuash se je mė e mira, mė e bukura dhe mė e zgjuara nė botė lėshohesh e ta jep jetėn nė dorė. Kėtė e kam bėrė shpesh me tė tjera, por kurrė me njė femėr qė e ndjej. Mjaft, nuk kam nerva tė merrem me ty e jetėn tėnde tė shkuar e tė tashme, boll kam halle me timen."
Pėrplase nė dysheme me sa fuqi pate gotėn me ėhisky qė u thėrmua nė ēast dhe u ngrite nė kėmbė me zėmėrim duke pritur qė ai tė tė rrihte e shkelmonte ashtu siē kishin bėrė shpesh mė parė me ty. Doje njė motiv qė ta urreje e ta ēirrje e coptoje edhe ti me thonj, por ai me duart qė filluan ti dridhen nga zėmėrimi u pėrmbajt dhe hapi derėn pa folur duke tė treguar me kėtė veprim se duhej tė dilje nga ajo shtėpi sa mė shpejt. Dole nga atelieja dhe hype nė makinė pėr tu vėrtitur nėpėr rrugė si e shkalluar, duke e sharė e mallkuar me lotėt qė pėrziheshin me rigat e shiut nė xham. U ndjeve e fyer sepse tė tha njė tė vėrtetė, apo sepse nuk mund tė besoje dot qė ai tė ndjente deri nė atė pikė sa nuk donte tė pėrfitonte asgjė nga ty ?
Nė errėsirėn e qendrės re nė njė pusetė tė hapur qė i kishin vjedhur kapakun, ndoshta pėr pėr ta shitur. Me gomė tė shqyer e shiun qė binte litar pėrfundove nė njė gomisteri qė pėr fatin tėnd ishte hapur nė atė orė tė natės. Lotėt vazhdonin tė rridhnin me keqardhje pėr veten, aq mė tepėr, kur ai burrė i vjetėr pasi ndėrroi gomėn u mundua tė tė qetėsoi me njė zė tė ngrohtė prindėror tė harruar nga ty prej vitesh. Mė pas fillove tė vėrtiteshe sėrish nėpėr rrugė deri pas mesnate duke analizuar ēdo imtėsi tė atyre katėr muajve tė asaj marrėdhėnieje me Erosin tėnd.
Akoma pa u njohur i prishe njė pikturė dhe ai i mėrzitur pa masė nuk tė tha asnjė fjalė. I shkoje papritmas nė atelie, e mė pas dilje duke pėrplasur derėn pse nuk e linte punėn kur hyje ti. E ftove pėr drekė dhe u ngrite nga tavolina sapo erdhėn porositė vetėm se nuk shprehu entuziazėm pėr mėnyrėn e re tė krehjes sė flokėve. Pronari i lokalit(miku yt) tė tha se pas teje kishte ardhur njė vajzė e gjatė qė ecte butė sikur kishte frikė mos vriste tokėn dhe kishin ndenjur pa folur e pa prekur asgjė nga pjatat. Ndėrsa ai kur kishte mbaruar shishen e verės tė porositur nga ty ishte ngritur dhe nė sy tė kamarierit i kėrkoi asaj borxh, pasi nuk i dilnin lekėt pėr tė paguar tavolinėn. Nuk ndjeheshe keq nga kėto e shumė tė tjera si kėto, pėrkundrazi ndjeje kėnaqėsi brenda vetes, kur shihje qė gėlltiste zemėrimin nė heshtje duke mos tė thėnė asnjė fjalė. Tu duk njė formė e re e imponimit pėr tė qėnė nė qendėr tė vėmėndjes, aq mė tepėr qė nuk tė pėrkėdhelte me fjalė tė bukura, qė i kishe aq nevojė edhe atėhere kur e dije mirė qė ishin tė gėnjeshtėrta.
Analiza tu pėrmblodh nė njė "pse" tė madhe, qė e pėrsėrisje me vete ndėrsa duart filluan tė dridhen nė timon dhe ndalove. Pse tė jepte kėnaqėsi provokimi pėr tė dhunuar personalitetin e tij? Nga karakteri yt apo si hakmarrje ndaj atij tjetrit qė vite mė parė tė shkuli identitetin?
Nuk u pėrmbajte dot, ai kishte tė drejtė. Ishe sjellė si kurvė e shkuar kurvės sepse nga eksperienca mendoje se kur sillesh nė atė mėnyrė, meshkujve ju bie mė keq nė kokė pėr ty. Kafshove krenarinė e vetpėrkėmbur dhe me duar tė dridhura klikove nė celular pėr tė dėgjuar qoftė edhe njė alo tė thjeshtė prej tij. Teksa dėgjoje tringėllimėn e ziles me aparatin ngjitur fort pas veshit lusje zotin qė ta hapte, pėr tė mos u ndjerė e mjerė pafundėsisht atė natė. Tė foli me qetėsi tė shqetėsuar pa tė dhėnė shpresė se do rilidhej me ty, megjithėse i kėrkoje tė falur me dėnesė pėr gjithshka tė kuadrit kohor tė marrėdhėnies katėrmujore. Shpresė e vetme ishte zėri dhe kėshilla e tij qė tė mos vėrtitesh rrugėve, por tė shkosh nė shtėpi.
Pak mė e qetė more drejtimin e shtėpisė me zemėr tė dashuruar e krenari tė copėtuar.
Nė ditėt nė vazhdim u takuat dhe fole e fole pa mbarim nė krahėt e tij nėn muzgun qė binte ngadalė mbi ju e tablotė nė atelie. Pėr herė tė parė pe lotė nė sytė e njė mashkulli tė dhimbur nga fatkeqėsitė e tua, tė ngecur nė cep tė syrit pa mundur tė varen poshtė, por aq tė nxehtė sa buzėt e tua u ngrohėn tek ta kur i fshike lehtė. I le tė thaheshin ato dy pika loti nė buzėt e tua dhe as nuk hėngre, as nuk pive deri tė nesėrmen…madje dhe gjuhėn nuk e kaloje dot mbi buzė se kishe frikė mos fshije tė magjishmen qė njė jetė kishe ėndėrruar. Ai tė braktisi dhe u rikthye me ty, ndėrsa ti kuptove se e dashuroje.
Ndėrsa drejtonte makinen nėn diellin pėrvėlues krahėt ju varėn nė timon, kur kujtoi kėtė ēast.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-08, 00:06   #56
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

2.

Familja e Pinkuelitės ishte e mbushur me fėmijė. Pėrveē vetes kishte tre motra dhe njė vėlla tė vogėl. Ishte fėmija i dytė e njė nėnoficeri qė brodhi pėr vite me rradhė nga njė repart ushtarak tek tjetri. Fillimi i viteve nėntėdhjetė e gjeti nė njė repart diku nė rrethinat e kryeqytetit dhe jo nė humbėtirat e maleve. Pas pak kohėsh e liruan nga detyra nė kuadrin e reformės pėr demokratizimin e ushtrisė dhe mbeti mes katėr rrugėve me gruan e pesė fėmijė tė vegjėl. Duke qėnė se kishte njė apartament tė vogėl nė katin e parė poshtė njė pallati tre katėsh buzė rrugės nacionale, mori ca para borxh nga miqtė dhe hapi njė dyqan modest me mallra ushqimore. Ju mbeti vetėm njė dhomė dhe tualeti nė pjesėn e pasme tė shtėpisė ku mund tė flinin e tėrė familja.
Pinkuelita sapo kishte hyrė nė adoleshencė dhe megjithėse shtatshkurtėr, bukuria e saj ishte e rrallė nė tėrė zonėn. Kudo qė shkonte me shoqėrinė e saj adoleshente ishte nė qendėr tė vėmendjes, si pėr bukurinė fizike po aq edhe pėr karakterin sanguin. Tė mos qenit askush nė familje kompesohej me kėtė vėmendje duke e bėrė tė ndjehet e lumtur. Kur ishte e vogėl sa herė vinin vizitorė nė shtėpi nė ditėt e festave lutej tė hypte sipėr tavolinės e tė kėndonte njė kėngė, por kurrė nuk ja realizuan dėshirėn. E kujt i binte ndėrment tė merrej me Pinkuelitėn pėr ti plotėsuar njė dėshirė kaq tė "madhe"?
Dilte nė mėngjes nga shtėpia pėr nė shkollė dhe kthehej nė darkė vetėm pėr tė fjetur. Askujt nuk i binte nė sy mungesa, aq mė tepėr kur e shtrirė nė cepin e saj tė dhomės dėgjonte sherret e prindėrve pėr llogaritė e ditės, qė shpesh dilnin keq. Babai pinte dhe bėnte ēbėnte rrėmbente ndonjė lek nga arka e dyqanit duke provokuar sherr me tė shoqen nė darkė, por kjo nuk i bėnte aspak pėrshtypje Pinkuelitės qė sapo ishte njohur me njė djalė disa shtėpi mė poshtė. Ėndėrronte vetėm sytė e tij ēdo natė qė binte pėr tė fjetur, duke i vendosur nė errėsirė pėrpara syve tė saj. Ishte rreth dhjetė vjet mė i madh se ajo dhe gjithė kohės vetėm e pėrkėdhelte me fjalė tė bukura i mrekulluar nga bukuria e saj, ndėrsa ajo fluturonte dhe ngazėllehej, pasi kurrė nuk e kishte trajtuar kush nė kėtė mėnyrė.
Pas disa kohėsh vendosėn me tė dashurin tė shkojnė nė Itali, meqėnėse ajo mbaroi shkollėn e mesme dhe dėshėronte tė vazhdonte shkollėn e lartė qė e kishte ėndrrėn mė tė bukur tė fėmijėrisė. I ati kur dėgjoi kėtė vendim pa e zgjatur i rrahu paq atė dhe motrėn e saj tė madhe qė i doli nė mbrojtje. Kaq u desh dhe tė nesėrmen u pėrvodh nga shtėpia me disa plaēka brenda njė qeseje ushqimesh. Takoi tė dashurin dhe arritėn pas pak orėsh nė qytetin e gomoneve, ku u akomoduan nė njė hotel tė mjerė bashkė me dhjetra tė tjerė qė kėrkonin edhe ata fatin nė det drejt Italisė. Pritja nuk zgjati mė shumė se nata e dytė qė i ngjeshi si sardelet nė kuti konserve nė njė gomone drejt errėsirės sė qiellit dhe ujit. Pas orėsh mundimi, me shpirt e stomak tė trazuar mbėrritėn nė brigjet italiane.
Pėr tė nxjerrė paratė e rrugės, tė cilat i dashuri i saj i kishte marrė borxh, doli nė tregun e prostitucionit si shumė shoqe tė saj. Nuk ishte vendim i lehtė pėr tė, por ai e bindi me argumenta dhe pėrkėdheli pa fund, duke ja trajtuar tė ardhmen si shesh me lule ku ata do barisnin tė lumtur, e njėkohėsisht i thoshte se do tė ndahej nga ajo nė rast se nuk pranonte. Jo vetėm nuk kishte ku tė shkonte, por e donte atė dhe nuk mund tė rrinte dot pa sytė dhe pėrkėdhelitė e tij qė ja ngrinin shpirtin peshė. Mbi tė gjitha, sipas tij, do tė ishte njė provė pėr ti treguar asaj dashurinė pėr tė. Kur e kujtonte mė vonė kėtė frazė, qė dikur e kishte prekur, gjoksi i shkrumbohej si pemė e goditur nga rrufeja, duke urryer shpirtin e saj qė e shkalafiti nė kufijtė absurd tė ndjenjės, qė mbulon me errėsirė dritėn e mendjes.
Mėngjesin e natės sė parė tė "punės" u kthye nė dhomėn e ndyrė e me lagėshti nė njė lagje periferike tė qytetit ku jetonin. U ul e dėrrmuar nė dysheme me sytė tė fiksuar nė faqen e murit tė mufatur nga lagėshtia me vraga jeshile, qė nga reflektimi i rrezeve tė kuqerremta tė lindjes sė pėrflakur dukeshin si bakėr i oksiduar. Vėshtrimi ju vesh nga lotėt dhe vragat rrodhėn nga muri nė dysheme pėr tu ngjitur nė trupin e saj, ndėrsa ajo e pėrhumbur lėvizi duart nė trup si pėr ti fshirė. Ai ndėrkohė e ledhatonte dhe i fliste fjalė tė ėmbla duke ndėrhyrė midis saj dhe murit, me sytė e ngazėllyer qė nėn rrezet e diellit tė sapolindur shkėlqenin si metal i skuqur. E mori nė krahė dhe pasi e coi nė banjė e zhveshi dhe filloi ta lajė, ndėrsa ajo vazhdonte tė rrinte e pėrhumbur por e ngrohur nga uji i nxehtė dhe dashuria e tij. U shtrinė nė shtrat dhe ai e mbėshtolli nė gjoks. Sytė ju mbyllėn dhe uroi me veten tė mos ngrihej nga gjumi kurrė mė dhe tė jetonte e ngrohtė nė gjirin e tij pėrgjithmonė.
Koha kalonte me orėn e saj biologjike tė ndryshuar kryekėput. Punonte natėn dhe flinte ditėn. Trupi dhe shpirti i zunė kallo dhe ndjenja pėr tė dashurin e saj mori formėn dhe prerjen e liretave, ndėrsa sytė e tij qė i dashuroi qė nė momentin e parė kishin filluar ta ndrydhnin e friksonin cdo ditė e mė shumė. Ai vazhdonte ta pėrkėdhelte, duke e ditur karakterin e saj qė donte tė ishte vazhdimisht nė qendėr tė vėmendjes, me emėrtimin "gjeneralja ime" dhe jo "zemra ime", teksa arkėtonte paratė e saj nė ēdo fundnatė.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-08, 00:07   #57
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

Dalėngadalė filloi tė mendojė vetėm pėr qėllimin final, largimin nga rruga dhe aplikimin pėr nė Universitet, duke bėrė llogari ēdo ditė pjesėn e saj tė fitimit, pa menduar tė heqė diēka mėnjanė. Dikur mendoi se sipas llogarisė sė saj paratė u bėnė aq sa ajo tė largohej nga rruga dhe vitin e parė tė studimeve e pėrballonte edhe e vetme me aq sa kishte fituar dhe kėtė ja tha atij. Fillimisht ai bėri si gjithmonė dhe filloi ta marrė me tė mirė duke i nxjerrė justifikime pėr ta bindur qė duhej tė vazhdonte edhe ca kohė, por kur ajo kėmbėnguli situata pėrfundoi me goditjet e tij si i cmendur nė trupin e saj tė bukur. Kuptoi se ai asnjėherė nuk e kishte dashur dhe jo vetėm kaq, por gjithshka e kishte bėrė me plan qė nė fillim dhe ajo si qingj i mjerė kishte pėrfunduar nė duart e kasapit. Mbylli gojėn me shpirt e trup tė dėrrmuar dhe bėri tė shtruarėn nė periudhėn nė vazhdim, duke pritur rastin pėr tu pėrvjedhur prej tij, e pėr tu shkėputur dhe ndjekur e vetme nėpėr Itali fatin e saj pa guxuar tė kthehet e tė pėrballej me tė atin. Mblodhi ca bakshishe qė ja fshihte atij me tė gjitha llojet e formave dhe u pėrvodh tek stacioni i trenit pėr tu larguar drejt veriut tė Italisė kudo qė tė ishte. E kapi teksa blente biletėn dhe pasi e tėrhoqi nė shtėpi, jo vetėm qė e bėri tė vdekur duke e rrahur barabarisht, por pas kėsaj nuk e la mė vetėm asnjė cast. Ėndėrrat e saj fluturake ishin si gotė qelqi e thyer nė qindra copa dhe prostitucioni do tė ishte puna e saj e pėrhershme nė rast se do vazhdonte tė rrinte me atė njeri, qė tashmė kishte hequr maskėn e pėrkėdheljes dhe e rrihte pa shkak pothuaj cdo natė. I humbi shpresat dhe tėrė butėsia e saj femėrore u tret duke e kthyer nė njė egėrsirė tė vėrtetė qė shpėrthente kudo dhe me kėdo, pėrvec atij qė qeshte dhe ja nxiste kėtė gjendje. Nuhatja e rrugės e bėri tė kuptojė qė edhe ai panvarėsisht se e kėrcėnonte kishte frikė prej saj se mos ja jepte truri dhe gjente njė mėnyrė pėr ta denoncuar nė polici. Ndėrsa thurte plane pa fund, njė ditė tutorin e saj e arrestoi policia sė bashku me dy shokėt e tij dhe pėr herė tė parė u ndje e lehtėsuar dhe jo e frikėsuar. Kuptoi qė pranė tij e kishte mbajtur frika e vdekjes dhe turpi pėr tu pėrballur me familjes e saj dhe zonėn ku jetonte. Midis dy frikave ajo e kthimit nė familjen i dukej mė e vogla aq mė tepėr qė kishte pak para me vete dhe asnjė lloj dokumenti. Ndoshta mund tė vinin dhe tė arrestonin edhe atė prej tij, prandaj nuk e zgjati por mblodhi plackat e saj nė njė valixhe dhe u kthye nė Shqipėri.
Zgjodhi mėngjesin pėr tė hyrė nė shtėpinė e prindėrve, pasi e dinte qė i ati akoma nuk kishte filluar tė pinte. Duroi me shpirt ndėr dhėmbė drurin e tij, por kur tentoi ta pėrzinte nga shtėpia pas shfrimit tė pėrbindshėm tė nervave, ju kthye dhe filloi ta godasė e tė ulėrasė e tėrbuar, madje e goditi me njė tavėll cigaresh duke e carė nė kokė dhe kur ai i pėrlyer nė gjak u ul nė tokė i trėmbur filloi ti binte me shkelma duke e pėrzėnė ajo nga shtėpia. Ndėrhyrja e sė ėmės dhe vėllait tė vogėl e motrave qė filluan tė qajnė tė lebetitur e qetėsuan. Shkoi nė pjesėn e pėrparme ku ishte dyqani dhe pasi mori njė shishe ėhisky filloi ta pijė e ulur nė tokė nė mes tė dhomės ku flinte tėrė familja e saj e mjerė.
Ditėt nė vazhdim rrinte e shtrirė nėn vėshtrimin e frikėsuar tė sė ėmės si dhe shoqėrinė e motrave dhe vėllait tė saj mė tė vogėl qė ju dukej e cmendur pa kuptuar se c’ndodhte. Mė shumė se mishi dhe kockat e dėrrmuara barbarisht nga i ati qė nuk ndjehej mė, por i shmangej duke turfulluar me plagėn e fashuar nė kokė, i dhimbte shpirti. Aq mė tepėr kur e ėma shprehte mėri tė hapur, duke i qendruar pranė vetėm pak ēaste tė shkurtra gjatė ditės. Sytė e nėnės qė ajo i ngjante shumė, i ndėrthureshin nė shpirt duke e turbulluar deri nė atė pikė sa nuk kishte fuqi tė ngrihej nga shtrati. Nėnėn e donte shumė, megjithėse kish qėnė e rreptė dhe e ftohtė me tė dhe motrat e tjera, pėrveē vėllait tė vogėl qė mezi e kishte pritur kur lindi. Vetėm tė birin trajtonte si fėmijėn e vet, ndėrsa vajzat si pengesė prej mishi qė i vėshtirėsonin jetėn e pėrditshme. Ishte pak i habitshėm ky kėndvėshtrim i saj dhe Pinkuelita e kishte diskutuar shpesh me motrėn e madhe, aq mė tepėr qė si femėr kishte vuajtur shumė me tė shoqin tėrė ato vite. Ai kishte qėnė tėrė kohės nevrik dhe harbut, megjithėse pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalonte nė repartin ushtarak ku shėrbente. Pėr gjėnė mė tė vogėl e rrihte tė ėmėn nė sytė e tyre nė mėnyra shtazarake dhe ajo nuk ndjehej, por duronte nė heshtje. Pastaj e tėrhiqte zvarrė nė dhomėn e gjumit duke e akuzuar se nuk dinte tė pillte njė mashkull nga barku i saj por vetėm femra, ndėrsa pėrplaste derėn dhe shfrynte epshet e tij me tė. Atyre ju dhimbsej nėna e tyre dhe shpėrthenin nė vaj nė krahėt e njera – tjetrės, tė ndjekura nga e qara e motrave mė tė vogla qė nuk kuptonin asgjė, pėrvec frikės qė ju kapllonte zemrat e vogla e tė pafajshme.
Muajt e parė pas kthimit nga Italia ishin tepėr tė vėshtirė. I ati nuk ndjehej mė dhe vetėm darkave kur kthehej i pirė fillonte shante me fjalor banal atė dhe motrėn e saj mė tė madhe, por pa guxuar tė vėrė dorė mė mbi askėnd. Disa herė Pinkuelita duke i ardhur keq pėr tė ėmėn e nėnshtruar qė i lutej tė shoqit tė qetėsohej, i lėshohej dhe e pėrzinte nga dhoma ku flinin duke e shtyrė dhe pėrplasur nė dysheme tė atin e saj dhe mbyllte derėn duke e kėrcėnuar qė tė mos guxonte tė hynte nė dhomė por tė flinte mbi banakun e dyqanit si qen se shumė e kishte dhe aq. Motra e madhe ishte larguar nga shtėpia dhe bashkėjetonte me dikė nė Tiranė, pas largimit tė Pinkuelitės pėr nė Itali. Ngrihej nė mėngjes pėrpara tė atit dhe nisej me autobuzin e linjės drejt qendrės metropolit, pėr tė pėrfunduar tek e motra, e cila kishte mbaruar njė shkollė tre vjecare infermierie dhe pak kohė mė parė kishte filluar punė nė njė klinikė private. Ishte natyrė e qetė dhe e mbyllur, ndryshe nga Pinkuelita e rrėmbyer dhe pasionante. Bashkėjetonte me njė mjek, i cili e kishte dėrguar familjen nė Amerikė me "llotarinė Amerikane". Ishte pothuaj sa dyfishi i moshės sė saj. Profesioni i mjekut i bėri tė mundur qė sė bashku me njė shokun e tij tė hapnin njė klinikė tė vogėl privatė, ku edhe ishte punėsuar motra e Pinkuelitės. Ai sillej mirė me tė dhe e donte, por edhe pėr familjen kishte dashuri tė vecantė dhe vendimi pėr tė bashkėjetuar me motrėn e Pinkuelitės kishte ardhur si rezultat i kushteve nė tė cilat ajo ndodhej nė familje dhe mbi tė gjitha raportet me tė atin.
Nė mėnyrė tė heshtur dhe pa e ditur askush babai abuzonte seksualisht me tė qė kur ishte e vogėl. Kėtė mėnxyrė e kishte ndrydhur nė shpirt gjatė tėrė atyre viteve dhe vetėm kur ishte lidhur me mjekun ju hap njė dritare e vogėl nga e cila filloi tė marrė dritė, e ajėr tė pastėr. Nė kėtė dritare ajo mbėshteste kokėn dhe dashuria e tij pėrshfaqej si rreze dielli qė e ngrohte pas vitesh tė tėra errėsire dhe i jepte forcė tė luftonte me pėrbindėshin e territ qė kishte nė shtėpi. I largohej "pėrbindėshitbaba" me tė gjitha format duke e paguar me rrahje sistematike, por qė i duronte pa nxjerrė zė nga goja, pasi kėtė kishte bėrė edhe e ėma prej vitesh. Kur arriti nė njė moshė madhore i shmangej pėrdhunimit, por nuk mund ti shmangej ngacmimeve nė cdo cep tė shtėpisė kur ai e gjente vetėm. Teksa lahej nė banjo e thėrriste kinse pėr ti sjellė ndėrresat dhe atje nė pak kohė i nėnshtrohej tekave tė tij perverse.
Kjo situatė zgjati deri ditėn arratisjes sė Pinkuelitės. U bė si i tėrbuar dhe vetėm shfrynte duke thėnė se i vinte turp tė dilte nė rrugė me atė qė i kishte bėrė e bija. Njė ditė kur fėmijėt e tjerė ndodheshin jashtė shtėpisė dhe e shoqja po pinte kafe nė njė lokal aty pranė, mbylli dyqanin kur pa tė bijėn qė po zbriste nga autobuzi dhe hyri pėr ta pritur nė pjesėn e pasme tė shtėpisė. E zhveshi me tėrbim dhe filloi ta pėrdhunojė e ta rrahė njėkohėsisht, duke i thėnė se po t’ja kishte bėrė edhe asaj tjetrės kėtė nuk do pėrfundonte prostitutė nė rrugėt e Italisė.
Kur e ėma pas pak erdhi nė shtėpi, pėr herė tė parė nė jetėn e saj shpėrtheu dhe me lotėt qė i pėrziheshin me gjakun qė ende i rridhte nga hundėt i ra nė gjunjė dhe i tregoi ē’kishte ndodhur. Ajo e shtyu e tronditur dhe nuk e besoi, kurse ai u afrua dhe filloi ta godasė sėrish akoma mė me zemėrim, duke i thėnė sė shoqes se ēfarė pjellash tė poshtra dhe gėnjeshtare kishin nxjerrė nė jetė. E ėma e pėshtyu me mllef tė bijėn dhe u largua sė bashku me tė shoqin nė dyqan.
Qė atė natė pėrfundoi nė shtėpinė e mjekut. Me ditė tė tėra ai i mjekoi trupin e shpirtin dhe e kėshilloi ti drejtohej organeve kompetente, pasi ai pėrbindėsh duhej futur nė burg ose ēmendinė, por ajo mendoi pėr tė motrat dhe vėllain e vogėl tė mbetur nė shtėpi dhe nuk pranoi. Mjaftonte damka qė ju kishte vėnė Pinkuelita, sepse tė tėrė e dinin nė zonė qė ajo ishte bėrė prostitutė. Ndėrkaq javėt e muajt kaluan deri ditėn kur erdhi Pinkuelita. U takuan mė shumė se me mall, u takuan me malldhimbje pafund. Pinkuelita me kokėn tė mbėshtetur nė prehėrin e saj i tregoi gjithshka. Lotėt pikonin prej syve tė sė motrės qė shihte nga lart me kokė tė pėrkulur dhe akoma tė nxehtė pushonin nga rruga e gjatė nė faqen e Pinkuelitės, pėr tė rrjedhur e bashkuar me burimin e lotėve tė saj, sytė. Motra pasi e dėgjoi nuk mundi ti tregojė se ēfarė kishte ndodhur me tė atin tėrė ato vite, por e ndrydhi edhe mė thellė nė gji, duke pasur parasysh vuajtjen e Pinkuelitės dhe karakterin e saj shpėrthyes.
Mė pas foli me bashkėjetuesin e saj dhe filluan tė pėrpiqeshin qė Pinkuelita tė fillonte Universitetin. Gjatė kėsaj kohe studioi me pasion e vullnet pėr degėn qė i pėqente mė shumė, informatikėn.
Ditėn qė u shpallėn rezultatet e konkursit dhe morėn vesh se Pinkuelita fitoi, tė dyja motrat pėrqafuan diellin qė jo vetėm nuk arriti ti digjte, por ju shkriu paksa sipėrfaqen e shpirtit tė ngrirė. E ėma u gėzua, por ja bėri tė qartė se duhej tė gjente punė pasi familja nuk pėrballonte dot vitet e studimit tė saj. Pasi filloi shkollėn ajo u vu nė kėrkim tė njė pune cfarėdo. U detyrua tė punojė si kamariere nė disa lokale gjatė pjesės mė tė madhe tė vitit tė parė tė shkollės. Gjatė pjesės sė parė tė ditės duhej tė shkonte nė shkollė e mė pas nė punė deri nė darkė, pėr tė marrė mė pas autobuzin qė e kthente tė lodhur nė shtėpi. Njohu edhe njė djalė pak mė tė madh se vetja qė studionte nė tė njėjtin fakultet me tė. Ajo nuk e donte por ndjehej mirė me tė, pasi nuk i binin nė qafė duke menduar se ėshtė e dashuruar dhe ka njė lidhje. Ndėrsa ai e dashuronte dhe e shoqėronte pėrnatė deri nė shtėpi. I lutej qė ta pėrcillte deri tek autobuzi dhe pastaj tė ikte, por ai me kėmbėngulje e shoqėronte pothuaj deri nė derėn e shtėpisė.
Nga fundi i vitit tė parė tė shkollės, teksa pėrgatitej tė festonte njėzet vjetorin e saj, plasėn trazirat e vitit 1997 dhe pėr njėfarė kohe u detyrua tė mbyllej nė shtėpi deri nė ēastin e rihapjes sė fakulteteve. E la punėn pasi i duhej tė ishte nė shtėpi pėrpara orės tetė tė darkės sepse fillonte gjendja e jashtėzakonshme. Viti shkollor u shty dhe ajo u detyrua ti mbarojė provimet nė verė. Ditėn qė dha edhe provimin e fundit tė vitit u ul nė njė lokal pėr tė pirė kafe me tė dashurin e saj. Pas pak nė tavolinėn ngjitur u ul me ngėrdheshje ish i dashuri i saj qė e kishte nxjerrė nė rrugė nė Itali. Frikė dhe nervozizėm ju pėrhap nė tėrė qėnien atė ēast, duke bėrė qė instiktivisht tė ngrihet pėr tu larguar. I dashuri aktual u habit, por nuk e zgjati shumė kur pa fytyrėn e saj tė prerė dhe nervoze. Paguan kamarierin dhe u nisėn drejt daljes, ndėrkaq ai i foli qetė duke e ftuar tė pinte njė kafe me tė, pasi kishte diēka pėr ti thėnė. Hezitoi nė momentin e parė, por duke njohur tipin e tij mendoi se do tė ishte mė mirė tė ulej dhe tė fliste me tė. Biseduan pėr njėfarė kohe qetė sikur tė mos kishte ndodhur asgjė. Mė pas nė vazhdim tė bisedės ai filloi tė qajė e ti kėrkojė tė falur pėr gjithshka kishte ndodhur dhe nxorri nga xhepi njė shuk me lireta duke ja vėnė asaj pėrpara. Sipas tij ishin pjesa qė asaj i takonte gjatė kohės qė kishte punuar nė rrugėt e Italisė. Nuk i pranoi nė fillim, por ai kėmbėnguli qė ti merrte dhe tė mos e bėnte tė ndjehej mė keq. Nuk e zgjati mė, i mori dhe i futi nė cantė. Ndėrkaq vakti i drekės po kalonte dhe mbasditja e herėt po hynte ngadalė. Ai e ftoi tė shkonin diku dhe tė hanin diēka, pasi tė nesėrmen nisej sėrish nė Itali dhe pale se kur do tė shiheshin prap. Megjithėse ndjehej shumė mė e qetė se nė fillim tė bisedės pėrsėri hezitoi dhe ai pėrsėri kėmbėnguli butė me lutje pa fund. Tek e fundit ai po i fliste qetė dhe nuk kishte pse ta nervozonte, aq mė tepėr qė po tė donte e merrte edhe me dhunė duke e kėrcėnuar. Kush do ta mbronte nė atė kohė kur shteti funksiononte vetėm nė disa mijėra metra katrorė , pra aq sa ishte godina e kryeministrisė. Pėrfunduan nė njė lokal tė qetė trekatėsh mbuluar me pemė nė dalje tė qytetit, buzė autostradės. Sipas tij lokali ishte i njė shoku me tė cilin njiheshin pėrpara se tė shkonte nė Itali. Pozicioni i lokalit pranė autostradės e qetėsoi akoma mė shumė.
Gjatė tė ngrėnit Pinkuelita u ēlirua e tėra, nga vera e shakatė e tij, por mbi tė gjitha nga boshllėku qė e kapte mė parė sa herė mendonte ditėn kur do tė pėrballej me tė. Herė pas here gjatė asaj kohe ai i kishte dėrguar fjalė se vetėm e vdekur do ndahej prej tij dhe ja pėr fatin e saj gjithshka po shkonte mirė. Gjatė bisedės, shumė natyrshėm i tha se kishte gjetur njė vajzė tjetėr qė e punonte nė rrugė dhe ishte i kėnaqur me tė, sepse ishte shkundur nga paratė qė kishte paguar pėr tė dalė nga burgu nė Itali. Tani kishte ardhur tė merrte njė shoqen e saj e cila kishte rėnė dakort tė punonte edhe ajo. Nga ky fakt ajo u ēlirua akoma mė shumė megjithėse thellė i gėrvishtej hidhėsia e vjetėr, kur ai e pėrkėdhelte si perėndi nė tokė. E shihte atė njėri dhe habitej si e kishte dashuruar. Kohė mė vonė ja kishte shprehur Erosit kėtė teksa i tregonte historinė e saj. "Ke qėnė nė njė moshė qė dashuria tė merr nė krahė e tė hedh ku nuk e pret. Sidoqoftė e ndjeve jo vetėm se ta kėrkonte mosha dashurinė, por sepse pe vėmėndjen dhe pėrkėdheljen qė tė kishte munguar gjithmonė." – i kishte thėnė Erosi.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-02-08, 14:33   #58
TIRANA
 
Anėtarėsuar: 20-02-08
Postime: 8
TIRANA i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

Citim
Koha kalonte me orėn e saj biologjike tė ndryshuar kryekėput. Punonte natėn dhe flinte ditėn. Trupi dhe shpirti i zunė kallo dhe ndjenja pėr tė dashurin e saj mori formėn dhe prerjen e liretave, ndėrsa sytė e tij qė i dashuroi qė nė momentin e parė kishin filluar ta ndrydhnin e friksonin cdo ditė e mė shumė
Doja t'ju falenderoj legjenda qe na e sjell vepren ne kete menyre e na mban pezull e ne ankth se si do te vazhdoje. Kjo eshte arritja e nje vepre, te jetosh cdo cast e te behesh personazh. Te jetosh me oren biologjike vuajtese e shkateruese te pinkuelites e te presesh ne rreshta per fijet e gezimit.
Ky eshte realiteti qe shume kane jetuar e faleminderit autorit qe na i sjell kaq rrjedhshem dhimbje-gezimin e realitetit!
TIRANA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-04-08, 11:23   #59
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

Falenderoj nxehtesisht legjenden per gjithshka ka bere per krijimin e kesaj teme, si edhe Tiranen.
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-08-08, 20:26   #60
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga legenda

SHPIRTERA NE KORRIDOR
------------------------------------


ADRIAN DULE







Cifla tė kristalta nga gotė e thyer e orgjisė diellore,
Ngulen nė barkun mbrėmėsor,
Pas perėndimit tė zvetėnuar.
Nata e mbarsur pret me dhimbje,
Zgjimin e atit lėmshzjarrt,
Pėr tė pjellė ditėn,
Nga mitėraurora e pėrgjakur.

-------------------------------------------


(...eshte romani i pare i autorit,roman ky qe u mirprit ne mesin e lexueseve me kersheri te madhe,romani ndahet ne disa kapituj ,fillon me MENGJESI , MESDITA...etj.
ne vijim do te sjell per JU disa fragmente nga ky roman )



Eshte Roman qe me ka pelqyer jasht zakonisht dhe jam shume e nderume qe kam pas rastin ta kem dhurat elektronike nga vete
Autori nje pjese te ketij libri .
I uroj suksese ne krijimet ne vazhdim te nderuarit Adrian Dule .


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Linka_pz : 13-08-08 nė 20:27
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.