Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-11-10, 09:55   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Hallet dhe idealet

Hallet dhe idealet

Kim MEHMETI

Nuk e kisha takuar qė nga viti 2001, kur mė erdhi nė zyrė njėsoj si para ca ditėve, por asokohe ishte i buzėqeshur, e tani fytyrėn ia kishte mbuluar njė hije mėrzie. Dallimi mes takimit tonė tė para disa ditėve dhe atij tė largėtit, nuk kishte tė bėnte vetėm me buzėqeshjen e tij tė dikurshme dhe mėrzinė e tanishme nė fytyrė, por edhe mė atė se atėherė e prisja tė vijė, e tani erdhi i paftuar. Asokohe ishte thuajse fėmijė, ende pa i mbushur tė njėzetat. Ishte djali dhe fėmija i vetėm i njė mikut tim, i cili paraprakisht mė tregoi hallin qė kishte me tė birin dhe kėrkonte ta ndihmoja: pasi atij vetė nuk ia nxirrte goja t'i thoshte tė mos shkonte atje ku e thirrshin shokėt, kėrkonte nga unė ta bindja birin e tij tė vazhdonte vitin e parė tė studimeve, e tė mos i bashkohej UĒK-sė sė atėhershme. Por, njėsoj si edhe mikut tim, edhe mua assesi nuk mė jepej t'i thosha – mos shko, andaj bėra njė strategji tjetėr si ta shtyja sa mė shumė shkuarjen e tij nė luftė. Pra, kur asokohe mė erdhi nė zyrė, i propozova tė priste, me arsyetimin se me duhej kohė tė kontaktoja me ata "tė malit", qė tė mė tregonin ku tė lajmėrohej dhe si tė arrinte deri atje, e nė tė vėrtetė shpresoja se konflikti ndėrkohė do pėrfundonte. Pastaj, ai erdhi edhe disa herė tė tjera tė mė pyeste a e kisha rregulluar punėn dhe ku duhej tė paraqitej.
Thėnė shkurt, asaj pranvere tė largėt tė vitit 2001, bėra ēmos qė ta zvarrisja shkuarjen e djalit tė mikut tim nė radhėt e UĒK-sė, sa shkaku i moshės sė tij tė re, po aq ngaqė ishte fėmijė i vetėm edhe pse e dija se edhe pėr prindin qė ka shumė fėmijė, ēdonjėri nga ata, ėshtė i vetėm dhe i veēantė. Por, mbase ai e lexoi "strategjinė" time, andaj pėrnjėherė u zhduk e dhe nuk erdhi kurrė mė tė mė takonte. Nė vend tė tij, vinte i ati, i cili kishte njė tjetėr kėrkesė: t'i lajmėrohesha ndonjė miku tim atje "nė mal", e ta lusja mundėsisht ta kontrollonte vrullin rinor tė djalit tė tij. Nuk kisha rrugė tjetėr si ta qetėsoja zemrėn e njė prindi, pėrpos tė shtiresha se ēdo ditė kontaktoja me komandantėt e UĒK-sė, duke mos i treguar se edhe me ata disa miq nga rajoni i Likovės sė Kumanovės, e kisha ndėrprerė komunikimin, pasi qė, shkaku i sigurisė, komandantėt e UĒK-sė, asokohe ua kishin marrė telefonat celularė. Dhe jo se nuk u pėrpoqa tė gjeja ndonjė lidhje e tė informohesha se ku ndodhej i biri, por nuk ia dola tė bėja asgjė konkrete. Megjithatė, pyetjeve tė mikut tim se a kisha kontaktuar me ndonjėrin "nga ata kryesorėt", u pėrgjigjesha se ēdo gjė e kisha rregulluar dhe se i biri i tij ėshtė nėn kujdesin e njerėzve qė u besoj. Pra, i qetėsoja prindėrit e tij, por disa muaj me radhė jetoja me frikėn mos i ndodhte diēka qė pastaj tėrė jetėn tė mbaja mbi shpinė barrėn e gėnjeshtrės sime. Por, ec e thuaj se Zoti nuk i ndihmon ngandonjėherė edhe gėnjeshtarėt: djali i mikut tim u kthye nga lufta shėndosh e mirė, e mua mė mbeti nderi i pamerituar se kisha bėrė diēka qė ai tė mos pėsonte gjatė konfliktit tė 2001.
Ja, ai i riu i dikurshėm i buzėqeshur, e tani njė njėzetenėntėvjeēar i mėrzitur, ėshtė ulur pėrballė meje. E pyes pse nuk erdhi asnjėherė tė mė tregonte si kishte kaluar me shokėt e luftės dhe qeshėm tė dy, mbase shkaku se pėrnjėherė ndėrmendėm lojėn qė ia kishim kurdisur unė dhe babai i tij. Pastaj, ai vendos mbi tavolinė gazetėn e pėrditshme maqedonase, ku atė ditė ishte botuar edhe njė dosje e radhės pėr "bashkėpunėtorėt" e policisė serbe nga radhėt e BDI-sė. Kėsaj radhe bėhej fjalė pėr dosje trishtuese, atė pėr njėrin nga themeluesit e UĒK-sė dhe udhėheqės i saj gjatė konfliktit nė Maqedoni. Ndėrkohė, ai nxori nga xhepi dhe disa fotografi tė bėra gjatė konfliktit tė 2001. Nė mesin e tyre ėshtė edhe ajo ku ai mburrshėm qėndron pranė komandantėve tė vet. Nuk e kuptoj ē'kėrkon nga unė, por pėr njė ēast ai e ul kokėn. Ē'ke, e pyes duke mos e kuptuar ēka e mundon. Unė mburresha me UĒK-nė, mė thotė ai. Vazhdo tė mburresh edhe mė tej, i them, vazhdo tė jetosh me krenarinė e njė tė riu, qė u tregua mė i guximshėm se unė dhe prindėrit frikacakė qė bėmė ēmos ta pengonim shkuarjen e tij nė radhėt e UĒK-sė. Por, kujt t'i besoj tani, kėsaj qė thuhet nėpėr dosjet, apo asaj qė i besoja unė, mė pyet ai. Mos i beso askujt derisa tė zbardhet e tėrė e vėrteta, i them. Besoji idealit tėnd, besoji emblemės sė UĒK-sė dhe mos i lejo askujt ta njollosė atė, sepse ajo nuk ngėrthen nė vetvete as vlerat e as tė metat e njė individi, por idealin e njė rinie qė flijoi mė tė vlefshmen qė pati pėr popullin e vet. Mėsohuni ju tė rinjtė t'i besoni veprės qė bėni, e jo personazheve qė duan atė ta pėrvetėsojnė si pronė tė tyre, vazhdoj ta qetėsoj.
Ai mė shikon i habitur. I grumbullon fotografitė e shpėrndara mbi tavolinėn time tė punės dhe kujdesshėm i fut nė xhep. Pastaj i them se jeta ėshtė betejė mes sė mirės e sė keqes, se njeriu duhet t'i besojė sė mirės nė vetvete dhe atė duhet ta mbrojė nga e keqja e tė tjerėve. Pastaj, i shpjegoj se edhe unė i kam pėrkrahur ata qė tani i akuzojnė si ish-spiunė tė policisė serbe, i them se gjithmonė do tė mburrem me tekstet ku shpalosja qėllimet antishqiptare tė atyre qė donin e duan ta zhvlerėsojnė njė luftė tė lavdishme tė rinisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė. Dhe kėtė e kam bėrė e do ta bėj pse i besoj idealit tė asaj rinie dhe tė popullit tim, e jo individėve tė caktuar, i them tė riut tė cilit ngadalė i kthehet buzagazi nė fytyrė. Pastaj, ai mė pėrshėndet e unė mbetem nė zyrė i bindur se kemi rini tė mrekullueshme tė cilėn duhet ta mbrojmė nga prodhuesit e baltės politike dhe nga intrigat e sė djeshmes.
Po, ai shkoi, e mua mė la thuajse me po atė trishtim qė ndieja nė vitin 2001, kur babai i tij mė lajmėroi se me ditė tė tėra djali nuk i ishte kthyer nė shtėpi. Atė ditė ai e la nė zyrėn time trishtimin e gjithė atyre netėve tė largėta kur ai ishte nė "mal" e unė i kisha gėnjyer prindėrit e tij se kisha folur me ata tė UĒK-sė, qė tė kujdeseshin pėr tė, ngaqė e kishin djalė dhe fėmijė tė vetėm. Dhe ai u kthye nė shtėpi shėndosh e mirė, ngaqė e kishte mbrojtur besimi rinor nė idealin e vjetėr me qindra vite tė njė populli qė ėndėrronte lirinė e vetė. Ai shkoi e unė fillova tė mendoj pėr ata qė tani kanė dilema kujt t'i besojnė. Pastaj fillova tė pėrballesha me hamendėsime: vallė ē'domethėnie t'u jepja kėtyre dosjeve, shkaku i tė cilave shqiptarėt e Maqedonisė ndihen si tė mbuluar nga mjegulla e paqartėsive, e qė ndoshta ėshtė qėllimi parėsor i atyre qė i shpalosin ato. Dhe pėrnjėherė mė erdhi keq pse nuk m'u kujtua t'i them tė riut qė posa e braktisi zyrėn time se, kjo qė ndodh ėshtė shpėrthim i qelbit nga plagėt e sė djeshmes sonė, andaj kjo rini nuk duhet tė lejojė tė infektohet nga ajo qelbėsirė. Duhej t'i thosha se kjo qė ndodh me subjektet politike tė shqiptarėve tė Maqedonisė, shpjegon se ato ishin e mbeten nė periferi tė ngjarjeve dhe objekt manipulimi i tė tjerėve me ta, se mbeten shėrbėtorė tė qarqeve politike maqedonase, e jo tė popullit qė pėrfaqėsojnė. Edhe shumėēka doja t'i thosha tė riut qė kėrkonte shpjegim pėr atė qė u ndodh sot shqiptarėve tė Maqedonisė, por ajo ishte ditė kur edhe unė jetoja nė mjegullėn e paqartėsive, ishte ditė kur e kupton sa i pafuqishėm ndihet njė popull qė ka pėrfaqėsues tė cilėt nuk mund ta mbrojnė as vetveten nga manipulimet policore, e le mė popullin. Pra, ajo ishte ditė kur e kupton se edhe pas njėzet vjetėve pavarėsi tė Maqedonisė, shoqėria shqiptare nė tė, ende ka mbetur nėn kontrollin e qarqeve policore maqedonaso-serbe, tė cilat qarqe kur tė duan mund tė iniciojnė grindje ndėrpartiake brendashqiptare, e qė pastaj ato mė lehtė tė mund t'i pastrojnė llogaritė me shqiptarėt "e rrezikshėm" pėr shtetin. Andaj edhe ėshtė e pamundur ta kuptosh se kush ua kurdis kėtė lojė shqiptarėve tė kėtushėm: qarqet policore serbe, apo Gruevski i ndihmuar nga Beogradi. Ėshtė e pamundur ta kuptosh se vallė kėto dosje kanė pėr qėllim t'i zbulojnė, apo t'i mbulojnė spiunėt e vėrtetė. Por, njė gjė ėshtė e qartė: duke qenė nė pozitė tė zgjedhin se a do bėhen pėrfaqėsues tė denjė politikė tė popullit tė vet, apo kapitalistė tė ardhshėm, shumica e politikanėve shqiptarė zgjodhėn tė pasuroheshin nė llogari tė popullit, andaj tani duhet ta paguajnė faturėn e zgjedhjes sė bėrė. Faturė tė cilėn, vasali herėdo-kurdo e paguan me kokėn e vet.


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.