Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-01-14, 15:58   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Anekdota

Anekdota popullore (mesele apo biseda me rrotulla)



NDĖRMJET TĖ LAGTIT E TĖ THATIT
(Padalishtė,Drenicė)

-Ish kanė ni demel.Kijet i kish pasė,senet pėr punė po,pllu-gun po,edhe ish kanė metė pa mjellė.E vesin miqt:
-Pse s'molle sivjet?
-Vallahi,ni herė ke lagt e dikur u tha.
-Ani,ku ke ti nėrmje' t'lagtit e t'thatit?
Puntori,mos m'e ruejtė kohėn nėrmjet' t'lagtit e t'thatit me mjellė,ai s'un mjellė kurr.



S'TA LEN AS MRENĖ E LE MA N'HAMAR
(Likoshan,Drenicė)

Njani,tuj shkue udhės,e sheh njanin tuj livrue.Lavėrtari e lake laknor,bajke trapa.Udhtari po i thot:
-Puna e marė!
-Marė paē!
-Keq paske punue.
Lavėrtari i tha:
-N'hamar t'zotit!
-Vallahi-i tha udhtari-s'ta le as mrenė e le ma n'hamar.


ASNI PUNĖ NUK T'THRRET...
(Sallq,Artakoll)

Ni t'dėrvarsi i shkon ni musafir.E priti mirė e i bani fort muhabet i zoti i shpisė.T'nestrit musafiri po lyp izėn me u ēue e me shkue n'shpi.
I dėrvarsi po i thotė:
-Rrimė,bre mik,se ty tash nuk t'thrret kurrfarė pune!
Shyqyr,djem e nipa t'u kan ba boll!
-E bre mik-po i thotė musafiri-asni punė nuk e hap gojėn e me britė:"O hajde punom!",po vetė duhet m'e marrė me men se puna thrret.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-01-14, 16:00   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

UNĖ SE KAM MJELLĖ ARĖN HALA
(Padalisht,Drenicė)

Ni i zllakuēanas i ngjet kijet me livrue ditėn e dielle.Prifti kapėrcen atypari edhe,n'ven se me i thanė "Puna e mar!",po i thotė:
-A s'po t'vjen marre si i ki ngjitė kijet t'diellen?A e di ti q* zoti,kur e ka jaratisė dynjanė pėr gjashtė ditė,t'shtatėn ditė, t'diellen,ka pushue!?
-Paj,zoti e ka krye punėn edhe ka mujtė me pushue,a une, si p'i sheh ti,lum urata,s'e kam mjellė arėn hala,-i tha i zllakuēanasi.



KALLAMOQI S'KA SABĖR
(Ibėrticė,Gollak)

Ni hoxhė,me nifarė tubimi,kish pasė thanė se veē me sabėr u bahet ballė tė tana punėve.Njani po i thotė:
-Veē ni punė,hoxhė efeni nuk ka sabėr.
-Cilla?
-Kallamoqi,kur t'bahet m'u prashitė,s'ka sabėr.



QYPI ME PARE NĖ VJESHTĖ
(Cerrovik,Prekorupė)

Ish kanė ni plak e i kish pasė tre djel.Djelt ishin kanė si de-mela.Plaku po i urdhnon me punue dishka,ata s'po donė.E kish pasė plaku ni vneshtė.Mirpo vneshti,pa punue s'bajke. 'I ditė pej ditsh u thot djelve:
-Bir,jam lodhė,pra kishna m'u kallxue dishka.
-Shka babė?-thanė djelt.
-E kam shti ni qyp me pare n'vneshtė.N'mujshi me shkue m'e nxjerrė,ju muni me metė gjallė.
U cuen djelt,i kapėn tarrakopat e shkuen n'vneshtė.Kur shkuen,po gropojnė fellė pėr at qyp me pare.Mirpo qypin nuk e gjetėn.U k'thyen te plaku e i thanė:
-Babė,s'mujtėm m'e gjetė qypin.
-Ani,babo e gjeni dikur.
N'at sene v'neshti bani shumė mirė,se ish punue fellė.Djelt cuen e e shitėn rrushin n'pazar.Banė pare boll e nisėn me e pėrmisuegjenjen e tyre.Ni mramje,tuj nejtė n'odė,po flet njani djalė:
-He,more babė,shka t'bajmė q* smujtėm m'e gjetė at qyp?
-Po,bre bir,qeky asht qypi me pare-fryti q* na dha v'neshti.
Se,mos me e pasė punue qashtu,kurrni dinar s'un e kishim marrė.Pra,ne e punofshim edhe mas tashti qashtu,gjithmon kena me pas pare.
E,prej at'herit e t'e mas ata iu pėrveshėn punės e u banė puntorė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:01   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

RRETHOJE QERIM
(Cėrnicė,Morava e Epėrme)

Kish pasė shkue niherė Tafa me prashitė kallamoq bashk
me gjalin e vetė,Qerimin.Prashitėn gjith ditØrn e u lodhėn der qaty.As njani nuk ishin t'punės.U mėrzitėn boll.Iu bå ara fus-hė;s'jav marrke menja m'i dalė n'skej kurr.Po kadalė-dalė e
me gajret e afruen arėn.Me prashotė s'kish vec edhe pak.
Kur e pa Tafa q* gati u prashit ara,u k'nell e u gxue shum edhe piskati sa mujti:
-Rrethoje,Qerim,rrethoje,se s'ka ku shkon må!



UNĖ JAM MEHĖ KAMERI
(Vitak,Drenicė)

T'vllajn e Ukės,vinė m'i pa do gjin si njeri t'meēum.
Ky i kish pas lshue dhet me kullotė e i kish pas varė qysteket e sahatit dej n'tokė.U zatetėn me ata q* kishin ardhė te ky,edhe i veti:
-Ku ja keni m'sy kshtu?
-Te Mehė Kameri.
-Une jam Mehė Kameri.
-Qysh,mej rue dhitė?-i thanė k'ta.
Njani pej tyne ish n'kali t'shalės edhe i tha:
-Ma qef kishim pasė mus me t'pa se q* t'pamė,cfarė zani ke pas ti.
-Paj,more burra,-u tha Mehė Kameri i Suhogerllsė-sa marre me punue n'shpi tane.



SIVJET E PASKEMI GRUNIN E MIRĖ...
(Dashefc,Drenicė)

Sinan Xani i Deshevcit s'kish pa punue kurrė n'punė t'fushės.
Ni ditė del n'ara,e k'put ni kalli t'grunit,e shtyp me duer,i fryn shushlakut,edhe po i thotė t'vllait,Brahimit:
-Sivjet e paskemi grunin e mirė edhe pa fije t'harēit.
-Po ku pi din,more Sinan?
-Po qe de!E shtypa ni kalli n'grusht edhe veē kokrra e grunit!
-Paj,bre vlla,harēi nuk i bin n'kalli,po ato janė bimė n'veti:egjra,lgjini,shejtani....
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:02   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

SHPIJA E MADHE
(Vitak,Drenicė)

Ishin kan shkue do t'drenicakė n'nahije t'Pejės me ba pazar e tuj shkue udhės,n'pik t'verės,i pashin do rob t'ni shpije t'madhe q* gjith ditėn rrishin e kuvenojshin nėr hije.Dit' pej ditsh hallku, tuj kapėrcye asajde e tuj pa q* s'punojshin kurgja,e vetėn ni kojshi:
-Allahile,ēka kan qata rob t'qasaj shpije,a mus jan s'***ė,a?
Kojshija u tha:
-Valla s'di gja-edhe eci.
Kishin vetė edhe shumė hallk pėr kit shpi e robt e saj edhe kurkush su kallxojke.Mas do ditsh udhtarėt kapėrcyen asajde,e kur si panė robt e shpije t'madhe nėr hije,vetėn:
-Allahile,a dini me na kallxue,ku janė robt e qisaj shpije?
Kojshija priti e foli.
-E,vallahi ishin kanė ba marak m'u da e pej qasaj dite q* u danė err e terr punojnė e s'i sheh kush ma nėr hije tuj nejė.



GJAJA DO YSHYM
(Kabash,Morava e Epėrme)

Mixha Ymer kish pasė majtė kije t'mirė e u kish nejtė gati me yshym t'mirė e pėr cdo punė qetėr,e ja kish pas lanė amanet xhemve t'vet q* gjåja do yshym e,simas yshymit ta ban edhe punėn:
-N'u qitsh kive kashtė,
s'un i ēon me nizetegjashtė
n'u qitsh tallė
bahen skakallė;
n'u qitsh sanė,
s'presin me u thanė;
n'u qitsh taxhi
s'presin kamxhi.



T'CELNIT E ARĖS I BJEN KATĖR T'MIRA
(Obrijė e poshtme)

Xhemajl Obrija,kah shkon n'Plluzhinė,i takon do t'katunas kah e celin ni mal e bajshin arė.Masi u fal me ta,po u thotė:
-Ēelni,babo,ēelni,se t'ēelnit e arės i bjen katėr t'mira.
-Cilat janė ato t'mira o baba Xhemajl?
-E shton arėn,i ban hazėr cungat pėr dimėn,t'hahet buka ma fort edhe t'merr gjumi ma mirė,u tha Xhemajli edhe shkoi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:03   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

MOS IU PĖRZIEJ NALLBANIT N'PUNĖ
(Drenovc,Rrafshi i kosovės)

Ni i barilevas e ēon kalin te nallbani edhe po i thotė:
-Mathma qit kali pėr qef tem edhe me patkoj qisi fare,se m'pėlqejnė fort.
Nallbani ja mathi pėr qef t'ti,po kali nisi e po topallon.E pruni apet edhe po i thot nallbanit.
-Ti ma mathe pėr qefi,po kali po topallon.
Nallbani,masi ja n'rroi patkojt e ja ngjiti ata si i pėlqejnė kalit, i
tha t'barilevasit:
-Tjera herė mos iu pėrziej nallbanit n'punė,se une e mathi kalin ashtu qysh e lyp kali e jo qysh e lyp i zoti kalit.



LEJE DIELLIN ME SHKUE PĖR QEJF T'VETI
(Poterq i ulėt,Klinė)

Njani kish pasė do argat tuj prashitė kallamoq.Kish pasė dalė ara e shtirė e argat' ishin lodhė.Kur hanė drekė e i qesin do rena
njani lodhet fort edhe po e k'qyr diellin.Hala ish nalt.Ja ban me dorė diellit q* me hecė ma shpejt e me prarue.
I zoti i shpisė e kish pas pa edhe kujtoi se mos po e ngon dielli e po hec ma shpejt e po i metet ara pa marue.E coi dorėn edhe ai e po i jep shej diellit me shkue m'rapa.Njani pej argatėve i pa edhe u tha:
-Mosni bre!Leneni diellin me shkue pėr qef t'vet!



T'PATĖN ME HANGĖR,PATĖN ME PUNUE
(Strellc i Epėrm,Decan)

Ish kan ni Met Kurti i Strellcit.I ki' pa njekė kijet tana heret,mirpo s'ki pa mujtė me i majtė bash mirė e qysh duhet
me yshym.Kijet ishin ligshtue.Po besa edhe pej veshve ai ish kan mangi.
Shkoi ni ditė Met Kurti me livrue.Kijet e lig nuk i shkojshin aq fort.Ktij k'i nisė me i hi mėrzia q* s'po i shkojnė kijet bash fort e qysh me e livrue fushėn.Njani ra asajde.I briti:
-O puna e marė,Met Kurti!
Ky nuk e njeu bash mirė;met tu heja e kijeve si e kish mangi.Tha:
-O,t'patėn me hangėr,patėn me shkue (me punue),po e kanė henė mangi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:05   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

A QITI DJERSĖ BUKA KAH E GATOVE?
(Kishnarekė,Drenicė)

Njani e kish marr ni re (nuse).Renė e kish marrė pej shpije 'zingjinit.Nusja s'kish pas gatue kurrė bukė n'shpi t'vet sa ish kanė cikė.Kur hini n'magje si nuse,bukėn e parė se qiti hic t'mirė.Plaku i shpis ish i mecėm.Nuk dashti me ja marrė f'tyrėn resė,po i tha:
-Deshta me t'vetė,bre bi,a qiti njersė buka kah e gatove?
Reja i rrudhi kraht e s'diti shka me thanė.Plaku tha:
-Kqyre pra nestra,kur t'gatuejsh.Kqyre mirė bukėn a po qet njersė e toni nisja m'e pjekė.
Reja ,kur hini n'magje t'nesrit,kah po gatuen,po kqyr a mos po qet brumi njersė.E n'gjeshi,e ngjeshi sa mujti,po brumi s'qiti njersė.Djersėt i shkojshin vadė resė,e dikur,kur u lodhė.e qiti bukėn n'qerep edhe e poq.Kur ushtrue sofra,plaku po e shef q* buka kishte dalė e mirė.I tha resė:
-A u njersė buka?
-Jo babė,-tha reja.-boll u lodha.njers't m'kanė shkue vadė,po brumi kurrqysh nuk qiti njersė.
Po qato,moj bi,kur t'njersėsh ti n'magje,qato janė njersėt e bukės e qat herė buka del mirė.



QYSH I KA GJANĖ TAFILI?
(Obrijė e Poshtme,Drenicė)

Tafil Doda,kojshi i Brahim Ukės,ish kan zungjin i madh.Kish pasė shumė lopė plleja e gja tjera t'ima,po ragbetin s'e kishin pas qysh duhet.E vetėn Brahim Ukėn:
-Qysh i ka gjanė Tafili?
-Me sh'net i ka mirė,a tamėl ma shumė kam unė me dy lopė,se ai me katėrdhetė.



SIMBAS PUNĖS DHE FRYTI
(Ranoc,Lugu i Drinit)

Ish kanė ēue Syl Palushi edhe k'i pa' shkue tu Beqir Toma n'Dollc me fjetė 'i natė.Ata ishin kanė edhe kushėrij nėr veti.Aty ish kanė edhe Marka Skneri,q* kish pa banue ma s'tepri te shpia e Beqir Tomės.po rrinė e po bisedojnė.Dikur,mas darke vonė,po i thotė Syl Palushi,Marka Sknerit:
-O Mark,shka ta merr menja punėn e k'tyne vllazėnve-t'Beqir Tomės edhe t'Bardh Tomės?
-Aiiii,a s'po e din a ?
-Besa ,me kanė me e ditė nuk t'ves.
-Mos m'shtin me fol keq!
-Vetėm fol Mark.
-Po flas-thotė-Bardh Toma 3000 fije lakna i mjell edhe kurrnja nuk e vadit.Tana vinė tu' iu tha pėrmas,a Beqiri 300 fije i mjell,qato i vadit e tana i xanė,kurrnja nuk i mungon.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:06   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

QYSH N'GJITEN KIJET DITĖN E BAJRAMIT
(Gjurgjeviku i Madh,Prekorupė)

Cak Bajra i Ponorcit u kish pa' thanė t'bijve ditėn e Bajramit masi hangrėn sillė:
-Ēonu,biro.n'gjitni kijet n'parmenė e me mjellė,se po fryn jugu!E dini q* toka jonė asht hujli e jugu e thanė.T'bijt i thanė:
-Babė,shka po thue kshtu?Qysh n'gjiten kijet ditėn e Bajramit?
-Ēonu ma mirė-u tha i ati- se toni thahet toka a sbahet me e mjellė pėr sivjet.
-Jo,valla,tri dit' e Bajramit s'i ngjesim kijet edhe nu baftė gazepi. Kur u ba e katėrta ditė,shkuen m'i ngjitė kijet n'arė.Shkoi edhe Caka me ta.Kur i ngjitėn kijet,si shkuen n'arė,toka ish tha edhe si e shtien parmenėn me ja nisė me livrue e u grahėn kijeve parmena u bå copa-copa.At'herė Caka u duel pėrpara t'bijve e u tha:
-Hajdi qitash e bajmė Bajram gjithė verėn,se s'deshėt me m'ngue ditėn e Bajramit e tash ma nuk bahet m'e mjell ket arė.



VEQ NUSJA PASKA PUNUE
(Vėrbovc,Drenicė)

Ni i vėrbovcas ish kanė shpi e madhe.N'vakt t'korrave,hinė n'arė nja tridhetė argat,burra e gra.N'bisht t'renit,korrke ni nuse,
q* e kishin marrė n'ato ditė.
I zoti i shpisė,kah dreka,duel me kqyrė si po shkon puna n'arė edhe e pa si ish punue fort pėr gut edhe keq.U bėrtiti fort, po krejt fjalėt u munuen me ja lanė nuses.
-Kush korri kaq nalt?-veti i zoti i shpisė.
-Nusja valla!-i thanė
-Kush la kaq shumė kajzi?
-Nusja.
-Kush i qiti dorzat,kaq keq,nėpėr duej?
-Nusja!
-Kur u kthyen dreka e u rrethekuen n'sofėr,i zoti i shpisė i thei bukė veē nuses.
-Pse s'po na then bukė edhe neve,po veē nuses?
-Se veē nusja paska punue,e ju paskeni kqyrė.



MOS KQYR SHI E DIELL
(Smaq,Has)

Tu Babushi i Kosovės,shkuen disa pej nahijes 'Gjakovės me marrė drith,se ish kanė qesat.Babushi u tha:
-Une po u api drith,veē,pėr pa dalė me kcye nuk jau api.
Ai pi bjen shoshės (n'ven defit) e po knon ktyne kah po kcejnė.
Mos kqyr shi e diell
po ngjit kijet e miell
Ky tuj knue e ata po kcejnė.Dikur jau dha ka i'gjysė sheke drith.
E muerėn drithin n'shpinė e shkuen.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:07   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

SHTRĖNGONI BRRYLAT
(Shtupel,Lugu i Drinit)

Njanit iu kish pasė ba ara pa shati.I bani argat' me e prashitė arėn.Argat' punojshin me javashlluk.N'nifarė vakti masdite,gati me prarue dielli,po e shohin q* ara do me metė pa mbarue.
Pa prarue dielli asht edhe ni pushim i vogėl pėr argat,"llullat e vogla" i thonė (e pushimi i masdrekės thirret "pushimi i madh").
Njani pej atyne argatve po thotė:
-Kqyrni burra, dojmė me lanė ket pushim,mos me e ba, e me krye arėn.Nji tjetėr tha:
-Jo,adetet n'ven dojmė me i cue edhe arėn dojmė me e marue,
po shtrėngoni brrylat e grahni ma shpejt punės!


SHPIJA PA BAGĖTI,SHPI PA BUKĖ
(Padalishtė,Drenicė)

Bajram Selmani i Ucės a kanė burrė i mirė.Bjen n'gjak me do shokė.I merr do miq ni ditė e del pej shpije me shkue larg diku kaqkin.Tu ecė natėn me ata miq t'vet,untohen edhe qillojnė n'ni katun t'panjoftun.Kur i afrohen ni shpije,donė m'e thirrė t'zotin e shpisė e me i lypė bukė.Bajrami thotė:
-Mos thirrni teri sa t'preki oborrin se e marr vesh a ka bukė a jo.
Masi preku n'tokė,tha:
- Mos lypni bukė ktu se s'ka.
Shok't e ti nuk i besuen edhe e thirrėn t'zotin e shpis.Kur i lypėn bukė,i zoti i shpis u tha:
-Qe besa,more burra,bukė s'm'ka qillue n'shpi.
Vazhduen rrugėn e teshen n'ni shpi tjetėr.Prap po donė me lypė bukė.Prap hini Bajrami n'pborr edhe e preku me dorė oborrin.Oborri ish kanė me fėrkema t'gjave,me llom e me dhe.
U kthye kah shokėt e u tha:
-Kty lypni se ka bukė bollė.
Edhe pėrnimen,kur e thirrėn t'zotin e shpisė e i lypėn bukė,ai u dha sa deshtėn.
Qysh e muer vesh Bajrami q* n'shpinė e parė s'do t'gjejshin bukė e n't'dytėn do t'gjejshin?E muer vesh se,kur e preku oborrin e shpisė 'parė me bari e kuptoi se ajo shpi s'e kish kurrni gjå t'gjallė.E kur e preku oborrin e shpisė 'dytė,teshi n'gjurma q* kishin lanė gjaja e gjallė e menoi me veti q*,kur ka ajo shpi gjå t'gjalla,ka edhe bukė.



HAJT, KOSĖ BRE,RRAS PITE
(Ranoc,Lugu i Drinit)

Ish kanė njani tu' kositė.Baqica i kish pa' thanė:
-A po don me t'pru herėt bukė e krypė a dikur ma vonė me t'pru pite pėr drekė?
Kujtohet.Thotė:
-Hajt se p'e pres piten dikur ma vonė.
E ti n'grahi kosės.E muer uja e ment te pitja q* ka me i ardhė.I folke kosės:"Hajt kosė bre,rras pite!Hajt,kosė bre,rrasė pite",se ish tuj e pritė piten kur po i vjen.Edhe kositke me qejf.
Baqica dikur i qoi bukė e krypė e lang,po i kish pa' ardh amėl, sikur me kanė tu' hangėr pite,se ish untue tuj punue.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:09   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

DHENT NUK HANĖ BURRNI
(Vuthaj,Gusi)

Disa burra t'dheut,Isuf Kameri me disa prej Qerimi,kanė shkue mysafirė tu Smajl aga n'Lluga e kanė fjetė at natė aty.N'natje kanė marrė bisedat e po bisedojnė.Ka shkue nji kohė bukur e g'jatė.Ka ardh koha m'u qitė dhen'e.Ai Smajl aga ka lypė leje.Ka thanė:
-Me leje burra,se tash m'erdhi koha me shkue e m'u qitė dhen'e
Isuf Kameri i ka thanė:
-Hiqu dhen'e,more Smajl aga,se je ka rri me burra e s'ke ku me i marrė tjetėr e me nejė kshtu me ta.
-Ah,more Isuf Kameri,m'fal,se dhenve t'mija me jau qitė pesqin okė burrni,nuk e ungj kurrnja kryet n'ta.Shkova m'u qitė sanė,se ato burrni s'duen.



UN-I E TI-HJA
(Kishnarekė,Drenicė)

Ish kanė shkue njani musafir tu ni mik i veti.Tu' u falė nėrmje'veti,po i thotė musafiri t'zotit shpisė:
-Qysh jeni,more mik?A keni punue a keni vye?
-Mirė jemi,po m'ka hi TI-hja n'shpi e do me m'qitė fare.
-Pse?- e veti miku.-Skah t'marr vesh.Shka å kjo TI-hja?
-A s'p'e din a?Qe po t'kallxoj shka å;Kur e pata UN-in i pata punėt n'terezi e u bana shpi.
-Qitash ma hupe krejt.S'p'e di as shka å TI-hja as UN-i.
-Qe, bre mik.Sa herė u thojshna mashkujve:"Kush po shkon n'mal ose n'mulli,ja me ba naj punė tjetėr",secili thojke:"unė po shkoj".Puna shkojke mirė e u bana shpi.E tash,kur po i porositi mashkujt me ba naj punė,ata po i thonė njani tjetrit:"Hajt ti e bane!",e ky:"Shko ti",ai "ti",puna po jet pa u krye.Une jam tu fikė.Qekjo åsht TI-hja q* po t'qitka fare.



A KA KU KULLOTĖ KALI?
(Mlecan,Prekorupė)

Ish kanė ni katunar niherė e ish kan shkue n'Gjakovė.At'harė katunarėt shkojshinn'Gjakovė pėr me pre tesha.Shkon ky katunari e i thotė terzisė:
-A po m'i prenė ni parė tesha se m'nevojiten,po paret t'i jap n'kohė t'lamės.
Terzija e veti:
-Kut t'vi atje te ju me i marrė paret,a keni bar,a ka ku kullot kali?
-Po,ka ku kullotė kali,se ka bari tekteri n'gu a sa t'don ka tėrfojė e bar e ēdo sen ka.
Ky edhe i tha:
-Jo pėrze,s'po vi hiē se,me pasė njerėz t'gjallė e gja q* kullotin n'at bari ti kishe pas me m'i pague paret.Mirpo masi s'ka kush i kullot gjanė,e gja s'ka q* kullosin bar e tėrfojė,ti s'kie kah m'i paguen paret,e pėr qeta borgj s'po ti jap.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:10   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

GRUNI EDHE QITELI
(Rahovec)

Ishin kanė niher tuj fshi grun do burra.Njani pej puntorve e kishte pasė ni qiteli me veti.Aty ish kanė ni bujk podrimcak q* kurrė s'e kish pa qitelinė me sy.Si e pa u ēudit fort edhe p'e vet t'zotin e qitelis:
-Po shka asht qeky sen,bre jaran?
-A,bre shok,me ba me e pasė qet sen,kurr miza s'ta han grunin n'hamar.
-Po qysh,bre,a ka kun me e ble,se vallah p'e blej nja,veē kallxom qysh shkon kjo punė,- po i thotė bujku atina shahirit.
-E,more jaran,si ta blejsh qeta,meniher m'sohesh me i ra e si t'msohesh,kije me hup kohė mas ksaj.Tani as s'kije me mjellė as me korrė,as me fshi.E ku n'dreq t'mallkuem me pasė grun n'hamar tondin pėr me ta hangėr miza.



PUNA PA DUER
(Tėrpezė,Drenicė)

Ish kanė ni njeri fukara.Shpija e Jetullah Gjinit,praj katunit Tėrpezė,e kishte pas majtė at fukara.Kur shkoi ni ditė Zymeri, i tha Jetullahit:
-He,bre Zymer,mirė bane q* erdhe me punue dishka.
-Po s'po muj bre me punue!- i tha zymeri,se ish kanė plakė e njeri i lodhun.
-Hajt se ta gjajmė ni punė pa duer - edhe e shtini m'u pri kijeve.
Ishte t'foftė i madh e fryjke veri.U thojke Zymeri njerzve prej gazepit t'ftoftit:
-Qekjo kanka puna pa duer!



SI E NJOFTI MYSAFIRI TĖ ZOTIN E SHTĖPISĖ
(Tėrstenik,Drenicė)

U nis njani pėr udhė.E zuni nata e ra mysafir n'ni shpi.Thirri.Duel i zoti i konakut edhe e pėrcoll e e shtini mrena.U ungjėn tė dytė n'odė.I zoti i shpis nuk ja niske kurrfarė muhabeti.Edhe mysafiri nuk e dike se ēka po menon ai,e mos po e ka mėrzi kta si mysafir.Pėr mi ēelė t'zotin e shpisė,me e kuptue se ēka menon edhe ēka asht,po ja nis muhabetit pėr me nxjerrė fjalė.Tha:
-Kah kam ardhė udhės,e kam pa njanin tuj livrue me dy kije ēifta sikur molla.
I zoti i shpis nuk foli.E kuptoi mysafiri q* nuk asht puntor .
Masanej prap foli mysafiri:
-Kah erdha udhės e takova njani me ni penė kual me kerr.Ish kanė tuj shkue pėr udhė e qekaq ishin kanė t'hijshėm kualt edhe qekaq shkojshin mirė saqi nryshe s'ban.Zemra m'met n'ta.Apet i zoti shpis nuk bani za.Apet mysafiri e kuptoi q* nuk asht puntor q* punon me kual.
S'treti herė mysafiri apet tha:
-E kam pa njanin sod tuj gjuejtė me zagar.I kish dy zagarė t'mirė q* zemra me tu rritė.
Apet i zoti i shpisė nuk bani za .Apet e kuptoi mysafiri q* nuk asht gjuetar.Nejti pak mysafiri e foli prap:
-I kam pa dy gra tu ni krue tuj la tesha saqi nuk ban mu kan ma t'mira.
At'herė i zoti i shpisė u ēue edhe tha:
-Ēfarė ishin?
-Njana ish kanė e vogėl e njana ish kanė e madhe.
-Ēfarė teshash kishin pasė?
-Njana kish pasė qeso tashash, njana qaso teshash.
- Apet i zoti i shpisė e veti, pėr me marrė vesh a ishin kanė bash ato q* i ngjihke vetė:
-A e kish pasė njana anterinė e zezė?
-Po
At'herė mysafiri e kuptoi q* i zoti i shpisė as nuk ish puntor i tokės, as i kualve, as nuk ish i gjuetisė, po ish njeri q* i njekte femnat.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:13   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

KUR T'BAHET SHPIJA UK, ĒKA T'VYEN RRNESA?
(Kostėrc, Drenicė)

Ish kan Xhemajl Izbica e Asman Zeka i Kllodernicės e shkojnė me bujtė ni natė te tezja e vet. Ata rrinė tri net ngjim te tezja e , kur banė m'u ēue, i thanė tezes:
-A po len Asmanin t'shkojmė me bujtė n'Izbicė nja dy tri net?
-Jo, se s'ka kush i kqyr gjanė edhe nestra ka mej ngjitė kijet e me livrue.
-Qysh s'pi len me ardhė Asmanin te une? A p'i sheh q* une nejta tri net te ti e ky pse s'vjen me nejtė tri net te une?
-Jo, bre teze ta pafsha hajrin! - i tha tezja. - Une po pritoj mi lanė Asmanin me ardhė dej n'qat derexhe q* je ardhė ti e s'kije kurgja kryeshpirti, se, kur t'bahet me t'u ba shpija jote uk, ēka t'vyen rrnesa?



S'P'E PRISHI GJUMIN PĖR 'I GJYSĖ DELMJE
(Sallagrazhdė, Suharekė)

Ishin kanė gjashtė vllazėn e i kishin pasė tri copa dhen. U kish ra uki aty. I kishin thanė vllaut q* i ruejke dhet:
-Ēu, se na ra uki n'berre!
Ai, masi u ēue, i ra n'men q* ni gjysė delmje po i bje' hise, e ra apet. Tha:
-S'p'e prishi gjumin pėr 'i gjysė delmje.



(Strellc, Deēan)

Ish kanė ardhė ni musafir tu ni Ramė Dema i katunit Strellc.
A' kanė burrė i mirė ai Ramė Dema, burrė me za edhe shpi e mirė, mashkuj bukur shumė ka pasė.
Kishin pa' hangėr darkė t'mirė, koha e dimnit, mish e lakna.
E merr etja musafirin. Me britė t'madhe e me i thanė atij n'fun sobė: "Qitma do ujė",' i ki pas ardhė marre. I thotė qatij q* e kish ngat veti:
-Ibish qitma 'i tas ujė!
Ibishi ki' pa' pritue m'u ēue; i thotė t'vllajt, pėrfuni tina:
-Dervish, qitja do ujė!
Edhe ai priton m'u ēue e i thotė tjetrit vlla:
-Mustafė qitja musafirit do ujė!
Edhe ai priton m'u ēue. N'fun koka kon ni Mehmet. I thotė:
-Mehmet, qitja do ujė musafirit!
-De t'ēohet musafiri e de t'pi vetė! - thotė s'mrami Mehmeti.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-14, 16:14   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

SJAP PAK E MAL SHUM
(Runik, Drenicė)

Ni ēoban i ruejke dhitė. Ni ditė i hupi sjapi. Kthehet m'i lypė sjapin n'mal. Kur shkon afėr bjeshke, nalet e po kujtohet. "Ahu kjo bjeshkė shum e madhe e sjapi i vogėl!". Menohet me vedi e nuk ja merr menja hiē me hi n'bjeshkė e m'e lypė sjapin. Kur kthehet tu shpija, p'e vesin:
-A e gjete sjapin, more?
-Jo, valla, as s'ja fillova m'e e lypė hiē se sjapi i vogėl e pylla e madhe - mal shumė e sjap pak, e lash e erdha pej shpije.



DJALI PĖRTAC
(Likovc, Drenicė)

Ni babė i kish pas dy djem: i madhi Hamza, i vogli Hasani.
I tha plaku 'i mramje djalit t'vogėl:
-Qitma ,Hasan ,'i gotė ujė!
Hasani ish kanė lodhshėm. Bani kishe s'po nin e s'luejti venit.
-Uh, bre babė!-ja priti djali i madh, Hamza, - po ti e di mirė q* sa hajri i Hasanit. Qou vetė e pi uj, e qitma edhe mue 'i gotė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-01-14, 15:27   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

Ma lan besa

Na thuaj or burrė pashė sytė e ballit, pse ia le vetit kėtė emėr e po i ngucė njerėzit bukur shumė?

Ngucakeqi: Sė pari emrin ma lan tė tjerėt e nuk ia lash vetit; sė dyti, unė i nguci njerėzit me qėllim tė mirė, por ata nuk e kuptojnė se miku i mirė qė ta kujton tė keqen, ta kujton qė tė mos e pėrsėritėsh mė, prandaj...
Mirėpo njerėzit tanė duan se duan e bėjnė tė veten dhe po t’i thuash se kėtė punė e ke bėrė keq, ai pa e menduar mirė tė thotė: ik or Ngucakeq!





Kurrė nuk ma kthen fjalėn

Kryetari i njė fondi humanitar po e lavdėronte shumė nėnkryetarin e vet, duke e cilėsuar atė si burrė tė mirė e punėtor. Qė gjashtė muaj e kam nėnkryetar, dhe kurrė nuk ma ka kthyer fjalėn mbrapsht- po thoshte ai!

Vėrtetė ta kam lakmi,- ia priti bashkėbiseduesi, por nuk e kam tė ēartė pse atėherė e shkarkuat nėnkryetarin tuaj nga ky post?

Sepse qė nga zgjedhja e tij si nėnkryetar, ai vetėm njė herė ishte nė zyrė, pra ishte vetėm atė ditė kur edhe u emėrua nė atė post!





Si paske mundur t’i numėrosh

Nė njė ndejė dimri tek po bisedonin disa veta, befas u dėgjuan tė lehura tė ashpra qensh? Pasi pushuan sė lehuri qentė, priti e foli njėri nga tė pranishmit:
Burra, mė besoni para dy ditėsh, nė mėngjes herėt, sa nuk mė kanė bėrė copė e grimė tre qenė pėrnjėherėsh!

Le he burrė, priti e foli njė Deliu nga Gjilani: ty tre ore, po mua qė besa para njė jave sa nuk mė kanė shqye nja 25 qenė!

Nuk po habitem si paske shpėtuar, ia priti tjetri, sa po habitem se si paske mundur t’i numėrosh aq saktė nė gjithė atė rrėmujė!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-01-14, 14:51   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

Ku e ka birėn?

Dy shokė nga rrethi i Gjakovės, bėjnė plan qė njė ditė t’ia vjedhin njėrit njė koshere me bletė.
Nė njė natė deri sa po binte njė shi i imėt, ata i ofrohen shtėpisė sė tė zotit tė bletės. Njėri ndalet pėr tė bėrė roje te dera e oborrit, kurse tjetri shkon pėr tė parė nėse ka fjetur i zoti i shtėpisė?

Ky, derisa po qėndronte afėr dritares, dėgjon tė zotin e shtėpisė tek po vente bast me tė shoqen e vet pėr njė ēėshtje. Pra ai qė do ta humbiste bastin, do ta mbante shoqin nė shpinė, dhe atė nga oda deri tek dhoma e fjetjes!

E shoqja e tė zotit tė shtėpisė e fitoi bastin, vuri njė mbulesė tė bardhė mbi kokė, fiku llambėn, i hipi tė shoqit nė shpinė dhe dolėn nė oborr.
Shoku qė po bėnte roje tek dera e oborrit, kur e pa se diēka bardh po lėvizte nėpėr oborr, mendoi se shoku i tij po vjen me bletė tė mbėshtjell mė mbulesė tė bardhė, ky menjėherė vrapoi qė ta ndihmonte atė.
Kur i ofrohet nė errėsirė nga mbrapa, ia futė duart mbulesės sė bardhė, dhe e pyet se ku e ka birėn ( duke aluduar pėr birėn e kosheres sė bletėve).

Nė atė moment gruaja alarmohet nga frika, kurse i shoqi i hutuar nga pyetja qė e dėgjoi, nxori revolen dhe ia kthen: Po tė kujė birė lyp ti he n...!




Nuk ėshtė takuar kurrė me ariun.

Njė bari qė rregullisht i kalonte delet nė bjeshkė pėr tė veruar, kur dilte nė bjeshkė ai me vete merrte edhe qenin e tij, tė cilin e lavdėronte shumė para tė tjerėve se ishte hetues dhe nuk guxonin as ujqit tė ndiheshin tė gjallė aty pari!

Njė ditė prej ditėsh, mu ai qeni i tij trimosh kishte fshi vrapin dhe po ulėrinte nga frika! Sa nuk ju fut tė zotit tė vet nėn gunė e nuk i hiqej dot. Ē’ka i gjori? - po e pyet si me shpoti bariu tjetėr qe ishte aty pranė.

Nuk e di besa, ia ktheu ky.
Pas pak ata po shohin njė ari nė pėrrua… Aaaa, qė besa nuk paska faj, nuk i ka rastisur tė gjorit kurrė mė parė qė tė takohet nė ari, prandaj…



Eh, sikur t’i kishte pasur katra

Shkon njėri mysafir te njė mik i veti. Pas ca kohe shtrohet darka, pėr darkė kishte rastisur njė pulė e pjekur me njė gjellė tė shijshme. I zoti i shtėpisė ia ndau njė kėmbė tė pulės mysafirit dhe nga njė pjesė tjetėr mishi, meshkujve tė vet. Mysafiri e pėrlau kėmbėn. I zoti i shtėpisė ia dha edhe pjesėn e vet - kėmbėn tjetėr tė pulės. Mysafiri e pėrlau edhe atė dhe po shikon a ka mė. Dikur i zoti i shtėpisė po i thotė: Lum miku pula veē dy kėmbė i ka!…

- Eh, sikur t’i kishte pasur katra, ia priti mysafiri!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-14, 18:02   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

Lepuri i rrafshit

Takohet njė ditė lepuri i rrafshit me atė tė malit: He, si je? po e pyet lepuri i malit atė tė rrafshit.

Mirė besa, jetojmė nė mes lakrash, nuk kemi nevojė as pėr vrap as nuk merakosemi pėr strehim, as lėvizim nga kopshti fare, pra pėr shtatė palė qejfe! Do vish edhe ti me mua qė ta provosh? i tha ai lepurit tjetėr.
Do tė vij ia ktheu lepuri i malit.

Kur ranė nė rrafsh u futėn nė lakra. Lepuri i malit po i dėgjon zagarėt duke lehur, aty afėr njerėzit po bisedonin, fėmijėt po loznin...
Ky u tremb dhe po i thotė lepurit tė rrafshit: Unė dola malit miku im, nuk e kam ndėrmend qe ta shes lėkurėn time pėr njė lakėr, e ti mbase je mėsuar qė tė jetosh kaq pranė e pranė me armiqtė!




S’ka gajle djalė

Njė djalosh flokėgjatė, me syza tė errėta mbi hundė, me nja dy-tre zinxhirė rreth qafe e pėrplot cingla- mingla tjerė, u fut nė autobus me njė krekosje prej gjeli. Ai duke ecur ashtu rėndė e rėndė e shkeli keq me takėn e kėpucės njė plak.

Oh, bėri plaku i gjorė nga dhembja.

Djaloshi, deshi qė tė shfajėsohet duke i kėrkuar falje plakut: mė falė axhė, e bėra pa qėllim!

Plaku po ashtu, duke dashur qė tė mos e fajėsoj djaloshin i tha: S’ka gajle djalė, unė jam mėsuar me mė shkelur gjėja!…(Plaku i gjorė tėrė jetėn ishte kujdesur pėr bagėtinė e tij, prandaj ato jo pak herė e kishin shkelur e dėrmuar...)




Ti sonte unė nesėr!

Do tė vij sonte tek ti, - po i thotė njė djalė i ri fqinjit tė vet qė ishte shumė mė i vjetėr se ai. Nė fakt fqinji i tij, kishte njė vajzė tė bukur dhe kėtij ēunit ia kishte enda. Eja se qė besa qejfin ma bėnė, ia ktheu fqinji kėtij ēunit i cili e kishte nėnėn vejushė. Pra ti sonte te unė e unė nesėr te ti, se tė dua shumė, dhe tė kam fqinjė tė mirė…

Djaloshi duke e kuptuar se ku e ka hallin fqinji i tij, po i thotė: A di ēka fqinji im? , as mos eja te unė, as nuk po vij unė te ti fare!


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.