Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-09-09, 23:05   #16
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

3. Kundėr ēdo kompromisi nė qėllimin final



Nė pranverėn e vitit 2001 Ibrahim Rugova kishte vizituar Berlinin. Atė botė nė Maqedoni bėhej luftė dhe nė takimin me kancelarin gjerman, Gerhard Schröder, ky i fundit i kishte kėrkuar liderit legjendar i Kosovės qė ti dėnonte luftėtarėt e UĒK-sė nė Maqedoni. Europa ishte e zemėruar me shqiptarėt, madje nė shumė kryeqytete vlerėsonin se "Ishte bėrė gabim qė NATO kishte intervenuar pėr ēlirimin e shqiptarėve tė Kosovės nga sundimi e dhuna serbe". Ajo e quante vendimin pėr ēlirimin e Kosovės si njė "dhuratė" pėr shqiptarėt dhe konsideronte se lėvizjet e dhunėshme tė shqiptarėve nė Preshevė, Medvegjė e Bujanoc mė 2000-tėn e ajo e shqiptarėve tė Maqedonisė nė pranverėn e vitit 2001 ishin "thikė prapa shpinės sė saj".

Shtypi gjerman i asaj kohe ishte shprehur kritik edhe ndaj Rugovės, sepse Ai nuk kishte pranuar ofertėn e kancelarit, Schröder, pėr ta dėnuar luftėn ēlirimtare tė shqiptarėve nė Maqedoni. Madje, Rugova me gjakftohtėsinė e Tij karakteristike, pasi kishte dėgjuar deri nė fund bashkėbiseduesin, kishte lėshuar atė shprehjen brilante tė urtėsisė popullore: "Do tė bėhet mirė zoti Kancelar"!, - kishte thėnė, duke vėnė buzėn nė gaz. Kaq kishte mjaftuar dhe me kėtė thėnie filozofike e kishte kapėrcyer dilemėn qė ēdo udhėheqės mund ta kishte nė njė takim tė tillė me njė kancelar tė shtetit mė tė fuqishėm europian.

Me siguri qė ky qėndrim, i kritikuar ashpėr nė mediat e asaj kohe nė Gjermani, nuk do tė vinte nė shprehje prej asnjėrit prej udhėheqėsve politikė shqiptarė. Po pse ndodhte ndryshe atėherė me Ibrahim Rugovėn? Kėtė qėndrim e shpjegon qartė gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung e datės 23 janar 2006, kur shkruante se "Nė njė gjė Ibrahim Rugova qėndroi fort: Ai ishte i pakompromis deri nė fund sa i pėrket pavarėsisė sė Kosovės". ( ) Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung", 23 janar 2006......



4. Nuk kishte dėshtuar Rugova, kishte dėshtuar Europa



Por megjithė pėrpjekjet maksimale tė presidentit tė Kosovės pėr ta futur ēeshtjen e Kosovės nė margjinat dhe vendimmarrjen e Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, ajo e kishte injoruar kėtė problem. Njė letėr e Rugovės pėr lordin Kerrigton, i ngarkuar i OKB-sė pėr ish-Jugosllavinė, nė tė cilėn Ai kėrkonte tė drejtėn e barabartė me republikat ish-Jugosllave pėr pjesmarrje, debat dhe vendimmarrje pėr Kosovėn, ishte injoruar nga Fuqitė europiane. Kosova, megjithė kėmbnguljen e Rugovės, nuk ishte pranuar nė Kosnferencėn pėr ish-Jugosllavinė, tė mbajtur mė 1991 nė Londėr. Europianėt vazhdoni ta shihnin ēeshtjen e Kosovės si "ēeshtje tė brendshme tė Serbisė" dhe kėrkonin nga Serbia thjesht "respektimin e tė drejtave tė njeriut". Sesi mund tė quheshin "njerėz" dy milion shqiptarė dhe "popull" 200 mijė serbė e pakica tė tjera, kjo nuk mund tė gjente shpjegimin e vet shkencor.

Ndėrkohė qė SHBA-tė kishin treguar gatishmėrinė e domozdoshme pėr zgjidhjen e kėsaj ēeshtjeje delikate ballkanike e europiane, vetė Europa ishte treguar e ngathėt, e pa orientuar qartė dhe e pasuksesshme. SHBA-tė sė paku kishin koncepte mė tė qarta, ato nuk e trajtonin problemin e Kosovės thjesht si priblem tė tė drejtave tė njeriut. Tė gjitha deklaratat dhe dokumentet zyrtare e jozyratre amerikane flisnin dhe dėnonin "shkeljen e tė drejtave tė njeriut si dhe tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve nė Kosovė", ndėrsa konfliktin e cilėsonin si konflikt etnik. Kjo do tė thoshte se ideja dhe filozofia politike e Ibrahim Rugovės ndėrsa gjente shprehjen dhe mbėshtetjen e vet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nuk respektohej nga partnerėt europianė. Konferenca e Dayton-it e vjeshtės sė vonė tė vitit 1995 e kishte lėnė ēeshtjen e Kosovės gjithashtu nė njė aneks, pa i dhėnė zgjidhje dhe pa premtuar njė perspektivė tė qartė. Nė kėtė Konferencė ishte pjesmarrės dhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rugova, por jo me tė drejtėn e shprehjes pėr ndonjė opcion zgjidhjeje pėr Kosovėn. Amerikanėt kishin premtuar se pas Bosnjės do ti vinte radha Kosovės. Por ky premtim kishte qenė konfidencial, jo zyrtar, jo publik. Kjo do tė thoshte se SHBA-tė atė kohė nuk gjenin konsensusin e pėrbashkėt me europianėt pėr kėtė zgjidhje.

Ndėrkaq Rugova kishte vazhduar tė insistonte nė realizimin e opcioneve qė kishte paraqitur qė para pesė vitesh. Opcionin pėr pavarėsi ai e kishte argumentuar qė nė vitin 1992, kur nė Londėr ishte mbajtur Konferenca e parė pėr ish-Jugosllavinė. Duke protestuar pėr mungesėn e Kosovės nė atė Konferencė, Ibrahim Rugova u kishte paraqitur kryesuesve tė asaj Konference, Oėen dhe Kerrington, njė plan prej 10 pikash, i cili do tė duhej tė merrej nė konsideratė pėr ti dhėnė fund krizės nė Kosovė. Thelbin e atij dokumenti e pėrbėnte argumenti se "Kosova kishte tė njėjtėn tė dejtė si edhe ish-republikat jugosllave tė vendoste vetė pėr fatin e saj"......



5. Rugova si personalitet nderi



Suksesi diplomatik dhe opcioni i lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės pėrmes njė rezistence paqėsore tė admirueshme e tė respektueshme i kishin siguruar Presidentit historik tė Kosovės njė vend tė veēantė nderi nė qytetarinė europiane e mė gjerė. Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė qė i janė dhėnė Atij pėrbėjnė vetėm njė pjesė tė dėshmisė pėr ēka Ai kishte arritur nė dobi tė paqes, lirisė dhe pavarėsisė sė vendit tė tij. Dhe pėr kėdo nė botėn e qytetėruar ēmimet dėshmojnė se merituesi i tyre ka merita tė veēanta e tė shquara nė shėrbimet e tij ndaj paqes dhe lirisė njėrėzore e nacionale. Ibrahim Rugova nuk do tė bėnte pėrjashtim nga ky rregull.



Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė:
- 1995, Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.
- 1998, Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Ēmimi pėr paqe i qytetit Mynster (Münster)- 2000, Ēmimi pėr paqe i Unionit Demokratik tė Katalonisė, nė Barcelonė, Spanjė.
- 2003 Ēmimin Senator Nderi i Evropės.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit tė Tiranės.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali)......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-09-09, 23:06   #17
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pjesa VI



Presidenti Rugova dhe kthesa e lidhjeve Prishtinė - Tiranė



Vizioni e liderit historik, Ibrahim Rugova dhe partneriteti i Tij me Tiranėn zyrtare ishte krejt i ndryshėm nga zhvillimi i lidhjeve shqiptaro-shqiptare tė mėparshme. Ai u kishte dhėnė njė frymėmarrje tė re kėtyre lidhjeve dhe i kishte shndėrruar ato nė njė forcė tė pazevendėsueshme pėr zgjidhjen e problemit shqiptar tė Kosovės. Ai kishte ditur gjithashtu tė imponohej, tė refuzonte dhe tė ishte faktor i pakundėshrtueshėm e kryesor pėrballė politikės sė Shqipėrisė.



1. Vizion i ri pėr rolin e Shqipėrisė nė Kosovė dhe anasjelltas.



Nė historinė e shekullit tė XX, gjatė kohės kur shqiptarėt ishin detyruar tė jetonin tė ndarė e tė izoluar prej njėri-tjetrit, ata i kishin mbajtur shpesh sytė nga ajo pjesė e vendit, tė cilin e quanin "Vendi amė", Shqipėria Londineze. Ngjarjet dhe rrjedhat e tyre shpesh herė nuk kishin lėnė shijen e mirė gjatė ushtrimit tė kėtyre raporteve. E megjithatė veprimtarėt shqiptarė tė Kosovės tė ēdo kohe ishin pėrpjekur tė mbanin lidhjet morale, shpirtėrore e sa ishte e mundur organizative e fizike me shtetin e Tiranės, duke i dhėnė Shqipėrisė Londineze emėrtimin e shumėpėrdorur "Nana Shqipni". Ndoshta periudha e komunizmit ishte njė prej kohėve, tė cilėn mė sė shumti e kishte karakterizuar ky lloj sentimenti. Ndaj shumė shqiptarė e shihnin diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, si personifikim tė ēeshtjes nacionale. Njė pjesė e madhe prej tyre vazhdojnė ende dhe sot tė besojnė demagogjinė e tij nacionaliste.....



....Nė raportet shqiptaro-shqiptare pra nė raportet e Kosovės dhe Shqipėrisė duket se gjatė shekullit tė XX kishin vepruar dy forca, dy mentalitete, dy vizione e koncepte tė ndryshme. Pjesa mė e madhe e udhėhqėsve politikė nė tė dy anėt e kufirit, ve nė dukje studiuesei Hysamedin Ferraj, kishin mbrojtur alernativėn, sipas tė cilės "duhet forcuar shteti "amė", Shqipėria Londineze e mė pas duhej zgjidhur problemi i Kosovės dhe i shqiptarėve nė Ballan. Kjo pjesė e politikės dhe intelektulėve shqiptarė pėrbėn shumicėn dėrmuese tė tyre dhe nė mė tė shumtėn e rasteve kishte si qėllim ruajtjen e püozitave nė pushtet. Studiuesi Feraj nė kėtė kategori i fut tė gjithė politikanėt shqiptarė qė kanė qeverisur historikisht Shqipėrinė Londineze si dhe shumicėn dėrmuese tė politikanėve dhe patriotėve shqiptarė nė Kosovė e trojet e tjera shqiptare nė Ballkan.

Vetėm Hasan Prishtina e ndonjė tjetėr, sipas tij, i pėrket njė opcioni tjetėr, tė ndryshėm nga ai i pari. Ky grup i vogėl intelektualėsh, politikanėsh patriotė shqiptarė me Hasan Prishtinėn si pėrfaqėsues, mbronin vizionin, sipas tė cilit "Nuk mund tė pritet forcimi i shtetit londinez shqiptar pėr ta zgjidhur ēeshtjen shqiptare nė Ballkan". E vėrteta ėshtė se opcioni i Hasan Prishtinės ka qenė mė realist se ēdo opcion tjetėr. E vėrteta ėshtė se shumica dėrmuese e politikanėve nė pushtet nė Shqipėri e kanė shfrytėzuar Kosovėn dhe fatin e shqiptarėve pėr interesa tė marrjes ose mbajtjes sė pushtetit dhe jo pėr zgjidhjen definitive tė njėmendtė tė ēeshtjes sonė nacionale.

Po Ibrahim Rugova, cilit grupim i pėrket? Prof. Feraj e ka klasifikuar si udhėheqės politik i ndikuar nga opcioni i parė, pra me grupin qė ka predikuar zhvillimin e forcimin e Shqipėrisė e si pasojė e kėsaj, zgjidhjen e problemit tė Kosovės e tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Nė fakt Rugova i pėrket njė vizioni mė tė plotė, jo aq klasik, siē e ka bėrė klsifikimin e tij zoti Feraj. Nė asnjė rrethanė nuk mund tė thuhet se Rugova ka qėndruar nė pritshmėri tė forcimit tė Shqipėrisė, e mė pas tė vepronte pėr ta zgjidhur ēeshtjen nacionale shqiptare nė Kosovė. Ai nė asnjė rast nuk ishte shprehur kategorisht pėr rolin vendimtar tė Shqipėrisė nė zgjidhjen e kėsaj ēeshtjeje. Shqipėria pėr tė mund tė luante gjithnjė njė rol ndihmės......



2. Kthesa e madhe



Nė pėrgjithėsi lidhjet, raportet dhe marrėdhniet e Kosovės e tė Shqipėrisė gjatė veprimtarisė politike tė Rugovės janė zhvilluar nė disa etapa. Faza e parė pėrmbledh atė qė pėrmendėm mė lart - kohėn e transferimit tė pushtetit prej ish-komunistėve te demokratėt. Faza e dytė pėrfshin marrėdhėniet me shtetin shqiptar tė qeverisur prej demokratėve tė Sali Berishės. Faza e tretė ėshtė ajo e qeverisjes sė socialistėve pas "revolucionit tė vonuar" tė vitit 1997 e deri nė ēlirimin e Kosovės dhe periudha e fundit i pėrket kėtyre viteve tė para tė shekullit tė XXI.

Nė fazėn e parė Shqipėria ishte nė anarki. Megjithatė ndyshimet dramatike qė po ndodhnin kishin sjellė me vete dhe njė farė vetbesimi se "Kėto ndryshime do ta zgidhnin pėrfundimisht problemin e pazgjidhur shqiptar". Diktatura komuniste, e pafuqishme qė tė reagonte mė forcė, kishte ndryshuar disi kursin politik tė saj dhe e pėrdorte retorikėn patriotike si pjesė tė pėrpjekjeve pėr tė mbajtur pushtetin ose sė paku pėr tė ruajtur ēfarė mund tė ruhej nga rėnia e pashmangshme nė greminė. Pak kohė para se nė Shqipėri tė lindte pluralizmi politik, Ibrahim Rugova paralajmėronte se nėse vazhdonte kjo klimė pozitive nė Shqipėri dhe nėse do tė vazhdonte gjithashtu represioni serb kundėr shqiptarėve nė Kosovė, "atėherė nuk do tė jetė befasi nėse shqiptarėt e Kosovės kthehen kah Shqipėria". Ndėrkohė qė konstatonte se "...zyrtarėt jugosllavė jo me ėndje i shohin kėto ndėrrime qė po ndodhin nė Shqipėri sivjet". ( ) Ibrahim Rugova: "Kosova do tė jetė Republikė", revista kroate "Hrvatski rubikon", Zagreb, qershor 1990.....



3. Dyshja Rugova - Berisha



Entusiazmi i shqiptarėve nė Kosovė ka qenė mjaft i madh nė kohėn kur nė Tiranė kishin ardhur nė pushtet demokratėt, tė cilėt i drejtonte Sali Berisha. Ky entusiazėm i fillimviteve 90 ndėr shqiptarėt e Kosovės si dhe nė Shqipėri motivohej gjithashtu nga lidhja e ngushtė qė krijohej midis dy grupimeve politike mė tė rėndėsishme tė kohės. Dhe nė tė vėrtetė dukej gjithēka pa probleme, pa vėshtirėsi, e koordinuar dhe shqiptarėt besonin se me kėtė lloj politike shpejt do tė vinte momenti i ēlirimit pėrfundimtar tė Kosovės prej skllavėrisė, pushtimit e kolonizimit serb. Rugova shkonte shpesh nė Tiranė, takohej e bisedonte me presidentin shqiptar, Berisha, jepte intervista dhe shprehte opcionet e Tij pėr Kosovėn dhe ēeshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi. Ai dukej i kėnaqur me bashkėpunimin midis Tij e Tiranės zyrtare. Ai pritej e pėrcillej me protokollin e presidentit tė shtetit dhe si i tillė respektohej nė bisedime, nė takime dhe nė opcionet qė shtronte. Si president e respektonte e gjithė Shqipėria. Shqiptarėt nė Shqipėri shihnin nė figurėn dhe personalitetin e Rugovės udhėheqėsin e urtė dhe tė menēur. Te urtėsia dhe menēuria e tij buronte forca bindėse pėr ti bashkuar shqiptarėt e Kosovės nė robėri rreth vetes. Por kėto cilėsi i kishin fascinuar edhe shqiptarėt ė Shqipėri, nė Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi e kudo.

Nė pėrgjithėsi marrėdhėniet e Rugovės dhe pėrkrahėsve tė tij, Bukoshit, Aganit etj nė Kosovė kishin gjetur mbėshtetjjen dhe pėrkrahjen e pakursyer tė shtetit shqiptar, veēmas tė presidentit Berisha dhe kryeparlamentarit Arbnori. Nė bisedimet e takimet e tyre ata kishin arritur njė konsenus tė vazhdushėm pėr shumė ēeshtje: Sė pari ishin pajtuar se "Kosova nuk ėshtė problem humanitar i tė drejtave tė njeriut, pėrkundrazi njė ēeshtje e sė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje". Sipas gazetės Illyria" tė Amerikės, njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Rugovės, Ramush Tahiri, deklaronte se "Para Berishės Shqipėria nuk kishte pasur mirėkuptim pėr problemin e Kosovės. Me udhėheqjen e tanishme, shprehej Tahiri, ėshtė arritur nė njė qėndrim tė pėrbaskėt. Shqipėria ka deklaruar hapur se do ti mbrojė bashkėkombasit e saj nė Kosovė. Nuk mund tė ketė asnjė dyshim pėr atė se Shqipėria nė njė konflikt tė mundshėm nė Kosovė do tė marrė pjesė pėrkrah shqiptarėve. Ushtria shqiptare ėshtė e gatshme dhe nė gjendje alarmi. Forca tė shumta janė koncentruar nė kufi me Kosovėn". ( ) Gazeta Illyria", Nju Jork, 11.07.1992. .....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:07   #18
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

4. Marrėdhėniet midis Rugovės dhe socialistėve.



Ndėrkaq e vėrteta e marrėdhėnieve tė Ibrahim Rugovės me qeverinė e socialistėve ėshtė mė e njohur, mė e lexueshme, mė e kthjellėt. Atė e kanė bėrė tė njohur mė shumė sesa vetė Rugova kundėrshtarėt e Tij nė qeverisjen e socialistėve tė Tiranės pėrmes deklaratave, udhėzimeve dhe ditareve e shėnimeve me bosht ideologjik majtist tė tipit tė diktatorit shqiptar.

Nė fakt kjo kohė mund tė konsiderohet si periudha e "luftės sė ftohtė" midis filozofisė sė politike e nacionale tė Rugovės dhe politikės antirugovė e antishqiptare tė Tiranės zyrtare. Nė kėtė status tė ngrirė kishin ndikuar faktorė tė shumtė tė brendshėm e tė jashtėm. Por mund tė besohet se te socialistėt kishte njė aspekt tė theksuar ideologjik. Parardhėsit e socialistėve kishin investuar shumė, sidomos nė mėrgatėn shqiptare nė Perendim. Ndaj pasardhėsit e tyre nuk kishin pasur ndonjė vėshtirėsi pėr tė siguruar mbėshtetjen e kėsaj mėrgate "kosovare" dhe pėr tia kundėrvėnė atė liderit historik tė Kosovės. Ata e kishin tė gatshme tė gjithė infrastrukturėn e nevojshme, sepse pėrmes mėrgatės kishin organizuar aksione tė tjera tė shumta, ku ishin shquar aksioet e pėrhapjes dhe propagandimit tė veprave tė Enver Hoxhės. Nga ana tjetėr ish-funksionarėt e lartė tė shtetit e tė sigurimit shqiptar tė kohės sė diktaturės, tė cilėt i kishin krijuar lidhjet me tė vetėshpallurit udhėheqės politikė nė diasporė, ishin shpėrndarė mė 1991 nė shumė kryeqendra e qendra europiane pėr tė rikrijuar lidhjet e dikurshme me kėtė diasporė......



5. Njė vlerėsim i shkurtėr rreth aventurave antiRugovė



Atmosfera e ftohtė e marrėdhėnieve midis Prishtinės dhe Tiranės zyrtare ishte trashėguar qė nga koha e luftės nė Kosovė. Marrja peng e Rugovės dhe familjes sė tij nga ana e Milosheviēit i kishte vėnė kapakun sjelljeve brutale tė tė dy anėve tė kufirit ndaj figurės e personalitetit tė Tij, aq sa e kishin tronditur edhe besimin e bashkepunėtorėve tė afėrt nė LDK. Nėse socialistėt nė Tiranė, tė cilėt vazhdonin qeverisjen e vendit, ishin tėrhequr nga pozicionet e fillimit, ata e kishin bėrė kėtė pėr shkak tė reputacionit tė padiskutueshėm qė Ibrahim Rugova gėzonte ndėr shqiptarėt e Kosovės si dhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare.

Megjithatė ata nuk morėn kurajo qė ti kėrkonin falje Presidentit historik tė Kosovės. Pėrkundrazi, vazhduan tė flirtojnė me Beogradin edhe pasi Rugova kishte dėshmuar se mbetej lideri i vetėm i pakontestuar i jetės politike e shoqėrore nė Kosovė. Fatos Nano dhe Paskal Milo gjate dhe pas luftės kishin akuzuar Rugovėn dhe nė veēanti kryeministrin Bukoshi se gjoja kėta kishin organizuar banda tė armatosura pėr tė rrėzuar nga pushteti "qeverinė e ligjshme" tė socialistėve. Ndėrkohė Bukoshi pėrgjigjej se "Kosova e Bukoshi nuk luftojnė asnjėherė tė shkatėrrojnė shtetin shqiptar, ata kanė luftuar e luftojnė tė krijojnė shtet". ( ) Intervistė Bujar Bukoshit dhėnė autorit, botuar nė revistėn "Koha" Nr 21, datė 16 Tetor 1999.....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:08   #19
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pjesa VII



Kritikė: Rugova dhe kundėrshtarėt e tij



Ibrahim Rugova ėshtė personaliteti politik shqiptar qė ka pasur mė sė shumti kundėrshtarė politikė dhe mė sė paku kundėrshtarė personalė nė Kosovė. Si politikan ai kishte shkaktuar njė ragim tė fuqishėm tė kundėrshtarėve tė tij. Nė pėrgjithėsi tė gjithė tė "majtėt" nė Kosovė, por mė sė shumti ata nė Shqipėri ishin grupuar pėr ta denigruar dhe mėnjanuar Rugovėn nga skena politike. Kėto grupime antirugovė kishin bėrė llogaritė se "Vetėm njė angazhim sasior dhe "cilėsor" intrigues kundėr Rugovės dhe pėrsonalitetit tė tij politik, mund ti sillte liderit shqiptar tė Kosovės fundin e karrierės politike". Nė Shqipėri autorė, skenaristė dhe regjizorė tė betejave antirugovė kishin qenė kryesisht presidenti i vendit, Rexhep Mejdani, kryeparlamentari shqiptar, Skėnder Gjinushi, minsitri i Jashtėm, Paskal Milo dhe nė prapaskenė kishte vepruar me djallėzitė e njohura tė tij, Fatos Klosi. Fatos Nano mė shumė njihet si formulues i politikave antishqiptare, me tė cilat nuk pajtohej Rugova, sesa formulues i recetave praktike pėr ta injoruar, luftuar dhe likuiduar liderin e pakontestueshėm tė Kosovės. Por kėto politika tė tij nė favor tė Beogradit pėrbėnin thelbin e lėvizjeve praktike qė i ndėrmerrnin Mejdani, Gjinushi, Milo, Klosi e tė tjeė nė pėrplasjet me politikėn dhe filozofinė e Ibrahim Rugovės.

Nė Kosovė grupin teatror dhe njėkoėsisht komik tė kundėrshtarėve tė Rugovės e udhėhiqte akademiku Rexhep Qosja. Ky ushqente gjithashtu regjizorėt e Tiranės zyrtare me skenarė shtesė nė pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr eleminimin e Rugovės dhe tė rolit tė tij nė proceset e zhvillimeve politike e nacionale nė Kosovė. Qosja pritej dhe pėrcillej nė presidencėn shqiptare dhe vilat e ish-diktatorit shqiptr si njė pasha, nga ku tė gjithė duhej tė hynin e tė dilnin me "kėshillat e plakut akademik" pėr fatet e Kosovės, tė cilat, sipas Qosjes, "mė sė paku i pėrfaqėsonte filozofia politike e Ibrahim Rugovės".

Eshtė me vend tė vihet nė dukje se e njėjta skemė ishte formuluar edhe nė Beograd. Mė lart kemi pėrmendur njė program asgjėsimi tė politikanėve shqiptarė tė formuluar nga ana e ish-zėvėndėsit tė Milosheviēit, Vojisllav Shejshel. Por analistė tė shumtė nė Perendim konkludojnė se "Milosheviēi synonte likuidimin politik tė Rugovės, pėrmes diskreditimit tė tij nė masėn e shqiptarėve". Pėr kėtė qėllim ai kishte pėrdorur tė gjitha mjetet, deri te marrja peng dhe montimi i njė takimi nė paraqitjen televizive nė publik. Madje dhe marrėveshja pėr arėsimin e nėnshkruar midis Rugovės dhe Milosheviēit si dhe injorimi i saj nga ana e Beogradit, kishte pasur qėllim dobėsimin dhe likuidimin politik tė Rugovės. Milosheviēi e kishte pasur tė vėshtirė dhe tė pamundur likuidimin fizik tė tij, ndaj kishte hartuar strategjinė e likuidimit politik.

Kėta ekspertė tė Perendimit, kanė mendimin se marrėveshja pėr arėsimit e nėnshkruar nė shtator 1996 midis Rugovės dhe Milosheviēit dhe e inicuar nga njė organizatė religjioze italiane, San Exhidio, kishte patur vetėm kėtė funksion - dobėsimin e rolit dhe tė autoritetit tė Rugovės nė Kosovė. Ky kishte qenė qėllimi final, nė funksion tė tė cilit Milosheviēi kishte pranuar tė firmosė atė marrėveshje, me paramendimin qė kurrė ndonjėherė nuk do ta vinte atė nė jetė. Por ka dhe momente tė tjera si dhe fakte tė shumta, me tė cilat provohet angazhimi dhe prirja serbe pėr ta larguar Rugovėn nga skena politike e Kosovės. Nė Beograd nuk bėnin llogari nė likuidimin fizik tė liderit shqiptar, sepse ndjehej frika e njė konflikti tė pakontrolluar. Nė njė ast tė tillė Milosheviēi llogariste se NATO dhe SHBA-tė do ti kishin tė gjithė argumentet e nevojshme pėr tė ndėrhyrė energjikisht me mjete ushtarae nė Serbi e nė Kosovė. Ndėrkohė qė nė Tiranė mendohet se kishte dhe ide e plane tė tilla ogurzeza, pėr likuidimin fizik tė Rugovės.

Polemikat rreth vijės politike dhe filozofisė nacionale tė zhvilluar nga Ibrahim Rugova si dhe rreth qėndrimeve tė tij vijnė duke u pakėsuar, sa mė shumė kohė kalon nga ditėamshimi i tij. Megjithatė edhe nė kėto kohė, pavarėsisht se shumė nga ish-kundėrshtarėt e Rugovės e pranojnė atė si personalitetet tė pakontestueshėm politik e shpirtėror nė Kosovė, ka disa prej tyre qė vazhdojnė tė hedhin baltė mbi liderin historik tė shqiptarėve. Rexhep Qosja ėshtė ende nė formėn e mėparshme tė kundėrshtarit aktiv tė Rugovės, ndėrkohė qė nė Tiranė aktualisht flamurin e kėtij grupimi e ka marrė ish-ministri i Jashtėm i Shqipėrisė "socialiste", Paskal Milo. Zėra tė tjerė, pėrpiqen tė ndajnė figura tė tilla tė mėdha si Rugova dhe Adem Jashari. Ndėrkohė dikush tjetėr pėrpiqet tia kundėrvejė liderit historik tė Kosovės liderėt e sotėm tė saj, duke u kujtuar atyre ndonjė konflikt qė kanė kaluar nė rrugėn e bashkėpunimit pėr tė arritur deri te Kosova e pavarur. Dhe njė kategori tjetėr pėrpiqet qė tė bėjė analizėn "ideologjike", duke dalė nė pėrfundime, sipas tė cilave, "Rugova nuk ka qenė as djathtist as majtist" e kėshtu me radhė.

Por sa mė shumė kohė kalon, aq mė shumė Rugova bėhet i pranueshėm dhe i respektueshėm edhe pėr ish-kundėrshtarėt e tij tė dikurshėm. Rrethi i kėtyre kundėrshtarėve tė sotėm ėshtė ngushtuar dhe tash ata kanė mbetur nė njė minorancė tė mjerusheme. Replikat dhe tė qėlluarat e tyre mund tė pėrmblidhen nė njė thėnie: - Ato janė tashmė tė lehurit ndaj hijės sė Ibrahim Rugovės, personalitetit mė tė madh tė historisė moderne e tė moēme tė Kosovės dhe njė prej dy-tre personaliteteve mė tė mėdha tė historisė sė shqiptarėve....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:08   #20
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

1.Presidenti historik i Kosovės dhe dėshtakėt antirugovė tė Tiranės



Nuk kisha parashikuar asnjėherė se mund ti rikthehem kėsaj teme, e cila i takon periudhės sė para dhjetė viteve. I kisha uruar vetes qė tė isha i gabuar sė paku pėr njė pjesė tė vlerėsimeve tė mija tė asaj kohe, tė cilat i kam shprehur nė shtypin e Tiranės e para sė gjithash nė revistėn "Koha". Do tė kisha dashur qė ato ngjarje tė mė dukeshin si njė "ėndėrr" e keqe, pra tė ishin inekzistente. Por nuk lėnė ekzekutorėt e sė ligės qė tė besosh nė tė tilla iluzione, pra se lufta totale "Antirugovė" paska qenė "aksidentale".

Tash sė fundi ėshtė shfaqur nė publik njė libėr shėnimesh e "kujtimesh". Atė e ka shkruar Paskal Milo, njė prej dy-tre skenaristėve dhe ekzekutorėve kryesorė tė aksioneve serbo-shqiptare kundėr Rugovės. Ai mbante para dhjetė vitesh postin e ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė. Librin e tij zoti Milo e ka promovuar nė Prishtinė. Madje, gjatė promovimit ai ka thėnė se shumė gjėra nuk paska guxim ti thotė sot, por "do ti thotė nesėr". Pjesmarrės aktiv i promovimit dhe vlerėsimit tė kėtij libri ėshtė gjithashtu Rexhep Qosja, njė kartė politike dhe mesa duket akademike e djegur dhe e konsumuar.

Nė atė libėr, Paskal Milo shkruan shumė gjėra dhe hedh baltė mbi figurėndhe personalitetin e pakontestuar tė Ibrahim Rugovės. Duket se ai ka marrė pėrsipėr ta vazhdojė me militantizėm projektin e tij tė pėrbashkėt tė dikurshėm me Milosheviēin, pėr denigrimin e Rugovės, edhe nė kohėt e sotme kur partneri i tij nė Beograd nuk jeton mė. Madje edhe pse Rugova i ka dėshmuar bashkėkombasve tė tij gjatė dėshmisė sė Tij nė Hagė kundėr Milosheviēit, se gjithė jetėn nuk ka patur kurrėfarė kompromisi me tė nė dėm tė lirisė sė Kosovės, Paskal Milo vazhdon tė ripėrtėrijė akuzat absurde tė tij e tė Mejdanit tė vitit 1999.

Thelbi i ēeshtjes ėshtė se Paskal Milo vazhdon tė ripohojė se "Rugova ishte njeri i Milosheviēit". ( ) Gazeta Shqiptare, 08.02.2009.....



.....Nga e gjithė kjo veprimtari antishqiptare e qeverisė sė Nanos e Milos nuk goditej vetėm autoriteti i Presidentit historik tė Kosovės, por vetė ardhmėria e kėtij vendi. Pėr ta realizuar skenarin e tyre, deri nė takimin e Rugovės me Presidentin Bill Clinton, takim i cili ishte zhvilluar nė maj tė vitit 1998, Milo nuk kishte adresuar asnjė ftesė pėr liderin e Kosovės, qė ai ta vizitonte Tiranėn. Nė atė takim Rugova i kishte kėrkuar presidentit amerikan qė ti bėhėj mė shumė presion Beogradit pėr tė ndalur dhunėn nė Kosovė. Ai e kishte informuar atė se "forcat ushtarake serbe shtohen e fortifikohen vazhdimisht nė Kosovė". Ndėrkohė i kishte kėrkuar ndėrhyrjen dhe praninė e NATO-s nė Kosovė dhe instalimin e njė administrate civile ndėrkombėtare si hap tė parė drejt pavarėsisė" ( ) Revista "Koha", Nr 1, Tiranė 30 Maj 1998.

Ndėrkohė ftesa e Tiranės zyrtare pėr presidentin e Kosovės kishte ardhur nė rend dite vetėm pas udhėtimit historik nė Shtėpinė e Bardhė, gjė qė shpjegohet me frikėn se autoriteti i Rugovės nė rritje tė vazhdueshme mund ti dėmtonte pozitat e qeverisė sė Tiranės nė aspektin ndėrkombėtar. Por dhe pasi Milo kishte dėrguar ftesėn pėr Rugovėn, Fatos Nano kishte vazhduar ritualin e pohimeve tė tij, nė thelbin e tė cilave qėndronte mohimi i pavarėsisė sė Kosovės si dhe i institucioneve qė kishin buruar nga ky vendim historik i fillim viteve 1990. Gazeta e njohur zvicerane "Neue Züriches Zeitung" shkruante: "Si kompromis pėr zgjidhjen e konfliktit nė Kosovė Fatos Nano rekomandon formulėn "Republikė pa tė drejtė shkėputjeje". Kjo do tė thotė shkėputje nga Serbia, por nė tė njėjtėn kohė qė Kosova tė jetė pjesė pėrbėrėse e Federatės Jugosllave. Nano kėrkoi rrethimin demokratik tė Serbisė, si mjet pėr ta rrėzuar nga pushteti Milosheviēin dhe pėr tė sjellė nė qeverisjen e Beogradit forcat demokratike" 3)

Dy ditė mė vonė, gazeta e njohur gjermane "Frankfurter Rundschau" kishte shkruar se "Gjatė takimit nė forumin ekonomik tė Kras Montanas Nano ka folur tė premten pėr atė qė Kosovės ti jepej statusi i republikės si pjesė e Federatės Jugosllave, siē ėshtė Serbia dhe Mali i Zi". 4) Frankfurter Rundschau, 27 Qershor 1998. Kėto opcione, tė shpallura me bujė prej kreut tė qeverisė shqiptare pėr opinionin e brendshėm e tė jashtėm, binin nė kundėrshtim tė hapur me opcionin e pėrsėritur pėr gati njė dekadė nga ana e Ibrahim Rugovės, thelbin e sė cilės e pėrbėnte pavarėsia e vendit, opcion tė cilin ai ia kishte pėrsėritur rishtas nė takimin e fundit Presidentit tė superfuqisė sė botės, Bill Clinton.

Konceptin e tij pėr pavarėsi ai kishte patur guximin dhe meritėn tia emėtonte nė katėr sy vetė kreut tė dhunės serbe kundėr shqiptarėve, Sllobodan Millosheviēit. Kėtė fakt ia sjell opinionit publik Veton Surroi, njė nga anėtarėt e delgacionit shqiptar nė takimin e majit 1998 me Milosheviēin, takim nė tė cilin Surroji kishte qenė i pranishėm. ( ) Gazeta "Express" 29.01.2009......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:09   #21
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

2- Frika prej bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė.



Fatos Nano dhe vetė autori i librit me kujtime e shėnime, Paskal Milo, gjatė gjithė historisė sė zhvillimeve tė viteve 1990 ishin pėrpjekur qė tė evitonin shkėputjen e Kosovės nga Serbia. Njė shkėputje e saj prej Serbisė do tė thoshte, sipas tyre, bashkim me Shqipėrinė. Pikėrisht ky proces duhej luftuar me tė gjitha mjetet, edhe me ndihmėn e Milosheviēit. Kėsaj strategjie i kishte shėrbyer marrėveshja e korrikut 1993 midis Fatos Nanos dhe udhėheqėsit socialist tė panhelenikėve grekė, Andresas Papandreu, nė tė cilėn thuhej shprehimisht: "Siē ėshtė Jeruzalemi pėr Izraelin, ėshtė Kosova pėr Serbinė". Shkurt, njė deklaratė e tillė e nėnshkruar prej shefit tė atėhershėm tė opozitės shqiptare shprehte jo vetėm frymė e koncepte kompromisi, por mė shumė se kaq, ishte pėrpjekje e dėshpėruar pėr ta varrosur nė stilin serb zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

Pas vitit 1997 Nano kishte ardhur nė pushtet dhe pak muaj pas pėrshėndetjeve qė kishte marrė prej Rexhep Qosjes "pėr revolucionin e vonuar" ishte takuar me Milosheviēin nė Kretė......





3. Rugova peng i Beogradit, Tirana peng i Rugovės.



Pėrpara se sa tė citoj disa paragrafe tė librit tė Milos, tė cilat i kam lexuar nė shtyp, mė duhet tė riprodhoj atė ēfarė ka ndodhur me Rugovėn mė 1999. Me datėn 1 Prill 1999 Ibrahim Rugova ishte shfaqur nė montazhin serb televiziv si peng nė duart e Milosheviēit. Tė nesėrmen televizioni i Tiranės i menaxhuar pėr interesat e klaneve serbo-shqiptare, e kishte shpallur atė "tradhėtar", ndėrkohė qė Paskal Milo dhe udhėheqėsit e tjerė shqiptarė kishin deklaruar se "Institucionet e Kosovės janė inekzistente". Ndėrkaq, njė ditė pas shfaqjes sė inskenuar tė Rugovės nė ekranin televiziv tė Beogradit, qeveria e Tiranės mė 2 prill, nė vilėn 31 tė bllokut, nė tė cilėn kishte banuar me dekada diktatori Hoxha, kishte formuar qeverinė e pėrkohshme tė Kosovės. Udhėheqėsi shpirtėror i revolucionarėve tė vonuar, Rexhep Qosja, prej kohėsh ishte instaluar nė atė vilė dhe sė bashku me Mejdanin, Nanon, Gjinushin e Milon lidhnin tė gjitha fijet e lėmshit antishqiptar, pėr tė zhvleftėsuar institucionet e Kosovės dhe pėr tė varrosur atė kontribut historik qė kishin dhėnė shqiptarėt nėn udhėheqjen e Ibrahim Rugovės pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit. Mė i angazhuari ndėr ta kishte qenė vetė Paskal Milo, nėse i referohemi botimeve me shėnime e kujtime tė kryetarit tė sotėm tė parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi. Por Milo ende nuk e ka kuptuar se "ėshtė i tradhėtuar" nga shėrbėtorėt e tij dhe pėr pasojė nuk mund ti shesė si demagogji predikimet nė librin qė ka botuar.......



4. Fundi i euforisė antirugovė tė Tiranės zyrtare.



Loja pėr diskretitimin e figurės sė Ibrahim Rugovės do tė zgjaste pak javė nėn njė atmosferė gėzimi dhe optimizmi pėr ta fituar betejėn antirugovė. Vetė kreu i shtetit, Rexhep Mejdani, kishte pritur "delegacione" nga LDK dhe i propogandonte kėto takime si "takime me grupe luajale brenda LDK-sė" me qeverinė e Tiranės, njė metodė staliniste kjo, pėr pėrēarje tė tjera nė faktorin politik shqiptar tė Kosovės. Madje kalemxhinjtė e Mejdanit jo pak raste kishin formuluar njoftimet pėr medien rreth bisedimeve dhe takimeve tė tilla, nė tė cilat dukej qartė cinizmi dhe pėrpjekja qė njerėzit e LDK-sė ti kundėrviheshin liderit tė saj, Ibrahim Rugova. Ato kohė opinioni shqiptar ishte njoftuar p.sh pėr njė takim tė dy liderėve tė LDK-sė, Milazim Krasniqi e Naim Jerliu me presidentin e Shqipėrisė, Mejdani. Deklarata e kėtij takimi citonte se kėta kishin kritikuar Rugovėn dhe qėndrimet e tij ndaj situatės qė kalonte Kosova. Por Jerliu mė pas kishte shpjeguar se kjo deklaratė ishte manipuluar nga njerėzit e protokollit tė Mejdanit. Njė manipulim tė tillė e kishte denoncuar gjithashtu historiani i shquar, Zekeria Cana. Madje Prof. Cana akuzonte vetė minsitrin e Jashtėm, Milo, si personi mė aktiv i tė tilla manipulimeve.......



5. Dėshtimi i pėrpjekjeve antirugovė.



Mė nė fund Tirana zyrtare e Mejdanit, Nanos, Gjinushit dhe Milos e kishte humbur provimin nė pėrplasjen me Rugovėn. Ajo nuk do tė bėhej mė asnjėherė e besueshme jo thjesht pėr Presidentin Historik tė Kosovės, por as pėr qytetarėt e saj. Ajo kishte dėshtuar nė njė pėrpjekje tė pamotivuar kombėtarisht pėr eleminimin e liderit karizmatik dhe institucioneve tė Prishtinės. Dėshtimin e plotė tė kėsaj strategjie antikombėtare e kam pėrjetuar vetė nė pranverėn e vitit 2000, kur presidenti i atėhershėm i Shqipėrisė, Rexhep Meidani, ishte nė Prishtinė, zyrtarisht pėr tė marrė pjesė nė panairin e librit. Ai dėshtoi ato ditė qė tė takonte Rugovėn dhe madje e refuzuan dhe vetė pėrfaqėsuesit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Ai mundi tė zhvillonte vetėm njė takim nė hotėl "Grand" me disa pėrfaqėsues tė partive politike, ndonjė prej tė cilėve e kam dėgjuar tė thoshte: "Si mund tė pritet kaq keq e me kaq pak njerėz Presidenti i Shqipėrisė"!......



6. Kush ishin njerėzit e Milosheviēit nė Shqipėri?



Paskal Milo pėrpiqet qė ti thotė publikut shqiptar, tash pas dhjetė vitesh, kur vetė protagonisti i ngjarjeve Rugova nuk jeton mė, se lideri historik i Kosovės ka qenė "njeri i Milosheviēit". Ai pėrsėrit sot atė akuzė qė e kishte formuluar atėherė dhe ia kishte dhėnė Skėnder Gjinushit ta shprehė nė publik. Lexuesi do tė mė falė se mund ta lodh me njė citim disi tė gjatė nga libri i Milos. "Ajo qė kėrkoja tė sqaroja mė tepėr, por edhe mė habiti mė shumė, ishte ēėshtja e bisedimeve tė tij me Millosheviēin, Milutinoviēin dhe nėnshkrimi i komunikatės sė pėrbashkėt. Nuk bėri asnjė pėrpjekje pėr tė krijuar pėrshtypjen se kishte qenė peng dhe se kishte qenė i detyruar qė ti bėnte kėto takime dhe tė mbante kėto qėndrime. Mė deklaroi se kishte qenė i ndėrgjegjshėm se kėto takime duheshin bėrė, se ai e kishte takuar edhe mė parė Millosheviēin (maj 1998), se duhej krijuar besimi dhe se ishte nė interes tė tė dy palėve tė bisedonin.
Mė habiti kur mė tha se Millosheviēi, Milutinoviēi, Shahinoviē etj. ishin treguar realistė, se e kishin kuptuar situatėn dhe nevojėn e arritjes sė njė marrėveshjeje se edhe kėta njerėz janė, njerėz qė mendojnė e kėrkojnė njė zgjidhje, ēka do tė thotė se pikėrisht me kėta jo vetėm duhet tė bisedohet, por edhe tė bashkėjetohet. Madje edhe pėr largimin e tij nga Prishtina mė tha: "U thashė serbėve qė tė mė lėshojnė se nuk kam se ēfarė tė bėj nė Prishtinė, se po tė jem jashtė do tė jem mė i dobishėm dhe do tė punoj edhe pėr juve qė tė arrihet njė marrėveshje", shkruan Paskal Milo. ( ) Gazeta shqiptare, 08.02.2009.......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:10   #22
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

7. E vėrteta pėr Rugvėn zbulohet nė Perendim e fshihet nė Tiranė.



Se Ibrahim Rugova ka nguruar me tė drejtė e me arėsye tė flasė me Paskal Milon e provon dhe fakti se ai ėshtė deklaruar krejt ndryshe nė tė gjitha takimet dhe veprimtaritė e asaj kohe, tė cilat i kishte zhvilluar nė Perendim. Rugova nuk kishte nguruar tė fliste pėr kėto ēeshtje nė raste tė tjera, kur ai ka vizituar kancelaritė europiane. Ndėrkaq vetė qeveritė dhe shtypi perendimor ishin shprehur qartė dhe pa asnjė lloj dyshimi se "Rugova kishte qenė peng nė duart e kriminelit Sllobodan Milosheviē".

Qysh nė ditėt e para kur Rugova ishte izoluar nė Prishtinė, nė Perendim ishte dhėnė ky njoftim saktė dhe pa asnjė lloj mėdyshje: Shtypi perendimor shkruante pėr takimin e Rugovės me Nikolla Shahinoviē, pėr shkuarjen nė Prishtinė tė ambasadorit rus, Juri Katov dhe takimin e tij me Presidentin e Kosovės. Ndėrkohė njė reporter njoftonte se e kishte pyetur Rugovėn pėr lirinė e tij tė lėvizjes dhe kishte marrė pėrgjigjen: "Unė jam kėtu. Kėtu janė dhe forcat policore serbe tė sigurisė". Ndėrsa kur Rugova ishte shfaqur nė ekranin e televizionit tė Beogradit, njė diplomat nė Bruksel kishte deklaruar se ato pamje i takonin takimit tė Rugovės me Millosheviēin para dy vitesh. Tė njėjtėn gjė kishte deklaruar gjithashtu kėshilltari i Presidentit Bill Clinton, Greg Schulter. 12) Gazeta gjermane "Frankfurter Rundschau", e Martė, 6 Prill 1999. I njėti burim informativ bėnte me dije ato ditė se ministrat e Jashtėm tė Gjermanisė, Francės, Britanisė sė Madhe dhe Italisė i kishin kėrkuar presidentit serb qė menjėherė ta lironte Dr. Ibrahim Rugovėn dhe familjen e tij nga pengmarrja me qėllim qė Presidenti i Kosovės tė shkonte pėr takim me ta jashtė Jugosllavisė" ( ) Gazeta "Frankfurter Rundschau", datė 8 Prill 1999.

Njė kėrkesė tė tillė nuk e kishin bėrė qeveria, pesidenti dhe institucionet e tjera tė Shqipėrisė, tė cilat fatkeqėsisht, nė vend tė kėsaj kishin duartrokitur skenarėt Milosheviēit, me qėllim qė ta fundosnin dhe eleminonin sė paku politikisht liderin e pakontestuar shqiptar. E njėjta gazetė ka informuar mė 10 prill 1999 se "Ibrahim Rugova ishte mbajtur nė arrest shtėpie nga forcat policore serbe nė Prishtinė" dhe se takimi me Milosheviēin, ishte inskenuar qė ai tė trajtohej nga UĒK-ja si tradhėtar. Nė fakt mė shumė se krahu enverist i UĒK-sė, pėrfaqėsuar prej Jakup Krasniqit, atė e trajtuan si tė tillė institucionet e shtetit shqiptar. Nė Perendim ishin vėnė nė lėvizje ekspertė dhe institucione kompetente pėr tė dalluar pozicionin e Rugovės gjatė pengmarrjes sė tij nė Prishtinė e nė Beograd.Televizioni kryesor gjerman ZDF kishte provuar teknikisht montimin televiziv tė takimit tė Rugovės dhe tė Milosheviēit si dhe montazhin e deklaratave tė shpalluara. Nė Tiranė, televizioni shtetėror i manipuluar nga Mejdani e Milo kishte pėrhapur nė masėn e shqiptarėve si tė vėrteta tė gjitha shpifjet dhe montimet e Milosheviēit.

Kur Rugova ishte liruar nga pengmarrja fizike serbe si dhe "pengmarrja" politike shqiptare, qarqet perendimore u sqaruan pėr pozicionin e tij tė vėshtirė si dhe pėr kėrcėnimet qė kishte patur nga ana e diktaturės nacionalshoviniste e Beogradit. Gazeta tjetėr gjermane HNA shkruante atė kohė se ".. Sipas vlerėsimeve tė shumė prej vėzhguesve perendimorė Rugova ishte qė nga fillimi i luftės nė Kosovė mė 24 Mars peng i Presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviē". ( ) HNA, e premte 7 Maj 1999. Ndėrkaq nė fillim tė qershorit 1999 presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, kishte vizituar Madridin dhe gjatė asaj vizite kishte deklaruar se qė nga java e parė e fillimit tė bombardimeve tė NATO-s kundėr Serbisė ai kishte qenė peng i Presidentit tė Jugosllavisė, Sllobodan Millosheviē. Kurse kishte shtuar se me mbėshtetjen ndėrkombėtare kishte mundur tė lirohej nga kjo pengmarrje. ( ) Gazeta gjermane "Frankfurter Rundschau", datė 8 qershor 1999.......



8. Kundėrthėniet mbi ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė.



Paskal Milo i ka dhėnė shumė vend nė libėr deklaratės sė montuar nga Milosheviēi nė gojėn e Rugovės pėr gjoja thirrjen e tij "Pėr ndalimin e bombardimeve tė NATO-s". Ai e interpreton kėtė nga ajo se Rugova nuk i kishte pohuar nė takimin e 7 majit 1999 tė kundėrtėn e kėsaj. Eshtė spekulluar shumė me kėtė akuzė kundėr Rugovės. Janė shkruar dhe libra tė tjerė, nė tė cilat kam lexuar deri pyetje tė tilla sugjestive: "A mos Rugova donte ushtrinė serbe nė Kosovė?!". Nė tė njėjtin stil shkruan thuajse dhe Milo. Nga ajo qė shkruan duket se ish-ministri shqiptar i Punėve tė Jashtme vazhdon tė mbrojė koncepte e teza tė tilla pėr udhėheqėsin e Kosovės. Ai vazhdon me shėnimet e tij tė sajuara ta ushqejė opinionin me tezėn se "Presidenti Historik i Kosovės ishte kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė". Nė njė kapitull tė kėtij libri kemi vėnė nė dukje faktin qė Rugova nė maj 1998 i kėrkonte presidentit amerikan, Bill Clinton, vendosjen e NATO-s nė Kosovė si dhe tė njė misioni civil ndėrkombėtar si periudhė tė ndėrmjetme deri te pavarėsia e Kosovės. Kjo kėrkesė e tij ndaj autoritetit me tė fuqishėm vendimmarrės tė botės sė sotme, ėshtė dėshmi se iluzionet dhe shpifjet e Paskal Milos mbeten nė atė linjė qė theksuam mė lart, nė linjėn e shėrbimit tė radhės ndaj Beogradit.

Natyrisht shqiptarėt e njohin faktin se cili nga kėta personazhe, Rugova apo autori i librit, Milo, ishin pro ose kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s nė konfliktin e Kosovės....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:10   #23
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

9. E vėrteta e provuar nė gjyqin e Hagės



Kur ishte dhėnė lajmi se Presidenti i Kosovės do tė dėshmonte nė Hagė kundėr kriminelit serb, Sllobodan Milosheviē, jo pak njerėz nė Kosovė dhe nė Shqipėri kishin pritur qė Ibrahim Rugova ti nėnshtrohej presioneve tė presidentit serb dhe tė gjendej sė paku nė ndonjė pozitė dobėsie para tij. Ata nė Shqipėri, si Milo dhe miqtė e tij, kishin shpresuar se nga kjo do tė mund tė shisnin si tė vėrteta shpifjet dhe sulmet kundėr Rugovės. Para Rugovės kishin dėshmuar nė Hagė edhe tė tjerė politikanė tė majtė tė Kosovės, tė cilėt ishin gjendur nė pozita disi tė dobėta. Por kėto raste nuk i kishte komentuar media nė Kosovė. Sė pari, sepse vetėm tė majtėt ekstremė si Milo e shegertėt e tij janė tė prirur tė merren me dukuri tė tilla, e dyta, sepse shtypi i ekuilibruar dhe i djathtė nacionalist i Kosovės nuk ishte i interesuar tė "zbulonte" sensasione tė tilla, tė cilat e dėmtonin imazhin nacional tė shqiptarėve....



......Rugova dėshmoi se ai mė 21 mars 1999, tri ditė para bombardimeve kishte deklaruar para shtypit se "ėshtė koha qė NATO tė intervenojė dhe duhet bėrė diēka" ( ) Libri "Dr. Rugova triumfoi nė Kosovė dhė nė Hagė", Shtėpia Botuese "Shqipėria Etnike", Prishtinė, 2002, faqe 53.

Ai dėshmonte faktin se natėn e parė tė bombardimeve ishte djegur zyra e tij e LDK-sė, ku ishin dhe institucionet e tjera, Zyra Amerikane nė Prishtinė" dhe se kėto objekte "u dogjėn nga forca serbe, nga ushtria serbe,...grupet paramilitare apo politicia serbe". ( ) Po aty, faqe 53. - Se pas tri ditėsh (pas sulmeve tė NATO-s) "nė shtėpinė time hynė disa ushtarakė, tė cilėt nuk pritėn tua hap derėn, por hynė me dhunė". ( )Po aty, faqe 55. - Se ai ishte urdhėruar tė qėndronte nė prezencė tė sigurimit serb nė katin e dytė tė shtėpisė sė tij, se nė shtėpi ishte prezente me armė policia dhe ushtria ( ) Po aty, faqe 57-58. - Se shefi i sigurimit serb nė Prishtinė, Joksiq, e ka urdhėruar dhe shoqėruar nė tė gjitha ato qė janė shkruar e thėnė pėr "takimet me Milosheviēin, pėr nėnshkrim tė deklaratave pėr shtyp etj. ( ) Po aty, faqe 58.

Rugova pranon se nė tė gjithė jetėn e tij politike ishte takuar vetėm tri herė me Milosheviēin: - Njė herė me ndėrhyrjen e komunitetit ndėrkomnbėtar nė kohėn efillimit tė krizės (maj 1998), sė bashku me tre anėtarė tė tjerė tė delegacionit kosovar dhe dy herė tė tjera i marrė me dhunė nga Prishtina dhe i dėrguar te Milosheviēi nė Beograd gjatė bombardimeve tė NATO-s. Ai shpjegon se marrėveshjet ose deklaratat pėr shtyp i ka firmosur i detyruar nga njerėzit e Milosheviēit. Edhe pėr takimet me Milutinoviē, Nikola Shahinoviē, me patriarkun rus Aleksej etj ai dėshmon se gjithnjė ishte detyruar nga sigurimi serb dhe shefi i kėtij sigurimi nė Prishtinė. Dhe pasi i spjegon me hollėsi tė gjitha sjelljet ēnjerėzore tė Milosheviēit dhe shtetit serb me personin si dhe familjen e tij, Rugva deklarohet qartė: "Jo, ju lutem, unė kam qenė nė arrest shtėpiak, nuk mė ėshtė deklaruar kjo, pra skam mundur tė lėviz pa leje, pa kėta njerėz. Pra kam qenė nė arrest shtėpiak apo i burgosur i luftės apo si tė doni, sepse nuk i di mirė kėto pėrkufizime juridike, pra nė njė arrest shtėpiak kam qenė". ( ) Po aty, faqe 69. Nuk ėshtė e mundur qė Paskal Milo tė mos ishte njohur me kėtė qėndrim tė Rugovės nė dėshminė e tij kundėr Milosheviēit dhe pikėrisht ky fakt i bėn ende me tė kompromentuara politikisht e nga pikėpamja morale tė ashtuquajtura shėnime tė tij.

Vetė Rugova nė atė dėshmi, nė pyetjen qė i bėn gjyqtari shpjegon arėsyet e kėtij aksioni serb kundėr tij.

- "Pyetje: Cilat do tė ishin pasojat e qėndrimit tuaj politik pėr shkak tė atyre dokumenteve qė juve ju kėrkuan tė firmosnit?

- Pėrgjigje: Natyrisht se kanė menduar se me kėtė tė mė kompromentojnė, tė mė diskretitojnė para opinionit publik tė Kosovės, shqiptar, dhe po ashtu tė nxisin konflikte brenda nė sferėn politike kosovare shqiptare, dhe kėto sigurisht se kanė qenė qėllimet e kėsaj qė u veprua me mua" ( )Libri "Dr. Rugova triumfoi nė Kosovė dhė nė Hagė", Shtėpia Botuese "Shqipėria Etnike", Prishtinė, 2002, faqe 72.....



10. Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janė simboli i lirisė sė Kosovės



Njė ish-gazetar nga Shkodra, i katapultuar pėr arėsye tė besnikėrisė sė tij ndaj doktrinės enveristo-titiste-staliniste nė drejtues kryesor tė njė partie politike kosovare nė diasporė, B.I, njėkohėsisht mik i Paskal Milos, kishte shkruar njė artikull me rastin e njėmbėdhjetėdhjetė vjetorit tė rėnies sė heroit tonė kombėtar, Adem Jashari, nė tė cilin pėrpiqej qė kėtė figurė madhore tė kombit tonė tia kundėrvinte figurės tjetėr po aq madhore e tė ndritshme, Ibrahim Rugovės. Ai thoshte se "Adem Jashari kishte patur fatin, qė duke i takuar njė populli qė i kishte besuar, kishte ecur nė rrugėn e tij, e cila ishte tejet e pakrahasueshme me rrugėzimet e pafund, herė gjysėm sllave dhe herė gjysėm pėrēartėse tė njeriut tė Velanisė. Pėrpjekjet qė bėhen sot pėr tė vėnė njė linjė barazimi mes njeriut tė Velanisė, tė cilit nuk i pėrmend emėrin pėr tė mos e vėnė pranė emėrit tė Jasharėve, janė veēse dėshtime tė tjera tė politikės ditore. Pėr mė tepėr ata janė tė dhimbshme kur bėhen nga njerėz qė i kanė takuar njė mendimi tė ri politik dhe filozofie tė re politike nė Kosovė". ( ) http://pashtriku.beepworld.de/files/AdemJashari/b.i ademjashari_miti_legjenda_3.3.08_1.htm

Pėr kėtė shkrim kisha bėrė njė replikė nė gazetėn "Bota sot" tė datės 15 Mars tė vitit 2009....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:11   #24
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pjesa IX



Ndikimi dhe aktualiteti i filozofisė sė Rugovės



Vlerat e personaliteteve, ashtu si dhe te lėvizjeve politiko-shoqėrore, tė cilat ata i udhėheqin gjithnjė janė matur me ndikimin qė ato kanė patur nė dy periudha: Nė periudhėn kur kėto personalitete kanė jetuar dhe gjithashtu e kanė drejtuar njė lėvizje tė caktuar politiko-shoqėore, si dhe nė kohėt e brezave tė ardhshėm, kur ata nuk kanė jetuar mė. Ndikimi nė rastin e parė, pra gjatė kohės kur Rugova ishte nė krye tė lėvizjes sė shqiptarėve pėr liri, pavarėsi e demokraci ka qenė i drejtpėrdrejtė dhe smund tė ishte ndryshe. Edhe lėvizja e tij politike, nacionale e shoqėrore si dhe filozofia e kėsaj lėvizjeje ėshtė shfaqur me ndikim tė drejtėpėrdrejtė nė kėtė periudhė. Kjo dukuri ėshtė trajtuar nė pjesėt e mėsipėrme tė kėtij libri.

Por mė sė shumti udhėheqėsit e kombeve dallohen pėr gjurmėt qė ata lėnė pas vdekjes, nė kohėrat kur nuk jetojnė. Rruajtja e ndikimit dhe aktualitetit tė njė filozofie tė pėrpunuar dhe aplikuar nė kohėt qė vijnė ėshtė matėsi kryesor i vlerave qė pėrfaqėson ajo.



1. Modeli Rugova pėr shtetin e Kosovės



Ibrahim Rugova me siguri pėrbėn njė shembull unikal nė jetėn poltiko-shoqėrore tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe tė Kosovės nė veēanti. Eshtė njė dukuri unike nė mjediset e Europės Juglindore ajo disiplinė politike shembullore, tė cilėn e shfaqin nė ditėt e sotme shqiptarėt nė Kosovė. Kjo disiplinė i ka ndihėmuar qeveritė e pas luftės dhe atė tė periudhės sė pas pavaėsisė qė tė ruajnė stabilitetin politik nė vend. Ndėrkohė njė disiplinė e tillė kishte befasuar vėzhguesit ndėrkombėtarė tė zgjidhjeve politike nė Kosovė. Shqiptarėt, me vetėpėrmbajtje tė pashembullt kishin dėshmuar pjekuri tė jashtėzakonshme gjatė procesit tė votimeve nė tė gjitha zgjedhjet e pėrgjithshme e lokale tė zhvilluara nė kėtė vend tė ri. Ata me tė njėjtėn disiplinė kishin shpallur pavarėsinė e Kosovės dhe po me tė njėjtin ritėm ishin pėrballur e pėrballen me aksionet antishqiptare tė Serbisė. Me kėtė lloj disipline shembullore ata kanė sfiduar tė gjitha pėrpjekjet e Serbisė pėr ta destabilizuar Kosovėn e pasluftės. Por njėkohėsisht kanė zhvleftėsuar tė gjitha parashikimet ogurzeza dhe vlerėsimet e gabuara se "shqipratėt janė problemi nė Ballkan", nėse i referohem njė deklarate tė sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Europės, Terry Dejvis, lėshuar mė 2004 para 30 studentėve shqiptarė......



2. Pėrkatėsia e trashėgimisė sė Rugovės



Ndėrkaq nė kohėn e sotme ėshtė zhvilluar njė debat i gjerė rreth asaj se "kujt i pėrket Ibrahim Rugova dhe trashėgimia e Tij poltike. Nėnkryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lutfi Haziri, kishte tėrhequr nė pranverėn e vitit 2009 vėmendjen e disa partive politike, pėr "pėrpjekje pėr ta pėrvetėsuar kėtė trashėgimi", duke u adresuar kryesisht te Ramush Haradinaj. Nė atė prononcim shihej qartė njė shqetėsim i pėrligjur pėr faktin se kishte filluar njėfarė "gare" nė kėtė drejtim, garė e cila mė sė shumti kishte tė bėnte me interesat e ngushta partiake.

Por nė princip "vėrejtja" e LDK-sė dhe pėrfaqėsuesit tė saj nuk mund tė shihej si njė hap i mirė dhe nuk paraqiste realitetin e krijuar pas vdekjes sė liderit historik. Nė princip autoriteti, filozofia politike dhe trashėgimia e Ibrahim Rugovės lidhen me ndikimin dhe ruajtjen e koherencės sė atyre principeve pėr tė cilat luftoi Ai. Dhe nėse i pėrmbahemi faktit se Ibrahim Rugova i pėrket mė sė shumti Kosovės sesa LDK-sė, edhe pse me LDK-nė ishte i lidhur fati i vendit, atėherė dalim nė pėrfundimin se trashėgimia e kėtij personaliteti i pėrket po ashtu Kosovės. Dhe nėse pranojmė kėtė formulė, atėherė duhet pranuar formula se lideri historik i pėrket tė gjithė klasės politike tė vendit, tė majtė ose tė djathtė qofshin ata.

Nė vende tė ndryshme ėshtė e vėrtet se tė majtėt kanė simbolin e tyre, ndėrsa tė djathtėt kanė gjithashtiu njė simbol tjetėr. P.sh nė Gjermani tė djathtėt e CDU-sė kanė si simbol Konrad Adenauer-in, kurse tė majtėt socialdemokratė kanė si simbol Ė...illy Barndt. Por tė dy palėt kanė simbol tė pėrbashkėt themeluesin e shtetit tė njėsuar tė Gjermanisė, Otto von Bismark.

Ibrahim Rugova luan nė rastin e Kosovės rolin e Bismarkut.....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:12   #25
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

3. Rugova i munguar



Ndėrkohė mungesa presidentit historik tė Kosovės ėshtė ndjerė dhe ndjehet ende pas 17 shkurtit 2008. Qė prej kėsaj kohe kanė ndodhur shumė zhvillime pozitive e negative. Disa prej zhvillimeve negative mund tė ndodhnin edhe me prezencėn e Rugovės. Por shumė prej tyre nuk do tė kishin ndodhur. Rugova, ky personalitet i papėrsėritshėm i kombit shqiptar, nuk do tė kishte pranuar dhe lejuar nė asnjė rrethanė opcionin e ndėrrimit tė identitetit nacional. Ai, edhe nė kushtet e krijimit tė shtetit tė ri tė pavarur e sovran tė Kosovės nuk do tė kishte lejuar nė asnjė rrethanė tė hiqte dorė nga e drejta natyrore, historike dhe etnike e tė qenit shqiptar tė shqiptarėve nė Kosovė. Nė kėtė linjė tė gjitha simbolet nacionale do tė kishin ndryshime vetėm nė formė nga simbolet e shtetit tė Shqipėrisė, por asesi edhe nė pėrmbajte.

Pas vdekjes sė Tij ishin gjendur ekstremistė, tė cilėt i kishin djegur simbolet e identitetit nacional tė shqiptarėve tė formuluara dhe ideuara nga Ibrahim Rugova. Dhe pėrfaqėsuesit e kėtij grupimi ekstremist do tė miratonin mė pas simbole, tė cilat gjithēka mund tė jenė, por simbole tė nacionalitetit dhe identitetit shqiptar nuk janė e nuk mund tė jenė. Ibrahim Rugova kishte ideuar njė hymn dhe kishte zgjedhur njė kėngė pėr hymnin kombėtar tė Kosovės. Kėnga e himnit kombėtar pėrmbante epopenėe lavdishme tė luftės sė shqiptarėve pėr liri e pavarėsi. Ndėrsa himni i ri i Kosovės, vetėm me nota muzikore dhe pa tekst ishte jo vetėm njė pėrēudnim i identitetit nacional tė shqiptarėve, por edhe njė injorim i njė lloji tė veēantė, tė atij lloji qė nuk ka ndodhur ndonjėherė nė histoorinė e kombeve.....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:15   #26
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

4. Pėrfundime



Ibrahim Rugova ndėrroi jetė mė 21 Janar 2006. Edhe gjatė vuajtjeve tė sėmundjes sė Tij, edhe me vdekjen e Tij Ai ishtė vėnė me zgjuarsi, kurajo e guxim nė shėrbim tė vendit tė Tij. Ai mbeti simbol i qėndresės deri nė fund. Edhe i sėmurė e nė krevatin e vdekjes ai ishte sfidant. Sfidė kundėr Serbisė, duke e pėrfaqėsuar Kosovėn me dinjitet e integritet tė plotė nė bisedimet pėr statusin e saj; - Sfidė kundėr sėmundjes vdekjeprurėse; - Sfidė kundėr asaj pjese tė politikės shqiptare, e cila flirtonte me Serbinė pa marrė parasysh interesat e Kosovės; - Sfidė ndaj ndėrkombėtarėve bashkėpounėtorė tė Serbisė, tė instaluar nė UNMIK; - Sfidė pėr tė dėshmuar aftėsi shtetformuese nė Kosovė e pėr ta merituar lirinė e pavarėsinė e vendit. Kurrė ndonjėherė mė parė dhe kurrė ndonjėherė mė vonė nuk do ta ketė shansin donjė udhėheqės politik shqiptar tė tregojė aq aftėsi, menēuri e pėrkushtim pėr ti fituar tė gjitha betejat politike e nacionale, siē i kishte fituar Ibrahim Rugova.

Ishte hera e parė nė historinė e Shqipėrisė dhe mė gjerė, kur njė politikan u rangut tė Rugovės, tė njoftonte bashkėkombasit e Tij pėr sėmundjen e rėndė qė vuante. Ishte hera e parė nė historinė e shqiptarėve, kur njė udhėheqės i kalibrit tė Rugovės tė shndėrrohej nė njė simbol lirie e krenarie pėr kombin e Tij. Kurrė ndonjėherė nuk ishte respektuar dikush nga personalitetet shqiptare nė tė gjallė e nė ceremoninė e varrimit, aq sa Ibrahim Rugova. Kurrė ndonjėherė nuk ishin derdhur qindramijė veta nė tė ftohtin e acvartė qė tė nderonin dhe ti jepnin lamtumirėn e fundit ndonjė udhėheqėsi politik e shpirtėror, siē kishte ndodhur ato ditė tė janarit 2006 me ceremoninė e varrimit tė Ibrahim Rugovės.

Pėrpjekja e dikujt pėr ta denigruar atė nė ditėn e varrimit, ose pėr tia larguar fotografinė nga salla ku do tė shpallej pavarėsia e vendit, vetėm se i kanė zmadhuar dimensionet e Ibrahim Rugovės. Tė marrėt, ata qė nuk dijnė se ēėshtė historia, se ējanė vlerat e lirisė e tė pavarėsisė - egoistėt, ata qė mburren me pesė fishekė e njė xherdan - tė paftyrėt, ata qė nėn hijen e Rugovės kishin bėrė emėr - frikacakėt, ata qė nė kohėn kur Rugova rriskonte nė gjurmėt e tė parėve tė vet fshiheshin "prapa gaxhoit" - kėta persona pa personalitet pėrpiqen e do tė pėrpiqen tė hedhin baltė mbi emrin, rolin dhe figurėn e pakontestueshme tė Ibrahim Rugovės. Fatmirėsisht rrethi i kėtyre njerėzve vjen e ngushtohet nė Kosovė. Kjo do tė thotė se filozofia politike e Ibrahim Rugovės dhe vizioni i Tij pėr Kosovėn gradualisht bėhen e do tė bėhėn pjesė e boshtit politik tė tė gjithė spektrit politik kosovar. Nė fakt ky vizion e kjo filozofi ka nevojė tė pėrvetėsohet nga tė gjithė politikanėt shqiptarė nė tė gjitha trevat ballkanike. Pėr kėtė ndoshta do tė duhej investuar qė studiues dhe analistė tė aftė tė skicojnė mirė mendimin dhe filozofinė politike tė Ibrahim Rugovės, me qėllim qė ajo tė gjejė aplikim nė tė gjitha shtresat politike shqiptare, si standart origjinal i njė enciklopedie politike e morale nacionae mė vehte.



Nga analiza e filozofisė politikė tė Ibrahim Rugovės si dhe tė personalitetit tė tij politik e intelektual, nga dėshmitė qė ai ka lėnė, nga vlerėsimet qė kanė dhėnė pėr tė personalitete tė shumta nacionale dhe ndėrkombėtare si dhe studiues e politologė tė shumtė, mund tė formulohen disa pėrfundime tė rėndėsishme:

1. Filozofia politike e Ibrahim Rugovės ėshtė njė rast unikal nė rajonin e trazuar ballkanik e madje nė tė gjithė Europėn Juglindore. Nėse marrim dhe analizojmė me radhė figurat politike si dhe programet politike tė kohės sė Ibrahim Rugovės do tė vemė re se Lidhja Demokratike Kosovės, tė cilėn ai e themeloi dhe e udhėhoqi deri nė vdekje, ishte jo vetėm e para parti politike opozitare nė ish-Jugosllavinė komuniste, por dhe e para parti politike e Lindjes Komuniste me njė program tė veēantė vlerash politike, morale e njerėzore, nė pėrputhje tė plotė me programet e zhvillimit demokratik tė vendeve tė Europės. Tė formuloje i pari nė tė gjithė vendet e Lindjes njė program kaq tė qartė e tė pastėr vlerash nuk ishte e lehtė as pėr personalitete qė kishin dalė ng shkolla politike tė mirėfillta. Ibrahim Rugova e kishte formuluar politikėn e tij si dhe tė Partisė qė udhėhoqi bazuar mbi principet mė tė vlefshme, tė aplikuara nė shkollat politike euro-amerikane.

2. Lideri historik i Kosovės, Rugova, ndryshoi mentalitetin ballkanik tė konfliktit nacional dhe solli pėr herė tė parė nė historinė e kėtij gadishulli njė risi tė pazakontė, njė politikė tė re nė jetėn e vendeve ballkanike. Kjo politikė e re e nxirrte rajonin nga kurthet e konfliktit nė njė terren tjetėr, nė atė tė zhvillimit paqėsor e normal tė marrėdhėnieve fqinjėsore. Historia politike e Ballkanit prej gati dy shekujsh ishte karakterizuar prej konflikteve tė shumta e tė njėpasnjėshme. Nė ndryshim nga vendet europiane, madje nė tė ashtuquajturėn kohė paqeje vendet ballkanike kishin qenė dhe vazhdonin tė ishin edhe nė kohėn e Rugovės e pas tij nė konflikt tė vazhdueshėm. Ibrahim Rugova kishte ofruar pėr herė tė parė recetėn e gatshme tė rikthimit tė paqes, pa ēka se paqja nuk varej prej tij dhe filozofisė qė ai kishte formuluar. Mund tė thuhet se as vetė Greqia, njė vend i kahershėm anėtare e Bashkimit Europian, nuk kishte formuluar ndonjėherė njė fiolozoofi tė qartė politike paqėsore nė marrėdhėniet e saj me fqinjėt. Rugova ishte i pari, i cili bėnte thirrje tė mos pėrsėritej e shkuara, tė shihej nga e ardhmja dhe tė krijohej njė Kosovė demokratike e hapur pėr Serbinė dhe Shqipėrinė si dhe me vendet e tjera fqinjė.

3. Presidenti i Kosovės, Rugova, ishte i pari udhėheqės politik i trevave shqiptare, i cili njihte me realizėm psikologjinė e popullit tė tij. Ai ėshtė i pari prej tyre qė kishte kuptuar se shqiptarėt janė popull i qėndrueshėm, me aftėsi tė mėdha rigjeneruese dhe mbijetese, por jo edhe njė popull luftarak e militar. Ai ishte i pari udhėheqės shqiptar qė kishte kuptuar faktin se paqja dhe liria janė dy anė tė sė njėjtės medalje, kah shqiptarėt kanė prirjen e tyre.

Nė Shqipėri regjimi komunist pėr nevojat e veta kishte militarizuar dhe militantizuar tė gjithė jetėn politike e morale tė shqiptarėve. Pėr kėtė qėllim kishte krijuar njė atmosferė, nė tė cilėn "shqiptarėt hidhnin valle nė gojėn e ujkut", njė atmosferė psikologjike, sikur ata "ishin populli mė luftarak e mė i pamposhtuir nė botė". Kosova ishte mėkuar pėr dekada me kėtė lloj propagande. Ndėrsa Ibrahim Rugova kishte thyer i pari "tabunė" e krijuar n mėnyrė tė rrejshme e artificiale. Ai nuk mendonte se shqiptarėt janė populli mė luftarak nė Ballkan e mė gjerė. I mjaftonte atij dhe kujtdo tjetėr vetėm njė fakt. Nė luftrat Ballkanike Serbia kishte mobilizuar 300-350 mijė luftėtarė, ndėrkohė qė Kosova dhe Shqipėria sė bashku kishin mobilizuar diku 10-12 mijė luftėtarė, ndonėse shqiptarėt ishin objekt i sulmeve dhe masakrave ēnjerėzore serbe. Ky disproporcion i potencialeve mobilizuese nuk mund tė justifikohej me faktin se Serbia ishte ato kohė shtet, ndėrsa Shqipėria nuk ishte formuar ende si i tillė.

Mjafton vetėm ky moment pėr tė dalluar se shqiptarėt ishin tė prirur drejt paqes dhe e ēmonin jetėn dhe e ruanin atė, duke prodhuar mbijetesė, por jo edhe rezistencė qė ēonte nė fitore. Nė pėrputhje me kėtė psikologji, Rugova realizoi politikėn e mbijetesės, politikėn e ruajtjes fizike tė popullsisė, tė cilėn ai e pėrfaqėsonte politikisht, duke i dhėnė asaj edhe shansin e fitores nė paqe.

Pėrmes kėsaj politike paqėsore, ai kishte evituar asgjėsimin fizik tė shqiptarėve. Ekzistenca fizike e shqiptarėve nė Kosovė ishte kushti i parė dhe i fundit pėr tė artikuluar kėrkesat paqėsore pėr liri e demokraci. Ibrahim Rugova e realizoi kėtė, sepse ai nuk ishte njė aventurier politik, nuk vepronte me pasionet politike tipike shqiptarēe e ballkanike, nuk i shihte armėt si mjeti i vetėm i ēlirimit prej sundimit dhe pushtimit serb.

4. Ibrahim Rugova ishte i pari udhėheqės politik shqiptar e ballkanik qė pėrjetoi kohėn, tė cilėn e jetonte, kohėn e ndryshimeve tė mėdha dhe u pėrshtat nė mėnyrė tė pėrkryer me principet qė i duheshin asaj kohe. Ai kishte kuptuar me zgjuarsi dhe kishte maturuar me urtėsi tė gjitha lėvizjet politike tė kohės, duke saktėsuar rrugėn nėpėr tė cilėn do tė ecte dhe do ta ēonte Kosovėn drejt lirisė dhe pavarėsisė sė saj.

5. Ibrahim Rugova ėshtė i pari dhe i vetmi udhėheqės ballkanik dhe shqiptar, i cili drejtimin dhe udhėheqjen e shoqėrisė shqiptare e kosovare nuk e mbėshteti thjesht nė konjukturėn e zhvillimit ditor, por nė principe tė pranuara prej tė gjithė botės sė qytetėruar. Pikėrisht pėr kėtė arėsye, ai i qėndroi fort nga fillimi e deri nė fund qėllimeve strategjike tė tij, luftoi ēdo ditė e ēdo orė pėr ato qėllime, pavarėsisht nga konjukturat qė krijoheshin. Konjukturat i shihte vetėm nė kuadrin e ndėrtimit tė taktikės sė luftės pėr liri, por jo edhe si aspekt tė ndryshimit tė qėllimeve tė tij. Ndaj ai shihet dhe njihet njėkohėsisht si politikani mė i pakompromis nė shoqėrinė politike shqiptare e mė gjerė.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 23:15   #27
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

6. Ibrahim Rugova ishte politikan vizionar. Ēka do tė thotė se Ai nuk shihte para hundės, por shihte larg nė horizont. Ēka do tė thotė se Ai nuk mendonte pėr tė sotmen e Kosovės, por pėr tė arhmen e saj. Ēka do tė thotė se Ai nuk kishte zgjedhur mjete tė pėrkohshme pėr tė rezistuar kundėr dhunės dhe terrorit serb, por kishte zgjedhur mjete tė pranueshme pėr gjithė jetėn e nga e gjithė bota qė ti pėrdorte nė kėtė luftė.

7. Presidenti historik i Kosovės e mėsoi popullin e Tij pėr herė tė parė nė histori sesi mund ta pėrdorte refuzimin si metodė tė sukseshme pėr tė arritur qėllimet e tij tė lirisė. Pėrmes lėvizjeve tė Tij nė rezistencėn e shqiptarėve Ai dha shembullin e vetėm unik nė historinė e vendit, sesi mund ta mundėsh pushtuesin, duke e injoruar atė, duke e refuzuar atė dhe duke ndėrtuar njė jetė politiko-shtetėrore e shoqėrore paralele, tė pavarur nga sistemi i vendosur prej pustuesit serb. Kjo metodė evolucioniste mbetet edhe nė ditėt e sotme si model i suksesit, nėse ajo pėrdoret me zgjuarsinė dhe vendosmėrinė e Ibrahim Rugovės.

8. Ibrahim Rugova na ka lėnė mėsimin e madh se vizionarėt bėjnė histori. Servilėt dhe pushtetmbajtėsit pėrmes kolaborimeve me armiqtė e kombit shqiptar nuk mund tė bėjnė histori. Ata mbeten gjithnjė nė qoshen e nė skutat e historisė.

9. Rugova na dėshmon se integriteti politik dhe moral personal ėshtė kushti kryesor pėr tė siguruar mbėshtetjen e bashkėkombasve si dhe pėr tė qenė i pranishėm nė tavolinat ndėrkombėtare, ku diskutohen problemet e zhvillimit tė vendit qė pėrfaqėson. Modeli i udhėheqėsit sovran dhe integral i kishte sjellė Rugovės mbėshtetjen e mbi 90 pėr qind tė popullsisė shqiptare tė Kosovės si dhe simpatinė e pakontestuar nė tė gjitha trevat shqiptare nė Ballkan. I kishte sjellė Atij respektin dhe simpatinė nė botė e sidomos nė botėn e lirė e tė vlerave euro-amerikane. Ai nuk ishte imponuar brenda dhe jashtė vendit as me forcėn e pushtetit, tė cilin nuk mund ta kishte, as me forcėn e armėve, tė cilat kurrė nuk i pėrdori, as me forcėn qė mund tė ketė njė popull i madh. Ai ishte imponuar me vizionin e Tij, me idetė e Tij filozofike e politike, me forcėn e argumenteve dhe urtėsinė prej udhėheqėsi.

10. Ibrahim Rugova ishte dhe do tė mbetet pėrjetėsisht nė majėn e elitės politike dhe intelektuale shqiptare, modeli i njeriut qė dijti tė komunikojė me bashkėkombasit e Tij, njeriu i urtė qė nė asnjė rast nuk e pėrdori fjalėn e rėndė kundėr shqiptarėve, personaliteti qė na mėson sesi duhen ndėrtuar marrėdhėniet brendashqiptare, me qėllim zhvillimin dhe prosperitetin nacional.

Pėr ta karkterizuar veprėn dhe filozofinė politike tė Ibrahim Rugovės, mundet qė tė renditen argumente tė pafund. Ato nuk mund tė shterohen nė njė libėr e as nė dhjetra e qindra tė tillė. Megjithatė sollėm nė vėmendje vetėm disa prej kėtyre mėsimeve qė dalin nga vizioni dhe pėrkushtimi i presidentit historik tė Kosovės.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-09, 09:28   #28
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Une tani kam Profetin tim!
(profeci,koincidenc apo rastesi)Ai quhet;Abraham-Ibrahim,(si i pari i njerzimit)..
Si perulem me as Muhamedit,as Jezusit...tani kam Profetin tim.
Profeti jon Ibrahim:lutem me emrin tend,i perulem urtesis tende deri ne amshim.

bofsh hajr Urat
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-09, 00:20   #29
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

hajr paq o sherri! a edhe PROFET yti a...?

ps: u ti notofsh ne t'mira, he...!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-09, 00:43   #30
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

me kalimin e kohes e me zhvillimin e disa ngjarjejeve esht duke u vertetue se ka qen BABA I KOMBIT SHQIPTAR nji vizionar i qeshtjes kombtare

meka e shqiptarve esht vendi ku pushon trupi i vizonarit te kombit DR IBRAHIM RUGOVES


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.