Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona e Argėtimit > Humori
Emri
Fjalėkalimi
Humori Lexoni e postoni barsaleta shqiptare dhe mos harroni tė qeshni!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-03-06, 06:34   #1
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim SERIALI i FORUMIT

Internet-Love story

Tė frymėzuar me serialet, nė Kosovė njerėzit kanė filluar tė shkruajnė, dhe jo vetėm tė shkruajnė por edhe tė “inskenojnė” “Love story”.
Ja njė rrėfim i vėrtetė tragjiko-komik nga Interneti.
Pėr hir tė ruajtjes sė identitetit tė viktimės (djaloshit nga Peja), emrin e tij dhe tė familjareve tė tij, qė pėrmenden nė letra nuk do ta zbuloj. Duhet theksuar se Marigona (Gonja), nė realitet ėshtė njė mashkull tjetėr nga Prishtina… Loja e zhvilluar nė fakt ėshtė njė Poker klasik (jo me letra).
Gjithēka ėshtė reale!




Episodi I (letra e pare)


GONJA & xxxx
From: “Antigona” < xxxxx@ya...>
Date: Tue Feb 5, 2002 5:5:07 am

Tung N…
Mund tė them qė koha qė e kalova me ty ishte e paharrueshme.
Me tė vėrtetė kurrė nuk jam kėnaqur aq shumė me askend ne chat sa me ty kėsaj radhe. Ti mė dukesh se je njeriu mė i sinqertė prej tė gjithė atyre me tė cilėt kam pasur rastin tė shkėmbej rreshta nė Internet.
Ka shumė gjėra qė do tė kisha patur dėshirė t’i dij pėr ty, e me siguri edhe ti je kurreshtar tė dijsh diēka mė tepėr pėr mua.
Unė jam njė vashė shtathedhur, e gjatė 1.75 cm, flokėt krrela-krrela bojė gėshtenje, sytė e gjelbėr dhe vetullat gajtan. Mė pėlqen sporti, posaqėrisht ai dimėror, si lėshimi me “bob” saja, kėrcimi me ski dhe biatlloni me gjuajtje me pushkė. Mė pėlqen muzika argėtuese, duke filluar prej Britni Spirs deri te motrat Halili. Kam passion pėr leximin e veprave tė Ismail Kadaresė, Mitrush Kutelit dhe Huan Antonio Samarzh-it. Kompjutori ėshtė njė prej hobive mė tė rinj tė cilėt i kam adaptuar kohėt e fundit, sė bashku me mbledhjen e salvetave nga restorantet e ndryshme tė botės dhe qendisjen e tenteneve dhe goblenave shumėngjyrėsh me pejsazhe kosovare. Flas disa gjuhė, si p.sh. shqip (natyrisht), kroatisht, anlisht, lihtenshtajnisht dhe poashtu. Mė pėlqen tė dal nėpėr fusha apo plazhe dhe tė eci zbathur me orė tė tėra. Kam pasion pėr grykėn e Rugovės dhe bukuritė e saj tė rralla natyrore tė papara nė botė. Mė vjen mirė qė je Pejan, dhe sė shpejti shpresoj tė kemi rastin tė shetisim nėpėr grykė dorė pėr dorė.

Prej gjėrave qė kisha dashur t;i dij pėr ty, mė sė shumti mė intereson se si dukesh. A je kokėfortė? A ke qenė i dashuruar marrėzisht mė parė, nė jetėn tėnde? A beson nė dashuri tė pėrjetshme? Sa e ke numrin e kėpucėve? A je adhurues i sportit apo politikės? A e sheh veten thellė nė zemėr si aventurist apo si seriozist? A beson nė jetėn pas vdekjes dhe reinkarnimin? Ēfarė shenje je nė Horoskop? Po tė ishe kafshė, a do tė preferoje tė ishe kali, shqiponjė, derr, lopė apo kengur? Cila ėshtė pėr ty ngjyra mė e dashur? A je xheloz?

Po e lė kaq pėr sonte, e shpresoj qė nesėr do tė kem mė shumė pyetje dhe pėrgjegje pėr ty.
Tė pėrshėndes me njė puthje nė faqe,
GONA

Nė episodin tjetėr Letra e N...


__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-03-06, 06:53   #2
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

Episodi II (letra e N…)
From: “N….” < xxxxx@ya...>
Date: Tue Feb 5, 2002 6:16 pm

Tung Gona!
Me vjen shume mire se ke shkruar. Me duhet te them se kam shume pershtypje te mira je nje vashe shume e sinqerte. Ka kohė qė kėrkoj njė llojė vashe sikur ty, po pėr fat tė keq deri mbrem s’kam pasur rastin ta njoftoj ndonjė si ty. Mendimi im pėr ty ėshtė se je nje vashe serioze me avtoritet.

Nuk di tani ku tja filloi te pėrgjigjem pytjev tua. Po mir unė jam njė djale me mendime serioze, nuk jam gjeloz, i dashuruar isha nje here ne nje vashe shqiptare por ajo u martua dhe me la anash kur une isha nė gjermani, mir po ajo pune e ka pase. Unė tani mendoj vetėm pėrpara.
Une jam gjithashtu djal me shtat, 1.89 m jam i gjatė, kam 83 kg, kam sy tė bojė kafes, flokė ngjyrė gėshtenje dhe jam njeri i sportit. Une e adhoroj futbollin, notin, vrapimin me kal dhe volibollin. Degjoj musik argetuese si: Hip Hop, Latino,
Musik argetuese ne gjuhen amtare.

Me pelqejne shume keta shkrimtare: NaimFrasheri, Gjergj Fishta, Fan Noli dhe shume te tjere.
Politiken nuk e kam ne gjak.
Nuk po dij qka te shkruaj me, me kohen do t’i tregoj te gjitha dhe shpresoj qė edhe ti mua tė mi tregojsh tė gjitha.

te pershendet me puthje ne faqe i dashuri N…
Ruje veten
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-06, 07:47   #3
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

Episodi III (letra e Gonės)
From: “Antigona….” < xxxxx@ya...>
Date: Web Feb 6, 2002 1:45 am

Me erdhi shuuume mirė qė ma ktheve pėrgjegjen aq shpejt. Nuk mė pritej ta dija se a do tė mė lajmrohesh prap apo jo. Kam dėshirė tė flaktė tė mbaj kontakt me ty permes Internetit fillimisht e mandej ndoshta edhe do tė takohemi njė ditė.
Prej asaj ēka mė shkruan, mua nuk mė besohet se nė botė ka mashkull i cili pėrshtatet me mendimet e mija, stilin si dhe shijen pėr gjėrat e bukura qė i ofron jeta. Mė pėlqen se je person qė mendon vetėm pėrpara, sepse ardhėmria ėshtė ajo e cila po na pret. E kaluara nuk ekziston mė pos nė mendjet tona, tė cilėn duhet mbajtur mend dhe duhet mėsuar prej gabimeve qė mund t’i kemi bėrė atėherė. Por prapseprap e kaluara nuk mund tė ndėrrohet dhe ardhmėria ėshtė ajo qė na pret krahehapur nė gjirin e saj.
Edhe unė jam njė person qė mendon se s’i ta ben jetėn sa mė interesante dhe mė tė ėmbėl duke menduar pozitivisht pėr ate qė na pret. Ndjenjat e mija, sidoqoftė, shporesojnė se ti do ta pėrbėsh njė pjesė shumė tė rėndėsishme tė jetės sime.
Me kėtė email vendosa tė ta dėrgoj edhe njė foto timen, tė cilėn e ka fotografuar motra ime Milingona, nė ballkonin e shtėpisė sė gjyshės nė qendėr tė Prizrenit. Shpresoj se fotoja do tė tė pėlqej. Siē po e sheh, atė ditė kam qenė e disponuar se kishte kaluar kohė e gjatė prejse e kisha parė atdheun dhe dhomėn e ngrohtė tė gjyshės. Nuk mund ta pėrshkruaj gėzimin qė e pėrjetoj sa herė ta kaloj pragun e derės sė gjyshės dhe e ndiej erėn e livandės nga Bullgaria tė pėrzier me aromėn e ēajit tė pėrveluar nė shporetin me dru.

Sa mė erdhi mirė qė tė pėlqen sporti. Unė jam shumė pasionare pėr aktivitete sportive. Jam e flaktė pėr futboll, gjithashtu. Mė pėlqejnė yjet e paharrueshėm tė futbollit si Zbignjev Bonjek, Doktor Sokrates, Piter Shilton, Skender Shengyli dhe Migjen Kelmendi. Mė pėlqen se si futbollistėt brazilian e kanė nga njė pseudonim, si Ziko,Pele etj. Ty a tė thėrrasin shokėt me ndonjė pseudonim interesant? A je i shpejt si delfin, i saktė sikur shigjetė dhe i zgjuar si njė kompjutor? Edhe mua kafshėt shumė mė pėlqejnė, sidomos kuajt. Pėr kėtė arsye edhe ti po mė pėlqen shumė. Gjithmonė kam ėndėrruar ta takoj njė mashkull i cili do tė mė merrte nė sheti nė shpindė tė kalit. Volejbollin e adhuroj poashtu, sidomos ate tė plazhit, ngase kur jam e zhveshur e ndiej veten se jam bashkuar me natyrėn. Nuk ka ndjenjė mė tė mirė se kur puhia e lehtė verore e plazhit tė Ulqinit e ledhaton trupin tim tė zhveshur nė muzg.
Kam dėshirė tė ma dėrgosh njė fotografi tėnden. Edhepse mendoj se je njeriu mė i pėrsosur qė kam takuar deri mė tani dhe e ndiej veten shumė tė lumtur pėr kėtė, kisha patur shumė dėshirė tė shoh se si dukesh qe ta kem njė pėrfytyrim komplet tėndin kur bie nė shtrat tė flej dhe nuk mė merr gjumi. Unė nuk jam person qė e vlerėson dikend sipas pamjes sė tij fizike. Unė mendoj se pasuria mė e madhe tek njeriu fshehet thelle nė shpirtin e tij. Deri sot, askush nuk mė ka lėnė pėrshtypje mė tė thella me aq pastėrti shpirtrore sa me ke lėnė ti! Nėse ke ndonjė ku tė duket pjesa e epėrme e trupit lakuriq, do tė kishte qenė edhe mė mirė. Njė tip sportist si ti medeomos se duhet t’a ketė trupin e njė atleti.

Nuk po di ē’tė shkruaj mė. Ėshtė bėrė vonė pėr mua nuk mė merr gjumi duke menduar nė ty. Kam dėshirė t’i di te gjithat pėr ty. Kam dėshirė tė mė tregosh pėr ēdo gjė qė tė shtin tė qeshesh dhe ēdo gjė qė tė shtin tė qajsh. A e adhuron filmin? Unė jam e flakėt pėr film. Filmi im mė i dashur pėr mua ėshtė Pulp Fiction dhe Lepuri me 5 kėmbė. Aktorėt mė tė dashur janė Al Paqino, Adem Mikullovci, Xhulia Roberts. Leze Qena, Petrit Selimi si dhe treshi pėrsheshi (kuptohet).

Sa jam gėzuar kur mė tregove se je adhurues i Fishtės, Naimit dhe Fan Nolit. Me siguri se edhe Asdrenin, Andon Zako Ēajupin edhe Naim Abazin i ke nė listėn e shkrimtarėve mė tė dashur. Unė i ēmoj shumė mashkujt tė cilėt lexojnė libra…
Por ata janė shumė tė rrallė. Ti, N… je thjesht njė person se vetėm kam ėndėrruar se do ta takoj njė ditė.
Shpresoj se ky email tė gjen edhe mė tė lumtur sot se qė ke qenė njė ditė mė parė, e tė nesėrmen do tė ndihesh edhe mė i lumtur se njė ditė mė herėt-qė do tė ishte dita e sotme.
Tė pėrshėndes duke tė puthur ngrohtė me kėto vargje tė Fishtes:
Ah! Po a’ e ėmbel fjala e saj,
porsi gjumi m’nji kerthi,
porsi dita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri,
edhe ndihet tue kumbue
porsi flata e Kerubimit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amėshimit.

Tė don deri nė amshim,
Gona!


[img]ttp://img215.imageshack.us/img215/6535/hilde3jt.jpg[/img]
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-06, 08:20   #4
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

Episodi IV (letra e N…)
From: “N….” < xxxxx@ya...>
Date: Web Feb 6, 2002 6:25 pm

Hi Gona!

Te pershendes nga zemra, dhe dua te falemenderoj per fotografin qe ma sjelle permes e-malit. Jame shume i kenaqur se ke deshire te mbashe kontakt me mua. Dhe kjo me jep shprese se ka vajza shqiptare te sinqerta ne kete bote me te cilat njeriu pa i par hiq fare apo kontaktue me to, mirret vesh me mire si me ato qe i njef prej hyrjes ne parashkollore. Mua me vjen mire se i do gjerat te cilat edhe une i dua. Une stju kam pergjegjur ende te gjitha pytjeve tua qe mi ke bere dhe per at arsye do ta bej ate kete here.
Ti deshte ta dish a jam i shpejt si delfini, i sakte si shigjeta dhe menqur si kompjuteri. Une mund te them pa e livduar veten se te triat me pershtaten mu.

Numrin e kembes e kam 42. Po te kasha mundesine per te qene shpez a kafsh nga te cilat ti ke propozue kisha pase deshire tė jem SHQIPONJE sepse shqiponja eshtė njė shpese i cili jeton neper bjeshket tona te nemura dhe une ato bjeshke shume i adhuroj, gjithashtu edhe ujin e tyre te ftohte i cili me kenaq zemren time te permalluar per atdheun tone te bukur. Shenja ime ne horoskop eshte shigjetari dhe me kete shpresoj qe do te bindesh se jam i sakte sikur shigjeta.

Une jam nje njeri qe beson ne dashuri te perjetshme mir po kjo do te jete e mundshme kur dy persona qe duhen ta respektojne njeri tjetrin ndryshe sdo te kete dashuri te perjetshme. Te ne shqiptaret ka edhe dashuri per ftyre (nese mundesh ta kuptosh). Po gjithashtu besoj ne nje jete pas vdekjes. Kurse ngjyra ime me e dashur eshte ngjyra e kaltėr, ndėrsa numri im mė i dashur ėshtė numri 7. Unė kam dėshirė tė di ēfarė punojnė prindėrit e tu, si e ke mbiemrin, qfare ben ti, si duhet te duket djali i ėndrrave tua tė cilin ti dėshire ta njofshe. Unė jam duke bėrė njė zanat si xxxxxxxxxxx, kurse babain e kam Ing. Xxxxxxx, e nėna ėshtė shtėpiake. Ti mundesh tė mė pėrgjegjesh edhe atyre pytjev tė cilave une iu pėrgjigja. Unė kam dėshirė poashtu ta di kur e do tė shkosh nė Kosove? Antigona me fal por se kam mundesin ta dėrgoj njė fotografi se nuk kame scaner mu ka prish. Me fal por duhet te pritesh pak, une do ta sjelli gjithqysh nje fotografi Ty(patjeter me beso).

Te pershendet me nje puthje te ngrohte N….

P.S. Me shkruaj e dashurė. (I love you)
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-06, 21:34   #5
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

Episodi V (letra e Gonės)



From: “Antigona” xxxx@ya...
Date: Thu Feb 7, 2002 3:32 am
Subjekt: Re: I love you in my dreams lady?

N… idashur,
Nuk mund ta pėrshkruaj sa me padurim po i pres emailat e tu. Pakėz u dėshprova qe ky i fundit nuk ishte i shoqėruar me njė fotografi tėndėn, po ti ma spjegove mirė situatėn e skenerit dhe do tė tė mbaj nė besė se kėtė javė do tė mi dėrgosh disa foto tua (sidomos ate tė zhveshur prej rripit e perpjetė).
Kur i lexova pėrgjigjet tua nuk u besova syve tė mi edhe gjymsė ore mu desh tė vij nė vehte. Nuk mu besonte se dikush mund tė mė pėrshtatet aq shumė sikur ti qe mu ke pėrshtatur mua. Po e ndiej vetėn tė pėrputhur me ty sikurse njė lugė e supės qė ėshtė e mbėshtetur nė lugėn tjetėr nė kuzhinėn e gjyshės sime nė Prizren. Ti mė
dukesh sikur njė ēelės i cili mund ta hapė vetėm njė dry nė tėrė botėn-mua.
Unė i adhuroj shqiponjat, jo vetėm se vij prej njė vendi ku ato janė simboli ynė, por edhe se ato e kanė njė karizmė tė fshehur tek njerėzit intelegjent dhe tė hareshėm sikur une dhe Ti. I vetmi dallim qė po e gjej nė mes meje dhe teje ėshtė numri i kėmbės! Unė e kam 39.5, por kjo edhe nėkuptohet ngase unė jam femėr e ti mashkull, prandaj nuk mė bezdis aspak. Unė gjithashtu besoj nė dashuri tė pėrjetshme, e cila arrihet respekt reciprok, vetkėnaqėsi fizike dhe energji kozmike pozitive. Ēka mė bėri tė habitem ishte numri yt i fatit! Ėshtė pėr t’u mos besuar, por edhe unė numrin 7 e kam numėr tė fatit! Kur mbeti nėna ime shtatzėnė me mua i kishte 21 vjet (qė plotpjestohet me 7), jam e lindur me 7 shtator, pra nė muajin e shtatė, Borėbardha dhe 7 shkurtabiqat ishte pėrralla ime mė e dashur. Me 7 vjet kam filluar tė shkoj nė shkollė, e dua ēdo ditė tė javės (e ato janė 7) si dhe i kam 7 anėtarė tė familjes. Siē po e sheh, numri 7 mė pėrcjell ēdokund dhe mė bjen fat. Bile po e ndiej veten shumė fatlume nė kėtė moment se ėshtė data 7 shkurt dhe e kam ndjenjėn se sot do ta pranoj njė email tė shkėlqyeshėm prej teje (shpresoj se do ma dėrgosh edhe foton e premtuar).
Siē tė thash pakėz mė herėt, familja ime pėrbehet prej 7 antarėve. Prindėrit, 4 motrat dhe vėllaun tim i dua dhe i ēmoj pa masė dhe jam e lumtur se jam anėtare e nje familjeje aq kompakte dhe mpozante. Nėna mė quhet Nekibe dhe punon si daktilografiste nė repartin e psikofizikės nė kompaninė e njohur “Toshiba” nė Londėr. I ati quhet Myrtez, dhe ėshtė biēiklist profesional dhe garon pėr ekipin “Twickenhaim CC”. Ai ėshtė i flaktė pėr sport. Mbiemrin e kemi Haxhibuleshkaj, me prejardhje nga rrethi i Prizrenit. Jemi 5 fėmijė, 4 vasha dhe njė djalė :Milingona, Antigona, Marigona, Egzona dhe Maradona. Vėllau im i vetėm Maradona, ka lindur mė 22 qershor 1986.


(kjo letėr) Vazhdon……
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-03-06, 18:16   #6
intelektualja
 
Anėtarėsuar: 25-12-05
Vendndodhja: zakonisht te shpija
Postime: 320
intelektualja e ka pezulluar reputacionin
Gabim

kesaj pune o poker i thon : "margaritas ante porkas"!
__________________
[B][FONT=Comic Sans MS][SIZE=3]o zot e lumja une per veti sa e mencme jam![/SIZE][/FONT][/B]
:smile: :cool: :cool:
intelektualja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.