Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-03-07, 00:19   #31
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Komentimi i kaptinės “El-Kafirun”



قُلْ يَاأَيُّهَا الْكَافِرُونَ. لا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُون. وَلا أَنْتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُد.

وَلا أَنَا عَابِدٌ مَا عَبَدتُّم. وَلا أَنْتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُد. لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِين.



1. “Thuaj:O ju pabesimtarė!

2. Unė nuk adhuroj atė qė adhuroni ju!

3. As ju nuk jeni adhurues tė Atij qė adhuroj unė!

4. Dhe unė kurrė nuk do tė jem adhurues i asaj qė adhuroni ju!

5. Po as ju nuk do tė jeni adhurues tė Atij qė adhuroj unė!

6. Ju keni fenė tuaj (qė i pėrmbaheni), e unė kam fenė time (Islamin, qė i pėrmbahem)!”



Kaptina “El-Kafirun” ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas sures “El-Maun” dhe ka gjithsej 6 ajete. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 109.

Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abasi se kjo kaptinė ka zbritur nė Mekė. Tė kėtij mendimi janė edhe Abdullah ibn Mes’udi, Hasen el Basriu dhe Ikrimja.[1]



Emėrtimi i kėsaj kaptine.

Kjo kaptinė ėshtė emėrtuar “El-Kafirun”, sepse Allahu xh.sh. e ka urdhėruar tė Dėrguarin e Tij, Muhammedin a.s., qė t’u drejtohej haptazi pabesimtarėve-idhujtarėve me fjalėt se ai kurrė nuk kishte adhuruar dhe as qė do tė adhuronte atė qė idhujtarėt adhuronin prej idhujve.

Kjo kaptinė nga komentatorėt njihet edhe me disa emėrtime tė tjera: “El-Munabedhetu”, “El-Beraetu” dhe “El-Mukashkashe”.[2]



Vlera e kėsaj kaptine
Kaptina “El-Kafirun” ka njė vlerė tė madhe, sepse vetė i Dėrguari i Allahut kėtė e ka potencuar nė shumė hadithe tė tij.

- Transmeton Tirmidhiu nga Enes bin Maliku se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kaptina el-Kafirun ka vlerėn e ¼ sė Kur’anit…”

- Transmetojnė Muhammed bin Nasri dhe Taberaniu nė “Evsat” nga Ibn Umeri se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Surja (Kul huvallahu ehad) ka vlerėn e 1/3 sė Kur’anit kurse surja (Kul ja ejjuhel kafirun) ka vlerėn e ¼ sė Kuranit”.

-Transmeton Taberaniu nga Habelete bin Haritheh tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.: “Kur tė shtrihesh pėr tė fjetur kėndoje: (Kul ja ejjuhel kafirun) deri nė fund, sepse ajo ėshtė pastrim (dlirėsi) nga idhujtaria”. Tė njėjtin transmetim nga Habelete e pėrcjell edhe Ahmed ibn Hanbeli.

- Muslimi nė “Sahihun” e tij shėnon nga Xhabiri se Resulullahu s.a.v.s. nė dy rekatet e namazit pas tavafit i kėndonte (Kul ja ejjuhel kafirun) dhe (Kul huvallahu ehad).[3]

Po ashtu Muslimi nė “Sahihun” e tij transmeton nga Ebu Hurejra se kėto dy sure i Dėrguari i Allahut i kėndonte edhe nė namazin (farzin) e sabahut.[4]

Tė njėjtin transmetim nga Ibn Umeri e pėrcjellin edhe Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxhe.[5]

- Transmeton Hakimi nga Ubejj bin Ka’bi se i Dėrguari i Allahut nė namazin e vitrit kėndonte kaptinat: (Sebbih isme rabbikel a’la), (Kuj ja ejjuhel kafirun) dhe (Kul huvallahu ehad)[6]



Shkaku i zbritjes sė kaptinės
Kjo kaptinė ka zbritur nė lidhje me njė grup tė parisė kurejshite, konkretisht pėr Velid bin Mugiren, As bin Vailin, Esved bin Abdulmuttalibin dhe Umejje bin Halefin, tė cilėt erdhėn tek Resulullahu s.a.v.s dhe i thanė: “O Muhamed, eja tė bėjmė njė marrėveshje mes nesh. Ti pasoje fenė tonė, e ne do ta pasojmė tėnden. Ti do tė adhurosh zotat tanė njė vit, kurse ne do ta adhurojmė Zotin tėnd vitin tjetėr. Nėse kjo (fe), me tė cilėn ke ardhur ti, ėshtė mė e mirė se ajo (fe) qė kemi ne, atėherė do tė tė bashkohemi dhe do tė tė pasojmė ty, po, nėse del se feja jonė ėshtė mė e mirė se jotja, atėherė ti do tė na bashkohesh neve dhe do ta pasosh fenė tonė. Atėherė i Dėrguari i Allahut u tha: “Ruajna Zot, kėrkoj mbrojtje prej Tij qė tė mos i bėj shoq Atij”, pas tė cilave fjalė zbriti kjo kaptinė: (Kul ja ejjuhel kafirun). Tė nesėrmen i Dėrguari i Allahut shkoi nė Qabe, ku ishin tė pranishėm tėrė paria e kurejshėve dhe ua lexoi kėtė kaptinė nė tėrėsi, kėshtu qė ata humbėn shpresat pėr ndonjė marrėveshje ose kompromis.”[7]

Nė lidhje me kėtė distancim tė Resulullahut ndaj propozimit tė tyre, na flet edhe njė ajet tjetėr kuranor, i zbritur mu pas kėsaj ndodhie dhe pas kėsaj sureje: “Thuaj: O ju injorantė, a mos vallė mė thirrni tė adhuroj tjetėr, nė vend tė Allahut?” (Ez-Zumer 64)



Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake “El-Kevther”
Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake “El-Kevther”, ėshtė e fuqishme pėr faktin se, nė suren paraprake, Allahu xh.sh. e urdhėroi tė Dėrguarin e Vet qė namazin dhe flijimin ta bėnte vetėm pėr Zotin, meqenėse i kishte dhėnė atij shumė tė mira nė kėtė botė, po edhe nderim tė lartė nė Ahiret, kurse nė kėtė kaptinė tash urdhėrohet drejtpėrdrejt nga i Lartmadhėrishmi qė pabesimtarėve t’ua thotė haptazi se ai (Muhamedi) nuk ka qenė, nuk ėshtė dhe as qė do tė jetė ndonjėherė adhurues i idhujve qė adhuronin ata, po as ata nuk kanė qenė, nuk janė dhe as qė do tė jenė ndonjėherė adhurues tė Atij qė adhuron ai. Do tė thotė, ėshtė njė distancim i hapur nga ai besim i gabuar i kurejshėve, tė cilėt fenė e pastėr tė Ibrahimit a.s. e kishin shndėrruar nė fe pagane.

Kjo kaptinė, sipas Rraziut, ka edhe njė lidhmėri tjetėr interesante; ai thotė: “Nė fillim tė paraqitjes sė Islamit, kėrkohej njė lloj kujdesi qė tė mos nxitej ndonjė konflikt me idhujtarėt, por pasi qė Allahu xh.sh. forcoi tė Dėrguarin e Vet me suren “El-Kevther”, sidomos me ajetet: “Inna a’ėtajnakel kevther” dhe “Inne shanieke huvel ebter”, Allahu prej kėtij momenti sikur ta urdhėronte tė Dėrguarin a.s.: Mos ua ki frikėn mė atyre pabesimtarėve, por distancohu nga besimi i verbėr i tyre dhe thuaju troē duke i thirrur me emrin e shėmtuar qė e meritojnė: “O ju pabesimtarė…”![8]



Koment:

قُلْ يَاأَيُّهَا الْكَافِرُونَ. لا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُون. وَلا أَنْتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُد
1. “Thuaj:O ju pabesimtarė!

2. Unė nuk adhuroj atė qė adhuroni ju!

3. As ju nuk jeni adhurues tė Atij qė adhuroj unė!

Rrethanat nė tė cilat filloi misionin e tij Muhamedi a.s., vėrtet ishin rrethana tė ngrysura. Ēdo gjė dukej aq e errėt dhe aq e pashpresė. Nė ēdo anė hasje vlera tė nėpėrkėmbura tė moralit. Arsyeja e shėndoshė njerėzore kishte humbur nėpėr atė mjegullinė devijimesh nga mė tė ndryshmet. Njerėzit ishin shndėrruar nė robėr tė epshit dhe tw besimeve tė kota. Shejtani absolutisht kishte mbizotėruar zemrat e tyre. Nga zemrat e njerėzve kishte humbur kuptimi i mėshirės dhe i mirėsisė. Ishin shkėputur lidhjet vėllazėrore dhe ato farefisnore. Ligji i tė fortit sundonte kudo. Por, mbi tė gjitha, nga feja e pastėr e Ibrahimit a.s., e cila ishte trashėguar me shekuj e breza ndėr arabėt, kishin mbetur vetėm relikte, sepse tashmė ajo fe ishte shndėrruar nė njė fe tėrėsisht pagane. Pėr ēudi, njerėzit u besonin dhe adhuronin idhuj nga mė tė ndryshmit, idhuj qė me duart e veta i punonin, i skalitnin ose gdhendnin. Dhe, deshi Allahu i Plotfuqishėm tė ndryshonte kėtė gjendje duke dėrguar udhėrrėfyesin pėr njerėzinė, dritėn e kėtij ymeti,- Muhamedin a.s., tė cilin e zgjodhi nga mesi i kėtij populli kaq tė humbur, sepse megjithatė, tek disa prej tyre ende kishte ngelur pakėz arsye e shėndoshė, dhe ata mezi pritnin njė dritė qė t’i udhėzonte pėr tė dalė nga kjo errėsirė e pashpresė. Arabėt e kishin kuptuar nga ēifutėt se po pritej ardhja e njė tė dėrguari tė Allahut, por kurrė nuk do t’u kishte shkuar ndėr mend se ai mund tė ishte ndonjė i varfėr, aq mė pak njė jetim. Ata mendonin se i Dėrguari do tė duhej tė ishte ndonjėri prej parisė sė tyre, ndonjė i pasur me autoritet nė popull. Kėto dėshira tė tyre na i dėfton edhe Allahu xh. sh. nė Kur’an:

“Pastaj thanė: Pėrse tė mos i ketė zbritur ky Kur’an njė njeriu tė madh nga dy qytete?” (Ez-Zuhruf, 31).

Ata dėshironin kėshtu, por Allahu dėshiroi diēka tjetėr. Misionin ia besoi njė njeriu besnik, balli i tė cilit kurrė nuk qe pėrulur para idhujve, njė njeriu ndoshta jo tė pasur, por njė njeriu tė moralshėm, tė cilin vetė ata pabesimtarė e kishin quajtur “El-Emin”-“besnik”. Kėtij njeriu i cili kur e lutėn pabesimtarėt qė si kundėrshpėrblim pėr lėnien e kėsaj feje tė re, do ta martonin me vajzėn mė tė bukur tė Mekės, do ta bėnin mė tė pasurin prej tyre, dhe madje do ta bėnin prijės tė tyre, - u tha jo. Jo, sepse zemra e Muhamedit a.s. ishte mbushur me dritėn e imanit. Asnjė pasuri e kėsaj bote nuk mund ta joshte pėr ta braktisur atė me tė cilėn e kishte ngarkuar Mėshirėploti, prandaj edhe u tha kurejshėve. “Pėr Zotin, po tė ma zbritnit edhe Diellin nė krahun e djathtė e Hėnėn nė tė majtin, unė kurrė nuk do ta braktis kėtė fe, derisa tė mos shkatėrrohem, ose derisa tė mos vendosė Allahu ndryshe”.

Dhe, mu pėr kėtė shkak, edhe kjo kaptinė qė po e komentojmė, quhet “El-Beraetu”- “Dėlirėsi dhe distancim nga kufri”.

Kur pabesimtarėt e panė kėtė kėmbėngulje tė Muhamedit a.s., u munduan ta merrnin edhe njė herė me tė mirė, kėsaj radhe me dinakėri, duke i propozuar atij njė lloj kompromisi, qė ai tė adhuronte idhujt e tyre njė vit, e pastaj vitin tjetėr ata ta adhuronin Allahun, dhe pas kėsaj periudhe dyvjetėshe, tė vendosnin se nė cilėn fe do tė qėndronin. Mirėpo, pėrgjigjja e Allahut ishte e shpejtė dhe shumė e qartė: Nuk ka kompromis me pabesimtarėt. Prandaj edhe pasoi urdhri hyjnor pėr Muhammedin a.s.:

“Thuaj:O ju pabesimtarė! Unė nuk adhuroj atė qė adhuroni ju! As ju nuk jeni adhurues tė Atij qė adhuroj unė!”

Nėse ndalemi tek kuptimi etimologjik i fjalės “kufr”, do tė shohim se kjo fjalė rrjedh nga rrėnja “kefere”- qė do tė thotė tė mbulosh, tė mohosh diēka etj. E nė kėtė rast nėnkupton mbulimin, mohimin e imanit me kufėr-mosbesim, apo mbulimin e dritės me errėsirė.

Mu pėr kėtė arsye fjala “kafir” – “pabesimtar” ose “kufėr” – “pabesim” shpreh shprehjen mė tė vrazhdė me tė cilėn mund tė cilėsohet dikush prej krijesave. E si tė mos cilėsohet kėshtu, kur ai mohon Krijuesin e tij-Allahun xh.sh., i Cili i dhuroi shpirtin, jetėn dhe gjallėrinė?!

S’ka dyshim qė kjo sure pėrmban aktin mė tė lartė tė dėlirėsisė dhe tė largimit nga pabesimi dhe ithtarėt e tij, sepse thjesht besimtarėt dhe pabesimtarėt janė dy anė qė nuk mund tė puqen e tė takohen kurrė mes vetes. Pabesimtarėt janė njė “botė” tjetėr, e besimtarėt janė botė tjetėr, kėshtu qė nuk mund tė ketė kurrsesi ndonjė afrim nė mes tyre, sepse ata i ndan njė vijė e theksuar demarkacioni..

Sigurisht, nė kėto raste mund tė lindin shumė pyetje, si p.sh.: Pse Allahu e urdhėroi Muhammedin a.s. qė me kaq transparencė dhe nė mėnyrė kaq tė drejtpėrdrejtė t’u drejtohej mushrikėve me fjalėt “o ju kafira-pabesimtarė”, kur dihet se ai ishte dėrguar nga Allahu xh.sh. mėshirė pėr botėt dhe pėr mbarė njerėzinė? Pėrgjigjja qėndron nė faktin se vetė urdhri hyjnor : “Thuaj!” , na bėn me dije se Allahu xh.sh. vendosi qė tė bėnte tė qarta pėrfundimisht doktrinat dhe konceptet e tė dy grupeve: besimtarėve dhe pabesimtarėve. Me anė tė kėsaj sureje dhe tė kėtyre ajeteve, u bė qartė njė dallim nė mes monoteizmit tė pastėr (tevhidit) dhe politeizmit (idhujtarisė). Do tė thotė, nuk ka lajka, nuk ka kompromise. Drita dhe fjala e Allahut nuk mund tė krahasohen me fjalėt dhe besimet e kota tė idhujtarėve, tė cilėt nė vend tė Allahut adhuronin statuja nga guri e druri.

Sipas Sha’raviut, kjo sure nėnkupton shkėputjen definitive tė marrėdhėnieve nė mes besimtarėve dhe pabesimtarėve. Madje ai bėn kėtu njė krahasim me kohėn tonė dhe marrėdhėniet midis shteteve, dhe thotė: Kjo sure nėnkupton “shkėputjen, ndėrprerjen apo ngrirjen e marrėdhėnieve diplomatike”, sepse mė nuk ka mbetur vend pėr ndonjė mirėkuptim apo marrėveshje, do tė thotė janė shterur tė gjitha mundėsitė e ndonjė gjetjeje tė kompromisit nė mes dy grupeve.[9]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 21-03-07, 00:20   #32
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Kafirun”-perfundim

وَلا أَنَا عَابِدٌ مَا عَبَدتُّم. وَلا أَنْتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُد
4. Dhe unė kurrė nuk do tė jem adhurues i asaj qė adhuroni ju!

5. Po as ju nuk do tė jeni adhurues tė Atij qė adhuroj unė!

Pėrsėritja e sėrishme, pothuaj identike e ajeteve 2-3: me ajetet 4-5, ėshtė e qėllimshme dhe madje theksohet nė mėnyrė bindėse me qėllim tė eliminimit tė tė gjitha mundėsive tė dyshimit dhe tė keqinterpretimit. Nė anėn tjetėr, kjo sure vėrtet ishte njė provokim i hapur kundėr idhujtarėve, por, pėr tė arritur kėnaqėsinė e Allahut, rruga ėshtė plot vuajtje dhe sakrifica.

Ajetet 4-5, sipas komentatorėve, janė ripėrsėritje e fuqishme dhe theksohen pėr ta pėrforcuar faktin se Muhamedi a.s. kurrė nuk kishte qenė adhurues i idhujve, as para shpalljes, por kurrė nuk do tė jetė adhurues i tyre as nė tė ardhmen, sikundėr qė idhujtarėt nuk janė adhurues tė Allahut, por as nė tė ardhmen nuk do tė jenė adhurues tė Tij, sepse zemrat e tyre ishin tė vulosura me damkėn e kufrit. Ata vetė kishin zgjedhur njė rrugė tė tillė, do tė thotė ishte vendim i tyre qė tė mos pranonin imanin, dhe tė shpėtonin.



. لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِين
6. Ju keni fenė tuaj (qė i pėrmbaheni), e unė kam fenė time (Islamin, qė i pėrmbahem)!”

Ajeti i fundit i kėsaj sureje, shpreh nė mėnyrėn mė tė fuqishme butėsinė, tolerancėn dhe mosimponimin e besimit me dhunė. A nuk thotė Allahu xh.sh. “Nė fe nuk ka dhunė (imponim). Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota”, (El-Bekare, 256)

Tė kota ishin pėrpjekjet e armiqve tė Islamit nėpėr shekuj, ta paraqisnin atė si fe ekspansioniste, si fe tė pėrhapur nėn tehun e shpatės, sepse njė gjė e tillė ėshtė e papranueshme. Madje njė fakt tė tillė, edhe pse kundėr dėshirės sė tyre, e pranojnė edhe vetė historianėt me renome botėrore, tė cilėt urrejtja patologjike ndaj Islamit, i kishte shtyrė tė falsifikonin shumė tė dhėna historike. Madje, edhe sot mund tė bindemi se Islami jo nga imponimi por nga bindja, ka filluar gradualisht tė pėrhapet edhe nė botėn “perėndimore”, dhe ky fakt ka filluar t’i tmerrojė qarqet e ndryshme botėrore. Por, tė kota do tė jenė pėrpjekjet e tyre pėr ta ndaluar shtrirjen e tij, sepse Islami nuk ėshtė pjellė e imagjinatės njerėzore, se Kur’ani nuk ėshtė fjalė njerėzore, por fjalė dhe mesazh i fundit hyjnor drejtuar botės mbarė.

Allahu xh.sh. nė Kur’an thotė: “Ata duan ta shuajnė dritėn e Allahut me gojėt (fjalėt) e tyre, po Allahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e Vet, edhe pse kėtė e urrejnė pabesimtarėt” (Es-Saff, 8).

Dikush mund tė pyesė: Pse nė ajetet e para tė kėsaj sureje vėrehet ashpėrsia ndaj pabesimtarėve, kurse nė ajetin e fundit: “Ju keni fenė tuaj (qė i pėrmbaheni), e unė kam fenė time (Islamin, qė i pėrmbahem)!” , vėrehet qartė njė ton shumė mė i butė, nė stilin:”ju tuajėn e unė timen”. Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: Nė ajetet e para kemi tė bėjmė me distancim nga pabesimi, ose thėnė mė shkurt, nga mėnyra e ēoroditur e besimit pagan, tė cilėt adhuronin idhujt, pėr t’iu afruar Allahut, kurse kėtu gjen shprehjen vullneti i lirė i njeriut. Kush dėshiron, beson, e kush nuk do, atėherė nuk ka dhunė nė fe, prandaj zbriti ajeti nė kėtė formė: “Ju keni fenė tuaj (qė i pėrmbaheni), e unė kam fenė time (Islamin, qė i pėrmbahem)!”.

Nė anėn tjetėr disa dijetarė shkojnė nga ajo se Muhamedi a.s. ishte urdhėruar t’ua thotė idhujtarėve qartė, ju keni kufrin tuaj kurse unė besimin e pastėr.

Po ashtu disa dijetarė kanė shkuar nga ajo se ky ajet ėshtė abrroguar me ajetet e luftės, porse ky mendim nuk ka mbėshtetje tė fortė, sepse ajeti nė fjalė nuk ėshtė shfuqizuar, por qėllimi kėtu ėshtė kėrcėnimi i idhujtarėve, tė cilin lloj kėrcėnimi e hasim shpesh nė disa ajete kuranore, si:

“Ata qė sulmojnė argumentet Tona, nuk mund tė fshihen. Pra, a mė mirė i ka punėt ai qė do tė hudhet nė zjarr, apo ai qė nė Ditėn e Kiametit vjen i sigurt? E ju pra, veproni si tė dėshironi, e ta dini se Ai (Allahu) sheh atė qė punoni” (Fussilet, 40)

Apo ajeti tjetėr:

“Po nėse ata tė pėrgėnjeshtrojnė ty, thuaj: “Mua mė takon (shpėrblimi nga) vepra ime, e juve veprimi juaj , ju nuk pėrgjigjeni pėr atė qė bėj unė, e as unė pėr atė qė bėni ju.” (Junus, 31),

ose ajeti tjetėr:

“Ne kemi veprat tona e ju tuajat” (El-Kasas, 55)

Pra, qė tė gjitha kėto ajete sikur edhe ajeti i 6 i kaptinės “El-Kafirun”: “Ju keni fenė tuaj (qė i pėrmbaheni), e unė kam fenė time (Islamin, qė i pėrmbahem)!”, nė vete pėrmbajnė njė lloj kėrcėnimi, e jo miratim apo pėlqim me fenė e pabesimtarėve, sepse feja e vetme e zbritur dhe e pranuar tek Allahu, ėshtė Islami, fe e cila pėrcolli njerėzimin qė nga hapi i parė i tij nė sipėrfaqen e kėsaj toke, qė nga Ademi a.s. e deri tek i fundit prej tyre Muhamedi a.s.. Dhe kjo fe, me lejen dhe dėshirėn e Allahut xh.sh., do tė vazhdojė ta shoqėrojė njerėzimin deri nė hapin e fundit tė tij nė kėtė botė.



Porosia e kėsaj sureje:

- Nė kėtė sure sheshohen dallimet nė esencė ndėrmjet imanit dhe kufrit. Kėto dy komponente asnjėherė nuk mund tė bashkohen, sepse janė dy gjėra diametralisht shumė tė kundėrta mes vetes.

- Pabesimtarėt, tė ēfarėdo lloji qofshin ata, tė gjithė janė njėsoj nė armiqėsinė e tyre ndaj Islamit, andaj duhet pasur kujdes dhe nuk duhet bėrė ndonjė kompromis me ta nė ēėshtjet qė janė kundėr interesave tė Islamit dhe tė muslimanėve.

- Islami ėshtė feja e vetme e vėrtetė, e zbritur pėr ta udhėzuar njerėzimin gjatė shtegėtimit tė tij nė kėtė botė dhe e vetmja fe e pranuar tek Allahu i madhėrishėm. Allahu xh.sh. nė Kur’an thotė:

“Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).
Prandaj ai qė nė ēfarėdo mėnyre shtrembėron parimet e kėsaj feje, i mohon ato pjesėrisht apo nė pėrgjithėsi, konsiderohet i dalė nga feja islame – kafir, dhe do ta marrė ndėshkimin e merituar nesėr nė Ditėn e Gjykimit.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Imam Shevkaniu, “Fet’hul Kadiir” vėll.V, fq. 511

[2] Dr. Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Munir”, vėll XXX, fq. 437

[3] Muslimi nė kreun mbi Haxhin (147/1218)

[4] Muslimi nė kapitullin mbi namazin e udhėtarit (98/726)

[5] Ahmedi (2/24); Tirmidhiu nė kapitullin mbi namazin fq. 417; Nesaiu (2/170); Ibn Maxhe nė kreun mbi namazin (1149).

[6] “Fet’hul Kadir”, vėll. V, fq. 511.

[7] Ebul Hasen el Vahidi en Nisaburi “Esbabu-n Nuzul”, fq.261, Bejrut, pa vit botimi

[8] Fahru Rraziu “Mefatihul Gajb”, vėll.32, fq. 137.

[9] Muhamed Mutevel-li Sha’ravi “Tefsir suretul Maun, El-Kevther, El-Kafirun”, fq. 47, Kajro 1980.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-07, 16:59   #33
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Kevther”

Komentimi i kaptinės “El-Kevther”






إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ

فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ

إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الأَبْتَرُ



1. “Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira.

2. Andaj, ti falu pėr hir tė Zotit tėnd dhe pre kurban!

3. E s’ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur”

(El-Kevther, 1-3)



Kaptina “El-Kevther” ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas sures “El-Adijat” dhe ka gjithsej 3 ajete

Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abbasi, Ibn Zubejri dhe nga Aisheja, se kaptina “El Kevther” ka zbritur nė Mekė.[1]

Nė anėn tjetėr, Hasan el Basriu, Ikrimja, Muxhahidi dhe Katadeja janė tė mendimit se kjo kaptinė ka zbritur nė Medinė; kėtė mendim e pėrkrah edhe Ibn Kethiri.[2]

Sidoqoftė, mendimi i parė ėshtė mė i pranuari, d.t.th. se kjo sure ka zbritur nė Mekė, ani pse nuk pėrjashtohet mundėsia qė kjo sure tė ketė zbritur dy herė, njė herė nė Mekė e pastaj edhe nė Medinė.[3]



Emėrtimi i kėsaj kaptine.

Kjo kaptinė ėshtė emėrtuar “El-Kevther”, sepse qysh nė ajetin e parė tė saj, Allahu xh.sh. i drejtohet tė dėrguarit tė Tij me pėrgėzimin: “Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira” . Fjala “Kevther” kėtu pėrfshin mirėsitė e shumta e tė pakufishme (mendim ky i Ibn Abbasit), nga tė cilat mirėsi ėshtė edhe lumi apo kroi “Kevther”, njė prej lumenjve mė madhėshtorė tė Xhennetit qė i ėshtė premtuar Muhammedit a.s.[4]



Shkaku i zbritjes sė kaptinės
Kjo kaptinė ka zbritur nė lidhje me As bin Vail es-Sehmiun, njė prej armiqve mė tė pėrbetuar tė Muhammedit a.s..

-Transmetohet nga Ibn Abbasi se As bin Vail es Sehmiu, njė ditė e kishte takuar tė Dėrguarin e Allahut nė tė dalė tė Qabesė dhe kishte ndėrruar disa fjalė me tė. Kur As bin Vaili u afrua pranė parisė kurejshite nė oborrin e Qabesė, ata e pyetėn: Me kė bisedove pak mė parė? Ai me njė sarkazm u qe pėrgjigjur: Po flisja me atė farėsosurin (ebterin), duke aluduar Muhammedin a.s., tė cilit kohė mė parė i kishte vdekur i biri Abdullahu. Nė kohėn e injorancės arabėt kishin njė zakon tė keq, qė personin i cili nuk kishte djalė–pasardhės, ta quanin me emrin “ebter”– farėsosur.

-Po ashtu ka edhe njė transmetim qė transmetohet nga Ibn Abbasi, se As bin Vail es Sehmiu, kur kalonte pranė Muhammedit a.s., i thoshte: “Unė tė urrej, sepse ti je njeri pa trashėgimtar-farėsosur”, dhe pėr kėtė shkak Allahu xh.sh. zbriti kėtė kaptinė.

-Po ashtu pėr As bin Vail es-Sehmiun thuhet qė nė njė tubim tė kurejshėve, ku ishte pėrmendur emri i Muhamedit a.s., nga zemrimi kishte thėnė: “Lereni dhe mos e pėrmendni mė. Ai ėshtė njeri farėsosur dhe pa trashėgimtar. Me vdekjen e tij merr fund ēdo gjė, dhe pastaj do tė jeni tė qetė nga ai”, dhe pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. e zbriti kėtė kaptinė.[5]



Lidhmėria e kėsaj kaptine me kaptinėn paraprake “El-Maun”
Kjo kaptinė ka lidhmėri mė tė fuqishme me suren paraprake, se ndoshta tė gjitha suret e tjera nė Kur’an.

Nė kaptinėn “El-Maun” Allahu xh.sh. pabesimtarėt dhe munafikėt, tė cilėt e mohojnė shpėrblimin dhe ndėshkimin e Ahiretit, I dallonte pėr katėr cilėsi:

1. pėr koprraci nė ajetin:”ve la jehuddu ala tamil miskin” - “dhe nuk nxit (tė tjerėt) pėr ta ushqyer tė varfrin”, pastaj

2. pėr lėnien e namazit nė ajetin: “El-ledhine hum an salatihim sahun” – “tė cilėt janė tė shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre”, pastaj

3. pėr hipokrizi para syve tė botės nė ajetin: “El-ledhine hum juraune” – “e qė shtiren (sa pėr sy e faqe para botės)”, dhe, nė fund,

4. pėr ndalimin e lėmoshės, zekatit dhe tė ndihmave tė tjera nė pjesėn e fundit tė po kėtij ajeti tė shtatė: “ve jemneunel maun” – “dhe nuk japin ndihmė rasti (apo hua as gjėrat mė tė nevojshme jetėsore)!”

Kurse nė suren “El-Kevther” Allahu, kundruall kėtyre katėr cilėsive tė hipokritėve dhe pabesimtarėve, ka pėrmendur katėr cilėsi tė Resulullahut s.a.v.s.

1. P.sh. nė ajetin e parė, i Dėrguari a.s. pėrgėzohet me fjalėt “Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira”, qė do tė thotė: Muhammed, mos u bėj koprrac, por jep, sepse Allahu tė ka dhėnė tė mira tė panumėrta, Allahu qė ėshtė mė Bujari dhe mė Fisniku, Allahu qė tė zgjodhi ty prej tėrė njerėzimit si mėshirė pėr botėt.

2. Pastaj, tė dėrguarin e Vet e porosit tė jetė i rregullt nė namaz me fjalėt: “Fe sal-li”- “Falu!”, kundruall lėnies dhe shkujdesit tė hipokritėve pėr faljen e namazit.

3. Pastaj e ka urdhėruar qė kėtė namaz ta bėjė me sinqeritet dhe vetėm pėr Zotin “Fe sal-li li rabbike”- “Andaj, ti falu pėr hir tė Zotit tėnd” e jo sa pėr sy e faqe, siē bėnin hipokritėt,

4. dhe nė fund e urdhėron Muhammedin a.s. “venhar!”-“pre kurban!” pėr tė dhėnė sadaka mish, pas prerjes sė kurbanit, kundruall ndalesės sė ndihmės a zekatit nga ana e hipokritėve.

Kjo sure pėrfundon me fjalėt “E, s’ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur”, qė do tė thotė se pabesimtari dhe munafiku qė i ka kėto cilėsi tė kėqija, gjithsesi do tė vdesė dhe nuk do tė mbetet asnjė gjurmė e kujtimit tė tij nė kėtė botė, kurse pėr ty, o Muhammed, nė kėtė botė do tė mbetet shenja dhe kujtimi i mirėsisė, e nė Ahiret do tė jesh prej tė afėrmve dhe tė shpėrblyerve.[6]

valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-07, 17:01   #34
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Kevther”-perfundim

Koment:



إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ
1. “Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira.

Kjo sure fillon me njė fjali pėrgėzuese pėr Muhammedin a.s. nga ana e Krijuesit. Ėshtė kjo njė fjali aq domethėnėse, saqė vėshtirė ėshtė tė bėhet ndonjė koment gjithėpėrfshirės, meqenėse Vetė Allahu xh.sh. me kėtė fjali i ka pėrfshirė tė gjitha kuptimet e mundshme.

Rreth domethėnies sė fjalės “Kevther”, dijetarėt kanė dhėnė shumė mendime, madje disa numėrojnė 26 sosh, tė cilat nė pėrgjithėsi flasin pėr shumė tė mira qė i janė dhėnė Muhammedit a.s., megjithėse kuptimi mė i pėrafėrt ėshtė ai qė e ka zgjedhur Ibn Abbasi, sipas tė cilit fjala “Kevther” do tė thotė “mirėsi e madhe, e shumtė dhe e pakufishme”. Transmetime tė tilla nga Ibni Abbasi pėrcjellin edhe nxėnėsit e tij Seid bin Zubejri dhe Muxhahidi, se fjala ėshtė pėr tė mira tė shumta.

Transmetojnė Buhariu, Tirmidhiu dhe Hakimi nga Ebu Bishr dhe nga Ata’ė bin Saib, tė kenė thėnė: “I kemi thėnė Seid bin Zubejrit se disa njerėz thonė qė Kevtheri ėshtė lumi nė Xhennet qė i ėshtė dhuruar Muhammedit a.s. e ai na e ktheu: E kemi tė pėrcjellė nga Ibn Abbasi se lumi “Kevther”, qė ėshtė nė Xhennet, ėshtė vetėm njė prej mirėsive tė shumta qė i janė dhuruar Resulullahut s.a.v.s.”[7]

Pėr kėto mirėsi dhe pėr domethėnien e mundshme tė fjalės “El-Kevther”, Kurtubiu nė tefsirin e tij, ndėr tė tjera, ka shkruar shumė mendime tė dijetarėve, (16 sosh), dhe thotė: “Komentatorėt nė lidhje me kėtė fjalė kanė thėnė:

1. Fjala “El-Kevther” nėnkupton lumin nė Xhennet, tė cilin Allahu xh.sh. ia ka dhuruar mė tė dashurit tė Tij, Muhammedit a.s.

Transmetojnė Buhariu dhe Tirmidhiu nga Enesi r.a. i cili ka thėnė: E kam dėgjuar Resulullahun s.a.v.s. duke thėnė: “Kevtheri ėshtė njė lumė nė Xhennet, brigjet e tė cilit janė prej ari, buron nga njė gurrė margaritarėsh dhe smeraldėsh, balta e shtratit tė tij e ka erėn mė tė kėndshme sė myshku, kurse uji i tij ėshtė mė i ėmbėl se mjalti. Ai ėshtė mė i bardhė se bora dhe kush pi prej ujit tė tij, ai kurrė mė nuk do tė ndiejė etje.” [8]

2. “El-Kevther” ėshtė kroi (havdi) i Pejgamberit a.s., nga i cili do tė pijė ēdo pjesėtar i ymetit tė Muhammedit a.s. Ky ėshtė mendim i Ataut, i cili ka mbėshtetje nė hadithin qė transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu, po ashtu nga Enesi r.a., i cili ka thėnė: “Njė ditė, derisa ishim duke ndenjur me Resulullahun s.a.v.s., atė e kaploi njė kotje dhe, pasi u pėrmend (zgjua), ngriti kokėn duke buzėqeshur.

- Ēfarė tė bėri tė buzėqeshje kaq shumė, o i Dėrguar i Allahut? - e pyetėm ne, thotė Enesi r.a.

- “Pak mė parė mė zbriti njė kaptinė, tha Resulullahi s.a.v.s dhe e lexoi atė nė praninė tonė: “Inna a’ėtajnakel kevther...”, e pastaj na pyeti: “A e dini se ē’ėshtė “Kevther”?

- Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė, - ia kthyem ne.

- Atėherė i Dėrguari i Allahut na tha: “Kevtheri ėshtė njė lumė, tė cilin Allahu xh.sh., ma premtoi vetėm mua. Nė tė ka mirėsi tė shumta. Ai ėshtė kroi (havdi) tek i cili do tė kthehet ēdo pjesėtar i ymetit tim nė Ditėn e Gjykimit. Burimet-gurrat (enėt) e tij janė sa yjet nė qiell…”[9]

3. Kevtheri ėshtė pejgamberia dhe Libri;- ky ėshtė mendim i Ikrimes.

4. Kevtheri ėshtė Kur’ani famėlartė- ky ėshtė mendim i Hasen el Basriut.

5. Kevtheri ėshtė feja islame – ky ėshtė mendimi i Mugires.

6. Kevther do tė thotė lehtėsimet nė Sheriat dhe mundėsia e tė nxėnit pėrmendsh tė Kur’anit – ky ėshtė mendim i Husejn bin Fadlit.

7. Kevther ėshtė numri i madh i as’habėve dhe i pjesėtarėve tė ymetit tė Muhammedit a.s. – ky ėshtė mendim i Ebu Bekr bin Ajjashit.

8. Kevther do tė thotė altruizėm[10] - ky ėshtė mendim i Ibn Kejsanit.

9. Ėshtė lavdi dhe ngritja e emrit tė Muhammedit a.s.: “Ve refa’ėna leke dhikrek” – “Dhe Ne, ta ngritėm lart famėn tėnde” (El-Inshirah, 4)– ky ėshtė mendim i Maverdit.

10. Ėshtė drita nė zemrėn e Muhammedit a.s. – kėshtu mendon Xha’fer Sadiku.

11. Kevther nėnkupton Shefatin dhe pozitėn e lartė tė Muhammedit a.s nė Ahiret (mekami mahmud).

12. Mrekullitė – ky ėshtė mendim i Tha’lebiut.

13. Fjala “La ilahe il-la Allah, Muhammedun resulul-llah” – ky ėshtė mendim i Hilal bin Jesafit.

14. Tė thelluarit nė ēėshtjet e dispozitave tė fesė.

15. Falja e pesė namazeve tė ditės.

16. Madhėshtia (krenaria) e Muhammedit a.s. – ky ėshtė mendim i Ibn Is’hakut.

Prej tė gjitha kėtyre mendimeve, mė tė saktat janė dy mendimet e para, sepse pėr to ka mbėshtetje edhe nga vetė fjalėt e Pejgamberit a.s.[11],- pėrfundon Kurtubiu.

Megjithatė, ndėr dijetarėt bashkėkohorė, duke filluar nga Muhamed Abduhu[12], Abdurrahman bin Nasir es-Sa’di[13], Sejid Kutbi[14], Mahmud Hixhazi[15], dhe Sha’ravi[16], mbretėron bindja se tė shpjeguarit e Kevtherit, vetėm me emrin e lumit apo kroit qė i ėshtė premtuar Resulullahut s.a.v.s. nė Xhennet, ėshtė shumė pak, nė krahasim me tė mirat e tjera qė i janė dhuruar atij, siē janė, pejgamberia, Kur’ani, ymeti, lartėsimi i emrit tė tij, Islami, Udhėzimi, Shefati etj. Mendimin e tyre e preferojmė edhe ne, aq mė parė kur pėr kėtė kemi mbėshtetje edhe nė komentin qė i ka dhėnė kėsaj fjale Ibn Abbasi.



َ فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ

2. Andaj, ti falu pėr hir tė Zotit tėnd dhe pre kurban!

Ajeti i dytė i kėsaj kaptine ėshtė njė urdhėr i qartė hyjnor drejtuar Muhammedit a.s., se namazi, sakrifica dhe ēdo ibadet tjetėr, duhet tė jenė thjesht vetėm pėr Allahun xh.sh.. Do tė thotė, o Muhammed, ji i kujdeshėm nė faljen e namazeve tė detyruara, dhe pre kurban vetėm pėr Allahun.

Ibn Abbasi ėshtė i mendimit se kėtu fjala ėshtė pėr faljen e 5 namazeve tė detyruara, kurse fjala “venhar!”-“pre kurban-flijo”, sipas tij ka pėr qėllim flijimin nė ditėn e kurban-bajramit.[17]

Disa nga dijetarėt, si Katadeja, Ikrimja dhe Atau, kanė thėnė se kėtu fjala ėshtė pėr faljen e namazit tė kurban-bajramit, pas tė cilit pason urdhri pėr tė prerė kurban.[18]

Dihet se para shpalljes sė fundit hyjnore, ishte traditė e idhujtarėve qė gjatė tavafit rreth Qabesė, t’u luteshin idhujve duke fishkėlluar dhe duke ecur lakuriq. Pastaj, pėr hir tė tyre, flijonin kurbanė tė ndryshėm, qė gjoja tė arrinin bekimin e tyre. Shumė prej dijetarėve, duke u nisur nga kėto tradita tė mbrapshta tė idhujtarėve, konsiderojnė se ky ajet: Andaj, ti falu pėr hir tė Zotit tėnd dhe pre kurban! ėshtė njė urdhėr i qartė se namazi–lutja duhet tė jetė vetėm pėr Allahun, Krijuesin e botėve, sikur edhe flijimi-sakrifica qė duhet tė bėhet vetėm nė emėr tė Tij, ku besimtari bashkon sinqeritetin me besimin, duke besuar bindshėm se Allahu ėshtė Njė dhe i pashoq, dhe se vetėm Ai meriton flijimet tona.

Nė lidhje me kėtė porosi hyjnore kemi edhe njė ajet tjetėr kuranor, kur Pejgamberi a.s. porositet nga i Lartrmadhėrishmi me fjalėt: “Thuaj: namazi im, kurbani (flijimi) im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr Allahun, Zotin e botėve! Ai nuk ka shok (tė barabartė me Tė). Me kėtė jam i urdhėruar dhe jam i pari (qė i nėnshtrohem Vullnetit tė Tij si) musliman” (El-En’am, 162-163)



إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الأَبْتَرُ
3. E s’ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur”

Thamė nė fillim se kjo kaptinė ka zbritur nė lidhje me As bin Vail es Sehmiun, njėrin prej idhujtarėve me qėndrimin mė armiqėsor ndaj Resulullahut s.a.v.s.

Ky ajet kuranor ėshtė njė fuqizim moral pėr Pejgamberin a.s., tė cilit, sipas vetė urtėsisė sė Allahut xh.sh., djemtė nuk i jetonin. Mirėpo, vdekja e hershme e tyre ishte njė pretekst pėr tallje dhe ironizim tė tij nga ana e idhujtarėve, tė cilėt mendonin se fuqia dhe krenaria e njė personi maten vetėm me pasurinė dhe numrin e djemve-pasardhėsve.

Ata nuk e kuptonin fare se pas kėsaj qėndronte njė urtėsi e madhe e Allahut xh.sh., i cili kishte pėrcaktuar qė emri i Muhammedit a.s. jo qė nuk do tė harrohej, po pėrkundrazi, kujtimi dhe pėrshėndetjet e miliarda besimtarėve deri nė ditėn e Kiametit do tė bėheshin vazhdimisht pėr tė. Emri i tij do tė pėrmendet nė fillim dhe gjatė ēdo namazi, kur besimtarėt qėndrojnė nė etehijat. kurse armiqtė e tij, si As bin Vaili, Ebu Xhehli, Ebu Lehebi e tė tjerė, shumė shpejt do t’i mbulonte pluhuri i harresės, sikur tė mos kishin ekzistuar fare, po edhe nėse pėrmenden, emrat e tyre do tė jenė vetėm sinonim i sė keqes dhe i errėsirės. Tė kujtojmė vetėm Ebu Xhehlin, djali i tė cilit Ikrime ibn Ebi Xhehl, as nuk donte tė dėgjonte pėr emrin e babait tė tij, dhe po t’ia pėrmendte dikush, bėhej sikur nuk dėgjonte, sepse zemra e tij ishte mbushur me iman dhe dashuri vetėm pėr Allahun dhe pėr tė Dėrguarin e tij-Muhammedin a.s.

Pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. me zbritjen e kėsaj sureje, dėshiroi ta qetėsonte tė dėrguarin e Vet, qė tė mos dėshpėrohej se po i vdisnin djemtė, sepse i Larmadhėrishmi e kishte dėrguar atė si vulė tė pejgamberėve dhe i kishte lejuar shefatin-ndėrmjetėsimin pėr ymetin e tij nė Ditėn e Gjykimit.



Porosia e kėsaj sureje:
- Nderimi dhe fisnikėrimi i Pejgamberit a.s. nga ana e Allahut xh.sh., ku i bėhet me dije Resulullahut s.a.v.s. se Allahu e kishte zgjedhur nga mbarė njerėzimi qė tė ishte bartės i Shpalljes, dhe se pėr tė ishin pėrgatitur tė mira tė pakufishme, si nė kėtė botė ashtu edhe nė Ahiret

- Prej kėtyre dhuntive tė shumta qė i janė premtuar Muhammedit a.s., pa dyshim ėshtė edhe kroi apo lumi i Kevtherit nė Xhennet, nga ujėt e tė cilit do tė shuajė etjen ēdo pjesėtar i ymetit tė tij.

- Allahu xh.sh. e urdhėroi tė Dėrguarin e Tij dhe krejt ymetin qė tė jenė tė kujdesshėm pėr namazet dhe pėr flijimet e tyre, qė ato tė bėhen vetėm nė emėr tė Allahut dhe tė askujt tjetėr, sepse nė adhurime duhet tė ketė sinqeritet, sidomos gjatė namazit dhe flijimit.

- Pėrgėzim pėr Pejgamberin a.s. se ai do tė ngadhėnjente ndėrsa armiqtė e tij do tė pėsonin disfatė tė plotė.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Imam Shevkaniu, “Fet’hul Kadir”, vėll. V, fq. 508

[2] Dr. Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Munir”, vėll.30, fq. 428.

[3] Ebu Bekr el Xhezairij “Ejseru-t-Tefasir” , vėll. V, fq. 621

[4] Dr. Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Munir”, vėll.30, fq. 428

[5] Ebul Hasen el Vahidi en Nisaburi “Esbabu-n Nuzul”, fq.260, Bejrut, pa vit botimi

[6] Fahru Rrazi “Et-Tefsirul Kebir”, vėll. 32, fq. 117

[7] Taberiu, vėll 30, fq. 321

[8] Transmetojnė Buhariu dhe Tirmidhiu

[9] Transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu

[10] Altruizėm do tė thotė: “Gatishmėria pėr tė flijuar tė mirėn vetjake pėr tė mirėn e tė tjerėve; dėshira e synimi pėr t’i bėrė mirė tjetrit”. Shih: Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe, vėll. I (A-M), fq, 25, Prishtinė, 1981.

[11] Kurtubiu, “El Xhamiu li ahkamil Kur’an” vėll. XX, fq. 217-218, Kajro 1372 h.

[12] Muhammed Abduhu, “Tefsir Kur’anil Kerim-xhuz’u Amme”, fq. 192, Bejrut-Kajro, 1989

[13] Abdurrahman bin Nasir es-Sa’di “Tejsirul Kerimi–rr-Rrahman fi tefsiri kelamil mennan”, vėll. II fq. 1306, Kuvejt , 2000.

[14] Sejjid Kutb “Fi Dhilalil Kur’an”, vėll VI, fq. 3988, Bejrut 1986

[15] Mahmud Hixhazi “Tefsirul Vadih” vėll. 30, fq. 85, Kajro 1975

[16] Muhammed Mutevel-li Sha’ravi “Tefsir Suretul Maun, El-Kevther dhe El-Kafirun”, fq. 11, Kajro 1980

[17] Transmetojnė Ibn Xheriri, Ibn Mundhiri dhe Bejhekiu

[18] Imam Shevkaniu, “Fet’hul Kadir”, vėll. V, fq. 508
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-07, 17:03   #35
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “En-Nasr”

Komentimi i kaptinės “En-Nasr”







إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْح.

وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا.

فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا



1. “Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut dhe ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės)”

2. Dhe i pe njerėzit duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut.

3. Atėherė, pra, madhėroje Zotin tėnd me falėnderim dhe kėrko falje prej Tij. Ai vėrtet ėshtė pranues i madh i pendimeve.”


Kaptina “En-Nasr” ėshtė kaptinė medinase, e zbritur pas sures “Et-Tevbe” dhe ka gjithsej 3 ajete. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 110. Sipas tė gjithė dijetarėve, ėshtė kaptina e fundit e zbritur nga Kur’ani, ndėrsa sė bashku me kaptinat “El-Kevther” dhe “El-Asr”, janė kaptinat mė tė shkurtra nė Kur’an, me nga gjithsej tri ajete.

Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abasi se kjo kaptinė (Idha xhae nasrullahi vel fet’h) ka zbritur nė Medinė.[1]



Emėrtimi i kėsaj kaptine

Kjo kaptinė ėshtė emėrtuar “En-Nasr”, sepse nga vetė ajeti i parė i saj, shohim realizimin e premtimit tė Allahut ndaj tė Dėrguarit tė Tij, se ai do tė ngadhėnjente me ndihmėn e Allahut dhe do tė hynte triumfalisht nė Mekė, kurse pas ēlirimit tė saj, do tė shihte njėrėn prej shenjave mė tė mėdha tė ngadhėnjimit tė misionit tė tij, kur njerėzit do ta pėrqafonin fenė islame grupe-grupe, e jo individualisht si deri atėherė.

Kjo kaptinė nga komentatorėt njihet edhe me emėrtimin: “Suretu-t-Tevdi’ė”-“Surja lamtumirėse”, sepse ėshtė sure qė paralajmėron lamtumirėn e Resulullahut s.a.v.s. nga kjo botė.

Kur zbriti kjo sure, i Dėrguari i Allahut tha: “Mė ėshtė njoftuar vdekja ime”.



- Transmetojnė Ibn ebi Shejbete, Abdullah bin Hamidi, Bezzari, Ebu Ja’la, Ibn Merdevije si dhe Bejhekiu nė “Ed-Delail”, nga Ibn Omeri tė ketė thėnė: “Kjo kaptinė i ka zbritur tė Dėrguarit tė Allahut nė mes tė ditėve tė Teshrikut, nė Mina, duke e kryer Haxhin lamtumirės. Pas zbritjes sė kėsaj sureje, i Dėrguari i Allahut e kuptoi se misioni i tij ishte nė pėrfundim dhe se kjo sure ishte lamtumirėse (e cila paralajmėronte vdekjen e shpejtė tė tij), prandaj urdhėroi qė t’ia sillnin devenė e tij, dhe, pasi shkoi tek turma e madhe e njerėzve, u ngrit dhe mbajti hytbenė e tij tė njohur nė haxhin lamtumirės”[2]



Vlera e kėsaj kaptine
Kaptina “En-Nasr” ka njė vlerė tė madhe, sepse vetė i Dėrguari i Allahut e ka potencuar kėtė nė hadithin e tij, tė cilin e transmeton Tirmidhiu nga Enes bin Maliku, kur thotė:”…Kaptina (Idha xhae nasrullahi vel-fet’h) ka vlerėn e ¼ sė Kur’anit…”[3]



Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine
- Transmetojnė Ibn ebi Shejbete, Ibn Xheriri, Ibnul Mundhiri dhe Ibn Merdevije nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “I Dėrguari i Allahut, nga fundi i jetės sė vet shumė shpesh pėrsėriste fjalėt:”Subhanallahi ve bihamdihi, ve estagfiruhu ve etubu ilejhi”- Lartėsimi dhe lavdatat qofshin pėr Allahun, faljen e tė Cilit e kėrkoj; dhe pendohem para Tij”. Atėherė – vazhdon Aishja , e pyeta: - O i Dėrguar i Allahut, po tė shoh qė shumė shpesh je duke i pėrsėritur kėto fjalė: ”Subhanallahi ve bihamdihi, ve estagfiruhu ve etubu ilejhi”, dhe ai (Muhammedi a.s.) m’u pėrgjigj: “Zoti im mė ka paralajmėruar pėr njė shenjė, tė cilėn do ta shoh nė popullin (Ymetin) tim, dhe mė ka urdhėruar qė, pasi ta kem parė atė shenjė, ta lavdėroj Atė, tė kėrkoj falje prej Tij dhe tė pendohem. Dhe unė, atė shenjė e pashė vėrtet, e ajo ėshtė: “Idha xhae nasrullahi vel fet’h. Ve re’ejten-nase jed-hulune fi dinil-lahi efvaxha. Fesebbih bihamdi rabbike vestagfirhu, innehu kane tevvaba” - “Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut dhe ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės)”. Dhe i pe njerėzit duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut. Atėherė, pra, madhėroje Zotin tėnd me falėnderim dhe kėrko falje prej Tij. Ai vėrtet ėshtė pranues i madh i pendimeve.”[4]



- Ibni Abbasi rrėfen se si njė ditė Omeri r.a. e kishte marrė pranė vetes nė njė tubim, ku ishin veteranėt e luftės sė Bedrit, dhe kur disa prej tyre e panė Ibni Abbasin aq tė ri nė mesin e tyre, u prekėn dhe i thanė Omerit: Pėrse gjithnjė e merr kėtė djalosh pranė vetes nė tubimet tona, pėrderisa edhe ne kemi djem tė moshės sė tij?” Atėherė Omeri ua ktheu: “Sepse ky djalosh ėshtė i tillė ēfarė ėshtė” (duke aluduar dijen dhe zgjuarsinė e tij)”. Dhe kur, njė ditė tjetėr, Omeri r.a. mė ftoi nė njė tubim tė tyre, e kuptova se mė kishte ftuar vetėm qė para tyre t’i demonstroja njohuritė e mia. Omeri r.a. u ngrit dhe i pyeti veteranėt e luftės sė Bedrit: “Ē’thoni pėr fjalėt e Allahut “Idha xhae nasrullahi vel fet’h…”? deri nė fund tė kaptinės

Disa prej tyre thanė: “Allahu na ka urdhėruar ta falėnderojmė Atė dhe tė kėrkojmė falje prej tij (istigfar), pasi qė na mundėsoi tė ngadhėnjejmė dhe ta ēlirojmė Mekėn”, kurse tė tjerėt heshtėn. Atėherė Omeri r.a. m’u drejtua me fjalėt: Vallė kėshtu mendon edhe ti, Ibn Abbas? Jo, - ia ktheva unė. Po atėherė ē’thua ti pėr kėto fjalė tė Allahut, mė pyeti prapė Omeri r.a.? Ky ėshtė paralajmėrim i vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., - ia ktheva unė, - sepse pas fitores dhe ngadhėnjimit, Allahu e urdhėronte tė Dėrguarin e Tij ta madhėronte Atė dhe tė kėrkonte falje e pendim nga Ai (nė prag tė vdekjes).

Atėherė Omeri tha: “As unė nuk di pėr ndonjė komentim tjetėr pėrveē kėtij qė thua ti, o Ibn Abbas.”[5]


Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake “El-Kafirun”
Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake “El-Kafirun”, ėshtė e fuqishme mu pėr faktin se nė suren paraprake, Allahu xh.sh. e urdhėroi tė Dėrguarin a.s. tė distancohej publikisht nga besimi i kotė i pabesimtarėve, dhe t’u tregonte atyre se ai adhuronte vetėm Allahun, krijuesin e ekzistencės. Dhe, si shpėrblim pėr kėt guxim tė tė Dėrguarit tė Tij, qė i thirri haptazi idhujtarėt me emrin mė tė urryer-“pabesimtarė-qafira”, Allahu xh.sh. realizoi premtimin e Tij tė pėrsėritur edhe nė disa sure tė tjera para sures “En-Nasr”, se ngadhėnjimi dhe fitorja do tė ishte nė anėn e Muhammedit a.s. dhe ai sė shpejti do ta shihte njė shenjė tė madhe, tė paraljmėruar nė Ymetin e tij, shenjėn e suksesit tė misionit tė tij kur njerėzit do ta pranonin Islamin me mumėr shumė tė madh, grupe-grupe, fise-fise.

Fahrudin er-Rraziu mbi lidhmėrinė e kėsaj sureje me disa sure paraprake, thotė: “Allahu xh.sh., kur i premtoi tė Dėrguarit tė Vet nė kaptinėn “Ed-Duha”, ajeti 5 : “E Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh”, dhe nė kaptinėn “El-Kevther” , ajeti 1: “Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira.”, kjo nėnkuptonte faktin se autoriteti i tij po rritej dita-ditės dhe sė shpejti do tė shihte frytet e misionit tė tij, sepse pėr njė kohė tė shkurtėr, ndodhi ēlirimi i Mekės, pa luftė, tė cilėn gjė askush as qė kishte mundur ta paramendonte; pastaj nė vitin vijues, delegacione tė shumta nga tėrė Siujdhesa Arabike kishin mėsyrė Medinėn pėr ta pranuar dhe publikuar fenė islame para Muhammedit a.s. Kjo zaten ishte edhe fitorja mė e madhe e Muhammedit a.s., sepse zemrat e robėruara tė njerėzve nga prangat e paganizmit, nga drita e Islamit u ēliruan pėrjetė.

Rraziu vazhdon edhe mė tutje dhe thotė: Allahu xh.sh. nė kėtė kaptinė e urdhėron Pejgamberin a.s. qė pas ardhjes sė ndihmės sė Allahut: (Idha xhae nasrullahi)- “Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut” , ta madhėronte dhe ta lartėsonte Atė; kurse pas ēlirimit tė Mekės (vel fet’h)- “dhe ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės)”, ta falėnderonte Atė pėr tė gjitha kėto mirėsi, ndėrsa pasi ta kishte parė shenjėn e madhe qė i qe premtuar: “Ve re’ejten-nase jed-hulune fi dinil-lahi efvaxha”-“Dhe i pe njerėzit duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut”, atėherė tė kėrkonte falje dhe mėshirė pėr veten dhe pėr mbarė besimtarėt, sikur pėr kėtė jepte shenjė edhe njė ajet tjetėr kuranor, kur Allahu i drejtohet Muhammedit a.s.: “Kėrko falje pėr mėkatin tėnd, pėr tė besimtarėve e tė besimtareve”. (Muhammed-19)[6]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-07, 17:05   #36
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “En-Nasr”

Koment:



إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْح

1. “Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut dhe ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės)”

Sipas komentatorėve, fjala “En-Nasr” do tė thotė: tė ndihmosh dikė pėr tė realizuar njė qėllim tė caktuar, ose ngadhėnjim, fitore dhe nėnshtrim i armiqve, kurse “El-Fet’h” do tė thotė arritje e njė aspirate qė ka qenė e pakapshme (e parealizueshme) deri nė atė moment[7] ose ēlirim i vendbanimeve tė sunduara nga zullumqarėt (nė kėtė rast ēlirimi i Mekės).[8]

Pjesėza “idha”-(kur) nė fillim tė kėsaj sureje ka kuptimin e kohės sė shkuar dhe vjen nė kuptimin e njėjtė si pjesėzat “kad”-(tashmė), ose “idh”-(kur-pasi), do tė thotė flet pėr diēka qė tashmė ka ndodhur, e nė kėtė rast ky ishte ēlirimi i Mekės dhe pranimi i Islamit grupe–grupe nga fiset arabe.

S’ka dyshim, pothuaj tė gjithė komentatorėt janė unikė rreth faktiti qė kjo sure flet pėr njė ngjarje madhėshtore nė historinė islame, ngjarje e cila ndėrroi pėrfundimisht kahet e rrugės sė njerėzimit, qė ishte ngadhėnjimi i sė vėrtetės dhe ēlirimi i Mekės.

Nga shkaqet e zbritjes, pamė se pothuaj tė gjitha faktet flasin se kjo sure ka zbritur pas ēlirimit tė Mekės dhe ka zbritur disa muaj para se i Dėrguari a.s. tė shpėrngulej pranė fqinjėsisė sė Allahut xh.sh.

Madje, disa nga komentatorėt e Kur’anit, si Kurtubiu, japin hollėsisht edhe ngjarjet qė pasuan nė ditėt e fundit tė jetės sė Resulullahut, duke thėnė se pasi pati zbritur kjo sure, derisa i Dėrguari i Allahut ishte duke kryer Haxhin lamtumirės, i zbriti edhe ajeti: ”Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe.” (El-Maide, 3), dhe i Dėrguari a.s. jetoi edhe 80 ditė.

Pastaj zbriti ajeti: ”Kėrkojnė pėrgjigjen tėnde. Thuaju: Allahu u pėrgjigjet pėr ēėshtjen e “kelale-s” (ai qė nuk lė prindėr as fėmijė qė e trashėgojnė)…”-(En-Nisa’ė, 176), dhe i Dėrguari jetoi edhe 50 ditė.

Mė pas zbriti ajeti: ”Juve ju erdhi i dėrguar nga mesi juaj, atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt” (Et-Tevbe, 128), dhe i Dėrguari a.s. jetoi edhe 35 ditė. Kurse pas zbritjes sė ajetit tė fundit kuranor: ”Dhe ruajuni asaj dite kur do tė ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e padrejtė” (El-Bekare, 281)”, i Dėrguari a.s. jetoi vetėm 21 ditė, kurse Mukatili thotė se pas zbritjes sė kėtij ajeti, i Dėrguari jetoi edhe 7 ditė[9].

Nė anėn tjetėr, Fahru Rraziu dhe disa tė tjerė, janė tė mendimit se kjo sure ka zbritur para ēlirimit tė Mekės, dhe ishte njė paralajmėrim nga ana e Allahut xh.sh. se sė shpejti do tė vinte ndihma e Allahut e ēlirimi dhe se njerėzit do tė hynin nė Islam grupe-grupe, prandaj Pejgamberi a.s. urdhėrohej qė, pasi tė ndodhte kjo, tė kėrkonte faljen dhe mėshirėn e Allahut.

Pavarėsisht nga disa indikacione se kjo sure edhe mund tė kishte zbritur para ēlirimit tė Mekės, si njė shenjė-mrekulli pėr ngjarjet qė do tė pasonin mė vonė, megjithatė, mendimi mė i pranueshėm ėshtė qė kjo sure tė ketė zbritur pas vitit tė nėntė hixhrij, do tė thotė njė vit e ca pas ēlirimit tė Mekės, dhe disa muaj para vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s.



وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا

2. Dhe i pe njerėzit duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut

Sipas historianėve, viti i nėntė hixhrij konsiderohet si viti mė i suksesshėm i Resulullahut s.a.v.s., sepse nė atė vit, qė u quajt “senetul vufud”-“viti i delegacioneve” , nuk mbeti gati asnjė fis arab pa e pranuar Islamin. Dhe kėto ishin frytet mė tė mėdha tė misionit profetik tė tė Dėrguarit tė Allahut.

Po t’i kthehemi historisė nė njė retrospektivė tė shkurtėr, do tė shohim vėshtirėsitė e papėrshkrueshme tė Pejgamberit a.s. gjatė thirrjes sė tij nė Islam. Ishte i vetėm dhe pa ndonjė pėrkrahje tė madhe nga tė afėrmit e tij. Por megjithatė, ai nuk u ndal dhe me shpresėn tek Allahu se do t’i mundėsonte qė kėtė mision ta pėrmbushte me sukses, vazhdoi rrugėn e tij tė mundimshme. Pranė tij u tubuan disa njerėz, ose, thėnė mė mirė, njė grup i vogėl, tė cilėt pas pak kohe do tė jepnin shembujt mė tė lartė tė heroizmit dhe guximit, duke mundėsuar lartėsimin e fjalės sė Allahut. Dhe kėshtu muslimanėt, pas shumė vuajtjeve dhe persekutimeve u shpėrngulėn nė Medinė, dhe aty vunė bazat e shtetit tė ardhshėm islam. Nuk kaluan mė shumė se tetė vjet nga migrimi dhe Allahu xh.sh. e realizoi premtimin se Muhammedi a.s. do tė hynte nė Mekė triumfalisht, do ta ēlironte atė pa luftė dhe gjatė kėsaj ngjarjeje madhėshtore ai do tė jepte shembullin mė tė lartė njerėzor, shembullin e njė strategu vizionar e tė mėshirshėm, kur banorėve tė Mekės, tė cilėt deri atėherė e kishin munduar e i kishin bėrė njė mijė tė liga, u tha: “Shkoni, jeni tė lirė!”

Kjo sjellje e tij bėri qė shumė fise arabe, tė cilat deri atėherė kishin qenė armiq tė Islamit, tė vendosnin pėrfundimisht pėr rreshtim nė rrugėn e drejtė. Madje disa prej kėtyre fiseve gjatė kuvendimeve tė tyre tė fshehta mė parė kishin thėnė: Tė presim se ēfarė do tė ndodhė, nėse Muhammedi fiton ndaj kurejshėve dhe i nėnshtron ata, atėherė ai me tė vėrtetė qenka i Dėrguar i Zotit, dhe do t’i bashkohemi, po, nėse ai humb nga kurejshėt, atėherė ai nuk ėshtė i dėrguar po njė shpifės, dhe ne do tė jemi me kurejshėt. Fatmirėsisht ndodhi ajo e para, ngase Allahu xh.sh. vazhdimisht e ndihmoi tė Dėrguarin e Tij nė lartėsimin e fjalės sė Vet, derisa ai me plot sukses pėrmbylli misionin e tij profetik.

Pra, viti i nėntė ishte vit i delegacioneve, vit kur fiset nga Meka, Taifi, Hevazini, Jemeni dhe nga vendet e tjera tė Gadishullit Arabik, vinin nė Medinė nė grupe tė mėdha, ta pranonin Islamin. Dhe kjo ishte ajo shenja e madhe pėr tė cilėn ishte paralajmėruar Muhammedi a.s. nga ana e Allahut xh.sh., sipas hadithit qė e transmeton Aishja r.a., tė cilin e cituam mė lart, kur thotė se i Dėrguari i Allahut kishte thėnė: “Zoti im mė ka paralajmėruar pėr njė shenjė, tė cilėn do ta shoh nė popullin (Ymetin) tim, dhe mė ka urdhėruar qė pasi ta kem parė atė shenjė, ta lavdėroj Atė, tė kėrkoj falje prej Tij dhe tė pendohem. Dhe unė, atė shenjė e pashė vėrtet, e ajo ėshtė: “Idha xhae nasrullahi vel fet’h…” deri nė fund tė sures.





فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا

3. Atėherė, pra, madhėroje Zotin tėnd me falėnderim dhe kėrko falje prej Tij. Ai vėrtet ėshtė pranues i madh i pendimeve.”

Pas fitores dhe ngadhėnjimit-ēlirimit tė Mekės dhe hyrjes masive tė njerėzve nė Islam, ėshtė e natyrshme qė duhej tė pasonte falėnderimi i tė Dėrguarit a.s. ndaj Allahut xh.sh., sepse vetėm nga Ai dhe nga askush tjetėr vjen ndihma e vėrtetė: “…Ndihma (e vėrtetė) vjen vetėm prej Allahut, ngadhėnjyesit, tė urtit” (Ali Imran, 126).

Nė kėtė ajet kuranor, i Dėrguari a.s. porositet nga Krijuesi i tij qė ta lartėsonte me madhėrim Atė dhe tė kėrkonte falje e mėshirė nga Ai.

Shtrohet pyetja: A thua i Dėrguari a.s. kishte ndonjė gabim apo kishte bėrė ndonjė mėkat qė tash t’i lutej Zotit pėr falje dhe tė pendohej tek Ai?

Komentatorėt, tek sqarojnė kuptimin e vėrtetė tė kėtij ajeti, janė unanimė se ky ajet ka tė bėjė mė shumė me Ymetin e Muhammedit a.s., por ftesa pėr njė gjė tė tillė bėhet nėpėrmjet Pejgamberit a.s. Me kėtė dėshirohet tė na bėhet me dije se ē’rėndėsi tė madhe ka istigfari, madhėrimi i Allahut dhe pendimi. Kurse, nga aspekti i akaidit, kjo ēėshtje ėshtė e prerė, do tė thotė ata janė tė mbrojtur nga mėkatet, ndonėse edhe ata mund tė kenė ndonjė lėshim tė vogėl, qė nuk ndėrlidhet me shpalljen. Fundja edhe ata ishin njerėz nga mishi dhe shpirti, ashtu si njerėzit e tjerė, pėrveēse ata, Allahu xh. sh., i dalloi nga tė tjerėt me shpallje.



Porosia e kėsaj sureje:

- Besimtari duhet tė jetė i vetėdijshėm dhe i ndėrgjegjshėm pėr faktin se ndihma dhe pėrkrahja e vėrtetė vjen vetėm prej Allahut xh.sh.

- Allahu i Plotfuqishėm e udhėzon nė rrugė tė drejtė atė qė do, dhe i ndihmon tė ngadhėnjejnė ata qė angazhohen me pėrkushtim nė ngritjen e idealit islam.

- Nė kėtė sure jepet njė mesazh i qartė se Islami me ndihmėn e Allahut, do tė jetė triumfues ndaj tė gjitha feve dhe ideologjive tė tjera qė janė pjellė e imagjinatės njerėzore.

- Besimtari duhet tė jetė mirėnjohės ndaj dhuntive tė Allahut xh.sh., tė cilat janė tė panumėrta. Ai duhet tė kėrkojė falje dhe tė pendohet pėr gabimet e bėra, sepse Allahu fal shumė dhe ėshtė i mėshirshėm. Pendimi ėshtė njė portė qė rri gjithmonė e hapur pėr tė hyrė nė mėshirėn e Allahut xh.sh., andaj njeriu nuk bėn assesi tė jetė pesimist dhe tė humbė shpresėn duke menduar se Allahu nuk i fal gabimet, meqė Vetė i Lartmadhėrishmi nė Kur’an ka thėnė: “Thuaj, o robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, sepse Allahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė fal shumė dhe ėshtė mėshirues!”, (Ez-Zumer, 53)

Po ashtu edhe i Dėrguari i Allahut na porosit pėr istigfar-kėrkim faljeje dhe pendim, kur thotė: “Kėrkoni falje nga Allahu, sepse unė shtatėdhjetė herė nė ditė kėrkoj falje prej Tij”.

- Muhammedi a.s. ishte dhe do tė mbetet gjithmonė simbol i thirrėsit mė tė madh dhe mė tė pėrkushtuar nė rrugėn e Allahut. Ky i Dėrguar, mėshirė pėr mbarė njerėzinė, kur h. Aishja pasi e kishte parė t’i ishin enjtur kėmbėt nga namazi i shumtė, i tha: Pėrse po falesh kaq shumė, kur ty Allahu t’i ka falur tė gjitha? - ai u pėrgjigj: “Vallė a tė mos jem rob falėnderues dhe mirėnjohės!”

- Nė kėtė sure gjejmė edhe paralajmėrimin pėr lamtumirėn e Resulullahut nga kjo botė kalimtare pėr nė botėn e Amshimit.







--------------------------------------------------------------------------------

[1] Imam Shevkaniu, “Fet’hul Kadiir” vėll.V, fq. 515

[2] Dr. Vehbete ez-Zuhajli, “Et-Tefsirul Munir”, vėll. XXX, fq. 446

[3] Po aty, fq. 357.

[4] Transmeton Muslimi

[5] Sahihul Buhari; Shih “Muhtesar Tefsir Ibn Kethir”, vėll III, fq. 687, Bejrut 1981.

[6] Fahru Rraziu “Et-Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajb”, vėll.32, fq. 149.

[7] Po aty fq. 151.

[8] “Et-Tefsirul Munir”, vėll 32, fq. 448.

[9] Kurtubiu, “El Xhamiu li ahkamil Kur’an” vėll. XX, fq. 233
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 17:56   #37
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “El-Fil”

Komentimi i kaptinės – “El-Fil”


1.“A nuk e ke parė )a nuk tė ka arritur lajmi) se ē’bėri Zoti yt me poseduesit e elefantit?

2 A nuk ua bėri komplotin (pėrpjekjen) e tyre tė dėshtuar?

3. dhe Ai kundėr tyre dėrgoi shpendė (qė vinin) tufė-tufė!

4. qė i gjuanin ata me gurė nga balta e gurėzuar!

5. duke i bėrė si gjeth i grimcuar (i pėrtypur)!”

(El-Fil, 1-5)



Kaptina “El-Fil” ėshtė kaptinė mekase. Ka gjithsej 5 ajete dhe ka zbritur pas sures “El-Kafirun”. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 105.

Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abasi tė ketė thėnė: “Kaptina “Elem tere kejfe…”…, ka zbritur nė Mekė.[1]



Emėrtimi i kėsaj sureje
Kjo sure ėshtė emėrtuar me emrin “El-Fil”, pėr shkak se qysh nė ajetin e parė flitet pėr dėnimin qė goditi pronarėt e elefantit (filit), tė cilėt Allahu xh.sh. i shkatėrroi, atėherė kur Ebreheja deshi ta rrėnonte Qabenė.



Lidhmėria e kėsaj sureje me atė paraprake “El-Humeze”
Kjo sure ka lidhmėri tė ngushtė me atė paraprake “El-Humeze”, duke u nisur nga fakti se nė suren “El Humeze” Allahu xh.sh. na tregoi pėr gjendjen e atyre qė vetėm grumbullojnė mall-pasuri dhe krenohen me tė, duke pėrqeshur tė varfrit dhe ata qė nuk kanė dhe duke menduar se kjo pasuri do t’i bėjė tė pėrjetshėm. Allahu xh.sh. kėtij grupi tė njerėzve i shpjegon se vendqėndrim i tyre do tė jetė zjarri i Xhehennemit. Shikuar nga ky kėndvėshtrim, kaptina “El-Fil”, ka njė lidhmėri tė fortė me atė paraprake “El-Humeze”, sepse Allahu xh. sh. nė kėtė sure, tregon se si i ka shkatėrruar pronarėt e elefantėve, pėrkatėsisht ushtrinė e Ebrehesė, me gurė tė vegjėl qė i hidhnin mbi ta zogjtė qė vinin e shkonin tufa-tufa. Me njė fjalė, Ebreheja, qė ishte shumė mė i fuqishėm, u shkatėrrua me tėrė ushtri tė madhe, nga disa zogj tė vegjėl, tė cilėt atė ushtri e bėnė si gjethe tė grimcuara. Ebrehesė nė kėtė rast nuk i bėri dobi as pasuria dhe as elefanti, veēse vdiq i nėnēmuar e i pėrbuzur, prandaj ky pėsim i tij ėshtė mėsim pėr ēdokėnd qė i ngacmon dhe i shqetėson tė tjerėt se fundi i tij do tė jetė tragjik.[2]



Pėrmbajtja e kėsaj kaptine shikuar nga kėndvėshtrimi historik i ngjarjes
Nė Jemen sundonte njė mėkėmbės i mbretit tė Abisinisė As’hame en-Nexhashiut, i quajtur Ebrehe bin Sabah el Eshrem, i cili kishte ndėrtuar nė San’a (Sanė) tė Jemenit njė katedralė tė madhe qė e kishte emėrtuar “El-Kul-lejs”. Qėllimi i tij ishte qė me ndėrtimin e kėsaj katedrale ta zbehte famėn e Qabesė, tė cilėn arabėt e konsideronin vend tė shenjtė dhe vend ku kryenin Haxhin, i cili datonte qysh prej kohės sė Ibrahimit a.s., ani pse i deformuar nė rite dhe liturgji tė ndryshme pagane.

Njė ditė, njė arab nga fisi Kenan e kishte ndotur atė katedralė, dhe ky ishte njė pretekst i mjaftueshėm pėr Ebrehenė, qė ta mėsynte Mekėn pėr ta shkatėrruar Qabenė, njėherė e pėrgjithmonė, dhe ta lidhte Jemenin me tokat e Shamit, pėr ta pėrhapur gjithandej fenė e krishterė.

Pėr kėtė ekspeditė ndėshkuese ai kishte pėrgatitur njė ushtri tė madhe, madje me vete kishte edhe disa elefantė, qė pėr atė kohė ishte diēka qė arabėt ende nuk e kishin parė . Nė lidhje me numrin e elefantėve ka mendime kontradiktore; disa thonė se kanė qenė 8, disa 12 , disa 13, kurse disa tė tjerė e stėrmadhojnė kėtė numėr shumė. Sidoqoftė, njė gjė ėshtė mė se e sigurt: nė kėtė ushtri kishte edhe elefantė, si kafshė bartėse dhe lufte.

Gjatė rrugės pėr nė Mekė, Ebreheja u ndesh dy herė me disa fise arabe, tė cilat u munduan ta ndalnin qė tė mos realizonte qėllimin e tij, por qė tė dyja kėto pėrpjekje dėshtuan, dhe prijėsit e tyre u zunė rob nga ana e ushtrisė sė Ebrehesė. Kur arriti afėr Mekės u ndal nė vendin e quajtur “El Mugammes” dhe aty ngriti kampin. Ndėrkohė, ushtarėt e Ebrehesė filluan tė plaēkitnin pasurinė e kurejshėve e ndėr tė tjera edhe 200 deve tė gjyshit tė Resulullahut s.a.v.s. – Abdul Muttalibit. Pastaj ai` dėrgoi emisarėt pėr t’i lajmėruar kurejshėt se nuk kishte ardhur qė t’i luftonte ata, por qėllimi i tij ishte vetėm rrėnimi i Qabesė. Prijėsit kurejshė kuvenduan midis tyre dhe panė se nuk kishin forcė tė mjaftueshme qė t’i kundėrviheshin Ebrehesė, prandaj vendosėn tė largoheshin pėrkohėsisht nė malet pėrreth pėr tė pritur se ēfarė do tė ndodhte me Qabenė. Ata ishin tė bindur se se Zoti i Plotėfuqishėm do ta mbronte shtėpinė e Tij.

Ebreheja urdhėroi qė para se ta shkatėrronin Qabenė, tė fliste edhe njė herė me tė parin e kurejshėve pėr t’i treguar pėr qėllimin e tij. Dhe kurejshėt zgjodhėn Abdul Muttalibin pėr tė biseduar me tė.

Meqenėse Abdul Muttalibi ishte njeri i pashėm dhe kishte tipare tė njė fisniku arab, Ebreheja e nderoi me nderimet mė tė larta, duke u ulur me tė nė dysheme, dhe jo siē e kishte zakon qė njerėzit t’i vėshtronte nga pozita e tė lartit.

Sė pari e pyeti nėse kishte ndonjė nevojė apo ndonjė shėrbim, tė cilin Ebreheja mund t’ia kryente, e ai pa njė pa dy ia ktheu: - “Unė dua qė tė m’i kthesh prapa 200 devetė e mia”. Ebreheja u step nga kjo pėrgjigje dhe me habi i tha: - “Nuk kėrkon nga unė qė tė heq dorė nga rrėnimi i Shtėpisė suaj tė shenjtė-Qabesė, e cila pėr ju simbolizon ēdo gjė, mishėrimin e fesė suaj dhe krenarinė tuaj, por po kėrkon tė t’i kthej devetė?!

- “Pikėrisht kėtė e kėrkoj nga ju, mbret i nderuar, sepse unė jam pronar i deveve, kurse Qabeja e ka Zotin-Pronarin e saj, i Cili do ta mbrojė atė nga shkatėrrimi, qė synoni ju”, - ia ktheu Abdul Muttalibi.

I habitur nga njė pėrgjigje e tillė plot urtėsi, Ebreheja ia ktheu devetė Abdul Muttalibit, dhe tė nesėrmen mėsyu Mekėn-Qabenė dhe arriti deri nė luginėn “Muhassar”-“Vadi Muhassar”.[3] Pėr ēudinė e tė gjithėve, elefanti mė i madh qė kishin me vete pėr ta shkatėrruar Qabenė, atė ditė nuk bėnte asnjė hap pėrpara nga Haremi-Qabeja. Diēka e ndalonte dhe e pengonte. Kur e kthenin atė nga drejtimi i Jemenit, ai merrte vrapin andej. Njėsoj vepronte edhe kur e kthenin nga drejtimi i Shamit (Sirisė).

Pėrpjekjet e ushtrisė sė Ebrehesė pėr tė hyrė nė Harem me elefantė, vazhduan gjatė gjithė ditės sė parė, kurse tė nesėrmen, u panė tufa tė mėdha zogjsh nga drejtimi i bregdetit, zogj qė kurrė mė parė nuk ishin parė, tek bartnin nė kthetrat dhe nė sqepat e tyre gurė tė vegjėl. Kėta zogj, me urdhrin e Allahut, filluan tė gjuanin gurė mbi ushtrinė e Ebrehesė dhe i shkatėrruan ata. Tė tmerruar nga njė sulm i tillė i papritur, ushtarėt e Ebrehesė filluan tė zmbrapseshin dhe morėn arratinė. Shumica prej tyre vdiqėn rrugės pėr nė Jemen, kurse Ebreheja u godit rėndė nga njė sėmundje, prej sė cilės i binte mishi nga trupi, dhe, posa arriti nė San’a, vdiq.

Kjo humbje e ushtrisė sė madhe tė Ebrehesė pati njė ndikim tė madh nė historinė arabe, dhe prej kėtij momenti, kurejshėt fituan edhe mė shumė nė famė, sepse fiset e tjera arabe pėr ta thoshin se kurejshėt qenkėshin popull i zgjedhur i Allahut, se Allahu i mbrojti ata dhe Shtėpinė e Tij.[4] Nė anėn tjetėr, kjo ishte njė dėshmi dhe njė parashenjė nga ana e Allahut xh.sh. se Ai vėrtet e kishte zgjedhur kėtė popull, meqė nga mesi i tyre kishte zgjedhur mė tė madhin e njerėzisė- Muhammedin a.s. i cili do ta bartte flamurin e misionit tė fundit hyjnor nė tokė.

Kjo ngjarje ndodhi nė vitin 570 tė erės sė re, nė vitin nė tė cilin u lind edhe Muhammedi a.s., dhe ky vit u quajt: “Amul fil”- “Viti i elefantit”.

Ky vit pati njė rėndėsi tė veēantė pėr arabėt, sepse qe fillimi i historisė sė re tė tyre. Ishte kjo njė prej parashenjave tė mėdha tė ardhjes sė tė Dėrguarit tė fundit, tė cilin tė gjithė popujt e atėhershėm po e prisnin me padurim nė mos do tė ishte nga mesi i tyre, si hebrenjtė ashtu edhe tė krishterėt. Por deshi Allahu xh.sh. qė ky i Dėrguar tė ishte nga arabėt, nga fisi mė i zgjedhur i tyre-kurejshėt, tė ishte njė njeri i ndershėm, besnik dhe i respektuar nga tė gjithė edhe para se t’i vinte shpallja.

Allahu xh.sh. ndėr kaptinat e para tė Dėrguarit tė Tij i zbriti kėtė kaptinė, duke i treguar pėr njė ngjarje tė cilėn Resulullahu nuk e kishte parė as pėrjetuar, veēse atėbotė nė Mekė ende kishte njerėz tė gjallė qė kishin qenė dėshmitarė tė kėsaj mrekullie, dhe nė asnjė mėnyrė nuk arritėn ta kontestonin fjalėn e Allahut pėr ngjarjen nė fjalė, sepse nė realitet, ajo kishte ndodhur ashtu.

valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:00   #38
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “El-Fil”-vazhdim

Koment
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصْحَابِ الْفِيلِ
1. “A nuk e ke parė )a nuk tė ka arritur lajmi) se ē’bėri Zoti yt me poseduesit e elefantit?

Qė nė fillim tė kėsaj kaptine pason njė pyetje hyjnore drejtuar Muhammedit a.s.: “A nuk e ke parė?”, po qėllimi kėtu nuk ėshtė pyetja nėse e kishte parė apo jo, por: “A tė ka arritur lajmi?” - ose “a e di se ē’bėri Zoti yt me pronarėt e elefantit (me Ebrehenė dhe ushtrinė e tij)”, i cili mėsyu Mekėn pėr tė rrėnuar Shtėpinė e shenjtė-Qabenė.

Pyetja, edhe pse i ėshtė adresuar Muhammedit a.s., nė fakt synon mė tepėr idhujtarėt kurejshė, disa prej tė cilėve ende ishin dėshmitarė tė gjallė tė kėsaj ngjarjeje, dhe vetė e kishin parė ndėshkimin qė Allahu xh.sh. kishte zbritur mbi ushtrinė e Ebrehesė. Ky adresim hyjnor ndaj kurejshėve u drejtohej pėr tė shprehur habinė, si ishte e mundur qė kurejshėt, tė cilėt Allahu i mbrojti prej Ebrehesė, mbrojti Shtėpinė e shenjtė, mbrojti shenjtėrinė e saj prej armiqve, dhe tė cilėt me sytė e tyre kishin parė tek shkatėrrohej njė ushtri e madhe nga disa tufa zogjėsh qė hidhnin mbi ta gurė tė vegjėl, nga goditjet e tė cilėve binin tė vdekur, e tash nuk besojnė qė po Ai Allah tė ka dėrguar ty, o Muhammed, qė tė nxjerrėsh mbarė njerėzimin nė dritėn e sė vėrtetės. Si ėshtė e mundur qė kėta njerėz, qė ishin dėshmitarė tė gjallė tė asaj mrekullie hyjnore, tė mos i pėrulen tash Allahut, pėr ta falėnderuar dhe adhuruar Atė, por ende adhurojnė gurė e idhuj tė cilėt vetė i gdhendin e i skalitin?!

Kur ėshtė fjala pėr shprehjen “Elem tere”- e cila pothuajse nė ēdo ajet ku ėshtė pėrmendur e ka kuptimin “elem ta’lem - a nuk e di”, dijetarėt kanė bėrė pyetje: A thua pėrse Allahu xh.sh. nuk e pėrdori kėtu drejtpėrdrejt shprehjen “elem ta’lem - a nuk e di” por e pėrdori “Elem tere – e cila nėse pėrkthehet fjalė pėr fjalė e ka kuptimin “a nuk e ke parė “?

Ja se ē’pėrgjigje jep nė lidhje me kėtė Muhammed M. Sha’ravi. Ai thotė: “E ka pėrdorur kėtė shprehje “elem tere”, sepse mėnyrat-metodat e pėrfitimit tė diturisė tek njeriu sė pari janė shqisat (tė dėgjuarit dhe tė pamėt) e mė pas vijnė gjėrat logjike qė kanė tė bėjnė me sferėn e mendjes, do tė thotė nė ēdo rast tek njeriu, atij i paraprijnė shqisat, e pastaj vijnė gjėrat qė mund tė preken. Nė lidhje me kėtė jep sinjal edhe ajeti kuranor: “Allahu ju nxori nga barqet e nėnave tuaja (si foshnje) qė nuk dinit asgjė. Ju pajisi me (shqisa pėr) tė dėgjuar, me tė parė dhe me zemėr (mendje), ashtu qė tė jeni falėnderues” (En-Nahl, 78)[5]

Kurse Fahru Rraziu thotė: “E ka pėrdorur shprehjen “elem tere”e jo ”elem ta’lem” sepse ngjarja qė kishte ndodhur atė vit kur kishte lindur edhe vetė Pejgamberi a.s., ishte njė ngjarje ende e freskėt, disa qė e kishin parė ngjarjen ende ishin gjallė, dhe pėr banorėt e Mekės kjo ishte njė e vėrtetė e pakontestueshme, prandaj edhe pyetja i bėhet Muhammedit a.s. qė duhej t’i kishte arritur lajmi sigurisht nga bashkėkombėsit e tij, i pėrcjellė nė mėnyrė gojore se ēfarė bėri Zoti yt me Ebrehenė dhe ushtrinė e tij.

Rraziu vazhdon e thotė: “Dallimi nė mes fjalėve “elem tere” dhe “elem ta’lem” ėshtė se pėr atė send qė nuk mund tė pėrfyryrohet (imagjinohet) tė kuptuarit e tij, nuk mund tė pėrdoret tjetėr shprehje pėrveē “elem ta’lem”, kurse pėr atė qė mund tė pėrfytyrohet dhe tė kuptohet, si p.sh. ikja e elefantit, goditja me gurė, etj., mund tė pėrdoret shprehja elem tere-“a nuk e ke parė”.[6]

Muhammed M. Sha’ravi, pėrkitazi me kėtė ajet, thotė:

Sigurisht se dikush mund edhe tė pyesė: a thua pėrse Allahu xh.sh. tha: “elem tere kejfe feale rabbuke bi as-habil fiil” e nuk tha :” elem tere kejfe feale Allahu bi as-habil fiil” ?!

Pėrgjigja ėshtė se kėtu veprimi ka ardhur nė cilėsinė e “rububijetit” , e “rububijeti” ėshtė edukim, pėrkujdesje ndaj dikujt qė e ke nėn kujdesje, rritje etj. Allahu xh.sh. me kėtė sikur dėshiron t’i thotė tė dėrguarit tė Tij se, ashtu siē i shkatėrrova pronarėt e elefantit, pa shkaqe tė rėndomta dhe jashtė ligjeve tė kėsaj natyre, ashtu do tė jem nė mbrojtjen tėnde derisa t’ua pėrcjellėsh tėrė njerėzimit mesazhin Tim”. [7]



أَلَمْ يَجْعَلْ كَيْدَهُمْ فِي تَضْلِيلٍ
2 A nuk ua bėri komplotin (pėrpjekjen) e tyre tė dėshtuar?

Allahu xh.sh. nė kėtė ajet, prapė nė formė pyetjeje, na bėn me dije se planet dhe intrigat e Ebrehesė i asgjėsoi dhe i bėri tė dėshtuara. Ata nuk arritėn qėllimin e tyre pėr ta shkatėrruar Qabenė, prandaj a nuk mjaftonte ky fakt qė kurejshėt tė mos i mbyllnin sytė para sė vėrtetės, po ta besonin Allahun, i Cili i shpėtoi nga armiku i tyre nė njė tė kaluar shumė tė afėrt, dhe nė tė njėjtėn kohė e ruajti Shtėpinė e Tij, shenjtėrinė dhe pacenueshmėrinė e saj. Nė tė kundėrtėn, edhe ēdo plan dhe komplot i tyre kundėr Muhammedit a.s. dhe Islamit do tė dėshtonte njėsoj.

A nuk thotė i Plotfuqishmi nė Kur’anin fisnik:

“Ata bėnin plane (kurtha-intriga) e Allahu i asgjėsoi ato, se Allahu ėshtė mė i miri qė asgjėson (dredhitė)”. (El-Enfal, 30)

dhe:

“Allahu iu kundėrvu dredhisė sė tyre, Allahu ėshtė asgjėsuesi mė i fuqishėm kundėr atyre qė bėjnė dredhi”. (Ali Imran, 54)



وَأَرْسَلَ عَلَيْهِمْ طَيْرًا أَبَابِيل تَرْمِيهِمْ بِحِجَارَةٍ مِنْ سِجِّيل فَجَعَلَهُمْ كَعَصْفٍ مَأْكُول

3. Dhe Ai kundėr tyre dėrgoi shpendė (qė vinin) tufė-tufė!

4. qė i gjuanin ata me gurė nga balta e gurėzuar!

5. duke i bėrė si gjeth i grimcuar (i pėrtypur)!”

Allahu i Plotfuqishėm deshi qė nė tėrė kėtė ngjarje tė kishte njė mrekulli, qė ushtrinė e madhe tė Ebrehesė ta shkatėrronte me njė ushtri tė Tij, nė kėtė rast as me njerėz e dhe as me engjėj, por me tufa tė mėdha zogjsh, tė cilėt vinin radhė-radhė.

S’ka dyshim qė kėta zogj, qė erdhėn nė mėnyrė tė befasishme nga drejtimi i detit, ishin njė prej ushtrive tė panumėrta tė Allahut pėr tė cilat i Gjithėfuqishmi thotė:

“ …Ushtritė e qiejve e tė tokės janė vetėm tė Allahut, e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe shumė i saktė”., (El-Fet’h , 4)

Dhe nė njė ajet tjetėr:

“Ushtrinė e Zotit tėnd nuk e di kush pos Tij” , (El-Mudethir, 31)

Kėso tufa zogjsh, nga tė cilėt ēdonjėri mbante nga tre gurė, njė nė sqep dhe nga njė nė tė dy kėmbėt, nuk ishin parė e as njohur kurrė mė parė nga arabėt. Zogjtė patėn ardhur nga drejtimi i detit, dhe pas kryrjes sė misionit qenė kthyer prapė nga kishin ardhur. Ata shkuan, por ngjarja e Ebrehesė mori dhenė, mbeti dhe u shėnua nė librat e historisė si njė vėrejtje se ata qė nuk i frikėsohen Allahut, do tė kenė kėsi pėrfundimi tė keq.

Sipas Kadi Bejdaviut fjala “sixh-xhil” ėshtė fjalė me prejardhje persiane por e arabizuar dhe pėrbėhet nga dy fjalė: “sixh”- qė nė persishte do tė thotė-gur dhe “xhil”- qė do tė thotė-baltė-dhe.[8]

Ekzistojnė edhe disa mendime tė tjera lidhur me kuptimin e fjalės “sixh-xhil” por ne u mjaftuam vetėm me njėrin prej mendimeve tė paraqitura nga El Bejdaviu.



Mendimet e disa dijetarėve bashkėkohorė lidhur me kėtė ngjarje
Pėrfaqėsuesi mė i denjė i shkollės bashkėkohore racionaliste, Imam Muhammed Abduhu duke komentuar kėtė kaptinė, u pėrpoq qė tėrė kėtė mrekulli, e cila e pėrshkon kėtė ngjarje, t’ia pėrshtasė tė perceptuarit tė mendjes njerėzore, duke mos pėrmendur drejtpėrdrejt kėtė ngjarje si njė mrekulli tė Allahut, e cila ishte njė prej parashenjave tė mėdha tė ardhjes sė Muhammedit a.s., por si pasojė tė njė epidemie (kolere apo lie), e cila u pėrhap nė mesin e ushtrisė sė Ebrehesė, pasi qė zogjtė hodhėn mbi ta gurėt me disa mikorobe a virusė!. Ja se ēfarė thotė, ndėr tė tjera, Imam Muhammed Abduhu nė tefsirin e tij:

“… Nė ditėn e dytė nė mesin e ushtarėve shpėrtheu epidemia e lisė dhe e kolerės. Ikrime thotė: “Ishte kjo hera e parė qė u shfaq lia nė tokėn arabe”, ndėrsa Ja’kub bin Utbe thotė: “Ai ishte viti kur lia dhe kolera u paraqitėn nė Arabi”.

Sėmundjet kishin njė efekt tė papėrshkrueshėm mbi trupat e tyre; mishi i trupit tė tyre (ushtarėve tė Ebrehesė) filloi tė binte. Ushtarėt dhe komandanti i tyre ikėn tė tmerruar. Edhe Ebreheja u qėllua nga kjo; mishi i tij vazhdoi t’i derdhej nga trupi, gisht pas gishti, gjymtyrė pas gjymtyre, derisa mė nė fund gjoksi i tij u ēa dhe ai vdiq nė San’a”

Kjo, thotė Abduhu, ėshtė ajo qė shėnimet e ndryshme e kanė pėrmendur dhe qė ėshtė logjikisht e pranueshme. Kjo sure tregon se lia dhe kolera qenė shkaktuar nga gurėt e fortė qė barteshin e hidheshin mbi ushtarėt, nga grupe kolosale zogjsh, tė cilat barten zakonisht nga erėrat. Ėshtė nė rregull tė besohet se ata zogj, tė cilėt pėrmenden nė kėtė sure, kanė qenė njė lloj mizash ose mushkonjash qė bartnin mikrobe tė disa sėmundjeve, dhe se gurėt kanė qenė prej argjilės sė thatė e tė helmueshme...! Kur kjo argjilė prekte ēfarėdo organizmi, depėrtonte thellė nė tė dhe shkaktonte ndėrlikime plagėsh, plagė qė shqetėsonin tėrė trupin, duke shkaktuar rėnien e mishit. Shumė lloje tė kėtyre zogjve (fluturuesve) tė pafuqishėm, janė nė tė vėrtetė trupat mė efikase tė Allahut, tė cilat Ai i shfrytėzon pėr shkatėrrimin e kujtdo qė Ai dėshiron. Ai organizėm i imėt qė sot quhet “mikrob” hyn brenda kėtij klasifikimi…Kjo mund tė merret si bazė pėr tė kuptuarit e kėsaj sureje. Asgjė tjetėr nuk mund tė pranohet pa shpjegim logjik, madje edhe nėse ėshtė transmetuar nė mėnyrė autentike. (!!!) [9]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:04   #39
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “El-Fil”-perfundim

Kėto komentime racionaliste tė Imam Abduhusė, dy dijetarėt mė tė spikatur bashkėkohorė tė tefsirit, Sejid Kutbi dhe Muhammed M. Sha’ravi, i kundėrshtuan haptazi, duke thėnė se nuk ka mundėsi qė ēdo mrekulli tė shpjegohet nė suza tė aftėsive tona mendore.

Ja se ē’thotė nė lidhje me kėtė prof. Sejid Kutbi: “…As supozimi i lisė apo i kolerės si pasojė e argjilės sė infektuar nga mikrobet, i shtruar nga Imami i njohur (Abduhu) e as ai i kundėrti, i cili i pėrshkruan se gurėt i ēanė kokat dhe trupat e abisinasve, duke i lėnė si mbeturina tė gjetheve tė thara e tė grmicuara, nuk e tejpeshon njėri-tjetrin nė manifestimin e fuqisė sė Allahut xh.sh. dhe nuk ka nevojė qė asnjėri tė merret si shpjegim mė i mirė i ngjarjes...

Sa i pėrket ngjarjes nė fjalė, mendimi qė mbron tė panjohurėn, mbinjerėzoren, peshon mė tepėr...

Ajo qė ne dimė pėr linė dhe kolerėn, nuk pėrputhet me atė qė ėshtė shėnuar pėr efektet e ngjarjes mbi trupat e ushtarėve dhe prijėsit tė tyre. Asnjėra nga kėto dy sėmundje nuk shkakton rėnien e mishit tė gjymtyrėve tė trupit tė njeriut dhe as qė shkakton ēarjen e gjoksit. Aq mė tepėr, transmetimet e Ikrimes dhe tė Ja’kub bin Utbes nuk flasin pėr atė se lia-kolera i ka rėnė ushtrisė. Asnjėri nga transmetimet nuk thotė asgjė mė tepėr se ajo qė kolera atė vit pėr herė tė parė e kaploi Gadishullin Arabik. Asnjėri nga kėta tė dy nuk ka sugjeruar se Ebreheja dhe ushtria e tij janė bėrė viktimė e kėsaj epidemie. Pėrveē kėsaj, nėse vetėm ushtria ishte goditur nga sėmundja, ndėrsa arabėt pėrreth mbetėn tė sigurt, atėherė kjo do tė ishte vėrtet e panatyrshme. Pasi kjo ngjarje nė ēdo rast ėshtė e mbinatyrshme, pėrse tė lodhemi duke e kufizuar veten brenda njė shpjegimi tė caktuar, vetėm pėr shkak se ai shpjegim bazohet nė atė qė ėshtė mė e afėrt pėr shqisat njerėzore...? Ne duhet t’u qasemi thėnieve kuranore, me qėllim qė prej tyre tė nxjerrim konceptet tona dhe t’i formulojmė idetė tona. Ajo qė thotė Kur’ani, ėshtė pėrfundimtare si e tillė. Ajo pėr tė cilėn ne thėrrasim “arsyen” dhe gjykimin e saj pėr atė se ē’tregon Kur’ani lidhur me ngjarjet nė gjithėsi ose nė histori, nė botėn e njeriut ose nė sferėn e tė paperceptueshmes, nuk ėshtė asgjė mė tepėr sesa rezultat i pastėr i ekzistencės sonė tė fundme njerėzore dhe pėrvojave qė kemi… Atėherė, askush nuk mund tė thotė pėr ndonjė thėnie kuranore: “Ėshtė e papranueshme pėr arsyen, kėshtu qė pėr tė duhet kėrkuar ndonjė shpejgim logjik”, siē thonė shpesh mbrojtėsit e shkollės racionaliste. Kjo nuk do tė thotė se duhet t’i pranojmė paragjykimet; kjo vetėm thekson se arsyeja njerėzore nuk ėshtė arbitėr pėr atė se ē‘thotė Kur’ani. Kur shprehjet e tekstit kuranor janė tė qarta dhe tė drejtpėrdrejta, ato determinojnė se si arsyet tona duhet t’i qasen atij, me qėllim qė t’i formulojmė pikėpamjet tona lidhur me ēėshtjen e dhėnė, si dhe pėrkitazi me faktet e tjera universale.[10]

Ndėrsa Sha’raviu, gjatė komentimit tė kėsaj kaptine, ndėr tė tjera, thotė: “Nė kėtė kaptinė shihet se nuk kemi tė bėjmė thjesht vetėm me njė veprim, por me veprim tė kryer sipas mėnyrės sė posaēme qė nuk mund tė kryhet nga askush tjetėr pėrpos nga Allahu xh.sh.

Kėtu Allahu xh.sh. sikur dėshiron tė na e tėrheqė vėrejtjen se nė natyrė ka veprime qė kryhen sipas rregullave dhe ligjeve tė pėrcaktuara qysh mė parė nga ana e Allahut, por ekzistojnė edhe disa veprime qė nganjėherė kryhen drejtpėrdrejt me ndėrhyrjen dhe Vullnetin e Allahut, jashtė ligjeve ekzistuese nė kėtė natyrė.

Pėr disa veprime qė kryhen nėpėrmjet kėtyre ligjeve, njeriu edhe mund tė mendojė se ligji e jo Allahu kanė vepruar, si p.sh. kur zjarri djeg, uji njom dhe shuan etjen, shpata pret etj., mirėpo nėse ndodh diēka nė mėnyrė jo tė rėndomtė jashtė kėtyre ligjeve, atėherė gjithkush duhet ta ketė tė qartė se kemi tė bėjmė drejtpėrdrejt me ndėrhyrjen hyjnore.

Kurse, sa i pėrket qėndrimit tė tij ndaj mendimit tė Abduhu-sė, ky kritikon ashpėr Muhammed Abduhu-nė, i cili ėshtė pėrpjekur qė ēdo gjė ta deshifronte dhe ta krahasonte nė bazė tė aftėsive mendore tė njeriut. Nė lidhje me kėtė, Sha’raviu, ndėr tė tjera, thekson: “Kur z. Muhamed Abduhu nė tefsirin e tij tė xhuz’it “Amme” gjatė komentimit, arriti te kjo kaptinė - “El Fil” dhe te kjo ngjarje, u mundua tė sqaronte se zogjtė tufa-tufa erdhėn me disa mikrobe vdekjeprurėse, qė shkaktuan infektime dhe sėmundje shkatėrruese (lia dhe kolera) mbi ushtrinė e Ebrehesė, duke mohuar nė njė mėnyrė, tė paktėn pjesėrisht, kėtė shfaqje tė mrekullisė nga ana e Allahut xh.sh., njė mrekulli qė thjesht theu ligjet ekzistuese nė natyrė, ngase mrekullia nė esencė edhe ka njė rol dhe funksion tė tillė! A thua ē’iu desh Abduhusė tė bėnte njė komentim tė tillė? Pėrse Abduhu pėrjashtoi ēdo mundėsi qė zogjtė tė kenė ardhur me gurė tė vėrtetė? Pėrse Abduhu u pėrpoq qė me ēdo kusht tė na bindte se njė gjė tė tillė nuk e pranon mendja e shėndoshė, d.m.th. qė gurėt tė kenė qenė vetėm gurė tė thjeshtė nga argjila, por ishin gurė me mikrobe dhe virusė vdekjeprurės?!

A mos ka menduar z. Abduhu se shpalljet (profecitė) janė aftėsi njerėzore, apo afinitet njerėzor qė mund tė pėrfitohen nga pėrvoja njerėzore ?!

Jo, jo, veēse kėto janė dhunti tė Allahut pėr disa robėr tė zgjedhur, e mrekullitė e Allahut mė kot pėrpiqesh t’i shpjegosh sipas asaj qė mund ta perceptojė mendja njerėzore, sepse duhet ta kesh parasysh se, megjithatė mendja njerėzore ėshtė tejet e kufizuar pėr t’i kuptuar mrekullitė e Allahut qė pėrbėjnė thyerje tė rregullave tė rėndomta tė natyrės, tė cilat po ashtu Vetė Allahu i Madhėrishėm i krijoi .[11]

Sidoqoftė, ne nė kėtė rast anojmė nga mendimet e kėtyre dy dijetarėve tė fundit, se kėtu vėrtet fjala ishte pėr njė mrekulli, tė cilėn nuk ka nevojė tė pėrpiqemi ta elaborojmė nė suaza tė tė perceptuarit tonė mendor, sepse urdhėrues dhe ekzekutues i kėsj mrekullie ėshtė Vetė Allahu xh.sh., i Cili ėshtė i Gjithfuqishėm, i Gjithėpushtetshėm dhe i Gjithėdijshėm. Nė kompetencat e Tij ėshtė thyerja e ligjeve ekzistuese natyrore, tė cilat Vetė Ai i krijoi dhe tė cilat Ai i thyen kurdo tė dėshirojė, ani pse njė gjė tė tillė shpeshherė mendja njerėzore me diapazon kaq tė ngushtė tė tė kuptuarit, nuk ėshtė nė gjendje ta pėrceptojė.



Porosia e kėsaj sureje
- Kjo sure pėrmban nė vete njė mesazh shumė tė fuqishėm pėr suksesin e misionit profetik tė Muhamedit a.s.. Kur Allahu xh.sh. merr dikė nė mbrojtje. Ai dhe e mban premtimin. Ashu siē e mbrojti Shtėpinė e shenjtė–Qabenė, duke mos u dhėnė rast idhujtarėve mekas ta mbronin atė, por intervenoi drejtpėrdrejt me Vullnetin e Tij hyjnor pėr tė zbrapsur dhe asgjėsuar agresorin, ashtu do ta mbrojė edhe tė Dėrguarin e Vet pėr ta pėrmbyllur me sukses misionin me tė cilin e kishte ngarkuar

- Allahu xh.sh. dėshiroi qė Meka tė mos binte nė duart e autoritetit tė asnjė despoti, por tė mbetej e lirė dhe e gatshme pėr tė pritur qė nga gjiri i saj tė lindte njeriu qė do tė ngrinte lart famėn dhe namin e saj, njeriun i cili pėr njė kohė tė shkurtėr, i udhėzuar nga Drita e Allahut, nga ato fise arabe tė shkapėrderdhura andej e kėndej e tė armiqėsuara nė mes veti, tė krijonte njė popull qė do t’ua lėkundte themelet e vura nė padrejtėsi dhe eksploatim tė popujve tė tjerė, tė Perandorive mė tė fuqishme tė asaj kohe, - Persisė dhe Bizantit.

- Dhe mesazhi i fundit i kėsaj sureje u drejtohet tė gjithė njerėzve: Askush tė mos krenohet nė kėtė botė se ka pasuri dhe ėshtė i fuqishėm, sepse armiqtė e rrugės sė vėrtetė, rrugės sė Allahut, sado tė fuqishėm tė jenė, megjithatė herėt a vonė nė ēdo pėrpjekje tė tyre kundėr muslimanėve, do tė jenė tė gjykuar tė dėshtojnė

Allahu xh.sh., pavarėsisht nga dobėsitė e kohėpaskohshme tė muslimanėve, do ta mbrojė Islamin. Ai edhe mė do ta mbrojė Shtėpinė e Vet nga ēifutėt dhe tė tjerėt, tė cilėt synojnė shtrirjen e pushtetit dhe tė autoritetit mbi Tokėn dhe Shtėpinė e shenjtė, sepse Allahu xh.sh. thotė:

“Ata (armiqtė e Islamit) dėshirojnė ta fikin Dritėn (fenė) e Allahut me fjalėt (propagandėn) e tyre, po Allahu do ta plotėsojė (pėrsosė) Dritėn e Vet edhe pse kėtė e urrejnė pabesimtarėt” (Saff, 8).



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Muhammed Esh-Shevkani, “Fet’hul Kadir”, vėll. V, fq. 500

[2] Xhelaluddin es-Sujuti, “Tertib Suveril Kur’an”. Fq. 166, Bejrut-1986.

[3] Luginė ku Allahu i zbriti dėnimin Ebrehesė dhe ushtrisė sė tij, vend afėr Muzdelifes sė sotme.

[4] Nė lidhje me kėtė ngjarje tė pakontestueshme historike bėjnė fjalė tė gjithė librat e historisė si dhe ata tė tefsirit, tė vjetrit dhe bashkėkohorėt, andaj nuk e pashė tė arsyeshme t’i citoj kėto vepra emėr pėr emėr. (S.B.).

[5] Muhammed Mutevel-li Sha’ravi, “Tefsir suretej El-Fil ve Kurejsh”, fq. 17-22, Kajro, pa vit botimi

[6] Fahru Rraziu -“Et-Tefsirul Kebir (Mefatihul Gajb)”, vėll. 32, fq. 97., Kajro-Bejrut, 1985

[7] Sha’ravi, “Tefsir suretej El-Fil ve Kurejsh” fq. 22, Kajro, pa vit botimi

[8] Kadi el Bejdavi “Envaru-t-tenzil ve esraru-t-te’vil”, vėll. IX ,fq. 333, Konstantinopojė (Stamboll), 1303 hixhrij

[9] Muhammed Abduhu “Tefsirul Kur’anil kerim-xhuz’u Amme”, fq. 180-182, Bejrut, 1989

[10] Sejid Kutb “Fi Dhilallil Kur’an”, vėll. VI, fq. 3976-3979

[11] Sha’ravi, “Tefsir suretej El-Fil ve Kurejsh” fq. 22, Kajro, pa vit botimi
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:13   #40
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Mesed”

Komentimi i kaptinės “El-Mesed”







تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَب َّ(1) مَا أَغْنَى عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَب َ(2) سَيَصْلَى نَارًا ذَاتَ لَهَب ٍ(3)

وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَب ِ(4) فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِنْ مَسَد ٍ(5)



1. “Qoftė i shkatėrruar Ebu Lehebi, e ai tashmė ėshtė shkatėrruar

2. Atij nuk i bėri dobi pasuria e vet, as ajo ēka fitoi!

3. Ai do tė hudhet nė zjarr tė ndezur flakė,

4. e edhe gruaja e tij, qė bartte thashetheme (fjalė),

5. nė qafėn e saj do tė ketė njė litar tė pėrdredhur (nga zjarri.”




Kaptina “El-Mesed” ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas sures “El-Fatiha” dhe ka gjithsej 5 ajete. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 111.

Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abbasi, nga Ibn Zubejri dhe nga Ajshja r.a. tė kenė thėnė: ”Ka zbritur kaptina “Tebbet jeda...” nė Mekė”.[1]



Emėrtimi i kėsaj kaptine

Kjo kaptinė ėshtė emėrtuar “El-Mesed”, sepse nė ajetin e pestė tė saj pėrmendet litari i pėrdredhur-(El Mesed), me tė cilin gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemil, motra e Ebu Sufjanit do tė tėrhiqet zvarrė nė Xhehennem.

Kjo kaptinė njihet edhe me disa emra tė tjerė, si “Tebbet”, fjalė tė cilat janė tė pėrmendura qysh nė ajetin e parė tė kėsaj sureje.

Pastaj njihet edhe me emėrtimin “Ebi Leheb” dhe me emėrtimin tjetėr “El-Leheb”



Shkaku i zbritjes sė kaptinės
- Transmetohet nga Seid bin Xhubejri e ky nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: “Kur Allahu xh.sh. zbriti ajetin: “Dhe tėrhiqja vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt” (Esh-Shuara’ė, 213), i Dėrguari i Allahut u ngjit nė bregoren e Safasė dhe filloi t’i thėrriste njerėzit qė tė afroheshin. Disa pyetėn: Kush ėshtė ky qė thėrret? “Ėshtė Muhammedi”, thanė tė tjerėt, dhe u afruan pėr ta dėgjuar. Ata qė nuk patėn mundėsi tė shkonin personalisht, dėrguan nga njė njeri tė tyre pėr tė dėgjuar se ē’do t’u thoshte ai. Atėherė Muhammedi a.s. iu drejtua tė pranishmėve duke i thirrur emėr pėr emėr tė gjitha familjet autoritative tė Mekės: “O bijtė e Abdu Menafit, o bijtė e Abdul Muttalibit, o bijtė e Fihrit, o bijtė e Luejjit, o bijtė e Galibit, o bijtė e Murres…! Ē’mendoni nėse do t’ju lajmėroja se nė luginėn e kėsaj kodre ka ardhur njė kalorėsi armike pėr t’ju sulmuar, a do tė mė besonit?” “Po, - i thanė tė pranishmit, - sepse tek ti kurrė nuk kemi provuar ndonjėherė gėnjeshtrėn. “Atėherė dijeni pra, unė vėrtet po ju paralajmėroj se gjendeni para njė dėnimi tė tmerrshėm (tė madh)”. Ndėrkohė qė turma ende nuk kishte bėrė ndonjė koment, u ngrit Ebu Lehebi, axha i Pejgamberit a.s., i cili, duke shkundur shuplakat e duarve, me zė tė lartė tha: “Qofsh i shkatėrruar, a pėr kėtė na paske mbledhur?!”. Si kundėrpėrgjigje ndaj kėtij mallkimi tė Ebu Lehebit, Allahu xh.sh. zbriti: “Qoftė i shkatėrruar Ebu Lehebi, e ai tashmė ėshtė shkatėrruar…” deri nė fund tė kaptinės.[2]


Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake “En-Nasr”
Kjo kaptinė ka njė lidhmėri tė fuqishme me atė paraprake “En-Nasr” , sepse nė suren “En-Nasr” shohim shpėrblimin e atij qė u bindet urdhėrave tė Allahut, nė kėtė rast tė Dėrguarit tė Allahut, me fitore dhe ngadhėnjim, kurse nė kėtė sure - nė“El-Mesed” shohim dėnimin e tmerrshėm dhe turpėrimin qė do ta shijojnė pabesimtarėt nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, nė kėtė rast Ebu Lehebi, i cili me fyerje tė vrazhda, e rėndonte vazhdimisht Muhammedin a.s. gjatė thirrjes sė tij.



Koment:

تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَب
1. “Qoftė i shkatėrruar Ebu Lehebi, e ai tashmė ėshtė shkatėrruar

Fjala “Tebbet” nė aspektin gjuhėsor do tė thotė shkatėrrim, humbje. Ndėrsa nė pjesėn vijuese tė ajetit ku janė cekur “dy duart e Ebu Lehebit”, nuk nėnkuptohet e pjesėrishmja – duart, por tėrėsia, do tė thotė shkatėrrimi i tėrė trupit (qenies).

Nė kuptimin sipėrfaqėsor ky ajet do tė mund tė pėrkthehej edhe si “Iu thafshin duart Ebu Lehebit e ato tashmė iu kanė tharė”, mirėpo megjithatė versioni mė i pranuar nga dijetarėt ėshtė se fjala “Tebbet” nė kėtė ajet, vjen nė kuptim tė shkatėrrimit dhe humbjes.

Ajeti i parė i kėsaj kaptine fillon me njė kėrcėnim tė ashpėr ndaj Ebu Lehebit, axhės sė Resulullahut s.a.v.s, i cili qėndrimin e tij armiqėsor ndaj tij nuk e fshehu pėr asnjė ēast. Emri i vėrtetė i kėtij armiku tė pėrbetuar tė Islamit ishte Abdul Uzza bin Abdul Muttalib. Vetė emri i tij “Rob i Uzzasė”, njėrit prej idhujve kryesorė tė idhujtarėve arabė, flet mė sė miri pėr qėllimet dhe qėndrimet armiqėsore qė pati ai ndaj Islamit, qė nga shfaqja e dritės sė tij. Ai assesi tė bindej se adhurimi i vetėm njė Zoti mund tė zėvendėsonte adhurimin e mbi 300 idhujve, tė cilėve atėbotė u besohej.

Pėr armiqėsinė e tij kaq tė madhe ndaj Muhammedit a.s. kemi edhe njė transmetim nga Rebiate bin Ubbad, i cili rrėfen e thotė: “Gjatė kohės sa isha i ri, dhe ende idhujtar, dola sė bashku me babanė tim nė tregun “Dhil Mexhaz” dhe aty e pashė tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: “O ju njerėz! Thoni “La ilahe il-la Allah, qė tė shpėtoni…”, kurse njerėzit, tė grumbulluar pranė tij e dėgjonin. Pas tij qėndronte vazhdimisht njė njeri me fytyrė tė skuqur, me sy tė zgurdulluar e tė vėngėr, me dy bishtaleca flokėsh, i cili pas tij u thoshte njerėzve: “Ky ėshtė njė renegat gėnjeshtar, mos u besoni fjalėve tė tij…”. Nė ēdo vend qė shkonte i Dėrguari i Allahut, ai njeri e pėrcillte atė si njė hije. Pastaj, vazhdon Rebiate bin Ubbadi, e pyeta babanė tim: Kush ėshtė ky njeri qė i shkon pas? Axha i tij, Ebu Lehebi - mė tha ai”.[3]

Meqenėse Muhammedi a.s. nė fillim u ballafaqua me vuajtje tė papėrshkruara dhe me njė indiferentizėm e armiqėsi mu nga tė afėrmit e tij, nė radhė tė parė nga axha Ebu Lehebi, Allahu xh.sh. e shpalli kėtė sure si kundėrsulm kundėr fushatave tė tyre armiqėsore. Sejjid Kutbi kėtė moment na e pėrshkruan nė mėnyrė tė lartė stilistike, kur thotė: “nė kėtė rast, vetė Allahu xh.sh. mori komandimin e betejės, kur zbriti : “Qoftė i shkatėrruar Ebu Lehebi, e ai tashmė ėshtė shkatėrruar.”

Termi nė arabishte i pėrdorur: ”tebbet”-“ėshtė shkatėrruar”, i cili ėshtė pėrsėritur dy herė, nėnkupton sė pari apelin (mallkimin), ndėrsa nė pėrsėritjen e dytė implikon pėrmbushjen e atij apeli (mallkimi). Kėshtu, nė njė ajet tė shkurtėr, ėshtė realizuar njė veprim qė lėshon perden mbi skenėn e njė beteje tashmė tė pėrfunduar. Ajo qė mė tutje vijon, ėshtė vetėm njė pėrshkrim i asaj qė ka zėnė vend, pas mposhtjes, mundjes dhe mallkimit mbi Ebu Lehebin, sepse atij mė nuk i bėri dobi asgjė…[4]

مَا أَغْنَى عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَب َ
2. Atij nuk i bėri dobi pasuria e vet, as ajo ēka fitoi!

Ebu Lehebi ishte betuar se do ta shkrinte tėrė pasurinė e tij vetėm e vetėm qė ta luftonte Muhammedin a.s. dhe fenė islame, duke thėnė: “Nėse ajo qė flet djali i vėllait tim ėshtė e vėrtetė, atėherė unė do t’i shpėtoj dhe shmangem ndėshkimit nė Ditėn e Kiametit, me pasurinė dhe me fėmijėt e mi”[5]. Por Allahu xh.sh. ia bėri tė qartė shumė shpejt kėto pozicione duke i bėrė me dije se as pasuria, as fitimi e as fėmijėt e tij nuk i bėjnė dobi, sepse nė kėtė botė, disa ditė pas luftės sė Bedrit, nė tė cilėn nuk mori fare pjesė, nga frika e vdekjes, ai u godit nga njė sėmundje ngjitėse dhe vdekjeprurėse. Thuhet se trupi i tij i vdekur, qėndroi ashtu mbi tokė pėr tri ditė, derisa filloi tė qelbej, dhe djemtė e tij nga frika e ndonjė epidemie, e hodhėn trupin e tij si njė coftinė nė njė gropė duke e mbuluar me gurė.[6] Ja, ky pra ishte realizimi i premtimit tė Allahut nė kėtė botė, se Ebu Lehebi do tė vdiste i nėnēmuar e i poshtėruar, edhe pse kishte pasuri aq tė madhe, kurse nė botėn tjetėr Ebu Lehebi do tė ndeshet me njė dėnim shumė tė tmerrshėm…

سَيَصْلَى نَارًا ذَاتَ لَهَب
3. Ai do tė hudhet nė zjarr tė ndezur flakė

Ky ėshtė dėnimi mė i merituar pėr njė armik tė Islamit. Ai nė lėkurėn e vet do ta shijojė dhembjen e dėnimit nga flakėt gllabėruese tė Xhehennemit, sepse i shkaktoi dhembje shpirtėrore e fizike tė Dėrguarit tė Allahut, madje duke e fyer dhe nėnēmuar se ishte jetim, ishte rritur nė shtėpitė e tė tjerėve, ishte njeri pa krahė, d.t.th. pa vėllezėr apo djem, etj.

وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَب

4. e edhe gruaja e tij, qė bartte thashetheme (fjalė)

Nė kėtė armiqėsi, Ebu Lehebi nuk ishte i vetėm. Atė e ndihmonte nė ēdo aspekt edhe gruaja e tij, Ummi Xhemil, emri i sė cilės ishte Erva bintu Harb. Ajo rridhte prej njė familjeje aristokrate tė Mekės dhe ishte motra e Ebu Sufjanit, prijėsit tė atwhershėm tė kurejshėve. As ajo kurrsesi tė pajtohej me faktin se Muhammedi a.s. ishte ngritur kundėr besimit tė tyre pagan, dhe dėshironte t’i barazonte robėrit e tė varfėrit me klasėn e lartė sunduese.

Nė kėtė ajet hasim nė njė metaforė tė fuqishme kuranore, kur pėr bartjen e thashethemeve (fjalėve) Allahu xh.sh. ka pėrdorur termin (hammaletel hatabi-bartėse e druve-ferrave). Figurativisht kjo do tė thotė se ashtu siē e ndezin drutė zjarrin, ashtu edhe shpifjet dhe fjalėt e saj tė helmatisura ndiznin dhe digjnin zemrat e njerėzve, me fjalė tė paqena, me shpifje dhe me intriga, kundėr Islamit dhe kundėr Muhammedit a.s.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:14   #41
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “El-Mesed”-perfundim

Ky ajet nėse pėrkthehet fjalė pėr fjalė, do tė dilte se gruaja e Ebu Lehebit, bartte ferra-dru, tė cilat natėn i vėnte nėpėr rrugėt nga kalonte i Dėrguari i Allahut. Ky ėshtė mendimi i Ebu Suudit dhe i disa tė tjerėve, megjithėse shumica dėrmuese e komentatorėve janė tė mendimit se kėtu qėllimi nuk ėshtė bartja e ferrave-druve, por bartja e thashethemeve dhe shpifjeve. Kėtė mendim fuqishėm e pėrkrahin shumė prej komentatorėve tė Kur’anit si Ibn Abbasi, Muxhahidi, Katadeja, Suddiu,[7] Muhammed Abduhu[8], etj, duke thėnė se Ummi Xhemil ishte njė grua aristokrate, e rrethuar e tėra nga njė luks i paparė, prandaj ėshtė vėshtirė tė besohet se ajo mund tė ketė rėnė nė njė nivel tė tillė denigrues pėr tė, d.t.th. qė vetė tė bartte ferra e dru pėr ta penguar Muhammedin a.s., kur kėtė gjė me urdhrin e saj mund ta bėnėin robėrit-shėrbėtorėt qė i kishte tė shumtė. Megjithatė, kuptimin e vėrtetė tė kėsaj metafore kuranore, mė sė miri e di Allahu xh.sh..

Transmetojnė Ibn Ebi Hatimi dhe Ebu Zer’ah nga Esma bint Ebi Bekr tė ketė thėnė: “Pas zbritjes sė kėsaj sureje, nė tė cilėn flitej pėr Ebu Lehebin dhe gruan e tij, Ummu Xhemil ishte tėrbuar e tėra nga ky nėnēmim, dhe me nxitim kishte shkuar nė oborrin e Qabesė pėr ta takuar Muhammedin a.s. dhe pėr ta sulmuar me gurė. Kur kishte arritur tek Qabeja, aty qėndronte Muhammedi a.s me Ebu Bekrin. Nė atė ēast nga frika e ndonjė tė papriture, Ebu Bekri, i tha tė Dėrguarit tė Allahut: “Kam frikė se ajo do tė tė shohė”, por Muhammedi a.s. sė shpejti e qetėsoi atė duke e siguruar: “Ajo nuk do tė mė shohė”, dhe ndėrkohė lexoi disa ajete kuranore me tė cilat u mbrojt nga dėmi i saj, ashtu siē thotė Allahu xh.sh. nė Kur’an: “Kur ti e lexon Kur’anin, nė mes teje dhe atyre qė nuk besojnė botėn tjetėr, Ne vėmė njė perde tė padukshme.” (El-Isra’ė, 45), dhe vėrtet Allahu ia mori shikimin e saj ndaj tij, dhe nuk e pa, kėshtu qė iu drejtua Ebu Bekrit me kėto fjalė: “Mė kanė njoftuar se shoku yt mė ka ofenduar dhe pėrqeshur”. “Jo, - iu pėrgjigj Ebu Bekri, “Pasha Zotin e kėsaj Shtėpie, ai nuk tė ka ofenduar”. (Betimi i Ebu Bekrit ishte me vend, sepse kjo nuk ishte kurrfarė fyerjeje, por realiteti ). Pas kėtyre fjalėve, ajo iku e tėrbuar duke thėnė: “Tė gjithė kurejshėt e dinė se unė jam bija e zotėrisė sė tyre!” [9]

فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِنْ مَسَد
5. nė qafėn e saj do tė ketė njė litar tė pėrdredhur (nga zjarri).”

Dėnimi dhe nėnēmimi mė turpėrues i saj nesėr nė Ahiret, ėshtė ai qė rreth qafės do ta ketė tė lidhur njė litar, me tė cilin do tė tėrhiqet zvarrė nė flakėn gllabėruese tė Xhehennemit, i cili pėrpin ēdo gjė.

Seid bin Musejjeb ka thėnė: “Ummi Xhemil kishte rreth qafės sė saj njė gjerdan tė ēmueshėm dhe haptazi ishte betuar nė “Latin dhe Uzzanė”, se atė do ta shkrinte nė armiqėsinė kundėr Muhammedit a.s., kėshtu qė Allahu xh. sh. atė gjerdan tė artė do t’ia zėvendėsojė me njė litar tė pėrdredhur nga flaka e Xhehennemit, nė ditėn e Llogarisė pėrfundimtare.”



Kėndvėshtrimi i kėsaj sureje nga aspekti akaidologjik
Nėse i bėjmė njė vėshtrim tė shkurtėr kėsaj sureje nga kėndi i akaidit, do tė shohim se kėtu kemi tė bėjmė me njė mrekulli tė vėrtetė kuranore, me njė lajm-njoftim tė saktė pėr tė ardhmen, tė cilėn e di vetėm Zoti i Madhėrishėm.

Fjala ėshtė pėr besimin-imanin e mundshėm tė Ebu Lehebit, pasiqė mė parė pamė se Allahu xh. sh. pėr tė ka thėnė: “Qoftė i shkatėrruar Ebi Lehebi, e ai mė ėshtė shkatėrruar…”.

Nė kohėn e zbritjes sė kėsaj sureje, shumica e parisė mekase, ndėr ta edhe Ebu Lehebi, ishin pabesimtarė, por mė vonė shumė prej tyre Allahu xh.sh. i udhėzoi, ua hapi zemrat e tyre dhe ata e pėrqafuan Islamin, si Ebu Sufjani, Halid ibn Velidi, Ikreme ibn Ebi Xhehli e shumė tė tjerė. Logjikisht, nuk pėrjashtohet mundėsia qė edhe Ebu Lehebi tė ishte nė mesin e kėtyre tė udhėzuarve nė Islam, mirėpo kjo nuk ndodhi, sepse Kur’ani decidivisht thotė se Ebu Lehebi do tė vdesė si qafir-pabesimtar.

A thua ē’do tė ndodhte sikur Ebu Lehebi tė shkonte nė vendtubimin e parisė mekase e t’u thoshte: ”Muhammedi ka thėnė pėr mua nė Kur’an, pėr tė cilin pohon se i zbritka nga qielli, se do tė vdes si pabesimtar dhe se do tė hyj nė zjarr, sė bashku me gruan time, mirėpo, ja, unė po dėshmoj kėtu para jush: “Nuk ka zot tjetėr pos Allahut dhe Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij”, nė mėnyrė qė ju tė gjithė tė bindeni se kėto fjalė tė tij janė tė pavėrteta, dhe se Muhammedit nuk i zbret kurrfarė shpalljeje nga qielli!!!”

A thua vėrtet ēfarė do tė ndodhte?!

Po ta kishte shqiptuar Ebu Lehebi fjalėn e dėshmisė – “Shehadetin”, qoftė edhe sa pėr sy e faqe apo nga dyfytyrėsia, ēėshtja e besimit do tė shkatėrrohej me themel. Mirėpo, as kjo mundėsi veprimi nė favor tė ēėshtjes sė kufrit-pabesimit apo tė paktėn edhe shqiptimi formal i fjalės sė dėshmmisė nga goja e Ebu Lehebit, atij nuk i shkonte ndėr mend, e lėre mė t’i shqiptonte.

A nuk ėshtė ky njė argument i mjaftueshėm pėr tė na treguar se ajo qė paralajmėron Allahu, patjetėr duhet tė ndodhė. A ekziston provokim mė i madh se ky, qė Allahu t’ia lėrė nė dorė armikut mė tė madh tė Islamit, me mundėsi zgjedhjeje, njė ēėshtje kaq tė ndjeshme, me tė cilėn mund tė dėmtohej-shkatėrrohej kjo fe, por tė cilėn mundėsi Ebu Lehebi nuk e shfrytėzoi.

A nuk ėshtė ky argument i bollshėm qė tė kuptojmė se atė qė e pėrcakton Allahu, qoftė edhe nė sferėn e “gajbit” – “sė fshehtės”, ajo patjetėr duhet tė realizohet.[10]



Porosia e kėsaj sureje:

- Ndalohet rreptėsisht t’i bėsh keq dikujt, ta mundosh dikė apo ta fyesh pa tė drejtė.

- Nė tri ajetet e para, ku flitet pėr Ebu Lehebin, shohim se ato pėrmbajnė lajme tė fshehta nga tri aspekte:

1. Njoftimi pėr shkatėrrimin e tij nė kėtė botė, gjė qė kishte ndodhur vėrtet.

2. Njoftimi se Ebu Lehebit nuk do t’i bėnin dobi as pasuria e as fėmijėt e tij, dhe se nuk do tė kėnaqej mė atė pasuri, gjė qė edhe ndodhi.

3. Njoftimi pėr tė se Ebu Lehebi do tė jetė prej banorėve tė Zjarrit, gjė qė faktikisht edhe ndodhi, sepse ai vdiq si pabesimtar.

- Ndalohet rreptėsisht tė shpifurit e fjalėve tė paqena ndaj dikujt apo bartja e fjalėve me tė cilat lėndohen ndenjat e njerėzve, sepse kjo i gjason zjarrit qė ndizet nga drutė.

- Pasuria e as fėmijėt nuk do ta shpėtojnė askėnd nga dėnimi i Allahut xh.sh., nėse puna e atij njeriu ėshtė nė kundėrshtim me dispozitat e Tij.

- Ai qė zgjedh qėndrimin armiqėsor ndaj Islamit, do tė jetė i nėnēmuar, i turpėruar, i zhgėnjyer dhe fatkeq, si nė kėtė botė, ashtu edhe nė atė tė Amshimit.





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Muhammed Esh-Sevkaniu, “Fet’hul Kadiir”, vėll. V, fq. 518.

[2] El Vahidi en-Nisaburi, “Esbabu-n-Nuzuli”, fq. 262; Kėtė transmetim e kanė shėnuar nė koleksionet e tyre tė hadithit tė gjithė imamėt e mėdhenj tė Hadithit si Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Maliku etj.

[3] Dr. Vehbete ez-Zuhajli, “Et-Tefsirul Munir”, vėll. XXX, fq. 457

[4] Sejjid Kutb, “Fi Dhilalil Kur’an”, vėll. VI, fq. 4000.

[5] “Muhtesar Tefsir Ibn Kethir”, vėll. III, fq. 690.

[6] Muhammed Ali Sabuni “Safvetu-t-Tefasiir”, pjesa e 20-tė, fq. 619.

[7] Ebu Bekėr el Xhezairi. “Ejseru-t-Tefasiir”, vėll. V, fq. 627.

[8] Muhammed Abduhu, “Tefsirul Kur’anil Kerim-xhuz’u “Amme”, fq. 200.

[9] Fet’hul Kadiir”, vėll. V, fq. 520

[10] Muhammed Mutevel-li Sha’ravi. “Argumentet lėndore mbi ekzistimin e Zotit”, fq. 84-85, botimi i dytė, Prishtinė 1997; Nė lidhje me kėtė shih edhe: Muhammed el Gazali. “Nahve tefsirin mevduijjin li suveril Kur’anil Kerim”, fq. 547
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:17   #42
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “Kurejsh”

Komentimi i kaptinės – “Kurejsh”




1. “(Allahu e zhduku ushtrinė qė synoi shkatėrrimin e Qabesė) Pėr hir tė (harmonisė ndėrmjet) kurejshėve dhe marrėveshjes sė tyre (me fiset e tjera),

2. marrėveshjes pėr sigurinė (qė e gėzonin) gjatė udhėtimeve tė tyre, dimėr e verė,

3. atėherė pra, le ta adhurojnė (vetėm) Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė),

4. i Cili i ushqeu kur ishin nė skamje-uri dhe i siguroi nga frika (e ēdo armiku).”



Kaptina “Kurejsh” ėshtė kaptinė mekase, ka gjithsej 4 ajete dhe ka zbritur pas kaptinės “Et-Tin”

Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: “Ka zbritur surja (Li Ilafi kurejshin…) nė Mekė”.[1]

Nė anėn tjetėr, Dahhaku dhe Kelbiu transmetojnė se kjo kaptinė ka zbritur nė Medinė[2], por njė transmetim i tillė nuk ėshtė i qėndrueshėm, sepse dihet sigurisht dhe, pėr kėtė tė gjithė dijetarėt e tjerė janė kompaktė, se kjo kaptinė ka zbritur nė Mekė.

Disa dijetarė, si Ubejje bin Ka’bi kėtė sure e konsiderojnė si vazhdimėsi tė sures “El-Fil”. Ubejje pohimin e vet e mbėshtet nė njė transmetim nga Amr bin Mejmun el Ezdiu, i cili ka thėnė: “E kam falur namazin e akshamit pas Omer ibnul Hattabit r.a., kur ai nė rekatin e parė kėndoi kaptinėn “Ve-t-Tini ve-z-Zejtuni…” kurse nė tė dytin “Elem tere kejfe...” dhe “Li Ilafi Kurejshin...”, pa i ndarė kėto dy kaptina me besmele”[3] Sidoqoftė, dihet fare me siguri se kaptina “Kurejsh” ėshtė kaptinė nė vete dhe po ashtu dihet se nė mes kaptinės “El-Fil” dhe asaj “Kurejsh” kanė zbritur edhe nėntė sure tė tjera, kurse nė Mus’haf janė radhitur njėra pas tjetrės pėr shkak tė lidhmėrisė dhe vazhdimėsisė tematike[4].



Emėrtimi i kėsaj kaptine
Kaptina ėshtė emėrtuar me emrin e kurejshėve, sepse nė tė bėhet fjalė vetėm pėr ata, pėr marrėveshjen, traditėn dhe sigurinė e tyre gjatė dy udhėtimeve tė famshme qė bėnin pėr tregti: nė Jemen gjatė dimrit, kurse nė Sham[5] gjatė verės.

Nga mufessirėt kjo sure njihet edhe me emrin “El-Ilaf”

Meqenėse nė kėtė kaptinė bėhet fjalė pėr kurejshėt, atėherė ėshtė e udhės tė themi disa fjalė pėr kėtė fis tė njohur arab, fis nga gjiri i tė cilit doli edhe i Dėrguari i fundit, Muhammedi a.s.

Kurejshėt janė bijtė e Benu Nadr bin Kinane bin Huzejme bin Mudrike bin Iljas bin Medarit, d.t.th. vetėm ata qė janė tė lindur prej bijve tė Nadrit, quhen kurejshė.

Kurejshėt kanė qenė fisi mė i njohur nė Gadishullin Arabik. Vetė fakti se ishin nė fqinjėsi me Qabenė, ndikonte qė tė gjitha fiset e tjera arabe tė kishin njė respekt shumė tė madh ndaj tyre. Ky nderim ndaj tyre gjeti shprehjen sidomos pas shkatėrrimit tė ushtrisė sė Ebrehesė, ku u shfaq mrekullia e Allahut nė asgjėsimin e tyre nga tufa zogjsh, dhe prej atėherė kurejshėt njiheshin si popull i mbrojtur prej Allahut ose si fqinjė tė Shtėpisė sė shenjtė.

I Dėrguari i Allahut nė lidhje me vlerėn e kurejshėve, nė njė hadith qė pėrcjell Ummi Hani’ė, e bija e Ebu Talibit, ka thėnė: “Allahu i dalloi kurejshėt nga tė tjerėt me shtatė cilėsi qė nuk i janė dhėnė askujt para tyre dhe as do t’i jepen dikujt pas tyre: Pejgamberia ėshtė tek ata, hilafeti ėshtė tek ata (d.t.th. halifėt e parė do tė jenė prej tyre-sqarim yni), veshja e Qabesė ėshtė tek ata, dhėnia ujė haxhinjve ėshtė tek ata, ngadhėnjyen me ndihmėn e Allahut ndaj ushtrisė sė pronarėve tė elefantėve dhe tė vetmit ata e adhuruan Zotin pėr shatė vjet, (nė njė transmetim tjetėr pėr dhjetė vjet), kur tė tjerėt nuk e adhuronin (fjala ėshtė pėr tė parėt nė Islam si Ebu Bekri, Aliu, etj.-sqarim yni), dhe enkas pėr ta (nė emėr tė kurejshėve) ka zbritur njė kaptinė e posaēme nga Kur’ani, nė tė cilėn nuk pėrmendet askush tjetėr pėrveē tyre”.[6]

Njė hadith me kuptim shumė tė ngjashėm me kėtė, e transmetojnė nga Zubejr bin Avvami edhe Taberaniu, Ibn Asakiri dhe Ibn Merdevije, tė cilin Ibn Hibbani e konsideron si tė besueshėm dhe tė fortė.[7]

Po ashtu transmeton Muslimi me senedin e tij nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė: “Allahu dalloi fisin Kinan nga bijtė e Ismailit, dalloi fisin Kurejsh nga Kinanėt, nga Kurejshėt dalloi lozėn e Hashimit, kurse mua mė dalloi nga familja beni Hashim”[8]



Lidhmėria e kėsaj kaptine mė atė paraprake – “El-Fil”
Lidhmėria mes kėsaj sureje dhe asaj paraprake “El Fil”, ėshtė shumė e madhe, madje mund tė themi fare transparente.

Allahu xh.sh. nė suren “El Fil” na tregoi se si shkatėrroi ushtarėt e Ebrehesė, tė cilėt kishin ardhur ta shkatėrronin Qabenė, si e mbrojti Ai Shtėpinė e shenjtė pėr hir tė kurejshėve dhe pėr hir tė faktit se nga mesi i tyre atė vit do tė lindte mė i zgjedhuri i njerėzisė-Muhammedi a.s., i cili mbi supet e veta do ta bartte pėrgjegjėsinė e Fjalės sė Allahut si misionin e fundit hyjnor tė Qiellit drejtuar Tokės.

Fundi i kaptinės “El-Fil” :“Dhe i bėri ata si njė gjeth i grimcuar (i pėrtypur)!”, ndėrlidhet fuqishėm me fillimin e kaptinės “Kurejsh”: “(Allahu e zhduku ushtrinė qė synoi shkatėrrimin e Qabesė) pėr hir tė (harmonisė ndėrmjet) kurejshėve dhe marrėveshjes sė tyre (me fiset e tjera)”.

Vetė shkronja “Lam” nė ajetin “Li Ilafi Kurejshin” ėshtė “Lamu-l-akibeti”-“Lam vazhdues-pasues” dhe vetvetiu tregon pėr njė vazhdimėsi tematike, kur ėshtė fjala pėr ngjarjen nga surja paraprake. Kėtė mendim e pėrkrahin Ferrai dhe shumica dėrrmuese e dijetarėve[9]. Kėtė mendim e pėrkrahin po ashtu edhe Ibni Kutejbe, Sha’raviu etj.





Koment:

įöÅöķįóĒŻö ŽõŃóķśŌņ ÅöķįóĒŻöåöćś ŃöĶśįóÉó ĒįŌųöŹóĒĮö ęóĒįÕųóķśŻö

1. “(Allahu e zhduku ushtrinė qė synoi shkatėrrimin e Qabesė) Pėr hir tė (harmonisė ndėrmjet) kurejshėve dhe marrėveshjes sė tyre (me fiset e tjera),

2. marrėveshjes pėr sigurinė (qė e gėzonin) gjatė udhėtimeve tė tyre, dimėr e verė,

Kaptina “Kurejsh” fillon me fjalėt: “Li Ilafi Kurejshin…”. Komentatorėt, pa dallim sė pari janė pėrpjekur tė deshifrojnė kuptimin e vėrtetė tė pjesėzės “Li” apo tė shkronjės “Lam” nė fillim tė kėsaj kaptine. Ata rreth kėsaj shkronje dhe lidhmėrisė sė saj, kanė dhėnė tri mendime. Mė parė cekėm mendimin e parė tė Ferrait dhe tė xhumhurit tė dijetarėve, se ky “Lam” simbolizon “Lamin vazhdues-pasues”, i cili bėn ndėrlidhjen kuptimore tė kėsaj sureje me atė paraprake. Mendimi i dytė rreth kuptimit tė kėtij “Lami”, ėshtė ai tė cilin e pėrkrahin Zuxhaxhi, Kesaiu, Ibn Xherir et-Taberiu dhe Ahfeshi, tė cilėt mendojnė se “Lami” nė fillim tė kėsaj sureje, nėnkupton ēudinė-habinė, do tė thotė “ēudituni pėr mundėsinė qė u ėshtė dhėnė kurejshėve nga ana e Allahut xh.sh. pėr kėto udhėtime tė tyre dimėr e verė”, kurse kėta pėr ēdo ditė e mė tepėr po zhyten nė kufėr e mosbesim edhe mė tė thellė[10]; kurse mendimi i tretė ėshtė ai i dijetarėve si Halil bin Ahmed, Sibevejhi, Zemahsheriu, Sabuniu etj. tė cilėt mendojnė se “Lami” kėtu ėshtė kushtėzues dhe ka lidhje me fjalėn “Fel-ja’budu-le ta adhurojnė!”, nė ajetin e tretė tė kaptinės nė fjalė, qė do tė thotė: nėse kurejshėt nuk e adhurojnė Allahun pėr asgjė tjetėr, atėherė tė paktėn le ta adhurojnė pėr hir tė tė mirave tė Tij tė shumta ndaj tyre dhe pėr mundėsinė qė ua dha atyre tė udhėtojnė tė qetė e tė sigurt gjatė udhėtimeve tė tyre, dimėr e verė[11].

Kurse rreth kuptimit tė fjalės “Ilaf” nė kėtė ajet, dijetarėt po ashtu kanė mendime tė ndryshme, meqenėse edhe vetė kuptimi i kėsaj fjale dallon nė kontekst tė fjalisė.

Ndėr tė tjera, duhet tė pėrmendim se kjo fjalė nė aspektin gjuhėsor nėnkupton: lidhje tė besės-besatim mes vetes, harmoni, marrėveshje, garanci, bashkim nė fjalė, vepra dhe mendime, traditė, prirje, etj., kurse sa i pėrket kuptimit tė fjalės “Ilaf” nė kėtė pjesė tė ajetit, unė do ta preferoja mendimin e mufessirit tė mirėnjohur El Alusi i cili ndėr tė tjera shėnon se fjala “Ilaf” do tė thotė harmoni, lidhje e marrėveshjes me tė tjerėt pėr mossulmim, si dhe dhėnie e garancive pėr udhėtim tė qetė e tė sigurt tė karvaneve tė kurejshėve. Alusiu nė tefsirin e tij shėnon se paria kurejshite kishte lidhur marrėveshje tė tilla pėr mossulmin me fiset arabe dhe me mbretėrit pėrreth tyre; Hashimi nė emėr tė fisit kurejsh kishte lidhur marrėveshje me mbretin e Shamit, kurse Abdu Shemsi dhe Nevfeli kishin lidhur njė marrėveshje tė tillė me mbretėrit e Egjiptit dhe tė Abisinisė.[12].

Nė njė transmetim tjetėr qė e hasim nė tefsirin e Kurtubiut, shėnohet se katėr bijtė e Abdu Menafit kishin lidhur marrėveshje tė tilla me mbretėrit e asaj kohe, kėshtu Hashimi kishte lidhur marrėveshje pėr mossulmim me mbretin e Shamit, Abdu Shemsi me mbretin e Abisinisė (Etiopisė sė sotme), Mutalibi me mbretin e Jemenit, kurse Nevfeli me mbretin e Persisė.[13]

Pėr ta pėrforcuar kėtė mendim, do tė sjellim si shembull edhe fjalėt e Atait, i cili pėr shkakun e kėtyre udhėtimeve tė kurejshėve transmeton nga Ibni Abbasi tė ketė thėnė: “Nė tė kaluarėn, kur ndonjėrin prej kurejshėve e godiste-pllakoste skamja (uria), meqė askush nuk i ndihmonte, ai me tėrė familjen merrte udhėn nė shkretėtirė pėr tė humbur, derisa vdisnin ashtu tė uritur. Kjo traditė e tyre e mbrapshtė vazhdoi deri nė kohėn e Hashim ibn Abdu Menafit (emri i tij ėshtė Amr), i cili njė ditė duke parė njė familje tė tillė tė varfėr qė pėrgatitej tė merrte udhėn pa kthim nė shkretėtirė, doli para popullit dhe u mbajti njė fjalim prekės, duke thėnė: Jemi dėshmitarė se disa njerėz tė fisit tonė i ka pllakosur skamja (uria), dhe asnjėri prej nesh nuk ēan kokėn pėr ta, por i kemi lėnė nė mjerimin e tyre tė vdesin urie. Si mund tė lejoni njė gjė tė tillė kurse ju jeni popull i Shtėpisė sė shenjtė, jeni mė tė zgjedhurit e bijve tė Ademit dhe njerėzit ju pasojnė nė veprimet tuaja?! Atėherė kurejshėt u ngritėn dhe u besatuan mes vetes duke i thėnė Hashimit: Ne do tė tė pasojmė nė ēdo fjalė dhe veprim. Dhe prej kėtij momenti ēdo familje zgjodhi mė tė mirėt dhe i nisėn pėr udhėtimet e tyre tė famshme nė Jemen dhe nė Sham.

Kur ktheheshin, me fitimin prej tregtisė, ushqenin tė varfrit, dhe njerėzit mė nuk vdisinin urie, por tė gjithė jetonin nė mirėqenie e bollėk. Kjo traditė e tyre ishte e pranishme edhe gjatė shpalljes sė revelatės sė fundit hyjnore”[14].
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:20   #43
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “Kurejsh”-vazhdim

Rreth kuptimit tė fjalės “Ilaf” edhe imam Kurtubiu ka pothuaj tė njėjtin mendim me Alusin, do tė thotė se fjala “Ilaf” sipas tij nėnkupton harmoninė dhe marrėveshjen e kurejshėve, sė pari ndėrmjet tyre e pastaj edhe me tė tjerėt, qė tė siguroheshin karvanet e tyre dhe tė tregtonin lirshėm.[15]

Kurejshėt me kėto marrėveshje pėr udhėtimet e tyre tė sigurta nė Jemen dhe nė Sham, ishin nė pozitė tė privilegjuar, dhe kur i shtohet kėsaj edhe garancia nga fiset e tjera arabe pėr mossulmim tė kurejshėve, meqė kėta konsideroheshin nga tė gjitha fiset arabe si kujdestarė tė Qabesė dhe fqinjė tė Shtėpisė sė shenjtė, atėherė shohim se vėrtetė mirėsitė e Allahut kishin rrethuar kėtė popull. Karvanet e tyre tregtonin gjithandej nė siguri tė plotė, nė kohėn kur karvanet e fiseve pėrreth tyre plaēkiteshin dhe rrėmbeheshin pa mėshirė. Kėtė e vėrteton edhe Kur’ani famėlartė :

“A nuk e kanė vėrejtur ata se Ne e kemi bėrė vendin e shenjtė (Mekėn) tė sigurt, e njerėzit pėrreth tyre rrėmbehen (plaēkiten-mbyten). Po , a nuk i besojnė ata sė kotės, e tė mirat e Allahut i pėrbuzin”. (El-Ankebut, 67)





ŻóįśķóŚśČõĻõęĒ ŃóČųó åóŠóĒ ĒįśČóķśŹö

3. atėherė pra, le ta adhurojnė (vetėm) Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė),

Pas tė gjitha kėtyre tė mirave tė dhuruara nga ana e Allahut xh.sh., do tė ishte e logjikshme qė kurejshėt t’i shprehnin falėnderim vetėm Allahut, Atij qė i shpėtoi nga ushtria e Ebrehesė, por kot, shumica dėrrmuese e kurejshėve ishin zhytur nė pellgun e idhujtarisė. Atyre jo vetėm u ishin verbuar sytė e nuk shihnin, por u ishin verbuar mendjet dhe zemrat e nuk logjikonin. Ishin dhėnė pas njė jete tė shfrenuar, njė jete tė pamoralshme, ku sundonte ligji i tė fortit. Madje ishin lėnė pas dore dhe ato pak virtyte tė mira qė kishin nga koha e Hashim ibn Abdu Menafit.

Adhurimi i drejtė kishte humbur ēdo kuptim nė mesin e tyre, sepse besimi i kotė dhe idhujt kishin zėnė vend pothuaj nė ēdo shtėpi mekase, madje edhe vetė godina e Qabesė ishte mbushur pėrplot me idhuj tė tillė.

Pavarėsisht nga kėto, Allahu xh.sh. i mbrojti kurejshėt, po mbrojti edhe Qabenė qė tė mos shkatėrrohej. Po tė ndodhte qė Qabeja tė shkatėrrohej, atėherė do tė humbte vlera e saj si Shtėpi e sigurt, kurse sė bashku me tė do tė shkatėrrohej edhe fisi kurejsh, i cili mė nuk do tė kishte as peshė, as respekt e as autoritet nė mesin e fiseve tė tjera arabe. Deshi Allahu i Plotfuqishėm dhe nuk ndodhi asnjėra prej kėtyre tė dyjave, Qabeja u mbrojt nga Zoti i saj i Vėrtetė, kurse mbijetuan edhe kurejshėt dhe vetėmsa fituan autoritet, sepse Allahu xh.sh. kishte filluar ta pėrgatiste terrenin pėr ardhjen nė jetė tė krijesės mė tė lavdishme, Muhammedit a.s., i cili u lind po atė vit kur Ebreheja sulmoi Qabenė.

Mu pėr shkak tė kėtyre mirėsive tė dhuruara, pason ky urdhėr hyjnor i shprehur nė ajetin e tretė tė kėsaj kaptine: “atėherė pra, le ta adhurojnė (vetėm) Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė)”, e tė mos i adhurojnė idhujt, adhurimi i tė cilėve i kishte larguar ata tėrėsisht nga feja e pastėr e Ibrahimit a.s. (el Hanifijjetu-s-Semha).

Nė lidhje me kėto mirėsi, mufessiri i njohur Fahru Rraziu thotė: “Dije se mirėsia ėshtė dy llojesh: e para largimi i dėmit dhe e dyta pėrfitimi i dobisė. Mu pėr kėtė shkak Allahu xh.sh. nė suren paraprake “El-Fil” na tregoi se Ai e largoi dėmin qė u kanosej kurejshėve dhe Qabesė nga ushtria e Ebrehesė, kurse nė kėtė sure “Kurejsh”, flet pėr mundėsinė qė u ėshtė dhėnė kurejshėve pėr tė pėrfituar nga tregtia e tyre dimėr e verė.[16].

Kurse Muhammed M. Sha’ravi, nė lidhje me kuptimin e kėtij ajeti, shprehet: “Allahu xh.sh. ka urdhėruar kurejshėt qė ta adhurojnė vetėm Atė: “atėherė pra, le ta adhurojnė (vetėm) Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė)”, sepse ata kėtė e kanė obligim. Sė pari ua mbrojti Shtėpinė e shenjtė-Qabenė, e cila pėr ta simbolizonte krenarinė dhe autoritetin, pastaj ua mundėsoi udhėtimet e tyre tregtare nė njė siguri tė plotė nga rrėmbimet dhe plaēkitjet, atėherė kur nė tėrė Gadishullin Arabik mbretėronte anarkia dhe ligji i tė fortit. Fryt i kėsaj tregtie ishte edhe fakti se ata siguronin ushqimin dhe furnizimin e tyre dhe mė nuk ndienin as uri e as skamje. Prandaj kurejshėt doemos duhej t'i pėrgjigjeshin kėsaj thirrjeje tė Allahut, se ndryshe ata do tė pėsonin fatin e popujve tė mėparshėm si dhe nėnēmimin e pėrbuzjen nė kėtė botė”.[17]

Ja si na tregon Allahu pėr pėsimin e popujve tė kaluar, qė nuk ishin mirėnjohės ndaj dhuntive tė Allahut:

“Allahu sjell si shembull njė fshat (vendbanim) qė ishte i sigurt dhe i qetė, tė cilit i vinte furnizimi nga tė gjitha anėt me bollėk, kurse ata (banorėt) i pėrbuzėn tė mirat e Allahut. Atėherė Allahu, pėr shkak tė sjelljes sė tyre, ua veshi (ua ngjeshi) petkun e urisė dhe tė frikės. Atyre u pat ardhur i dėrguar nga mesi i tyre, e ata e pėrgėnjeshtruan atė, andaj i kapi dėnimi se ishin zullumqarė” (En-Nahl, 112-113).



ĒįųóŠöķ ĆóŲśŚóćóåõćś ćöäś ĢõęŚņ ęóĀćóäóåõćś ćöäś Īóꜯņ

4. i Cili i ushqeu kur ishin nė skamje-uri dhe i siguroi nga frika (e ēdo armiku).”

Nė tė kaluarėn Meka ishte njė vend i thatė, i pabanuar dhe pa tokė pjellore. Nga tė gjitha anėt ishte e rrethuar me shkėmbinj tė thepisur, ashtu siē ėshtė edhe sot. Si e tillė ajo nuk jepte kurrfarė shpresash pėr ndonjė gjallėri, aq mė pak qė tė ishte e banuar me njerėz. Por qe urtėsia e Allahut xh.sh. qė kėtė vend tė thatė, me njė natyrė kaq tė egėr, ta vendoste nė epiqendėr tė ngjarjeve qė do tė pasonin pas disa shekujsh, ngjarje qė pėrfundimisht do t’ia ndėrronin kahėn jetės sė racės njerėzore, ngjarje qė do tė lėkundnin nga themelet padrejtėsitė qė kishin marrė hov nė botėn e atėhershme. Kjo ngjarje do tė ishte lindja e Muhammedit a.s. dhe shpallja e revelatės sė fundit hyjnore, tė cilėn Allahu xh.sh. do t’ia shpallte kėtij tė dėrguari tė fundit.

Por, t’i kthehemi pak historisė, atėherė kur Allahu xh.sh. me anė tė shkaqeve tė Tij, pėrgatiti terrenin qė nė Mekė, nė kėtė luginė tė thatė, Ibrahimi a.s. tė vendoste me porosinė e Allahut xh.sh. pasardhėsin e tij, Ismailin a.s.. Pasi e la aty bashkėshorten e tij, Haxheren, dhe djalin, Ismailin, atėbotė ende njė foshnjė e njomė, me lot nė sy u drejtua nga qielli dhe u lut:

“Zoti ynė! Unė njė pjesė tė familjes e vendosa pranė shtėpisė Sate tė shenjtė. Zoti ynė (i vendosa aty) qė tė falin namazin, pra bėj qė zemrat e disa njerėzve tė mallėngjehen pėr ata, dhe, pėr tė tė falėnderuar me mirėnjohje, furnizoji ata me fruta.” ( Ibrahim, 37)

dhe:

“(Pėrkujto) Kur Ibrahimi tha: Zoti im! Bėje kėtė qytet tė sigurt dhe mė mbro mua e bijtė e mi nga adhurimi i idhujve”. (Ibrahim, 35).

Dhe, Allahu i Gjithėmėshirshėm e pranoi lutjen e tė dashurit tė Tij-Ibrahimit a.s. Bėri qė zemrat e njerėzve tė mallėngjeheshin pėr familjen e tij, tė vendosur nė atė luginė tė thatė. Pas njė kohe tė shkurtėr, me lejen e Haxheres, nė fqinjėsi tė burimit tė Zem-Zemit u vendos fisi Xhurhum, njė prej fiseve tė atėhershme arabe. Pasi u rrit Ismaili a.s., ai sė bashku me babanė e tij, Ibrahimin a.s., filluan tė ndėrtonin muret e Qabesė mbi themelet ekzistuese qė mė parė. Jeta filloi tė lulėzonte. Meka u kthye nė epiqendėr tė vėmendjes sė tė gjitha fiseve arabe, sepse ata aty kryenin Haxhin, vizitėn e shenjtė. Kaluan shekuj, nė njė siguri tė plotė, dhe prej fiseve tė zgjedhura nga loza e Ismailit a.s. Allahu kishte dalluar fisin kurejsh, i cili ishte tani kujdestar i Shtėpisė sė Allahut. Ky fis, siē thamė mė parė, gėzonte autoritet tė pakontestueshėm nga tė gjitha fiset e tjera mu pėr shkak se ishin nė fqinjėsi tė Qabesė, dhe pėr faktin se Allahu xh. sh. iu pėrgjigj lutjes sė Ibrahimit a.s. i cili, pasi kreu ndėrtimin e Qabesė, sė bashku me tė birin Ismailin a.s. iu lutėn Krijuesit:

“Zoti ynė, dėrgo ndėr ta, nga gjiri i tyre tė dėrguar qė t’u lexojė atyre ajetet e Tua, t’ua mėsojė atyre Librin dhe Urtėsinė, e t’i pastrojė (prej ndytėsisė sė idhujtarisė) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhėnjyesi, i dijshmi.” (El-Bekare, 129)

Dhe vėrtet I Lartmadhėrishmi pranoi prej tyre kėtė lutje tė sinqertė, sepse nga gjiri i kėtij populli-kurejshėve, dėrgoi vulėn e pejgamberisė-Muhammedin a.s..
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:21   #44
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės – “Kurejsh”-perfundim

Ajeti i 4-t i kėsaj kaptine: “i Cili i ushqeu kur ishin nė skamje-uri dhe i siguroi nga frika (e ēdo armiku).”, tė bėn ta kuptosh qartė se Allahu xh.sh. gjithmonė e kishte nė pėrkujdesje kėtė fis, i mbrojti ata nga rreziqet e ndryshme, i mbrojti nga armiqtė e shumtė qė synonin shkatėrrimin e Qabesė, siē ishte Ebreheja etj. Pėr kėtė siguri tė tyre kaq tė madhe dhe pėr mirėqenien e popullatės sė Mekės, na flet edhe ky ajet kuranor: “Po a nuk u siguruam Ne atyre njė vend tė shenjtė e tė sigurt qė aty tė sillen frutat e ēdo sendi si furnizim nga ana Jonė, por shumica e tyre nuk e dinė”. (El-Kasas, 57),

Kurse tėrė kjo mirėqenie dhe siguri, padyshim qė ishte fryt i duasė sė Ibrahimit a.s. kur iu lut tė Gjithėmėshirshmit:

“Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti im, bėje kėtė njė qytet sigurie dhe banorėt e tij, qė besuan Allahun dhe jetėn tjetėr, furnizoji me lloje tė frutave!” (El-Bekare, 126)

Por, fatkeqėsisht, kurejshėt harruan kėto dhunti tė Allahut ndaj tyre. Ata nuk e pritėn tė Dėrguarin nga mesi i tyre me sjellje tė mirė, pėrkundrazi e luftuan atė dhe u pėrpoqėn ta asgjėsonin fizikisht. Kurejshėt kishin harruar se nė njė tė kaluar shumė tė afėrt, Allahu i kishte mbrojtur nga Ebreheja, kurse kėta tash po e luftonin me tė gjitha mjetet tė Dėrguarin a.s. qė Allahu ua kishte dėrguar jo vetėm atyre, por mbarė njerėzisė…

Prandaj nuk ėshtė e rastėsishme kur i Dėrguari i Allahut nė njė fazė tė dėshpėrimit nga veprimet e bashkėkombėsve tė vet, kishte thėnė: “Mjerė pėr ju, o Kurejshė” dhe e kishte kėnduar kaptinėn “Kurejsh”. Kėto fjalė tė Resulullahut i kishte dėgjuar Esma bint Jezid bin Seken (Ummu Seleme el Ensarije), dhe i transmeton Ibn Ebi Hatimi. Po ashtu nga Ummu Seleme transmetohet tė ketė thėnė: E kam dėgjuar Resulullahun s.a.v.s., pasi ka kėnduar kaptinėn Kurejsh, tė ketė thėnė: “Mjerė pėr ju, o pari e kurejshėve, adhuroni Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė), i Cili ju ushqeu kur kishit uri (skamje) dhe ju siguroi nga frika e ēdo armiku!” .[18]





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Muhammed esh-Shevkani “Fet’hu-l-Kadir”, vėll. V, fq. 502

[2] Po aty, fq. 502

[3] El Alusi “Ruhu-l-Meani fi tefsiri-Kur’ani-l-Adhim ve-s-Seb’i-l-methanij”, vėll.30, fq. 238, Bejrut, pa vit botimi

[4] Sejjid Kutb “Fi Dhilali-l-Kur’an” vėll VI, fq 3983, Bejrut, 1986, botimi i XII-tė

[5] Termi “Sham”, gjeografikisht pėrfshin njė pjesė tė territorit tė Sirisė sė sotme, Palestinės, Jordanit dhe Libanit.

[6] Transmetojnė Buhariu, Taberaniu, Hakimi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu

[7] Shevkaniu “Fet’hul Kadiir”,vėll. V, fq, 502

[8] Dr. Muhammed Seid Ramadan el Buti “Fikhu-s-Sireh”, fq. 49, Damask, 1977

[9] Abdurrahman el Xhevzij “Zadu-l mesir fi Ilmi-t-Tefsir”, vėll. IX, fq. 238. Bejrut, 1986

[10] Fahru Rrazi, “Et-Tefsirul Kebir”, vėll 32, fq. 105; Nė lidhje me kėto mendime shih edhe “Qasje studimore rreth katėr pėrkthimeve tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe” nga Emin Behrami, fq. 65, Prishtinė, 1997

[11] Muhammed Ali es-Sabunij “Safvetu-t-Tefasir”, vėll, 20, fq. 606, Halep-Siri, pa vit botimi

[12] El Alusi “Ruhul Meani…”, vėll. 30. fq. 238

[13] Kurtubiu “El Xhamiu Li Ahkamil Kur’an”, vėll. 20, fq. 204, Kajro, 1372 h.

[14] Fahru Rraziu “Et Tefsiru-l Kebir”, vėll. 32, fq. 107

[15] Kurtubiu “El Xhamiu Li Ahkamil Kur’an”, vėll. 20, fq. 200

[16] Fahru Rraziu, “Et-Tefsiru-l-Kebir” vėll. 32. fq. 107

[17] Muhammed M. Sha’ravi “Tefsir suretej El-Fil ve Kurejsh”, fq. 44, Kajro, pa vit botimi



[18] Muhtesar Tefsir Ibn Kethir, vėll.3 fq. 680
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-05-07, 18:26   #45
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ajeti "El-Kursijj" dhe vlera e tij

Ajeti "El-Kursijj" dhe vlera e tij (TESBIH DOVA)



بسم الله الرحمن الرحيم

اللَّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ
لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ
إِلاَّ بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلاَ يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ
مِنْ عِلْمِهِ إِلاَّ بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ
وَلا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ

Nė jetėn tonė tė pėrditshme, shpeshherė nga bashkėbiseduesit dėgjojmė pohime se “Tesbih Dova” ėshtė njė dua e veēantė nė Kur`an, e cila ka njė domethėnie tė thellė dhe me shumė vlerė, e cila do tė duhej tė lexohej nga ēdonjėri, si masė preventive nga e keqja qė mund tė na prekė nė jetėn tonė.

Nga shumica dėrmuese e myslimanėve tanė, kjo pjesė e Ku*r`anit ėshtė mėsuar me pėrkushtim pėrmendsh dhe ėshtė lexuar, dhe jo vetėm nė tė kaluarėn, por edhe sot e shohin si tė domosdo*shme qė kjo pjesė e Kur`anit tė nxihet pėrmendsh, nė mėnyrė qė tė lexohet nė raste tė ndryshme dhe emergjente, si nė rast frike, para nisjes nė udhėtim, pėr mbrojtje nga e keqja, para gjumit etj.

Cili ėshtė nė tė vėrtetė Ajeti Kursij dhe cili ėshtė pozicioni i tij nė Kur`an?

Nė fakt kėtu kemi tė bėjmė vetėm me njė ajet, por i zgjeruar dhe i pėrbėrė nga dhjetė fjali tė pavaruara, qė nė gjuhėn shqipe do tė mund tė quhej njė periudhė e gjatė. Ky ajet zė vend nė pjesėn e fundit tė kaptinės El-Bekare, gjegjėsisht ėshtė ajeti i 255.

Duke u bazuar nė shpjegimet e shumta tė komentatorėve tė Kur`anit, shohim se, tė gjithė kėsaj pjese tė Kur’anit i kanė dhėnė njė rėndėsi tė veēantė, sigurisht mbėshtetur nė tė dhėnat dhe pėr*mbajtjen e saj tė gjerė dhe shumėdimensionale e shumėkuptim*plotė.

Karakteristikė e parė e kėtij ajeti ėshtė theksimi i Njėsisė sė Zotit qė nė fillim, si Njė Zot, i Pashoq, pėr tė pasuar mė pastaj pėrmendja e cilėsive mė madhėshtore tė Tij.

Sipas mėsimeve profetike tė Muhammedit a.s. ky ajet ėshtė mė madhėshtori nė Kur`an”.[1]

Studiuesi i mirėnjohur i islamizmit, Ibni Tejmiu, nė lidhje me faktin e lartpėrmendur thotė: “Nė Kur`an nuk gjendet asnjė ajet i cili pėrmban atė qė pėrmban Ajeti Kursij.[2]

Nė po kėtė ajet, gjendet poashtu edhe emri mė i madh i Zotit (Allah), e ne jemi tė thirrur t`i lutemi Atij pėrmes emrave tė Tij tė mirė adekuatė dhe tė saktė.[3]



Leximi i ajetit Kursijj largon shejtanin

Bazuar nė mėsimet islame, djalli ėshtė pėrbetuar, qė nė momentin e krijmit tė njeriut tė parė, se do tė jetė ai i cili do tė pėrpiqet vazhdimisht qė njeriun ta largojė nga binarėt e drejtė tė njerėzisė me mashtrime dhe me intriga, tė cilat vetėm ai di t`i pėrgatisė kundėr tij. Djalli ishte bėrė xheloz qė kur Zoti xh.sh. ki*shte krijuar njeriun e parė - Ademin a.s. duke thėnė me mburrje dhe kryelartėsi se, ai ėshtė krijesė mė e ndershme se njeriu, ngase ėshtė e krijuar nga zjarri, kurse njeriu ėshtė krijuar nga elementet e tokės – nga dheu. Pas krijimit tė njeriut, nė shenjė respekti ndaj tij, Zoti kishte urdhėruar engjėjt dhe atė qė t`i pėruleshin krijesės mė tė dashur tė Tij mbi sipėrfaqen e tokės, mirėpo ai kishte refu*zuar njė veprim tė tillė duke treguar mendjemadhėsi dhe kryene*ēėsi. I pėrbetuar pėr mashtrimin e njeriut dhe largimin e tij nga porositė hyjnore, ai qarkullon te njeriu me besim jo tė sinqertė ndaj Zotit, njėsoj me gjakun e njeriut qė qarkullon nė trupin e tij.

Zoti xh.sh., duke e ditur paraprakisht konstruktin e brendsh*ėm dhe tė jashtėm tė njeriut dhe duke pasur parasysh mundėsitė e destabilizimit tė tij nga faktorėt e jashtėm, pėr hir tė sė mirės sė tij, krijoi edhe masa parandaluese, tė cilat ia bėri tė njohura pėr t`u ruajtur e mbrojtur nga pėshpėritjet dhe intrigat djallėzore.

Leximi i Ajetit Kursij ėshtė njė nga mjetet mbrojtėse tė nje*riut nga shejtani. Kjo e vėrtetė ėshtė dokumentuar edhe me thėnie tė Muhammedit a.s. nga tė cilat kėtu do tė pėrmendim njė prej tyre.

Buhariu transmeton thėnien e Muhammedit a.s.: ”Kur shkoni nė shtrat pėr tė fjetur, lexoni Ajetin Kursij deri nė fund, nė mėny*rė qė Zoti tė jetė nė mbrojtjen tuaj dhe qė shejtani tė mos ju afro*het deri nė mėngjes”.[4]

Po ashtu leximi i ajetit nė fjalė pas namazeve tė obliguara ka rėndėsinė e vet. Taberiu shėnon njė thėnie tė cilėn Pejgamberi a.s. e ka transmetuar Hasen bin Aliu: “I dėrguari i Zotit ka thėnė: “Kush lexonė Ajetin Kursij pas namazit tė obliguar, do tė jetė nėn mbrojtjen e Zotit deri nė namazin vijues”.[5]




valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.