Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-09-11, 14:59   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aleanca Kuq e Zi

Kuq e Zi ngre alarmin: Censusi, rrezik pėr shkombėtarizim







Aleanca Kuq e Zi ka ngritur alarmin pėr rrezik shkombėtarizimi nėse nuk hiqet vetėdeklarimi i kombėsisė nga formulari pėr censusin, qė nis nė muajin tetor.
Nė njė forum organizuar sot me praninė e intelektualėve, historianėve, juristėve, akademikėve dhe qytetarėve, Aleanca paraqiti dosierin me fakte, tė dhėna dhe informacione tė rrezikut tė shkombėtarizimit dhe asimilimit tė kombit shqiptar.


Kuqezi publikoi edhe listėn e prezencės dhe listėn e deputetėve qė kanė votuar ligjin pėr censusin mė datė 07.07.2011, nė orėn 14:08 minuta, pėr tė cilin Aleanca tha se provon qartė manipulimin nė procesin e votimit tė kėtij ligji.

“Zyrtarisht, sipas Kuvendit tė Shqipėrisė, nė votimin e kryer nė formė elektronike kanė votuar 71 deputetė nga tė cilėt edhe Lefter Maliqi dhe i ndjeri deputeti Gėzim Dibra. Kjo listė-prezencė dhe listė-votimit ėshtė tėrėsisht e falsifikuar”, tha Aleanca.

Kuqezi theksoi se dy deputetėt ndodheshin jashtė vendit, pėrkatėsisht njėri nė Itali dhe tjetri nė Turqi dhe shtoi se kjo provohet nga biletat e avionit.
Aleanca bėri thirrje pėr zbatimin e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese si i detyrueshėm pėr qeverinė dhe institucionet shqiptare.

Ky vendim shfuqizoi ēdo dispozitė e cila rregullonte ligjėrisht ndryshimin e kombėsisė. /albeu.com/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-10-11, 16:34   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aleanca Kuq e Zi

Kolonel Pasha: Negociatat tė dyshimta, grekėt duan paktin e parė pėr tė fituar territore






Nisja e negociatave mes Shqipėrisė dhe Greqisė pėr pėrcaktimin e kufirit detar, tashmė ka ngjallur edhe reagimin e ekspertėve. Kolonel Myslim Pasha, njeriu qė kontribuoi pėr rrėzimin e pazareve tė qeverisė pėr shitjen e detit, i shikon me dyshimin negociatat e reja Shqipėri-Greqi pėr tė arritur nė njė marrėveshje tė re. Nė njė prononcim pėr gazetėn “Sot”, kolonel Pasha e ka konsideruar marrėveshjen e re me palėn greke si mjaft komplekse dhe tė vėshtirė pėr t’u realizuar. Ai ka deklaruar se do tė jetė shumė e vėshtirė pėr tė bindur palėn greke pėr tė pranuar njė ndarje tė drejtė, duke marrė parasysh kėtu ekzistencėn e marrėveshjes sė vjetėr qė ėshtė firmosur nga tė dyja palėt. Ajo qė ėshtė mė e diskutueshmja sipas tij nė gjithė kėtė proces, ėshtė pikėrisht interesi qė po tregon pala greke pėr rikthimin e paktit tė vjetėr, sipas sė cilit shteti fqinj pėrfitonte shumė nga ujėrat e territorit shqiptar. “Jam nė dijeni qė negociatat kanė nisur pėr njė marrėveshje tė re lidhur me ujėrat detare. Ėshtė e qartė se kjo marrėveshje nuk do tė bazohet mbi ndarjen e parė, por mbi baza tė reja, mbi njerėz tė rinj nė kėtė fushė. Mund tė them qė kjo marrėveshje ėshtė shumė komplekse, po ashtu dhe shumė e vėshtirė, pėr faktin se pala greke nuk e ka pranuar se marrėveshja e parė ishte nė disfavor tė Shqipėrisė. Pala greke kėrkoi marrėveshjen e vjetėr, e cila u rrėzua nga Kushtetuesja”, ėshtė shprehur kolonel Pasha. Ndėr tė tjera, sipas tij vėshtirėsitė pėr kėtė pak do tė shfaqen nga pala e shtetit fqinj, e cila disponon marrėveshjen e vjetėr tė firmosur nga tė dy palėt, por qė ėshtė rrėzuar, pasi nuk kishte firmėn e kreut tė shtetit shqiptar. “Aktualisht qeveria greke ka nė tavolinė njė marrėveshje tė firmosur dhe mendoj se do tė jetė e vėshtirė qė tė rifillojnė negociatat pėr njė marrėveshje tė re, tė ndryshme nga ajo e para”, ėshtė shprehur kolonel Pasha.

Greqia shpreh hapur mbėshtetjen e paktit tė vjetėr

Duke vazhduar komentin e tij nė lidhje me negociatat qė pritet tė fillohen me palėn greke pėr paktin detar, koloneli qė ka rrėzuar marrėveshjen e vjetėr, tha se ka pak shpresa qė grekėt tė pranojnė njė ndarje tė drejtė. Pasha kujtoi reagimet grekėve pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese. “Ky qėndrim ėshtė zbuluar dhe nga deklaratat qė ka dhėnė ministri i Jashtėm grek nė Bruksel. Ai ka thėnė pikėrisht se ekziston njė marrėveshje e firmosur nga tė dyja palėt.”, ėshtė shprehur kolonel Pasha. Sipas tij, kjo do ta vėshtirėsonte sė tepėrmi ndryshimin e marrėveshjes sė vjetėr dhe fillimin pėr marrėveshjen e re. “Kjo na zbulon njė fakt qė bisedimet e reja do tė jenė tė vėshtira. Ekipi shqiptar do tė hasė vėshtirėsi nė kėtė marrėveshje qė do ndėrmarrė qeveria”, ėshtė shprehur kolonel Pasha.

Kume: Nuk janė mbyllur kushtet ligjore pėr njė marrėveshje tė re me Greqinė

Lidhur me ligjshmėrinė qė mund tė ketė marrėveshja e re pėr paktin detar qė do bėhet me shtetin fqinj tė Greqisė, ka reaguar dhe ish kreu i KQZ Kristaq Kume. Nė njė reagim pėr gazetėn “Sot”, Kume ka deklaruar se sipas procedurave ligjore ekziston mundėsia pėr fillimin e negociatave pėr marrėveshjen e re, edhe pse lidhur me kėtė ēėshtje Gjykata Kushtetuese ka rrėzuar paktin para njė viti. “Marrėveshja e re nuk mund tė pėrsėritet fjalė pėr fjalė si ajo qė ėshtė rrėzuar nga Gjykata Kushtetuese. Megjithėse Kushtetuesja ka rrėzuar marrėveshjen e vjetėr pėr ujėrat detare me Greqinė, nuk janė tė mbyllura hapėsirat pėr fillimin e negociatave pėr njė marrėveshje tė re’, ėshtė shprehur Kume. Sipas tij, marrėveshja e re duhet tė pėrqendrohet nė argumente tė tjera dhe e bazuar nė ligje krahasuar me atė tė vjetėr. “Kjo marrėveshje e re nuk do tė diskutohet mbi tė njėjtėt ligje dhe argumente nga ajo qė ėshtė rrėzuar. Vendimmarrja e Kushtetueses nuk mbyll njėherė e pėrgjithmonė hapėsira pėr marrėveshje tė reja”, ėshtė shprehur Kume. Ndėrkohė qė pala shqiptare nėpėrmjet ministrit tė Jashtėm Edmond Haxhinasto vetėm dy ditė mė parė ka deklaruar se marrėveshja e ujėrave me Greqinė do tė realizohet bazuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė. Sipas tij pėr paktin detar do tė ngrihet grupi i punės i cili do tė punojė paralelisht me atė grek. “Mund tė them qė kemi disenjuar komisionin pėrkatės, pėrbėrjen e tij. Ky komision do tė plotėsohet nga pėrfaqėsues tė institucioneve respective tė cilat do tė jenė pjesė e ekipit i cili do tė shqyrtojė me palėn greke tė gjithė hapėsirat dhe mundėsitė pėr ta konkluduar marrėveshjen nė fjalė”, tha Haxhinasto. Ndarja e kufirit ujor me Greqinė mbetet njė prej ēėshtjeve mė tė nxehta mes dy vendeve, veēanėrisht pasi Gjykata Kushtetuese e rrėzoi marrėveshjen e nėnshkruar nga ministrat e Jashtėm tė asaj kohe Bakojanis-Basha.

Ceka: Marrėveshja me Greqinė, kushte tė reja nė mbrojtjen e ujėrave

Kreu i Aleancės Demokratike Neritan Ceka nė njė prononcim pėr gazetėn “Sot”, ka theksuar se negociatat mes Shqipėrisė dhe Greqisė pėr njė marrėveshje tė re detare, janė tė ligjshme, pavarėsisht se Gjykata Kushtetuese e rrėzoi paktin e parė. “Lidhur me paktin detar, Gjykata Kushtetuese ka rrėzuar njė marrėveshje, por nuk e ka rrėzuar atė nė parim. Pėrsa i pėrket marrėveshjes sė re me grekėt mund tė them se nė qoftė se kjo qeveri mendon se duhet tė realizohet, atėherė le tė bėhet, por me kushte tė tjera”, ka thėnė Ceka. Ndėr tė tjera ai ka pohuar se e rėndėsishme pėr njė marrėveshje tė tillė me rėndėsi pėr mbrojtjen e territoreve shqiptare, nevojiten edhe ekspertė pėrkatės pse jo dhe asistencė ndėrkombėtare. “Pse jo, tė pėrfshihen ekspertė tė tjerė tė kėsaj fushe apo dhe tė kėrkohen asistentė ndėrkombėtarė, pasi ky pakt duhet tė zgjidhet sa mė shpejt mes dy vendeve fqinje, duke kaluar nė kėtė mėnyrė dhe barrierat historike”, ėshtė shprehur Ceka.

Pazari me detin, si u shmang Presidenti

Njė ndėr arsyet mė tė forta qė detyruan Gjykatėn tė rrėzonte paktin e ujėrave, ka qenė fakti se anėtarėt e grupit negociator tė palės shqiptare nuk e kishin marrė lejen speciale nga Presidenti i Republikės pėr tė negociuar me palėn greke. Pra, ekspertėt nuk kanė pasur plotfuqishmėrinė pėr tė negociuar nė emėr tė shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, marrėveshja nga pikėpamja ligjore ėshtė quajtur nul nga Gjykata Kushtetuese. Burime brenda kėtij institucioni kanė sqaruar se ky fakt ka pėrbėrė njė cenim e shkelje tė parimeve dhe tė frymės sė Kushtetutės, e cila kėrkon kooperimin institucional si procedurė, nėpėrmjet sė cilės garantohet rendi juridik, shteti i sė drejtės, e nėpėrmjet tyre, edhe interesat kombėtare tė mbrojtura nėpėrmjet zbatimit tė dispozitave tė Kushtetutės. Nė kėto rrethana, pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptar kanė negociuar njė marrėveshje qė lidhet nė emėr tė Republikės sė Shqipėrisė, pa pasur plotfuqinė e kryetarit tė shtetit, Presidentit tė Republikės.

Shkeljet nė paktin e vjetėr pėr ujėrat

Marrėveshja e vjetėr pėr paktin detar me Greqinė ėshtė konsideruar nga ekspertėt si njė akt diplomatik i shpejtė dhe i dyshimtė, i cili dokumenton, pėrulėsi tė dinjitetit kombėtar. Ndėr tė tjera ėshtė theksuar se interesat e Shqipėrisė nuk janė parė si " tė barabartė, tė paanshme" me palėn fqinjė, por ka pasur tė bėhet pikėrisht me rrėgjim gjeohapėsinor detar dhe cėnim tė gjeohistorisė iliroshqiptare. Sipas ekspertėve tė ndryshėm, nėpėrmjet marrėveshjes sė vjetėr ėshtė hasur cenim i hapur i mėvetėsisė sė Shqipėrisė nė Ujėrat Detare, Detin Shtetėror, Hapėsirėn e Afėrt Vijimore, Shtratdetin Kontinental dhe Hapėsirėn e Veēantė Ekonomike. Ndėr tė tjera ėshtė theksuar se ngushtesa e Otrantos, kjo urė natyrore ujore, e Ballkanit Jugperėndimor, ėshtė njė synim i drejtpėrdrejtė, i jetėsimit tė kėsaj marrėveshjeje. Nga kjo marrėveshje Shqipėria, do tė humbiste njė pjesė tė vetvetes sė saj, nė shtratdetin Kontinental Jonik, njė sipėrfaqe ujore prej 354 km2.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.