Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-10-11, 13:30   #1
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim rrugtimi i droges e perfshin edhe Kosoven

Flitet perdit per narko dileret te pasurit e kazinove ndertuesit e rrokaqiejve gjipmenet me nje fjale trafiku nderkombetare i heroines made in Afganistan
Matrapazet dhe familjet e tyre qe tani jetojn ne maje te lluksit nuk i frigohen ase shtetit as zotit. ATA VEPROJN PRAN NESH DHE NE LAGJET TONA ATA JAN MBRETER.!!!!!!!
Nga Afganistani drejt Europės, sasi e madhe e drogės kalon edhe nėpėr Kosovė. Kufijtė e saj tė pakontrolluar sa duhet, ashtu sikur edhe tė shumė shteteve tė Ballkanit, bėjnė qė brenda vitit drejt Perėndimit, tė kalojnė nga 80 deri 85 tonė drogė tė llojit heroinė. Zyra e Kombeve tė Bashkuara pėr Droga dhe Krime vė nė pah edhe klanet familjare mafioze shqiptare nga Kosova e Shqipėria.

Kosova ėshtė njė nga vendet e Ballkanit, e cila nuk mund t’i kontrollojė si duhet kufijtė e vet. Pėr kėtė arsye, njė sasi e madhe e drogės trafikohet nėpėrmjet kufijve tė saj. Pėr mė tepėr, grupet mafioze shqiptare nga Shqipėria dhe Kosova pėrdorin edhe klanet familjare pėr tė bėrė mė tė lehtė trafikimin e drogės.
Por nė lidhje me trafikimin e drogės, hiē mė mirė nuk janė as vendet e tjera.
Pavarėsisht kėsaj, meqė Kosova ėshtė shteti i vetėm nė rajon qė ka mbetur nė listėn e zezė Schengen, qytetarėt e sė cilės pa viza nuk mund tė shkojnė askund nė Evropė, atėherė ky problem duket tė jetė mė i madh pėr tė.
Droga qė vjen nga Afganistani, kalon edhe nėpėr Kosovė, si njė nga vendet transite me destinim Evropėn Perėndimore.
Kėshtu thuhet nė njė raport tė publikuar nga Zyra e Kombeve tė Bashkuara pėr Droga dhe Krime, i cili flet edhe pėr shtetet e tjera, ndėrkohė qė Expressi sjell pjesė tė asaj qė ka tė bėjė me Kosovėn.
Rrugėt e hapura
Kosova sė shpejti do tė nisė dhėnien e pasaportave biometrike.
Lėshimi i tyre, tė cilat nė vend tė ngjyrės sė kaltėr tash do tė kenė ngjyrė tė kuqe, ėshtė vetėm njė nga kushtet tė cilat duhen pėr liberalizimin e vizave.
Ministria e Punėve tė Brendshme, dhjetė ditė mė parė ka dėrguar njė pasaportė tė tillė nė Aeroportin e Prishtinės.
Policia kufitare, nėpėrmjet njė ekzemplari, ka testuar elementet e sigurisė sė pasaportės, tė cilat janė duke u prodhuar nė Austri nga njė kompani e kėtij vendi, e cila ka fituar tenderin e shpallur nga Ministria e Punėve tė Brendshme e Kosovės.
“Elementet e sigurisė kanė dalė tė jenė shumė tė forta si dhe sistemi kufitar i aeroportit njihte tė dhėnat”, thotė pėr Express, njė person i afėrt me testimin e kryer.
Por derisa autoritetet e Kosovės duket se nuk kanė shumė problem me pasaportat, mė shumė telashe duket se kanė me trafiqet ilegale. Pa e pėrfshirė pjesėn kufitare nė veri tė vendit qė ėshtė njė tregim nė vete, probleme duket se kanė edhe me pjesėt qė kufizohet me Maqedoninė, Shqipėrinė e Malin e Zi.
Nė kėtė rast, kontrollimi i kufijve del tė jetė njė prej pikave mė tė dobėta tė shtetit, kur vjen puna te futja e vendit nė zonėn e bardhė Schengen, ndonėse Kosova ende nuk e ka marrė as udhėrrėfyesin, qė ėshtė hapi i parė nė kėtė proces.
Njė raport i publikuar nga Zyra e Kombeve tė Bashkuara pėr Droga dhe Krime me titullin “Tregtia globale e opiumit afgan- vlerėsimet e kėrcėnimit”, nxjerr nė pah se Kosova ėshtė njė vend nėpėr tė cilin kalon nė masė tė madhe droga dhe llojet e saj, e cila pėr burim ka kryesisht Afganistanin.
Pėr mė tepėr, nė kėtė dokument tregohen qartė edhe rrugėt nėpėr tė cilėn kalon droga, e cila pak mbetet nė vend dhe rajon, kurse pjesa dėrrmuese, falė bashkėpunimeve shumė tė mira ndėrmjet trafikuesve, destinim kryesor ka shtetet e Evropės Perėndimore.
Drejt Evropės
Dokumenti i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, publikuar javė mė parė, por qė i referohet vitit 2009, tregon se vetėm pėr atė vit, 80 deri 85 tonė drogė e llojit heroinė, ėshtė trafikuar drejt Evropės Juglindore.
Derisa nė rajon janė ndalur vetėm 5 tonė pėr konsum tė kėsaj sasie, pjesa tjetėr, nėpėrmjet rrugės qė njihet si “itinerari ballkanik”, qė vlerėsohet si mė e rėndėsishmja nga trafikantėt, ėshtė dėrguar drejt Evropės Perėndimore dhe Qendrore.
Dokumenti sqaron se “Rruga e Ballkanit” fillon nė Afganistan, kalon nėpėr Republikėn Islamike tė Iranit, pastaj nėpėr Turqi, dhe arrin nė pjesėn tjetėr tė Ballkanit, nėpėrmjet Bullgarisė.
Raporti vė nė dukje edhe njė element shtesė, qė u ndihmon trafikantėve, pėrveē moskontrollimit si duhet tė kufijve tė shteteve respektive.
Kėshtu, nėse qytetarėve turq u kėrkohet vizė pėr tė nė shumicėn e vendeve tė Ballkanit, duke pėrjashtuar Maqedoninė, Kosovėn, Shqipėrinė dhe Bosnjėn e Hercegovinėn, atėherė shtetasit bullgarė nuk kanė nevojė pėr vizė pėr tė hyrė nė Serbi, apo vendet e zonės Schengen. ”Nė vitin 2009, tė paktėn 25 pėr qind e heroinės sė kapur nė dogana bullgare ishte fshehur nė importet turke”, thuhet nė dokument, ndėrkohė qė pėr Kosovėn thuhet se “vendi duhet tė veprojė mė me forcė pėr ruajtjen e hyrjes kontrabandė tė heroinės nga Maqedonia dhe Shqipėria”.
“Kosova ėshtė nė mėnyrė tė veēantė e kėrcėnuar pėr shkak tė vendndodhjes sė saj pėrgjatė rrugės kryesore tė trafikimit tė heroinės nga Bullgaria pėr nė Itali”, thuhet mė tej nė raport, duke mos lėnė anash edhe njė element tjetėr.
“Grupet kriminale shqiptare nga Shqipėria pėrdorin klanet familjare dhe lidhjet e tyre nė Kosovė pėr tė lehtėsuar trafikimin e heroinės drejt Shqipėrisė”, thuhet mė tej nė kėtė raport.
Shtetet e paafta
Dokumenti vėren se nė shumicėn e vendeve tė Ballkanit, kapaciteti i kufizuar i doganave ėshtė njė problem serioz, ngase ka skanerė tė pamjaftueshėm si dhe qenė nuhatės.
Duke krahasuar paaftėsinė e vendeve tė Ballkanit nė luftė kundėr trafikimit tė heroinės, dokumenti jep shembull se nė vitin 2009, sasia e heroinės sė kapur nė tė gjitha vendet e Ballkanit, ishte sa njė e dhjeta e sasisė sė konfiskuar nė Turqi.
Kėshtu, rreth 90 pėrqind e drogės e llojit mė tė lartė, qė ėshtė heroina, e qė konsumohet nė Itali, kalon nėpėr rajonin e Ballkanit.
Janė katėr rrugė nėpėr tė cilat heroina kalon drejt Italisė, dhe e cila kalon nėpėrmjet Gadishullit Ballkanik. E para ėshtė nga Bullgaria, Maqedonia, Kosova dhe Shqipėria, pastaj e dyta ėshtė nėpėrmjet Greqisė, e treta Greqisė dhe Shqipėrisė dhe e katėrta nga Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia.

Policia flet me statistika
Por Policia e Kosovės insiston se kanė bėrė shumė nė luftimin e trafikut ilegal tė drogės. Zyrtarė tė saj, duke u bazuar nė tė dhėnat statistikore tė tyre, tregojnė se nga janari deri nė shtator tė kėtij viti, ata kanė pasur 241 raste tė aksioneve nė pėrpjekje pėr tė luftuar trafikimin ilegal tė substancave narkotike.
Nga kėto 241 aksione, tė dhėnat e tyre tė siguruara nga Expressi tregojnė se janė arrestuar 356 persona, prej tė cilėve 353 janė shqiptarė, 6 serbė, 22 tė tjerė kurse 192 janė ndaluar. Ata mė tej kanė tė evidentuar se nga ta, 370 janė meshkuj dhe 11 femra.
Sa i pėrket konfiskimit tė llojeve tė drogės nga tė gjitha aksionet, del se Policia e Kosovės ka sekuestruar 33 kilogram heroinė, 95 kilogram marihuanė, 2,5 kilogramė kokainė, 3 mijė e 774 bimė tė kanabisit, 691 ekstazi dhe 3 kilogramė droga tė tjera.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 10-10-11 nė 13:33
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-10-11, 13:49   #2
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: rrugtimi i droges e perfshin edhe Kosoven

rruget qe me se shumti perdoren per trafikim
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-11, 15:15   #3
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim AW: Titulli: rrugtimi i droges e perfshin edhe Kosoven

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Neferta Shiko postimin
rruget qe me se shumti perdoren per trafikim
Ruget e droges kaluakane neper "Yugosllavie" . Ne harten qe ju paraqitni nuk shkruan askund Kosove(a)(o). Keto te dhena duken te jene falso ose jo te ditesuara sepse toponimet e hartes dhe te dhenat e okb(ē'eshte kjo paēavure) nuk perkojne.

Une si specialist mund te ju them se droga e ka burimin ne planetin e kuq(Mars), shkon perreth saturnit (tjeter planet i sistemit tone diellor), zbret drejt ne shtetin "blablabla" qe ndodhet diku ne Azine qendrore dhe keshtu shperndahet gjithandej shteteve qe nuk ekzistojne qe 10 vjet me.
Perralla ime vlene perrallen e kesaj organizates qe ju citoni, zoti na lashte pa te.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-10-11, 16:25   #4
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: rrugtimi i droges e perfshin edhe Kosoven

Unė nuk jam specialist per kete pune pore sipas organizatave te tjera jane keto te dhena' sa per planetin e kuq atje ndoshta mbillet edhe fara e hivea brasilienzis po ndoshta edhe patat ku ta di ?.
The HUMSEC project is supported by the European Commission under
the Sixth Framework Programme “Integrating and Strengthening the

European Research Area”.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 10-10-11 nė 16:29
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-11, 12:46   #5
pinto
Banned
 
Anėtarėsuar: 07-01-07
Postime: 135
pinto i dashurpinto i dashurpinto i dashurpinto i dashur
Gabim Titulli: rrugtimi i droges e perfshin edhe Kosoven

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Neferta Shiko postimin
rruget qe me se shumti perdoren per trafikim
Edhe sikur te figuronte kosova ne harten e Yugoslavis, kjo prap nuk eshte arsye te fajesohen shqiptaret perderisa perendimi ka hapur dyert e saja dhe u lejon levizjen e lirshem gjithe kontinentit evropjan pos shqiptareve. Shqiptaret sot per sot, jan te pafajshem, meqe evropa ka krijuar barrikada rreth e rrotull kosoves, duke e shenderruar kete shtet ne nje burg me qiell te hapur. Tani nuk eshte vetem afganistani qe importon drog, amerikanet perbijn kapsula qe me von i dhiejn, per ti konsomuar francezet, gjermanet e tjer shtete te civilizuara. Tani per ēudi, eshte fakti qe askund s'permenden ruset, kur dihet qe ata kan monopolin e importimit te droges.
pinto Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-10-11, 13:01   #6
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: rrugtimi i droges e perfshin edhe Kosoven

keshtu po thon te tjeret per ne
www.youtube.com/watch?v=8yDBmWSfvb0


Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.