Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-01-06, 20:14   #31
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nesėr nga ora 07:00 deri 19:00 ndėrpritet transporti nė tė gjitha rrugėt magjistrale dhe rajonale
Prishtinė, 25 janar - Me qėllim qė ceremonia e funeralit tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova tė zhvillohet pa pengesa dhe sa mė mirė, ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti ka nxjerrė njė Urdhėresė pėr transportin e obliguar tė mallrave nė relacione dhe periudhė tė caktuar.
Me kėtė urdhėresė, e cila hyn nė fuqi menjėherė, ministri Ahmeti urdhėron tė gjithė drejtuesit e automjeteve tė transportit tė mallrave, qė me datėn 26 janar nga ora 07:00 deri nė orėn 19:00 tė ndėrpritet transporti nė tė gjitha rrugėt magjistrale dhe rajonale tė Kosovės
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-01-06, 20:14   #32
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KFOR-i nderon Presidentin Rugova
Prishtinė, 25 janar – Qė nga e marta, KFOR-i ka filluar shpėrndarjen e postereve nėpėr rrugėt e Prishtinės, me tė cilat i shprehin ngushėllime familjes dhe popullit tė Kosovės pėr Presidentin Dr Ibrahim Rugova dhe i sigurojnė qytetarėt se mbėshtetja e paqeruajtėsve ndėrkombėtarė tė NATO-s (KFOR) do tė vazhdojė edhe mė tej. Nė posterin, qė ushtarėt e KFOR-it po ua shpėrndajnė qytetarėve dhe i cili po emitohet nė mediat elektronike dhe po botohet nė mediat e shkruara, thuhet:
“President i Kosovės, Zoti Ibrahim Rugova ndėrroi jetė pas njė sėmundjeje tė rėndė dhe tė gjatė. Ne i shprehim ngushėllime tė sinqerta tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe nderojmė kujtimin pėr tė dhe dėshirėn e tij pėr paqe. Qytetarėt e Kosovės mund tė llogarisin nė pėrkrahjen e vazhdueshme tė KFOR-it.”, thuhet nė posterin e KFOR-it.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 20:15   #33
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Hotel "Grand" i rezervuar nė tėrėsiPrishtinė, 25 janar - Zyrtarėt e hotelit "Grand" kanė bėrė tė ditur se janė rezervuar gati tė gjitha kapacitetet e kėtij hoteli reprezentativ tė Kosovės. Pjesa mė e mirė e hotelit tashmė ėshtė rezervuar pėr delegacionet e huaja. Shqipėria ėshtė vendi qė ka rezervuar mė sė shumti vende. Qeveria e saj ka rezervuar 23 vende, por nga Shqipėria pritet tė vijnė 50 vetė. Po kėshtu Princ Leka ka rezervuar dhe do tė vijė sėrish nesėr pėr tė marrė pjesė nė varrimin e Presidentit Rugova. Nga Mali i Zi ėshtė konfirmuar rezervimi i 10 vendeve. Nė kėtė hotel kanė rezervuar vende Kroacia, Holanda, Indija, Malajzia, Austria. Nga SHBA janė rezervuar mbi 26 vende, ndėr ta edhe biznesmeni shqiptar Hari Bajraktari, nga Gjermania janė rezervuar vendet pėr njė delegacion 10 anėtarėsh, Rusia ka rezervuar 4 vende, Norvegjia 3 vende. Nė hotelin "Grand" ka rezervuar edhe i mirėnjohuri Kai Aide, ambasadori norvegjez nė NATO dhe ish-i dėrguari i Sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan, pėr Kosovė. Edhe nė hotelet e tjera tė Prishtinės dhe tė Kosovės ka pasur rezervime tė pjesėmarrėsve nga vendet e ndryshme tė botės nė ceremoninė mortore tė Presidentit Dr. Ibrahim Kosova.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 20:15   #34
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Katrinė Kolona e Bernar Kushner e pėrfaqėsojnė Francėn nė varrimin e Presidentit Rugova
Prishtinė, 25 janar - Katrinė Kolona, ministre e deleguar pėr Ēėshtjet Evropiane, do ta pėrfaqėsojė Francėn nė varrimin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Ajo do tė jetė e shoqėruar nga Bernar Kushner, ish-pėrfaqėsuesi i parė special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, nė vitet 1999-2001, ka njoftuar Ministrisa franceze e Punėve tė Jashtme.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 20:20   #35
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Homazhet pėr Presidentin Rugova vazhdojnė pėr tė tretėn ditė me radhė






--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Homazhet pėr Presidentin Rugova po vazhdojnė pėr tė tretėn ditė me radhė.

Me gjithė temperaturat e ulta (deri nė minus 15 gradė), edhe nė orėt e sotme tė mėngjesit qytetarė tė shumtė presin nė rresht pėr t'i bėrė nderimet e fundit Presidentit tė Kosovės.

Ata vijnė nga vise tė ndryshme tė Kosovės, shumė prej tyre me portretin nė duar tė Presidentit.

Kanė ardhur edhe shumė bashkatdhetarė tanė nga Evropa, SHBA-ja dhe vendet e tjera.
Po ashtu edhe nė tė gjitha qytetet e Kosovės po bėhen homazhe pėr Presidentin Rugova, ku janė hapur edhe librat e zisė.

Janė mbajtur edhe mbledhje komemorative si nė Gjakovė, Pejė, Istog, Mitrovicė, Prizren, Fezizaj, Gjilan Podujevė, Drenas, Skėnderaj, etj.

Homazhe nė hollin e Kuvendit tė Kosovės do tė bėhen edhe nesėr paradite.

Ndėrkohė, po bėhen pėrgatitjet intensive pėr zhvillimin e ceremonive mortore pėr ditėn e nesėrme mė 26 janar, pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit Presidentit Rugova.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 20:26   #36
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

AKTIVITETE INTENSIVE NĖ AEROPORTIN E PRISHTINĖS



Albana Isufi, Prishtinė


Aeroporti i Prishtinės ėshtė vėrshuar sot nga fluturimet speciale, me tė cilat, delegacione shtetėrore dhe personalitete botėrore nga shtete tė ndryshme po mbėrrijnė nė Prishtinė, pėr tė marrė pjesė nė varrimin e nesėrm tė presidentit Ibrahim Rugova.
Zėvendėsdrejtori i pėrgjithshėm i aeroportit tė Prishtinės, Afrim Aziri, thotė se vetėm gjatė ditės sė sotme kanė mbėrritur 26 aeroplanė speciale, ushtarakė dhe komercialė dhe po aq do tė largohen nga aeroporti i Prishtinės.
Aziri thotė qė kanė pėrgatitur edhe plane emergjente nė rast tė shtimit tė numrit tė fluturimeve.
“Aeroporti i Prishtinės i ka kryer tė gjitha pėrgatitjet e domosdoshme pėr pritjen e fluksit tė trafikut. Deri tash nuk kemi probleme serioze, i kemi planifikuar tė gjitha aktivitetet dhe nė rast emergjente kemi planet rezervė, tė cilat i zbatojmė nė rast se rritet numri i trafikut. Sa i pėrket infrastrukturės, edhe tė gjitha tjerave, aeroporti i Prishtinės ėshtė nė gjendje gatishmėrie pėr ta pėrballuar ēdo befasi”.
Edhe kompanitė hoteliere nė Prishtinė janė mobilizuar pėr tė pritur numrin e madh tė mysafirėve nga bota e rajoni.
Sabri Mikullovci, drejtor i Hotelit Grand, njėri nga hotelet mė tė mėdha qė gjendet nė qendėr tė Prishtinės, thotė se vetėm pėr mysafirėt e qeverisė janė rezervuar qindra shtretėr. Ai thotė se pothuajse tė gjitha vendet tashmė janė zėnė.
“400 shtretėr janė nė dispozicion tė qeverisė, me numrin me tė madh ėshtė delegacioni i Shqipėrisė dhe i Malit tė Zi dhe shumė rezervime kanė bėrė zyrat diplomatike evropiane”.
Nė anėn tjetėr Shėrbimi Policor i Kosovės, qė nga e shtuna, ditėn kur edhe ndėrroi jetė presidenti Ibrahim Rugova, ka rritur masat e sigurisė, duke shtuar numrin e policėve nė rrugė.
Zėdhėnėsja Sabrije Kamberi thotė se Shėrbimi Policor i Kosovės deri tash ėshtė fokusuar mė shumė nė ruajtjen e rendit nė kryeqytet, pėrkatėsisht para ndėrtesės sė Kuvendit, ku qytetarė tė shumtė po i bėjnė homazhe presidentit Ibrahim Rugova, trupi i pajetė i tė cilit tash 3 ditė ėshtė i vendosur nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės. Por, pėr shkak se nga aeroporti i Prishtinės delegacione tė huaja shtetėrore po vėrshojnė nga Prishtinė, Kamberi thotė se SHPK ka shtuar pjesėmarrjen e policėve nė kėtė rrugė magjistrale.
“Pėrveē patrullimeve rutinore qė po i bėjnė, janė tė vendosur edhe nė pika kontrolli nė mėnyrė qė ta vėzhgojnė mė pėr sė afėrmi situatėn se si ėshtė duke rrjedhur trafiku dhe tė gjithė kėto”.
Shėrbimi Policor i Kosovės ėshtė ngarkuar nga kėshilli ekzekutiv i varrimit tė presidentit, qė tė ruajė sigurinė gjatė gjithė kohės sa zgjasin ceremonitė mortore. Vetėm nė rast nevoje, SHPK do tė ndihmohet nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut.
Ndėrkohė, Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, ka lėshuar njė urdhėresė, me tė cilėn urdhėrohen tė gjithė drejtuesit e automjeteve tė transportit tė mallėrave, qė nesėr nga ora 07:00 deri nė orėn 19:00 tė ndėrpresin transportin nė tė gjitha rrugėt magjistrale dhe rajonale tė Kosovės.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 21:26   #37
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Urata
Katrinė Kolona e Bernar Kushner e pėrfaqėsojnė Francėn nė varrimin e Presidentit Rugova
Prishtinė, 25 janar - Katrinė Kolona, ministre e deleguar pėr Ēėshtjet Evropiane, do ta pėrfaqėsojė Francėn nė varrimin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Ajo do tė jetė e shoqėruar nga Bernar Kushner, ish-pėrfaqėsuesi i parė special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, nė vitet 1999-2001, ka njoftuar Ministrisa franceze e Punėve tė Jashtme.
Artikull i Bernard Couchner, botuar dje me 24 janar nė gazetėn mė tė njohur franceze, "Le Monde" :"...Sans lui, sans son obstination lisse, sans la persistance de son refus, il n'y aurait aujourd'hui ni Kosovo ni espoir de liberté pour cette province serbe..."..
Pėrkthim : "Pa tė(Rugovėn), pa kokėfortėsinė e tij tė butė, pa kėmbźnguljen e tij tė vazhdueshėm, sot nuk do tė kishte as Kosovė as shpresė pėr lirinė nė kėtė provincė serbe...".
Pėr shprehjen se Kosova ėshtė "territor i serbisė", tadiē shkaut iu ėshtź refuzuar ardhja nė funeralin e presidentit Rugova.
"Provincė serbe" dhe "territor serb" kanė kuptim tė njėjtė.
Nuk duhet diskriminuar : pėr deklarata publike tė njėjta u duhet rezervuar i njėjti tretman : tadiēit dhe kushnerit nuk u duhet lejuar hyrja nė Kosovė.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 22:41   #38
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim

Edhe ne kto ore te vona,e shum te ftohta vargu i njerzve ska te ndalur,per ti bere homazhe Presidentit Rugova.
Edhe ne zyret e LDK-se ne Prishtine,edhe tani ne kto momente turma njerzish vijn qe te ngushllojn Kryesin e LDK-se,dhe te lejn mesazhet e tyre ne Librin Perkujtimor.
Deri ne momentin kur do te ndahemi(fizikisht)nga Presidenti Rugova,kan mbet shum pak kohe.
Lutemi per Presidentin Rugova,qe te prehet ne paqe.

Faleminderit,Familje Rugova qe na dhurove nje bir Kosove.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 12:45   #39
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nisin ceremonite per varrimin e presidentit Rugova. Trupi i pajete trasportohet drejt salles “1 Tetori”



Nga Ina Koxha-Daniela Bonollari
PRISHTINE (26 Janar)


Ora 12:36-Mberrin ne sallen "1 Tetori“ princi shqiptar Leka Zogu I . Sapo ka mberritur ne Sallen "1 Tetori“ edhe princi shqiptar Leka Zogu i Ii cili gjithashtu po kryen homazhe ne trupin e pajete te Rugoves. Dje ai eshte pritur nga kryeparlamentari, Nexhat Daci.

Ora 12:35-Delegacioni maqedonas mberrin ne sallen "1 Tetori". Presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski ka hyre ne sallen e madhe ku eshte vendosur trupi i pajete i Presidentit Ibrahim Rugova dhe po ben nderimet e fundit per te ndjerin.

Ora 12:30-Kryeadministratori Soren Jesen Petersen dhe Kryeministri Bajram Kosumi ulur prane njeri tjetrit. Dy drejtuesit kryesore te Kosoves pasi kane bere homazhet e fundit prane trupit te pajete te Presidentit Ibrahim Rugova jane ulur prane njeri-tjetrit ne sallen "1 Tetori".

Ora 12:20-Ne aeroportin e Prishtines ka mberritur delegacioni i fundit, ai slloven. Sapo ka zbritur ne aeroportin e Prishtines delegacioni i shtetit te Sllovenise, i fundit qe pritej te mberrinte ne Prishtine per t'i bere nderimet e fundit Ibrahim Rugoves. 25 Fluturime "VIP“ jane bere ne drejtim te Prishtines dhe mesohet se nuk kane pasur probleme pavaresisht kohes se keqe.

Ora 12:18-Mberrin ne sallen "1 Tetori" delegacioni i Shqiperise, kryesuar nga Presidenti Moisiu. Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli nenkryetari i Partise Demokratike, Bamir Topi, Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj sapo kane mberritur ne sallen "1 Tetori" per ceremonine perkujtimore ndaj Presidentit Rugova. Delegacioni shqiptar po kryen homazhe para trupit te pajete te Rugoves.

Ora 12:17-Ahtisar nderon para trupit te pajete te Rugoves. I derguari i Kombeve te Bashkuara per procesin e negociatave per te ardhmen e Kosoves dhe njekohesisht kryenegociator i tyre, Marti Ahtisar beri homazhe para trupit te pajete te liderit kosovar Ibrahim Rugova.

Ora 12:15-Opozita kosovare homazhe para trupit te pajete te Presidentit Rugova ne sallen “1 Tetori”. Kreu i PDK, Hashim Thaci, Kreu i Ora, Veton Surroi dy figura te opozites politike kosovare dhe i sapoliruari nga burgu i Hages, Fatmir Limaj kane mberritur ne sallen “1 Tetori” ku po bejne homazhe para trupit te pajete te Ibrahim Rugoves.

Ora 12:05-Delegacionet e huaja lene shenimin e tyre ne librin e zise. Ministrja e Jashtme e Zvicres, Mishel Kalmi Rej, ministri i Jashtem gjerman Franc Valter Shtajnmajer dhe eurodeputetja Doris Pak jane personalitetet nga delegacionet pjesemarrese te huaja qe deri me tani kane lene shenimin e tyre ne librin e zise, i cili eshte hapur me rastin e vdekjes se Presidentit Ibrahim Rugova.

Ora 12:02-Pritet mberritja e Havier Solanes ne sallen e Homazheve. Nderkohe, delegacione tjera jane duke arritur ne sallen “1 Tetori”. Deri ne ora 13.00 pritet te arrijne edhe shefi i diplomacise evropiane Havier Solana, komisionari evropian per Zgjerim Oli Ren, pastaj delegacioni i larte shteteror i Shqiperise udhehequr nga presidenti Alfred Moisiu, pastaj presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski, ai i Sllovenise Janez Dernovshek, delegacioni presidencial i SHBA-ve, ai i Britanise se Madhe, Gjermanise, etj. Jane gjithsej 36 delegacione qe kane paralajmeruar ardhjen ne ceremonine e varrimit te kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova.

Ora 12:00-Tirane, qytetaret kryeqytetas keqardhje per humbjen e Rugoves. Banore te Tiranes shprehin keqardhjen per humbjen e Rugoves. Nga Tirana ku pritet te mbahet nje minute heshtje ne nderim te Rugoves qytetare te shumte shprehim konsideratat me te larta per Presidentin Rugova dhe e cilesojne vdekjen e tij te parakohshme. „Ai e ka dashur aq shume pavaresine e Kosoves. Nuk mundi t’a shohe dot te lire vendin e tij. Shpresojme qe endrra e tij te plotesohet“, shprehen ata.

Ora 11:55-Vatikani homazhe mbi trupin e Rugoves. Sapo ka bere homazhe trupit te pajete te kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova, delegacioni i Vatikanit. Nderkohe ne sallen „1 Tetori“ po pritet qe edhe delegacionet e tjera te vazhdojne te bejne homazhe. Pasi pershkoi kryeqytetin, i vendosur ne Shtratin e Topit, me nderime te larta te Togut te Nderit te Trupave te Mbrojtjes se Kosoves (TMK), i percjelle nga zyrtare te larte vendas e nderkombetare si dhe nga mijera qytetare qe percillnin parakalimin ne te dy anet e rrugeve. Ne kete ceremoni do te marrin pjese 36 delegacione te huaja, perfaqesues te institucioneve te vendit dhe misionit nderkombetar ne Kosove, KFOR-it, zyrave te huaja diplomatike ne Prishtine.

Ora 11:45-Atmosfera ne Shqiperi e ‘heshtur’, ne nderim te Rugoves. Ne Shqiperi atmosfera eshte gjithashtu e trishte ne diten kur do t’i jepet lamtumira presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova. Te gjitha veprimtarite kulturore, artistike dhe sportive jane pezulluar dhe jane shtyre per nje date te mevonshme dhe flamuri kombetar eshte vendosur tashme ne gjysmeshtize. Nderkohe qe me kerkese te qeverise te gjitha radiotelevizionet po respektojne diten e zise duke transmetuar muzike funeber apo te lehte. Ne momentin kur arkivoli me trupin e Presidentit Rugova do te zbrese ne banesen e fundit ne varrezat ne Kodren e diellit ne Prishtine aty ku prehen edhe lufteraret e UCK e gjithe Shqiperia do te ndalet. Nje minute heshtje dhe te gjitha borite e makinave do te degjohen ne shenje nderimi per presidentin kosovar qe nderoi jete.

Ora 11:40-tridhjete e gjashte delegacione te huaja marrin pjese ne ceremonine perkujtimore ne sallen “1 Tetori”. Ne ceremonine perkujtimore per Rugoven ne sallen “1 Tetori” ne Prishtine do te marrin pjese 36 delegacione te huaja, perfaqesues te institucioneve te vendit dhe misionit nderkombetar ne Kosove, KFOR-it, zyrave te huaja diplomatike ne Prishtine. Ndryshe, gjate gjithe rruges prej hollit te Kuvendit te Kosoves e deri te salla “1 Tetori”, kortezhi eshte percjelle nga qytetare te shumte qe kishin dale t’i benin pershendetjet e fundit kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova.

Ora 11:25-Delegacioni i partise socialiste mberrin ne sallen 1 Tetori. Delegacione te shumta nga vendi dhe bota jane duke arritur ne sallen “1 Tetori” ne Prishtine, ku ne ora 13.00 pritet te filloje ceremonia kryesore me rastin e varrimit te kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova. Deri tani ka ardhur nje delegacion i Partise Socialiste te Shqiperise me ne krye Edi Ramen, nje delegacioni i Partise te Bashkimit Demokratik per Integrim i Maqedonise me ne krye Ali Ahmetin, ish-kryeministri Ilir Meta, kryetar i LSI-se, nje delegacion nga Ukraina, ish-shefi i UNMIK-ut Mihajl Shtajner, nje delegacion nga Vatikani kryesuar nga kryeipeshkvi Pier Luigi Celata, pastaj delegacione nga Franca me ne krye ministren per ceshtje evropiane Ketrin Kolona, ne delegacion nga Turqia, Mali i Zi, Pakistani, etj.

Ora 11:20-Delegacionet e huaja mberrijne ne sallen “1 Tetori”, homazhe para trupit te Rugoves. Delegacionet e huaja po akomodohen ne sallen “1 Tetori” ku pritet te filloje ceremonia perkujtimore per Presidentin Ibrahim Rugova. Personalitete te larta te institucioneve kosovare, nderkombetare dhe te huaja po mberrijne ne sallen “1 Tetori” per t’i bere homazhe Rugoves. Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, Sekretari i Pergjithshem i PS, Pandeli Majko e Arta Dade kane bere homazhe para trupit te pajete te Ibrahim Rugoves. Homazhe kane bere dhe boksieri i mirenjohur kosovar, Luan Krasniqi e kreu i BDI ne Maqedoni, Ali Ahmeti.

Ora 10:20-Trupi i pajete i presidentit Ibrahim Rugova eshte vendosur ne qender te palestres “1 Tetori” ne Prishtine ku do te zhvillohet ceremonia perkujtimore. Ne sallen “1 Tetori” pritet te flasin: Kryeadministratori Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, Perfaqesuesi i Larte i BE se, Javier Solana, Nenkryetari i LDK se, Kole Berisha, Perfaqesuesi i SHBA ve, Sekretari Alphonso Jackson, i deleguar i Presidentit Bush dhe Kyetari i Kuvendit te Kosoves, Akademik Nexhat Daci.

Ora 09:20-Sot Kosova i jep lamtumiren e fundit Presidentit te vet, Dr.Ibrahim Rugova, i cili do te prehet ne Varrezat e Deshmoreve ne lagjen Velania ne Prishtine. Ceremonite e sotme filluan qe nga ora 8.00 dhe deri ne oren 9.00
Njesiti i TMK se i beri nderime Presidentit Rugova, ne hollin e Kuvendit te Kosoves.

Ne oren 9 e 15 minuta para Kuvendit te Kosoves trupi i Rugoves i mbuluar me flamurin e Dardanise eshte nisur per ne palestren "1 Tetori", ku do te zhvillohen ceremonite kryesore te funeralit dhe ku do te mbahen rreth 6 fjalime per Presidentin Rugova. Rruga qe do te pershkroje trupi nga Kuvendi drejt palestres “1 Tetori” eshte rreth 3 kilometra dhe kalon mes per mes Prishtines.
Kortezhi, te cilit i jane bashkuar zyrtaret me te larte te Kosoves dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, po kalon neper sheshin "Skenderbej" dhe rrugen "Nena Tereze" drejt salles "1 Tetori" ne Qendren e Studenteve, ku do te zhvillohet ceremonia zyrtare dhe perkujtimore. Prane arkivolit jane 7 kurora lulesh, nga familja e Presidentit, UNMIK-u, KFOR-i, Presidenca, Qeveria, Kuvendi dhe LDK-ja . Rreshta te gjate te qytetareve qendrojne te heshtur aneve te rruges nga po kalon kortezhi mortor ndersa Sherbimi Policor i Kosoves dhe UNMIK kane shtuar masat e sigurise.

Ne sallen “1 Tetori” pritet te flasin: Kryeadministratori Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, Perfaqesuesi i Larte i BE se, Javier Solana, Nenkryetari i LDK se, Kole Berisha, Perfaqesuesi i SHBA ve, Sekretari Alphonso Jackson, i deleguar i Presidentit Bush dhe Kyetari i Kuvendit te Kosoves, Akademik Nexhat Daci.
Gjate kater diteve te kaluara me qindra mijera qytetare te Kosoves, por edhe nga vise e tjera shqiptare dhe diaspora, neper nje kohe te acarte, i bene homazhe dhe nderuan me pietet te madh Presidentin qe tashme te gjithe e quajne historik te Kosoves.
Tashme kane mberritur ne Prishtine shume delegacione te jashtme ne nivel presidentesh, ministrash, ambasadoresh dhe diplomatesh te niveleve e te ndryshme.
Keshilli ritheksoi se gjate 15 diteve te zise se shpallur kombetare, qe ka filluar te henen me 23 janar 2006, nuk do te kete aktivitete politike, kulturore dhe sportive.

Keshilli i Varrimit ne perberje te gjere do te takohet diten e premte, ne ora 11:00, ne ndertesen e Qeverise per te vleresuar mbarevajtjen e ceremonive perkujtuese dhe mortore per Presidentitn e ndjere, Dr. Ibrahim Rugova.

Ora 09:00-Presidenti i Kosoves do te varroset ne oren 15.00 ne Varrezat e Deshmoreve ne Velani. Ceremonia zyrtare mortore per kryetarin e ndjere te Kosoves, Ibrahim Rugova do te mbahet sot ne sallen “1 Tetori” ne oren 13, nderkohe qe varrimi, i percjelle me fjalimet e zyrtareve te larte vendore e nderkombetare, dhe me te shtena te Togut te Nderit te Trupave Mbrojtese te Kosoves, do te behet ne oren 15 ne Varrezat e Deshmoreve ne lagjen Velania, te Prishtines

(NEWS24/Balkanweb)
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 12:51   #40
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ora 12:40-Presidenti shqiptar Moisiu ulur prane Solanes.Shefi i Bashkimit Europian per Politika te Jashte e Siguri, Havier Solana sapo ka kryer homazhet para trupit te pajete te Rugoves ka zene vend ne sallen "1 Tetori" per te marre pjese ne ceremonine perkujtimore. Kamerat kosovare kane fokusuar Solanen te ulur prane Presidentit shqiptar Alfred Moisiu. Nderkohe kryeministri shqiptar Sali Berisha vihet re se eshte ulur prane ciftit Haradinaj.

Ora 12:40-Perfaqesuesi i larte i BE, Havier Solana dhe eurokomisioneri Olli Rehn mberrijne ne sallen "1 Tetori". Shefi i Bashkimit Europian per politika te Jashte e Siguri, Havier Solana dhe eurokomisari Olli Rehn kane kryer homazhe para trupit te pajete te Presidentit Rugova.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 13:25   #41
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ora 13:10-“Lamtumire miku im, Ibrahim” ka thene ne gjuhen shqipe kryeadministratori Soren Jesen Petersen ne sallen "1 Tetori". “Koleksioni im ne zyre dhe shtepi do te ma kujtoje gjithnje Rugoven. Kujtimi per te do te vazhdojne te jetoje gjithnje. Ibrahim Rugova u nda prej nesh por le te prehet ne paqe ne token e tij”, tha mes te tjerash Petersen duke ngushelluar per humbjen familjen e Rugoves dhe popullin kosovar.

Ora 13:07-“Jemi ketu bashke per t’i dhene lamtumiren e fundit presidentit tone te dashur Ibrahim Rugova qe duke nisur nga sot do te prehet ne dheun kosovar apo dheun dardan sic e quante ai. Ju familje Rugova keni humbur te zotin e shtepise. Por ne te gjithe bashke jemi ketu me miqte tane te Kosoves, Shqiperise dhe shume vendve te tjera ne menyre vllazerore per t’a percjelle ate ne banesen e fundit”. Keto kane qene fjalet e hapjes se ceremonise perkujtimore ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.

Ora 13:05- Nje minute heshtje ne nderim te Rugoves. 36 delegacione te huaja, perfaqesues te institucioneve te vendit dhe misionit nderkombetar ne Kosove, KFOR-it, zyrave te huaja diplomatike ne Prishtine kane mbajtur nje minute heshtje ne nderim te figures dhe vepres se presidentit kosovar Ibrahim Rugova ne sallen "1 Tetori", Prishtine.

Ora 13:00-Nis ceremonia perkujtimore ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova. Eshte hapur me himnin kombetar shqiptar dhe himnin kosovar ceremonia perkujtimore ne nderim te figures e vepres se Presidentit Ibrahim Rugova. Te gjithe te pranishmit ne sallen "1 Tetori" kane qendruar ne kembe dhe kane nderuar gjate kendimit te himneve kombetare.

Ora 12:55-Petersen: Presidenti i ri i Kosoves do te jete nga LDK. “Presidenti i ri i Kosoves do te jete nga LDK”. Keshtu ka deklaruar sot Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen ne nje takim qe pati me presidentin e Maqedonise, Branko Cervenkovski. Ata kane rene dakort sot ne Prishtine per vazhdimin dhe stabilizimin e demokratizimit te Kosoves, si dhe krijimin e nje rruge te qete te procesit rreth percaktimit te statusit te ardhshem te Kosoves.

Ora 12:50-Shqiperia do te mbaje nje minute heshtje ne oren 13:00 ne nderim te Presidentit Rugova, moment ne te cilin do nisin dhe ceremonite perkujtimore ne nderim te Rugoves ne Prishtine. Ne sheshin “Skenderbej” ne qender te kryeqytetit te Shqiperise gjithcka eshte e qete por ndihet atmosfera e zise per vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nderkohe pritet qe ne orarin kur do te behet percjellja e trupit per ne banesen e fundit, edhe qytetaret e Tiranes te mblidhen ne kete shesh per te kujtuar presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 15:33   #42
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ora 15:00-Dhjetra-mijera persona kane rrethuar varrin e Presidentit Ibrahim Rugova per t'i dhene lamtumiren e fundit. Delegacionet e huaja kane nderuar per here te fundit ne varrin e Rugoves dhe jane shperndare, ndersa mijera qytetare presin t'i japin pershendetjen e fundit Presidentit te tyre.

Ora 14:45-KOSOVA I JEP LAMTUMIREN E FUNDIT PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA Trupi i pajete i Presidentit eshte transportuar ne Varrezat e Deshmoreve ne lagjen "Velania“ ne Prishtine. Arkivoli me trupin e Rugoves eshte vendosur ne banesen e fundit shoqeruar nga te shtena armesh nga trupat e TMK-se.
Varroset mes lotesh dhe dhimbjes mes deshmoreve te Kosoves, Presidenti 61 vjecar, Ibrahim Rugova. Presidenti Ibrahim Rugova u nda nga jeta ne daten 21 Janar nga nje semundje ne mushkeri. Kosova caktoi 15 dite zie ne nderim te Presidentit Rugova. 36 delegacione te huaja, krere institucionale, nderkombetare te Kosoves, dhjetra-mijera qyetare i kane bere homazhe Presidentit Ruova ne Prishtine dhe kane percjelle ne banesen e fundit trupin e pajete te liderit kosovar, Ibrahim Rugova.

Ora 14:35 -Kortezhi mberrin ne varrezat e deshmoreve Ka mberritur ne varrezat e deshmoreve trupi i Ibrahim Rugoves. Nderkohe qe kane mberritur edhe disa delegacione, nderkohe qe jane te pranishem lideret Kosovare te cilet jane duke pritur. Arkivoli ku ndodhet trupi i pajete i Rugoves eshte marre ne krahe nga gjashte trupa te TMK-se.

Ora 14:10-Dhjetra-mijera qytetare ecin perkrah kortezhit ne heshtje . Rruga e cila te con ne varrezat e lagjes "Velania" ne Prishtine eshte plot me qytetare te cilet kane mberritur nga te gjitha qytetet e Kosoves per t'i bere nderimet e fundit Presidentit te tyre. Ne ceremonine e varrimit te kryetarit Rugova po marrin pjese shume delegacione nga e gjithe bota, Shqiperia, SHBA-te, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, BE, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Vatikani, etj., si dhe emisari special per bisedime Marti Ahtisari, ish- i deleguari i KB-ve per vleresimin e standardeve Kai Aide, ish-PSSP-se Mihajl Shtajner, Bernar Kushner, etj. Varrimi i kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova do te behet ne ora 15.00 me nderime te larta ushtarake.

Ora 13:50-Trupi i pajete i Presidentit Ibrahim Rugova eshte levizur nga salla "1 Tetori", ne Prishtine ne drejtim te Varrezave te Deshmoreve ne lagjen "Velania" ne Prishtine. Trupat e TMK mbajne mbi shpatulla arkivolin e mbuluar me flamurin e Dardanise te ndjekur nga famijare, lideret politike kosovare si dhe delegacionet e huaja. ne te dy krahet e rruges jane formuar vargje tejet te gjata qyetaresh qe mbajne ne duar fotografine e Presidentit Rugova dhe lule.

Ora 13:45-Perfundon ceremonia perkujtimore ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova.Pas homazheve te bera nga delegacionet e huaja, fjalimeve te mbajtura nga kryeadministratori, Soren Petersen, kryeministri Bajram Kosumi, Perfaqesuesi i Larte i BE, Havier Solana, Nenkryetari i LDK, Kole Berisha, perfaqesuesi i delegacionit te SHBA, Alfonso Xhekson eshte mbyllur me melodi funebre ceremonia perkujtimore ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.

Ora 13:20- Daci: Rugova t'i hodhe themelet e lirise te cilen do t'a ngrejme ne.Ne fjalen e qe ishte edhe fjalimi permbylles i ceremonise ne sallen „1 Tetori“ ku u bene homazhet e fundit per presidentin Ibrahim Rugova, kryeparlamentari Nexhat Daci qe eshte perkohesisht ne funksionin e presidentit te Kosoves, shprehu ngushellimet e tij per familjen Rugova dhe gjithe popullin e Kosoves.
“Kosove e liderit tend, Kosove e luftes, Kosove, keta shpirtra qe prehen ne qetesi, jane fanare te lirise tende. Rugova, ne parajsen ku do te shkosh te presin bashkepunetoret e tu, shpirtrat e qe u flijuan per lirine e atdheut. Shpirtat tuaj do te na prijne ne plejaden finale. O Perendi te lutemi te kujdeseni per kete njeri te paqes. Presidenti yne pushoni i qete ne Parajsen e Qetesise, rrugen tuaj do ta vazhdojme ne. Ju vute themelet qe Kosva te jete shtet i pavarur“.
Me pas ai iu drejtuar edhe paleve te huaja per t’i falenderuar edhe ne emer te Ibrahim Rugoves, per ndihmen qe po i japin vendit.
„I nderuar zoti Petersen. Kosova ju falenderon per ndihmen qe po i jepni popullit. Amerike edhe ty Kosova te eshte mirenjohese per ndihmen e pandalur.
Te gjithe Ju Nderkombetare, na prini ne rrugen e Ibrahim Rugoves“.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 15:59   #43
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LAVDI!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 16:29   #44
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Me nderime tė larta ushtarake u varros kryetari Ibrahim Rugova


Prishtinė, 26 janar 2006 (Kosovapress) Time: 15 : 02

Me nderime tė larta ushtarake dhe rite kombėtare, por jo edhe fetare, tė enjten nė varrezat e dėshmorėve nė Prishtinė, nė prani tė dhjetėra- mijėra qytetarėve nga e gjithė Kosova, u varros kryetari i Kosovės Ibrahim Rugova, i cili ndėrroi jetė tė shtunėn e kaluar nė moshėn 61-vjeēare pas njė sėmundje tė rėndė. Fillimisht kortezhi me arkivolin me trupin e pajetė tė kryetarit Rugova ėshtė bartur nga salla “1 Tetori” nė shoqėri tė togut tė nderit tė TMK-sė pėr t’u vendosur nė varrin e bardhė. Anėtarėt e kėtij togu nė shenjė nderimi ka shtėnė tri herė nė ajėr. Mė pastaj nėn muzikėn funerale ata kanė vendosur arkivolin me trupin e pajetė tė kryetarit Rugova nė varrin e bardhė. Tė gjitha delegacionet pjesėmarrėse nė ceremoninė e varrimit, vendore dhe ndėrkombėtare, pėr herė tė fundit kanė bėrė nderim duke vendosur kurora me lule.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-06, 16:48   #45
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Solana: Jam i impresionuar me dinjitetin e treguar nga populli i Kosovės





Prishtinė, 26 janar 2006 (Kosovapress) Time: 09 : 58

Shefi i diplomacisė sė BE-sė, Havier Solana, pas takimit me ekipin negociator tė Kosovės tė enjten nė Prishtinė, tha se ėshtė i impresionuar me dinjitetin e treguar nga populli i Kosovės gjatė kėtyre ditėve me rastin e vdekjes sė kryetarit Ibrahim Rugova


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.