Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-05-13, 15:59   #61
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Kur gjeneratat tona dikund pas vitit kthesė 1966 filluam tė shfletonim mė shumė librat historik dhe shkrimet historike qė nė atė kohė i bėnin historianėt tanė, mė sė shumti Ali Hadri, Zekeria Cana e ndonjė tjetėr, nė revistat “Pėrparimi”, “Gjurmime Albanoligjike”, “Jeta e Re” dhe nė gazetėn “Rilindja”, arritėm tė mėsojmė diēka mė shumė pėr tmerret qė kishin pėrjetuar shqiptarėt nė periudhat e kaluara historike. Aty mėsova se kur ka qenė ēėshtja e shqiptarėve, janė bėrė bashkė partizanėt e ēetnikėt. Sepse, kur mė 1941 nga Kosova kanė ikur shumica e kolonėve serbė dhe malazezė (ndėrmjet dy luftrave botėrore nė Kosovė ishin vendosur mbi 11 mijė familje kolonėsh me rreth 60 mijė atėtarė) ata nė territorin e Serbisė e tė Malit tė Zi kishin formuar aradha ēetnike. Njė aradhė e tillė, qė ėshtė quajtur, sipas Ali Hadrit “Aradha e Dukagjinit pėr intervenime tė shpejta” nga serbėt dhe malazezėt e Istogut dhe tė Pejės ishte formuar nė Kolashinin e Ibrit, qė ishte nė kufi me Mitrovicėn dhe Istogun. Kjo aradhė kishte hyrė nė formacionet e ēetnikėve tė Drazha Mihajloviqit. Disa formacione tė ngjashme me malazezė i ka udhėhequr Pavle Gjurishiqi. Kėto formacione vazhimisht e kanė sulmuar territorin e Kosovės nė ato vite dhe shqiptarėt me ndihmėn e pushtetit e tė regjencės nė Tiranė e kanė organizuar mbrojtjen e kufijve verior tė Kosovės. Rugovasit me ndihmėn e vullnetarėve tė tjerė e kanė mbrojtur kufirin me Malin e Zi, shqiptarėt e tjerė nga tė gjitha viset e Kosovės, edhe nga Gjilani, Ferizaj e Drenica, i kanė mbrojtur kufijtė verior me Serbinė. Ēetnikėt nuk kanė shkelur nė atė kohė nė Kosovė. Rrustė Rugova ka qenė njėri ndėr udhėheqėsit e mbrojtjes shqiptare nė ato vise. Me tė ka qendruar edhe djali i madh i tij, Shabani. Bajraktar ka qenė Sak Fazlija (Muriqi). Tė themi me kėtė rast se dajallarėt e Ibrahim Rugovės, si e thash edhe mė parė, familja e Qerim Rugovės, me vėllezėrit e nėnės Sofė, Rrustemin e Dinėn, nga Llukafci i Begut tė Komunės sė Istogut, janė farefisni me familjen Muriqi tė Koshutanit tė trevės sė Rugovės. Pos kėsaj familje, edhe njė familje nė Vrellė dhe njė tjetėr nė Banjė tė Pejės e mban mbiemrin Rugova, por nuk janė nė farefisni me familjen tonė Lajēi, si ka tentuar shumė herė tė propagandojė shtypi serb i asaj kohe qė tentonte gjithnjė tė gjente diēka qė nė njė mėnyrė do tė mund ta zbehte imazhin dhe popullaritetin e pakontestueshėm tė Ibrahim Rugovės ndėr shqiptarėt e etshėm pėr liri e pavarėsi.

Depėrtimi nė Istog i brigadės ēetnike tė Ral Vuliqit

Ata ēetnik pasaj janė pėrzier me brigadat parizane qė kanė ardhur nė Kosovė nga Serbia e Mali i Zi. Janė disa dokumente tė shkruara qė dėshmojnė se edhe vet komandanti i partizanėve jugosllav, Tito, i ka rehabilituar ēetnikėt pasi e ka vrarė komandantin e tyre, Drazha Mihajlloviqin dhe ia ka marrė pushtetin. Por, e vėrteta ėshtė, si e thash nė fillim tė kėtij fejtoni, se nė Kosovė sė pari kanė depėrtuar brigadat e partizanėve tė Shqipėrisė, sipas njė marrėveshjeje qė e kishin bėrė atėherė Tito dhe Enver Hoxha, me ndihmėn e Moladin Popoviqit e Dushan Mugoshės.Thash se shtabi i njė brigade tė tillė nė fund tė vitit 1944 ka qenė vendosur edhe nė odėn tonė. Mė tė moshuarit poashtu na kanė treguar se nė radhėt e asaj brigade mė shumė ka pasur partizanė nga jugu i Shqipėrisė qė aty ku ėshtė oborri i sotėm i shkollės sė fshatit Cerrcė madje paskan kėnduar edhe kėngė pėrēmuese pėr gegėt! Sipas axhės Ali, qė ka qenė partizan i kėsaj brigade qė ka luftuar deri nė kufijtė e Bosnjės, komandant i saj ka qenė Skėnder Kosova. Aliu thotė se ai mbase mund tė ketė pasur edhe ndonjė emėr tjetėr, por ne si ushtarė tė tij e kemi njohur me atė emėr e mbiemėr! Vazhdimisht kam tentuar tė gjejė diēka mė shumė nė literaturėn historiografike shqiptare pėr veprimtarinė e kėtyre brigadave shqiptare nė Kosovė, por nuk kam gjetur mė shumė se kujtime tė ndonjė komandanti, apo ushtari… Arkivat shtetėrore nuk janė hapur deri mė sot, sa di unė. Por, poashtu e vėrteta ėshtė se menjėhrė pas largimit tė brigadave shqiptare pėr nė drejtim tė Sanxhakut boshnjak dhe nė drejtim tė Bosnjės, qė nė janar tė vitit 1945 kanė filluar tmeret e partizanėve, tė pėrzier me ēetnik, si nė Istog, e paoshtu edhe nė gjithė Kosovėn. Janė tė njohura masakrat nė Tauk Bashqe dhe nė burgun e Prishtinės, masakrimi i shqiptarėve nė Gjilan, Ferizaj, nė Pejė te Jarina dhe nė pėrrojet e Drenicės… Istogasit e mbajn mend mirė kur kanė shkuar partizanėt e Shqipėrisė dhe ua kanė hapur rrugėn pėr tė depėrtuar kėndej parizanėt jugosllav. Nė bjeshkėt e Isogut, te vendi i quajtur Livadhet e Istogut prej Kolashinit paska depėrtuar edhe brigade ēetnike e Ral Vuliqit, ish kryetar i Istogut nė kohėn e mbretėrisė jugosllave. Me marrėveshje me partizanėt, ēetnikėt e Vuliqit i paskan rruar mjekėrrat nė bjeshkė dhe janė pėrzier me partizanė. Duket se diēka e ngjashme po ndodh edhe sot nėpėr enklavat serbe nė veri tė Mitrovicės e gjetiu, ku mund tė fshehen edhe militarė e paramilitarė serbė e malazezė qė kanė bėrė krime mbi popullsinė civile shqiptare gjatė viteve 98-99 nė Kosovė. Mbrojtja e organizuar shqiptare e viteve 41-45 ka mbetur kėshtu si pa kokė dhe nė gojė tė ujkut. Pėr kėto shkaqe e arsye Rrustė Rugova, ngjashėm si bajraktari i Gashit, Col Bajraktari i Uēės, ėshtė vetėdorėzuar pėr tė mbrojtur familjen.

Cilėt ishin arsimtarėt tanė tė parė, mė tė mirėt e gjuhės dhe letėrsisė shqipe?

Ėshtė interesant se dy arsimtarėt tanė mė tė mirė tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe rrjedhnin nga familja Gashi- Hoxha, e Uēės. Ata ishin Abdurrahim Gashi dhe Elez Selmanaj.


Arsimtarėt tanė mė tė mire tė gjuhės shqipe ishin Abdurrahim Gashi e Elez Selmanaj

Por, poashtu e vėrteta ėshtė se menjėhrė pas largimit tė brigadave shqiptare pėr nė drejtim tė Sanxhakut boshnjak dhe nė drejtim tė Bosnjės, qė nė janar tė vitit 1945 kanė filluar tmeret e partizanėve, tė pėrzier me ēetnik, si nė Istog, e paoshtu edhe nė gjithė Kosovėn. Janė tė njohura masakrat nė Tauk Bashqe dhe nė burgun e Prishtinės, masakrimi i shqiptarėve nė Gjilan, Ferizaj, nė Pejė te Jarina, dhe nė pėrrojet e Drenicės.Istogasit e mbajnė mend mirė kur kanė shkuar partizanėt e Shqipėrisė dhe ua kanė hapur rrugėn pėr tė depėrtuar kėndej parizanėt jugosllav. Nė bjeshkėt e Isogut, te vendi i quajtur Livadhet e Istogut prej Kolashinit paska depėrtuar edhe brigade ēetnike e ral Vuliqit, ish kryetar i Istogut nė kohėn e mbretėrisė jugosllave. Me marrėveshje me partizanėt, ēetnikėt e Vuliqit i paskan rruar mjekėrrat nė bjeshkė dhe janė pėrzier me partizanė. Duket se diēka e ngjashme po ndodh edhe sot nėpėr enklavat serbe nė veri tė Mitrovicės e gjetiu, ku mund tė fshehen edhe militarė e paramilitarė serbė e malazezė qė kanė bėrė krime mbi popullsinė civile shqiptare gjatė viteve 98-99 nė Kosovė. Mbrojtja e organizuar shqiptare e viteve 41-45 ka mbetur kėshtu si pa kokė dhe nė gojė tė ujkut. Pėr kėto shkaqe e arsye Rrustė Rugova, ngjashėm si bajraktari i Gashit, Col Bajraktari i Uēės, ėshtė vetėdorėzuar pėr tė mbrojtur familjen.

Cilėt ishin arsimtarėt tanė tė parė, mė tė mirėt e gjuhės dhe letėrsisė shqipe?

Ėshtė interesant se dy arsimtarėt tanė mė tė mire tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe rrjedhnin nga familja Gashi- Hoxha, e Uēės. Ata ishin Abdurrahim Gashi dhe Elez Selmanaj. Elezin, tashmė tė ndjer, e pati dekoruar presidenti i atėherėshėm i Shqipėrisė, Sali Berisha, pėr meritat e tij pėr arsimin shqip. Nga kjo familje rrjedhė edhe Vjollca Vokshi, njė gazetare nė Tiranė qė pati bėrė emėr gjatė kohės sė rrėzimit tė diktaturės komuniste nė Shqipėri. Abdurrahim Gashi qė nga klasėt e para tė fillores ėshtė kujdesur shumė qė tė nė mėsoj tė shkruajmė e tė flasim shqip. Ai, si mė ka shpjeguar vet, mbiemrin Gashi e ka marrė kur kusheriri i tij, prefekti i Pejės, Bajram Gashi, e paska regjistruar nė Gjimnazin “ Sami Frashėri” nė Prishtinė dhe vet paska thėnė: “ kėtė djalė tė squar regjistrojeni me mbiemrin tim, Gashi. Pa modesti po e them se Abdurrahimi na i ka dhėnė themelet e para tė arsimit shqip. Por, ka pasur njė simptati tė jashtėzakonshme ndaj nxėnėsit qė, qysh atėherė dallohej nė gjeneratėn tonė, ndaj Ibrahim Rugovės. Sidomos Gashi na i vuri themelet e gjuhės shqipe, morfologjisė dhe sintaksės, ndėrkaq Elez Selmanaj ato tė letėrsisė shqipe, sidomos gjatė dy klasėve tė para tė Normales nė Istog. Thash tashmė se Rugova menjėherė dallohej qė nga klasa e pare e fillors me pedantėrinė e tij nė kryerjen e detyrave, nė lėndėn e bukurshkrimit, nė leximin dhe mėsimin e vjershave, nė lexim… Gjithnjė ka pasur sukses me tė gjitha pesėshe, nė fillore. Mėsuesit dhe arsimtarėt tanė e zgjidhnin kryetar klase, e zgjidhnin udhėheqės tė grupit letrar tė shkollės, posa aty nga fillimi i klasės sė pesėt tė fillores ai nisi tė shkruaj poezitė e para. Arsimtarėt ato poezi na i dėrgonin me postė atėherė nė “ Rilindja” dhe “ Pionieri”. Botoheshin grup autorėsh, apo edhe tė veēanta. Selman Bujupi thoshte se lexuesi mė i rregullt ibibliotekės sė qytetit ishte Ibra Ne vėrtet atėherė ishim tė etshėm pėr shkollė, pėr libra. Ashtu si e ka thėnė Ibrahim Rugova nė librin publicistik, “ Ēėshtja e Kosovės” dhe njė njė intėrvistė me tė huajt, ndshjen e pare me libra Ibra e ka pasur nė dhomėn e fjetjes sė babait tė tij, Ukės, nga cili kishin mbetur ca libra, ndonjė edhe nė gjuhėn italiane, tė cilėn ai e kishte njohur, siē e kishte njohur pjesėrisht dhe gjuhėn gjermane dhe sekro kroate. Ato libra kanė ekzistuar deri vonė, por nuk e di se ku kanė mbetur tash.

Ibra i mbante nė kujtim librat e babait

.....vazhdon
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-05-13, 16:04   #62
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Nė atė dhomė tė vogėl, nė mes tė shtėpisė sonė tė madhe atėherė, tashmė ėshtė rrėnuar, u lind Ibrahim Rugova. Madje, nė atė shtėpi i kemi pasur shumė afėr edhe dhomat e fjetjes. Dhe, mė kujtohet se ndeshjen e parė me libra Ibra e ka pasur me librat e babait tė vet dhe kėtė e ka thėnė edhe nė njė intervistė. Ndeshjen e dytė me libra e patėm qė nga klasa e parė, apo e dytė e fillores. Nė qytet, ku ishte shtėpia e vjetėr e kulturės, nė ato vite ka funksionuar njė bibliotekė. Punonte aty njė dashamir i madh i librit, Selman Bujupi. Ai mbante evidence tė saktė tė librave qė i lexonte dikush. Shpesh ai thoshte atėherė dhe gjithnjė mė vonė se gjithmonė lexuesin mė tė rregullt tė librit e ka pasur Ibrahim Rugovėn. Kėtė pasion tė Ibrės ndaj librit e kam pėrjetuar edhe vetė. Vėrtet unė gati se kisha marrė njė rrugė tjetėr jetėsore, sikur tė mos e kisha Ibrėn pranė vetes. Mė shumė nga kureshtja, nė fillim nisa tė lexoj librat qė i lexonte ai. Ai mbante qė atėherė shėnime pėr librat e lexuar, edhe unė fillova ashtu. Ai filloi tė shkruajė poezitė e para, edhe unė ua bėja adetin ashtu. Por, si e kam ruajtur edhe njė foto nga rinia e hershme e Ibrės, ai edhe kur shkonim nė piknik, apo pėr tė zėnė peshq e pėr t’u freskuar nė Lumin e Istogut, merrte ndonjė libėr me vete.

Nė ato vite atraksionin mė tė madh tė piknikėve e kemi pasur Lumin e Istogut. Ky lumė, qė edhe tash kalon nėpėr oborrin e motelit “Trofta” e qė buron mbi qytetin e Istogut, nja dy kilometra mė poshtė, kalon edhe nėpėr pronat e familjes sonė. Atėherė ka pasur ujė tė pastėr, uji nuk ka qenė i ndotur si tash, me gjithė kėto ujėra tė zeza, plastikė, e kemikale tė tjera. Aty verave tė thuash, pėr ēdo ditė, shkonim pėr t’u freskuar dhe pėr tė zėnė peshq. Lumi ka qenė shumė i pasur me peshq tė llojeve vendės: mė sė shumti me krap, troftė, mlysh dhe ngjala. E punonim ndonjė koshere peshku, me grykėn pak mė tė gjerė, mesin mė tė ngushtė dhe fundin pak mė tė gjerė. Zinim shumė peshq atėherė, edhe ndonjė ngjalė. Mandej patėm filluar tė punonim dhe grepa pėr tė zėnė peshq nga bregu i lumit.

Duhej tė kujdeseshim edhe pėr tufat e bagėtive. Ibra shkonte gjithnjė me libėr nė dorė.

Si iku Ibra prej bjeshkėve tė Rugovės

Duhej t’ i ndihmonim edhe babait tim, Shabanit, atėherė nė punėt e mėdha tė fushės. Por, babai im, tashmė i ndjerė qė ishte lindur dhe ishte rritur nė trevėn e Rugovės, ku ende kemi prona me tapi, sikur i kishte mbetur meraku i moēėm qė tė na dėrgonte pėr verime nė Gjolla tė Leqinatit dhe andej te Guri i Kuq, qė pas Gjeravicės ėshtė maja e dytė mė e lartė nė Kosovė, mbi 2.500 metra tė lartėsisė mbidetare (bjeshkė kjo e Malajve, ku ka hise dhe familja jonė).

Verėn e parė ishim nė klasėn e shtatė. Ibra i bėri ballė verės sė parė. Ai kujdesej pėr tufėn e lopėve, unė pėr atė tė deleve. Verėn e dytė, kur kishim mbaruar klasėn e tetė dhe duhej tė regjistroheshim nė shkollėn e mesme, njė ditė nėna ime, qė po ashtu quhej Sofė, e familjes Bojaj nga Kėrnica e Klinės, mė tha se Ibra ka ikur nė shtėpi. Mbeta unė ashtu njė herė pėr t’u kujdesur pėr tė dy tufat e gjedheve. Mė vonė u binda se Ibra kishte vepruar drejt. Atėherė nė Istog nuk ka pasur shkollė tė mesme. Shkolla tė tilla kishte vetėm nėpėr qytetet e mėdha. Ibra kishte shkuar nė Prishtinė dhe atje ishte regjistruar nė Shkollėn e mesme, Normale. Por, nė shtatorin e atij viti, mbase njė apo dy ditė me vonesė Ibra u kthye nė Istog, sepse nė vitin shkollor 1962/63 pushteti atėherė kishte vendosur tė hapte dy paralele tė Normales sė Pejės nė Istog. Njėra paralele ishte vetėm me nxėnės shqiptarė, e tjetra e pėrzier, serbė e shqiptar bashkė. Nxėnėsit qė vinin nga fshatrat mė tė largėta e qė i konsideronin se njihnin mė pak gjuhėn serbokroate, i vunė nė atė klasėn shqipe, ne nxėnėsve qė kishim mbaruar klasėn e tetė fillore nė Istog na vunė nė klasėn e pėrzier. Mėsonim aty, pėr hir tė serbėve, gati tė gjitha lėndėt serbokroatisht, pos lėndės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipe!

Si mė pėrjashtuan nga shkolla?

Ka qenė problem atėherė tė siguroheshin tekstet shkollore. Unė e bėra njė gabim tė madh. Drejtoria e shkollės kishte vendosur qė klasa jonė e pėrzier, tė pėrziheshim edhe nėpėr banka tė shkollės, tė uleshim bashkė, njė serb e njė shqiptar. Mua mė ra hise njė djalė i urtė serb, i pėrmbajtur, njėfarė Pera. Unė qė gjithnjė isha pak mė i rrėmbyer, u ngrita dhe nga kujdestari i klasės kėrkova, nėse ka mundėsi, thashė, pėr shkak tė mungesės sė teksteve mėsimore, tė ulesha me Ibrėn nė njė bankė! Ai reagoi edhe mė keq se unė. Mė kapi menjėherė pėr krahu, mė hodhi te dera e klasės, ma hodhi ēantėn prapa dhe mė tha se nuk ka shkollė nė Jugosllavi qė do tė pranojė mė!

Dy javė unė mbeta jashtė shkollės. E pata njė mik qė punonte atėherė nė pushtet dhe me ndihmėn e drejtorit tė shkollės, arsimtarit tonė tė mirė tė gjuhės shqipe, Abdurrahim Gashit, u ktheva prapė nė klasė. Gashi, pasi qė mė ktheu nė klasė, mė thirri nė drejtori tė shkollės dhe mė udhėzojė qė kujdestarin e klasės qė ishte hidhėruar keqas me mua, ta lusja qė tė mė kthente nė shkollė dhe t’ i kėrkoja falje. Ashtu veprova. Mė lejoi tė hyja nė klasė, nė bankė me Perėn.

Por, ai kujdestari i klasės qė na ligjėronte dy lėndė mėsimore m’u hakmor menjėherė: mė pyeti ndėr tė parėt dhe mė vuri menjėherė dy nota tė dobėta nė ditar. Pas tij mė vunė edhe dy nota tė dobėta, dy kolegė tė tij. Mu bėnė katėr nota tė dobėta, asnjė kaluese. Kaluan muajt, isha nxėnėsi mė me sė shumti nota tė dobėta nė klasė, edhe pse klasėn e tetė e kisha mbaruar shkėlqyeshėm.

Mėsoja dhe heshta. Nė fund megjithatė dola me sukses tė shkėlqyeshėm. Por, edhe nė atė klasė tė pėrzier me serbė e malazez, Ibra ishte nxėnėsi mė i mirė. Madje, mė i miri ishte se edhe nxėnėsit serbė qė tė thuash mėsonin nė gjuhėn e tyre amtare.

Mė kujtohet njė herė reagimi i profesorit tė gjuhės serbokroate, Ratkoviqit, i cili sikur u tha dy-tre nxėnėsve serbė, qė dukej se ishin pak mė tė mirė se tė tjerėt, se duhet t’ju vinte marre qė disa nxėnės shqiptarė ishin mė tė mirė se ata, edhe nė gjuhėn e tyre amtare. Nė mesin e atyre nxėnėsve mė tė mirė isha edhe unė.

Na bėnte mė tė mirėt fakti se lexonim shumė nė atė kohė. Sidomos e lexonim letėrsinė ruse, se mungonte letėrsia shqipe. Lexonim shumė Tolstojin, Dostojevskin, poetėt e mėdhenj rusė Pushkinin e Jesenin, por diē mė vonė pati filluar tė depėrtojė edhe letėrsia e perėndimorėve, tė cilės pastaj Ibra nuk iu nda kurrė.

Nė Pejė na quanin klasa e fshatarėve, por ishim mė tė mirėt!

Pasi mbaruam dy klasat e para tė Normales nė Istog, tri tė tjerat i vazhduam nė Normalen e Pejės. Ashtu si ishim, nuk na copėtuan, na lejuan tė jemi tė gjithė istogasit nė njė klasė, pos qė na i bashkėngjitėn edhe disa nxėnės tė komunės sė Deēanit.

Edhe nė Pejė, si e kanė thėnė tashmė edhe disa nga arsimtarėt tanė, ishim mė tė mirėt. Me vetėdije, apo pa tė, ne ishim gjeneratė qė nuk kishim nga t’ia mbajmė tjetėr, pos tė mėsojmė. Por, nė Pejė kishim pak mė shumė mundėsi tė shėrbeheshim me mė shumė libra. Nė ato vite, mė kujtohet, ne ishim tė dashuruar nė tekstet letrare dhe shkencore qė botoheshin nė revistat “Jeta e re” dhe “Pėrparmi”. Mė parė me kėto revista, si edhe me “Rilindjen” ne jemi ndeshur edhe nė familje. E kemi pasur axhėn Ali, njė dashamir tė gazetave dhe revistave shqipe, qė na i sillte nė familje kėto botime, qė nga shkolla fillore.

Por, nė Pejė tani edhe mosha e bėnte tė veten, kuptonim diēka mė shumė. Edhe atje Ibra ishte dukshėm mė i miri nė gjuhė e letėrsi shqipe. Mikel Gjoka ishte mė i miri nė art (flas pėr mė tė mirėt jo vetėm nė gjeneratė, por nė pėrgjithėsi nė atė shkollė tė mesme, kėshtu kanė thėnė edhe arsimtarėt tanė). Tush Gega ka qenė mė i miri nė shkencat ekzakte, unė mė i miri nė lėndėn e historisė, etj. Njė shok yni, Ibish Hasani, ishte mė i miri nė edukatėn fizike, ishte hendbollist shumė i dalluar. Pra, dalloheshim pėr tė mirė, por na quanin “ klasa e katundarėve”!
Pjesa e dhjete Shpėrthimi i Ibrės nė letrat shqipe

Nė atė kohė, pra sa ishim nxėnės tė Normales sė Pejės (gjenerata jonė ka mbaruar shkollimin atje gjatė vitit shkollor 1966-67) ndodhi edhe njė ngjarje e madhe qė pėr politikėn e atėhershme jugosllave thuhej se ishte njė vit kthesė, mbase pėr tė mirė edhe tė shqiptarėve. Nė verėn e vitit 1966, pati ndodhur ajo ngatėrresa e madhe ndėrmjet komunistėve jugosllavė, qė u zhbė me konfliktin e madh ndėrmjet dy ish-udhėheqėsve mė tė mėdhenj tė asaj kohe nė RSFJ, ndėrmjet Titos kroat dhe Rankoviqit, serb. Periudha rankoviqiste, si quhet ajo periudhė prej vitit 1945 e deri nė atė Plenumin komunist tė Brioneve tė vitit 1966, mbase ka qenė periudha mė e tmerrshme pėr shqiptarėt kėndej kufirit, me pėrjashtim tė periudhės sė Milosheviqit. Gjatė asaj periudhe Kosova ėshtė sunduar nga policia dhe UDB-a. Ishte ajo periudha e tmerrit kur nė fillim tė vitit 1945 shqiptarėt janė vrarė edhe pa gjyq, ose nė bazė tė vendimeve tė gjyqeve tė improvizuara, kur janė pėrndjekur, rrahur e mbytur edhe me mjete tė topitura, jo vetėm gjatė aksionit famėkeq tė grumbullimit tė armėve mė 1956, por ehe gjatė aksionit pėr dėbimin e shqiptarėve pėr nė Turqi.

Ishte ajo periudha e pėrndjekjes dhe dhunės sė madhe, sidomos kur ishte krijuar konflikti ndėrmjet komunistėve rusė, jugosllavė me ata tė Enver Hoxhės. Nė rrethana tė reja ne mbaruam shkollėn e mesme, Ibra pastaj filloi studimet nė Prishtinė, unė u punėsova nė SHF “17 Nėntori” nė Istog, po mė vonė, mė 1973 nė “Rilindje”. Por, vazhdimisht kemi pasur kontakte, ndeja e ahengje.

Pėrplasjet e para intelektuale nė Prishtinė

Pas atij vitit kthesė ’66, nė Kosovė pati shpėrthyer atėherė koha e njė iluminizmi shqiptar. Shqiptarėt e etshėm pėr dije, pėr shkolla e libra shqip, sikur e gėlltitėn atė periudhė, kur u hap edhe ndonjė fakultet shqip, mė vonė edhe Universiteti i Prishtinės. Libri shqip atėherė ishte bėrė bukė e kripė e familjeve shqiptare. Nė fillim tė viteve ’70 pati shpėrthyer edhe Ibra me njė seri shkrimesh qė janė tė pėrmbledhura nė veprėn e tij “ Prehje lirike”. Ato shkrime, diē si prozė poetike, apo ese poetik, pėr poetėt dhe shkrimtarėt tanė tė mėdhenj, Naimin, Migjenin, pėr poetėt dhe shkrimtarėt e mėdhenj botėror, Shilerin, Tagoren, Jeseninin e pėrvuajtur nga vetėvetja, etj. patėn bėrė jehonė tė madhe. Ne, mėsuesit e provincės nuk ėshtė se nuk i pėrcollėm me vėmendje ndodhitė e kohės. Edhe ashtu tė copėzuara, ato ndodhi nguliteshin nė kokat tona. Lexonim shumė atėherė edhe polemikat e kohės. Rugova ka pasur disa polemika tė tilla. Nė tė vėrtetė, si ėshtė formėsuar tash, qė nė fillim tė atyre viteve, nė Prishtinė kishte shpėrthyer gjenerata e re, nė mesin e tė cilėve ishin: Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, Anton Pashku, Ali Podrimja, Hivzi Islami, Ymer Shkreli, e ndonjė tjetėr qė e pėrbėnin, si po quhet tash, atė qarkun e parė tė madh intelektual tė Prishtinės, i cili nė tė vėrtetė, sa kuptoj unė, u ka paraprirė edhe disa proceseve e lėvizjeve politike atėherė dhe mė vonė. Botohej atėherė edhe njė revistė, diē si e pavarur, “Dituria” dhe po nė atė kohė u botua edhe programi i kėtyre intelektualėve “Le tė rrjedhė lumi”. Botohej edhe revista e studentėve” Bota e re”, tė cilės njė kohė i ka prirė Ibra, por disa tekste tė saj pushteti atėherė nuk i shikonte me sy tė mirė, e madje nė disa raste edhe kishte reaguar, njė numėr madje edhe e kishin ndaluar. Pėr shkak se qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė qė tė hapė polemika, mė qėllim nuk po i pėrmend emrat e atyre intelektualėve tė Prishtinės qė kėtė grup intelektualėsh tė rinj, qė nė fillim i anatemuan si intelektualė dekadencė!

Edhe diēka. Ka qenė atėherė ajo koha kur Ibra vinte pėr pushime nė vendlindje. Qėndronte te nėna e tij nė Cerrcė, pak mė gjatė. E ka pasur adet qė vazhdimisht tė vishej me shije, ndonjėherė mbante edhe flokė tė gjata, dimrit mbante njė pallto tė gjatė e tė zezė. Nuk qėndronte atėherė i tėrhequr, dilnim me shokė edhe nė ndonjė shėtitje. Mė shumė kishte dėshirė tė fliste pėr mendimtarėt dhe shkrimtarėt e mėdhenj botėrorė.

Ibra i ndihmonte tė gjithė…

....vazhdon
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-13, 16:06   #63
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Gjatė homazheve pėr Ibrahim Rugovėn sivjet mė kanė pyetur edhe publikisht disa gazetarė: sa ka qenė i afėrt Ibra me bashkėfamiljarėt e vet (mendohej nė rrethin mė tė gjerė familjar). Unė kam thėnė gjithmonė dhe gjithmonė kam pėr ta pėrsėritur se Ibrahim Rugova i lindur dhe i rritur nė ato rrethanat mė tė zeza pėr popullin shqiptar, Ibra qė njė kohė tė fėmijėrisė sė parė e ka kaluar edhe ndėr dajallarėt e tij, te familja e madhe dhe e njohur e Qerim (Muriqi) Rugova, nga Llukafci i Begut, ka qenė i afėrt dhe i ka respektuar tė gjithė. Kurrė ai njeri me askėnd nuk ėshtė ngucur, as si fėmijė, kurrė ai njeri nuk ėshtė kapur fytas me dikė, as me moshatarėt e vet qė i bėnim ndonjė hile tė vogėl! Nuk ėshtė e vėrtetė se ka qenė gjithmonė i mbyllur, si e mbyllen tė tjerėt kur ka filluar pas vitit 1989, tė merret me politikėn e madhe tė shqiptarėve.

Pėrkundrazi, mė kujtohet se ka pasur shumė dėshirė qė tė rri e tė dėgjojė hallet e mė tė moshuarve, tė cilėt e donin dhe e respektonin mė sė shumti ndėr tė gjithė tė tjerėt. Mė kujtohet si vinte nė pushime verore e dimėrore, por edhe nė vdekje e dasma, kur qėndronte me neve gati edhe tėrė natėn, duke bėrė edhe ndonjė shaka. Gazetarėve u kam thėnė se edhe gjatė viteve ’90 unė i kam pasur dyert e hapura te Ibra. Gjithmonė. E vėrteta ėshtė se kam qėndruar pak mė anash ( kam pasur shumė arsye personale…) por nuk jam ndarė i tėri. Tash mė vjen keq tė them, por disa njerėz rreth tij e konsideronin Ibrėn tonė si diēka qė u takuaka vetėm atyre, ose partisė, unė kėshtu kurrė nuk i kisha kuptuar gjėrat. Ai ėshtė problem i tyre, si u pa edhe mė vonė, kur zunė tė largoheshin njė nga njė! Por, ishte edhe rreziku nga pushteti serb, e dija se ata e pėrcillnin ditė e natė…Mirėpo, unė shkoja kur ma merrte mendja vetė se duhej tė isha diku aty ku mbaheshin konferencat e shtypit, kur mbahej Kuvendi i Dytė i LDK-sė nė Shou, i Treti te Dora, kur e detyruan Ibrėn tė thėrrasė e tė mbajė Kuvendin themelues tė Kosovės dhe kur erdhi policia serbe dhe e rrethoi selinė e LDK-sė, konfiskoi materialet e asaj mbledhjeje, por shkoja edhe nė Velani.

Nė Cerrcė ka pasur njė simpati tė jashtėzakonshme pėr nėnėn e madhe tė familjes, nėn Fatime, tė cilėn serbėt e kanė masakruar bashkė me shtatė bashkėfamiljarė tė tjerė, mė 13 prill tė vitit 1999 nė Kaliqan tė Istogut. Ka pasur njė simpati tė jashtėzakonshme pėr axhėn Bekė, vėllai i fundit i Rrustė Sadrisė, qė vdiq nė moshė tė shtyrė nga mesi i viteve ’80. Nė varrimin e nė tė pamėn pėr Bekė Sadrinė kishin ardhur shumė miq e dashamirė. Mė kujtohet Ibra erdhi i heshtur dhe kur shkoi, si ėshtė adet, e la njė grusht para, shumė para pėr atė kohė! Deri vonė ėshtė pėrmendur gjesti i tij human. Humanizmin e vet ai e ka treguar edhe mė herėt. Kur ishim mė tė rinj, ai mua gjithė mė ka dalė zot, si u ka dalė zot edhe rugovasve tė tjerė qė nė fillim tė viteve ’70 filluan tė bėnin fakultete e shkolla tė mesme profesionale nė Prishtinė. Kėtė gjeneratė tė re Ibra jo vetėm qė i ndihmonte materialisht, por edhe u bėnte konak, kur duhej dhe kur i zinte puna pisk nė shehėr.
Pjesa e njembedhjete Ibra, kryetar nė njė manifestim tė “ Rilindjes”

Pastaj me Ibrėn mbanim kontakte, pa politikė, gjatė viteve ’70 e ’80. Unė pastaj erdha me punė nė redaksinė e gazetės “ Rilindja” nė Prishtinė nė verėn e vitit ’78, njė vit mė vonė edhe me familje. Ibrės tashmė i kishin lindur dy djem, Mendimi e Uka (Teuta ka lindur pas tė ’90-tave). Ishim gėzuar shumė pėr djemtė e Ibrės. Ai punonte nė Institutin Albanologjik, ku i kishte shokėt e punės e tė idealit, afėr ishte edhe Universiteti i Prishtinės. Por, mė kujtohet mirė se njė pjesė tė madhe tė kohės Ibra e kalonte nė “ Rilindje”, nė sektorin e botimit tė librit letrar. Aty punonte Sabriu, Aliu, Antoni, Nazmi Rrahmani, qė ndihmonte shumė botimin e librit nė “Rilindje”. Ibra, si zakonisht, vinte i qetė e i heshtur si gjithmonė, me ēantėn e tij tė madhe. Tė themi me kėtė rast se atėherė shtėpia botuese e gazetare “Rilindja” vėrtet ishte ēerdhe e botimeve nė Kosovė. Aty botoheshin librat shkollorė, librat letrarė e shkencorė, botohej gazeta e vetme e pėrditshme, botoheshin revistat shqipe. Ibra ka pasur njė bashkėpunim tė pėrhershėm me “ Rilindjen”. Dhe, me gjasė, nuk e kishte harruar as kur e kishte marrė rrugėn e politikės sė madhe shqiptare, rrugėn e bėrjes sė Kosovės shtet tė pavarur e sovran, tė integruar nė BE e nė NATO. Ishin ato vitet e rėnda e tė kthesės pėr Kosovėn e shqiptarėt. Ishin vitet e ngritjes sė nacionalshovinizmit serb, nė krye me Milosheviqin, kur Ibra doli nė krye tė LDK-sė, qė unė vazhdimisht e kam quajtur lėvizje pėr lirinė e Kosovės. Ishin ato vitet kur pushteti serb hoqi me dhunė autonominė e Kosovės, kur u shtyp me dhunė protesta e shqiptarėve, kur delegatėt e Kuvendit tė Kosovės shpallen Deklaratėn e Pavarėsisė mė 2 Korrik 1990 e nė shtator tė atij viti shpallen edhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės nė Kaēanik.

Ishte edhe koha “ kur djemtė tanė shkuan nė Amerikė…” dhe kur para plasjes sė luftės nė ish-Jugosllavi, LDK-ja kishte mobilizuar rreth vetes shumicėn e shqiptarėve, e si thuhet edhe tash, kishte nė radhėt e veta mbi 700 mijė anėtarė.

Ibra erdhi, u tha se e kishte shkurtuar njė qėndrim nė Evropė, me qėllim tė ardhjes nė manifestimin e “ Rilindjes”

Dukej se po vinte koha e lirisė sė shqiptarėve. Nė manifestimin e “ Rilindjes” mė 12 shkurt tė vitit 1991, pėr shkak tė ngjarjeve tė bujshme qė ndodhen nė atė kohė, nga tė cilat unė raportoja dhe komentoja pėr “ Rilindje” m’u nda ēmimi i gazetarit mė tė mirė tė kėsaj gazete pėr vitin 1990. Sabri Hamitit iu nda shpėrblimi i parė pėr veprėn mė tė mirė tė botuar nė “Rilindje” gjatė vitit. Ishte pra pėr mua njė ēast gėzimit. Por, fillimi i ceremonisė ku merrnin pjesė shumica e intelektualėve eminentė tė Kosovės dhe shumė njerėz tė politikės, pak u vonua. Nė interesimin tim mė thanė se po e presin tė vijė drejt e nga rruga, kėtu, Ibrahim Rugovėn. Ibra, si ma sqaruan, kishte shprehur dėshirėn e tij qė tė jetė nė kėtė manifestim tė shtėpisė ku deri mė atėherė i kishte botuar shumicėn e veprave tė tij letrare, e shumė punime shkencore e eseistike. Ibra erdhi, bėmė edhe njė foto tė pėrbashkėt me Rexhep Ismajlin, Sabri Hamitin e Kumrie Rugovėn- Hamitin.

Nga ai manifestim Ibrėn e nxorėn nėpėr do dyer tė tėrthorta tė “Rilindjes”. Pastaj filluan ta ruanin nėpėr zyra, kafene etj. E pashė se Ibrėn e kishin marrė tė tjerėt…. Por, si e thashė edhe mė herėt, edhe nė pyetjet e shumta tė tė afėrmve, shokėve dhe miqve, nė pyetjet e gazetarėve, unė vazhdimisht kam pohuar se Ibra kurrė nuk i ka humbur kontaktet me bashkėfamiljarėt e vet kėtu dhe nė diasporė. Ėshtė ēėshtje tjetėr ana e protokollit, si kam thėnė shumė herė se nė selinė e LDK-sė dhe nė Velani, Ibra nuk ka hapur odė burrash pėr tė hyrė e dalė kush tė dojė! Para lufte, Adnan Merofci, mė siguronte kontakte me Ibrėn, sa herė kam dashur dhe sa herė qė Ibra ka qenė pak mė i lirė. Mė siguronte edhe takime pėr tė tjerėt, kur ata mė drejtoheshin mua pėr takime dhe pėr intervista. Edhe diēka pėr fund: pėr herė tė fundit me Ibrėn po ashtu patėm njė gėzim tė madh. Para dy vjetėsh u pėrurua rruga e asfaltuar Istog-Vrellė, qė kalon edhe nėpėr vendlindjen tonė, Cerrcė. Ibra e bėri pėrurimin e saj. Nė Vrellė u organizua njė manifestim i madh popullor, edhe me kėngė e valle. Vrellasit zemėrgjerė shtruan gosti aty pėr Ibrėn. Istogasit po ashtu shtruan gosti nė motelin tashmė tė njohur “Trofta”. Por kulmi i atij manifestimi ishte hyrja e Ibrės pas sa e sa vjetėsh nė oborrin e shtėpisė (e vjetra e rrėnuar, e reja nė vend tė saj) ku kishte lindur mė 2 dhjetor tė vitit tė rėndė 1944. Nė atė oborr ishin mbledhur, me porosi, vetėm bashkėfamiljarėt Rugova. Ibra, si gjithmonė i afėrt nuk la kėnd pa e pėrshėndetur dhe pėrqafuar. Bėmė edhe shumė foto tė pėrbashkėta (dikush nga shėrbimi i tij teknik kurrė nuk na i ka kthyer ato!). “Jo, jo, tha nė shaka Ibra, nuk ėshtė se vij kėtu pėr herė tė parė pas lufte, mbi kėtė lagje pas lufte shpesh kam kaluar me helikopter tė KFOR-it, e kam parė se si po ngrihen shtėpitė e reja”. Dolėm edhe oborreve tė tjera. Unė vėrtet nuk e dija gjendjen e tij shėndetėsore. E pashė se ishte i rraskapitur, i lodhur, e mbaja pėr krahu! Edhe nė oborrin e Imerajve me Sanijen bėri njė shaka: i tha ku ėshtė fiku qė ka qenė aty, ai fiku i moēėm. I thanė se nuk ėshtė mė. Ibra tha: po rrėnjėt i kanė mbetur!

Nga Rrustem Rugova

29/09/2008 - 22:10:53
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-13, 16:18   #64
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Mendoi se ju kam sjellur Fakte te mjaftueshme juve qe nuk e besoni/kuptoni Historin e te te parve te Dr.Rugoves dhe Jetes Vepres Vizionare te Tij dhe me gjere te Rugovasve!!!

LAVDI PER JET E MOTE

nga:Natyra Rugovase/Hajla.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 16-05-13 nė 16:20
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-13, 11:20   #65
schütze
 
Avatari i schütze
 
Anėtarėsuar: 06-05-05
Vendndodhja: ne D
Postime: 6,050
schütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėmschütze i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

tema asht shum e mir,edhe vet kuptimi i kesaj teme ben thirrje ,"Mos harroni historin"
nese me te vertet nuk e harrojm historin,asht shum mir, por nese ne e para percaktojm historin, ose ja pershkruaj historin ende pa ardh koha,nuk do ishte mir
me kosov ka figura publike shum te njoftura,edhe jan njerz me historit e tyre,mendoj se qdo njeri publik ka meritat edhe te metat e veta,nese ne kujtojm vetem gjerat negative te nje personi, mundemi me fol nat e dit per mangesit e tij
e nese ne kujtojm vetem ato pozitive, prap mundemi me fol nat e dit per gjerat pozitive te nje pesoni

diku ne shkrimin e natyres kishte shkru se Dr Rugova kishte mbi 700 shqiptar ne radhet e veta.

nuk besoj qe kishte 700 mij, por te gjith shqiptaret edhe femiu qe dinte te fliste ndoshta fjalet ne te shpeshta ishin ato ne perkrahja per Dr Rugoven
mendoj se historia e Dr Rugoves ne vitet e 90ta asht nje histori krejt ndryshe nga ajo gjat luftes,edhe pas luftes

un mendoj se aj mentalitet na ka perzjelli me dekada, ata njerz qe kan udheheq para lufte,po ata te njejtin munduan te udheheqin me qdo kusht edhe gjat luftes edhe pas luftes
njejt vepruan edhe keta qe e moren ne dor gjat luftes, donin qe me qdo kusht te udheheqin edhe pas luftes,edhe dojn te udheheqin edhe sod e ksaj dite
mendua se ashtu siq ishim radhitur ne vitet e 90ta per nja qellim,pas qlirimit ne do te punoj edhe me shum edhe do te dina me qmu lirin, por per far te keq jemi zhgenjy me vet veten
un mendoj se ne historin ton,ende nuk kemi politikan qe historia do tregonte vetem ane pozitive
__________________
........Deshte s'desht jeta vazhdon....
schütze Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-13, 14:42   #66
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Citim:
un mendoj se ne historin ton,ende nuk kemi politikan qe historia do tregonte vetem ane pozitive
perkundrazi ne si shqiptar e kundershtoim ate,dhe po te jetet!Ne me shum na pelqen ana negative pavaresisht tek cili nga politikanet?

marr shembull, Dr.Rugoven ku dhe ti e nderuara schutze/kishe cekur ma larte se si dhe Femijet e kan dashur ate,madje e ter populli i Kosoves. Ne shum mire e dim si para lufte dhe pas saj Ai ka qen Politikani ma Adekuat qe ka posedua nje dukuri te rrall posti pozitivisht do them, per gjate gjitha Dekadave ne rrugen per Liri e Demokraci I njohur si President i Kosoves.

Falemnderit/Juve

Natyra.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 23-07-13 nė 14:46
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-11-13, 15:05   #67
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Dėshmitari i krimeve serbe nė Kosovė: Tmerri nė Rahovec



Beograd, 30.11.2013

Redaksisė sė botimit elektronik e-novina i ėshtė paraqitur polici Petar Gjorgjeviq, i cili ka akuzuar pjesėtarėt e MUP-it serb pėr krime monstruoze nė Kosovė dhe pas kėsaj, siē pohon, ai ka qenė viktimė e Njėsisė pėr mbrojtjen e dėshmitarėve si dhe tė Prokurorisė pėr krime lufte tė Serbisė. Bashkėbiseduesi i e-novine tashti jeton nė Lihtenshtajn me gruan dhe dy fėmijėt e tij, transmeton Koha.net.

Ai thotė tė jetė motivuar me dėshminė e Sllobodan Stojanoviqit, me vėmendjen e sėrishme tė opinionit qė ka treguar interesim pėr rastin e tyre dhe me gėnjeshtrat qė me kėtė rast i kanė thėnė prokurori Vlladimir Vukēeviq dhe zėvendėsprokurori pėr krime tė luftės Bruno Vekariq.

“Nė njėsinė 37 tė PJP jam nga viti 1998, nga vera kur ndodhin krimet e para tė luftės. Kam qenė nė tė gjitha aksionet nė Kosovė. Mė kujtohen pėrleshjet nė Rahovec e rrethinė, aty pati shumė vrasje, plaēkitje dhe djegie tė shtėpive. Dejan Mihajlloviq-Ēebe dhe Sėrgjan Nikoliq-Luēica ishin bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė komandimit Nenad Stojkoviq pėr tė gjitha punėt e fėlliqura. Vrisnin pleq, fėmijė, me urdhėr tė Stojkoviqit, disa edhe pa urdhėr tė tij.

Kur u takova njė herė me prokurorin Vukēeviq, nė prani tė Dragoljub Stankoviqit dhe disa tė tjerėve, i tregoja pėr vrasjet e dhjetėra civilėve pėr tė cilat kishte dhėnė urdhėr, ose kishte ditur komandanti i njėsisė, Radosllav Mitroviq, si dhe pėr disa varreza masive. Ai e lėmonte mjekrėn e tij dhe mė tha: “Nuk kemi mjaft mish pėr Mitroviqin pėr ta gjykuar”. Isha i shokuar me mėnyrėn se si ai i trajtonte civilėt e vrarė shqiptarė, pėr tė e tėra kjo ishte vetėm “mish”, thotė bashkėbiseduesi i e-novina.

Mirosllav Vidoslavljeviq-Mikica ishte njė kohė komandir nė stacionin policor nė Leskovc. Me tė isha i afėrt njė kohė, derisa nuk u deklarova si “tradhtar”, pastaj i ndėrpremė kontaktet. Por derisa ishim tė afėrt, ai mė tregonte se si ka transportuar kamionė me kufoma. U pamė gjatė vitit 1999 nė rrethinė tė Prizrenit, psikikisht e kishte lėshuar, me gjasė shkaku i asaj qė kishte bėrė e pėrjetuar. Ishte i ri, sapo kishte pėrfunduar Akademinė policore dhe kishte filluar tė punonte. Mė tregonte se urdhrat i merrte nga eprori me nofkėn “Gjeneral”.

Edhe nė stacion flitej pėr kėtė, ai mburrej me kėtė, por si duket nė vete vėshtirė e pėrjetonte kėtė. Ai nė shkurt tė vitit 2009, kur u arrestuan katėr veta kundėr tė cilėve dėshmuam ne, iku nė Beograd, nė Xhandarmėri, ku e pranoi komandanti Bozhidar Dikiq.

HORORI NĖ RAHOVEC: Nga mesi i korrikut 1998, kur policia mori qytetin e Rahovecit, nėpėr rrugė kam parė me qindra kufoma, qė rrinin asisoj nė diell disa ditė. Atėherė, njė ditė punėtorėt komunalė me traktorė morėn kufomat dhe i larguan jashtė qytetit, nė njė breg tė afėrm, mbi lokalitetin ku jetonte shumica serbe. Aty me ditė tė tėra digjej zjarri dhe shumė policė nė atė zjarr ngrohnin ushqimin e konservuar, duke mos ditur qė nė atė zjarr janė djegur rahovecianėt e vrarė qė i sillnin punėtorėt komunalė. Nė kėtė pėrfundim vinim nė bazė tė erės sė rėndė e tė padurueshėm qė vinte nga pjesėt e padjegura tė trupave.

GARA NĖ VRASJEN E CIVILĖVE: Te fshati Obrijė e Epėrme, nė afėrsi tė Prizrenit, ishte njė numėr i madh i civilėve, disa mijė sish. Ishim nė largim e sipėr kur u paraqitėn dy civilė, tė rinj tė moshės rreth tė 20-tave, dikush i kishte zėnė rob, nuk ishin tė armatosur. Nenad Stojkoviq i dorėzoi te Ēebe, i cili i zhveshi lakuriq. Mori njė thupėr tė hollė dhe me tė sillte sa mundte. Ishin krejtėsisht tė pėrgjakur, mė kujtohet qė ulėrinin: "Kuku, nona, kuku, nona!", dhe kėtė sikur e dėgjoj ende. U pėrpoqa t’i them Stojkoviqit qė t’i lirojė, kurse ai i aplaudoi Ēebes dhe tha: "Kjo ėshtė mirė, bravo!", i cili i nxitur nga lavdėrimi i komandantit i rrihte edhe mė me zell. Nė fund tė dy i vrau me pushkė.

Nė fshatin Korishė, Ēebe sillte njerėz nga Prizreni. Ata i zinin Zoran Markoviq-Cecko dhe Dragan Milenkoviq-Shisharka. Drejtori i ndėrmarrjes komunale quhej Jovan, ai i caktonte njerėzit, shqiptarėt e arsimuar, tė cilėt ende fshiheshin nėpėr shtėpia, nuk donin tė largoheshin. Shkonin atje i arrestonin dhe i sillnin nė Korishė dhe nė Korishė, para tė gjithėve vriteshin me plumba tė pistoletės sė kalibrit tė vogėl nė lule tė ballit. Kėtė e bėnte mė sė shpeshti Ēebe, atė e kam parė ta ketė bėrė disa herė. Vriste njerėz edhe nėpėr stalla. Mburrej se disa nga ta kishin urinuar nė automobil, sepse e dinin se ku po i ēonte.

Atė pistoletė tė kalibrit tė vogėl ia kishte dhėnė komandanti Radosllav Mitroviq, pasi qė me urdhra tė tij vriste njerėz qė quheshin "kapital". Kurdo qė vriste dikė, Nenad Stojkoviq e lajmėronte Mitroviqin: "Kapitali shkoi nė rrezitje...", qė do tė thoshte se ishte vrarė.

Kemi pasur vetėm dy robėr nga pėrleshja me UĒK-nė, foto i keni publikuar, ata ishin tė plagosur. Ata i ka vrarė pastaj Zoran Nikoliq-Honda, unė e kam paraqitur nė Prokurori, por asgjė nga kjo.

Ēebe ėshtė i njohur edhe pėr atė se pėr ēdo shqiptar tė vrarė ka bėrė njė gravurė nė kondakun e drurit tė pushkės. Ai lavdėrohej se ka 80 gravura tė tilla, qė do tė thotė se aq njerėz ka vrarė. Unė kam parė shumė likuidime tė kryera nga ai, nuk e di saktėsisht sa. Njėjtė ka vepruar edhe Luēica, ata bėnin gara se kush do tė vrasė mė shumė civilė. Por, Luēica ishte edhe mė brutal, pasi Dejan Ēebe vriste me armė zjarri, kurse Luēica, ta zėmė, e ka prerė njė plak me motosharrė. Nė Korishė, nė hyrje tė fshatit, nė shtėpinė buzė rrugės. Pėr ēfarė arsyeje?! Pėr para, pėr ēka tjetėr do tė vriste.

Luēica ka vrarė edhe dy djelmosha, rrugės pėr nė Bajgorė, kishte edhe policė tė tjerė nė afėrsi qė e kanė parė kėtė, tė gjitha kėto ia kam pėrshkruar Prokurorisė, por asgjė. Ata djelmosha kishin humbur, dikush i kishte zėnė rob, kurse Luēica i detyroi tė ulen nė gjunjė dhe sė pari njėrin e pastaj edhe tjetrin i vrau me plumb nė ballė.

Mė kujtohet edhe njė vrasje qė Luēica e ka kryer nė fshatin Pagarushė, jo larg Rahovecit. Pas marrjes sė fshatit, njė grup i policėve, nė mesin e tė cilėve isha edhe unė, shkaku i shiut u strehua nė njė shitore buzė rrugės nė qendėr tė fshatit. Papritur u paraqit njė njeri me shkop nė dorė dhe me plis nė kokė. Ishte shqiptar nė moshė mbi 80 vjeēare, shkonte qetė, me kokė tė ulur. Kur kaloi afėr shitores, Luēica e ngriti pushkėn dhe e mori nė shenjė, ne tė gjithė e shikonim me habi, duke mos besuar qė ai do tė shtijė nė plakun e paarmatosur. Por, ai e vrau me gjakftohtėsi, duke shtirė nė tė nga njė afėrsi e vogėl. Tėrė kėtė e shikonte krejtėsisht i painteresuar komandiri Stojkoviq.

Pėr nga brutaliteti ishte i njohur edhe Kallajxhiq, emrin ia kam harruar, e quanin Kallajxhija, shofer i kamionit T110. Nė fshatin e minierės Stantėrg, e lidhi plakun mbi 70-vjeēar pėr njė dru. Njėrėn dorė ia lidhi pėr kamion, tjetrėn pėr drurin. Dhe pastaj e shqeu me kamion, njeriu vdiq nė vuajtje tė mėdha. Kufoma mbeti aty kurse mė pas kamionėt (policorė e ushtarakė) kalonin mbi atė kufomė.

PLAĒKITJET DHE DJEGIET: Plaēkitjet nė Kosovė ishin tė rregullta dhe sistematike. Me dhjetėra vetura ndėr mė modernet tė vjedhura silleshin, dhe nė kėtė drejtim printe Vidosavljeviq. I sillte automjetet nė Leskovc, njė prej tyre e bleu edhe polici kolegė Zevko. Atij automjetin ia shiti Vidosavljeviqi, kurse mė vonė ia kurdiste se e ka blerė dhe e ka vozitur automjetin e vjedhur, kėshtu qė Zevko mbeti pa punė. Iu ka shitur edhe tė tjerėve, automjete tė sjella nga Prizreni.

Plaēkitej ari, paratė, dhe pastaj lavdėroheshin me thasėt me para, sidomos Ēebe. Pastaj shkonte dora tjetėr, teknike, televizorėt, video rekorderėt, antenat satelitore, mobiliet. Prapa nesh shkonte pjesa e prapme e ēetės, tė gjitha i ngarkonin nėpėr kamionė dhe i transportonin pėr nė Serbi.

Edhe djegiet ishin gjė e zakonshme, vetėm arrinte urdhri “Shkrepsa” dhe kallje i tėrė fshati. Ndodhte pastaj qė tė nisemi dhe deri nė cakun tjetėr tė na kapte terri, ktheheshim nė atė fshatin e djegur dhe – nuk kishim ku tė flinim, nuk kishte mbetur asnjė shtėpi e tėrė.

Isha i pranishėm nė njė fshat disa kilometra larg Prizrenit, afėr Korishės, kur Mitroviqi i dha urdhėr Nenad Stojkoviqit qė tė zbraznim atė fshat. Stojkoviqi urdhėroi qė tė gjithė tė dėbohen nga shtėpitė e tyre dhe tė dėrgohen pėr nė Shqipėri. Kėto ishin skena rrėqethėse, kur njerėzit dilnin nga shtėpitė, bartnin fėmijėt nė gjoks, tėrheqin prapa gjėrat personale. Tmerr! Ata nuk ishin shqiptarė, mendoj se kanė qenė turq apo boshnjakė dhe pyesnin ‘pėrse na dėrgoni pėr nė Shqipėri, po ne nuk e dimė gjuhėn shqipe!’.

Urdhrat ishin “shkrepsė”, “gomė” dhe “nė rrezitje”. “Gomė” do tė thoshte qė fshati tė shtypet dhe tė mos mbetet asgjė nga ai, sikur tė ishte fshirė me gomė nga toka. “Nė rrezitje” donte tė thoshte tė vritet. Ekzistonin vetėm kėta tre urdhra. Shisharka dhe tė tjerėt mblodhėn automjetet e disa shqiptarėve dhe shkuan pėr nė Serbi, nė prag tė kėrshėndellave 1999.

KUNBDĖR KRIMINELĖVE NĖ MESIN TONĖ: Derisa po e tregoj kėtė, sikur mė gėrryen diēka nė bark, kur njeriu ėshtė nė luftė, nė terren, ngjarjet kalojnė si nėpėr shirit filmik. Mendoni vetėm pėr vete, si tė ruani kokėn, por jo edhe pėr atė se ēka iu ngjan tė tjerėve, nuk mendon qė edhe tjetri ėshtė njeri. Bėn llogari vetėm si tė mbijetosh, tė mos vdesėsh. Por, pasi shpėton, fillojnė tė renditen imazhet...

Pas luftės asgjė nuk mė ka interesuar njė vit tė plotė. Ata qė kanė bėrė ato krime u bėnė kryesorėt nė stacion policor dhe filluan tė sillen nė mėnyrė arrogante. Vidosavljeviqi, Stojkoviqi, Ēebe dhe tė “heronjtė e tjerė tė atdheut” pas luftės u morėn edhe me reketim (zhvatje) tė hotelierėve dhe prodhuesve privatė tė mobilieve, si dhe me biznesmenė tė tjerė nėpėr qytet, si dhe me vepra tė tjera penale... iu shkruheshin edhe fletėparaqitje penale, qėndronin edhe nė paraburgim, por nė fund e tėra pėrfundonte me aktgjykime pėr lirim.

Ēebe u caktua pėr komandim tė njė stacioni policor nė rrethinė, edhe pse kishte vetėm shkollėn e mesme, Nenad Stojkoviq, ndėrkaq, nga komandanti i ēetės u bė kryeshef i Drejtorisė sė policisė, pėrkatėsisht i 12 apo 13-ti njeri nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Serbisė. Njė njeri gjysmėanalfabet. Vidosavljeviqi i ndėrronte automobila, xhipat pėr ēdo ditė. Dhe ata janė kryesorėt, askush asgjė nuk guxon t’iu thotė. Flisja atėbotė: "Deri kur, o njerėz, deri kur!", shumė njerėz nuk pajtoheshin, por heshtnin, sepse lehtė humbet puna nė polici, shumė shpejt mund tė tė kurdisin ēka tė duan.

Me kalimin e kohės fillova tė mendoj pėr atė se sa vite do tė kishte njė djalosh i ri i vrarė, a do tė kishte edhe ai tash familjen e tij, fėmijėt. Edhe ai ėshtė qenie e gjallė.

Kėsisoj. Mė duket se ky ėshtė motivi. Jam i sigurt qė Serbia nuk do tė lėvizė vendit deri sa nė polici dhe ushtri e ku ta di unė tjetėr tė jenė kriminelėt e tillė. Kam dashur edhe unė tė jetoj mė mirė, qė fėmijėt e mi tė jetojnė normalisht, qė Ratko Mladiq tė mos jetė hero popullor, ta dinė se ai nuk ėshtė patriot dhe se kėta vrasės, qė paraqiten si “heronj tė atdheut” nė fakt nuk janė patriotė.

Kam menduar qė sistemi mund tė zgjidhė kėto gjėra, qė ka filluar tė funksionojė, qė Prokuroria pėr krime lufte ėshtė vėrtetė prokurori, qė nuk janė mbrojtės, avokatė dhe strehues tė kriminelėve. Mendoja qė ata i ndjekin dhe arrestojnė vrasėsit pėr t’i sjellė para drejtėsisė. Ka menduar qė Njėsia pėr mbrojtjen e dėshmitarėve ėshtė ajo qė duhet tė jetė, siē e thotė edhe emėrtimi i saj, e jo tė jetė njėsi pėr mbrojtjen e kriminelėve.

*Petar Gjorgjeviq ėshtė pseudonimi i bashkėfolėsit tonė. Identiteti i tij ėshtė i njohur pėr redaksinė e-novine si dhe pėr dėshmitarin e kaluar tė mbrojtur Sllobodan Stojanoviq, qė gjithashtu ka folur pėr e - novine. Identitetin e kėtij dėshmitari tė njohur e di edhe njė pjesėtar i Njėsisė 37 tė Aradhės sė Njėsive Speciale tė policisė serbe, i cili sė shpejti do tė japė internistėn e tij pėr e-novine.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-13, 08:09   #68
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Anėtari i njėsitit paramilitar "Ēakallėt", rrėfen krimet nė Kosovė

Publikuar: 22:20 / 12.12.2013


Njėsiti paramilitar i Zoran Raskovicit, "Ēakallėt", ėshtė pėrgjegjės pėr masakrat brutale qė ndodhėn nė Lubeniq, Pavlan, Zahaq, Qyshk – fshatra tė Kosovės nė zonėn e Pejės.


Tash dy vjet Raskovic ėshtė duke dėshmuar nė Gjykatėn Speciale nė Beograd njė rast tė krimeve tė luftės, ku sipas aktakuzės, 13 anėtarė tė njėsitit paramilitar "Ēakallėt", kanė vrarė mė shumė se 100 shqiptarė nė vitin 1999.
Qė kur ka filluar gjykimi para 2 viteve, Raskovici ka qenė nėn mbrojtje konstante tė policisė nė Serbi, pėr shkak se ai ka vendosur tė dėshmojė haptas, pa e fshehur fytyrėn.
Si pasojė e kėsaj ai ka marrė kėrcėnime prej ish-anėtarėve paramilitar tė kėsaj njėsie, madje edhe prej njerėzve tė policisė qė ishin caktuar si roje pėr ta mbrojtur atė.
Ai ka vendosur tė flas, sepse ėshtė i bindur qė nė Serbi jeta e tij nuk do tė jetė shume e gjatė pėr shkak tė kėsaj dėshmie.
“Jeta nė Kosovė" sjell rrėfimin se si ndodhi qė njė 18 vjeēar serb, qė iku si refugjat nga Rijeka e Kroacisė, vjen nė Kosovė nė vitet '90, ku kryen shkollėn e mesme nė Pejė dhe shndėrrohet nė paramilitar, pjesė e njėsitit qė bėn kėrdi nė Dukagjin gjatė viteve '98-99 dhe pastaj, mė 2010 vendos tė bėhet dėshmitar i krimeve makabre tė luftėtarėve serbė.
Iu kanė dashur Raskovicit 14 vjet tė marrė guximin tė tregojė krimet e tmerrshme qė i ka shkaktuar njėsiti paramilitar, pjesė e tė cilit ishte ai vetė.
Pas sulmit, mė shumė se 400 fshatarė, duke pėrfshirė gra, fėmijė dhe tė moshuar, lanė shtėpitė e tyre. Para luftės, Qyshku kishte rreth 2000 banorė, shumica me etni shqiptare.
Raskovic pėrshkruan saktė se ēka ka pa atė ditė nė Qyshk. Nė mėngjesin e 1 prillit 1999, tanket dhe paramilitarėt serb tė "Ēakallėve" zbarkuan nė Lubeniq, duke i pėrzėnė njerėzit prej shtėpive tė tyre, duke i vjedhur kėto shtėpi e pastaj duke indezur.
Shumica e grave e fėmijėve ikėn nė male, nė drejtim tė kufirit me Shqipėri. E meshkujt i grumbulluan nė qendėr tė fshatit dhe i pushkatuan, hiq mė pak se 66 prej tyre.
Nė vitin 2010, prokurori serb i Krimeve tė Luftės ngriti aktakuzė kundėr 13 paramilitarėve: Toplica Miladinovic, Srecko Popovic, Slavisha Kastratovic, Boban Bogicevic , Radoslav Brnovic, Vidoje Koricanin, Veljko Koricanin, Abdullah Sokic, Milojko Nikolic, Sinisa Misic, Zoran Obradovic, Dejan Bulatovic dhe Ranko Momic, qė, sipas aktakuzės janė pėrgjegjės pėr vrasjen e mė shumė se 100 shqiptarėve nė Zahaq, Pavlan, Lubenic dhe Qyshk nė 1999.
Gjatė gjykimit Raskovic i identifikoi shumicėn e tė dyshuarve si shkaktarė tė drejtpėrdrejtė tė masakrave. Tė gjithė, pėrveē Toplica Miladinovicit, qė ishte komandant i ushtrisė Jugosllave, akuzohen se kanė qenė pjesė e grupit paramilitar tė quajtur “Ēakallėt”.
Hierarkia komanduese e “Ēakallėve” mbetet ende ēėshtje e hapur ngase shumica e anėtarėve tė saj pohuan gjatė gjykimit se ata ishin anėtarė tė ushtrisė sė rregullt e jo e grupit paramilitar dhe u deklaruan tė pafajshėm .
Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Kumanovės, mė 9 qershor 1999, qė i dha fund luftės nė Kosovė, Raskovic dhe familja e tij u arratisėn pėr nė Serbi. Pas kėsaj ai u bė pjesė e disa bandave kriminale dhe pas luftės u dėnua me 12 vjet burgim pėr plaēkitjen e njė banke.
Nė fillim ishte planifikuar qė Raskovic tė dėshmonte me emėr tė koduar pėr tė fshehur identitetin e tij, por pėr herė tė parė nė historinė e gjykatave nė Serbi, njė dėshmitar i mbrojtur vendosi tė dėshmojė publikisht dhe tė “tregonte tė vėrtetėn pėr tmerret nė Kosovė”.
Gjatė gjyqit, ai pati kėrcėnime tė hapura nga ish-shokėt e luftės.
Sot, ai thotė se ėshtė “pa shtet”, sepse nuk ka dokumente zyrtare identiteti. Ka dorėzuar njė kėrkesė pėr lejen e njoftimit dy vjet mė parė, kur ajo e fundit i kishte skaduar, por autoritetet refuzojnė t’ia japin.
Gjykimi nė Serbi ėshtė afėr pėrfundimit. /Jeta nė Kosovė/
Mė poshtė mund tė ndiqini nė video intervistėn e Raskovicit, tė dhėnė pėr emisonin "Jeta nė Kosovė":




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 13-12-13 nė 16:38
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-13, 16:20   #69
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Vuēiq:
Nuk ka dėshmi se shqiptarėt i vranė serbėt nė lokalin “Panda” tė Pejės 1998




Beograd, 30.12.2013

Shteti serb ka kryer likuidimin e gazetarit Slavko Curuvija , tha zėvendėskryeministri i parė i Serbisė, Aleksandar Vuēiq, duke shtuar se autorėt e drejtpėrdrejtė tė vrasjeve tė tilla janė ende gjallė. Nė njė emision nė TV Pink, ai ka thėnė se si jurist shpejtė do tė dėshmojė se shteti serb ka vrarė kundėrshtarėt, shkruan Telegrafi. “Ky ėshtė njė problem i tmerrshėm pėr vendin tonė”, tha Vuēiq, duke shtuar se fjala ėshtė pėr pushtetin pjesė e tė cilit ka qenė, por qė nuk ka qenė pjesėmarrės e as nuk ka ditur gjė. Ai shton se nė 14 vitet qė nga vrasja e Curuvijsė, ėshtė pėrpjekur qė tė thuhet se “kryesit e krimit nuk janė mė gjallė”, qė tė hiqet dorė nga zbardha e kėtij rasti.

Tė kujtojmė, Vuēiq tė shtunėn ka thėnė se nėse nuk e zgjedh kėtė rast, ai do tė japė dorėheqje.

Zėvendėskryeministri serb tha se janė shumė “gjėra tė tmerrshme me tė cilat duhet tė pėrballen”, duke pėrmendur si shembull “vrasjen e serbėve nė lokalin “Panda” (Pejė), nė Kosovė mė 1998”, pėr tė cilėn tha se nuk ka dėshmi se vrasjen e kanė kryer shqiptarėt, ashtu siē besohej.

Duke folur pėr anėtarėsimin e Serbisė nė BE, Vuēiq tha se viti 2020 ėshtė vėshtirė i arritshėm, por qėllim i mundshėm.

“Pres prapė probleme nė rrugėn drejt BE-sė, por ajo rrugė ėshtė e qartė”, ka thėnė ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-01-14, 18:28   #70
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Shkurt 1999 - dikush lufton e dikush bėnė “Rambouillet Party”







Nė shkurtin e vitit 1999 nė Kosovė kishte dy botė tė kundėrta. Dikush nė Kryeqytet po bėnte “Ramboullet Party” kur njė pjesė tjetėr e popullatės ishte nė luftė.

Nė Caffe "PUNTO" nė Prishtinė “Associated Press” pati transmetuar pamje tė nj feste tė organizuar nga prishtinasit me emrin “Ramboullet Party” nė kohėn kur nė Ramboullet tė Francės po zhvilloheshin negociatat e mes palės kosovare e pėrbėrė nga Elementi Kosovar i Armatosur (EKA) qė pėrfaqėsonte Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pjesa poetike e LDK’sė e pėrfaqėsuar nga Ibrahim Rugova si dhe pėrfaqėsues tė tjerė, dhe palės serbe-pėrfaqėsuese vė regjimit tė Miloshevicit.

Nė kėtė video qė po qarkullon nėpėr rrejte sociale, AP kishte filmuar luftėn, por edhe ata qė nė Kryeqytete e bėnin festėn.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-01-14, 14:49   #71
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

1912 – kur serbėt dėrgonin shqiptarėt drejt pushkatimit nė Beograd



Ishte tetori i vitit 1912 kur dhjetėra shqiptarė tė cilėt kishin luftuar pėrkrahė turqve, ishin kapur robėr nga serbėt nė Beograd.

Ata ishin lidhur nga ushtarėt serb duke formuar njė kolonė pėrmes Beogradit dhe mė pas janė dėrguar nė Kalanė e qytetit.

Nuk dihet asgjė mė pėr fatin e tyre edhe pse dyshohet qė tė gjithė janė pushkatuar po atė ditė.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-01-14, 16:22   #72
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Presidentja Jahjaga bėri homazhe nė Kompleksin Memorial nė Reēak



Shtime, 15.01.2014

Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga bėri sot homazhe nė Kompleksin Memorial nė Reēak, nė pėrkujtim tė viktimave tė Masakrės sė Reēakut, 15 vjet mė parė, mė 15 janar 1999.
Gjatė homazheve, presidentja Jahjaga u shoqėrua nga pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Kosovės, udhėheqja komunale e Shtimes dhe qytetarė tė shumtė.







http://www.knninfo.com/repository/im...143408_jjj.jpg



Masakra e Reēakut zgjoi ndėrgjegjen botėrore



Prishtinė, 15.01.2014

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė 15 vjetorin e Masakrės sė Reēakut ka deklaruar se pesėmbėdhjetė vjet mė parė, nė fund tė shekullit tė njėzet, nė njė vendbanim tė Kosovės njė akt ēnjerėzor tronditi ndjenjat e botės demokratike nė shkallė planetare.

Thaēi nė profilin e tij Facebook ka shkruar se gra, burra, bujq tė paarmatosur, fėmijė dhe tė rinj ishin vrarė dhe shfytyruar mizorisht nga makineria e kasapit tė Ballkanit, Miloshevic, qė kishte pėrgjakur popuj tė tėrė pėr njė dekadė.

“Falė shpejtėsisė sė informimit dhe ndjeshmėrisė politike tė botės demokratike, Reēaku u bė pikė kthese e zhvillimeve tė vrullshme diplomatike, pėrshpejtuar organizimin e Konferencės Ndėrkombėtare tė Rambujesė”, u shpreh Thaēi.

Kryeministri mė tej tha se mbi gjakun dhe sakrificat e shumta shekullore, mbi gjakun dhe sakrificėn e freskėt tė Reēakut nisi pėrshpejtimin historia e ēlirimit tė Kosovės, kur Perėndimi lėvizi mekanizmin e ushtarak NATO-n.

“Sakrifica e Reēakut ėshtė simbol i zgjimit tė ndėrgjegjes botėrore, ėshtė ēmimi i flijimit pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Lavdi e pėrjetshme dėshmorėve tė Reēakut!”, ka deklaruar Thaēi.





Emrat e viktimave



Lute Asllani
Banush Azemi
Ragip Bajrami
Halim Beqiri
Rizah Beqiri
Zenel Beqiri
Lutfi Bilalli
Ajet Emini
Bujar Hajrizi
Myfail Hajrizi
Skėnder Halili
Haqif Hysenaj
Hajriz Ibrahimi
Hakip Imeri
Murtez Imeri
Nazmi Imeri
Mehė Ismajli
Muhamet Ismaji
Ahmet Jakupi
Eshref Jakupi
Hajriz Jakupi
Mehmet Jakupi
Xhelal Jakupi
Jashar Jashari
Raif Jashari
Shukri Jashari
Fatmir Limani
Nexhat Limani
Salif Limani
Bajram Mehmeti
Hanumshah Mehmeti
Arif Metushi
Haki Metushi
Ahmet Mustafa
Asllan Mustafa
Muhamet Mustafa
Sadik Osmani
Jashar Salihu
Shukri Salihu
Bajrush Shabani
Ahmet Smajlaj
Sheremet Syla
Shyqėri Syla
Bajram Xheladini
Njazi Zymeri



William Wallker: „Nga ajo qė pashė nuk ngurroj tė pėrshkruaj ndodhinė si masakėr dhe krim kundėr njerėzimit (!)“
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-01-14 nė 16:24 Arsyeja: madhesia e fotos
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-14, 16:04   #73
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Gjykimi i “Ēakallėve” dhe terrorizimi i Pejės nė emėr tė Serbisė - I



Vrasjet, pėrdhunimet, torturat, plaēkitjet dhe djegiet e pronave tė shqiptarėve nė fshatrat e Dukagjinit, nė Qyshk, Pavlan, Lybeniq dhe Zahaq, janė kryer me urdhėr tė kreut shtetėror serb dhe me qėllimin qė shqiptarėt e Kosovės tė dėbohen pėr nė Shqipėri, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi. Pėr kėto krime, nė Gjykatėn e Lartė nė Beograd janė gjykuar anėtarėt e bandave policore tė njohura si “Ēakallėt”, “Munja” dhe “Grupa 77”. Nė fjalėn pėrfundimtare, pėrfaqėsuesi i akuzės ka kėrkuar 20 vjet burg pėr Toplica Miladinovicin, komandant e Njėsitit 177 tė Policisė sė Serbisė, Ranko Romicin, Milojko Nikolicin, Sinisa Misicin dhe Dejan Bulatovicin; 15 vjet pėr Srecko Popovicin dhe Abdulah Sokicin; si dhe pesė deri nė tetė vjet burg pėr Slavisa Kastratovicin, Boban Bogicevicin, Radoslav Brnovicin dhe Veljko Koricaninin. Telegrafi ju sjell tekstin e portalit e-novine: dėshmitė pėr krimet mizore tė kryera nga shteti serb nė rajonin e Pejės.


Tė sipėrpėrmendurit akuzohen se kanė kryer krime tė pazakonta brutale ndaj mė shumė se 120 civilėve shqiptarė nė fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lybeniq (Komuna e Pejės), nė prill dhe maj tė vitit 1999.

“Krimet e tyre janė dėshmuar qartė gjatė procedurės gjyqėsore”, ka thėnė nė fjalėn e tij pėrfundimtare, Dragoljub Stankovic, zėvendėsprokuror pėr krime lufte.

Kėrkesės pėr shpalljen e tyre pėr fajtorė i ėshtė bashkuar edhe avokati i viktimave, Mustafa Radoniqi, duke paralajmėruar njė tjetėr kėrkesė pėr kompensim, qė do ta dorėzojė nė emėr tė familjeve tė dėmtuara.

Dėnimi me 20 vjet burg ėshtė mė i larti qė mund tė shqiptohet pėr krime tė luftės nė Serbi (nė kohėn e pėrmbarimit ishte zėvendėsim pėr dėnimin me vdekje).Udhėheqės i "Ēakallėve" ishte Nebojsa Minic, i njohur “Mrtvi” (i Vdekuri - v.j.), i cili vdiq pa u ndėshkuar nė Argjentinė.

Krimi monstruoz i organizuar nga shtet serb dhe hezitimet e Prokurorisė sė Serbisė

Nė fund tė nėntorit 2013 ėshtė ngritur njė aktakuzė pėr krime lufte tė kryera ndaj shqiptarėve nė Komunėn e Pejės, kundėr tre ish-anėtarėve tė Ushtrisė jugosllave, pėrfshirė anėtarin aktual e aktiv tė Xhandarmėrisė serbe, Vladan Krstovic Dzudza. Ata, sipas aktakuzės, sė bashku me anėtarėt e "Ēakallėve", kanė marrė pjesė nė vrasjen e tė paktėn 46 civilėve nė fshatin Lybeniq, tė Komunės sė Pejės, mė 1 prill 1999. Ata janė akuzuar se kanė kryer krime, sė bashku me Nenad Lekicin qė banon nė Suedi, Predrag Vukovic i cili ėshtė ende nė arrati, si dhe disa persona tjerė tė paidentifikuar.

Nė fshatin Qyshk ėshtė kryer njė nga krimet mė monstruoze nga shteti i Serbisė: policia dhe bandat qeveritare, pas njė sulmi tė egėr - gjatė tė cilit kanė pėrdhunuar gratė shqiptare dhe kanė plaēkitur gjithēka qė kanė mundur tė marrin me vete - kanė vrarė tė paktėn 44 civilė, nė tri shtėpi tė fshatit tė cilat i kanė djegur. Fshati ėshtė rrafshuar me tokė, ndėrsa nga aty janė dėbuar mė shumė se 400 civilė.

Avokati nga Peja, Mustafa Radoniqi, qė pėrfaqėson palėt e dėmtuara, ka thėnė nė fjalėn e tij pėrfundimtare se po pėrmbyllet njė proces maratonik gjyqėsor, qė ka filluar para katėr viteve, duke shtuar se hetimi i krimeve filloi me dhjetė vjet vonesė. Pėr kėtė proces, sipas tij, Prokuroria serbe nuk ka treguar interes tė mjaftueshėm dhe se nė mėnyrė inerte ka kryer pjesėn e saj tė punės.

“Shumė gjėra janė fshehur dhe njė numėr i madh i dėshmitarėve, duke parė plogėshtinė e Prokurorisė (serbe - v.j.), kanė refuzuar tė japin dėshmi, sepse e kanė humbur plotėsisht besimin. Ndėrsa, ka edhe nga ata qė vdiqėn gjatė procedurės dhe nuk ishte e mundur tė hetohen, ndonėse dėshmia e tyre do tė ofronte tė dhėna tė qarta dhe fakte pėr tė gjitha gjėrat qė kanė ndodhur, si dhe pėr tė pandehurit tė cilėt mirė i kanė njohur. Megjithatė, mendoj se ka prova tė mjaftueshme pėr tė hedhur dritė mbi kėto ngjarje, nė bazė tė tė cilave mund tė thuhet se kėta tė akuzuar ishin pjesėmarrės nė kėto ngjarje tragjike dhe se ishin autorė tė krimeve pėr tė cilat akuzohen.

Tė dėmtuarit ankohen qė ky proces bėhet jo nė vendin ku janė kryer krimet, nė gjykatat lokale, por kėtu nė Beograd. Por, mendojmė se ėshtė gjė e mirė qė gjykohen kėtu, nė vendet jashtė zonės sė krimit, sepse ėshtė e nevojshme qė Serbia dhe opinioni serb tė njohin krimet qė janė bėrė nė emėr tė tyre. Serbia, pėr fat tė keq, njė kohė tė gjatė nuk ka shprehur gatishmėri pėr t'u pėrballur me krimet e luftės tė anėtarėve tė policisė dhe tė ushtrisė sė saj. Mu pėr kėtė ky proces ka filluar pas kaq shumė kohėsh”, ka thėnė Radoniqi, i cili i dha mirėnjohje Kėshillit gjyqėsor, duke theksuar se procesi ėshtė kryer mirė, paanshėm, pa anime ndaj asnjė pjesėmarrėsi nė tė.


“Nata e Kristaltė” nė Pejė

Faktografia e rastit tė Qyshkut, tė egėrsisė sė pėrgjakshme tė urdhėruar nga Slobodan Milosevici, Nikola Sainovici dhe monstruozėt tjerė nga kreu shtetėror serb, tregon se vrasjen e shqiptarėve, banditėt shtetėror serbė i kanė kryer pa pikė shpirti e mizorisht, dhe se shumica e trupave janė djegur qė tė shmanget identifikimi i viktimave.

Herėt, nė mėngjesin e 14 majit 1999, kriminelėt hynė nė fshat Qyshk qė ndodhet nė Lindje tė Pejės. Anėtarėt e forcave tė sigurimit serb, tė veshur me uniforma kamuflazhi dhe me fytyra tė maskuara, kanė ndarė - sipas njė skenari tė planifikuar dhe tė pėrdorur disa herė - burrat nga gratė, fėmijėt dhe tė moshuarit. E rėndėsishme ėshtė tė thuhet se para sulmit fshatarėt nuk e dinin cili do tė ishte epilogu, pasi me njė shef tė policisė nė Pejė kishin folur dhe kishin marrė garanci se do tė jenė tė sigurt, meqė do tė trajtohen si “banorė luajalė ndaj Serbisė”.

Mė shumė se 200 burra maltretohen; 32 meshkuj, tė moshės 16-69 vjeēare janė ndarė nė tri grupe dhe janė dėrguar nė tri shtėpi ku ekzekutohen nga armėt automatike. Nė njėrėn nga shtėpitė jeta e disave ka marrė fund me revole.

Tė vrarė janė: Rasim Rama, Muhamet Shala, Brahim Gashi, Kadri Ēeku, Hasan Ēeku, Halit Gashi, Selim Gashi, Sylė Gaszhi, Skender Gashi, Muharrem Gashi, Ibish Gashi, Ēaush Lushi, Avdi Berisha. Nė shtėpinė e Azem Gashit janė ekzekutuar: Emin Gashi, Jashar Gashi, Ramė Gashi, Halil Gashi, Ibėr Kelmendi, Skėnder Kelmendi, Demė Kelmendi, Ukė Lushi, Osmani Lushi, Ismet Dima, Gani Avdijaj, Isa Gashi. I mbijetuari i vetėm ėshtė Isa Gashi. Nė shtėpinė e Demė Gashit janė vrarė: Ahmet Gashi, Brahim Gashi, Besim Kelmendi, Erdogan Kelmendi, Brahim Kelmendi, Mentor Kelmendi, Sefedin Lushi, Hasan Avdijaj, Ramiz Lushi, Rexhė Kelmendi. Nga kjo shtėpi ka mbijetuar vetėm Rexhė Kelmendi. Nė shtėpinė e Sahit Gashit u vranė: Musė Gashi, Xhafer Gashi, Abdullah Lushi, Xhafer Lushi, Arijan Lushi, Zeqir Aliaj, Isuf Shala, Emrush Krasniqi, Skender Alushi dhe Hazir Berisha.

Dėshmitari Zoran Raskovic, nė gjyq, nė dhjetor 2011, tha se nė Pejė kishte shkuar nė dhjetor tė vitit 1998, “atė ditė kur janė varrosur gjashtė tė rinjtė, tė cilėt shqiptarėt i kishin vrarė nė lokalin ‘Panda’, e ku patriarku i ndjerė Pavle mbajti lutjet pėr tė vdekurit”.

“Pastaj erdhi ‘Nata e Kristaltė’ (sipas Natės sė Xhamave tė Thyer, kur mė 1938 nazistėt thyejnė lokalet e hebrenjve duke i vrarė dhe arrestuar ata - v.j.). Serbėt thyen tė gjitha xhamat e lokaleve shqiptare. Unė isha i punėsuar nė njė lokal si roje e armatosur. Atėherė e njoha Nebojsa Minicin, tė quajtur ‘Mrtvi’. Kur filluan bombardimet, ‘Mrtvi’ na thirri ta thyejmė njė diskotekė shqiptare. Aty ka marrė ēfarė ka mundur. Atėherė mė tha se po shkojmė nė SUP (Sekretariati i Punėve tė Brendshme - v.j.), e pastaj nė kazermė.

Bėrzheniku dhe Lybeniqi si “paralojė” pėr Qyshkun

Kėtu u takua me komandantin Toplica Miladinovic. Aty ka marrė 20 kallashnikovė dhe afro 40 bomba. Nė lokalin ‘Stari Most’ u mblodhėn dhjetėra njerėz. Kėshtu nisėn ‘Ēakallėt’. Aty ishin: Ranko Momic - i cili mburrej se ishte me ‘Tigrat’ e Arkanit, se e kishte kaluar tėrė Bosnjėn dhe Srebernicėn; Zoran Obradovic ‘Buba’, njė figurė lokale; Sinisa Misic - i cili shpejtė e kishte bėrė pėr vete njė vilė tė njė shqiptari; Nikolic Milojko ‘Sumadia’, i cili kishte luftėtar me grupin ‘Munj’ nė Bosnje; Srecko Popovic, i cili nga dita e parė ishte me ne; Kastratovici ishte aty, kishte mjekėr. ‘Mrtvi’ tha se i nevojitemi shtetit, se jemi formacion ushtarak, se jemi legalė. Mė shumė kemi ngjarė me ekip se me formacion. ‘Mrtvi’ u bė lideri jonė.

Natėn e parė i kemi larguar disa shqiptarė nga tregu. Tė gjithė nga ekipi u vendosėm nė shtėpitė e shqiptarėve. Morėm armatim, uniforma. Kishte para, xhipa. ‘Mrtvi’ nė ēdo derė hynte me shkelma. Ai ishte i rėndėsishėm nė qytet. Kishin dėgjuar pėr tė.

Para fshatit Qyshk, krimet kanė ndodhur nė Bėrzhenik (paralarje e Pejės) dhe nė fshatin Lybeniq (Komuna e Pejės, ku mė 1 prill 1999 janė vrarė 66 civilė shqiptarė, por kjo nuk ėshtė lėndė e akuzės). Mė 14 maj 1998, nė ora 8:00, nė shtėpinė e njė shqiptari tė fuqishėm qė u dėbua, u mbajt takimi i shtabit. ‘Mrtvi’ tha ta vozis deri te Toplica Miladinovici. Kur u kthyem, tha: ‘Lėvizje. Gjermanėt po i ndjekim nė gjah’.


Jemi lyer me blozėn e tymit tė veturave dhe me ngjyrėn e kėpucėve. Shumica prej nesh nuk e dinim ku jemi duke shkuar. Rreth orės 9:00, ne, rreth 25-30 persona, nė 7-10 automjete, kemi shkuar rrugės Pejės-Prishtinė. 3-4 kilometra larg ishte fshati Qyshk, nė anėn e djathtė. Ishte fshat shqiptar, ku nuk ka shesh, por njė shtrirje. Aty ishin dhjetėra anėtarė tė njėsisė rezerve tė Mbrojtjes Territoriale, si dhe tė policisė. Filluam sipas planit. Kurrė nuk dihej deri ku do tė shkohet. E kam fjalėn pėr vrasje.

Na kanė ndarė nė katėr grupe. Tė parėn e udhėhoqi ‘Mrtvi’. Nė tė dytėn ishin: ‘Vampiri’, ‘Cale’ (Srecko Popoviq ), ‘Bulati’ (nuk e di pse ai nuk ėshtė nė aktakuzė, sepse ishte me ne nė Lybeniq), Zoran Obradovic ‘Buba’, Bobani. Nė tė tretėn ishin: Ranko ‘Bosanac’, Mladjo Vukovic dhe ‘Memo’ (ai nuk e vrau askėnd, se ishte i ri ). Nė grupin e katėrt ishin: ‘Sumadia’, Bata Lekic, Vuku. Grupet shkuan nė katėr drejtime. ‘Mrtvi’ u nis nė drejtim nga kemi ardhur. Unė rrija si gjithnjė te vetura.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-14, 16:05   #74
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Gjykimi i “Ēakallėve” dhe terrorizimi i Pejės nė emėr tė Serbisė - II




“T’i vrisni tė gjithė nga mosha 12-70 vjeēare”

Kur hynė nė fshatin Qyshk, nga njė derė dalin dy shqiptarė tė moshuar me duart e tyre tė ngritura dhe pyesin se ēfarė po kėrkojnė. Ata u vranė nga ‘Mrtvi’ dhe ‘Vampiri’. Askush nuk gjuante nė ne. Askund nuk kam parė terroristė. Atėherė u shpėrndanė nė fshat. Nisi beteja. Fillimisht dėgjohen tė shtėnat nga tė gjitha anėt. Atėherė kam parė flakė, shtėpitė digjeshin. Nisen gratė, fėmijėt dhe pleqtė - refugjatė. Fėmijėt piskasin nga tmerri. Nuk jam nė gjendje t’ua pėrshkruaj atė skenė, sepse nuk e keni pėrjetuar. Ishte si nė filmat rreth Luftės sė Vietnamit, kur amerikanėt i dėbojnė ata aziatikėt. Tė gjithė i dėbojnė pėr nė Shqipėri.

Atėherė Zoran Obradovic ‘Buba’ e ka marrė njė veturė qė e vodhi. Pastaj ‘Mrtvi’ ka shtėnė nė atė veturė. ‘Buba’ ra nė pamėshirė, sepse ka vrarė njė fėmijė nė rrugėn Pejė-Kullė-Rozhajė. Edhe ekzekutorėt mė tė mėdhenj nė njėsit u neveritėn me kėtė. Ai shpjegonte se si bėhen ‘lėvizjet’. Shqiptarit i afrohesh pas shpine, me njė kėnd tė saktė i shkrepet plumbi nė kokė qė tė shihet mirė se si truri dhe kafka i fluturon. Bata Lekic i kėpuste zinxhirėt e arit dhe kėrkonte para. Dėbimi i shqiptarėve zgjaste.

Pastaj udhėheqėsit e grupeve kthehen me ushtri, shtėpitė digjen dhe dėbimi vazhdon. ‘Mrtvi’ tha: ‘T’i vrisni tė gjithė nga mosha 12-70 vjeēare’. Aty ,‘Cale’, Srecko Popovic, ekzekutoi tre shqiptarė pėr muri, ‘pėr Serbinė’. Ranko ‘Bosanac’ u tha atyre qė tė mos kenė frikė, se po vjen autobusi qė do t’i dėrgojė nė SUP-in e Pejės. U tha atyre qė tė hedhin ēdo gjė nga xhepat e tyre, orėt, byzylykėt, unazat, letėrnjoftimet. ‘Mrtvi’ i tha njė fėmije qė t’i mbledh ato. Nuk mund ta shpjegoj frikėn e atij fėmije. Ai dridhej, ishte pshurrė dhe dhjerė nga frika. ‘Vampiri’ ia vendosi tytėn e kallashnikovit nė kokė. ‘Mrtvi’ i thotė: ‘Lėre, le tė mbetet qė shqiptarėve nesėr t’ju rrėfejė kėtė’.

Pastaj, Ranko, ‘Sumadija’ dhe Mladjo Vukovic hynė nė njė shtėpi. Dėgjohen rafalėt. ‘Sumadia’ doli nga shtėpia me tė sharėn e tij famshme: ‘Ta q... xhaminė dhe orkestrėn e xhamisė’. Mladjo e dogji shtėpinė. E kemi bėrė njė pauzė dhe shkuam tė freskohemi. Atėherė ‘Mrtvi’ urdhėroi tė vazhdojmė tutje, qė tė ‘dėbohet llumi’.

Shkuam nė Pavlan dhe Zahaq. Aty u organizuam nė dy trupe, nė 15 deri 20 veta. Nė grupin e parė ishin ‘Cale’ dhe ‘Sumadija’, e nė tė dytin ‘Mrtvi’ dhe ‘Bosanac’.

Gjatė rrugės ishte i ulur njė plak shqiptar, tė cilin e pyetėn se pse nuk ka ikur. Ai tha se kjo ėshtė shtėpia e tij, dhe e vranė. E pash ‘Bubėn’ tek vret edhe qentė.

Tmerri nė Zahaq

Nė Pavlan e pash Ranko ‘Bosancin’ se si kryen marrėdhėnie seksuale me njė shqiptare. Ajo ishte para kauēit, e strukur. Atėherė na pyet: ‘A doni edhe ju pak’? Ajo rėnkon, nuk gjėmon. Kur mbaroi, e pastroi nė tė, e pastaj ia vuri kallashnikovin dhe e pushkatoi.

Unė kam bėrė njė reformė tė vetėdijes sime. Nuk mund tė ketė justifikime. Keqbėrėsi ėshtė keqbėrės.

Atėherė shkuam nė Zahaq. Aty njė djalė nga Kragujevci i hipi gomarit dhe gjuante me kallashnikov. Srecko Popovic i thotė: ‘Po lėreni djalin, se po shfryhet’. Nė Qyshk gjithēka ishte e organizuar, nė Zahaq ishte mbaja si tė duash. Aty u ‘debatuan’ ‘Mrtvi’ dhe Ranko se si shqiptari flet mė sė shpejti. ‘Mrtvi’ tha kur nxehet hekuri pėr hekurosje dhe ia vė ashtu tė nxehtė shqiptarit, ndėrsa teksa hekuri djegė, ai flet. E, Ranko thoshte se shqiptari flet mė shpejtė kur e godet me kondak nė kokė, kur truri i luan, e flokėt ia shkulė me rrėnjė nga koka. Nė kėtė njėsit jo tė gjithė njerėzit kanė kryer krime .

Aty ishim deri nė ora 15:00. Nga atje jemi nisur me nja 20 vetura tė vjedhura. Ranko ‘Bosanac’ kishte njė certifikatė bosh ku nėnshkruanin shqiptarėt se ia dhurojnė veturat vetėm qė tė mos vriten. Srecko Popovic dhe ‘Sumadia’ nė njė hambar vranė dy shqiptarė.

Kur u kthyem, ktheheshim me kėngė, me tre gishta tė ngritur lart. Mė vonė kuptova se shkuarja kryesore nė fshat ishte Agim Ēeku. Atėherė e dėgjova Sinisėn tek i thotė ‘Mrtvit’: ‘Hallall k... kumbarė, se si e ke prerė, nuk kam pasė nevojė as ta vras’. Atėherė ‘Mrtvin’ e dėrgova nė shtab tek Toplica Miladinovic. Kjo ndodhi atė ditė, aty isha prezent dhe gjithēka kam parė”, ishte dėshmia nė gjyq e Zoran Raskovicit.

Krimi nė fshatin Qyshk ėshtė pėrmendur edhe nė gjyqin kundėr Slobodan Milosevicit nė Hagė, ndėrsa e kanė studiuar edhe Human Rights Watch, Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare dhe American RadioWorks. Disa raporte, pėrgjegjės pėr masakrėn nė Qyshk i kanė cilėsuar grupin policor “Munja” nga Peja, qė vepronte nė kuadėr tė MUP-it (Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė - v.j.), qė njihej pėr dhunė dhe krim. Pėrveē grupit ‘Munja’, nė Qyshk thuhej se ishin “Frenkit”, Grupi Operativ (OPG) - njė njėsi elite e policisė serbe - si dhe Njėsiti i III-tė i ashtuquajtur Anti-Terrorist i Ushtrisė sė Jugosllavisė. Banorėt e mbijetuar, me emėr e mbiemėr kanė identifikuar dy anėtarė tė forcave serbe, pėr tė cilėt thuhet se ishin nė Qyshk mė 14 maj: Srecko Popovicin. I dyshuari kryesor, Nebojsa Minic “Mrtvi”, i cili komandonte me formacionin e armatosur “Ēakallėt”, ėshtė arrestuar mė 2005 nė Argjentinė me njė urdhėr tė ICTY-sė (Tribunalit tė Hagės), por gjatė procedurave tė ekstradimit vdiq nga AIDS-i.

Minic ishte polic rezervė nė Pejė dhe i pėrkiste grupeve paramilitare “Munja” dhe “Grupa 77”.

Nė aeroportin e Lubjanės, mė 16 shkurt 2007, arrestohet atėherė 32-vjeēari Igor Golubovic, qytetar i Sllovenisė dhe i Serbisė. Ai u arrestua me urdhėr tė Interpolit tė Sllovenisė, pėr pjesėmarrje nė masakrėn nė Qyshk dhe pėr krimet tjera tė kryera nė rrethinėn e Pejės. Golubovic ishte anėtar i njėsitit “Munja” dhe njė nga bashkėpunėtorėt e afėrt tė Vidomir Salapurės (Shalipuri famėkeq i Pejės, i cili ėshtė vrarė gjatė luftimeve me UĒK-nė). Gjykata e Qarkut nė Lubjanė, mė 12 tetor 2009 e dėnoi Golubovicin me 20 vjet burg pėr vrasjen e sė paku katėr shqiptarėve nė Qyshk, pėr plaēkitje, dėbim tė dhunshėm, plagosje dhe maltretim tė banorėve shqiptarė nė Pejė. Me vendim tė Gjykatės sė Lartė nė Lubjanė, mė 21 dhjetor 2011 atij i zbritet dėnimi nga 20 nė 12 vjet burg.

Krimet janė kryer nga formacionet shtetėrore tė Serbisė

Gjykata e Qarkut nė Stokholm (Suedi), mė 20 janar 2012 e dėnoi Milic Martinovicin, ish-polic serb, me burgim tė pėrjetshėm pėr rolin e tij nė masakrėn e Qyshkut. Martinovici, i cili u arrestua nė Suedi nė prill 2010, u shpall fajtor pėr krime tė rėnda kundėr njerėzimit, pėrfshirė vrasje, tentim-vrasje dhe zjarrvėnie, nė lidhje me masakrėn e sipėrpėrmendur.

I akuzuari Srecko Popovic, mė 22 shkurt 2012, gjatė gjykimit pranė njė gjykate tė Beogradit, tha se njėsia e tij, "Ēakallėt", ka qenė pjesė e njėsisė pėr ndėrhyrje policore brenda Njėsisė sė rregullt 177 tė Ushtrisė jugosllave.

"Nėse duhet tė mė dėnoni, mė dėnoni. Por, mos mė shpallni pėr formacion paramilitar. Kjo ėshtė nėn nderin tim. Unė jam ushtar”, ka thėnė ai.

Mustafa Radoniqi, nė fjalėn pėrfundimtare thotė se “tė akuzuarit ishin kryes tė kėtij plani monstruoz dhe se detyrėn e kanė kryer nė mėnyrėn mė mizore”. Ata e kanė shfrytėzuar situatėn qė edhe tė pasurohen me plaēkitje dhe vjedhje.

"Ata ishin tė vetėdijshėm se po kryejnė njė vepėr qė ėshtė kundėr njė grupi tė caktuar etnik, se ata duhet dėbuar nga fshati, nga qyteti dhe nga tėrė territori qė ėshtė Atdhe i tyre. Qėllimi i tyre ėshtė qė nė mėnyrėn mė mizore tė dėbojnė shqiptarėt, e qė tė krijohet bashkėsia etnikisht e pastėr serbe. Nuk ishte vetėm zbatimi i detyrave qė ua kanė dhėnė strukturat mė tė larta komanduese, por veprat e tyre dhe rezultati i vullnetit tė tyre qė ata ashtu tė veprojnė. Mu pėr kėtė, veprat e tyre janė vepra vullnetare tė cilat me vetėdije i kanė kryer. Kėshtu, pra, mblidhen tri komponentė tė fajėsisė: pėrgjegjėsia, qėllimi dhe vetėdija e plotė se ata po veprojnė nė mėnyrė tė paligjshme.

Gjatė gjykimit, tė akuzuarit nuk kanė treguar asnjė keqardhje pėr viktimat, e as nuk kishin respekt pėr tė dėmtuarit qė kanė dhėnė dėshmitė kėtu, ose pėrmes video-konferencės. Por, me qeshje dhe gjeste, e madje me fjalė tė ulėta i kanė fyer dhe nėnēmuar. Arrogancėn e tyre e treguan edhe me veshje, me fanella me figura tė ndryshme, e me mbishkrime pėr njėfarė ‘patriotizmi’, me ēka i kanė irrituar edhe mė shumė tė dėmtuarit. Prandaj, pėr shkak tė sjelljes sė tillė, gjatė gjykimit jeni detyruar qė disa herė t’ua tėrhiqni vėrejtjen, madje kishte edhe ndėrprerje seancash. Tė gjitha kėto, Kėshill i nderuar, mendoj se duhet t’i keni parasysh gjatė marrjes sė vendimit pėr dėnim.

Prandaj, nė emėr tė tė dėmtuarve, i bashkohem ndjekjes penale dhe fjalėve tė pėrfaqėsuesit tė prokurorisė publike, qė tė akuzuarit tė shpallen tė fajshėm dhe tė dėnohen sipas ligjit. Natyrisht, nė emėr tė tė dėmtuarve e shtroj kėrkesėn pėr dėmshpėrblim, pėr tė cilėn tash nuk jam nė gjendje tė pėrcaktohem pėr shkak tė sasisė sė madhe tė dėmit tė shkaktuar palėve tė dėmtuara. Por, kėto kėrkesa do tė dalin nė dritė pas pėrfundimit tė gjykimit dhe vendimit final, kur kėtė do ta shtrojmė me akuzė tė veēantė nė procedurė gjyqėsore”, pėrfundoi Radoniqi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-02-14, 17:27   #75
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

106 vjet burg pėr “Ēakallėt” qė vranė mbi 120 shqiptarė



Beograd, 11.02.2014

Nėntė pjesėtarėt e formacionit para-ushtarak serb “Ēakallėt” janė dėnuar me 106 vjet burg tė martėn nga njė gjykatė nė Beograd.

Sipas medieve beogradase, dy prej tė akuzuarve janė liruar nga tė gjitha akuzat qė i rėndonin pėr vrasjen e mbi 120 civilėve shqiptarė nė fshatrat e Pejės, gjatė luftės nė vitin 1999.

Ky njėsitė paramilitar ėshtė gjet fajtor pėr vrasjen, dhunimin, shkatėrrimin dhe plaēkitjen e pronės sė shqiptarėve, dhe deportim tė popullatės civile pėr nė Shqipėri.



Rashkė, pritet largimi i ndėrtesės mbi varrezėn masive







Rashkė, 11.02.2014

Prishtina dhe Beogradi pranuan se duhet shtuar pėrpjekjet e tyre nė kėrkim tė informatave tė reja, dhe u zotuan para familjeve qė tė ndėrmarrin hapa konkret me qėllim qė procesi i kėrkimit tė ecė mė shpejtė pėrpara.

Nėn kryesimin e KNKK-sė, Grupi Punues pėr persona tė zhdukur nė lidhje me ngjarjet e viteve 1998-1999 nė Kosovė, u takua sot nė Beograd.

Pavarėsisht faktit se mbi 70 operacione terreni janė kryer dhe 12 lokacione janė zhvarrosur gjatė 12 muajve tė fundit, vetėm 45 raste janė zgjidhur gjatė vitit 2013. Sfida kryesore vazhdimisht qėndron nė mungesėn e informatave tė reja mbi lokacione vendvarrimesh tė mundshme, transmeton Telegrafi.

Gjatė takimit tė sotėm, familjet shprehėn shqetėsimin e tyre tė thellė mbi progresin e kufizuar tė arritur vitin e kaluar, dhe u bėnė thirrje palėve qė tė ndėrmarrin hapa mė tė shpejtė.

“Tė dy palėt, Beogradi dhe Prishtina, pranuan se duhet shtuar pėrpjekjet e tyre nė kėrkim tė informatave tė reja, dhe u zotuan para familjeve qė tė ndėrmarrin hapa konkret me qėllim qė procesi i kėrkimit tė ecė mė shpejtė pėrpara”, theksoi Lina Milner, kryesuese e Grupit Punues.

“Sa i pėrket Rudnicės, Rashkė, punėt do tė rifillojnė nė pranverėn e vitit 2014, duke u bazuar nė hapat konkret tė propozuar sot nga delegacioni i Beogradit qė parashohin largimin e godinės qė gjendet nė lokacion, zhvarrimin, autopsinė, identifikimin dhe dorėzimin e mbetjeve mortore familjeve, si dhe vlerėsimin e njė lokacioni tjetėr nė zonėn e njėjtė. Delegacioni i Beogradit u zotua se do tė sigurohet qė buxheti i nevojshėm tė ndahet, duke i bėrė thirrje pėr pėrkrahje edhe bashkėsisė ndėrkombėtare, si dhe do tė sigurohet transparenca pėr familjet e personave tė zhdukur dhe tė gjithė akterėt e pėrfshirė mbi tė gjithė hapat e ndėrmarrė, qoftė nė mėnyrė bilaterale apo nėpėrmjet Grupit Punues tė kryesuar nga KNKK-ja”.

Beogradi gjithashtu raportoi mbi mbetjet mortore tė cilat u gjetėn nė lokacion mė datėn 17.12.2013, si dhe lidhur me mbledhjen e mostrave pėr nxjerrjen e profileve tė ADN-sė tė kryer mė datėn 06.02.2014 nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Beograd.

Adresimi i ēėshtjes sė 351 mbetjeve mortore tė paidentifikuara tė cilat mbahen nė morgun e Prishtinės gjithashtu u nėnvizua si prioritet pėr vitin 2014.

“Duke u bazuar nė rekomandimet e ekspertėve mjeko-ligjor tė EULEX-it, tė cilat u bėnė tė ditura nė vitin 2013 nga Delegacioni i Prishtinės, dy palėt u pajtuan pėr nevojėn urgjente pėr veprime tė mėtejshme pėr ato mbetje mortore pėr tė cilat mundėsitė mjeko-ligjore janė shtjerrė; u vendos qė hapat e mėtejshėm do tė pėrcaktohen gjatė muajve nė vijim, nė konsultim me familjet e personave tė zhdukur”, tha Milner.

Sipas sė drejtės ndėrkombėtare humanitare dhe ligjit ndėrkombėtar pėr tė drejta tė njeriut, familja e personit tė zhdukur ka tė drejtė tė informohet mbi fatin dhe vendndodhjen e familjarit tė tyre. Autoritetet dhe ish-palėt ndėrluftuese mbartin pėrgjegjėsinė kryesore pėr tė ofruar pėrgjigje.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.