Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-07-11, 22:03   #16
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Kryeministri Thaēi: Vendimi i mbrėmshėm i Qeverisė - demonstrim i drejtpėrdrejt i pėrcaktimit tonė pėr rend dhe ligj, i pėrcaktimit tonė pėr luftimin e krimit dhe korrupsionit nė ēdo cep tė Kosovės


Prishtinė, 26 korrik 2011

Deklaratė e kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, lidhur me zhvillimet e fundit nė veri tė vendit

Tė nderuar qytetarė tė Republikės sė Kosovės,


Mbrėmė, njėsitė speciale tė policisė sė Republikės sė Kosovės janė autorizuar pėr fillimin e veprimeve konkrete pėr vendosjen e rendit dhe ligjit nė pikat kufitare 1 dhe 31.

Mė lejoni, para sė gjithash tė them, se veprimi i ndėrmarrė mbrėmė nė asnjė mėnyrė nuk duhet kuptuar si veprim i nxitur dhe me qėllim provokimi.

Nė fakt, qėllimi i vetėm ka qenė dhe ėshtė vendosja e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės.

Tė nderuar qytetarė tė Republikės sė Kosovės,

Si kryeministėr i Kosovės, dua qė publikisht tė shpreh admirimin tim pėr guximin dhe profesionalizmin e dėshmuar mbrėmė, sot dhe kurdoherė nga policia e Kosovės.

Dua t’i pėrgėzoj pėr pėrkushtimin e tyre personal dhe institucional pėr tė pėrmbyllur me sukses misionin e tyre.

Por, nė kėtė moment qė po flas, ju e dini se kemi njė pjesėtar tė policisė sė Kosovės tė plagosur rėndė.
E di se mjekėt janė duke bėrė tė gjithēka pėr ta shpėtuar jetėn e tij dhe janė duke iu dhėnė ndihmėn e nevojshme mjekėsore edhe policėve tė tjerė tė lėnduar qė janė jashtė rrezikut pėr jetė.

Prandaj, sonte lutjet e mia dhe tė popullit tė Kosovės janė me policėt e lėnduar nė krye tė detyrės.

Uroj qė tė shėrohen shpejt dhe tė vazhdojnė tė jenė shembuj tė mbrojtjes tė rendit, ligjit, dhe uniformės policore.

Po ashtu, dua tė shpreh konsideratėn dhe respektin tim pėr tė gjithė ushtarėt e KFOR-it qė u pėrkujdesen pėr ruajtjen e qetėsisė dhe sigurisė.

Me lejoni tė theksoj se “tokės i japin jetė njerėzit qė jetojnė nė tė”. Prandaj, unė dua tė shpreh mirėnjohjen time tė thellė dhe t’i falėnderoj tė gjithė qytetarėt e Mitrovicės dhe komunave tjera nė veri, tė cilėt pėrkundėr vėshtirėsive dhe sfidave, qėndruan nė shtėpitė e tyre.

Dua, qė pėrmes kėsaj deklarate t’u drejtohem edhe qytetarėve serb tė Kosovės qė jetojnė nė veri: veprimet e bėra sot dhe mbrėmė nuk janė tė drejtuara kundėr jush por nė shėrbim tė sigurisė tuaj.

Nė fakt, ne synojmė qė edhe pėr qytetarėt tanė qė jetojnė nė veri t’i ofrojmė tė njėjtat mundėsi dhe shėrbime, si pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

Qytetarė tė dashur,


Vendimi i mbrėmshėm ka qenė jo i lehtė, por i drejtė.

Ka qenė vendim pėr veprim tė domosdoshėm.

Nė fund tė fundit, si Kryeministėr kam pėrgjegjėsi morale , kushtetuese dhe ligjore tė marr vendime tė rėnda.

Por ėshtė e rėndėsishme qė kėto vendime tė jenė tė drejta.

Dhe unė jam i bindur se kemi marrė vendimin me te drejtė te mundshėm.

Ne nuk mund tė jemi indiferentė dhe pėrjetėsisht tė tolerojmė qė njė pjesė e territorit tonė tė jetė vrimė e zezė jo vetėm e Kosovės, por edhe e Evropės.

Ne nuk mund tė tolerojmė pėrjetėsisht qė sovraniteti ynė tė cenohet.

Nuk mund tė lejojmė qė njė pjese e atdheut tonė tė pėrdoret e shfrytėzohet si vendkalim pėr mallra tė kontrabanduara.

Kjo ėshtė nė kundėrshtim jo vetėm me parimet e ligjeve dhe kushtetutės sonė, por nė kundėrshtim tė plotė me vlerat dhe parimet evropiane.

Ne jemi munduar qė pėrmes dialogut me Serbinė tė zgjedhim shumė probleme praktike.

Pėrderisa ne kemi kėrkuar bashkėpunimin e Serbisė, kjo assesi nuk nėnkupton qė Serbisė do t’i jipet e drejta e vetos pėr vendosjen e rendit dhe ligjit nė Kosovė.

Unė ftoj qytetarėt e Kosovės pėr mirėkuptim, qetėsi dhe gjakftohtėsi.

Nuk ka ndodhur asgjė e jashtėzakonshme.

Tė bashkuar si popull dhe politikė do t’ia dalim.

Ju ftoj pėr forcimin e unitetit qytetar e politik – tė bashkuar do tė kemi sukses.

Ne nuk do tė bėjmė kompromis me askėnd pėr sigurinė e vendit tonė.

Ne nuk do tė bėjmė kompromis me askėnd pėr tė drejtėn tonė kushtetuese dhe ligjore.

Ne vetėm po ushtrojmė tė drejtat tona ligjore dhe kushtetuese.

Vendimi ynė ėshtė legjitim, legal dhe nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare.

I bėjė thirrje Beogradit, qė tė reflektojė dhe tė evropianizojė qasjen nė raport me Kosovėn dhe rajonin.

Ne jemi pėr bashkėpunim rajonal dhe respekt reciprok pėr ēka stimulojmė ekonominė e lirė tė tregut dhe presim tė njėjtėn gjė ta bėjnė edhe tė tjerėt.

Nė fund tė fundit, ne tė gjithė duhet tė punojmė qė i tėrė rajoni tė jetė pjesė e njė familje tė madhe evropiane, ku kufinjtė relativizohen falė bashkėpunimit.

Pėrderisa mundohemi dhe punojmė qė tė kultivojmė bashkėpunimin dhe partneritetin mė BE-nė dhe partnerėt tanė perėndimor, ndodhė qė pėrkundėr objektivave tė pėrbashkėta qė kemi, ndonjėherė tė mos kemi dinamikė te njėjtė drejt pėrmbushjes sė qėllimeve tona tė pėrbashkėta.

E kam thėnė qė partneritetin me miqtė tanė ndėrkombėtarė duhet ta ruajmė si sytė e ballit, por kushtetuta dhe sovraniteti i vendit tim janė tė shenjta pėr mua dhe shkojnė pėrtej ēdo partneritet dhe lojaliteti.

Vendimi i mbrėmshėm i Qeverisė ėshtė demonstrim i drejtpėrdrejt i pėrcaktimit tonė pėr rend dhe ligj, demonstrim i qartė i pėrcaktimit tonė pėr luftimin e krimit dhe korrupsionit nė ēdo cep tė Kosovės.

Ky ka qenė pėrcaktimi im dje, sot dhe kėshtu do tė mbetet pėrgjithmonė.

Pėr Kosovėn do tė ketė vetėm ecje pėrpara.

Shteti i Kosovės do tė konsolidohet dhe do tė forcohet ēdo ditė.

Shteti i Kosovės do tė bėhet pjesė e NATO-s dhe e BE-sė.

Tė kemi besim nė perspektivėn tonė euroatlantike dhe nė harmoni tė brendshme e paqe me tė tjerėt.

Ju faleminderit!
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-07-11, 22:26   #17
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb Shiko postimin
O jaran!

Nuk thashe askund qe jam kunder ketij vendimi. Vec edhe arusha e merr vesh se Amerikanet me miqte te tjere nderkombetare kane qene kembengules qe Veriu te vihen nen kontrollin e Shtetit te Kosoves. Prandaj, se pari eshte vendim i tyre, i percjellur te Thaci, e Thaci e percjelli te ata burra te Njesive Speciale.

E dijme fort mire se ne cdo hap te rendesishem per Kosoven prapa qendrojne miqte nderkombetare.
SHBA-ja shpreh keqardhje pėr moskoordinim

E marte 26 Korrik 2011, 13:05
Shtetet e Bashkuara kanė shprehur keqardhje se veprimet e mbrėmshme nga qeveria e Kosovės pėr tė marė kontrollin nė vendkalimet kufitare ne veri tė Kosovės nuk ishin tė koordinuara me komunitetin ndėrkombėtar.
Nė njė deklaratė tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, Shtetet e Bashkuara i kanė bėrė thirrje qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė qė tė vazhdojnė tė punojnė urgjentisht drejt qetėsimit tė situatės aktuale. Gjithashtu SHBA u kanė bėrė thirje tė gjitha palėve qė tė pėrmbahen nga pėrdorimi i dhunės.
“Lėvizja e lirė e produkteve midis Serbisė dhe Kosovės duhet tė adresohet nė kuadėr tė dialogut tė ndėrmjetėsuar nga bashkimi Evropian. Hapat e njėanshėm nga tė dyja palėt – imponimi i Serbisė pėr embargo tė njėanshme tė prodhimeve tė Kosovės nga viti 2008 dhe vendimi i fundit i Kosovės pėr tė vendosur reciprocitet pas dėshtimit tė tė dyja palėve tė arrijnė marrėveshje pėr normalizimin e doganave – kanė rezultuar me kėtė rrugė qorre”, thuhet nė deklaratėn e Departamentit Amerikan tė Shtetit.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Llapi : 26-07-11 nė 22:36
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 22:30   #18
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Mire atehere, o Llap.

Le te shpresojme se kjo deklarate e DASH-it te jete diplomatike, perndryshe vendimi i Qeverise se Republikes per Republiken e Repulikuar te Republikes per te Republikuar i Republikes se Republikes tu Republikes se Kosoves del i pa menduar e planifikuar mire.

Na mbetet te presim e te shohim

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 26-07-11 nė 22:34
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 22:52   #19
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

kjo e mir e popullit te kosoves vie direkt nga zotri Bajram Regjepi i cili me vendosmerin e tij te pathyeshme i bindi edhe miqt nderkomtar qe te merr nje aksion te till
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 22:59   #20
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

hahah ja pasket nis akuza kunder akuza jo amerika jo gjurmonia edhe ameriken edhe gjurmunien edhe francen e kem pas prej vitit 1999 po sikur tkish qen ne qeveri LDK simpatizantet e LDK e kishin lavdru qeverin per ket aksion po edhe te kishin qen te AAK njejt ish kan po kjo edht e mir per shtetin e Kosoves duke ju faleminderuar zotri bajram Regjepit i cili fjalen e kishte te pa thyeme ku nuk munden as miqt e kosoves ta bindin se duhet te pritet deri ne perfundimin e bisedimeve
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-07-11, 23:05   #21
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Allahu me iman e past marr policin e njesis speciale RSU Enver Zymberi/dubovc drenic, Allahu gajretin familjes, Allahu inshAllah prej shehidve e ka bo Enverin..., Allahu qoft i knaqur me te dhe familjen e tij.
taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 15:05   #22
get_up
 
Anėtarėsuar: 28-12-06
Postime: 191
get_up i dashurget_up i dashurget_up i dashurget_up i dashur
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb Shiko postimin
Mire atehere, o Llap.

Le te shpresojme se kjo deklarate e DASH-it te jete diplomatike, perndryshe vendimi i Qeverise se Republikes per Republiken e Repulikuar te Republikes per te Republikuar i Republikes se Republikes tu Republikes se Kosoves del i pa menduar e planifikuar mire.

Na mbetet te presim e te shohim

Vendimi i nje shteti eshte vendim i nje shteti , per ēka thuhet SHTET me qene kishin then FEDERATES ITALIANEFRANCEZEAMERIKANE , por quhet SHTET , e njerezit si ti qe gjithmon kan qef me qene ne preher te nje te huajit e kan pru Kosoven ku esht SOT , as ekonomi e as ushtri e as shtet sdojne me lan,,

Qe 10 vjet tu i pyet nderkombetaret jemi asgje sfitum ,Shqiperia qe 20 vjet e Bosnia qashtu , i shkerdhyen krejt ato tash na erdh koha e jone ..
..prej 2008 shkijet kontrollonin veriun pse nuk ndermoren diēka ata "miqt" e tu .
Te ka vjedh UNMIKU , te ka vjedh EULEXI , te kan vjedh SHKIJET , po te vjedh QEVERIA ,, e krejt falen veq qeverise me ia fut nuk bon shoki ,
ose nuk din asgje ose je femije ose je njeri i vendosur te terheqesh vemendjen , ose nuk ke jetuar ne ndonje vend qe quhet SHTET me te gjitha privilegjet .

Esht nje fjale e urt qe thote :
"Ne varferi kur ta mbash flamurin tend , i huaji te adhuron me interesim te madh dhe ka rrespekt ,te ndihmon , po ta mbash flamurin e tij dhe ta ulesh flamurint tend , rrespektin e humb , Sepse neser do ia ulesh edhe flamurin e atij."
get_up Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 16:46   #23
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Kryeministri Hashim Thaēi: Pėr Kosovėn nuk do tė ketė rikthim prapa, dhe nė status quo



Prishtinė, 27 korrik 2011


Nėn drejtimin e Kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė mbajtur sot mbledhja 26 –te e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės.

Kabineti qeveritar me njė minutė heshtje ka nderuar policin e vrarė nė detyrė, Enver Zymberin.

Kryeministri Thaēi edhe njė herė nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės ka shpreh ngushėllimet familjes sė Enver Zymberit, i cili me propozim tė Qeverisė, presidentja e Kosovės sot e ka shpallur hero i Kosovės. Familjes Zymberi , Qeveria i ka ndarė njė ndihmė nė vlerė prej 25 mijė euro.

Kryeministri Thaēi me kėtė rast ka premtuar se do tė rregullohet me ligj statusi pėr tė gjithė policėt e vdekur nė detyrė. Pėr familjet e tyre do tė ketė pensione.

Mė tutje z. Thaēi ka thėnė se jemi tė vendosur tė mos tolerojmė qė njė pjesė e territorit tė Kosovės tė jetė vrimė e zezė pėr gjithė Evropėn. “Kosova kėrkon rikonfirmimin bashkėsisė ndėrkombėtare qė nė Kosovė tė ketė sundim tė ligjit e jo kontroll tė njė pjesė tė territorit tė Kosovės nga kontrabandistė”, theksoi z. Thaēi, duke shtuar se vendimi i Qeverisė ka qenė legal dhe legjitim, ka qenė plotėsisht nė pėrputhshmėri me kushtetutėn dhe ligjet, dhe me dokumentin e Ahtisartit.

“E ritheksoj se pėr Kosovėn nuk do tė ketė rikthim prapa, nuk do tė ketė rikthim nė status kuo. Republika e Kosovės kėrkon rikonfirmimin nga bashkėsia ndėrkombėtare qė tė qėndrojnė prapa kėtyre zotimeve qė nė Kosovė por edhe nė rajon tė ketė rend, ligj, tė ketė sundim tė ligjit, e jo kontroll tė njė pjese tė Kosovės nga kontrabandistėt”, pohoi z. Thaēi.

“Ne kemi pasur njė bashkėpunim tė shkėlqyeshėm gjatė kėtyre ditėve me KFOR-in, pėr ēka falėnderoi gjithė stafin komandues, gjeneralin Byhler. Kemi pasur bashkėpunim dhe konsultim tė vazhdueshėm me faktorėt relevant ndėrkombėtarė. EULEX ka qenė i informuar, por EULEX ka hezituar dhe ka refuzuar tė jetė mbėshtetės i vendimit tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės pėr vėnien e rendit dhe ligjit. Ky ėshtė nė kundėrshtim me rolin e tyre, pėr ēka institucionet e Republikės sė Kosovės i kanė ftuar nė Kosovė”, hheksoi z. Thaēi.

Prandaj, nė kuadėr tė autoritetit tonė sovran, nė kuadėr tė kompetencave kushtetuese ligjore nuk mund tė tolerojmė qė vendi ynė tė pėrdoret, tė shfrytėzohet si vendkalim pėr mallra tė kontrabanduara. Kjo ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me parimet dhe ligjet dhe Kushtetutėn tonė, por ėshtė nė kundėrshtim edhe me vlerat perėndimore. Nėse misioni EULEX mendon se kjo ėshtė diēka normale, qė duhet toleruar, atėherė le tė na japin vetėm njė shembull konkret nė cilin shtet tė BE tolerohet krimi nga struktura tė armatosura paralele.

Nė tė njėjtėn kohė, ne jemi zotuar dhe do tė vazhdojmė tė punojmė kėmbėngulėsish me gjithė partneret tanė ndėrkombėtarė me respektimin e plotė tė integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės. Vizioni ėshtė hapja e kufijve, jo ndryshimi i kufijve. Dhe ata qė pretendojnė ndryshim tė kufijve nė asnjė rrethanė nuk do tė kenė sukses.

EULEX ėshtė i ftuar nga institucionet e shtetit tė Kosovės pėr tė ushtruar autoritetin e vet pėr sundimin e ligjit. Ne kemi pasur dhe jemi pėrcaktuar pėr bashkėpunim me EULEX-in. Kėrkohet tė ketė qartėsi dhe vendimmarrje nė pėrputhshmėri me rolin dhe misionin e tij. Mė lejoni tė ritheksoj se pėrderisa mundohemi dhe punojmė tė kultivojmė bashkėpunimin e partneritetin me BE, ndodh qė pėrkundėr objektivave tė pėrbashkėta tė kemi dinamika tė ndryshme. Ne jemi duke u pėrpjekur maksimalisht pėr respektimin e plotė tė kritereve demokratike, tė kritereve tė domosdoshme pėr liberalizmin e vizave. Ne nuk jemi tė ndihmuar nė kėtė moment pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė njė pjesė tė territorit tė Republikės sė Kosovės. Sovraniteti ynė ėshtė cenuar. Ne nuk mund tė tolerojmė njė diēka tė tillė. Dhe kjo gjė duhet tė thuhet botėrisht. Dhe pėr kėtė cenim tė sovranitetit tė Republikės sė Kosovės ėshtė i informuar edhe Uashingtoni, edhe Brukseli edhe NATO.

Ne kemi filluar dialogun me qėllimin mė tė mirė mes Republikės sė Kosovės dhe Serbisė. Kemi arritur tri konkluzione tė pėrbashkėta me kreativitetin e Prishtinės dhe pėrgjegjėsinė e plotė kushtetuese dhe ligjore. Jemi zotuar pėr tė implementuar kėto konkluzione. Nė mėnyrė tė njėanshme ka ndodhur ndėrprerja e pėrkohshme e dialogut pėr ēėshtjet qė kanė qenė nė agjendė tė ēėshtjes sė vulės sė doganave, telekomunikacionit, sistemit tė energjisė dhe ēėshtjeve tjera. Natyrisht, jemi shumė tė zotuar qė dialogu tė vazhdojė. Nė asnjė rrethanė nuk do tė lejojmė qė dialogu tė zhvendoset nė terren. Nuk do tė dialogojmė me askėnd pėr rregullimin e brendshėm. E ritheksoj, nuk do tė dialogojmė me askėnd pėr sigurinė e vendit tonė. Dialogu zhvillohet nė Bruksel. Dhe ftojmė Beogradin qė tė vazhdojė dialogu. Ajo ēka ėshtė shumė me rėndėsi ėshtė qė tani institucionet e shtetit tė Kosovės janė nė krye tė detyrės. Tani nė pikat doganore 1 dhe 31 do tė jenė policia e Kosovės, multietnike, doganat e Kosovės dhe do tė respektohen vendimet e institucioneve tė Republikės sė Kosovės.

Kėto ditė ishte momenti i sė vėrtetės pėr Kosovėn e re. Ajo e cila ėshtė heshtur tash e 12 vite nuk do tė heshtet mė tutje. Ka filluar instalimi i rendit, rregullit dhe ligjit. Ėshtė toleruar e keqja tash e 12 vite kinse nė emėr tė njė stabiliteti, por nuk ka stabilitet aty ku ka kontroll prej kontrabandistėve, prej krimit. Tash e 12 vite komuniteti ndėrkombėtar ka dėshtuar tė ndėrmarr qoftė edhe njė veprim pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė atė pjesė tė territorit tė Republikės sė Kosovės. Gjendja aktuale dhe e mėtutjeshme ėshtė e patolerueshme, dhe asnjė justifikim nuk ėshtė i qėndrueshėm prej kujtdo qoftė. Ajo qė ėshtė jashtėzakonisht me rėndėsi, pėr ēka edhe i ftoj qytetarėt e Kosovės tė kenė mirėkuptim, tė kenė besim tek institucionet e shteti tėt Kosovės, dhe tė ketė qetėsi e gjakftohtėsi. Ne vetėm po ushtrojmė tė drejtėn tonė kushtetuese dhe ligjore.

Ftoj Beogradin qė tė reflektojė dhe tė ndryshojė qasjen nė kuptimin e evropeizmit tė shtruarjes sė ēėshtjeve pėr zgjidhjen e problemeve praktike nė raport me shtetin e Kosovės. Tė gjithė punojmė pėr raporte tė mira fqinjėsore qė tė jemi tė gjithė pjesė e Evropės sė bashkuar, tė kemi kufij tė standardeve evropiane, kufij qė do tė lehtėsojnė komunikimin e njerėzve, mallrave.

Nė veri tė Mitrovicės tė gjithė jemi tė dėshtuar, tash e 12 vite. Kjo gjendje duhet tė ndryshohet. Po ndryshon vetėm me vendime tė drejta, siē kanė qenė vendimet qė kemi marr nė dy ditėt e fundit, nė bashkėpunim tė ngushtė me komunitetin ndėrkombėtar dhe me njė vetėdijesim tė autoriteteve tjera qė janė tė thirrura pėr rend dhe ligj. Unė ju ftoj tė gjithė pėr solidaritetin, pėr unitetin politik dhe qytetar. Unė mund tė them se do tė jemi nė kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore si Qeveri e Republikės sė Kosovės”, pohoi kryeministri Thaēi nė hapje tė mbledhjes sė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės.

Duke proceduar sipas rendit tė ditės Qeveria ka miratuar Projektligjin pėr Qendrėn Historike tė Prizrenit , Projektligjin pėr Lirinė e Asociimit nė Organizatat Joqeveritare dhe Projektligjin pėr Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht.

Kabineti qeveritar ėshtė njoftuar me Raportin gjashtėmujor tė Buxhetit pėr vitin 2011 si dhe reduktimin e Alokimeve pėr shpenzimet .

Qeveria ka marrė vendim pėr ndarjen e mjete financiare nė vlerė 60.000 (gjashtėdhjetė mijė) euro pėr financimin e funksionit tė Auditorit tė Pėrgjithshėm .

Ėshtė miratuar Plani Zhvillimor Strategjik 2011-2014 i Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor. Po ashtu i ėshtė dhėnė drita e gjelbėr vazhdimit tė Master Planit pėr Brezovicėn.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 17:39   #24
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Homazh pėr policin e vrarė

Zyrtarėt e Policisė sė Kosovės kanė njoftuar se lidhur me vrasjen e pjesėtarit tė njėsisė speciale tė policisė, Enver Zymberi, janė hapur hetimet.

E mėrkure 27 Korrik 2011 17:00
Policia e Kosovės ka hapur hetimet mbi vrasjen e pjesėtarit tė saj Enver Zymberi, i cili nga plagėt e marra me armė zjarri dje, nė veriun e Kosovės, ka ndėrruar jetė.
Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu, i ka thėnė Radios Evropa e lirė, se policia po heton nė disa pista, lidhur me vrasjen e zyrtarit tė saj.
“Lidhur me kėtė rast, Policia e Kosovės, Drejtoria Rajonale e Mitrovicės, qysh dje ka iniciuar hetimet. Do tė hetojė tė gjitha detajet. Tė gjitha pistat e mundshme janė duke u hetuar, nė mėnyrė qė tė dyshuarit lidhur me kėtė rast tė kapen dhe tė dėrgohen para drejtėsisė”, tha Sadriu.
Ndryshe, siē ka thėnė zėdhėnėsi Sadriu, Policia e Kosovės dhe drejtuesit e lartė tė institucioneve tė vendit, sot kanė nderuar policin e ndjerė Zymberi, duke bėrė homazhe nė ambientet e drejtorisė sė pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės.
“Sot, prej orės 13 deri nė orėn 14, nė ambientet e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės, konkretisht nė hollin e ndėrtesės sė administratės, janė bėrė homazhe pėr policin Enver Zymberi, i cili ka rėnė dje nė krye tė detyrės, nė rajonin e Mitrovicės. Nė kėtė homazh kanė marrė pjesė, pėrveē prestarėve tė policisė sė Kosovės dhe kolegėve tė tė ndjerit, edhe personalitetet mė tė larta tė vendit, familjarė, miq dhe njerėz tė tjerė”, sqaroi Sadriu.
Tė gjitha institucionet e Kosovės dhe partitė politike e kanė ngushėlluar familjen Zymberi pėr humbjen anėtarit tė tyre nė krye tė detyrės.
Nė ngushėllimet pėr familjen Zymberi, ėshtė thėnė se Enver Zymberi ėshtė shembull i sakrificės dhe profesionalizmit tė lartė nė vendosjen e kushtetutshmėrisė nė tėrė territorin e republikės sė Kosovės.
Ndėrkaq, presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, ka vendosur qė policin e ndjerė Enver Zymberi, i vrarė nė detyrė, ta dekorojė me Urdhrin “Hero i Kosovės”, me motivacion pėr “trimėrinė dhe pėrkushtimin e treguar deri nė flijim pėr vendosjen e sundimit tė ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės”.
Presidentja Jahjaga do t’ia dorėzojė medaljen familjes Zymberi nė njė ceremoni tė veēantė.
Ndryshe, sipas zėdhėnėsit tė policisė sė Kosovės, Sadriu, nė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri tė vendit, tė cilat njė ditė mė parė ishin futur nėn kontroll nga njėsitė speciale tė policisė sė Kosovės, janė vendosur dhe po vazhdojnė punėn policia kufitare dhe doganierėt e Kosovės.
“Janė pjesėtar tė Policisė sė Kosovės, tė tė gjitha etniciteteve. Do tė thotė, janė tė vendosura njėsitet e policisė kufitare qysh dje, por edhe sot janė duke punuar. Do tė thotė, janė zyrtar policor dhe duhet tė punojnė konform rregullave dhe ligjeve tė aplikuara nė vend”, bėn tė ditur Sadriu.
Zėdhėnėsi Sadriu ka theksuar se nė pikat kufitare nė veri tė vendit janė duke qėndruar edhe njėsitė e KFOR-it, tė cilat, sipas tij, janė duke dhėnė pėrkrahjen pėr policinė e Kosovės, nė punėn e tyre tė pėrditshme.
Sadriu gjithashtu ka shtuar se situata e sigurisė nė veriun e Kosovės gjatė natės ka qenė e qetė dhe pa incidente, ndonėse nė disa rrugė ende qėndrojnė barrikadat, tė cilat i kanė vendosur mė herėt serbėt lokal.
Nė anėn tjetėr, serbėt lokalė, nė veri tė vendit edhe gjatė natės sė kaluar kanė qėndruar afėr barrikadave qė i kanė vendosur nė disa rrugė.
Kėtė e konfirmon edhe njėri nga liderėt politik tė serbėve tė veriut tė Kosovės, Kėrstomir Pantiq, i cili gjithashtu thotė se me gjithė tėrheqjen e forcave speciale tė policisė sė Kosovės nga veriu, nė pikat kufitare kanė mbetur njėsitė e policisė kufitare, me tė cilin fakt, sipas tij, serbėt lokal nuk pajtohen.
“Qytetarėt janė ende tė tubuar nė barrikada. Megjithatė rrugėt nuk janė plotėsisht tė bllokuara. Qarkullimi ėshtė i lirė nė drejtim ka pikat kufitare dhe qė andej pėr nė Mitrovicė”, ka thėnė Pantiq.
Sidoqoftė, policia e Kosovės ka theksuar se njėsitet e Policisė kufitare dhe doganierėt do tė vazhdojnė ta kryejnė punėn e tyre nė pikat kufitare nė veri tė vendit. /rel/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 17:55   #25
Idealist
 
Avatari i Idealist
 
Anėtarėsuar: 19-07-11
Vendndodhja: Eshte e rendesishme te dihet jo cmimi, por vlera, pra jetoj ne atdheun tim...
Postime: 156
Idealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėmIdealist i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Veprim i guxishem ne moment vendimtar, hallall Thaci
__________________
Po qe se mes individėve tė njė kombi vjen puna qė dredhia, rrena dhe mashtrimi tė quhen zgjuarėsi, do tė thotė se atė komb e ka zėnė njė sėmundje, tashmė, e pashėrueshme.
Idealist Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 18:49   #26
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Idealist Shiko postimin
Veprim i guxishem ne moment vendimtar, hallall Thaci

mos bon hop pa e kcye shtekun o preshevar se pika 1 esht duke u djeg flak per momentin
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 20:30   #27
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Serbėt djegin pikėn 1 tė doganės
Shpėrndaje
19:45 / 27.07.2011

Nė orėt e pasdites tė tė mėrkurės, serbėt ia kanė vėnė flakėn pikės 1 tė doganės nė Jarinje, nė kufirin Kosovė-Serbi.

Konfirmimin se njė grup personash kanė sulmuar dhe djegur vendkalimin kufitar nr. 1 nė Jarinė, e ka bėrė pėr Evropėn e Lirė zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu.

Ndėrkohė, ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanovic, e ka dėnuar djegien e pikės kufitare nė Jarinė dhe u ka bėrė thirrje serbėve nė veri tė Kosovės qė tė mos lejojnė qė grupet ekstremiste tė nxisin konflikt.

Ndėrsa njoftohet se pjesėtarėt amerikanė tė KFOR-it kanė bllokuar rrugėn nė drejtim tė Mitrovicės. Ata kanė bllokuar rrugėn me automjete tė rėnda ushtarake, saktėsisht nė afėrsi tė Leshakut, ndėrkohė qė nuk lejojnė tė kalojnė askėnd nė kėtė drejtim.

Express njofton se dhjetėra automjete tė blinduara tė KFOR-it gjerman, tė cilat pėr disa orė ishin tė stacionuara tė vendi i quajtur “Kėrrshi i Dudės” nė vėri tė Mitrovicės, i kanė thyer barrikadat e vėna nga grupet ekstremiste serbe dhe janė nisur nė drejtim tė pikės kufitare Jarinje, pėr t’u shkuar nė ndihmė pjesėtarėve tjerė tė KFOR-it pėr tė vėnė rendin dhe ligjin nė kėtė pikė kufitare.

KFOR-i, nga ana tjetėr, ka konfirmuar raportimet pėr tė shtėna ndaj personelit tė KFOR-it nė afėrsi, ndėrsa njoftohet se do t’i pėrforcojė forcat e veta tė vendosura atje, nė
mėnyrė qė tė parandalohet eskalimi i mėtutjeshėm i situatės. Ky do tė jetė njė proces nė vazhdim dhe KFOR-i pret qė pas pėrforcimit, rendi to tė rivendoset shumė shpejt.

Pėr shkak tė rrezikut nė pikėn kufitare 31 nė Bernjak, KFOR-i ka shtuar masat e sigurisė dhe mbrojtjes personale nė atė lokacion. /Telegrafi/

http://www.youtube.com/watch?feature...&v=BU9XuJ7fAEc

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 27-07-11 nė 20:32
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 20:36   #28
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Buehler: Nė kufi ndodhen shėrbyesit serbė
Shpėrndaje
17:50 / 27.07.2011

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buehler, ka deklaruar se forcat speciale tė Policisė sė Kosovės janė tėrhequr nga veriu dhe se nė kalimet kufitare ndodhen shėrbyesit serbė.

"Unė jam kėtu pėr tė bėrė pėrpjekje nė mbajtjen e rendit dhe tė qetėsisė – kjo ėshtė detyra ime. Njėsitė ROSU janė tėrhequr nga veriu. Sipas marrėveshjes, kemi dėrguar shėrbyes serbė nė vendkalime dhe ata vazhdojnė tė jenė atje", ėshtė shprehur Buehler, pas takimit me shefin e delegacionit serb nė bisedime, Borislav Stefanovic nė Rudar tė Zveēanit.

Stefanovic, nga ana e tij, u ka thėnė tė tubuarve se ekziston njė problem, meqė, po bėhen pėrpjekje tė sillen doganierėt dhe policėt kufitarė tė Kosovės, ndonėse "serbėt dhe Beogradi duan qė atje tė kthehen doganierėt e EULEX-it dhe pjesėtarėt serbė tė Policisė sė Kosovės, tė cilėt ishin nė vendkalime deri nė ndėrhyrjen e forcave speciale".

"Do ta zgjidhim problemin. Ose ata do tė largohen nga aty ku kanė hyrė ilegalisht, ose ne nuk do tė lėvizim nga kėtu derisa ata ta bėjnė njė gjė tė tillė", ka thėnė Stefanovic.

Udhėheqėsit e serbėve tė Mitrovicės kanė vendosur qė, pėr shkak tė rrethanave tė jashtėzakonshme dhe pėrkeqėsimit tė gjendjes sė sigurisė, tė kufizojnė orarin e punės sė dyqaneve dhe restoranteve, nga ora 7 deri nė 15. /REL/Telegrafi/
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-07-11, 20:38   #29
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Digjet edhe pika 31, KFOR-i amerikan ja mėsyn pikės 1

Tė shtėna armėsh mbi helikopterin e KFOR-it nė veri


(I plotėsuar) - Pas djegjes sė pikės kufitare 1 nė Jarinje, terroristėt serbė ia kanė vėnė flakėn edhe pikės 31 nė Bėrnjak. Sipas mediave serbe, nė vendin e ngjarjes, shumė me vonesė, kanė arritur trupat ushtarake tė KFOR-it amerikan. Ata kanė bllokuar rrugėn prej pikės kufitare tė Jarinjes drejt Mitrovicės.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-11, 14:36   #30
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

.....nuk po mundem dhe nuk dua te besoi qe kryeministri nuk ka ndonje plan konkret per hapat e metutjeshem ne zgjidhjen e qeshtjes se Mitrovices, situata e krijuar atje eshte e pa pranushme dhe mjaft e rrezikshme.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.