Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-09-11, 15:14   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Versioni turk pėr historinė shqiptare

Versioni turk pėr historinė shqiptare






15:08 / 18.09.2011

Debati pėr librat shkollorė tė historisė nė Kosovė, ka zgjuar interes edhe nė Turqi. Nė numrin e sotėm tė “Sunday’s Zaman”, Erhard Turbedar merret versionin e tij turk tė historisė sė shqiptarėve nė epokėn osmane. Ai ėshtė analist pėr politikė tė jashtme nė Fondacionin e Turqisė pėr Hulumtimin e Politikave Ekonomike (TEPAV). Artikullin e tij, tė titulluar “Imazhi osman nė Ballkan: rasti i Kosovės”, do ta botojmė tė plotė.

Njė nga temat qė ka lėnė gjurmė nė agjendėn e brendshme tė Kosovės nė gusht 2011 – por qė ende vazhdon - ėshtė debati mbi imazhin turk dhe osman nė librat kosovar tė historisė.

Ajo ēka nxiti debat ishte deklarata e ministrit turk tė Arsimit, Omer Dinēer, i cili vizitoi Kosovėn gushtin e kaluar dhe i cili tha se duhet tė fshihen nga librat kosovar tė historisė, shprehjet negative nė lidhje me osmanėt dhe turqit. Kjo ēoi nė shkrimin e shumė artikujve mbi raportet turko-shqiptare, ndėrsa ēėshtja ėshtė diskutuar edhe nė disa transmetime televizive.

Edhe pse ka pasur disa vlerėsime tė favorshme pėr statusin e shqiptarėve nė shtetin osman, skenėn e mbizotėruan ata me idetė e gabuara historike nė lidhje me osmanėt.

Ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutollu, i cili bėri njė vizitė zyrtare nė Kosovė mė 26-27 gusht, tha se historianėt e Kosovės duhet ta lirojnė veten nga historiografia ideologjike e Luftės sė Ftohtė.

Shqiptarėt kishin status tė privilegjuar nė shtetin osman. Interesat e tyre pėrputheshin dhe harmonizoheshin me ato tė osmanėve, qė nga pranimi i islamit. Sipas Bilal Simsir, 28 vezirė tė Perandorisė Osmane ishin me prejardhje shqiptare. Historian Dennis P. Hupchick tėrheq vėmendjen te fakti se nuk ka pasur rrethana nė epokėn osmane qė ta bėjnė tė nevojshme kryengritjen e pėrgjithshme shqiptare. Historiani i njohur i Ballkanit, Noel Malcolm, pretendon se ishin shqiptarėt jashtė vendit ata tė cilėt nė periudhėn para vitit 1878 kėrkuan krijimin e njė shteti tė pavarur shqiptar. Charles dhe Barbara Jelavich thonė se shqiptarėt nuk kishin asnjė kėrkesė pėr pavarėsi nga osmanėt, deri nė vitin 1912, dhe se ata u pėrcaktuan vetėm pėr autonomi. Ata besojnė se shqiptarėt kishin frikė nga pushtimi i tokave tė tyre nga vendet fqinje, ndaj i druheshin copėtimit tė Perandorisė Osmane.

Nė fakt, shqiptarėt ishin nė mesin e mė tė goditurve gjatė procesit tė shpėrbėrjes sė shtetit osman. Kur formėsimi i identitetit perėndimor shqiptar u bė i domosdoshme gjatė procesit tė ndėrtimit tė shtetit modern shqiptar, shqiptarėt nisėn ta shkruajnė historinė e tyre duke lustruar tė kaluarėn e saj osmane. Kjo ēoi nė shfaqjen e elementeve anti-osmane dhe anti-turke nė librat shqiptar tė historisė. Siē ka thėnė Malcolm, historianėt shqiptarė paraqitėn vetėm disa etapa tė kryengritjeve - tė bėra vetėm pėr tė kundėrshtuar rritjen e taksave, bashkė me zyrtarėt shtypės osmanė - si pjesė e luftės sė pavarėsisė kundėr administratės osmane.

Bėrja e historisė, nė tė njėjtėn mėnyrė, vazhdoi edhe gjatė epokės komuniste, kur librat shkollorė pėrdoreshin pėr tė shėrbyer qėllimet e establishmentit, pėr politikat dhe ideologjitė e tij.
Ėshtė ende e mundur tė shohėsh sot - nė botimet e Akademisė Shqiptare tė Shkencave - artikuj dhe tekste qė kualifikojnė osmanėt si fanatikė dhe jotolerantė. Pikėpamja e gjerė e pranuar ėshtė se shqiptarėt ishin tė dėrrmuar nga taksat e rėnda nėn administratėn osmane dhe se ishin tė privuar nga tė drejtat elementare tė njeriut.

Kjo mėnyrė e tė shkruarit tė historisė duket se ėshtė miratuar edhe nė Kosovė.

Sa u pėrket fakteve, paraqitja e historisė osmane ėshtė e njėanshme, e gabuar dhe jo e plotė, jo vetėm nė tekstet shqiptare por te tė gjitha vendet e Ballkanit. Derisa historiografia turke tenton tė portretizojė periudhėn osmane si "epokėn e artė" tė Ballkanit, e cila mė vonė u trazua nga lėvizjet nacionaliste (njė qasje po ashtu e diskutueshme pėr shumė historianė), popujt e Ballkanit dhe qeveritė janė tė prira pėr ta perceptuar kėtė histori tė pėrbashkėt nė njė mėnyrė tė ndryshme. Kontrastet mund tė shėnohen nė mėnyrėn se si nacionalistėt e caktuar nė Ballkan fajėsojnė epokėn osmane pėr tė gjitha tė kėqijat dhe fatkeqėsitė e vendeve tė tyre.

Ėshtė e mundur tė shpjegohen paragjykimet kundėr shtetit osman me dy faktorė kryesor. E para ėshtė se popujt e Ballkanit nė shekullin e XIX ishin tė ekspozuar ndaj romantizmit dhe nacionalizmit etnik perėndimor. Nacional-romantikėt e Ballkanit jo vetėm qė kanė luajtur njė rol tė suksesshėm nė formimin e identiteteve nacionale dhe nė nxitjen e dėshirės pėr pavarėsi, por edhe kanė shtruar themelet qė historia osmane tė interpretohet duke qethur faktet objektive. E dyta ėshtė se kujtesa kolektive e shoqėrive nuk ka shkuar shumė larg mbrapa. Popujt e Ballkanit mund tė thuhet se kujtojnė epokėn osmane kryesisht me zhvillimet gjatė shekullit tė XIX dhe fillimit tė shekullit XX. Megjithatė, kėto ishin periudhat kur trazirat dhe parregullsitė administrative, si dhe trazirat e brendshme janė harlisur nė tė gjitha vendet e territoreve osmane, pėrfshirė edhe Anadollin.

Njė analizė e teksteve shkollore nė vendet e Ballkanit sot dėshmon se mėnyrat me tė cilėn osmanėt trajtohen janė tė pjesshme, se nuk ka hapėsirė pėr pikėpamjet alternative nė disa tema tė diskutueshme dhe se tekstet janė tė mbushura me diskursin nacionalist qė ndonjėherė pėrmban edhe gjuhė fyese. Ėshtė gjithashtu e mundur qė nėpėr libra tė ndjehen shqetėsimet ideologjike dhe politike tė autorėve.

Ajo qė ėshtė gjithashtu e rėndėsishme nė kėtė drejtim ėshtė se librat flasin - nė pjesėn mė tė madhe - pėr aspektet ushtarake dhe politike tė shtetit osman, duke lėnė shumė pak hapėsirė pėr ngjyrimet sociale, kulturore dhe fetare tė perandorisė.

Sidoqoftė, njė pikėpamje mė objektive e historisė osmane kėrkon njė ekzaminim tė plotė tė Ballkanit tė atyre viteve, tė jetės shoqėrore dhe kulturore, tė strukturės familjare, sistemit arsimor, marrėdhėnieve midis grupeve shoqėrore, institucioneve fetare dhe komuniteteve. Pėr sa kohė shteti osman shihet nga perspektiva e ushtrisė dhe e politikės, njerėzit nė Ballkan vėshtirė mund tė mėsojnė disa faktorė tė rėndėsisė jetike, siē ishte toleranca fetare e shtetit osman dhe kontributet e tij nė restaurimin e kishave.

Historia osmane dhe sundimi mbi Ballkan ėshtė shumė mė kompleks dhe historianėt e Ballkanit duhet tė gėrmojnė mė thellė e tė bėjnė njė lexim mė komplet - tė tėrė periudhės sė historisė osmane - pėr tė pasur njė pikėpamje mė tė balancuar.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-09-11, 19:04   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Versioni turk pėr historinė shqiptare

Duhet thėnė kėtij zotėriut, qė kur tė kėrkojnė rishikimin e historisė nėpėr tė gjitha vendet qė ata i mbajtėn nėn pushtim gjatė tėrė kohės sė egzistimit sė perandisė osmane, dhe njė gjė e tillė tė ju pranohet atėherė le tė urdhėrojė me njė kėkresė tė tillė edhe tek trojet shqiptare respektivisht bė Kosovė.
Ku u gjet e para Kosova tė kėrkojnė ndryshimin e historisė sė tyre tė flliqtė pushtuese?
Sado qė tė ken dalė 28 vezirė tė portės sė lartė nga shqiptarėt, trojet shqiptare edhe sot po i vuajnė pasojat e pushtimit tė tyre!


__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.