Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-10-11, 10:45   #16
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deri kur kėshtu?!

Rrėfimi i vrasėsit
Prokurori Isufaj tashmė ka nisur hetimet nė kėtė rast. Nuk preferon tė flasė pėr detajet e pistave tė hetimeve, por tregon se vepra penale kundėr Gani Sahitit ėshtė cilėsuar si vrasje, vepėr e cila mund tė sjellė dėnimin mė tė rėndė prej dyzet vjetėsh qė lejohet me ligjet e aplikuara nė Kosovė.
Prokurori ende nuk e ka marrė nė pyetje tė pandehurin, 30-vjeēarin Gani Sahiti. Por, ky i fundit njė deklaratė tė zgjeruar e ka dhėnė nė polici, njė kopje tė sė cilės e ka siguruar edhe gazeta "Zėri".
“Qė tė mos pėsojnė tė tjerėt, qė raste tė tilla tė mos pėrsėriten nė tė ardhmen dhe tė marrin mėsim tė tjerėt”, ėshtė pėrgjigjur Gani Sahiti nė pyetjen e policisė se pse e ka vrarė Remzi Salihun.
Sahiti pretendon se atij i ėshtė bėrė e padrejtė dhe ka pėsuar pasi ka konkurruar pėr drejtor tė shkollės nė fshatin Dabishevc, Komuna e Prishtinės. Ai ka rrėfyer se si pengesė pėr kėtė i ishin bėrė drejtori i shkollės, Hamdi Hyseni me familjarėt e tij.
Ata e kishin rrahur njėherė Sahitin dhe ky i fundit rastin e kishte paraqitur nė polici, ndėrsa nė maj e kishte lėnė edhe punėn prej arsimtari tė biologjisė nė Dabishevc. Teksa konkursi pėr drejtor shkolle pritej qė tė pėrsėritej, ishte hapur nė ndėrkohė njė konkurs pėr mėsimdhėnės nė njė fshat tjetėr tė Gollakut, nė Koliq.
Edhe aty kishte konkurruar, por nuk ishte pranuar. Ishte ankuar nė shumė institucione dhe sė fundi edhe nė zyrėn rajonale tė arsimit nė Prishtinė. Kishte shkuar disa herė dhe tė hėnėn nė mėngjes pėr herė tė tretė e kishte takuar tashmė tė ndjerin Remzi Sahiti.
Tė hėnėn ai kishte shkuar pėr tė shikuar se ēfarė ėshtė bėrė me ankesėn e tij. Aty kishte kuptuar se ankesa iu ishte refuzuar dhe aty kishte marrė vendimin pėr vrasje.
“Definitivisht sot. Pasi qė Salihu i ishte pėrgjigjur komisionit qė unė e kam ērregulluar mėsimin nė shkollėn nė Dabishevc, unė e kam vrarė atė, sepse mė herėt qėllimin e kam pasur ta vras Hamdi Hysenin”, ka thėnė Salihu rreth momentit kur ka marrė vendim pėr vrasje.
“Sapo kam hyrė nė zyrė, ai (Remzi Salihu), ishte duke folur me dikė nė telefon. Posa e ka ndėrprerė bisedėn unė i kam thėnė qė mė ka lėnė nė rrugė, pastaj e kam nxjerr armėn dhe kam shtėnė shtatė herė nė tė”, ka rrėfyer Sahiti nė polici momentin kur ka kryer krimin.
I ndjeri nuk e kishte thėnė asnjė fjalė, ngase vrasėsi nuk i kishte lėnė kohė pėr tė. Ai kishte dalė nga objekti ku ka kryer krimin dhe i ishte dorėzuar policisė, ndėrsa armėn me tė cilėn e ka kryer vrasjen e kishte pasur qė nga koha kur ka qenė duke shėrbyer si mjek nė UĒPMB.
“Kėtė armė e kam mbajtur me vete qė nga prilli kur jam sulmuar fizikisht”, ka deklaruar Sahiti. Me askėnd Sahiti nuk e kishte diskutuar atė se ēfarė do tė bėnte, ndėrsa nė komunė ai thotė se edhe mė herėt ka shkuar me armė.
Edhe herave tė kaluara ai kishte shkuar me armė nė Komunė, ndonėse kishte pasur sigurim. “Po, ka pasur sigurim, mirėpo ata nuk tė pyesin ku po shkon, aty ėshtė si nė pazar”, ka thėnė Sahiti nė polici.
Policia atij i kishte gjetur armė edhe nė shtėpi, dy granata dore dhe njė thikė luftarake. E, kėto armė thotė se i ka suvenir nga lufta nė UĒPMB-sė. Ganiu e ka pranuar se ėshtė vrasės i Remzi Salihut. Ganiu vazhdon tė qėndrojė prapa grilave dhe rrezikon tė dėnohet me dėnimin maksimal nė Kosovė, ndėrsa viktima qė ai e ka shkaktuar ėshtė varrosur tė martėn nė varrezat e fshatit Prapashticė tė Prishtinės.
Teksa pėr Ganiun kanė nisur hetimet qysh tė hėnėn, pėr vdekjen e Remzi Salihut Komuna e Prishtinės vazhdon tė mbajė tė hapur Librin e Zisė.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 07-10-11 nė 10:46
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.