Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Informatika
Emri
Fjalėkalimi
Informatika Gjithēka mbi informatikėn dhe internetin...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-02-12, 17:51   #1
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,439
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Njihuni me dy shqiptaret e pare te "Apple" dhe shpikjen e tyre














Loran dhe Ledion Dyrmishi kanė lindur nė qytetin e Beratit ku kanė pėrfunduar edhe shkollėn e mesme, ndėrsa tani studiojnė nė Bolonja tė Italisė pėr Informatikė. Sapo kanė programuar njė aplikacion pėr pėrpunimin e fotografive, qė mund tė pėrdoret nė telefonat iPhone dhe nė iPad. Lorani ėshtė nė vitin e fundit tė masterit, ndėrsa Ledioni nė vitin e tretė tė shkollės sė lartė, duke pritur njė Bachelor. Ishte ideja e kėtij tė fundit, nisur nga njė detyrė kursi, ajo qė shkoi shumė mė tej… Aq sa u vlerėsua dhe nga kompania prestigjoze Apple e cila nė fund tė qershorit tė vitit tė kaluar lidhi njė kontratė me djemtė shqiptarė dhe puna e tyre sot gjendet nė “App stor” (apo dyqanin virtual online pėr programet e produkteve Apple). Kemi biseduar me dy vėllezėrit tė cilėt gjenden pėrkohėsisht nė Tiranė. Nė kėtė rrėfim na kanė shpjeguar mė shumė pėr shpikjen e tyre, zhvillimin qė ka marrė dhe cila do tė jetė “ēudia” e radhės mė tė cilėn do tė befasojnė mjeshtėrit e teknologjisė.
Ēfarė programi ėshtė ky qė keni realizuar?
Ledioni: Eshtė njė program pėr “iPhone” dhe “iPad”. Quhet “PhotoNova”, njė aplikacion pėr pėrpunimin e fotografive. Hap foto tė ndryshme dhe i punon nė ēast nga telefoni, pa patur nevojė tė hysh nė kompjuter. Garanton funksionin e parė, qė e ka dhe “Photoshop”-i qė quhet: “Marquee”. Ka tre lloj mjetesh seleksionimi: Lasso (seleksionimi manual), seleksionimi katror dhe ai rrethor. Pėr tė filluar punėn seleksionon pjesėn qė dėshiron tė modifikosh dhe i jep efekte tė ndryshme fotos, ka 70 efekte si dhe slider-at pėr ndryshimin e intensitetit tė ngjyrės. Funksioni i dytė ėshtė mundėsia e dhėnies sė efekteve nė tė gjithė foton. Kėtu mund tė krijosh edhe efektet tė tjera tė personalizuara. Funksioni i tretė, Fix, ėshtė pėr tė hequr ēdo papastėrti (psh. puccrat, sende tė vogla tė padėshiruara) nga fotot. Mė pas vjen funksioni “Paint”, qė siē dihet shėrben pėr tė vizatuar ēfarė ti dėshiron. Ke mundėsi t’i japėsh ēdo ngjyrė penelit tė vizatimit si dhe t’i ndryshosh pėrmasat tij. Foton e modifikuar, pėrveē se mund ta ruash foton nė telefon, mund ta shpėrndash pėrmes Facebook-ut, Email-it, Twiteer-it ose Flickr-it direkt nga programi. Programi punon me foto tė ēdo lloj rezolucioni.
Ky ėshtė njė “fotoshop” i vendosur nė telefon me disa tė dhėna qė fotoshopi i bėn por nė kompjutera tė fuqishėm. Programet e tjera pėr iPhone nuk kanė disa nga funksionet qė ka PhotoNova, si psh funksioni marquee, te cilin jemi ne te parėt qė e kemi realizuar.
Si e realizuat?
Ledioni: Unė studioj nė Bolonja pėr informatikė, jam nė vitin e tretė. Vitin e kaluar kisha njė detyrė kursi kur duhet tė realizoja njė program tė vogėl pėr iPhone. Ashtu bėra, realizova njė program tė vogėl, qė ishte diēka e thjeshtė, dhe ia prezantova profesorit. Ai mė tha qė ėshtė shumė i mirė si program dhe mund ta zhvilloni pasi mund tė ketė suksese nė telefonin iPhone.
Kur e nisėt kėtė projekt?
Ledion: Ka filluar nga maji i vitit tė kaluar. Projekti i shkollės zgjati gati njė muaj. Mė pas nga fundi i qershorit bėmė kontratėn me Apple edhe qė prej andej iu dedikuam kėsaj pune, duke realizuar programin e parė qė quhet EasyPixel, i cili doli nė treg nė muajin tetor. Mė pas filluam tė realizonim PhotoNova-n, ku versioni i tij i parė doli nė treg nė muajin dhjetor ndėrsa versioni i dytė doli nė treg nė muajin shkurt tė 2012-ės.
Si u lidhėt me Apple?
Ledion: Ekziston njė faqe e tyre ku mund tė komunikosh. Ka disa kontrata qė duhet tė firmosėsh me ta, tė gjitha janė elektronike, kemi komunikuar me emaile. Ne i treguam atyre qė kemi njė program dhe duam ta nxjerrim nė shitje. Bėmė kontratėn dhe qė prej atėherė vazhdojmė si programatorė.
Do tė thotė se ju jeni bashkėpunues tė rregullt tani me Apple, apo jo?
Loran: Me fjalė tė tjera po. Ne i dėrgojmė programin dhe merren ata me shpėrndarjen nė internet, celular etj. Funksionon kėshtu: Unė bėj programin dhe e dėrgoj nė qendrėn e tyre. Ata i bėjnė njė revision, pėr tė parė nqs programi pėrmbush standartet e Apple-it. Mė pas ata qė merren me menaxhimin e programit, me nxjerrjen ne treg tė tij. Ndėrsa me reklamimin dhe me njohjen e programit nga pėrdoruesit duhet te merrem unė.
Si u prit ky program?
Loran: PhotoNova u mirėprit shumė mirė nga publiku sepse ėshtė njė program intuitiv qė mund tė pėrdoret nga ēdokush si dhe ka shumė funksione. Mund ta pėrdorė si ai qė ka pak eksperiencė nė fushėn e fotografisė, ashtu edhe njė profesionist. Gjithashtu ky program ėshtė pritur shumė mirė nga kritika ndėrkombėtare. Ata kanė thėnė se ky program ėshtė nė nivelin qė ēdo pėrdorues i iPhone-it duhet ta ketė tė instaluar nė telefonin e tij.
Pse ėshtė i veēantė?
Loran: Sepse ėshtė bėrė qė pėrdoruesi ta ketė sa mė tė lehtė pėrdorimin. Nė radhė tė dytė, ėshtė i nevojshėm sepse ata qė merren me fotografinė dhe qė u pėlqen fotografia me kėtė instrument mund tė modifikojnė shumė pjesė tė njė imazhi. Ke pastaj njė instrument shtesė qė e ke nė telefon dhe qė kushton shumė herė mė pak se programet e tjerė. Ėshtė profesional por edhe zbavitės. Ka 70 efekte, tre katėr lloj seleksionimesh, ka dhe pastrimin e fotove qė mund t’i kryesh nė ēdo telefon iPhone ose iPad. Apple ka tregje tė ndryshme, ka atė italian, amerikan dhe nė Shqipėri mė duket se nuk ėshtė futur ende nė sistemin bankar nė internet pėr Shqipėrinė. Por mund tė regjistrohesh nė faqen e tyre, fut koordinatat e tua bankare, tė dhėnat dhe pasi regjistrohesh shkon te tregu virtual “App Store” gjen njė program qė tė intereson dhe e shkarkon, kėshtu duke klikuar “PhotoNova” shkarkohet edhe programi ynė.

Keni bėrė ndonjė shpikje tjetėr?
Loran: Kemi bėrė, por jemi nė fazė punimesh e cila ėshtė mė e bukur akoma. Qė do akoma punė. Ėshtė njė projekt, njė lojė qė personazhi kontrollohet me lėvizjen trupit. Nėse deri mė tani ėshtė lėvizur me butona, me komanda, ne po punojmė qė lojtari tė lėvizė me lėvizjet e trupit. Kur lėviz krahun, lėviz dhe personazhin. Kur lėviz trupi mbrapa, lėviz dhe personazhi mbrapa. Personazhi je ti, nė kohė reale! Nė radhė tė parė do ndihmė, se ne tė dy nuk ia dalim dot, ne kemi idenė dhe dimė si ta realizojmė. Por duhen njerėz tė tjerė tė na ndihmojmė.
Pse keni zgjedhur tė dy informatikėn?
Loran: Unė e kisha pasion qė i vogėl.
Ledioni: Ndėrsa unė kėtė dija tė bėja mė mirė nga tė gjitha gjėrat e tjera. Kam fituar vendin e tretė nė olimpiadėn kombėtare pėr informatikė nė Shqipėri, nė 2008, dhe pas kėsaj bėra dokumentat dhe jam duke ndjekur studimet nė Bolonja. Kam pasur rezultate tė mira dhe jam ndjerė mirė. Mendoj se kam bėrė zgjedhjen e duhur. Nga pasioni arritėm deri kėtu. Shpresojmė tė arrijmė ato rezultate qė programi meriton.
Jeni nga ata djem qė rrini gjithė kohėn para kompjuterit?
Loran: Nė periudhėn e punės po, nė fillimet e programit gati 3 apo 4 muaj me orė tė zgjatura. Kohėn tjetėr tentojmė t’i “qėndrojmė sa mė larg” kompjuterit. Pėr fat tė mirė nuk jemi shumė tė apasionuar pas videogame-eve. Na pėlqejnė vetėm t’i krijojmė.
Jeni nxėnės tė mirė?
Loran: Qė nė fėmijėri kam arritur gjithmonė rezultate maksimale, edhe vėllai ka qenė gjithashtu me rezultate tė larta. Por universiteti ishte sprova jonė. Pėr Ledionin e dinim qė kishte aftėsi, ndėrsa mua nuk ma kishin merakun prindėrit. Shkova i pari, se jam 5 vjet mė i madh se vėllai. Kur shkova atje i thashė se do tė vazhdozh Informatikė.
Ju ka paguar apple?
Ledion: Paguajnė ēdo muaj, i hedhin fitimet qė ne kemi nga programi nė llogari. Janė kontratat virutale. Pėr tregun ndėrkombėtar ata e kanė zgjedhur nė kėtė mėnyrė se qendrėn kanė nė Amerikė, ne jemi nė Itali.
Ju jeni tė kėnaqur mė kėtė pagesė?
Ledion: Ne marrim pėrqindje nga shitjet e programit tonė. Funksionon si nė ēdo treg tjetėr. Duhet tė ofrosh njė produkt tė mirė, por edhe duhet ta reklamosh atė qė njerėzit ta njohin. Nė pėrgjithėsi jemi shumė tė kėnaqur.
Do ktheheni nė Shqipėri ndonjėherė?
Loran: Kėto dy muaj tė fundit kemi punuar nė Shqipėri. Do tė jemi nė lėvizje tė vazhdueshme midis Italisė dhe Shqipėrisė.
Ēfarė vlerėsimesh keni marrė dhe nga kush ?
Ledion:Vlerėsime dhe pėrgėzime kemi marrė nga dekani i universitetit ku studiojmė, i cili na kėrkoi tė vazhdonim studimet nė atė shkollė dhe t’i zhvillonim projektet aty. Por vlerėsimi mė i madh ėshtė kur kritika vlerėson maksimalisht punėn tėnde si dhe komentet e pėrdoruesve tė programit.
Si ju shohin bashkėmoshatarėt e tjerė, atje qė keni pasur kėtė sukses?
Ledion: Nė radhė tė parė i falėnderoj pėr urimet dhe mbėshtetjen qė na kanė dhėnė. Kemi parė njė lloj admirimi nga ana e tyre, pėr faktin se kemi venė nė praktikė dituritė qė kemi marrė gjatė kėtyre viteve.
Jeta nė Itali
“Nė Itali, si ēdo student tjetėr atje, pėr tė mundėsuar jetesėn jemi marrė me punė si nė fushėn tonė ashtu edhe punė tė tjera. Pėr fat tė mirė kemi jetuar nė njė qytet tė bukur bregdetar, Rimini, ku ka pasur mundėsi pėr aktivitete tė ndryshme sidomos nė periudhėn e verės. Gjithashtu jemi marrė edhe me sport. Unė kam luajtur nė njė ekip basketbolli ndėrsa Ledioni ka luajtur me ekipin Under-21 tė futbollit me 5 vetė tė qytetit ku jetonim”.
Shpikja e radhės? Lėviz ti, do tė lėvizė edhe personazhi nė kompjuter
“Ne realizojmė projekte. Projekti mė interesant qė kemi nė dorė ėshtė ai qė pėrmendėm edhe mė lartė, komandimi i personazhit tė videogame-it me anė tė trupit duke pėrdorur teknologjinė mė tė fundit qė mundėsojnė kompanitė e mėdha tė elektronikės. Realizimi i njė videogame duke futur kėtė tė re do te ishte njė arritje shumė e madhe pėr ne”.
Me projekte edhe nė Tiranė?
“Po. Hapi tjetėr ėshtė ndėrtimi i njė studio programimi, nė qoftė se do na jepet mundėsia mendojmė ta hapim kėtu nė Tirane. Pėr momentin ėshtė njė plan, qė shpresojmė ta realizojmė sa mė shpejt. Prioriteti ėshtė krijimi i programeve tė ēdo lloji (PC, iPhone, Play Station, Xbox) qė tė kenė sukses nė tregun ndėrkombėtar. Krijimi i tyre kėrkon njė grup pune tė pėrbėrė nga shumė persona. Kemi realizuar gjithashtu edhe disa projekte qė po i prezantojmė nė media, institucione, ndėrmarrje si dhe pranė subjekteve private, kėshtu teknologjitė e fundit tė programimit tė hyjnė nė Shqipėri”.


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.