Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-04-06, 19:02   #91
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rrethi I Vetmise




Njeriu e ndien dhembjen kur jeta e mashtron,e ndien demoralizimin kur humb dashurine dhe besimin ne njerez.Tash une i humbur rri ne udhekryq te jetes,numeroj ditet dhe mendoj per peripetite e jetes dhe valet e saj.Ne frymen e krenarise rinore,cdo gje kam bere per te tjere e me te tjere,por ky ishte rrethi magjik,dhe askush s`ka dashur te dale nga ky rreth,sepse ishte oaze e vetekenaqesise se bukurise njerezore per vete menyren e te jetuarit.
Jeta e mberthyer ne rrathet e vetmise,me perkujton boemet amerikane dhe tregimet e shkrimtareve.Rrethi mahnites eshte opsesion vetmie i cili pa tjeter shkaterron Egon.Jane keto mesime te cilat thone se njeriu mund te ndahet nga normalja pozitive jetesore dhe te menduarit,rezonimit,ne nje periudhe te gjate.
Cdo gje duhet te kaloje e ne duhet te mbesim njerez,ndersa kuptimin per jete e humbim kur sillemi pas gjerave te parendesishme,kur keto gjera per ato,nuk kane vlere dhe dashuri.
Dhe e dashur,pas ketij absurdi jetesor cka mbetet? A ke ti dore dhe force per te ndryshuar dicka,per te kendelle pak shprese dhe iluzion,qe bota te behet me e mire.Ndoshta te gjitha keto marrezira jane kafshate e madhe per ty e dashur.Por,te gjitha keto fjale jane fjalet pershendetese e gjenerates dhe deshire.Ndoshta e gjitha kjo mbetet enderr dhe deshire elitiste,sepse frikohem se po shkeli ne ardhmerin e mjegullt!
E dashur,ndoshta ky rreth mahnites,eshte vule vetmie...do te jete ndoshta edhe i gabueshem per shumice!? Si thua Ti e dashur ?
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-04-06, 20:16   #92
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim

.... kerkoj falje per nderhyrje ne mes te keti monologu esse-ist , deshta vetem te pershendes keto cicerrima demethenese -respekt !
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-05-06, 20:44   #93
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Nje kenge nga large...





Nje kenge e njohur nga large...
ndigjohet !
Nje ze i embel nga large...
jehon!
I ulur rri dhe po e pres,
e pres ketu,ne cdo mengjez.

Akoma mire nuk po ndigjohet
zeri i saj kujtimet i zgjone
e pres te vij dhe te kuptohet,
me duket se eshte,kenga e jone.


*Zenkat e rendojne dashurine...*
po, me pelqen kjo kenge e dashur!
por ne vend te zenkave kemi dashurine
nje jete,dy zemra,dy shpirta te k`naqur!

Ne,nuk ndigjojme nota percarese
as tekste muzike qe lajmerojne ndarje...
muzika jone ,dashurise i kendon
shpirtin e prek,zemrat i gezon!


Nje kenge e njohur,me mbush me ndjenja
nje ze i embel me thote : une erdha
tingellon nga erresira nje ze i bukur
O shpirti im,ti ku je strukur.
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-05-06, 18:54   #94
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Perse?




Perse?
Ne suazat e jetes djaloshare,
ne gryken e gremines
ne thundren e ariut,
ne endrrat e mengjezit...
TE KERKOJ!

Perse?
Ne kujtimet rinore,
ne albumet e nostalgjise,
ne poezit e shkruara per ty,
ne ditet e merzis,
TE KUJTOJ!

Perse?
Ne pune dhe rruge,
ne kremtet familjare,
ne driten e henes,
ne mendje dhe shpirtin e lodhur
TE DASHUROJ!



SYRI YT


Syri yt veshtron kaltersine!
Qielli po qane ,
nga bukuria e rradhe.
Ndjenje dashurie po me mbyt
me shume,me bukur ,se...
SYRI YT!!!
Ne majin e kuq,
ne ditet me diell,
gjerdan i bukur,
i hijeshise.
Po, i kujtoj une ditet
e beqarise...
dhe dicka perseri
me nxen ne gryke,
me shume,me rende
se SYRI YT!
Nuk i frikohem lotit
tend,
as buzeqeshjes qe te ngrine
ne vend!
Por shiqimi yt
me mbyt...ah ai
SYRI YT!
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-05-06, 22:37   #95
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim




NE JEMI ATO...
(Kushtuar pamvarsis se Malit te Zi)


E prisnim ate dite,si vjollca pranveren
e prisnim ate nate si lakuriqi i verber,
ferrate dhe gjarperinjte nga rruga u larguan,
ne strofullen e vet,me duket se shkuan.

Eshte nje populle fisnik dhe krenar,
eshte nje populle ,besnik,legjendare,
Ne nje dite,dy shtete ne ballkan,
e kush e ka kete force ,si populli shqiptar!?

Si kurr me pare,mora fryme lirshem,
e veshtire eshte ,te jem i vetedijshem,
endrra shekullore tani u be zgjenderr
e festoj ate nate cdo emer dhe qender!

Shume nga keto troje,large jane larguar,
por te gjithe u kthyen,LIRINE na e dhuruane!
Me duket se tani te gjithe e kane kuptuar,
se populli shqiptar nuk duhet debuar!

Ne nuk jemi ,kulshedra grabitqare
por populle i vuajtur ,me njemije halle,
ne nuk jemi armiqet e brendshem,
numer i vogel por te madhe zemren.

Tytat e topave na mbanin ne shenjester,
nuk do rrini ketu,ju do ikni neser!
Ne nuk luftuam ,me arme e me lote,
pamvarsin fituam vetem me nje dore!

Mos renko ti nene,se djemte jane te ndare,
do jetojne te lumture ngado qe t`ia mbajne
kudo qe sot gjinden,stergjyshrat iu kane jetuar,
por kudo qe t`jene,s`do jene te okupuar!

Ndoshta eshte me mire,qe jane te merguar,
forca e tyre ka nis per te u treguar,
pesha e tyre kurr ska qene e lehte,
le te rrojne te gjithe,kudo qe te jene!

Vitet po kalojne,viktimat nuk harrohen,
por rruga e nisur duhet te vazhdohet!
Ne qiell eshte nje ylle ,qe udhet pagezon,
buzeqeshje te fshehur,gjithnji me dhuron.
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-06-06, 20:39   #96
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Takimi me ty,dikur dhe sot!





Duke u nisur per te te takuar,rruges mendova cka duhet te flas?Pasi rruga nuk ishte edhe aq e shkurter,monologun tim e peshperita bukur mire me vetvehte dhe mund te them qe arrita ta kuptoj se nuk jam aq keq me fjalor dashurie,e dashura ime.Por,gjithnje mbeten frika para se te nxjerr nga goja dy-tri fjalet e para,sepse nuk jam i sigurt se edhe ti me do ashtu si te dua une ty!!!
Me kujtohet,edhe pse ne njiheshim pothuajse qe moti,nuk veshtronim njeri-tjetrin miqesisht,butesisht...thua se nje dite do dilnim ne fushebeteje dhe duel ne jete a vdekje,e jo ne takim dashurie!
Shpesh, vehten e gjej duke menduar si u njohtuam.Ashtu mendova edhe ate dite qe ne vehte peshperita cka te them dhe cka te flas,zemren ta pushtoj! Ti...gjithmone ishe shume krenare dhe e vendosur .Pothuajse gjere ne mendjemadhesi shkonte EGOJA yte.Ishe teper e bindur se nje dite do vendosesh dhe nuk do pendohej kurr per vendimin e marre ne rinin tende. Asnjehere nuk i je bindur fjaleve te gjenerates tende,por as atyre qe une te i kam folur,apo jo ?
Sot,pas shume viteve ,ti perseri ben takim me mua.Sot,pas shume luhatjeve,ngritjeve dhe rrezimeve ,ti ulesh dhe para meje kerkon ndjese!Sot,une prap po dal ne takim,dhe prap si dikur,me ty!Por kesaj here une nuk bej koncept si ne provim apo takimet e para.Sot nuk kam nevoj sepse nuk kam frik pergjigjen tende si atehere kur me le te vetmuar duke mos e ndigjuar as fjalen time te fundit qe doja ta rrefeja me lote ne sy!Sot, nuk peshperis asnje fjale sepse ato jane akumuluar vite te tera dhe presin te shperthejne,te marrin hovin dhe rrugen e pakthyeshme.Ato kerkojne liri...te fluturojne!
Sot,pas shume takimeve ,qe cdo kush i mban ne kujtes..une kete dua ta harroj sepse nuk me duhet aroma e lules se vyshkur.Kete takim nuk dua ta numeroj me ato ku zemra ndjente kenaqesi....Fjalet nuk i zgjodha dhe andaj perfundoj shume shpejt,pa filluar mire.
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-06-06, 19:51   #97
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ndarja jone!





Sonte ti largohesh ne muzgun e mbremjes.I kthehej se ardhures,jetes qe zgjodhe.Me thua qe e ke te veshtire te ndahesh nga une dhe mallkon krahet e avionit i cili pret hyrjen tende!Si te besoj? Ke te mallkoj? Si ta pranoj realitetin e hidhur? Kush dhe pse duhet te vuaj gabimet e rinis se hershme?Nje mije pyetje pa asnje pergjigje! Heshtje ! Ankthe ! Zemerim !
E keqa qendron aty qe me vone te gjitha keto kalojne ne nostalgji dhe depresio,merzi. Mua me mbetet doemosmeria qe te pajtohem me kete.Ty ndoshta te duket e lehte,mua e pamundur!Ne e dashur jetojme per opinion! Sikur te mos ekzistonin dogmat patriarkale te mesit tone,ku dhe si do perfundonte dashuria dhe lidhja jone?
Perseri lote dhe perseri ndarje.Mbaj mend nje thenie ne nje skene filmike para shume viteve : *njeriu gelltit nje luge corbe te prishur dhe e vjelle krejt jeten*. Perse neve na ndodhi kjo.Perse e gelltitem se bashku? Perse,perse,perse...Njemije pyetje pa asnje pergjigje!
Jeta thone,ece,vazhdon...e dij,ajo nuk ndalon per dy udhetar,sepse ka mjafte stacione tjere ku dhuron lumturi dhe fat. Ne nuk e verejtem kur kaloi prane neve.Na la te pikelluar,te lodhur dhe te merzitur.Jeta thone ka shtigje mjaft,por porta hyrese njehere e hapur nuk nderron vend aq lehte sepse rruga nuk shpie ne hyrje tjeter.Vetem nje e ka te pershtateshme. Bari duhet te lulezoj dhe te mbyll varret,por, kurdoher do tregojme me gishte : ja, aty dikur ishte hyrja ne livadhin tim,tendin...te ynin! Jeta kerkon te jemi aktore pa diplome. Duhet te qeshim kur zemrat qajne. Nuk mund te qajme sepse aktoret do pushoheshin nga puna.Dhe jeta vazhdon.Nje ndarje paralajmeron nje takim tjeter,ku ta dij une se kur dhe ku?! Ndoshta me as nuk do takohemi kurr! Te ia nisesh nga nje fillim tjeter? Shumica ashtu thote. Pyes zemren time : a mundej o e gjore....ej, zgjohu nga gjumi,ti sapo i ke mbushur te njezetat,perse kaq shpejt u lodhe ? Jeta eshte para teje. Bota eshte e jotja. E dine e dashur se si me pergjigjet ?Jo.
Ti ,kurr nuk do ta kuptosh gjemen e saj .Ajo nje dite do ndalet dhe mjeku nuk do konstatoi vdekjen e saj,por...semundjen e rende dhe te pasherueshme. Ilaci i saj do kerkohet aty ku i mbollem kujtimet tona.
Pacienti s`do pres te ulet nga mali tufa e barnave sherues. Kam frike se per cdo gje,do jete shume vone!!!


Syte,qe do me vrasin


Perseri ne ndahemi bashke
jo kurr me teper,nuk jemi dashte!
Si tani jeten,une ta vazdhdoj?
Si mundem valle,te te harroj ?

Ditet e kaluara ,do mbesin kujtime
nje ylle i shkeputur nga endrra ime,
shume perqafime ne lote e ne vaje
si mundet jeta,ne te na ndaje?

Asnjeren se deshte,ashtu si ty,
me malle i putha ato dy sy
tash me harro,mos me kujto mua
edhe pse une,ty shume te dua!

Te them mos vuaj,te lutem shko !
Njehere ne jete,ti me ndigjo!
Me lere te vuaj edhe per ty,
me lere te vuaj per ato sy!
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-06-06, 19:52   #98
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Z E M R A




Fishkellima e eres ,shpirtin ma trazon,
po erret nje dite qe zemren me lodhi,
ajo tash po qan,shume sec po renkon,
nje pjese te saj,e dashura e mori!


Nuk dua jo,lemoshe as ngushellim,
nuk dua fjale,dua t`me harroni
zemra po merr fryme,por me pertim,
mos i beni ze,duhet ta kuptoni!

Ne mengjezin e ri,te dites qe do vije
ndryshe do zgjohet,ndoshta do sherohet,
mos i beni ze,nuk do t`ia dij,
as kur zbardhe dita,por as kur erresohet!!!

Zemra ime e dashur... PO ,i di te gjitha,
por ndigjo mire: ajo nuk tradhton,
qetesin e saj une gabim e prisha,
per ate ajo,po qane,po loton.

Do te vij nje dite,ndoshta do sherohet!
por dhimbjen qe ka, kur s`do e harroi,
para se te dashuroj,mire do mendohet
nuk do durojne me....JO,kush ta lendoj!


Ate dite qe u bashkuan...


E prisnim qe moti ato te bashkohen,
e prisnim te gjithe edhe te martohen,
e kujtojme te gjithe bashkimin e tyre
jo askush ate nate,s`ju besonte syve!

Nje kohe te gjate rrinin te larguar,
edhe pse ishin,shume te dashuruare,
ja pra dashuria, edhe njeher fitoi
dy zemra qe duhen,ne fund i bashkoi.

Gezuam te gjithe,me kenge e me valle,
shoku yne sot beri, nje dasem te madhe,
urojme qe te jene ,gjithmone te bashkuar
ne njeri-tjetrin shume te dashuruare!
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-06-06, 15:44   #99
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim




Nuk kam te drejte!


Nuk kam te drejte
te te therras *dashuri*
tash ti,large je trete,
atje ne Angli.


Nuk dua te te prish qetesin,
ATE e zgjodhe per vehte,
nuk dua ta prish lumturin,
por,ne zemer me mbete.


Nuk kam te drejte - JO,
te dua kur s`me do,
nuk kam te drejte - JO
e lire nga une jeto !

E harrove dashurine tone,
te ta kujtoj eshte vone,
nuk kam te drejte -JO
te dua kur s`me do!!!



KESAJ NATE...

Kesaj nate kur malli me kaploj,
ne dhomen e erret,rri dhe po mendoj,
ku shkuan ato vite,qe me deshe mua?
Perse rri e heshtur,pse s`me tregon mua?

Kesaj nate,nuk po me ze gjumi,
dashuria thone,eshte me e rende se plumbi,
kesaj nate une te kujtoj ty
me dhimbje ne zemer,e me lote ne sy.

Ku shkuan agimet qe i pritem bashke?
Cka do te thote bota,kur une te dal jashte!?
Ku shkuan ato puthje,perqafimet tona?
Ti me the *TE DUA*,une kurr se harrova!

Tani ne vetmi,kjo nate po kalon,
perse zemra ime,ti s`po me kujton?
Sa shpejte me harrove,large ti je larguar,
mua me le vetem,me le te pikelluar!
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-07-06, 20:46   #100
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim E J A....





Vetmia buron nga lodhja,
dashuria bie viktime e thashethemeve
ne perditshmerine monotonike
bukuria ka emer femre!


Nuk dua ta dij ku gjindej,
dua te pres afersine,
largesia nuk sheron plaget,
puthja me gisht nuk largon merzin.


Tash me sy,te percjell dielli,
hena u ngrit ne parajsen qiellore,
nuk po flasin per ne,eja
buzeqeshja ime u zhduk,ti e more...
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-07-06, 21:08   #101
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ne muzgun e mbremjes




Ne muzgun e mbremjes qe po afrohet,
po me flladit nje ere e lehte,
veshtrimin larg e kam hjedhe,
mundohem ty me te gjete!

E dij qe kjo nate, ty te gjen large,
vjen tek ti,dhe je e lumtur,
nuk po merakosej per endrrat e mia,
per qetesin time,per gjumin e humbur.

Nuk lodhej me brenga te vjetra,
histori e vjeter,per ty e harruar!
Une gjithnje flladitem ne muzgun e mbremjes,
por nuk e le,ty pa te kujtuar!

Nje pike ne horizont,ne sy me eshte ngulitur
tik-taku i zemres me kujton vetmin,
nje mimoze e vogel,sa pak qe eshte rritur,
aty buze meje,me kujton rinin.
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 21:27   #102
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ti...




Ne rrugen e harruar,
takohemi perseri!
Gremine u be,per cudi!
U fundos bota ne kerkime joshese.
Perse mallkon fatin,jo,S`E DI?!

Kthehesh e lodhur,
ne gjurmet e vjetra!
Kerkon qetesi,per zemer, sherim,
mua... s`me ledhatoj jeta,
po tretem i humbur,
atje,ne mergim.

Fajin,
nuk e kam une!
Gjithnje po mbetet
jetim.
Te dua,zemer...
per mua je ende
mallkim!!!
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-03-07, 00:18   #103
AKT
 
Avatari i AKT
 
Anėtarėsuar: 15-06-05
Vendndodhja: Ana e Malit,Komuna e Ulqinit
Postime: 156
AKT e ka pezulluar reputacionin
Gabim Jo, Nuk Mundem Pa Ty

Jo,
nuk mundem pa ty,
jo,
dua te te veshtroj ne sy!
Aty kerkoj rrezet sheruese
per zemren time
mallengjyese!
Jo,
nuk mundem pa ty,
jo,
dua te te veshtroj ne sy!
Aty kerkoj shpresen e humbur
per shpirtin tim,
ne lote te mbytur!




PERSERI TE KERKOJ


Ringjallje,ngushellime
jete me hile!
Dua ta ndryshoj
kahhjen tek ti
ta drejtoj!
Perseri te kerkoj
dua,me duhet ,
te te takoj.
Me kerko
mua lehte me gjene
jam aty ku ngula vend.
C rrenjosi rrenjet e mija
beri....beri te lira!



VETEM NJE DESHIRE


E kam,
e ruaj,
nuk e tregoj,
vehtes ia mohoj.
E kam nje deshire!
E ruaj
per ty!
Do ta tregoj
kur te vijsh...
te lutem
kesaj rralle
mos ma PRISH!!!


E DIJ...


I kam te qarta
rrezet e diellit,
shiu si formohet,
lumi pse del nga shtrati,
perse bene ftohte ne dimer...
Thuaj...fundi yne te mos vij,
sepse TE DUA
ate e dij.


I D E A L E !

Dielli i pranveres
lajmeron nxehtesi globale!
Ne syte e mij gjitnje ke qene
IDEALE!
Ashtu ke mbete...
ashtu me je trete...


Tash te kerkoj,
te kthehem kohe pas kohe,
kur nostalgjia me kaplon
zemra ime e lodhur...
ty te kujton!!!
Afrohu te them te verteten,
mos u ben mendjemadhe,
sepse per mua,ti je
I D E A L E .
AKT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-03-07, 21:46   #104
AKT
 
Avatari i AKT
 
Anėtarėsuar: 15-06-05
Vendndodhja: Ana e Malit,Komuna e Ulqinit
Postime: 156
AKT e ka pezulluar reputacionin
Gabim Nuk E Dij Perse?

Kur shfletoj albumet,tek fotografia e jone ndaloj...
nuk e dij perse,lotet me shpetojne !
gjithnje po me lodhe ,vetem nje mendim,
perse u largove ,shkove ne mergim?!

Kur shfletoj ditarin,kudo te gjej ty,
keq e ndjej vehten,zemren ma ke thy,
nuk e dij perse,kjo ndjenje me percjell,
kur jam i vetmuar,te kujtoj perher!

Kur jam ne shoqeri,emri yt perflitet,
shume genjeshtra flasin,shume per ty po shpifet,
nuk e dij perse,ato fjale i thone?!
une te te harroj,jo nuk me ndihmojne!!!


PERSHENDETJE NGA SHKODRA NGA EX CICERRIMA(AKT)
AKT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-03-07, 21:31   #105
AKT
 
Avatari i AKT
 
Anėtarėsuar: 15-06-05
Vendndodhja: Ana e Malit,Komuna e Ulqinit
Postime: 156
AKT e ka pezulluar reputacionin
Gabim A duhet valle, te deshperohem?!




Nisja e fillimeve te para eshte zbehur,
e rende eshte e verteta , pa alkohol *e dehur*!
Nuk jetohet nga lavdia e se kaluares
gjithmone te presin ne krye te punes!
Jo,i fjetur
jo i tretur,
aty buze BUNES.

Kujt te i rrefehem kesaj nate te vrazhde?
Nuk mundem si ateher kur ne ishim bashke!
Kujt te i tregoj ,dhimbjen ta lehtesoj,
jo,as une kete gjendje,jo nuk e kuptoj!!!

Me therrasin te dal,vet i kam mesuar,
le te shkoj nje nate,mua pa me ndigjuar!
Nuk flitet per kohen e kaluar
as per te rejat,por as per te shkuarat!


AKT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 10 (0 Anėtarėt dhe 10 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.