Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-12-07, 02:26   #1
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Adrian DULE - KRIJIME

Po postoj nje novele , e cila uroj t'ju nxise per te dhene mendimet tuaja, qofte pro, apo kundra per menyren e trajtimit artistik dhe social.


Mbylla kompiuterin dhe rregullova nxitimthi shkresat me shifra pa fund, tė sapo printuara. Shplodha sytė pėr pak nė faqen bosh tė murit tė zyrės, (nuk jam aq romantik sa tė shoh pemėt nga dritarja) dhe u bėra gati tė dal me stomakun nė dorė, qė filloi tė ulėrasė i fyer. Nuk isha marrė fare me tė qė darkėn e shkuar. Tringėlliti zilja e mesazheve tė celularit. E hapa me bezdi, se mos ishte ndonjė klient idiot, i cili kujtohej nė castin e fundit pėr tė ndryshuar dicka nė pėrllogaritje. Punė muti, kur je nėnpunės banke dhe duhet tė merresh me paratė e pafund tė tė tjerėve dhe pret si qen rrogėn nė fund tė muajit. Varja. Gjysma e sė keqes, se mund tė isha kamarier, apo murator nė Greqi, apo Itali, si ca shokėt e mi. Mesazhi fatmirėsisht mė shplodhi akoma mė shumė sytė, e mė qetėsoi ulėrimat e stomakut pėr pak sekonda. Vinte nga njė mikesha ime, e cila mė ftonte pėr drekė nė njė restorant afėr bankės. U lėshova poshtė shkallėve pa pasur durim tė pres ashensorin. Pėrfundova nė rrugė, duke shkopsitur kėmishėn dhe lėruar kollaren. Mora rrugėn drejt restorantit ku ajo priste me njė shoqen e saj, sic mė shkruante nė sms, tė cilėn nuk e njihja.
Kishim kohė pa u takuar. Arsyet ishin tė shumta. Mė thelbėsorja mendoj se lidhej me faktin qė mė kishte dalė nga qefi dhe nuk mė shkohej mė me tė nė krevat. Gjithsesi jam aq i sinqertė dhe i ndershėm, sa t’ja transmetoja gojarisht edhe asaj. Natyrisht qė kur ja thashė mė mirėkuptoi, aq mė tepėr qė bashkėjetonte prej vitesh me dikė dhe prisnin tė martoheshin sė shpejti. Tek e fundit patėm njė marrėdhėnie seksuale tė vrullshme pėr njėfarė kohe, qė besoj se pati vlerė si pėr atė e si pėr mua. Ajo shkundi pluhurin e monotonisė qė e mbante tė shtrėnguar nė darėt e bashkėjetesės sė gjatė dhe unė shkunda allatet e mia, sic thoshte gjyshi im rafmet pastė. Epo ajo qėnka e pėrdalė se ka tradhtuar atė tė gjorin dhe ti i pacipė qė paske shkuar vetėm pėr shkundje allatesh, do thoni ju. Ehh…sa mirė do tė ishte nė rast se do tė ishin kaq tė thjeshta gjėrat nė pėrcaktim. Njeriu i shkretė qėnka kaq i komplikuar, sa rregullat e moralit i rrinė si njė palė kėpucė me numėr mė tė vogėl se kėmba dhe ja bėjnė gjak. Sidoqoftė janė pa fund ato femra tė shkreta qė kanė ndjekur rregullat e moralit njė pėr njė dhe ju rroftė qė e futėn kėmbėn njė jetė nė kėpucėt me numėr mė tė vogėl se kėmba e tyre. Sė fundmi kur jeta ju ikėn pėr lesh (sic thonė), mallkojnė fatin e zi dhe moralin, si gjyshja ime, qė nėpėr dhėmbė shpesh pėshpėriste: “Pac fatin e kurvės” – kur shihte tė bijėn tė ngelur nė derė. Dhe kishte tė drejtė rafmetpaslia, po aq sa kishte tė drejtė burri i saj gjyshi im, me shkundjen e allateve, megjithėse iku me peng nė zemėr qė nuk i shkundi allatet sic deshi dhe gjyshja iku me peng nė zemėr, qė nuk pati fatin e kurvave me gjyshin i cili e kishte mendjen vetėm tek shkundja e allateve.
Me pak fjalė, shoqja ime solli organet nė formė me mua, pa i shkuar aspak mendja ta braktisė atė delen e perėndisė me tė cilėn e lidhnin shumė mė tepėr gjėra se sa seksi. E di qė me kėtė frazėn e fundit do tė acaroheni shumė, meshkuj dhe femra sė bashku dhe do tė mė quani tė pėrdalė, tė pacipė e kudiunė dhe shoqen time kurvė me damkė.
Arrita nė restorant si vetėtimė dhe syri mė kapi dyshen e ulur nė tavolinė. Prisnin me njė piatė afetato nė mes, njė shishe verė dhe dy gota tė mbushura me lėngun e rubintė. Pa e zgjatur me prezantime dhe pėrshkrime tė tepėrta, putha nė faqe fshiktas mikeshėn time, i dhashė dorėn tjetrės dhe u ula me njė ndjesi tė kėndshme, por tė cuditshme. Mikesha ime ishte bionde origjinale dhe solucioni qė ja forconte tė verdhėn ishte i vėnė nė masėn e duhur. Shkurt nuk hynte tek biondet e shplara. Shoqja e saj ishte brune e theksuar. Nėse ishin me bojė, apo pa bojė flokėt e saj, nuk arrita ta konstatoj. Ajo qė i bėnte shumė tė ndryshme pėrvec flokėve ishin sytė. Biondia me sy tė blertė dhe brunia me sy tė thellė nė ngjyrė ulliri si kadife, ose mė saktė si sy kaprolli. Ja fus kot, se vetėm njė herė kam parė njė kaproll tė sapovrarė, qė i ndriste njė pikė loti teksa jepte shpirt. Po jepte shpirt them . . . nuk e di a ka shpirt kaprolli, por atė ndjesi mė la atė cast qė e pashė, pas ca sacmeve cifteje qė ja kish ngulur xhaxhai im. Njė njeri i fandaksur, i cili me diplomė kishte mbaruar matematikė, e pėr profesion quante gjuetinė dhe urrejtjen mė tė madhe e kishte klasifikuar matematikisht, pėr femrėn dhe artin nė tėrėsi. Arti dhe femra sipas tij e kishin bėrė botėn lėmsh dhe i kishin vėnė vulėn e shkatėrrimit njerėzimit qė nė zanafillė. Nejse, varja edhe xhaxhait tė fandaksur. Tek arti hajt se po i jap njė farė tė drejte, por tek femra ja mbyste i ndjeri, se pa femrėn kot rrojmė dhe s’ka kuptim jeta. I ndjeri, sepse edhe ai ka vdekur, ashtu sic ka vdekur edhe im atė qė njė jetė u zu me tė. Im atė i jepte tė drejtė pėrsa i pėrket femrave, por duke u munduar ti mbushė mėndjen se arti ėshtė gjėja mė e bukur qė karakterizon njeriun, meqėnėse time mė e donte aq shumė sa ajo i kishte hedhur trutė e gomarit meqėnėse vetė ishte artiste. Ziheshin kaq shumė me xhaxhain sa hynte halla ime me tėrsėllėmė pėr ti ndarė (nuk po e quaj e ndjera se nuk ka vdekur akoma) dhe i qetėsonte duke i thėnė se: “Kam shkuar me dhjetėra meshkuj dhe tė tėrė ishin idiot pėrvec burrit tim”. Burri i saj ( pėr sqarim) ėshtė njė plak i rrjedhur pasanik italian qė ka nja tre barqe me fėmijė dhe sė fundmi bėri edhe njė djalė me hallėn. Vėllezėrit i fusnin njė kurvė nėpėr dhėmbė pėr tė motrėn dhe e linin sherrin si me magji, sepse ajo kur nxehej nuk pėrmbahej dhe jo vetėm kaq, por ju kėrkonte paratė qė ju kishte dhėnė borxh burri i saj, po ta detyronin tė arrinte deri nė atė “dhimbje shpirtėrore” sic e quante ajo.
Sidoqoftė po kthehem tek ndjesia e kėndėshme dhe e cuditshme e rezervuar nga ato tė dyja, e lidhur fillimisht me portretet diametralisht tė kundėrta, por jo pėr tė kundėrtėn se sa pėr atė qė i bėnte tė pėrbashkėta kėto tė kundėrta. Ishin kaq tė kundėrta, qoftė edhe nė dhėnien e dorės dhe qėndrimit nė tavolinė, sa mua nė vend tė mė jepnin ndjesinė e tė kundėrtės qė ėshtė normale, mė dhanė njė ndjesi ngjashmėrie. Ti je i fandaksur si gjyshja, gjyshi, xhaxhai dhe halla tė cilėt sapo i pėrmende do tė thoni, teksa nė dy qėnie ekstremisht tė kundėrta sheh ngjashmėri. Ndoshta, madje edhe unė atė moment kėtė mendova dhe tė tėra kėto pėrsiatje jua thashė me disa fjali shpejt e shpejt, ndėrsa e pastrova pjatėn me copra sallami dhe proshute duke i shoqėruar me verėn qė e piva si ujė. Ato filluan tė qeshin me lot dhe shihnin njėra - tjetrėn ndėrkohė qė erdhi kamarieri pėr tė marrė porosinė. E pyeta kamarierin nėse e kishte gjallė babain dhe xhaxhain dhe kur mė tha – po - me kokė i hutuar, ju luta tė mė thotė se cfarė mund tė mė sugjerojė, sepse isha i uritur dhe nuk kisha nerva tė rrija e tė lexoja menunė. Filloi tė recitojė njė lumė gjėrash dhe e ndėrpreva duke i thėnė tė mė sillte atė qė atij i pėlqente mė shumė dhe qė e kishte ngrėnė vetė mė shumė se tre herė gjatė kohės qė punonte nė atė lokal. E humbi seriozitetin pėr njė cast. Filloi tė qeshė me dorėn pėrpara gojės dhe u kthye tek femrat pėr tė marrė porosinė, ndėrsa mu krijua ndjesia qė ju duka si karagjos qė bėn humor pa i qeshur buza. Ato pa u pėrmbajtur nė tė qeshur i porositėn njė pjatė tė dytė tė cilėn e kishte ngrėnė vetė mė shumė se tre herė, por tė mos ishte njėsoj me atė timen. Ai u u pre nė fytyrė. Ndoshta ju duk sikur po talleshim me tė dhe i nguli sytė me pėrvuajtje tek brunia, e cila vazhdonte tė qeshte me tė madhe. Mė erdhi keq pėr tė, sepse nuk ja kisha bėrė porosinė me humor dhe aq mė pak me karagjozllėk, pėr mė tepėr qė kishte pak thinja mbi vesh qė e fisnikėronin. I fola me nervozizėm asaj tė ndėrpresė tė qeshurėn dhe u ktheva nga kamarieri duke i kėrkuar tė falur, e njėkohėsisht duke i thėnė qė kur tė sillte porosinė tė mos pėshtynte tek pjata ime, sepse po i dilja nė krah. Kamarieri filloi tė qeshė sėrish dhe e qeshura plasi deri nė barin e restorantit, madje mė erdhi edhe njė e qeshur nga kuzhina. Nė restorantin e vogėl dhe tepėr konfort e tė shtrenjtė ishim vetėm ne klientė nė atė orė dhe stafi. Tė tėrė qeshnin pėrvec meje qė fillova tė lutesha pėr tė ngrėnė dhe kapa njė pjatė nė dorė si sanduic.
(vazhdon)


adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-12-07, 02:30   #2
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

Si pėrfundim porosi nuk dhamė, tė qeshurat mbaruan dhe kamarieri iku pa folur, por duke vazhduar tė qeshė dhe unė qė u kujtova dhe pėllita pėr njė shishe verė tjetėr tė mirė dhe jo si ajo plera qė po pinim. Ato tė dyja filluan tė qeshin sėrish akoma mė keq dhe brunia u ngrit nga tavolina dhe mori drejtimin pėrnga bari.
- Pėrfundimisht ti je alien – tha biondja dhe mė puthi nė buzė me afsh, por shpejt dhe shkarazi.
- Pse? – e pyeta duke fshirė buzėt nga shija prej fruta pylli qė mė lanė buzėt e saj tė lyera, nė buzėt e mia dhe mė sollėn si tė pėrzjerė nė stomakun e uritur.
- Kjo shoqja ime ėshtė pronarja e lokalit sė bashku me tė shoqin, i cili nuk ėshtė kėtu dhe mė shumė rri jashtė, pasi kanė shumė bisnese tė cilat duhen ndjekur prej andej.
- Pėr kėtė jam alien?
- Oooo ti je i poshtėr, sepse e kupton shumė mirė qė nuk e kisha pėr kėtė, por pėr natyrėn tėnde dhe...
- Dhe ti mė ke thirrur qė tė mė thuash se pėrderisa unė nuk kam mė qef tė shkoj me ty, tė mė bėsh nder e tė mė njohėsh me kėtė shoqen tėnde qė e paska harruar burri me kohė se ėshtė i zėnė me bisnese jashtė vendit?
- A ka mundėsi tė paktėn njė herė nė jetėn tėnde tė mos jesh kaq banal ? – tha dhe jo vetėm qeshja, por edhe humori shpirtėror i castit ju largua nga portreti.
U ndjeva keq me veten dhe njėkohėsisht irritimi i urisė tė cilin e kisha transformuar nė egzaltim tė ambientit mė preu oreksin dhe mė hapi farfallėn grykore pėr tė pirė. Ktheva gotėn e verės duke e zbrazur dhe ja lashė kamarierit mbi tabaka, ndėrkohė qė po ndėrronte gotat pėr tė sjellė verėn tjetėr. Ndėrkaq pronaria e lokalit u afrua me njė shishe verė Barolo nė dorė dhe ma vuri pėrpara duke ndenjur nė kėmbė pėrpara meje e sigurtė qė ndėrkaq isha sqaruar pėr pozicionin e e saj dhe njėkohėsisht e qetė pėr situatėn e krijuar pak mė parė. Instiktivisht dhe pacipėrisht sic mund tė thoshte dikush nė tė tilla raste, shėtita vėshtrimin nė trupin e saj nga maja e kėpucėve firmato qė mbathte nė kėmbėn e vogėl e tepėr tė hijshme, drejt pulpėve, kofėshėve, bacinit dhe torsit ku fekste njė gjoks dysh, e deri tek portreti me buzėt tepėr virgjėrore pėr kėtė grua tė martuar. Shkurt njė mrekulli fizike e mirėmbajtur me shumė shije, mbante pėrpara meje njė shishe verė Barolo. Tė qėndronte nė atė pozicion pak pėrpara budallallėkut qė kėputa me bionden time, do tė ishte mrekullia vetė dhe... nuk e di se cndjesi tė bukur do tė kisha, por atė cast nuk reagova fare pėrvec njė lėvizje tė thjeshtė koke pėr aprovim, pa e parė aspak nė sy. Aq sa i adhuroja femrat po aq edhe mė kapte njė sfazim idiot delirant ti dhunoja padashje pikėrisht kur ndjehesha jo thjesht mirė pranė tyre, por i lumtur. Kėtė vuajtje po pėrjetoja atė cast dhe teksa ajo u ul dhe kamarieri filloi tė hapė shishen e verės u ngrita dhe pasi kėrkova leje me njė delikatesė tė sajuar dukshėm, u nisa drejt tualetit. Edhe nė tualet ndjesia e mrekullueshme e pronares sė lokalit shpėrndahej paqėsisht dhe higjenikisht, duke filluar nga aroma dhe deri tek aksesorėt e tualetit tė vėna me kujdes. Hoqa xhaketėn, kollaren, kėmishėn dhe fillova tė freskohem duke u lagur i tėri, pasi mė kishte hypur nė trurin tim pervers njė ndjesi pisllėku qė buronte nga vetvetja, aq sa edhe tualeti mė dukej shumė mė i pastėr dhe higjenik se sa vetja. Mbarova dhe u pashė nė pasqyrė duke mbėrthyer kėmishėn dhe shtrėnguar kollaren dhe fillova tė qesh me gjendjen prej tė prekuri qė mė kish kapllyer, por sidoqoftė oreks nuk kisha mė dhe doja tė largohesha sa mė parė nga ato tė dyja. Ngrita celularin dhe fillova tė kėrkoj mes emrave femėrorė pėr tė gjetur atė qė do mė bėnte tė ndjehesha mė mirė pas ezaurimit tė asaj tavoline qė pėrcaktova se nuk do tė mė hante mė shumė se njė orė pas daljes nga tualeti. Diku ndalova dhe klikova. Pas tringėllimės sė ziles u dėgjua zėri i saj dhe pa ja zgjatur shumė lash takim pas njė ore. Pa kuptuar zgjodha njė beqare qė jetonte nė ėndėrrėn e saj qė vetėm mua mė kishte tė dashur, pavarėsisht se e takoja rrallė. Hėm... beqare, e shkreta sapo kishte mbaruar fakultetin dhe ishte turp ta quaje beqare, por kur merresh me tė bashkėjetuara qė duan tė shkundin pluhurin, apo tė martuara qė duan tė kruajnė zhulin, beqare do thuash.
Dola nga tualeti dhe u drejtova tek tavolina i freskėt dhe me humor tė mirė, i bindur qė do gjeja dy fytyra tė heshtura qė kishin dialoguar gjatė kohės qė unė isha nė tualet, por...ato po qeshnin pa fund dhe tė egzaltuara pėr dicka qė nuk ma thonin, por vetėm kur u afrova ma bėnin me dorė si pėr tė mė treguar qė nuk ka tė bėjė me mua. U ndjeva i squllėt dhe tėrė optimizmi mashkullor mu pėrdhos deri nė fund tė kėmbėve dhe rrrija si i shushatur me gotėn qė e ktheja cdo tre sekonda pa ditur ctė bėja. Tė qeshja, keq, se do dukesha budalla, tė rrrija serioz budallallėku mund tė merrte pėrmasa akoma mė tė mėdha. Mė shpėtoi kamarieri qė solli pjatat dhe fillova tė ha si i uritur pa pasur pikė urije dhe ato vazhdonin batutat e pakuptueshme me njėra tjetrėn dhe qeshnin duke mė kėrkuar herė pas here tė falur. Hakmarrje e pastėr femėrore do tė thoshte xhaxhai im i ndjerė dhe do tė mė vinte ciften nė dorė atė cast pėr ti vrarė si sorkadhe femrat e tavolinės. “Trajtohe artistikisht situatėn dhe mundohu tė mos i shohėsh si femra qė shkund allatet”- do tė thoshte im atė. “Shkund allatet biro dhe mos e vrit mendjen se c’bėjnė e kush janė” - do tė thoshte gjyshi. “Pac fatin e kurvės, e kurvė mos qofsh thuaju zuskave” - do thoshte gjyshja . Po halla cdo thoshte nė kėtė rast? Ke halla fillova tė qesh edhe unė me tė madhe, sepse ndėrkohė tėrė meditimin tim pa dashje e kisha bėrė me zė tė lartė dhe ato tė heshtura mė dėgjonin. Qeshja u bė mė keq se qeshje, sepse u kthye nė dilemė qeshėse, pasi as ato nuk arrinin tė gjenin se cdo thoshte halla ime nė atė rast. Ndėrkaq biseda me gjithė verėn filloi tė shkojė lumė duke hedhur hipoteza pa fund, se kush do tė ishte mendimi i hallės kur dy femra merren me njėra tjetrėn dhe nuk ja varin njė mashkulli. Unė as e mendoja se si duhej tė kisha vepruar vetė si mashkull, por as atyre nuk ju shkonte mėndja tė mė pyesnin pėr mendimin tim, pasi halla ime njė kurvė e lashtė na e kishte marrė mendjen komplet pėr tė marrė me mend se cdo tė mė thoshte mua nipit nė kėtė rast. Megjithatė halla pa dashje mė kishte dhėnė njė zgjidhje edhe pa pasur nevojė tė gjeja konkretisht se cduhej tė bėja, sepse ato ndjeheshin tė clira qė unė e quaja hallėn time kurvė dhe kėrkoja mendim prej saj, pra ato edhe kurva po tė ndjeheshin atė cast, mė keq se halla ime qė unė e kisha pranuar vetė, nuk ishin. Shkurt biondja ime duke mos qėnė kurvė u ndje keq kur mendoi se u soll si kurvė duke mė njohur me shoqen e saj, aq mė tepėr nga e thėna ime troc. Me shoqen e saj sic duket e kishte biseduar variantin e shkundjes sė pluhurit nga monotonia dhe unė i isha dukur si mė i pėrshtatshmi nė kėtė rast, aq mė tepėr qė bashkė kishim kohė qė nuk shkonim mė, por kur kujtonte situatėn qė kaloi me mua i ishte krijuar pėrshtypja se isha thjesht njė recetė farmacie, qė mund ta sugjeronte edhe tek shoqja e saj. Me pak fjalė varianti i hallės time tė shkretė qė nė fakt kishte qėnė e virgjėr derisa vėllezėrit i gjetėn me shkesi njė italian me njė kėmbė nė varr, mė doli si ultrakorten pėr reaksionin qė bėra si ilac me fjalėt troc qė i thashė biondes time. Dhe vėllezėrit mbyllnin gojėn kur fliste ajo jo pėr faktin e borxhit qė e dinin se nuk do e kthenin kurrė por pėr shitjen qė i kishin bėrė hallės nėn justifikimin pėr tė shpėtuar hallėn. Ato gjenin motiv hallėn time kurvė pėr tė shpėtuar nga dilema se si do tė dukeshin pėrballė meje, ndėrsa unė uroja castin kur ma dha truri ta bėj hallėn kurvė qė ta shpėtoja nga virgjėria e saj e lashtė, qė kur u martua e shante veten dhe tėrė familjen me gjithė fjalorin e rrugės, pse e kishin lėnė nė atė derexhe duke i bėrė moral ndershmėrie. Po ik moj hallė dhe gje ndonjė tė lash vitet qė tė ikėn i thashė njė ditė, por halla mė lėshoi njė tigan tefal tė blerė nė itali qė e kishte bythen aq tė rėndė sa shyqyr kapi cepin e kolltukut se pėrndryshe do ma kishte carė kafkėn nė dysh. Ngriva nė kolltuk pa lėvizur derisa hallės i ranė nervat dhe erdhi mori tiganin qė nuk i kishte lėvizur qimja dhe mė tha me maksimumin e pėrkėdhelisė” “ Po kush ma var mua mor mut muti, tani qė jam katandisur si sharabajgė.”
(vazhdon)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-07, 02:31   #3
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

Shyqyr kėtė variantin e virgjėrisė sė lashtė tė hallės nuk e thashė me zė tė lartė, sepse na kishte rrėmbyer tė treve budallallėku i kurvėrisė sė hallės dhe nėn avujt e verės sajonim lloj lloj dashnorėsh qė kishte shkuar halla. Madje njė nga dashnorėt e hallės e bėra ministėr qė ishte ndarė me gruan pėr tu martuar me hallėn dhe halla i kishte dhėnė duart duke i thėnė se nuk ishte nga ato qė hante clinin rrugės tė tjerat. Ato u shqyen gazit dhe donin medoemos tju thoja emrin e ministrit, por qė njė cast u bėra serioz dhe ju thashė se mos mė telendisnin deri nė atė pikė sa tė nxirrja edhe emra.XXXXXX
Ndėrkohė kishin kaluar ca orė dhe vera na kishte sjellė nė qejf nė atė farė feje sa donim tė dilnim dhe tė bėnim jetė nate, megjithėse jashtė ishte akoma prag muzgu. Sidoqoftė dolėm dhe unė propozova tė shkonim nė shtėpinė time tė pinim ndonjė dicestiv sa tė vinte nata dhe pastaj tė lėshoheshim nė ndonjė pub, gjė qė u pranua me kėnaqėsi nga tė dyja njėzėri. Bionden e kishte marrė malli tė shihte shtėpinė pėr tė kujtuar castet e tėrbimit seksual dhe brunia kurioze tė shihte shtėpinė qė do tė shkundėte pluhurin e monotonisė martesore. Rrugės ndėrsa i jepja makinės sė brunes njė peogeot 604 me 2000 km mu dhimbs aq shumė ėhisky dhe fernet branca qė kisha nė shtėpi, sa ndalova kundravajtje pėrpara njė supermarketi dhe e bėra si gjyshi qė i thoshte hallės tė blente ėhisky pėr tė qerasur burrin e saj italian sa here i shkonin ne shtepi. Sapo halla zbriste poshtė me vrap dhe linte italianin nė dhomėn e ndenjes pėrballė gjyshit pa folur asnjė fjalė se nuk kishte kush tju pėrkthente, gjyshja shpėrthente duke e sharė gjyshin se i kishte turpėruar dhe i tundėte shishen e rakisė pėrpara syve. Kur vinte halla gjyshi mbushte njė gotė ėhysky pėr vete dhe italianit i hidhte njė teke raki pėr tė mos ja prishur gjyshes dhe pjesėn tjetėr tė ėhiskyt e ruante kur ti vinin djemtė. E kėshtu si gjyshi i thashė biondes qė ti thotė brunes tė blejė pijen qė ka dėshirė, se ndoshta nuk i pėlqenin pijet e mia me klasin e pronares qė ka. Brunia u vu nė sedėr dhe erdhi pas pak me tėrė pijet e supermarketit tė shkarkuara nė bagazh aq sa pėr njė moment mė shkoi mendja tė hap ndonjė lokal vetė nė ditėt nė vazhdim.Pas pak arritėm nė shtėpinė time dhe ndėrsa u futa nė banjė pėr njė dush tė mirė, zonjat pėrgatitėn tavolinėn me pije fruta dhe gjithshka. U habita qė kisha aq shumė gjėra nė shtėpi dhe nuk e dija. Nė kėtė pikė isha si halla, sepse italiani i saj merrej me kuzhinėn. Kisha kohė qė nuk e dija se c’kisha nė frigorifer, sepse o pas pune bridhja nėpėr restorante e mė pas nė pube, ose cdo femėr qė vinte sajonte c’gjente brenda tij dhe kur nuk gjente, dilja i “turperuar” dhe bleja dicka. Madje u habita kur brunia mė bėri komplimenta qė shtėpia ndriste nga pastėrtia, por mesa dukej ime mė kishte dėrguar fshehurazi pastruesen e saj atė ditė, pėr ti futur njė dorė pastrim. Sa herė e bėnte kėtė gjė hante tė shara prej meje qė mė “dhunonte” privacinė, por kėtė rradhė e vendosa tė mos i bėj fjalė, sepse mė shkoi pėr fije . Jo vetėm kaq, por ju luta biondes tė mė ndėrronte carcafėt e krevatit, ndėrsa filluam tė pinim njė koktejl tė sajuar nga brunia. Ndeza cd player – in dhe vura muzikė tė qetė, por ishte e pamundur ta dėgjonim pasi “vajzat” ishin shumė tė egzaltuara dhe donin pak ritėm. Si pėrfundim plasi pėr qef kėrcimi nė dhomėn time tė ndenjes , pasi koktejli i saj nė dukje ishte i butė, por i tėrboi mė keq ato tė dyja, qė filluan tė tunden e shkunden me lėvizje tepėr ndjellėse e eksituese. Natyrisht u bėra edhe unė pjesė e kėrcimit dhe fėrkimi sa me njėrėn e sa me tjetrėn po mė tėrbonte keq, aq mė tepėr qė tė dyja ishin mjaft tė mira dhe ndjellėse. Biondia ishte e gjatė e dobėt dhe me gjoks tė vogėl si dardhė (do thoshte gjyshi im), por pjesėn e belit dhe kėmbėt i kishte mrekulli mė vete. Kur ecte, (akoma mė tepėr kur kėrcente), elasticiteti i belit dhe vitheve tė ndillnin pa mundur tė pėrmbaheshe, megjithėse atė cast vėmendjen e kisha tė pėrqėndruar mė sė shumti tek brunia. Biondes ja kisha nxjerrė ujin e zi dhe nuk mė tėrhiqte dhe aq, por brunia po mė torturonte atė cast me egzaltimin dhe nxehtėsinė seksuale, qė i shpėrthente nga tė tėra pjesėt e trupit.Vinte mė e shkurtėr se biondia dhe me forma mė tė buta e tė rrunbullakosura. Teksa kėrceja, shihja nga lart kofshėt e saj tė veshura me pantallona tė zeza qė tundeshin nėn ritmin e kėrcimit dhe mė krijohej njė ndjesi e papėrmbajtshme tė fusja njėrėn dorė mes tyre nė pjesėn e brėndshme pėr ti pėrkėdhelur.
Njė cast biondia u shkėput, uli zėrin e cd playerit dhe ndėrsa hapte celularin na bėri njė shenjė me gishtin tregues nė buzė si pėr tė mos folur. Bashkėjetuesi natyrisht e kishte marrė nė celular dhe kjo ishte situata mė e dhjerė me tė bashkėjetuarat, fejuarat tė martuarat e uarat. Foli, madje i nxori edhe brunen pėr tė folur, si pėr ti treguar qė tė qetėsohej se ishin bashkė dhe pasi la takim me tė e mbylli. U ul e para dhe shfryu e bezdisur qė ju pre kėnaqėsia , e pas saj u ulėm edhe ne nė heshtje. Ndezėm nga njė cigare dhe bėmė gėzuar me gota nė dorė me buzėqeshje fajtore, ndėrsa unė si shenjė afrimiteti dhe ndjelljeje preka lehtė me majat e gishtave faqen e brunes, tė nxehtė dhe tėrė epsh nga kėrcimi. Qė biondia do tė largohej u kuptua, por pata frikė se po mė ikte edhe brunia dhe mbesja thatė fare, prandaj e pėrkėdhela si pėr ti lėnė tė kuptojė qė ajo tė paktėn nuk doja tė largohej. Kthehu kokėn dhe mė pa me njė vėshtrim pranues tė butė dhe tė ėmbėl qė rrezatohej nga sytė e saj tė ullinjtė. Ndėrkohė u ngrita kinse pėr tė vajtur nė tualet me qėllim qė ti lija pak kohė vetėm, qė ti jepnin njė zgjidhje situatės. U ktheva pas pak dhe vura re qė situata ishte zgjidhur mė sė miri. Biondia do tė largohej pėr pak orė dhe do tė vinte sėrish aty, pasi e kishin rregulluar qė atė natė do tė rrinin tė dyja. Se ku dhe qysh e tek nuk pyeta, sepse afshi i epshit mu ngrit si tajfun nė trup dhe lumturia mė kaplloi tė tėrin.
Kur biondia u largua filluam tė bisedonim qetė pėr tema tė ndryshme, por vetėm pak caste, pasi nuk duroja dot mė dhe fillova ta pėrkėdhel ngadalė e me afsh dhe ajo u kėput si pras nė prehėrin tim me njė shenjė vuajtjeje tė rrallė, qė vetėm sytė e saj mund ta shprehnin aq dhimbshėm. E mora nė krahė dhe e shtriva butė nė divan. Fillova ta zhvesh ngadalė duke filluar nga kėpucėt e vogla tė zeza. Flokėt e saj tė zi pis i kish hedhur mbi fytyrė pa mundur tė mė shohė nė sy. Filloi tė dridhej si virgjėreshė. Ishte vėrtet i habitshėm reagimi i saj dhe vrulli i egėr epshor i para disa casteve mė ra si gjethe e tharė vjeshte. E kisha menduar ndryshe marrėdhėnien seksuale me tė. Tė vrullshme, tė fortė si me njė femėr tė martuar qė do tė shfryjė inatin dhe kontraktimin nga hallet e familjes, aq mė tepėrr kur shihja egzaltimin e saj tek kėrcente. Kjo qė po ndodhte nuk ėshtė se nuk mė pėlqente, por mė ndrydhi dicka nė shpirt pa mundur ti jap njė shpjegim pėr momentin dhe vazhdova nė heshtje e ngadalė ritualin. Ndėrkaq mbrėmja kishte rėnė dhe fika dritėn pėrpara se edhe veshjet e fundit nė trupin e saj, pra mbathjet dhe recipetat t’ja flakja nė dysheme.
(vazhdon)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-07, 02:33   #4
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

- Faleminderit qė e fike – pėshpėritėn buzėt e saj teksa errėsira na mbėshtolli tė dyve dhe psherėtiu si njė kone e vogėl qė e kanė lėnė prej ditėsh tė mbyllur, e pa i bėrė xhiron e zakonshme nė natyrė.
Nuk mė kishte ndodhur kurrė kjo mė parė me njė femėr, pėrvecse me virgjėresha, me tė cilat kisha kohė qė nuk kisha nerva tė merresha dhe ju shmangesha si vampiri kryqit. Megjithatė tek kjo femėr sec kishte dicka shumė ndryshe, dicka tė panjohur, e tė pa zbuluar mė parė, qė po mė eksitonte ndjelltas nė vorbullėn e keqardhjes pėr dhimbjen misterioze qė fshihte nėn gjoksin e saj tė bukur.
Nuk u nxitova ti heq tė mbeturat pasi fika dritėn, por fillova tė zhvishem ngadalė nė kėmbė, ndėrkohė qė ajo lėvizi dhe hoqi me qetėsi recipetat dhe mė pas perizomat dhe pasi vuri parakrahun nė portret, hapi kėmbėt nė pritje nėnshtruese qė unė tė lėshohesha mes tyre, sapo tė mbaroja tė zhveshurėn time. Njė drithėrimė pakėnaqėsie dhe impotence mė pėrshkoi tė tėrin dhe cdo ndjesi seksuale mu fshi nė cast, aq sa vegla ime mashkullore mes kėmbėve mu var dhe madje mu duk sikur mė hyri brenda nė trupin tim.
“Jo unė nuk jam keq tė bėj seks me njė viktimė” – thashė me vete atė cast dhe pasi u pėrkula e mora nė krahė, e ula nė prehėrin tim dhe fillova ta pėrkėdhel nė tė tėra pjesėt e trupit me mollėzat e gishtave. Nė fillim shprehu habi, kur nuk ju futa mes kėmbėve por e mora nė prehėr, e pastaj mesa duket u ndje mirė dhe me ndrojė lėvizi ngadalė duart nė trupin tim si tė isha njė qėnie e rrallė dhe e paparė prej saj ndonjėherė. Dalėngadalė afshi i ndėrsjellė po na rritej dhe akoma pa penetruar tek njėri – tjetri ajo filloi tė psherėtijė dhe tė bėhet mė energjike, ndėrsa unė i fėrkoja me prekje tė lehta zonėn e flaktė femėrore.
- Mė thuaj ti kur ta ndjesh se e do brenda – i thashė me pėshpėrimė nė vesh dhe lėshoi njė ofshamė tė dhimbshme dhe mė ngjiti buzėt e nxehta pas tė mijave me afsh.
- Boll nuk duroj dot mė – shpėrtheu pas pak dhe i ulur sic isha ja kalova kėmbėt rrėth belit tim duke penetruar nė brėndėsinė e flaktė, e tė magjishme femėrore.


* * *


Tė ulur mbi divan akoma tė zhveshur po pinim nga njė cigare nėn dritėn e zbehtė tė televizorit, pa e ndezur dritėn. Nuk kisha abazhur, sepse nuk mė ishte dashur kurrė. Pėr mė tepėr qė nuk mė shijonte seksi nė errėsirė, megjithėse atė cast e ėndėrrova dritėn e zbehtė tė abazhurit, qė do lante me dritėn e tij tė butė trupin e saj magjik, me forma tė buta e tė rrumbullakta. Ajo rrinte pa folur dhe mė kalonte lehtė majat e thonjve tė mirėmbajtur tė dorės sė saj tė vogėl, e tė bardhė, mbi kofshėn time. Ndėrsa unė mendueshėm pėr atė qė kish ndodhur i mbaja kokėn nė gjoks duke i ngacmuar herė pas here kokrrėn rozė tė gjirit gjė qė i jepte kėnaqėsi tė avashtė.
Pak mė parė kishte kaluar njė orgazėm tė gjatė, qė sa vinte pėr ti shpėrthyer i kthehej sėrish nė honet e dhimbshme tė shpirtit tė saj, aq sa njė cast bashkė me kėnaqėsinė i buruan edhe lotėt pa mundur tė arrijė pėrmbylljen e orgazmės, megjithėse vuante pėr ta pasur. Nuk u tėrhoqa megjithėse mė lutej qė ta ndėrprisnim aktin sepse i dukej sikur unė vuaja njėsoj si ajo, por vazhdova me tėrbim akoma mė tė madh pėr tė arritur sė bashku shkuljen e atij makthi torturues. Kur e heshtur dėneste nėn afsh dhe shpresat e mia po avullonin , e kapi njė ngėrc drithėrues dhe nguli thonjtė e mprehtė nė krahėt e mi duke ulėritur si shtazė e plagosur, pa mundur tė vetpėrmbahej dhe duke mė hedhur edhe mua ndėrkohė nė ekstazėn e njė kėnaqėsie tė cuditshme dhe tė papėrjetuar ndonjėherė nė atė formė. U ngjeshėm pas njeri – tjetrit dhe nuk ndaheshim pėr minuta tė tėra nėn shijimin e shpėrthimit vullkanor, nė pritje tė ftohjes sė llavės qė zbriste ngadalė nė shpatet e bėra njė tė trupave tanė. Mbi thonjtė e saj ngeli lėkura e trupit tim, qė pas pak filloi tė mė diqte me ėmbėlsi. Kur ja shpreha kėtė mė tha se nė plagėt e trupit tim kishte gdhendur shpirtin e saj.
Nuk kishim nevojė tė flisnim sic ndodh rėndom, pėr tė treguar honet e thella qė na mbanin tė robėruar, atė shumė mė tepėr se sa unė. Nuk kishte nevojė tė mė qahej, apo tė mė shpjegonte asgjė nga dhimbjet e saj qė megjithėse kishte cdo tė mirė materiale vuante tė thjeshtėn, vuante njerėzoren, vuante tė mos qėnit femėr. Atė natė kuptova se cdo tė thotė tė jesh femėr dhe mbi tė gjitha femėr e dhunuar pa tė vėnė dorė fizike mashkulli, femėr e dhunuar nė thelbin e tė qėnit femėr. Nuk ka dhunė mė tė madhe pėr njė femėr kur arrin deri nė atė pikė sa tė mos ndjehet as vetė femėr, por nuk ka reaksion mė tė madh shkatėrrues kur femra kupton se ėshtė femėr dhe e kanė detyruar tė mos e shohė veten si tė tillė. Pikėrisht nė kėtė gjendje ndodhej ajo pas kontaktit seksual qė patėm dhe njė zile alarmi kumboi nė qėnien time, sepse mund tė isha unė motivi dhe leva e Arkimedit tė revolucionit tė saj femėror, nė raportet qė kishte me bashkėshortin. Me aq sa ma priste truri atė cast mendoja se, pas kėsaj do tė mė ngjitej dhe do tė mė shihte si njė pjesė plotėsuese e organizimit tė jetės sė saj familjare aq mė tepėr qė ishte e qartė se i shoqi e kishte tė zgjidhur dilemėn seksuale dhe ndoshta edhe shpirtėrore me jetėn qė bėnte. Kėtė e kisha tė thjeshtė tek e fundit se ja bėja tė qartė qė unė nuk mund tė isha kėmba mbėshtetėse e urės sė qėnies sė saj dhe familjes sė saj, por prap kur mė kalonte qoftė edhe vetėtimthi nėpėr mend qė ajo tashmė kishte gjetur celėsin dhe do tė dilte tė kėrkonte dikė tjetėr nė rast se unė e braktisja, mė krijonte njė ngėrc nė shpirt. Mos ndoshta ishte mirė ashtu sic ishte pėr veten e saj dhe familjen dhe unė panvarėsisht se e bėra koshiente, nė fakt i mbolla shkatėrrimin?
Pas kėsaj u ngrita dhe i dėrrmuar shkova drejt tualetit i nervozuar njėkohėsisht pėr kėtė vrarje ndėrgjegje. Sapo hyra dhe fillova tė bėj sėrish njė dush mė erdhi pėr tė qeshur se mu kujtua gjyshi i ndjerė qė as mė shumė e as mė pak do mė thoshte:
“I shkunde allatet biro? Mirė bėre dhe mos e vrit mėndjen se jo vetėm qė i shkunde, por tregove qė je nipi im qė nuk e fut vetėm pėr tė shkundur allatet, por tja shkundėsh edhe asaj dhe ta kuptojė se cdo tė thotė mashkull”.
Megjithatė paralel mė fliste dhe gjyshja e ndjerė e cila do thoshte:
“ Tė hėngėrt mortja, se vetėm pėr tė shkundur allatet e ke mendjen si yt gjysh, pa llogaritur qė ka njė familje ajo e zeza dhe se ndoshta e ka fajin vetė qė nuk i pėlqejnė allatet e burrit. Ka femėr tė martuar qė nuk i pėlqejnė allatet e tė huajit mor rezil?”
“Epo kur edhe gjyshes time i paskan pėlqyer allatet e tė huajit, megjithėse gjyshi e shkepte jo se i pėlqente (nuk kishte i shkreti kė tė shkepte), vaj hallit me tė tjerat e kohės sė sotme” – thashė me vete duke qeshur dhe dola nė dhomėn e ndenies i zhveshur.
(vazhdon)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-07, 02:35   #5
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

Biondia kishte ardhur ndėrkohė dhe mė lėshoi njė pantofėl, gjoja si e prekur nga pamja ime.
- Kjo mė sheh ke syri magjik dhe ma hap derėn pa hedhur asnjė copė rrobė nė trup, ti del karkacul nga tualeti. Epo kėtė se marr vesh fare. – tha kinse e nervozuar, por me buzėqeshje tė lumtur nė fytyrė, sepse e kishte ndjerė transformimin e shoqes sė saj.XXXX
Ju afrova dhe i vura dorėn pas kokės duke e tėrhequr nga vetja dhe puthur nė buzė. Tentoi pak tė largohet, pastaj u lėshua nė puthje tė gjatė epshore pa e vrarė shumė. Kur u shkėput pa si me faj nga shoqja, qė thjesht qeshi nė pėrhumbjen e kėnaqėsisė sė saj qė akoma nuk i kishte kaluar.
- Mė ka marrė uria – shpreha instiktivisht, pasi nė drekė pothuaj nuk kisha ngrėnė fare, ndėrsa fillova tė vishem.
Brunia qetėsisht ngriti celularin dhe foli me dikė nė lokalin e saj dhe u kthye pėr tė mė pyetur se cfarė tė porosiste. Me brekė nėpėr kėmbė ju afrova dhe i mora celularin nga dora dhe e mbylla.
- Prej kohėsh kam ca bėrxolla vici nė frigorifer qė mi ka sjellė ime mė dhe nuk i kam gatuar. Ka mundėsi ti shkrij nė mikrovalė dhe ti gatuaj, sepse po mė pėlqen tė gatuaj me duart e mia dicka pėr ju dhe veten. – i thashė dhe i mbėshteta kokėn nė gjoksin tim duke marrė frymė thellė pėr ti ndjerė edhe njė herė erėn e orgazmės qė akoma plluskonte nė trupin e saj.
I lashė nė shoqėrinė e tyre dhe hyra nė kuzhinė vėrtet i lumtur qė do tė gatuaja dicka pėr to, pavarėsisht nga cthoshte gjyshi dhe gjyshja. Gatuaja rrallė, por mė pėlqente kur kisha njė motiv pėr tė gatuar, e nė kėtė rast ishin ato tė dyja qė vendosa tė mos i ndaj nė ndjesinė time atė moment. Ndjeja dicka komplet ndryshe sė brėndshmi nga cdo herė tjetėr. Mė dukeshin tė dyja njė dhe i kisha nevojė fizike dhe shpirtėrore pa mundur ti ndaj. Nuk arrija tė kuptoja se c’po ndodhte me mua. Vrisja mėndjen nėse mė ishte krijuar vetėm mua kjo gjėndje apo edhe atyre.
Kėto pėrsiasja me njė drithėrimė mė shumė shpirtėrore se sa seksuale nė thellėsinė time, teksa vura tė shkriheshin nė mikrovalė bėrxollat. Ndėrkohė qėrova ca thelbinj hudhra dhe fillova tė kėrkoj pėr piper tė zi kokėrr. Vėrtitesha si somnambul pa arritur tė gjej edhe piperin tė cilin e kisha pėrpara syve. Mė nė fund e gjeta. I vėrvita tė gjitha nė tenxheren me presion, sė bashku me pak dafinė dhe u ktheva nė kuzhinė. Mbėshtetur tek njėra - tjetra rrinin nė heshtje ngjitur faqe mė faqe me sytė nga dera e kuzhinės nė pritje tė shfaqjes time.
- Jeni tė kundėrta nė imazh fizik, por ngjani shumė me njėra – tjetrėn dhe nuk arrij ta shpjegoj kėtė ndjesi qė ma krijuat qė nė momentin e parė kur erdha nė tavolinė – ju thashė dhe ato nuk reaguan aspak, por si me komandė katėr sy mė ndiqnin edhe veprimin tim fizik mė tė vogėl.
Ju mbusha gotat me koktejlin qė kishte mbetur dhe jua vura pėrpara, ndėrsa pėr vete hodha ėhisky Dimple. Celulari i brunes tringėlliti dhe u ngrit qetė me drejtimin pėrnga dera me pantoflat e mia nė kėmbė, duke shtypur ndėrkohė butonin e mbylljes nė celular. Hapi derėn dhe doli.
- Ku po shkon?! – pyeta bionden
- Porositi verė dhe nja dy gjėra tė vogla pėr tė shoqėruar gatimin tėnd – mė tha duke u ngritur dhe ulur nė prehėrin tim dhe pasi u ngjesh butė pas meje vazhdoi:
- Nuk do tė ta harroj kurrė atė qė ke bėrė sot pėr tė. Vetėm me ndjesinė tėnde tė mirė, jo vetėm ke shpėtuar njė njeri nga vetvrasja, por i dhe motiv tė jetojė dhe tė luftojė pėr tė gjetur veten.
Pas kėtyre fjalėve filloi tė qajė ngadalė nė heshtje me kokėn tė mbėshtetur nė gjoksin tim. Njė mpirje e pakuptueshme mė kapi kolonėn vertebrale dhe truri mė vurbulloi nė pafundėsi, duke mė theksuar akoma mė shumė ndjesinė e frikės qė mė kishte kaplluar pėrpara se tė shkoja nė tualet, por nuk kisha kurajo qė ti bėja pyetjen e thjeshtė “Pse”. Nuk ishte e nevojshme, sepse e mblodhi veten nė cast dhe ngriti kokėn drejt syve tė mi tė hutuar dhe tha:
- Pas tė shoqit qė e zhvirgjėroi pėrpara dhjetė vjetėsh, je mashkulli i parė qė kryen marrėdhėnie seksuale dhe je mashkulli i parė qė ajo arrin nė orgazėm. Do tė thuash se ke frikė mos tė tė qepet pas dhe kur ka arritur deri nė pikėn e vetvrasjes mendo se cmund tė bėjė cmenduria e saj.
Ndaloi dhe priti nė heshtje reagimin tim, por ishte e pamundur tė mendoja dhe jo mė tė flisja , pasi i kisha ndjerė gjatė aktit me tė fjalėt e saj dhe paniku mė mbėshtolli tė tėrin nė jetėn time tė thjeshtė, qė seksin e shihja thjesht pėr shfryrje dhe kėnaqėsi momentale.
- Mos ki frikė, sepse ajo tė vlerėson, por nuk tė dashuron dhe aq mė tepėr tė bėjė si e cmendur pas teje. Tė vlerėson pėr faktin qė i ndryshove jetėn dhe se do tė dijė tė luftojė me tė shoqin qė sot e tutje, i cili ėshtė i dashuruar me njė femėr tjetėr dhe madje ka fėmijė me tė. Ai e nisi jetėn me mentalitet tė mbrapshtė duke zgjedhur njė femėr qė ta zhvirgjėronte vetė dhe ta rriste vetė, me qėllim qė ta kishte vetėm pėr vete. Kėtė e arriti aq, sa kur ndryshoi vetė duke arritur tė dashurohet me njė prostitutė dhe tė bėjė fėmijė e tė jetojė me tė, kuptoi se ka bėrė krim ndaj sė shoqes. Pėrvecse e zhvirgjėroi , nuk e coi kurrė deri nė atė pikė sa ti japė tė paktėn njė herė orgazėm, sepse mendonte se ishte e dėmshme pėr gruan dhe orgazma i pėrkiste vetėm kurvave. Sė fundmi arriti deri aty sa ti kėrkonte gruas sė tij qė ka dy fėmijė qė ta falte dhe tė gjente njė njeri qė tė shkonte seksualisht, por jo tė ndaheshin dhe ajo nuk arrinte ta perceptonte dot dhe arriti deri nė tentativė vetvrasjeje, megjithėse plluskon nė para pa fund tė cilat i kanė vėnė me mundin e tyre tė pėrbashkėt.
- Nė kėtė pikė hyre ti dhe i sugjerove atė qė kishe bėrė vetė me mua? – i thashė me zė tė trishtė.
- Po, dhe nė rast se me kėtė quhem kurvė dhe ajo kurvė jam gati ta pranoj dhe tė them se kurvllėku qėnka jo vetėm zgjidhje, por gjėja mė e mirė pėr ne femrat – tha dhe u ngrit pėr tė hapur derėn pas tringėllimės sė ziles.
Mė erdhi pėr tė qeshur nga mėnyra se si u shpreh dhe njėkohėsisht ndjeva clirim tė menjėhershėm brenda vetes nga ajo frazė e thjeshtė dhe tepėr e sinqertė.
- Do flini sonte kėtu tek unė o kurva? – i thashė duke qeshur, sapo ajo mbėshteti dorėn nė dorezėn e derės pėr ta hapur.
- Natyrisht o kurvar tek ty do ta gdhimė sot duke pirė e duke kėrcyer – u pėrgjigj po duke qeshur, lėshoi njė tė puthur nė ajėr drejt meje dhe hapi derėn.
(vazhdon)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-07, 02:36   #6
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

Brunia u shfaq me dy qese qė i rėndonin duart dhe sapo hyri brėnda i lėshoi nė dysheme ngadalė. Instiktivisht ju afrova dhe e mbėshtolla nė gjoks. Ngriti kokėn drejt meje me sy tė perėnduar dhe zgjati buzėt qė ja putha duke ja kafshuar paksa. Nė vėnd ti largojė duke u tėrhequr, rėnkoi lehtė me kėnaqėsi dhe u ngjesh mė fort nė gjoksin tim. Mė dha njė ndjesi tė vecantė, aq mė tepėr qė vendimi i marrė prej saj pėr tė gėzuar sadopak jetėn ma shkuli menjėherė keqardhjen e mbjellė pak orė mė parė. Ndoshta atė cast edhe unė pa e kuptuar veten mora njė vendim tė thjeshtė: qė do ti jepja sa mė shumė kėnaqėsi duke e bėrė tė ndjehet femėr nė cdo qelizė tė saj. Ajo ishte femėr, ndoshta mė shumė se cdo femėr qė kisha njohur deri atėhere, por dhunimi i vetvetes pėr hir tė normave tė dhunshme tė moralit patriarkal e kishin ndrydhur deri nė krizė identiteti, duke ja kthyer veten dhe familjen nė njė vdekje pėr sė gjalli.
Ndėrkaq biondia kishte marrė qeset dhe po rregullonte tavolinėn e mesit nė heshtje dhe dukshėm e prekur, por e lumtur edhe ajo pėr vendimin e shoqes sė saj qė me sa dukej e donte si vetja. U shkėputa me vrull nga brunia qė u habit, por filloi tė qeshė kur mė pa se vrapova si i tėrbuar nė kuzhinė pėr tė kontrolluar tenxheren me presion qė po turfullonte. Bėrxollat kishin zėnė pak nė fund dhe mė erdhi inat me veten se u hoqa si specialist, por filluan tė dyja tė mė ngushėllojnė me ledha dhe njėkohėsisht duke qeshur si tė marra me njėra – tjetrėn, mė pyesnin se cdo tė thoshte halla nė atė rast.
- Mos e rruaj trapin fare o nipce se vetė u krruajte – ju pėrgjigja duke qeshur edhe vetė dhe pasi lėshova nė lavapjat kapakun e tenxheres me presion u nisa pėr nė dhomėn e ndenies, duke ja lėnė atyre vazhdimin e shkuljes sė bėrxollave tė ngjitura nė bythėn e tenxheres.
Hapa njė shishe verė tė kuqe dhe mbusha pėrgjysėm gotat. Provova paksa verėn duke e rrotulluar gllėnjkėn e parė nė gojė dhe u mrekullova, por sakaq kuptova se duhej tė rrinte e hapur qė tė vinte tamam nė shijen e saj. “Edhe brunia ėshtė si verė e pėrzgjedhur qė duhej tė rrijė pak hapur pėr ta shijuar sa mė mirė” – mė vetėtiu nė tru. Brunia si verė e mbyllur nė shishe dhjetė vjet pėrpara u hap sot me tėrė shijen dhe aromėn e saj dhe unė do ta shijoja ngadalė gllėnjkė pas gllėnke. Cdo sekondė qė kalonte konstatoja qė ajo vinte nė vetvete dhe rrumbullakosej shpėrthimtas mė tė mirėn e ndrydhjes dhjetėvjecare nė paretet e brėndshe tė shishes hermetike. Tė jem kaq me fat? – pėrsėrita me veten dhe mendimi mu pre teksa ndjeva hyrjen e tyre tė zhurmshme me pjata nė dorė.
- Po gjyshi cfarė do thoshte nė kėtė rast ? – u ngacmua “vera ime e vjetėr” me shkėlqim tė zjarrtė nė sytė e ullinjtė, sikur sapo i kishte lyer me vaj nė kuzhinė. U pėrgjigj po vetė, duke u munduar tė trashė zėrin me flokėt e saj tė zeza tė vėna mbi buzė si pėr tė imituar mustaqet e gjyshit.
- Shkundi edhe pėr mua allatet biro, por vetėm nė tenxhere me presion mos i vėr se do marrėsh veten nė qafė.
Qeshėm tė tre si krismė armėsh ndėrsa biondia mė hodhi njė shikim mirėnjohės si pėr tė mė thėnė se kurrė nuk e kishte parė shoqen e saj aq tė lumtur.



* * *



Mesnatėn prej kohėsh e kishim lėnė pas, por askujt nuk i binte ndėrmend tė shihte orėn nėn kapllimin e avujve turbullues tė verės dhe kėrcimit nėn tingujt e hip hopit qė brunia e kėrcente shumė bukur. Nė shtėpinė e saj shpesh kėrcente e vetmuar pėrpara pasqyrės pėr tė shkarkuar (as ajo vetė se dinte cfarė) dhe njėkohėsisht si gjimnastikė pėr tė mbajtur trupin nė formė. Atė cast dukej sikur ora e mbetur nė adoleshencėn e saj filloi sėrish ti punonte pas dhjetė vjetėsh, pra nė moshėn tetėmbėdhjetė vjec kur ra nė dashuri me tė shoqin. Pas kėrcimit hidhej nė prehėrin tim mbi kolltuk dhe mė puthte me afsh , pastaj tėrhiqej dhe shkonte pranė biondes i shpupuriste flokėt dhe i pickonte me gishta buzėt duke e ngritur sėrish pėr tė kėrcyer pa e lėnė tė marrė frymė. Jo pa qėllim kėrceva pak atė natė pavarėsisht se kisha shumė dėshirė tė ngjitesha pas tyre dhe tė shijoja castin e mrekullueshėm tė trupit tė femrės kur kėrcen. Nė mėnyrė tė pakontrollueshme llogjikisht, apo me rregullat e kėrcimit ngjiteshin, fėrkoheshin dhe prekeshin me njėra – tjetrėn duke transmetuar nė tėrė hapsirėn e dhomės epsh dhe eksitim tė papėrballueshėm. Vetėm femrat mund tė krijojnė njė situatė tė tillė, kur janė tė cliruara nga cdo makth dhe shpėrthejnė vetveten si lulet pjalmin tek goja e bletės.
Dikur vura re qė biondia e eksituar ndjehej pak ligėsht qė nuk mė afrohej dot dhe tė mė puthte dhe tė puthej nga unė, megjithėse me koshiencė tė plotė mė kishte afruar me shoqen e saj. Edhe ajo femėr ishte dhe me mua e lidhnin shumė momente tė bukura qė padyshim i plluskonin nėn lėkurė nė ato caste eksitimi tė pėrgjithshėm, por nuk ja lejonte vetes tė lėshohej drejt meje pėr ti prishur magjinė brunes. Vetėm mė hidhte ndonjė sy ndjellės, por tė pėrmbajtur. U ngrita dhe menjėherė brunia mu ngjit duke futur dy kofshėt e saj nė mes tė kofshės time dhe vazhdoi tė kėrcente duke u fėrkuar, ndėrsa zgjata dorėn dhe tėrhoqa bionden qė u shmang paksa pėr tė na lėnė vetėm.XXX Ngjita buzėt e mia pas biondes, e cila u lėshua pa mundur tė rezistojė, e sakaq sytė i hodhi tek shoqja e saj pėr tė parė reagimin. Brunia stepi njė cast e turbulluar, ndėrsa e eksituar vazhdonte tė kėrcente. Pa ja lėnė turbullimin e beftė ti zmadhohet, e tėrhoqa kokėn e saj pranė dy kokave tona, duke u bashkuar tė tre nė njė trup. Vetvetiu lėvizjet e kėrcimit reshtėn, teksa filluam tė puthemi ngadalė. Kur buzėt e tyre u prekėn me njėra tjetrėn, njė shkėndijė magjike i ndezi si eshkė, ndėrsa unė i pėrkėdhelja lehtė sikur tė isha njė tufė kashte e tharė, qė mėzi pret tė marė flakė nga buzėt - eshka femėrore.
Dridhem edhe tani kur e pėrshkruaj atė cast. E kam tė pamundur ta rradhis nė gėrma magjinė ajėr shkundėse dhe trupat tanė qė u kėputėn njėherėsh nė dyshemenė me pllaka tė ftohta tė dhomės sė ndenies. Nė ato caste isha motivi i tyre nė tokė dhe ishin shkarkesa elektrike e atij qarku tė shkurtėr, qė i hodhi nė honin e paprovuar tė prekjes femrore. Kurrė nuk kishte ndodhur dhe as mund tė ndodhte mes tyre ajo shkarkesė sensuale ndjenjash pa prezencėn time, qė nė mėnyrė instiktive shtyja urėt e zjarrit femėror tė digjej mes vetes. Urėt flakėruan me dritė verbuese dhe nxehtėsi vullkanore, teksa fillova ti zhvesh me duart tė dridhura nga emocioni i asaj situate, qė ferrin me parajsėn i bashkonte nė njė, duke i transformuar nė ar tė shkrirė qė rridhte si llavė nė dyshemenė e shtėpisė time. Sa mė shumė perceptonin eksitimin tim, aq mė shumė ngjiteshin me njėra – tjetrėn, pėr tė mė falur universin e pamasė femėror, nė pritje tė pėrplasjes sė galaktikave, qė i mbanin nėn njė ritėm tė rregullt lėvizjeje prej kohėsh, pa mundur ti shpėrthejnė pėr tė krijuar njė sistem tė ri galaktikash. Unė isha njė element i hapėsirės, qė po bėja tė mundur c’ekuilibrimin e galaktikave, drejt njė katastrofe yjore me pėrfundim kaosin. Kaos universal shkatėrrues, e njėkohėsisht krijues i galaktikav tė reja.
(vazhdon)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-07, 02:37   #7
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

Fillova sė pari me brunen qė vloi kur penetrova nė galaktikėn e universit tė saj femėror, duke u tendosur si hark. Gjoksi i bardhė ju ngjesh pas buzėve tė biondes dhe njėra dorė kapi me ngėrc dorėn e tjetrės dhe ... nė njė kohė tė tė papėrcaktuar tė hapėsirės universale shpėrtheu nė klithmė tė frikshme dhe me tė dy duart ngjeshi akoma mė shumė kokėn e tjetrės pas gjoksit tė saj, si pėr ta futur edhe atė thellė brenda vetes. U lėshua si albatros i plagosur nė shkėmbinjtė e bregut, duke shijuar jetėn nė tokė nė ngėrthimet vdekore tė fluturimit tė kėputur.
U shkėputa prej saj duke u munduar tė pėrmbaj shpėrthimin tim, qė po mė errėsonte sytė. Njė dhimbje e mprehtė nė kurriz mė shpėtoi duke mė risjellė dritėn e tokės. Biondja duke mė njohur mirė, lėshoi thonjtė e saj nė kurrizin tim, pėr tė mos mė lėnė tė humbas nė honet e hapsirės shkreptitėse mashkullore, qė do ta linte pa shkatėrruar e hedhur nė kaos pluhuri, tymrash galaktikėn e saj. U gjesh pas meje duke mė rrethuar me tė dyja kėmbėt nė hapėsirėn bosh tė krijuar nga shkėputja me brunen, e cila ofshante nė dysheme e kėputur. Vlimi i bjondes ishte ndryshe. Ishte i gjatė dhe i thellė nė kohė dhe hapsirė, me njė tėrbim vuajtės. Shtriu drejt brunes si pėr ti kėrkuar ndihmė, llėrėn me dorėn, e gishtat delikat, qė dridheshin si puplat e njė ėngjėlli mėkatar. Ishte njė shenjė e heshtur dhe e pazbėrthyeshme e universit femėror, qė nė kėndvėshtrimin tim mashkullor pėrkthehej si, kėrkesė pėr tė shijuar tė dyja kufirin e artė ndėrmjet vdekjes dhe jetės, ndėrmjet kaosit dhe rikrijimit.
Nė brėndėsinė e saj dhe timen tė bėrė njėsh, stuhia shkulte me rrėnjė pemėt e epshit, e fluturuar nė ajėr gjethet e shpirtrave, qė i mblidhte me pėrvujtmėri brunia me buzėt e saj.
Dikur ndjeva tė vidhisesha nė hapsėsirėn shkrepėtitse mashkullore, teksa shihja shpėrthimin ndėryjor tė bjondes dhe brunes, tė kapėrthyera nė kaosin e orgazmės. Ndjeva ftohtėsinė e pllakave dhe ngjyra pa fund qė lodronin nė errėsirėn e mrekullueshme qė ėmbėlsisht mė ktheu tė tėrin nė njė qėnie amorfe.
I humbur nė pėrjetėsinė e momentit, ndjeja pėrkėdheljet e katėr duarve dhe dy buzėve qė kishin harruar tashmė njera – tjetrėn dhe merreshin vetėm me mua si qėnie jashtėtokėsore e shtrirė pėrvuajtshėm mbi pllakat e ftohta. Ngrita krahėt dhe i mbėshtolla nė gjoks pėr ti pasur sa mė ngjitur pas meje, duke uruar tė mė thithnin edhe pak jetė qė mė kishte mbetur pa pasur nevojė tė jetoj mė.

* * *

Pasi ndėnjėm nė dysheme heshtazi njė kohė tė pacaktuar, u ngritėm njė nga njė dhe shkuam drejt tualetit. E para shkoi bjondia. Brunia nė ato pak caste qė po rrinim tė ndėrthurur nė gjymtyrėt e njėri – tjetrit, mė shihte nė sy qetėsisht dhe thellė, pa folur. Ishte e pamundur ta pėrcaktoje atė vėshtrim, aq sa tė lumtur, e tė hutuar, po aq edhe tė vendosur. Instiktivisht mė erdhi pėr ti thėnė unė faleminderit kėtė rradhė. Si pėrgjigje, mė vuri dy duart nė faqe dhe mė puthi butė nė buzė, me buzė – eshkat e saj tashmė tė djegura e bėrė shkrumb, nga stuhia ndėryjore.
- Megjithėse kam vuajtur shumė, familja ėshtė e bukur dhe nuk dua qė ti tė zhgėnjehesh me femrėn nė tėrėsi, duke u nisur nga ne qė u sollėm kėshtu. Nuk dua tė mendosh asnjė cast se ne femrat tė tilla jemi...pra... – mė tha, por sakaq i vura gishtat nė buzė pėr tė mos e lėnė tė vazhdojė vetgjykimin e saj, me pėrcaktimin kurva dhe perverse.
I ngula edhe unė sytė pa mundur ti jap njė pėrgjigje, pa mundur ti them se atė cast dėshėroja qė pikėrisht ajo tė ishte gruaja ime, qoftė edhe duke ngelur nė mes tė katėr rrugėve pa lokalin, e makinėn e saj tė modelit tė fundit. Nuk e dija as vetė nėse ishte ndjesi e momentit dhe tė nesėrmen do tė mė shuhej si me gomė, apo ishte vėrtet fillesa e tė ndjerit dhe tė konceptuarit tė familjes time tė ardhshme qė jo pak herė e kisha menduar. Gjithsesi e kuptoi nga reagimi im i heshtur dhe vėshtrimi, qė vetėm si kurva nuk i shihja.
Ndėrkohė bjondia erdhi dhe ne u ngritėm pėr tė shkuar nė tualet. Teksa u ngrita sė bashku me tė, ndaloi dhe hapi rrugėn qė unė tė shkoj pėrpara saj, por mė erdhi vetiu dhe e shtyva qė tė shkonim tė dy njėherėsh. Qeshi nėn zė dhe nuk e zgjati, por filloi tė ecė me kurrizin tė mbėshtetur nė gjoksin tim dhe kėmbėt qė i zvargėte nėn shtysėn time drejt tualetit. U ul nė bide me ndrojtje duke ndjerė siklet nga prania ime. Me shenjė dhe buzė tė mbledhura si vajzė e vogėl, mė bėnte me shenjė tė mos shihja nė drejtim tė saj. Pa mundur tė pėrmbaj tė qeshurėn fillova tė urinoj nė krah tė saj nė ėc duke tundur lehtas kokėn nga drithėrima e zakonshme qė na kap ne meshkujve nė vrullin e parė. Ktheu kokėn dhe filloi tė shihte e habitur trajektoren e urinės qė shpėrthente prej meje dhe mė kėrkoi tė falur qė po mė shihte ashtu, por ishte hera e parė qė shihte njė mashkull tė urinonte. Qesha nė mėnyrė tė pavullnetshme dhe u pėrkula duke puthur buzėt e asaj femre tė zhvirgjėruar fizikisht pėrpara dhjetė vjetėsh, por e mbetur e virgjėr nė shpirt. U ndje keq dhe mė shpulloi vithet aq fort sa mė dhėmbi. Kur pa reagimin tim filloi tė qeshė pa vetpėrmbajtje. U fshiva shpejt e shpejt me peshqir dhe dola duke e lėnė nė intimitetin e saj femėror, qė gjithsesi ėshtė i magjishėm nė procedurėn e vet tė fshehtė dhe banal nė prezencėn e njė mashkulli.
(vazhdon)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-07, 02:39   #8
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

Hyra nė dhomėn e ndenies dhe gjeta bionden tė shtrirė nė divan me tangat e saj ndjellėse qė sapo i kishte veshur dhe gjoksin e vogėl qė rinte pėrpjetė i zbuluar. Ju ula pranė me kujdes dhe i ngula vėshtrimin nė sytė e blertė. Dora instiktivisht mė shkoi nė pjesėn e barkut qė gjithmonė mė ndillte pėr tja pėrkėdhelur kur mbaronim aktin seksual.
- Nuk e kisha menduar kurrė kėtė gjė, por...ishte vėrtet e rrallė – tha si pėr tė mė lėnė tė kuptoj shumė gjėra njėherėsh, e njėkohėsisht si pėr tė matur pulsin pėr tė provokuar mendimin tim pas asaj qė ndodhi.
Tashmė ndjehej e coroditur nė ndjesinė e saj qė nuk mund ti jepte dot emėr dhe i dukej vetja lezbike, pa qėnė e tillė dhe pa i shkuar kurrė mėndja qė do tė ndodhej nė njė situatė tė tillė. I dukej vetja mė shumė se kurvė tashmė, i dukej vetja perverse dhe akoma mė keq, nuk arrinte tė pėrcaktonte ku fillonte ndjesia normale dhe ku mbaronte ndjesia perverse.
- Ndjehem mirė qė ajo arriti tė kalojė barrierėn e saj dhe tashmė nuk paragjykon mė atė qė ty ka fillur tė tė mundojė – i thashė dhe i futa duart poshtė mbathjeve pėr ta ndjellė, me qėllim qė tė shmangė vuajtjet morale qė e kishin kaplluar.
- Ndoshta ke tė drejtė, por nuk dua qė ti tė kesh me tė marrėdhėnie dhe unė tė mos jem me ju, sepse do tė vuaj shumė. Mundohu tė na shohėsh njėsoj dhe mos na nda. Mos na gjyko dhe braktis tė lutem – tha me vėshtrim tė pėrvuajtur, teksa mė tėrhoqi dorėn dhe filloi tė mė puthė fshiktas mollėzat e gishtave.
Brunia ndėrkohė erdhi ngadalė nga tualeti dhe mu ul nė prehėr. Ngjiti buzėt pas tė miave, ndėrsa dora ime qėndronte tek buzėt e tjetrės.
Hodha sytė matanė dritares. Po fillonte tė agonte. U ngrita dhe i “urdhėrova” tė shkonim nė dhomė pėr tė fjetur. U shtrimė nė krevatin e madh dopio dhe ndjeva mishin e ngrohtė tė tyre tė ngjitej nė tė dy anėt e trupit tim, si pėr tu mbrojtur nė gjumė nga ėndėrat e kėqia. Dora e njėrės gjeti dorėn e tjetrės dhe si rastėsisht i ngėrthyen me dashuri mbi gjoksin tim, si njė pakt i fshehtė qė ne meshkujt nuk do tė arrimė ta kuptojmė dot kurrė. Kishin shkarkuar trupin dhe shpirtin nė njė marrėdhėnie seksuale. Pėr moralin qė na rrethonte ishim treguar imorale deri nė perversesitet, ndėrkohė qė mėnyra se si sillej me tė i shoqi i saj dhe bashkėjetuesi i tjetrės, quhej tepėr e moralshme.
Dicka mu kėput nė brėndėsi tė stomakut, duke kuptuar se isha gjithshka dhe asgjė pėr ato. Isha gjithshka pėr to njė moment si qėnie pa komplekse qė i bėja tė ndjeheshin vetvetja pa u paragjykuar dhe tė shfrehnin e tė merrnin fuqi, pėr ta vazhduar nė mėnyrėn si e kishin ndėrtuar, pa qėnė e nevojshme ta shkatėrrojnė. Kurajoja e tyre nuk arrinte dot deri nė forcėn dhe riskun pėr ti ndryshuar raportet me meshkujt qė kishin ndarė fatin, por thjesht pėr t’jua kthyer me tė njėjtėn monedhė mosvlerėsimin dhe pėrdhosjen femėrore qė ndjenin nga ta. Njėkohėsisht nuk isha asgjė, sepse jepja dhe merrnin castin nga unė, pa mė llogaritur si dicka thelbėsore.
Sakaq mu kujtua ajo femėr qė mė donte, tė cilėn e kisha shkelur me kėmbė atė ditė, duke i thėnė se do ta takoja dhe as qė e kisha parė celularin nėse mė kishte dėrguar ndonjė sms, apo zile nė celular. Merresha me vuajtjet e tyre dhe shkarkimin e vuajtjeve tė tyre, duke mos i dhėnė rėndėsi vuajtjes sė njė tjetre pėr dashurinė qė kishte pėr mua. Ndoshta edhe ajo njė ditė, ndoshta qė atė natė kishte pėrfunduar nė krahėt e dikujt tjetėr, pėr tė pėrballuar vetminė dhe dhimbjen nga pėrdhosja ime. Pėr tė isha gjithshka, e njėkohėsisht tjetri qė mund ti ngjeshej nė trup sonte nuk ishte asgjė, por c’vlerė kishte kjo kur tė tėrė nėpėr krevate tashmė ishim gjithshka dhe asgjė pėr njeri – tjetrin? Ato ishin fatkeqe pėr hir tė meshkujve dhe jo tė vetes, ndėrsa unė isha fatkeq pėr hir tė vetes dhe jo prej tyre. Tė mė vinte keq pėr to, apo pėr veten, shtrohej cėshtja dhe lėviza trupin pėr tė marrė celularin mbi komodinė. E hapa dhe lexova njė sms tė saj. Mė shkruante se do tė kishte qėnė mė mirė tė mos i thoja se do ta takoja.
“ Pse mė bėn tė vuaj kur e di qė nuk do tė mė takosh, sepse tė ka dalė ndėrkohė ndonjė femėr pėr tė shfryrė epshin tėnd?” – e mbyllte mesazhin e saj tė gjatė e tė dhimbshėm.
Me sa dukej nuk isha ndryshe nga meshkujt e tjerė, megjithėse pėr ato isha ndryshe nga ata. Nė errėsirė lotėt mė rrodhėn ngadalė dhe qetė pa ngashėrim. Fatkeqi mė i madh nė botė ėshtė ai qė e ka nė dorė vetė tė mbjellė fatkeqėsinė e tij, pra pikėrisht unė mashkulli.
“Pastaj kėrkon tė korrė kėnaqėsinė nė kurriz tė tokės me emrin femėr” – pėrsiata me vete dhe lotėt u zhdukėn sakaq, pėr ti lėnė vendin gjumit dhe seksit qė mė priste i vrullshėm si korrje me dy fatkeqe, qė nuk ndjeheshin fajtore pėr fatkeqėsinė e tyre, por thjesht mė kishin gjetur mua pėr ta sfiduar fatkeqėsinė qė meshkujt i kishin mbjellė. Ashtu sic gjeja unė tek to motivin pėr tė sfiduar fatkekėsinė qė mendoja se kisha mbjellė tek vetja kur isha nėn pushtetin e delirit tė madhėshtisė dhe marrėzisė mashkullore. Sfida femėrore pėr meshkujt dhe deliri mashkullor pėr femrat organizon nė mėnyrėn mė tė larmishme raportet e trupit me shpirtin, duke mos u bėrė nė asnjė cast pjellė e ndėrsjellė e skemave tė sfidės femėrore, apo delirit mashkullor. Fatkeqėsia ėshtė njėkohėsisht sfidė e delir pėr tė tėrė e pėr asnjė, panvarėsisht se mashkulli e mbjell dhe femra e pėrjeton, sepse e vuajnė dhe e transformojnė nė sfidė dhe delir pėr hir tė kėnaqėsisė tė njė casti tė pėrbashkėt.
“Tek e fundit: pa fatkeq, fatkeqe dhe fatkeqėsi nuk ka lumturi, nuk ka kėnaqėsi” – shpreha fjalėt e fundit pėrpara se gjumi tė mė pushtonte dhe clironte nga mėkatet, i mbėshtjellė nga dy trupa tė lakuriqtė femėror.
(fund)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-07, 02:41   #9
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

Kjo novele ka per autor Adrian Dule( postuar me lejen e autorit nga forumi www.albforum.us)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-08, 02:28   #10
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Une..nje bjonde dhe nje brune

Per hir te se vertetes teksa shkruaja kete novele, heshta nje cast dhe meditova me vetveten. Fundi i meditimit me "polli" kete poezi qe po e rradhis me poshte, pasi ndjej se brendshmi qe novela e mesiperme eshte si nje cung pa kto vargje.

Lakuriq i pėrhumbur nė ballkon dola,
Nė mėngjes trupkėputur nga afshi krevator,
Rrufe tė flakta horizontin ngjyen,
Shi me dritė nga qielli zbriste,
E dielli zgjimin me dy bulėza uji ndriste.

Tre koka nė njė nėnkresė u mbėshtetėm at natė,
Tre qėnie nėn mbulesė nė njė trup u kthyem,
Tre shpirtra nė agim dashurinė mbollėm me shkreptimė,
Shi me dritė nga qielli zbriste,
E dielli zgjimin me dy bulėza uji ndriste.

Tė duam o njeri, ju dua o bulėza tė qiellit,
Njeri tjetrit i thamė nė pėrqafim kapėrthyer,
Mbi krevatin mėkatbardhė,
Nėn shiun me dritė qė nga qielli zbriste,
E dielli mėngjesin me dashuri ujiste.

I ndritur lakuriq nė ballkon dola,
Dashurimėkatin me dy bulėza uji mbolla,
Me dy femra qė mė donin, duheshin, doja,
Nėn shiun me dritė qė nga qielli zbriste,
E dielli mengjesin me dashuri ujiste.
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-08, 22:57   #11
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Adrian DULE - KRIJIME*****


Adrian Dule




Adrian Hektor Dule ka lindur nė Tiranė, nė 11/5/1966.

Gjatė viteve 1984-1988 ai ka kryer studimet e larta nė Akademinė e Arteve tė Bukura pėr skulpturė tė aplikuar (qeramikė).

Midis viteve 2003-2004 ai punon si researcher nė universitetin e Art Design nė Helsingi (Finlande).

I rritur nėn 'frymen' e pikturės dhe tė artit, ashtu si dhe babai i vet Hektor Dule ( ARTIST I POPULLIT ), paraqet gjatė periudhės nė vazhdim punime tė ndryshe: piktura dhe skluptura nė galeritė e Greqisė, Italisė, Skocisė

eshte nderuar duke ju perzgjedhur nje veper qe eshte vendosur ne galerine mbreterore te Gllazgut ne gjinine e peizazhit e titulluar:Varrezat e Dhermiut


"Shpirtra nė korridor" ėshtė romani i tij i parė, i pritur me mjaft sukses nga publiku.


marr nga www.albforum.us



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 04-02-08 nė 23:12
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-08, 23:04   #12
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME*****

ORKESTRA E QENIES PA DIRIGJENT
-----------------------------------------------------------------


Korenti u ndėrpre.Errėsira pllakosi sakaq dhomėn e ndenies dhe sytė e mi. Kondicioneri shfryu si njeri i stėrmadh ajrin e fundit tė mbetur nė mushkritė e tij. Heshtje pėr pak caste. Zhurmė lufte erdhi nga jashtė. Si mjete tė motorrizuara tė njė ushtrie qė sapo ka marrė urdhėrin pėr tė sulmuar, gjeneratorėt filluan betejėn me natėn.
Ngrita tė ndenjurat nga kolltuku. Me lėvizje tė verbėta kėrkova cakmakun pėr ti dhėnė paksa dritė vetes. Po mė lodhte. Nuk po e gjeja dot. E gjeta. E ndeza. U vara drejt guzhinės pėr tė marė, e ndezur njė qiri. Fitili ishte ngjitur pas buzėve tė ngrira tė parafinta. Me thonj e ngacmova pėr ta cliruar, pėr ta c’ngjitur, e kokėn t,ja ngre lart. Cakmaku u nxeh. Mė pėrveloi thekshėm gishtin. E kisha mbajtur shumė tė ndezur, apo u bė nevrik me mua? Mos ndoshta u bė xheloz pėr qiriun?! Apo u mėrzit me veten qė vlente aq pak sa pėr tė ndezur dy sekonda njė cigare dhe maksimumi dhjetė sekonda njė qiri?
E lashė tė ftohej pak dhe ti binin nervat e mėrzitshme. Pas pak e shkrepa. Nuk u ndez. E mora me qetėsi pėr ta zbutur. E shkrepa dy, tre herė me pauza, si pėr tu pajtuar. Asgjė. Nervat e tij mė kaluan mua dhe i mbeti dėshpėrimi. E shkrepa disa herė me inat, teksa pėshpėrisja me mllef fjalėn magjike “ndizu”. E pėrplasa diku me forcė. Sherri mes nesh mbaroi. Unė flakėn e vogėl tė tij pėr tė ndezur qiriun qė do tė mė ndriconte paksa dhe ai pėrdorjen. Ndoshta as vetė nuk donte tė pėrdorej mė.
Mblodha sytė e mėsuar tashmė deridiku me errėsirėn dhe i hodha nė ambientin rrotull. Nuk mė zhgėnjyen. E dija qė nuk do mė linin nė baltė. Ndonjėherė nxeheshin edhe ata me mua dhe merrnin flakė, e nxirrnin xixa, por mė donin gjithsesi. Pranonin me dashuri tė pėrdoreshin nga unė. Ndoshta njė ditė do mėrziteshin sė dashuri dhe do mė braktisnin, tė lodhur nga pėrdorimi si cakmaku. Sidoqoftė cakmakė do blija me qindra dhe do ti pėrdorja, hidhja, humbja, por sy qė mė duan dhe i dua vetėm kėta janė.
Me dashurinė e tyre tė pamasė filluan tė mė shquajnė objektet rrotull. Kėmbėt i ndoqėn sytė urtė e butė. Ishin tė hutuara dhe nuk dinin ku tė shkonin dhe aq mė pak se cfarė donin, tė gjorat kėmbė. Mbathėn kėpucėt me nxitim. Duart tė lodhura e djegura me cakmakun, as qė morėn mundimin tė prekin lidhėset e kėpucėve, por dorezėn e derės e ulėn me forcė. E dinin prej kohėsh se ajo dorezė kapricioze vetėm me dhunė merrte vesh. Shpesh ishin tė pavarura dhe as donin t’ja dinin pėr mua. Sidomos me trupat femror e tepronin dhe ndėrhynin vend e pa vėnd me nxitim, megjithėse i urdhėroja tė mos guxonin tė vepronin. Grindeshin me duart e femrave qė donin ti largonin, por mesa dukej e dinin mė mirė se unė, qė trupi trupi i femrave i mundėte duart e veta pėr hir tė kėnaqėsisė qė i jepnin duart e mia.
Kėmbėt tė bezdisura nga kėpucėt e palidhura, shanė duart dhe u varėn shkallėve nė errėsirė. Diku u ngatėrruan nėpėr shkallė. E kuptova fare mirė qė e bėnė me kast. Donin tė mundonin duart qė sakaq u vunė nė veprim dhe u lėshuan nė mur mbėshtetazi pėr tė mos mė lėnė tė thyej turinjtė nga rrengu i kėmbėve. Dhimbėn. Mė erdhi keq pėr to dhe i ulėrita kėmbėve tė bėnin kujdes, madje edhe i kėrcėnova. Qeshėn talltaz me frazėn time kėrcėnuese. E dinin qė pa to nuk bėja dot. Duarve i erdhi nervi nė kulm dhe donte ti godiste, por u tėrhoqėn se dhimbnin nga pėrplasja nė mur. Thellė thellė nuk kishin faj. I kishte lodhur vetmia. Rutina e pėrditshme punė – shtėpi, shtėpi punė. Veprimet e pakta dhe tė njėjta prej kohėsh, i acaronin dhe i bėnin tė grindura.
Me duar e kėmbė tė sherrosura mes vetes dola nė rrugė. Sytė u ankuan. Nuk kishin faj dhe u mundova ti mar me tė mirė. Rruga ishte errėsirė e plotė. I drejtova diku nė njė dritė gjeneratoreske qė fekste disa dhjetėra metra mė poshtė, tek njė lokal. U qetėsuan disi. Sė bashku; sy, duar e kėmbė u nisėm pėr atje. Stomaku u pėrmėnd nga goja qė i lėshoi njė piskamė. U morėn vesh sakaq pėr kafe, njė gotė ėhisky dhe cigare. Tek cigaret sytė u bėnė tė vėmėndshėm dhe u rrotulluan. I drejtuan kėmbėt tek njė kioskė pak pėrpara lokalit, qė ndrydhte sė brėndshmi gjithfarėlloj cikėrrimash dhe njė plak kryecikėrimė tė pėrvuajtur. Duart kapėn paketėn e cigareve. Sytė mė kujtuan pėr njė cakmak. Duart, mosbesuese nga cakmaku qė i pėrvėloi, e shkrepėn disa herė. Punonte. Bėnte njė flakė tė kėndshme dhe tė gėzuar. Ishte cakmak i ri dhe nuk e njihte akoma vuajtjen e pėrdorimit.
Kėmbėt nė paqe me veten, por me inatin e duarve nė kurriz, u lėshuan tė kalojnė ato pak metra qė i ndanin nga lokali. Sytė tė habitur ju lutėn tė ndalojnė. Ndodheshin pėrballė vėshtrimit tė syve tė blertė, tė njė vajze tė hajthme. Njiheshin mes tyre fare mirė, por kishin kohė pa shkėmbyer vėshtrime. Duart u mpinė. Sa e sa herė kohė mė parė kishin shėtitur nė trupin e asaj femre, pėrkėdheltaz me epsh. Kėmbėt ngrinė pa mundur tė lėvizin. Me kėmbėt e saj ishin ngėrthyer nė krevat dikur, ishin lodhur lumturisht nė bregdete mahnitėse dhe lėndina me bar e luleshumėngjyrėshe.
Pas pak sekondash sytė e saj larguan habinė nga sytė e mi. I dhanė dritė, kėrkimtaz falje qė i kishin braktisur prej disa kohėsh. Kishin kujtuar se do tė merrnin mė shumė dritė nga sytė e njė tjetri. Por drita e syve tė mi e futur thellė nė sytė e saj, i kish mbjellė lot pendese dhe mall.
Duart e saj tė lagura me pėrdėllim shtrėnguan me pėrkėdheli duart e mia, tė mpira, tė grindura, tė dhimbura nga pėrplasja nė murin e shkallėve, prej rrengut tė kėmbėve. U ngrohėn, e u drodhėn nga prekja me mall e duarve tė saj.
Kėmbėt puqėn majat e kėpucėve puthtas kėmbėrisht. Si dikur, kėmbėt e mia tė mėdha u tallėn me kėmbėt e saj tė vogla, e kėmbėt e saj duke u pėrkėdhelur pėr brishtėsinė e tyre u tallėn me kėpucėt e palidhura tė kėmbėve tė mia. Mė pas kėmbėt e mia u ankuan. Qė nga braktisja e kėmėbe tė saj, nuk kishin ecur tė zbathura nė bregdet. Nuk kishin shkelur bar tė blertė, e vrapuar mes lulesh shumėngjyrėshe. Kėmbėt e saj, kofshėt ngjitėn pas tė miave trishtueshėm. Pėr lodhjen ngėrthyer mes kėmbėve tė tjera u ankuan. Pėr ecje tė kota pa kuptim nė rrugė pa rrugė, por tė lumtura qė prisnin prej orėsh atė ditė kėmbėt e mia tė dilnin nė rrugė, e pėr ti takuar.
Zemra ime filloi tė rrahė. Atė cast kuptova se e kisha nė gjoks. Ishte harruar nga unė e braktisur deri nė harresėn fatale qė kisha njė zemėr. Kishte ndalur, e zėnė merimanga kaq kohė, e tharė qė ditėn qė zemra e saj e braktisi pėr njė zemėr tjetėr. Zemra e saj u pėrpėlit . Me falje, e pendesė rrjetėn e merimangės mė largoi dhe gjakun e kuq jetdhėnės pikė, pikė si serum e lėshoi ngadalė me dashuri nė zemrėn time.
Buzėt u afruan ngadalė. Puthja e nxehtė shpėrthyese flakėroi. Kėmbė, duar, sy u bėnė njė si dikur dhe goja ngeli pa gojė.


(2 Shkurt 2008/adrian dule)





Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 05-02-08 nė 21:39
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-08, 23:07   #13
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim analize e shkurte nga Legenda

....te i ruajme GISHTERINJET.....na duhen,shuuume....
Korenti u ndėrpre.Errėsira pllakosi sakaq dhomėn e ndenies dhe sytė e mi. Kondicioneri shfryu si njeri i stėrmadh ajrin e fundit tė mbetur nė mushkritė e tij. Heshtje pėr pak caste. Zhurmė lufte erdhi nga jashtė. Si mjete tė motorrizuara tė njė ushtrie qė sapo ka marrė urdhėrin pėr tė sulmuar, gjeneratorėt filluan betejėn me natėn.

....Kush e nderpreu KORENTIN- ENERGJINE????

.....zhurme lufte.... -.mbrenda ne shpirtin e autorit,apo nga jashte..????

beteja me naten...-dhe me te PAPRITURAT qe flejne ne gjirin e saj.....




Ngrita tė ndenjurat nga kolltuku. Me lėvizje tė verbėta kėrkova cakmakun pėr ti dhėnė paksa dritė vetes. Po mė lodhte. Nuk po e gjeja dot. E gjeta. E ndeza. U vara drejt guzhinės pėr tė marė, e ndezur njė qiri. Fitili ishte ngjitur pas buzėve tė ngrira tė parafinta. Me thonj e ngacmova pėr ta cliruar, pėr ta c’ngjitur, e kokėn t,ja ngre lart. Cakmaku u nxeh. Mė pėrveloi thekshėm gishtin. E kisha mbajtur shumė tė ndezur, apo u bė nevrik me mua? Mos ndoshta u bė xheloz pėr qiriun?! Apo u mėrzit me veten qė vlente aq pak sa pėr tė ndezur dy sekonda njė cigare dhe maksimumi dhjetė sekonda njė qiri?

...nje flake qe plagos gishtin -PLAGOSJA e gishtit,a nuk eshte edhe plagosje e SHPIRTIT????

nje flake,sa nje shkendije,e cila do te rritet pa dyshim,dhe ka droje e kaplon tere trupin....e merr dhene...





E lashė tė ftohej pak dhe ti binin nervat e mėrzitshme. Pas pak e shkrepa. Nuk u ndez. E mora me qetėsi pėr ta zbutur. E shkrepa dy, tre herė me pauza, si pėr tu pajtuar. Asgjė. Nervat e tij mė kaluan mua dhe i mbeti dėshpėrimi. E shkrepa disa herė me inat, teksa pėshpėrisja me mllef fjalėn magjike “ndizu”. E pėrplasa diku me forcė. Sherri mes nesh mbaroi. Unė flakėn e vogėl tė tij pėr tė ndezur qiriun qė do tė mė ndriconte paksa dhe ai pėrdorjen. Ndoshta as vetė nuk donte tė pėrdorej mė.
Mblodha sytė e mėsuar tashmė deridiku me errėsirėn dhe i hodha nė ambientin rrotull. Nuk mė zhgėnjyen. E dija qė nuk do mė linin nė baltė. Ndonjėherė nxeheshin edhe ata me mua dhe merrnin flakė, e nxirrnin xixa, por mė donin gjithsesi. Pranonin me dashuri tė pėrdoreshin nga unė. Ndoshta njė ditė do mėrziteshin sė dashuri dhe do mė braktisnin, tė lodhur nga pėrdorimi si cakmaku. Sidoqoftė cakmakė do blija me qindra dhe do ti pėrdorja, hidhja, humbja, por sy qė mė duan dhe i dua vetėm kėta janė.


SYTE - pjesa me VIGJILENTE,apo dylbite qe sodisin Boten,e edhe ne ERRESIRE....

SYTE si pjesa me e vlefshme....cilet jane keta?

me te cilet prezentojme Shpirtin ne boten qe na rrethon...


Me dashurinė e tyre tė pamasė filluan tė mė shquajnė objektet rrotull. Kėmbėt i ndoqėn sytė urtė e butė. Ishin tė hutuara dhe nuk dinin ku tė shkonin dhe aq mė pak se cfarė donin, tė gjorat kėmbė. Mbathėn kėpucėt me nxitim. Duart tė lodhura e djegura me cakmakun, as qė morėn mundimin tė prekin lidhėset e kėpucėve, por dorezėn e derės e ulėn me

ehhh cili artist i don lidhsat,asnje,te gjith e duan lirine....jo lidhje...

forcė. E dinin prej kohėsh se ajo dorezė kapricioze vetėm me dhunė merrte vesh. Shpesh ishin tė pavarura dhe as donin t’ja dinin pėr mua. Sidomos me trupat femror e tepronin dhe ndėrhynin vend e pa vėnd me nxitim, megjithėse i urdhėroja tė mos guxonin tė vepronin. Grindeshin me duart e femrave qė donin ti largonin, por mesa dukej e dinin mė mirė se unė, qė trupi i femrave i mundėte duart e veta pėr hir tė kėnaqėsisė qė i jepnin duart e mia.

kjo lufte e mbrendshme me gjymtyre,pjeset e nje trupi....koordinimi i te cilave vie me pas spntanishte,indirekt nen komanden e UNI-it....

....Energjia derdhej nga nje trup ne trupin tjter,e trupi i dyte mblidhte forcen dhe kanalizonte ne nje qellim -ne hapjen e nje PORTE-qe te dilej nga erresira....


Kėmbėt tė bezdisura nga kėpucėt e palidhura, shanė duart dhe u varėn shkallėve nė errėsirė. Diku u ngatėrruan nėpėr shkallė. E kuptova fare mirė qė e bėnė me kast. Donin tė mundonin duart qė sakaq u vunė nė veprim dhe u lėshuan nė mur mbėshtetazi pėr tė mos mė lėnė tė thyej turinjtė nga rrengu i kėmbėve. Dhimbėn. Mė erdhi keq pėr to dhe i ulėrita kėmbėve tė bėnin kujdes, madje edhe i kėrcėnova. Qeshėn talltaz me frazėn time kėrcėnuese. E dinin qė pa to nuk bėja dot. Duarve i erdhi nervi nė kulm dhe donte ti godiste, por u tėrhoqėn se dhimbnin nga pėrplasja nė mur. Thellė thellė nuk kishin faj. I kishte lodhur vetmia. Rutina e pėrditshme punė – shtėpi, shtėpi punė. Veprimet e pakta dhe tė njėjta prej kohėsh, i acaronin dhe i bėnin tė grindura.
Me duar e kėmbė tė sherrosura mes vetes dola nė rrugė. Sytė u ankuan. Nuk kishin faj dhe u mundova ti mar me tė mirė. Rruga ishte errėsirė e plotė. I drejtova diku nė njė dritė gjeneratoreske qė fekste disa dhjetėra metra mė poshtė, tek njė lokal. U qetėsuan disi.

Sė bashku; sy, duar e kėmbė u nisėm pėr atje. Stomaku u pėrmėnd nga goja qė i lėshoi
njė piskamė.

U morėn vesh sakaq pėr kafe, njė gotė ėhisky dhe cigare. Tek cigaret sytė u bėnė tė vėmėndshėm dhe u rrotulluan. I drejtuan kėmbėt tek njė kioskė pak pėrpara lokalit, qė ndrydhte sė brėndshmi gjithfarėlloj cikėrrimash dhe njė plak kryecikėrimė tė pėrvuajtur. Duart kapėn paketėn e cigareve. Sytė mė kujtuan pėr njė cakmak. Duart, mosbesuese nga cakmaku qė i pėrvėloi, e shkrepėn disa herė. Punonte. Bėnte njė flakė tė kėndshme dhe tė gėzuar. Ishte cakmak i ri dhe nuk e njihte akoma vuajtjen e pėrdorimit.
Kėmbėt nė paqe me veten, por me inatin e duarve nė kurriz, u lėshuan tė kalojnė ato pak metra qė i ndanin nga lokali. Sytė tė habitur ju lutėn tė ndalojnė.

Ndodheshin pėrballė vėshtrimit tė syve tė blertė, tė njė vajze tė hajthme. ....-apo ndodheshin te gjithe sy,kembe,duar,kurriz,stomak e goje para nje SFIDE????....

...hmm,ngjyra e blerte....pra nje SFIDE qe duhet te perballohet me nje NGJYRE TE BLERTE...misterin e te ciles e din vetem AUTORI.


Njiheshin mes tyre fare mirė, por kishin kohė pa shkėmbyer vėshtrime. Duart u mpinė. Sa e sa herė kohė mė parė kishin shėtitur nė trupin e asaj femre, pėrkėdheltaz me epsh. Kėmbėt ngrinė pa mundur tė lėvizin. Me kėmbėt e saj ishin ngėrthyer nė krevat dikur, ishin lodhur lumturisht nė bregdete mahnitėse dhe lėndina me bar e luleshumėngjyrėshe.
Pas pak sekondash sytė e saj larguan habinė nga sytė e mi. I dhanė dritė, kėrkimtaz falje qė i kishin braktisur prej disa kohėsh. Kishin kujtuar se do tė merrnin mė shumė dritė nga sytė e njė tjetri.

Por drita e syve tė mi e futur thellė nė sytė e saj, i kish mbjellė lot pendese dhe mall......-largimi i nje PJESE nga TRUNGU i saj,per nje kohe...por ?


Duart e saj tė lagura me pėrdėllim shtrėnguan me pėrkėdheli duart e mia, tė mpira, tė grindura, tė dhimbura nga pėrplasja nė murin e shkallėve, prej rrengut tė kėmbėve. U ngrohėn, e u drodhėn nga prekja me mall e duarve tė saj.

Kėmbėt puqėn majat e kėpucėve puthtas kėmbėrisht.


Si dikur, kėmbėt e mia tė mėdha u tallėn me kėmbėt e saj tė vogla, e kėmbėt e saj duke u pėrkėdhelur pėr brishtėsinė e tyre u tallėn me kėpucėt e palidhura tė kėmbėve tė mia. Mė pas kėmbėt e mia u ankuan. Qė nga braktisja e kėmėbe tė saj, nuk kishin ecur tė zbathura nė bregdet. Nuk kishin shkelur bar tė blertė, e vrapuar mes lulesh shumėngjyrėshe. Kėmbėt e saj, kofshėt ngjitėn pas tė miave trishtueshėm. Pėr lodhjen ngėrthyer mes kėmbėve tė tjera u ankuan. Pėr ecje tė kota pa kuptim nė rrugė pa rrugė, por tė lumtura qė prisnin prej orėsh atė ditė kėmbėt e mia tė dilnin nė rrugė, e pėr ti takuar.
Zemra ime filloi tė rrahė. Atė cast kuptova se e kisha nė gjoks. Ishte harruar nga unė e braktisur deri nė harresėn fatale qė kisha njė zemėr. Kishte ndalur, e zėnė merimanga kaq kohė, e tharė qė ditėn qė zemra e saj e braktisi pėr njė zemėr

....merimanga eshte mbrojtje...

tjetėr. Zemra e saj u pėrpėlit . Me falje, e pendesė rrjetėn e merimangės mė largoi dhe gjakun e kuq jetdhėnės pikė, pikė si serum e lėshoi ngadalė me dashuri nė zemrėn time.
Buzėt u afruan ngadalė. Puthja e nxehtė shpėrthyese flakėroi. Kėmbė, duar, sy u bėnė njė si dikur dhe goja ngeli pa gojė.
(2 Shkurt 2008/a.dule)

************************************************** ******************************


........ne shikim te pare gjate leximit tregimi ngjan ne nje PIKTURE APSTRAKTE-SUREALIZEM,,,qe eshte shuuume e THELLE.
gjymtyre te hedhura ne skaje diametralishte te kunderta,dhe te keputara njera me tjetren,...gishti,dora,kemba,goja,stomaku,syri...t e hudhura neper skajet e nje dhome-nje REALITET qe DHEMB,,,qe autori mundohet te i ve ne koordinim,te iu caktoj detyrat dhe te i orientoj te gjitha ne nje qellim,....ne nje shteg...pra BETEJA ME NATEN....e ne NATE fshehen lloj lloj HIJE dhe HIJENA....

a eshte ai shtegu i DASHURISE,apo,ndonje shteg tjeter...C““fare fshehet ne PRAPASKENE???
sigurisht nje qellim me MADHOR,nje IDEAL......


.....dhe TERRI qe ka mbulu cdo gje rreth UNIT i cili ne lufte me veteveten me pjeset e Tij,te shkaperderdhura,qe mundohet te i permbledh,te gjitha ne nje TRUP-TRUNG,,,nen nje UN- pra nen nje UDHEHEQJE....

dhe te fillojne se pari me nje ndezje flake,me nje SHKENDIJ-e cila patjter se me vone do te behet e madhe,e ndoshta edhe do te kaploj dhene....


dhe duart jo nuk duan te lidhin lidhsat ( ...koencidence,por kjo eshte shprehia ime,ahaha,sa here qe mbath kepuce me lidhsa,nuk i lidhi kurre ,ashtu dal ne qytet-e kam paksa IMIXH-por cili shpirt artisiti i do lidhsat,e,asnjeni...te gjithe e duam lirine...)...ehhhh,CILI ia lidh kembet VETES????...

dhe kemba kembesishte,bie ne puthje me majen e kepuces-kisha me pagezu kete metafor-SURELIZEM I LLOJIT TE SALVADOR DALIT.

-kreativiteti i autorit verehet dukshem,ai pos metaforave,krijon fjale te reja ,gje qe me magjeps:
"
Kėmbėt puqėn majat e kėpucėve puthtas kėmbėrisht. "....kemberisht,e pra KEMBERISHT,se si do te puthnin kembet ndryshe pos qe kemberisht.....

......dikur duhet menduar edhe per stomakun,...ah ,ekonomiaaaa,po ketu goja cilin AUTORITET e luan,si duket DIKTATORIN,goja ulerine...urdheron ....
por merren sakaq vesh per nje Kaffe,per nje UISKI,arijne te mbyllin se bashku nje KOMPROMISS,...dalengadale edhe duart edhe kembet edhe goja e stomaku po beheshin -NJE.....po beheshin nje TRUP-TRUNG nen nje UDHEHEQJE-UNI,,,
dhe se fundi po bashkohen me trupin tjeter...qe aq shume i ka munguar pjeses se vet.....


..po SYTE????

Ata derdhen ENERGJINE ne syte binjak ,te cilet filluan te RI_NGJALLEN....
SHPIRTI perjetoi RI_NGJALLJEN...


kam edhe shuuume,e shuuume per te thene....sikurse ky tregim i paperfunduar...

Legenda


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 04-02-08 nė 23:13
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-02-08, 23:09   #14
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME*****

....ne ditet ne vijim do te sjell referime nga libri

"Shpirtera ne koridor "

liber ky qe ka ba jehone ne publik....
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-02-08, 02:54   #15
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME*****

Nepermjet temes te hapur ne emrin tim nga Legenda gjej rastin ta falenderoj personalisht per iniciativen dhe njekohesisht falenderoj murgeshen e cila postoi nje tregim dhe me kerkoi nje mendim. Sinqerisht ndjehem shume i vleresuar nga keto dy femra kosovare, qe me shembullin e tyre me kane mikpritur me mendje dhe zemer. Ju uroj gjithashtu lexim te mbare te gjithe vizitorve dhe antareve qe me kane lexuar dhe i falenderoj nga zemra.
Por ve re se "klanet" e krijuara ne kete forum, nuk i kane fort per zemer intelektualet nga Shqiperia dhe me vjen keq. Jam i zhgenjyer ne kete aspekt, pasi me duket vetja sikur kam hyre ne nje forum te huaj qe thjesht flasim ne nje gjuhe.
Ne forumin qe drejtoj (www.albforum.us) kosovaret nga Kosova dhe diaspora jane pjese organike e jona( ka shume antare ketu qe mund ta vertetojne), ndersa ne shqiptaret e Shqiperise trajtohemi ketu si apendisit(zorre qorre). Uroj te jem nje rast i vecante qe ndjehem keshtu dhe jo sinjifikacion i mentalitetit qe mbizoteron ne kete forum.
Ju perqafoj me shume dashuri te gjitheve dhe njekohesisht ju lutem ta fshini kete teme te hapur ne emrin tim. Nuk me ka vlere publiciteti aty ku nuk ndjehem pjese e te teres, por akoma me keq qenie bezdisese.Mund ta kem gabim , por i tille ndjehem ne kete forum.


adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.