Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-05-06, 09:54   #1
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Mrekullitė Shkencore Nė Kuran

Katėrmbėdhjetė shekuj mė pare, Zoti zbriti Kuranin pėr tė udhėzuar njerėzit nė rrugėn e vėrtetė. Qė prej ditės sė shpalljes sė tij e deri nė Ditėn e Gjykimit, ky libėr i fundit hyjnor do tė mbesė udhėzimi i vetėm pėr ta.

Stili i pakrahasueshėm i Kuranit dhe urtėsia e tij e pėrkryer janė tregues tė qartė se ai ėshtė me tė vėrtetė fjala e Zotit. Pėrveē kėsaj, Kurani ka mjaft veēori tė tjera tė mrekullueshme, tė cilat vėrtetojnė se ai ėshtė me tė vėrtetė njė libėr hyjnor. Njė prej kėtyre veēorive ėshtė fakti se njė numėr i konsiderueshėm i fakteve shkencore, tė cilat njeriu mundi t'i zbulonte vetėm me ndihmėn e teknologjisė sė shekullit XX, janė shpallur nė Kuran 1400 vjet mė parė.

Sigurisht qė nuk mund tė pretendojmė qė Kurani ėshtė njė libėr shkencor, pasi qėllimi i shpalljes sė tij nuk ėshtė shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siē e thamė dhe mė lart, udhėzimi i njerėzve drejt sė vėrtetės. Megjithatė, nė Kuran gjejmė shumė fakte shkencore, tė cilat janė zbuluar nė mėnyrė tė plotė vetėm nė saje tė fjalės sė fundit tė teknologjisė bashkėkohore. Kėto fakte shkencore as qė mund tė perceptoheshin apo imagjinoheshin nė kohėn e shpalljes sė tij, gjė qė vėrteton akoma mė tepėr prejardhjen e tij hyjnore.

Qė tė kuptojmė mrekullitė shkencore nė Kuran, sėpari duhet tė hedhim njė vėshtrim nė nivelin e shkencės qė mbizotėronte nė kohėn e shpalljes sė kėtij libri hyjnor.

Nė shekullin VII, nė shoqėrinė arabe ekzistonin shumė bestytni, me tė cilat ishin pėrzier edhe ēėshtjet shkencore. Mungesa e teknologjisė sė duhur, me anė tė sė cilės do tė studioheshin tė fshehtat e natyrės dhe universit, i la kėta arabė tė hershėm nėn ndikimin e bestytnive dhe legjendave tė trashėguara nga brezat e mėparshėm. Pėr shembull, ata supozonin se ishin malet ato qė e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtė dhe nė dy skajet e saj ndodheshin male tė larta, tė cilat ishin shtyllat qė mbanin qiellin lart.

Sidoqoftė, tė gjitha kėto besime tė kota tė shoqėrisė arabe u zhdukėn me zbritjen e Kuranit. Nė ajetin e dytė tė sures Er-Rra'd thuhet: "Zoti ėshtė Ai qė i ngriti qiejt pa asnjė shtyllė..." Ky ajet hodhi poshtė besimin e trashėguar tė arabėve se qielli qėndron lart i mbajtur prej maleve. Nė mjaft ēėshtje tė tjera janė shpallur tė dhėna tepėr tė rėndėsishme dhe tė sakta, nė njė kohė kur askush s'kishte asnjė njohuri pėr to. Kurani, i cili zbriti nė kohėn kur njerėzit dinin shumė pak rreth astronomisė, fizikės ose biologjisė, pėrmban argumente bazė mbi njė sėrė dukurish tė ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerėzore, struktura e atmosferės apo ekuilibri delikat, i cili bėn tė mundur jetėn nė tokė.

Tani, le tė shqyrtojmė sė bashku disa mrekulli shkencore tė shpallura nė Kuran.


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-05-06, 09:56   #2
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Krijimi I Universit

Nė ajetin e mėposhtėm, pėrshkruhet origjina e universit:

"Ai ėshtė Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokės (pa pasur asnjė shembull)..."(El-En'am 101)

Pėrfundimi, nė tė cilin ka arritur astrofizika sot, ėshtė se i tėrė universi, sė bashku me dimensionet e lėndės dhe tė kohės, erdhi nė ekzistencė si rezultat i njė shpėrthimi tė madh, i cili ndodhi menjėherė. Ky fenomen i njohur me emrin "Big Beng", vėrtetoi se universi ishte krijuar nga asgjėja si rezultat i njė shpėrthimi nė njė pikė tė vetme. Qarqet shkencore moderne janė tė njė mendimi nė lidhje me faktin se Big Bengu ėshtė i vetmi shpjegim i arsyeshėm dhe i vėrtetuar i zanafillės sė universit dhe i mėnyrės sė krijimit tė tij.



Para Big Bengut, lėnda nuk ekzistonte. Nga kjo gjendje mosekzistence, nė tė cilėn as lėnda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin - dhe kjo mund tė pėrshkruhet vetėm nė mėnyrė metafizike - arrijmė nė pėrfundimin se lėnda, energjia dhe koha janė tė tėra tė krijuara. Ky argument ėshtė njė nga zbulimet e fundit tė fizikės bashkėkohore, i cili ėshtė shpallur nė Kuran 1400 vjet mė parė.


Aparaturat e ndjeshme nė bordin e satelitit hapėsinor COBE, i cili u lėshua nga NASA mė 1992, arriti tė kapte dukshėm pjesė tė mbetura tė Big Bengut. Ky zbulim shėrben si dėshmi pėr Big Bengun, i cili ėshtė shpjegimi shkencor i faktit se universi u krijua nga asgjėja.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 10:01   #3
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Zgjerimi I Universit

Nė Kuran, i cili u shpall katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, nė kohėn kur shkenca e astronomisė ishte akoma primitive, zgjerimi i universit pėrshkruhet nė kėtė mėnyrė:

"Ne me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė. " (Edh-Dharijat 47)

Fjala "qiell" e pėrmendur nė kėtė ajet ėshtė pėrdorur nė vende tė ndryshme nė Kuran me kuptimin e hapėsirės dhe universit. Edhe kėtu, kjo fjalė ėshtė pėrdorur me kėtė kuptim. Me fjalė tė tjera, nė Kuran ėshtė shpallur se universi "zgjerohet". Pikėrisht, ky ėshtė pėrfundimi i arritur sot prej shkencės.

Deri para fillimit tė shekullit XX, i vetmi mendim i pėrhapur nė tė gjithė botėn e shkencės ishte se "universi ruan njė gjendje konstante dhe ka ekzistuar pėrherė pa fillim". Por kėrkimet, vėzhgimet dhe rrezultatet e marra prej aparaturave moderne vėrtetuan se universi nė tė vėrtetė ka njė fillim; argument pėr kėtė ėshtė fakti se ai zgjerohet vazhdimisht.

Nė fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritėn teorikisht se universi ėshtė nė lėvizje tė vazhdueshme dhe zgjerohet.


Georges Lemaitre

Ky fakt u vėrtetua gjithashtu prej tė dhėnave tė vėzhguara mė 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndėrsa po vėzhgonte qiellin me njė teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njėra-tjetra. Njė univers, ku ēdo gjė lėviz vazhdimisht duke u larguar prej ēdo gjėje tjetėr, nėnkupton njė univers vazhdimisht nė zgjerim.


Edwin Hubble me
teleskopin e tij gjigand

Vėzhgimet e kryera nė vitet nė vazhdim vėrtetuan se universi ėshtė nė zgjerim e sipėr. Pėrsėri del nė pah saktėsia e habitshme e ajetit kuranor, i cili pėrdor njė folje tė kohės sė tashme pėr tė pėrshkruar vazhdimėsinė e kėtij zgjerimi. Ky argument ėshtė sqaruar nė Kuran nė njė kohė kur askush nuk kishte as idenė mė tė vogėl rreth kėtyre fakteve.


Qė prej momentit tė Big Bengut, universi ka filluar tė zgjerohet vazhdimisht me shpejtėsi tė madhe. Shkencėtarėt e krahasojnė zgjerimin e universit me sipėrfaqen e njė tullumbaceje nė fryrje e sipėr.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 10:03   #4
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ndarja E Qiejve Dhe E Tokės

Njė prej ajeteve qė bėn fjalė pėr krijimin e qiejve ėshtė edhe ajeti i mėposhtėm:

"A nuk e dinė jobesimtarėt se qiejtė dhe toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo gjėje. Pėrse nuk besojnė pra?" (El Enbija 30)

Fjala "retk", e pėrkthyer "tė ngjitura", nė gjuhėn arabe do tė thotė "tė pėrziera me njėra-tjetrėn, tė bashkuara". Kjo fjalė pėrdoret nė ato raste kur u referohemi dy substancave tė ndryshme, tė cilat pėrbėjnė njė tė plotė. Fraza "Ne i ndamė" ėshtė folja arabe "feteka" dhe nėnkupton diēka qė vjen si rezultat i shkėputjes apo shkatėrrimit tė strukturės sė ngjitur"retk". Carja e farės sė bimės nė momentet para tė mbirjes ėshtė njė nga rastet nė tė cilat pėrdoret kjo folje.

Le tė shqyrtojmė pėrsėri ajetin kuranor, duke pasur nė mendje faktet e lartpėrmendura. Nė ajet, qielli dhe toka janė subjekti i parė i gjendjes "retk". Mė pas ata ndahen (feteka), duke u shkėputur nga njėri-tjetri. Kureshtja jonė rritet kur rikujtojmė momentet e para tė Big Bengut dhe shohim se e gjithė lėnda e universit pėrfshihej nė njė pikė tė vetme. Me fjalė tė tjera, ēdo gjė, duke pėrfshirė "qiejt dhe tokėn", tė cilat ishin krijuar ende, ishin pjesė e kėsaj pike nė gjendjen "retk". Pas njė shpėrthimi tė fuqishėm, lėnda e kėsaj pike u nda (feteka) dhe mė pas ndodhi procesi i krijimit tė strukturės sė tėrė universit.

Kur krahasojmė ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato pėrputhen nė mėnyrė tė pėrkryer me njėra-tjetrėn. Fakti mė interesant dhe mė habitės ėshtė se kėto zbulime u bėnė vetėm nė shekullin XX.


Fotoja paraqet Big Bengun, i cili bėn tė qartė edhe njė herė se Zoti e krijoi universin prej asgjėsė. Big Bengu ėshtė njė teori e vėrtetuar me dėshmi tė qarta shkencore. Megjithėse disa shkencėtarė u pėrpoqėn tė sillnin teori tė kundėrta me Big Bengun, dėshmitė e qarta shkencore bėnė qė kjo teori tė pranohej tėrėsisht prej komunitetit shkencor.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 10:08   #5
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Orbitat

Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hėna lėvizin nė njė orbitė tė caktuar:

"Zoti krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė." (El Enbija 33)

Nė njė ajet tjetėr ėshtė pėrmendur se Dielli nuk ėshtė i palėvizshėm, por lėviz nė njė orbitė tė caktuar.

"Edhe dielli lėviz drejt kufirit tė tij pėrfundimtar. Ajo lėvizje ėshtė pėrcaktim i tė Plotfuqishmit, tė Diturit." (Ja Sin 38)

Kėto argumente tė komunikuara nė Kuran u zbuluan prej vėzhgimeve astronomike shumė shekuj mė vonė. Sipas llogaritjeve tė ekspertėve tė astronomisė, Dielli udhėton me njė shpejtėsi marramendėse prej 720.000 km nė orė nė drejtim tė yllit Vega nė njė orbitė tė vetme tė quajtur Maja Diellore. Kjo do tė thotė se Dielli pėrshkon afėrsisht 17.280.000 km nė ditė. Bashkė me Diellin, tė gjitha planetet dhe satelitėt brenda sistemit gravitacional tė Diellit pėrshkojnė gjithashtu tė njėjtėn distancė. Pėr mė tepėr, tė gjitha yjet nė univers bėjnė njė lėvizje tė ngjashme.



Nė Kuran ėshtė shpallur se i tėrė universi ėshtė i mbushur plot me rrugė e orbita si ajo e diellit:

"Betohem nė qiellin plot rrugė." (Edh-Dharijat 7)

Nė univers ndodhen rreth 200 miliardė galaktika dhe secila prej tyre pėmban rreth 200 miliardė yje. Pjesa mė e madhe e kėtyre yjeve kanė planete dhe pjesa mė e madhe e kėtyre planeteve kanė satelitė. Kėta trupa gjigandė lėvizin nė orbita tė caktuara, sipas njė lėvizjeje tė pėrllogaritur nė mėnyrė preēize. Pėr miliona vite me radhė, tė gjithė kėta trupa "notojnė" nė orbitėn e tyre nė njė harmoni dhe rregull tė pėrkryer. Pėr mė tepėr, njė anumėr i madh kometash lėvizin nė orbitat e pėrcaktuara pėr to.

Orbitat nė univers nuk janė karakteristikė vetėm e trupave qiellorė. Edhe vetė galaktikat udhėtojnė me njė shpejtėsi marramendėse nė orbita tė projektuara pėr to. Gjatė kėsaj lėvizjeje, asnjė prej trupave qiellorė nuk i zė rrugėn, apo pėrplaset me tė tjerėt.



Sigurisht qė nė kohėn e shpalljes sė Kuranit njerėzimi nuk zotėronte teleskopė elektronikė apo teknologjinė e avancuar tė vėzhgimit tė trupave miliona kilometra nė hapėsirė, ashtu siē nuk dispononte njohuritė e sotme tė fizikės apo astronomisė. Ndaj nė atė kohė nuk ishte e mundur tė zbulohej nė mėnyrė shkencore se hapėsira ėshtė "plot me rrugė dhe orbita", siē ėshtė shpallur nė ajetin kuranor…


Si shumė kometa tė tjera nė univers, edhe kometa Halley (lart) lėviz nė njė orbitė tė pėrcaktuar. Ajo ka njė orbitė specifike dhe lėviz nė harmoni tė plotė me trupat e tjerė qiellorė.Tė gjithė trupat qiellorė, duke pėrfshirė edhe planetet, satelitet, yjet, madje dhe galaktikat, kanė orbitat e tyre, tė pėrcaktuara me llogaritje tepėr delikate. Ai qė vendosi kėtė rregull dhe ekuilibėr tė pėrkryer ėshtė Zoti, Krijuesi i universit.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 10:10   #6
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rrumbullaksia E Tokės

"Ai i krijoi qiejt e tokėn me qėllim tė caktuar. Ai ia mbėshtjell natėn ditės dhe ditėn ia mbėshtjell natės." (Ez-Zumer 5)

Fjalėt e pėrdorura nė Kuran pėr tė pėrshkruar universin janė mjaft tė qarta. Fjala arabe, e cila ėshtė pėrkthyer "mbėshtjellė" nė ajetin e mėsipėrm, ėshtė fjala "tek'uir". Nė fjalorėt arabė, kjo fjalė pėrdoret pėr tė pėrshkruar mbėshtjelljen e njė gjėje rreth njė gjėje tjetėr, siē mbėshtillet ēallma rreth kokės.

Njoftimi i dhėnė nė kėtė ajet pėr mbėshtjelljen e ditės dhe natės me njėra-tjetrėn na ndihmon tė njohim formėn e tokės. Kjo mbėshtjellje mund tė ndodhė vetėm nėse toka ėshtė e rrumbullakėt. Kjo do tė thotė se rrumbullakėsia e tokės ėshtė thėnė nė mėnyrė tė tėrthortė nė Kuran, qė nė shekullin VII. Nuk duhet tė harrojmė se gjuha arabe ėshtė njė gjuhė shumė e pasur dhe pėrdorimi i kėsaj foljeje ėshtė i rrallė, gjė qė tregon fare qartė se pėrdorimi i saj ėshtė bėrė me qėllim.



Sidoqoftė, ne duhet tė sjellim ndėrmend se njohuritė e astronomisė tė asaj kohe e perceptonin botėn krejt ndryshe. Atėherė mendohej se bota ishte njė plan i sheshtė dhe tė gjitha pėrllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin tė bazuara mbi kėtė besim. Ajetet kuranore pėrmbajnė informacione, tė cilat ne kemi mundur t'i njohim vetėm disa shekuj mė parė. Pėrderisa Kurani ėshtė fjala e Zotit, ai ka pėrdorur fjalėt mė tė sakta, kur flet pėr pėrshkrimin e universit.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.