Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 31-03-09, 12:34   #1
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Virgjeresha 87 vjeēare



Drane Markgjoni /Foto: AFP
Virgjėreshat e fundit

Nga Express mė 31.03.2009 nė ora 13:00
Drane Markgjoni ėshtė njė nga ‘virgjėreshat e fundit” nė Shqipėri, njė zakon i vjetėr i grave tė cilat marrin rolin e burrit dhe qė pranohen nga familjet dhe shoqėria e tyre.
“Jeta ime ka qenė sikurse e qenit”, nėnvizon 87 vjeēarja, cila jeton nė njė shtėpi modeste nė Shkodėr, nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė, atje ku pikturat fetare tė kombinuara me fotografinė e tė vdekurve, janė mė tė dashurat.
Por tash 87 vjeēarja kėmbėngul se nuk ndjen “keqardhje”.
Ajo sėrish shpejt qeshė kur kujton peshėn e fatit tė saj tradicional dhe kushtet e barrės tė pas luftės II botėrore, ne regjimin komunist tė Enver Hoxhės.
Agjencia e lajmeve AFP, sjell njė reportazh nga Shqipėria, duke ilustruar fenomenin e “virgjėreshave tė betuara”, ku tash kanė mbetur gjallė vetėm dhjetė prej tyre.
E veshur me rroba tė vjetra dhe me njė xhaketė tė zezė, me flokėt e bardha e tė shkurtra, Markgjoni e cila kurrė nė jetėn e saj nuk ka mėsuar tė shkruajė apo tė lexojė, pėrpiqet tė mbrojė vetėn e vet nga tė ftohtit nė shtėpinė e saj tė ngrirė.
Ajo ka lindur nė Bajram Curri, nė veri tė vendit. Qė nė kohėn kur ka qenė nė djep, martesa e saj ishte planifikuar ashtu siē e donte zakoni nė atė kohė.
Por nė ditėn e dasmės nė vitin 1949, burri i saj arratiset nga Shqipėria drejt shtetit fqinj tė Jugosllavisė, qė ishte njė gjė e zakonshme gjatė periudhės sė vėshtirė tė pas luftės.
Disa orė mė vonė, policia e regjimit tė Enver Hoxhės, arrestojnė tė gjithė burrat e familjes sė saj.
Markgjoni papritur e gjen veten tė vetme me gratė he fėmijėt e familjes sė burrit tė saj. Ajo thotė se kjo martesė kurrė nuk u realizua.
Dhe kjo ishte arsyeja qė ajo vendosi tė “shndėrrohet” nė “burrin e shtėpisė”, rol tė cilin ajo e pėrshtati nė linjė tė njėjtė me zakonet e vjetra shqiptare tė “virgjėreshės sė betuar”.
Vendimi do tė thoshte ndryshim i pėrjetshėm i gjinisė sė saj, mėnjanimi i mundėsisė qė tė jetė sikurse gratė e tjera, tė pasurit burrė tjetėr , tė lindė fėmijė dhe sigurisht, tė ketė marrėdhėnie seksuale.
“Nuk kisha ndonjė zgjedhje tjetėr”, thotė ajo duke kujtuar se si ishte depėrtuar pėr nė jug tė vendit me gratė dhe fėmijėt e familjes sė tė fejuarit tė saj.
-‘Nė kohėt e vjetra, mund t’i besoje njė burri’-.
Pėr 12 vjet, ajo ka jetuar njė jetė sikurse tė ishte njė burrė duke punuar nė ndėrtim, bartur thasė ēimentoje, e deri te ndarja e bujtinės me burra, ku ishte pranuar pa ndonjė telashe.
Gra tė tilla tė cilat shndėrrohen nė “burrat e shtėpisė”, nė Shqipėri janė “virgjėreshat e betuara”.
Puna krah pėr krah me burrat, i ka sjell asaj respekt tė plotė dhe zgjedhja e saj ishte konsideruar “njė sakrificė e lartė”, shpjegon Afėrdita Onuzi nga Instituti Antropologjik nė Tiranė.
Onuzi, njė etnografe, thotė se vitet e fundit kur gratė kanė vendosur tė shndėrrohen nė “virgjėresha tė betuara” ka qenė nė tė 1960-tėt.
Ky fenomen ka qenė i shtrirė gjithashtu edhe nė Kosovė dhe ėshtė gjetur si tek familjet e shqiptarėve myslimanė ashtu edhe tek ata katolikė.
Gjatė 50 vjetėve tė komunizmit shqiptar deri nė vitin 1990, megjithatė, ėshtė munduar t’i jepet fund kėsaj praktike.
Onuzi nėnvizon se tash vetėm 10 “virgjėresha”, janė ende gjallė nė Shqipėri.
Kanė qenė dy mėnyra qė tė shndėrrohesh nė “virgjėreshė”, shpjegon ajo: njė vajzė ka vendosur qė tė marrė detyrat e burrit nė atė moment kur tė gjithė meshkujt e familjes kanė vdekur apo janė larguar, ose tė bėhet “virgjėreshė” qė tė shmangė martesat me burrat e pėrzgjedhur qė nė kohėn kur ato kanė qenė nė djep.
Zakonisht njė xhaxha ka qenė ndėrmjetės nė fejesa tė vajzave tė reja qė tė gjejė zgjidhje, thotė Onuzi.
Nėse arsyet pėr tė kundėrshtuar martesėn nuk janė konsideruar si tė ligjshme apo tė mjaftueshme, familja e vajzės ėshtė dashur t’i japė familjes sė tė fejuarit njė plumb pėr ta vrarė atė, shpjegon etnografja.
"Mbetja pa burrė ka provuar se sa i fortė ėshtė karakteri. Ti duhet tė jesh shumė e vendosur”, thotė Markgjoni.
"Nė kohėt e vjetra, ti ka pasur mundėsi t’u besosh burrave, tė udhėtosh me ta. Por tash, gratė konsiderohen si objekt. Dhe gratė tash mendojnė vetėm se si t’i ngacmojnė burrat”, thotė ajo.
Markgjoni ėshtė e brumosur thellė edhe me besimin e saj Romano Katolik, ku lutjet nė kishė, ajo thotė se e mbajė gjallė.
"Janė ata qė mė japin vetėbesim”, thotė ajo, duke u ngritur dhe prekur njė fotografi fetare tė vendosur mbi kokėn e shtratit tė saj.
Pėrktheu: Jeton Musliu


__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Fshatari : 31-03-09 nė 12:35
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.