Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 20-12-08, 11:22   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nje vrasje ne Selanik

Nje vrasje ne Selanik
Gara me Ahmet Zogun, kush do ta vriste me pare tjetrin. Nje aktivitet i shtrire ne tre dekadat qe i dhane forme ceshtjes shqiptare. Dyzimi i regjimit komunist me qendrimin ndaj tij, dhe nje emer qe sot i ngre ne kembe shqiptaret e Kosoves

Ne luften e Koplikut kunder malazezeve ne Shkoder, ne 1921, ishin bashke Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Galica, Luigj Gurakuqi dhe Ahmet Zogu… Mirepo, Hasan Prishtina kishte dyshime se kete lufte e kishte organizuar Zogu me serbet. Keshtu, qe i bindur per kete akt te Zogut, Hasan Prishtina krijoi mundesine per t’i bere atentat atij ne momentin kur Zogu po pinte kafe me dy klerike te krishtere, ne vendin e quajtur “Kafe e Madhe” ne Shkoder.

Kur e moren vesh bashkeluftetaret e tij, Bajram Curri e Luigj Gurakuqi, e ndaluan te vepronte per te mos ngjallur trazira te reja ne Shqiperi. Eshte percjelle gojarisht reagimi i Hasan Prishtines ndaj miqve te tij: “Degjo, Bajram Curr! I pari qe do te vrase Zogu je ti, pastaj, Gurakuqin, dhe mua te fundit, sepse ia di hilet”.

Episodi i mesiperm eshte shkeputur nga libri i autorit Gani Demiri (Radkoceri), emigrant kosovar i ardhur ne Shqiperi ne vitin 1951, ne librin e tij “Kryengritja shqiptare e vitit 1912”. Nese kjo ngjarje eshte zhvilluar vertet keshtu, parashikimi i Hasan Prishtines ka qene profetik. Ne fakt behet fjale per nje marredhenie te veshtire mes dy personazheve kyce te historise se re shqiptare, qe nuk rreshten se planifikuari atentate ndaj njeri-tjetrit.

Por nese qendrimi i regjimit komunist ndaj figures se mbretit Zog ishte i kuptueshem, duhet thene se duke u ushqyer nga dokumente jugosllave e ruse per shume vite, edhe ndaj Hasan Prishtines eshte hedhur balte me bollek, derisa kembengulja e shume intelektualeve e studiuesve kosovare beri qe ne vitin 1962 Tirana te kthente pllaken.

Nje vile e madhe anes detit ne Selanik, ne rrugen “Vasilisis Olga”, edhe sot e kesaj dite qe sherben si qender per invalidet, njihet si vila e Hasan Prishtines. Ai lindi ne Vushtri ne vitin 1873, ne nje familje qe vuri pasuri te konsiderueshme me tregti; i ati kishte siguruar kontrata te rendesishme per furnizimin me ushqime te ushtrise turke. Ne fillim fisi kishte mbiemrin Berisha (gjyshi i tij, Haxhi Ali Berisha), pastaj Polanca.

Por pasi studioi per shkenca politiko-juridike ne Stamboll dhe vendosi t’i hynte politikes, nen ndikimin e kusheririt te pare Zejnulla Beu, duke u bere deputet i Prishtines ne parlamentin turk, emri i tij mbeti ne histori si Hasan Prishtina. I zgjedhur tre here ne periudhen 1908-12, ai u ndodh ne brendesi te politikes turke pikerisht ne fazen e triumfit te levizjes xhonturke, e cila ne fakt vetem premtoi, por ndoqi te njejtin revansh dhe represion ndaj ceshtjes shqiptare. Pas nje diskutimi plot zjarr ne parlament me 11 janar 1912, ne lagjen Taksim te Stambollit deputetet shqiptare u mblodhen me iniciativen e Hasan Prishtines dhe Ismail Qemalit, per te shtruar rrugen e kryengritjes se armatosur ne Shqiperi.

Krijimi i komiteteve zonale e me pas shperthimi ne pranvere 1912 i kryengritjes se armatosur ne te gjitha trevat shqiptare, kulmoi me tubimin e Junikut, ku paria e Kosoves thirri nen arme 30 mije shqiptare. Kryengritesit cliruan Rrafshin e Dukagjinit, pastaj hyne ne Prishtine. Qeveria turke e kryesuar nga Seit Pasha dha doreheqjen dhe qeveria e re, nisi menjehere nje delegacion per t’u marre vesh me udheheqesit e kryengritjes.

Kur kryengritja grumbulloi rreth vetes 60 mije luftetare, hyn ne Shkup. Ne balle te luftes ishte Hasan Prishtina dhe Bajram Curri. Hasan Prishtina nuk mundi te marre pjese ne shpalljen e pavaresise kombetare, por dergoi 48 delegate nga Kosova ne Vlore, per cdo rreth nga dy perfaqesues. Mbas disa ditesh, ai mberrin ne Vlore, ku Ismail Qemali e emeroi minister te Bujqesise ne qeverine e sapoformuar.



__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.