Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-02-13, 00:54   #106
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Jashtė ėndrrės!

Nė vrapin pėrtej ėndrrės sė bukur blu
T`merron vizioni yt i thellė nė njė sy
Fėmijė i kohės shterpė, kohės anemike.

Zingjirė tė padukshėm tė mbajnė vendosmėrisht
Nė natyrėn e betont kundruall syve tė hutuar
Nė shpejtėsinė maramendėse largė shpėtimit.

Globi zvoglohet vazhdimisht nė syrin tėnd
Njė mesnatė mund t`a fusėsh nė grusht si mollėn
E t`ia numėrosh varrėt e plasjet njė nga njė.

Loja vec sa ka filluar nė frikėn tėnde
Keq u zure nė formulat moderne nė veten
Kur bėhet llogari qorre idealesh tė gabuara.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Sulltan-Alim : 11-02-13 nė 00:55
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-02-13, 12:11   #107
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

...



Pasiguria e shpirtrave…


Me ngjan ne leter e nuk je leter Mjeshter ,… diēka poetike, ndoshta? …mos ndoshta nje alegori?…mos simbolizon vdekjen,ngase diēka kaq afer persosshmerise nuk bene te ekzistoj? …Apo thjesht je misionar qe tenton te shpjegoj enderrat dhe fantazite?
Jo, s'eshte e vertete!Vetem tri dite Jete!!!Vetem tri dite drite...ne kete erresire!
Vitet kalojne,e asgje nga keto o miq.Eshte vetem nje Mjeshter qe premton tokat e bekuara e te largeta ku farketohet lumturia… vendet me te largeta te botes ne te cilat kurre nuk do te shkojme …
Ju them se nuk eshte shaka me kuptime te dyfishta,por behet fjale vetem per nje oaze dashurie,ku uji, siē eshte bere e ditur ,shkon perpjete,pra kundrejt drejtimit te natyrshem , misteriozisht, dhe per kete ndihet frike.

Ngjarja deliktuoze nuk zhvillohet siē ndodh zakonisht fshehurazi, ne erresire dhe larg nga syte e botes, por bash ne publik, ne qiell te hapur,ku me ane te nje bisede te gjate e te arsyeshme, vajtimeve, psheretimave, qortimeve u pergjegjej me ftoftesi demoniake, si nje qenie e akullt duke u perballe me ankthin dhe personazhet e botes se arsyeshme te kesaj enigme te frikshme..edhe pse mire e dinte Mjeshtri se s’kishte tjeter arme veēse shpresen te Zoti.
Ne te vertete, ne burgun e ēeliket te Jetes se shemtuar te djeshit, ka nje larmi te atille,nje bollek te tille, nje perqendrim te tille elementesh patetike dhe dramatike, sa qe mundesia per selektim nga me te mirat eshte e gjere sa edhe vete ditet,muajt, vitet e kaluara ne ate burg te ēelikt prej Jete,ndaj edhe selektonte me mjeshteri.

Mos te harroj tu rrefej per reagimet e para te atyre qe morren lajmin, …ishin reagime pasigurie : “Merre me mend. E pamundshme….” ama u theme se, zmadhuesi i ngjarjes eshte realiteti i cili ne menyre te bujshme kaperceu fantazine njerezore.
Dua te shtoj se,…here pas here genjejme veten se,.. flaket pergjeruese nuk do ta preknin pjesen ende te pa qelbur te trurit te ēoroditur, apo te pakten, ne menyre te mistershme nuk do ta preknin zemren ,por pa hetuar depertojne thelle ,..shume thelle!!!




Miq te dashur,
…kurre s’kam pare per nje kohe kaq te gjate,gershetim vuajtjesh dhe ankthesh,motivesh aq te shumta dhe nje fuqie kaq te madhe rruges per ne oaze ne te cilen kurre nuk ishim …por,ndoshta,..?!


.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-02-13, 22:30   #108
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Natė, orė 03:16

Drithmė!

Hap sytė, ndjej se frymoj. Zgjohem brrof dhe nisem drejt tavolinės time. Mar syzet dhe filloj t`a shkruaj ėndrrėn qė zgjoi heshtjen e fajėsisė nga vetmia ime; gjegjėsisht jetėsimin e saj.

Diku larg ku s`kishte njeri, kalldėrėmeve kisha ndaluar Pajtonin tim. Ajo doli, dola edhe unė. Dhe, akoma pa u pėrplasur buzė mė buzė, shikimi vec fliste pėr hapin spontan tė radhės. Pėrshėndetja klasike do pasonte mė vonė meqė mendja e arsyeshme nuk arrinte tė perceptonte asgjė mė; pra, ishte takimi nė pikėn zero; ishte zemra ajo qė udhėhiqte.., pėrjetimi pėrgjatė rrugės dhe pritjes sė gjatė deri nė momentin e ballafaqimit, sy mė sy.

Ishte njė goditje e papėrshkruar emocionesh. Me siguri atė natė po t`a shikonim Qiellin edhe yjet do rrėnqetheshin. Nė shkėlqimin e syve tė saj nėn dritėn e zbehtė tė llampave prej neoni i buzėqeshte edhe ftyra. Dorė mė dorė ikėm drejt Detit tė paskaj, dėshirės sonė pėr t`ia takuar valėt. Njė drithmė mė kaploi nė shpirt rrėmbyeshėm, mbase nuk arrija t`a pėrmbaja atė vrull egocentrik.Ceshtja e Atomit kishte zėnė zbrapsjen para saj.

C`pėrshkrim Idilik i gjithė kėsaj drame buzė shpėrthimit, hė?

C`fuqi ndjenjash pėrmallimi nxisin kėtė pendė? C`mallė mė kaplon sante, c`ėshtė kjo ridrithmė pėr Ty? Tashmė kur qėllimi po realizohet drejt finalizimit tė suksesit; tash kur Rrezja depėrtoi pėrtej Ylberi, tash kur mishėrimet nuk gjejnė vend pėr kufij.

Tash? Sa mė mungon, vec ta dish.


Po ti? Ndjenė tė njėjtin hall si unė, pyes veten? Heshtje e trishtė kaplon dhomen time tė vogėl por, jo edhe shpirtin tim sepse gjysma e tij je Ti.

Nga jeta ime dhe e tė tjerėve qė kam lexuar nuk mbaj nė mend se kisha / kishin pėrjetuar ndonjėherė ridrithmė mė tė madhe se sante. Pse e gjithė kjo? Ke Ide?

E, meqė je gjysma ime atėherė unė do ik sėrish nė gjumė pėr t`a vazhduar ėndrrėn, mos u vono.

Ai nuk ishte vetėm, atė po e shoqėroje ti, tashmė pjesa e munguar e Ditarit tonė.

C`ironi, c`fat, c`simbolikė.., "c`rastėsi" ?

Eja ti eja e dashur nė ėndėrrat e mia!

http://www.youtube.com/watch?v=G50sAp4LRhI

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Sulltan-Alim : 23-02-13 nė 22:31
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-02-13, 23:20   #109
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Rikthimi?

Nėse ndonjėherė sėrish do kthehesh
Nė Trollin tėnd tė moqėm
Atė, tė poezive blu
Nėse asnjėherė pėr be
S`tė kujtohet Vendlindja yte
Prozė e thyer, e larė nė lot, e sfiduar
E di se
Jo qė nuk e deshe
As se
Nuk ndjenė pėr tė
...

Kėsaj Stine tė pres
Gjersa varret s`janė rrafshuar
Sa s`u dogjėn kujtimet gri
Eja!
Se atėherė?
Kur do kthehesh
Ne Tokėn tėnde, hi do gjesh
E verdhė, mos mė eja
Sa rrallė herė kam shkruar
Pranverave, kur bie shi
Sa shpesh herė vdes nė to!
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-13, 13:18   #110
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Tash kur po shkėmbehej zjarrė, binin Heronjėt pėr tė rilindur sėrish. Ti thoje: unė, unė, unė. Mbase unė tė thoja: ne, ne, ne. Pra, kėshtu duhej ngaqė Lufta e madhe fitohej nė mejdan, publikisht. E dashur, sėrish do qeshim Pranverave si dikur, dėshmi e kemi gjakun.

Sulltani!
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-13, 23:13   #111
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Cdo ditė e mė afėr Stinės sė Brishtė!

E di se do lexosh me vėmendje dhe e di se do mė pėrqafosh sa pėr t`a pajtuar buzėvarjen time prej fėmiu. E them prej fėmiu ngaqė konsideroj se askush nė mėnyrė mė origjinale se ai nuk di t`a shprehė ndjenjėn e gėzimit dhe atė tė zemėrimit. Sot mė ke munguar shumė, gjegjėsisht nuk ma ke varė fare.

Sidoqoftė, desha tė sqarohem se tregimet pėrbėhen nga jeta qė bėjmė e jo nga fjalėt qė me aq lehtėsi i bashkėrendojmė; gjegjėsisht tregimi ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė njė fjalie tė vetme pas sė cilės ngarrend ajo bota jonė e ngushtė kur e duam dikė me gjithė qenje, prandaj kafshojmė buzėt.

Unė se di se nė c`dimension mendor shtrihej kujtesa jonė? Gjithnjė mė duket se ishim dashuruar para se tė kishim lindur. Nė c`stade zgjoheshin emocionet e ndjesisė, as kėtė nuk e di pėr be. C`gjurmė lėnė kėto prushe qė djegun shpirtin tim kur s`tė kam pranė; pa mė trego? Pse vuajmė kur kuptojmė se c`mesazh pėrmbanė jeta?

Kur tė vish, mer pak kohė e mė trego. Kam mallė pėr ty, i zhytur nė mendime..

Cdo ditė e mė afėr Stinės sė brishtė ecim sė bashku, Stinės sė derdhur nė ngjyra vaji,..

Drejtė Kėshtjellės sonė!

  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-02-13, 23:59   #112
YanYan
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
 
Avatari i YanYan
 
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
YanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

Sa ide gjeniale me ec ne rrugen per tek treni nen ritmin e "Ngjyra e kuqe" per te mos rreshkit e me mbet ne histori...

Dite e ftohte sot e akoma po bie debore. Strukur nen kapucin e shallin e punuar nga dora e se shtrejtes time, po ngroh duart me fryme gri. Po shoh njerez tek vrapojne, marrin taxi, nisin vete makina, marrin autobuzat e trenat, e te tjere lypin. E ndersa mu me presin pantoflat, jeleku qe me mban ngrohte, nje gjelle nga mami, nje liber i bukur, e shume perqafime te ngrohta, m'vjen zor me kalu afer tyne e me i than "Zoti te dhashte"!

...
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
YanYan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-03-13, 14:34   #113
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

...

"Jetėgjati nuk bėhet jetėshkurtėr".
…magjia zgjat pak, ca ore ,jo me shume. Pastaj dita fillon te me copetoj mishin, me ingranazhet e saj te thata,sidomos pasditeve, kur jam vetem, provoj nje ndjenje te veēante. Sikur te me banonte nje esence e papercaktuar, jo e imja, e megjithate pafundesisht e imja, e une s’jam me vetem,dhe ēdo gjest i imi, ēdo fjale, ka per deshmitar nje shpirt misterioz.!
Hapesira me eshte shenderruar ne nje dhome te vogel Mjeshter, gjersa ti kerkon diēka kaq te vogel,e une as kete s’e beje,dhe per egoizmin tim refuzoj te pranoj sa shume te dua.Me vie keq ngase ka plot sosh qe e duan,por atij as qe i pelqejne ēapkenet autoritare ,vashezat fodulle, laviret garipe, vogelushet e djallezuara e te pergjumura me sy tinzare e epshore.Jo, keto nuk i don!
Mbreme me terhoqi vemendjen dritarja gjatoshe ,gjersa Hena duke hyre permes xhamave te saj,u bente drite luleve ne vazon siper truezes ,nuk e di ne ju kujtohet vazoja qe i vinte keq nga une?... Keto pak objekte te dukshme nen driten e Henes ,me shtyejne qe te perfytyroje prap mbrapaskenen e erresires,ku fshihen intimitetet,ndoshta edhe shpetimi nga gjendja qe kame rene ,por...nuk jane per mua ato ,jo!
-“Paske jeten e gjate”…!, degjova symbyllur te me thoshte nje nga hijet…U mundova te qesh, dhe edhe qesha, por ndjej dhimbje ne koke,miq…Tu tregoj se,pas atyre diteve,mu kjo ishte buzeqeshja ime e pare…


.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-03-13, 23:29   #114
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Te respektuar lexues,

...

Nje nate nder netet e mia te shumta pa gjume shpertheu nevoja per tregimin qe do ua rrefej se c`kisha ndjere e perjetuar ne boten time pergjate koheve derisa arritem ne Piken Zero.

...

Sulltani!
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-03-13, 01:25   #115
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia



...



Sikur te mos kisha frike se do te ja lendoj zemren, e di se ēka do thosha…

Vetem flisni...!

Ja do t’jua sqaroj…
E semur nga kjo semundje, madje e interpretuar ne forme te lehte,ne kete sanatorium qe eshte pertej xhamave te asaj dritares gjatoshe ku shikoj shpesh koheve te fundit duke pasur pershtypjen se jetoj ne nje bote te humbur, e krijuar prej mureve te lemerishem, e krijuar prej vdekjeve te ftohta, e krijuar prej figurave te njerezve te pa shpirt.
Ne realitet, …duhet pritur vetem njeqind e tetdhjet e dy–tri dite, asnje dite me shume!
…Gjashte muaj, gjashte,... gjashte mure te tmerrshme,tash rendojne pameshirshem… NC,mu tani me te vertete duhet menduar ne vitet,… Edhe sa vjet me duhen te ngjitem deri ne skajet e kesaj gremine gjashtkateshe ?


...

Megjithate, njeqind e tetedhjet dite jane te gjata dhe ne rrjedhen e tyre mund te ndodhin plot gjera:..Ta zeme del koha qe te krijohen familje te reja, te lindin femije e te fillojne edhe te flasin, apo ta zeme qe nje grua e bukur te plaket e askush te mos e deshiroj... e semure nga nje semundje, edhe nga ato me te gjatat,ndoshta jo ne kohe, por ne vuajtje gjithesesi ….

Apo ta zeme edhe si shembull,nese guxoj ta quaj shembull … nje shtepi e madhe te ngrihet aty, ku me pare kishte vetem livadhe,uje qe ecen perpjete ,mu sikur ne ate oazen,...Nderkohe vazhdoj te jetoj e shkujdesur, ta trete dalengadale trupin, e te terhiqem perkohesisht per te lene pershtypjen se sherohem …, te turrem serish me me vrull duke gllaberuar shpresen, ...tek e fundit, mbetet ende kohe qe i vdekuri te varroset e te harrohet,keshtu qe i biri te jete serish ne gjendje te qesh serish, ne nje te aferme te larget ..ne afersi …
… Buzeqeshje e idhet,Mjeshter … Me fal…!!!




Ti kthehemi dritares gjatoshe edhe njehere …Prania e disa krijesave qe ne boten reale, kurre nuk i kam pare behen cipe pengese per pamjen ne ate dritare...Ato krijesa me bindnin se as gjethet e drurit nuk lekunden…derisa me nje koncentrim maksimal verej se megjithate gjethet edhe pse ngadale prapeseprape lekunden nga era e lehte.


Jeta perkundrazi, sikur eshte ndalur Mjeshter… E njejta dite, po me ato gjera perseritet me qindra here, pa bere nje hap para …. Lumi i kohes kalon permbi Fortuna,plasarite muret, merr teposhte gure e zinxhire qe fluturisen ne mendjet tona .



E dij Mjeshter se tani te ze nje terbim, nje maraz, nje keqardhje…!Dhe tani edhe pse vepron,te duket sikur eshte teper vone…

… E ēuditshme dhe per te qeshur qe keto zekthe vijn ,… si te jemi te mitur !? Po, po, e din, shumica dermuese se as qe e vret me mendjen per keso gjerash dhe vazhdon te dashurosh ,nuk e kthen me ne problem.
Mjeshtri,ai i cili nuk e kishte marre kurre seriozisht, por…si dikush qe kalon para nje vitrine te mrekullueshme pa ia hedhur shume syte dhe vetem kur tashme eshte larg, e kupton sa gjera te bukura kishte aty dhe kthehet mbrasht ngarendas, por,... kur kthen aty shuhen dritat dhe ulen roletnet.

Me keqardhje,me brengen qe ndoshta nuk i mjafton me koha,druan se ne vetmido e paguan hidhur,sepse ai kishte qene si nje gur i lidhur pas nje litari dhe ajo qe e ngazellente ishte deshperimi, dashuria. …Duke u sorollatur keshtu ēmendurisht, nuk dallohet me ē’forme ka..,
...ai nuk ia ve me veshin njeriu, nuk mund te degjon, ai degjon vetem vetveten tek fishkellon ne ere, per te askush nuk ekziston me perpos …!
Rrokullisje e frikshme, ai nuk sheh me boten perreth, e gjithe ēfare mbet nga jeta madje kishte reshtur se ekzistuari, nuk ekziston me, nuk kishte ekzistuar kurre,…e quan 'pika zero'!?


Por,..ja ku ndalet guri i lidhur pas litari dhe me ne fund mund te dallohet, …eshte nje gure i zgidhur!
  • Mjeshtri eshte ne pozicion...




.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-04-13, 23:37   #116
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim AW: Zhgarravinat e mia

10. Shkurt 2013

...

Ndonese ishte veshtire t`a menagjoja kohen perkunder detyrimeve te perditshme qe kisha; ndaj serish arrija t`a permbledhja suksesin e synuar ne ploteni. Shpeshhere me pyeste prej nga gjithe kjo fuqi e energji qe po ma kushton, pse i gjithe ky perkushtim per mua?

Ketyre pyetjeve me duhej t`u pergjigjesha me kujdes, gjegjesisht me mjeshtri sepse ajo nuk i pelqente trillimet, aktrimet edhe me hiq. Me besoni miq te dashur e kisha te veshtire sepse shpeshhere gjindesha ne situata kur ne ndonje pyetje te pazakonshme te saj me duhej t`i shmangesha me ndonje kunderpyetje shpotitese.

Ajo e dinte se une nuk do leshohesha ne shaka nese nuk do ishte momenti i pershtatshem m`varesisht nga tema qe po debatohej. E dinte ajo se posedonte bukurine e brishte si Pranvera, shtatgjatesine e Drandofiles dhe mprehtesine prej dhuntise.

E dinte ajo se e kishte per qejfi t`a rendisja ne vendin ku deshironte nder Oponence; megjithese me shume e inspironte fakti i apostrofuar tek kur perjetimi i saj do arrinte te behej shembull prej delikateses se saj te perjetuar ne jete permes shkrimeve tona qe do pasojne ne kete Roman.

Pergjate jetes isha sprovuar me situata nder me te nderlikuarat ama asnjehere dhe kurre si me kete ngjarje qe do ua rrefej ne vijim. Ajo ishte nje Zonjushe perplot jete dhe e perkushtuar ne dinamiken e saj. Ishin goditjet e jetes sic ajo shpeshhere di te jete e pameshirshme qe e kishin mbeshtetur per muri sic thot populli. Ishin edhe shume padrejtesi, poashtu brenga te saj qe kjo bote di ti zhvilloj me mjeshtri; qe kishin arritur t`a dermonin dhe dobesonin deri ne vuajtje. Eh po tash? Si mund t`a lesh nje mik te vuaj? Si mund t`a lesh ne gjendje te tille kur je ne dijeni se e ke mundesine t`a ndihmosh? Si?

Shpeshhere me ka rene te pyes veten time? Njeriu? c`eshte kjo ceshtje kaq komplekse? Nese ekziston ndonje ndjenje e dlire e dashurise, e humanizmit dhe e njerezise atehere keto jane momentet kur njeriu duhet t`i gjindet njeriut. Guri per gur; anise e dijme se njeriu eshte poashtu edhe ujk per njeriun, por! Ketu nuk mbaron e tere historia e kesaj pyetje per kete ceshtje kaq serioze dhe delikate.

Ne ditet qe do pasonin pas kesaj date isha nisur drejt Keshtjelles se saj me kalldereme oker per t`a takuar Sulltaneshen e endrrave te mia reale. Pikerisht ne shkurt anise ca nga datat e ketij muaji ne kujtesen time jane te hidhura por megjitheate nga tash te kujtuara me endje.

Diku thelle ne detin e kaltert, valeve te tij ne perplasje e siper me kishte zene nje drithme thupre uji; teksa shikimet tona te permallshme gershetoheshin permes buzeve. Fjalet tashme ishin shpenzuar, flisnim heshtur.

...

Sulltani!
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-04-13, 14:18   #117
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

Duke ecur rruges, me nje buqete lulesh ne dore, per tek varret, me mijera mendime kalojne ne koke. Ai shkon tek varri i saj per ta kujtuar ate. Dhe brenda 6-7 minutave, nje jete e tere kujtimesh kalon si vetetime..
Diku tjeter nje bukuroshe e vogel, veshur fustan ngjyre roze, vrapon ne kraherorin e babit te saj.
Dikush perjeton puthjen e pare.
Nje nene shtrire ne nje shtrat, mbajtur mire doren nga i dashuri, po sjell ne jete frytin e tyre. Po sjell ne jete nje engjell.
Ca student po diplomojne dhe plot krenari po gjuajne kapelat e tyre perpjete.
Shume zemra po kenaqen, gjersa po shikojne femijen e tyre ne diten e pare te shkolles.
Lot dashurie po rrjedhin ca faqeve teposhte.
Ca zemra po rrahin plot emocion, sepse po zbresin nga aeroplani ne vendlindje.
Disa te tjera, jane nxire nga dhembja e ndarjes nga me te dashurit e tyre.
Dikush, ne heshtje, pendohet per gjera.
Nje familje diku, ulur rreth tryezes, ne qetesi po drekojne.
Nje baba me te birin po luan futboll.
Ndonje po prish lumturine per nje deshire.
Dikush, per para, po harron gjithcka tjeter.


A nuk eshte kjo jeta ne foto?
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-05-13, 22:37   #118
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

...



pa titull...






…me shfaqen mirazhe oazesh dhe shatervanesh sikur nje beduini ne Sahare dhe ne ankth eksploroj rruge pas rruge kerkimin e nje streheze.per Jete… pra, drejt periferise ku lufta eshte me pak e ashper.
Nuk keni dalluar ndonjehere shtremberimin perbuzes te fytyrave ne kerkim e siper dhe plot deshperim ?! …Ndaloj, me ne fund. Shoh perreth, dhe nuk me shfaqet as nje njeri, as ndonje shtepi, asnje shenje jete. …Jam vetem Une dhe Jeta…-“Lamtumire” “…ke qene nje krijese tejet e mire, ē’eshte e verteta ne fund te fundit te desha shume,…me ofrove thuaja tere ate qe kerkova pergjate jetes se tere .Falme nese te braktis ketu…



Miq,
ne kete qytet qe po ju tregoj, asnje s'mund te rroje dot, veēse une!!!



Por…ē'me duhet? …, edhe pse e vogel, bota eshte detyruar t'me jape rendesi...Dhe ē’te beje ne nje bote kaq te madhe, te stermadhe plot labirinte te pafundme rrugesh, me lagje te vjetra, e te reja, …ku ēdo gur, ēdo dru ēdo shesh shpreh nje kujtim, nje ndjenje, nje ēast te shenuar e te rrenuar te jetes!... rralle ndiej kenaqesi…

…Nuk gjej me kurajen te eksploroj gjithe keto gjarperime rrugesh ku strehohen engjej dhe demon…Jam lodhur duke vu re se si Dielli ,qe pak me pare shkelqente, te zhduket pas kreshtave te egra diku larg ,shume larg.

E rendesishme eshte te dish ta pershkruash gjithe ate qe perjeton nje shpirte , tamam si ne kete rastin tim. Por, pergjithesisht eshte sikur te mos ekziston,ngase jam e manget ne shkathtesi pershkrimesh….

…Edhe une humbas sigurin,eci dhe mendoj se as Jeta fatkeqesisht, nuk eshte me e gezuar kur zbresin ne te hijet. Edhe ajo ndien qe une ndiej erresiren e menjehershme qe varet nga nderthurja e ngjarjeve te vjetra dhe te reja , duke me sjelle nuk di ēfare peshe te hidhur…une dua te ik edhe perkry embelsis mashtruese..

Stinet me duken te lumtura,natyra eshte e gatshme per te qesh nese i leme sadopak vend ajo do te mbushej me gjelberim,ama...
Ca vite me pare shihja tere delikates per'rreth,... atebote kishte filluar gjithēka, duhej sikur pushtoja boten....E pushtova... Shikoni tani, e madhe dhe madheshtore, me gjoks demi,...ngjajshem me ato luginat e largeta per te cilat me vone tregohen perralla me duar te kryqezuara pas koke,duke pare rete qe kalojne aq te lirshme e te bardha, siper prepotences dhe mosnjerezise se njerezve.

Ato luftojne, duke ngritur larte shtatin permes ndyresirave, drejt Diellit dhe Jetes.
Te kristalta dhe te pasterta nen magjine e perendimit ngrihen ato sot, neser.., dhe jane ne vazhdueshmeri ne galop te kesaj bote te trishtuar...






E fiksuar ne kete oaze dhe me veshtrime plot ankth,
...e ytja!







.
__________________
Kurr mos debato me budallenjte,...ata te terheqin ne nivelin e tyre,pastaj te mundin me pervojen e tyre !
M.T.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-05-13, 23:05   #119
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Zhgarravinat e mia

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga YanYan Shiko postimin
Sa ide gjeniale me ec ne rrugen per tek treni nen ritmin e "Ngjyra e kuqe" per te mos rreshkit e me mbet ne histori...

Dite e ftohte sot e akoma po bie debore. Strukur nen kapucin e shallin e punuar nga dora e se shtrejtes time, po ngroh duart me fryme gri. Po shoh njerez tek vrapojne, marrin taxi, nisin vete makina, marrin autobuzat e trenat, e te tjere lypin. E ndersa mu me presin pantoflat, jeleku qe me mban ngrohte, nje gjelle nga mami, nje liber i bukur, e shume perqafime te ngrohta, m'vjen zor me kalu afer tyne e me i than "Zoti te dhashte"!

...
eh sa bukur .....
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-12-13, 21:33   #120
a...qysh ke se kam harru
Banned
 
Anėtarėsuar: 26-12-13
Postime: 13
a...qysh ke se kam harru i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

...

Qeveritaret planifikojne prehjet e tyre , tallen me pasion. .. terheqin vemendjen…


…nuk mund te fle !... une jam e shqetesuar ngase me ka humbur durimi dhe nuk kam asnje reputacion te zot ,rrobat e diturise tani me jane zhdukur.Te gjitha menyrat e mia te mira dhe te keqija kane levizur me kilometra larg,mbase per shkak te ketij tjetersimi edhe zemra dhe mendja me jane te zemeruara me njera-tjetren.
-"Sa kohe do te mbetesh e pezulluar pa diell?…-"xhevahir!..dashuria brenda meje ?...,lere pazarin e ekzistences nga guri shkaterruar nga guri.Oj dashuri ?..,Ti qe ke qene e thirrur nga nje mije emra,Ti qe e di se si te hedhesh dehjen ne kupe te shpirtit pa pire asnje pike vere ?...kur do i braktisesh nga mendja yte ata qe japin kulture te njemije kulturave,ata qe jane pa fytyre,e kane njemije fytyra,Oj dashuri ?..., ti qe formeson fytyra te Turqve, evropianeve,amerikaneve,..me jep nje gote nga shishja yte,qe te mund te shoh mijera "shefat e kesaj bote ... »-ktheva koken te shohe kopertinen e librit te cilen mendova se ishte duke e lexuar,por u zhgenjeva ngase nuk kishte liber ne duart e tij, fjalet mi drejtonte mua…mua ?!Nje te zhveshure nga dija ???!!!
Me qeskat e syve te fryer dhe kthjelltesine e esellt te mesnates,u ngrit nga tryeza e ateles
ė ku ruante tufa doreshkrimesh sekrete, gjithēka kishte te bente me baladat, epet, gojedhenat ,mitet…
-« Do dalim fushave dhe do shetitemi bashke mbi barin e njomur nga lotet e nates e dashur! »…ishte i prere ne kerkese dhe nuk kisha nga t’ja mbaja.Edhe pse te heshtur rruges isha e gezuar, i gezuar ishte edhe ai…Dikur e pyeta se mos ishte lodhur dhe nese donte te pushonim pak mbi nje gur, n’anen e rruges. Nuk me foli. U ndal dhe me shikoi me nje veshtrim te embel, koken pak t’anuar.Sa doja te dija ne ishin te sakta fjalet qe mi tha me aq mjeshteri Mjeshtri …, kete m'u dha ta vertetoja saora : aq i mprehte, aq shpues qe shikimi i tij i embel, sa mu duk sikur hyra ne dere te padere une qe e quaja veten njeri te lodhur dhe mendoja se, te dashurosh, eshte nje pune edhe me e lodhshme, shtese lodhjeje mbi shtresa lodhjesh...
Ne heshtje u kthyem se bashku naten vone prane vatres, une me nje liber ne dore dhe edhe ai prane meje. Kur lodhem se lexuari e syt me vriten nga germat e vogla shikoj gjarperimin e zhdervjellte te flakave. E kam mikun me te mire ne jete. Me rri prane dhe me kupton…shpesh me thote :-« mendjes i pelqen te mendohet, zemres te mallengjehet »... kerkon te me beje qe te dal nga burgu ku jam futur me vetedashje une qe vdekja me rri varur mbi koke me nje pe te kalbur. Kerkon te rroj dhe te mar pjese ne gezimet qe Zot i madh perhap mbi bote! Ah, sa e bukur eshte bota! Gjithe te keqijat i ben vete njeriu. Per pak gje fare pa shkak, zihet, vritet... Valle? Dielli jep driten e argjente, bima kallin e florinjte,
zogu kengen, lulja eren, , …qe te gjitha keto na i jep qe te kemi zi dhe vrasje midis nesh?...Valle?


.



a...qysh ke se kam harru Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.