Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-12-07, 09:18   #31
Kronisti
 
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
Kronisti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Hartim!

[FONT='Times New Roman','serif']FJALIA E THJESHTĖ ME NJĖ PASAKTĖSI TĖ QĖLLIMSHME

Njė fjali e thjeshtė, krejt e thjeshtė, ia rrotulloi disponimin skajshmėrisht dhe e shndėrroi nė njė qenie tė dėshpėruar. E mbajti veten. Duhej tė priste pak kohė qė t’ia thoshte krejt nga afėr mllefin e ardhur si rrufe nga fjalia krejt e thjesht njoftuese, qė ishte e pa saktė. Mungesa e mundėsisė pėr ballafaqim tė menjėhershėm i shkaktoi trazim shqetėsues. Shpirtit iu ngushtua frymėmarrja, ndėrsa koka po i fryhej nga zemėrimi. Ndjehej tmerrėsisht keq. Gjatė gjithė kohės pėrsėriste nė vete fjalėt qė ia tha, duke e pėrjetuar zhgėnjimin tronditės, tė cilin do tė ia thoshte gjithsesi, shumė shpejt, por pėr ēastin ishte e pamundur, prandaj ia thoshte vetes si ngushėllim. Besimi i madh (njė thes kripė i ngrėnė bashkė), u derdh vetėm nga njė fjali e thjeshtė njoftuese, nga njė gėnjeshtėr, qė u vu nė funksion tė mbulimit tė sė vėrtetės. Nuk i interesonte e vėrteta. Cilado qė tė jetė ajo do ta pranonte. Gėnjeshtrėn jo. Veē njė fjali e thjeshtė njoftuese me pasaktėsitė ndihmėse pėr ta mbuluar tė vėrtetėn e lėndoi, e theu nė shpirt. Ia theu shpirtin pėrbrenda ndėrsa skajshmėrisht ia vrau besimin, tė cilėn po bėhej gati ta varros krejtėsisht pa asnjė nderim. I humbi vullneti pėr gjithēka. E vetmja gjė qė dėshironte, ishte qė tė ia thoshte nė sy, prandaj rrugės dytėsore u nis pėr nė vendin ku do tė zbardhej pasaktėsia e fjalisė sė thjeshtė njoftuese. E tmerrshme. Kujtonte gjithė ēastet e bukura, por krejt spontanisht i kujtoheshin edhe ēastet e vėshtira tė krijimit tė besimit.
Gjithēka u rrėnua nga njė fjali e thjeshtė me njė pasaktėsi tė vogėl por qėllimshėm tė vėnė nė fjalinė njoftuese.
Kur u qetėsua, i kaloi pėrskaj dhe iu ndal pėrball sikur u habit, nga ndodhja nė njė vend tė kundėrt me atė tė fjalisė njoftuese.
“Pėrshėndetje” i tha me zė pak mė tė lartė se zakonisht dhe tė shoqėruar me lėvizjen domethėnėse tė kokės. Nė anėn tjetėr ndodhi zverdhje tmerrėsisht e sikletshme, dhe ulja e kokės si shenjė pranimit tė varrosjes sė besimit tė krijuar me shumė mund e sakrifica ndėrsa tė zhbėrė vetėm nga njė fjali njoftuese me njė pasaktėsi tė vogėl, por tė qėllimshme.
Shpirti iu lirua nga frymė zėnia qė iu shkaktua nga trazimi, ndėrsa koka i dukej se do t’i plaste si nja balon i fryrė mė shumė se qė mund tė duronte...[/FONT]
Kronisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-07-08, 14:36   #32
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hartim!

Edhe sonte tė kujtova ty miku im!
Ne ishim vetėm shokė, ti mė quaje motėr e unė tė quaja vėlla, e mburreshim pėr kėtė gjė sa herė kalonim krah pėr krahė nėpėr koridoret e ngushta tė shkollės e tė tjerėt na shikonin me lakmi, por edhe paragjykonin kėtė shoqėrim tonin. Nė klasė rrinim nė njė bankė, pushimin e shfrytėzonim tė shpalosnim ndjenjat tona rinore, kush tė donte ty e kush mua, apo rrėfenim pėr ata/ato qė i donim po nuk na donin. Shpesh profėt gjatė orės, tė mėrzitur nga pėrshpėritjet tona nuk ngurronin tė na nxirrni jashtė, e neve atėbotė nuk na vinte keq pėr ligjėratat qė nuk i ndėgjonim, po gėzoheshim qė na ipej rasti tė flisnim mė shumė tė pa penguar nga askush. Nė takimin e ditės sė fundit shkollore i dėshiruam fat e lumturi tė pėrjetshme njėri tjetrit. Atė ditė krah meje kisha tė dashurin tim, ti tė dashurėn tėnde, Shtrėnguam mallshėm duart e njėri tjetrit e nuk mundėm tė shqiptojmė fjalėn lamtumirė por takohemi, edhe pse e dinim fare mirė qė tė rralla do tė jenė takimet tona. Vorbullat e jetės na pėrbinė qė tė dyve. Krijuam nė mėnyrė paralele familjet tona, shumė rrall takoheshin rrugėt tona, por nuk mungonte tė shkrepej buzėqeshja e qiltėr e thirrja si tė kam vėlla-motėr?
Ka ditė qė mora vesh atė mė tė keqen pėr ty, e ka ditė e netė qė shpalos kujtimet pėr ty.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-07-08, 12:18   #33
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hartim!

Ajo doli ne oborr dhe ca fluska bore mbuluan floket e saj te zeze... Vrap hyri ne makine dhe iku.
Kur arriti ne vendtakimin, ai priste ulur. Me syte e tij te bukur e shiqonte. Teksa afrohej, dridhej e tera. Tani ishte prane tij. Faqen e tij ndjeu ne te sajen..
U ulen prane njeri tjetrit dhe gjate biseduan!
Per gjithqka.

Ikim - pyeti ajo
Gjithsesi - pohoi ai.

Ishte mbremje e bukur dimri. Ecnin neper rruget e qytetit dhe padashje duart e tyre u ndeshen. Mbanin doren njeri tjetrit dhe lehte ledhatonin gishtrinjte... Shpejt arriten tek makina e saj dhe u pershendeten. Nje perqafim.
Nje miqesi?

..qe nga ajo nate pa gjume, ajo priti edhe shume nete tjera syhapur. Ai sillej verdalle ne mendjen e saj.. Syte e tij. Shiqimi joshes. Zemer njeriu.
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 19:21   #34
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Hartim!

Thjeshte,me nuk pres zgjimin tend,e as buzeqeshjen tende,e as fjalet e tua te embla,me pak fjale,"Vetem kujtimet e mbetura zvarre, Dhe nje mall qe nuk shuhet kurr per TY ZEMER E ROBRUAR!.


respekt per temen
..Natyra
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-11, 21:16   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hartim!

Mėsuesja kėrkoi nga nxėnėsit e klasės tė njė shkollė fillore, qė tė shkruanin njė temė hartimi, nė tė cilėn tė kėrkonin qė Zotit t’ju japė atė qė dėshirojnė. Pasi u kthye nė shtėpi, u ul dhe filloi tė lexojė atė qė kishin shkruar nxėnėsit, ku njėri nga shkrimet i bėri shumė pėrshtypje, saqė nuk arriti ta pėrmbajė veten nga tė qarit. Pikėrisht nė ato momente nė shtėpi hyri bashkėshorti, i cili menjėherė e pyeti: “Ēfarė ke qė po qan e dashur?”
Ajo u pėrgjigj:”Tema e hartimit qė ka shkruar njėri nga nxėnėsit.”
- ”E ēfarė ka shkruar?”
- ”Merre dhe lexoje vete!”
E mori dhe filloi ta lexojė:

O Zoti im, nė kėtė mbrėmje po tė kėrkoj diēka tė veēantė,
po tė kėrkoj qė tė mė bėsh televizor!
Unė dua qė tė zė vendin e tij! Dua qė tė zė njė vend tė veēantė nė shtėpi!
Nė mėnyrė qė e gjithė familja tė mblidhen rreth meje!
E tė jem unė nė epiqendėr tė vėmendjes sė tyre,
tė mė dėgjojnė pa mė ndėrprerė, e pa mė drejtuar pyetje,
dua qė tė mė kushtohet ajo vėmendje qė i kushtohet atij, edhe kur ai nuk ėshtė i ndezur,
Dua tė jem nė shoqėrinė e babait tim kur kthehet nga puna, edhe pse shumė i lodhur, dua qė nėna ime tė qėndrojė pranė meje edhe kur ėshtė e shqetėsuar apo e mėrzitur, dua qė vėllezėrit dhe motrat tė grinden pėr tė fituar shoqėrinė time.
Dua tė ndiej qė familja ime lė ēdo gjė mėnjanė, nė mėnyrė qė tė kalojnė kohėn mė mua!
Dhe sė fundi e jo pėrfundimisht, dua nga ty o Zoti im qė tė mė mundėsosh mua tu dhuroj atyre kėnaqėsi dhe ti dėfrej ata tė gjithė.
O Zoti im, unė nuk po kėrkoj shumė nga Ti, unė dua vetėm tė jetoj siē jeton ēdo televizor.


E kur bashkėshorti mbaroi sė lexuari temėn e nxėnėsit tha:
O Zoti im, me tė vėrtete qė ky fėmijė qenka i dėshpėruar, kushedi sa tė kėqij qė i paska prindėrit!!
Mėsuesja qau pėr sė dyti dhe tha: Ajo ėshtė tema qė ka shkruar djali ynė.

Kjo ėshtė njė ftesė pėr ty o i dashur Baba… dhe pėr ty o e dashur Nėnė…qė tė kaloni njė pjesė tė kohės me fėmijėt tuaj.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.