Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-10-07, 11:48   #1
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fėmijėt me HIV shkaktojnė debat nė Shqipėri

Fėmijėt me HIV shkaktojnė debat nė Shqipėri
Aleksandėr Furxhi
Korrespondent i BBC-sė nė Tiranė



Fushatė kundėr HIV/AIDS-itPrania nė njė shkolle fillore tė Tiranės e dy nxėnėsve binjakė tė infektuar me virusin HIV, ka shkaktuar protestėn e prindėrve tė fėmijėve tė tjerė tė shkollės, tė cilėt prej disa ditėsh kanė kėrkuar largimin e dy fėmijėve nga shkolla.
"Pėrveē probleme sociale qė kemi pėrditė tani duhet tė stresohemi edhe pėr fėmijėt nė shkollė," thotė njėri nga prindėrit qė ka fėmijėn nė klasė me dy binjakėt me virusin HIV.
Ai kėrkon qė fėmijėt e infektuar tė largohen nga klasa ndryshe ai thotė se do tė largojė fėmijėn e tij nga klasa.
"Unė pėr vete nuk kam frikė tė rri nė klasė me dy binjakėt se nuk ka rrugė pėr tė marrė sėmundjen nga ata"thotė njė nga nxėnėsit.
Duke dėgjuar debatet dhe shqetėsimet e prindėrve prej disa ditėsh edhe fėmijėt e shkollės janė ndikuar dhe flasin pėr kėtė ēėshtje.
"Unė pėr vete nuk kam frikė tė rri nė klasė me dy binjakėt se nuk ka rrugė pėr tė marrė sėmundjen nga ata," thotė njėri nga nxėnėsit mė guximtarė tė klasės qė nuk dėshiron tė ndahen nga grupi i shokėve dy bashkėmoshatarėt e tij.
Debat publik
Autoritetet e shėndetėsisė i kanė siguruar prindėrit se rreziku i infektimit tė fėmijėve tė tjerė ėshtė i papėrfillshėm.
Ministri i Arsimit, Genc Pollo, gjatė njė takimi me prindėrit nė kėtė shkollė, tha se fėmijet e sėmurė duhet tė vazhdojnė te qėndrojnė nė shkollė dhe tė rriten nė ambient normal.
"Nuk ekziston mundėsia e infektimit tė fėmijėve tė tjerė nga fėmijėt e prekur prandaj kemi ardhur tė sqarojmė kėtė." shprehet Genc Pollo, ministėr i Arsimit.
"Kėtu bėhet fjalė pėr njė shqetėsim dhe ajo qė kemi bashkė me specialistėt e shėndetėsisė ėshtė se po ju themi se ky shqetėsim ėshtė i pabazė.
"Shqetėsime ne mund tė kemi shumė nė jetė. Nuk ekziston mundėsia e infektimit tė fėmijėve tė tjerė nga fėmijėt e prekur prandaj kemi ardhur tė sqarojmė kėtė," u tha nė takim prindėrve e mėsuesve ministri i arsimit Pollo.
Ėshte hera e parė qė nė Shqipėri zhvillohet njė debat publik i kėtij lloji me pėrmasa mediatike.
"Rrezik i papėrfillshėm"
Drejtorin e Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli, thotė pėr BBC-nė se ky rast ėshtė njė precedent i rėndėsishėm pėr shoqėrinė shqiptare qė tregon se HIV/AIDS-i ėshtė duke i kaluar kufinjtė e shėndetėsisė dhe ėshtė njė problem social dhe i tė drejtave tė njeriut.
"Rasti konkret ėshtė i dy fėmijėve tė infektuar ku ka patur reagim tė grupit tė prindėrve lidhur me riskun qė mund tė kenė fėmijėt e tjerė," tha zoti Ylli.
"Dy fėmijėt e infektuar nuk pėrbėjnė risk pėr fėmijėt e tjerė," thotė zoti Ylli.
Sipas ligjit shqiptar, ata duhet tė arsimohen si gjithė tė tjerėt dhe se identiteti i tyre nuk duhet tė tregohet fare.
"Ka patur dhe raste tė tjera p.sh. nė njė kopsht ku na u desh tė ndėrhyjmė pasi pati frikė tė ekzagjeruar nga personeli, prindėrit, por nė njė rast tjetėr prindėrit kanė aprovuar qė fėmijėt e tyre tė mėsojnė bashkė mė njė fėmijė tė infektuar," thotė zoti Ylli.
"Ne kėrkojmė nga njerėzit t'i respektojnė ata, t'i dhurojnė solidaritetin e duhur sepse niveli i riskut ėshtė minimal, njėlloj si fėmijėt me leuēemi, apo me shqetėsime tė tjera." thotė Alban Ylli.
Zoti Ylli konfirmoi se dy fėmijėt qė janė bėrė objekt i titujve kryesore tė lajmeve nė Shqipėri janė tė infektuar me virusin HIV.
"Janė tė infektuar me virus, marrin trajtim. Virusi nė gjakun e tyre ėshtė minimal dhe nuk janė tė sėmurė me SIDA," tha zoti Ylli.
"Shqetėsime ka nė raste tė tilla jo vetėm tek mėsuesit e prindėrit, por dhe tek vetė mjekėt. Nuk ka asnjė risk tė rėndėsishėm sinjifikativ nga fėmijė tė tillė, apo persona tė tjerė qė ndodhen nė kushte tė ngjashme.
"Ne kėrkojmė nga njerėzit t'i respektojnė ata, t'i dhurojnė solidaritetin e duhur sepse niveli i riskut ėshtė minimal, njėlloj si fėmijėt me leuēemi, apo me shqetėsime tė tjera."
"Nuk mund tė themi se niveli ėshtė zero, por ēdo ditė kur i nxjerrim fėmijėt tanė nga shtėpia ka njė risk, si p.sh. me aksidentet," thotė zoti Ylli.
"Infektimi ėshtė i paparfillshėm. Kėshilla jonė ėshtė qė tė trajtohen si gjithė fėmijėt e tjerė".
Ky ėshtė precedenti i parė qė bėhet public nė media, ndonėse raste tė tjera janė mbajtur nė heshtje.
Qė nga viti 1993, kur nė Shqipėri u zbulua rasti i parė me HIV/AIDS, numri i tė prekurve sipas statistikave zyrtare ka arritur nė rreth 170 tė infektuar, megjithėse Shqipėria konsiderohet ende si njė vend me prevalencė tė ulėt tė pėrhapjes sė sėmundjes sė shekullit, ose siē njihet ndryshe SIDA.


__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.