Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-09-12, 13:52   #1
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kronikat e Tursun Beut

Ekzaltimi fetar i njė lufte qė perceptohej si luftė e
shenjtė kundėr tė pafeve, kur Perandoria Osmane
ngriti male me kufoma shqiptarėsh, qė shėrbenin si
legjitimim e pėrligjje e pushtimeve.

Nė librin “Kronikat e Tursun Beut”, vijnė dėshmi tė panjohura nga kronikani i Sulltan Mehmetit II, pushtuesit tė Kostandinopojės, Ballkanit dhe Shqipėrisė.


Kėtu mė poshtė janė tė plotė kapitujt
pėr Shqipėrinė, si shfaqet areali shqiptar nė sytė e shkrimtarit turk, shėrbėtorit dhe udhėpėrshkruesit besnik tė Sulltanit, Tursun Beu, ku pėrveē luftės, erotika dhe simbolizmi seksual ėshtė
nėnteksti pas ēdo pushtimi dhe nėnshtrimi tė
vendeve, popujve, mbretėrve, kėshtjellave dhe
qyteteve.


Fushata e sundimtarit Baba i Pushtimit nė rojet etnike tė Shqipėrisė, nėnshtrimi i rebelėve vendės dhe
ndėrtimi i fortesės sė Elbasanit


Nė pranverėn e vitit tetėqind e shtatėdhjetė (1466),
kur nė mes tė kuvendit tė lėndinės lauresha psalte
me zė melodioz vargun: "E vėshtro nė gjurmėt e
mėshirės sė Zotit, si Ai i jep jetė tokės sė vdekur
(Kurani 30:50)", pas shpalljes sė nisjes sė luftės
kundėr Shqipėrisė, ēdo gazi ngjeshi me dėshirė
shpatėn.

Flamujt-emblema tė pushtimit - u vunė nė
lėvizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit tė
Sulltanit shtrinė hijen e tyre mbi fushėn e qytetit tė
Manastirit, aty rendėn nga tė gjitha anėt luftėtarėt -
tė prirė prej fitores - pėr t'iu bashkuar ushtrisė
perandorake, si ca lumenj tė mėdhenj qė lėshohen
nė det dhe, si dallgėt e detit qė venė e pėrplasen, u
derdhėn mbi Shqipėri.


Aradhe tė tilla secila me njė mijė luftėtarė.
Ku secili nga kėta guximtarė, sa njė mijė heronj
vlen.
Kasneci i gjendjes bėri tė mbėrrijė nė veshėt e
mėkatarėve tė pafe jehona e kėrcėnimit: "O
milingona! Futuni nėpėr shtėpi qė tė mos ju shkelė
Solomoni me trupat e tij! (Kurani 27:18)".



Tė pafetė
e mallkuar mbetėn tė hutuar e tė ēoroditur nga
njoftimi i llahtarshėm i kėtij sulmi tė afėrt dhe vajtėn
u strehuan nėpėr malet e rrėpira e luginat e thella,
duke bllokuar shtigjet. Bėnė gjithė ē'mundėn pėr t'u
mbrojtur dhe kėshtu dėshmuan tėrė kryeneēėsinė e
tyre pėr tė rezistuar, duke kėmbėngulur nė
prapėsinė e tyre mė tė skajshme.

Por luftėtarėt e
Sulltanit, tė nxitur prej mendimit tė shpėrblesės
hyjnore tė luftės sė shenjtė, si dhe tė shpresės pėr
tė bėrė plaēkė tė madhe, pėrparuan nė tė atillė
mėnyrė sa qė ēdo mal i pakapėrcyeshėm dhe ēdo
luginė e thellė u dukej rrafshinė e lehtė "ku nuk do tė
mund tė shihje as ultėsirė, as lartėsi (Kurani
20:107)".


Me ndihmėn e Zotit, mė tė Lartit pushtuan
ēdo strehė qė mėsynė dhe grabitėn e plaēkitėn kaq
shumė pasuri tė frymore e jofrymore, saqė
djelmosha me tipare engjėllore dhe vasha me pamje
hyrish, qė vlenin tre a katėr mijė aspra, krijesa tė
kėndshme me tipare tė tilla qė mjaft qė t’i shihje nė
fytyrė qė tė tė ikte mendja, shiteshin veē pėr vetėm
tre apo katėrqind aspra.


Tė tilla hyri qė kushdo qė i sheh nė tendė
kujton se ėshtė pėrnjėmend nė Parajsė.
T'i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej,
do besoje se nė njė trup dy shpirtra qenė.
Te tillė djelmosha qė, pėr atė Zot, nė thonė
Se ka dhe mė tė bukur, gėnjeshtra thonė.



Veē kėsaj, buaj me lėkurė "nė ngjyrė tė verdhė tė
ndezur qė kėnaq shikimin (Kurani 2:69)" mund t'i
blije pėr tri a katėr aspra, ndėrsa edhe pėr mė pak se
dy aspra shitej njė dash pėrēor i kopesė qė ėshtė
bėrė gati pėr t'iu flijuar Zotit. Ēdo ēadėr ishte e
mbushur pėrplot me plaēkė tė rrėmbyer.


Atėherė u dha urdhri tė shtroheshin nė bindje ata
harbutė tė pafe.
Pėr kėtė arsye, nė ēdo vendqėndrim
sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me
zinxhirė qė luftėtarėt guximtarė e tė shkathėt tė
islamit me njė tė rėnė tė shpatės, - fap-fap - i
ekzekutonin. I bėnė kėshtu ata njerėz qė aq tė etur e
tė dėshiruar qenė pas vdekjes, tė shijonin verėn e
rrėnimit qė derdhej prej shpatės sė shndritshme.


Pati ndalesa ku u shkuan nė shpatė deri nė tre mijė,
katėr mijė, shtatė mijė nga tė pafetė. Prej kufomave
tė shumta, lugina tė thella tanimė ngjasoni si tė ishin
kodra. Prej gjakut tė derdhur, rrafshina tė gjera tani
ngjasonin si Amudarja (Xhejhun: Oksusi i lashtė, qė
bashkė me Sirdarjen formonin Transoksianėn,
territor qė sot pėrkon pjesėrisht me Uzebkistanin .
Aludohet pėr ujėrat e bollshme tė kėtij lumi) qė
rridhte.


Pas tėrė kėtij shkatėrrimi, u mor vendimi i
mėposhtėm: nė fushėn e Jundit qė ėshtė kėrthiza e
atij vendi, do tė ndėrtohej njė fortesė e pathyeshme.


Sakaq mėkėmbėsit fisnikė, hodhėn themelet e njė
fortese tė qėndrueshme katėrkėndėshe, siē qenė
urdhėruar, dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e kryen
ndėrtimin.


Katėrkėndėshi nė ėshtė thėnė tė jetė me ogurzeza
formė,
s'ka dyshim se do tė ketė qene e tillė pėr tė pafetė.
Nė pastė diēka qė tė pėrqaset me yllin e Shahut te
gjithėsisė,
s' ka dyshim se kjo ėshtė mė e mbara e formave.
Njė kėshtjellė qė s'mund te dallohet prej reve,
kullė e saj ėshtė mur a re e zezė?



Ai vend ishte i rrethuar nga tė gjitha anėt me male tė
pakalueshme e gryka, por tė pafetė qė jetonin nė ato
lartėsi s'bėnin dot pa fushėn ku rrjedh uji i bollshėm
dhe ku tokat e bukės janė pjellore e tė pasura. Meqė
mes njerėzve u pėrhap fjala dhe zuri vend bindja se
ishte njė tokė pjellore, aty u dynd nga tė katėr anėt
ku ndodhej popullsia islame. Emrin ia vunė Elbasan,
qė i pėrshtatej natyrės sė tij (Ėshtė fjala pėr njė lojė
tė mundshme fjalėsh mes emrit tė fortesės dhe
shprehjes “el basan”, qė mund tė pėrkthehet me
shprehjen “tė vėsh dorėn nė zjarr”.

Ende sot ai vendi ėshtė kaq i lulėzuar saqė tė kujton gjurmė e
njė udhėtimi nė Shtėpinė e Parajsės dhe vazhdon
akoma tė rritet. U dyfishoftė rritja e tij!


Pasi u krye ndėrtimi i fortesės, Sulltani emėroi njė
komandant me nam dhe la aty roja tė pėrkushtuar
gjer nė vdekje. Ajo iu bashkėngjit sanxhakut tė
Ohrit dhe iu besua sanxhakbeut tė tij. Atėherė
sulltan Mehmeti u kthye fitimtar e triumfues nė
Edrene, kryeqytet i Sulltanatit.

...


Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.