Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 18-09-11, 23:13   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Unhappy Beteja me kancerin

E tronditur tej mase, kur mjekėt i thanė se ėshtė rast potencial me kancer gjiri, Nafije Latifi fillimisht kishte menduar qė tė dorėzohej ende pa nisur betejėn. Por, flamurin e bardhė nuk e mbajti ngritur mė shumė se njė javė.






Mblodhi gjithė forcat dhe nisi betejėn me sėmundjen e shekullit. Nuk priti as dy e as tre muaj, ashtu siē i thanė mjekėt, pėr tė kryer ndėrhyrjen kirurgjike. Pasi qė kjo ndėrhyrje nė vitin 2004 nuk mund tė kryhej nė Prishtinė, me ndihmėn e familjes dhe miqve ajo ia mėsyu Gjermanisė, ku iu nėnshtrua njė ndėrhyrjeje tė suksesshme kirurgjike.

Por, me kėtė operacion nuk pėrfunduan peripecitė e saj. Pėrveē qė qelizat kanceroze ishin tė tipit malinje, me rekomandimin e mjekėve ajo duhej t’i nėnshtrohej edhe njė terapie strikte.

“Pas intervenimit u konstatua se duhet tė vazhdoj me terapi tė shumta. Mendova se nė moshėn 54 vjeēe mjafton tė pėrfundoj. Mė zgjati ai disponim njė kohė, ndoshta 2-3 muaj, mandej u konsolidova dhe vendosa ta marr fatin nė dorėn time”, tregon publicistja Nafije Latifi.

Pas 14 muajsh pėr shkak tė rishfaqjes sė qelizave kanceroze, ajo detyrohet t’i nėnshtrohet sėrish njė intervenimi kirurgjik, por kėsaj here nė Prishtinė. Mė pas pėr 25 ditė me radhė kishte udhėtuar pėr ēdo ditė drejt Shkupit pėr tė kryer radioterapinė.

“Vazhdova jetėn me njė terapi mbajtėse edhe 3.5 vjet. Prapė pata recidiv dhe shkova pėr intervenim nė Shkup. Mund tė them se tė gjitha zbulimet e kėtyre recidivėve i kam bėrė vetė. Prapė u desh intervenim...”, shpalos ajo rrėfimin pėr historikun e sėmundjes.

Pas intervenimit tė tretė njė kohė ishte me kimioterapi, radioterapi, ndėrsa tash me tė ashtėqujaturėn target terapi.

“Tash jam me target terapi, i thonė Herceptinė, e cila thuhet se i eliminon dhe i mban nėn kontroll qelizat kanceroze. Kjo ėshtė njė terapi ēdo 2-3 javė, qė jepet falas nė Institutin Onkologjik. Ajo ka kushtuar atėherė, sė paku 1 vjeēare, mbi 100 mijė euro”, thotė Nafija duke sqaruar se njė dozė Herceptinė, nė formė ampulare, qė kushton 1.600 euro jepet ēdo 3 javė sė paku njė vit.

Tani ajo ėshtė e kėnaqur, qė kėtė produkt medicinal, qė sigurohet falas nga MSH-ja e marrin tė sigurt dhe nga njerėz kompetentė.

Biznesi me tė sėmurė

“Pėrpara edhe siguria ka qenė nė pikėpyetje. Ėshtė dhėnė prej gjithkujt. Ėshtė blerė gjithkah. Mjekėt tanė nuk kanė hezituar hiē tė bėjnė biznes me kėto gra tė sėmura. Njė numėr i madh i mjekėve tanė tė specializimeve tė ndryshme kanė bėrė biznes me pacientėt me kancer, sepse po shihet qė ėshtė biznes shumė profitabil”, thotė Nafija.

Duke rikujtuar se tė sėmurėt me kancer trajtohen shumė gjatė, barnat janė shumė tė shtrenjta, ajo thotė se edhe atėherė kur vdes pacienti pėr gabime dhe mostrajtim adekuat faji i mbetet sėmundjes.

Njė lloj averzioni ndaj mjekut ajo e krijoi jo pėr shkak tė natyrės sė sėmundjes dhe trajtimit tė gjatė, por edhe pėr shkak se fillimisht lajmi se ėshtė rast potencial me kancer iu komunikua nė formė shumė tė vrazhdė.

Ajo mendon se i sėmuri duhet ta dijė tė vėrtetėn, se nga cila sėmundje lėngon dhe duhet tė parapėrgatitet me kujdes psiqikisht pėr atė qė e pret, por jo qė lajmi i rėndė t’i jepet nė mėnyrė aq tė vrazhdė siē iu dha asaj.

“Ndoshta sjellja e mjekut, tek i cili unė kam shkuar ka qenė jokorrekte, joprofesionale, johumane. Unė vetė kam kėrkuar tė mė thuhet a ėshtė malinje a nuk ėshtė, a ėshtė operabile a nuk ėshtė, ta saktėsoj pozicionin tim nė atė sėmundje”, tregon ajo.

Ndonėse duhej tė operohej urgjentisht, mjeku i tha se duhej tė priste nė radhė pėr 2-3 muaj.

“Nuk kanė qasje korrekte ndaj pacientėve. Mjekėt i injorojnė pacientėt, bile edhe nė ordinanca private atė 15-30 minutshin, qė ti e paguan nuk kanė kohė tė ta sqarojnė qė ti e ke kėtė problem, qė ty tė pret ky trajtim kirurgjikal, kimioterapia, radioterapia, kėto janė efektet anėsore nga njė terapi nė tjetrėn”, thotė ajo.

Nafija tregon se gjatė kėtij trajtimi tė gjatė dhe tė mundimshėm ēdo ditė mund tė befasohesh nga tė papriturat, qė vijnė gjatė trajtimit.

“Kur dola prej ordinancės tashmė ishte marrė vesh nėpėr Prishtinė qė unė jam pacient potencial pėr kancer dhe ishin mbledhur nja 17 anėtarė tė familjes e miq tek ordinanca”, rikujton ato ditė tė rėnda.

Sado qė nė ato momente tė rėnda, kur po pėrballej pėr herė tė parė me njė sėmundje tė re dhe nuk po arrinte ta pranonte faktin se ishte e sėmurė nga kanceri, Nafije Latifi pėrkrahjen mė tė madhe e mori nga burri, motrat, vėllezėrit dhe miqtė e shumtė.

Ishte pikėrisht ajo pėrkrahja e sinqertė, pa nevojėn qė tė trajtohet me ngushėllime e lot nė sy, mbase edhe si mė e sėmurė seē ishte, qė e ndihmoi mė sė shumti dhe e bėri mė tė fortė nė betejėn me kancerin.

“Me ēdo tė sėmurė duhet tė silleni normalisht. Dhe derisa njeriu ėshtė funksional duhet t’ia lironi hapėsirėn qė tė punojė dhe funksionojė”, thotė ajo mes tjerash.

Pėr faktin se gjithmonė kishte punuar e lexuar shumė dhe bėnte njė jetė shumė aktive, asnjėherė nuk i kishte vajtur mendja se njė ditė do tė mund tė prekej nga kanceri. Gjatė kohės sa po njihej mė pėr sė afėrmi me kėtė sėmundje, e kuptoi se ajo qė i mungon mė sė tepėrmi popullatės ishte informimi, vetėdijėsimi pėr rrezikun nga kanceri si dhe ngritja e vetėdijes pėr vetėkontroll dhe kontrolla tė rregullta mjekėsore.

Nisur nga kėto fakte, mblodhi forcat dhe nė vitin 2005 themeloi shoqatėn pėr luftė kundėr kancerit tė gjirit “Jeta-Vita”, qė kishte pėr qėllim tė cytė institucionet, qė tė ofrojnė mė shumė mundėsi trajtimi pėr tė sėmurėt me kancer.

Mungon ndėrgjegjėsimi pėr kancerin

“Nė shoqėrinė tonė as nė edukim shkollor e as nė edukim tė pėrgjithshėm nuk e kemi marrė mėsimin, qė kjo sėmundje mund t’i bjerė ēdo tė shtatės a tetės grua d.m.th. nuk e kemi njė ndėrgjegjėsim tė pėrgjithshėm”, konstaton Latifi e bindur se nuk ka vetėdijesim pėr vetėkontrolla dhe kontrolla sistematike.

Pėrveē dhimbjeve fizike e shpirtėrore, pėrballja me kancerin ishte shumė e kushtueshme. Viteve tė fundit ky aspekt ėshtė lehtėsuar falė Ministrisė sė Shėndetėsisė, e cila siguron falas terapinė pėr tė sėmurėt me kancer.

“Prej atėherė deri tash ka pasur raste edhe tė dobėsisė, edhe tė forcės, edhe tė pamundėsisė pėr tė funksionuar. Mė sė shumti mė pengon pamundėsia pėr tė funksionuar”, thotė ajo e kėnaqur, qė deri mė tani me kėtė pamundėsi nuk i ka rėnė tė ballafaqohet shumė.

“Unė konsideroj se edhe kjo sėmundje si ēdo sėmundje tjetėr atė hapėsirė qė tė lė pėr tė funskionuar, qė je i zoti i vetes, ia vlen tė jetohet. Atė moment qė humb funksionaliteti i personit, kish qenė mirė (qeshet) ndoshta edhe tė pėrfundojė jeta. Jeta ėshtė e ėmbėl, e vlen me jetue”, thotė Nafija.

Pėr gjithė ato gra qė diagnostikohen me kancer gjiri, ajo ka njė mesazh, qė tė vazhdojnė jetėn, tė vazhdojnė tė punojnė dhe tė sillen si ndaj ēdo sėmundjeje tjetėr, sepse jeta, familja qė i pret dhe i mbėshtet janė forca mė e madhe pėr pacientin. (zėri)


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.