Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-05-07, 19:07   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Stema me elemente tė lashta Shqiptare

Stema me elemente tė lashta Shqiptare

Familja e Presidentit historik tė Kosovės, Ibrahim Rugova, ka dizajnuar njė stemė tė veten me simbole kombėtare dhe e mė ato tė fisit tė lashtė familjar, Kelmendi.

Nė stemėn e kuqe, nė formė tė gjoksores, qėndron shqiponja e zezė dykrenore me nga njė kurorė mbretėrore dhe me yllin gjashtėcepėsh e tė verdh pėrmbi. Mbi to dhe mbi yll qėndron mbishkrimi “I. Rugova”, kurse nė fund mbishkrimi “Clement”. Nė gjoksin e shqiponjės, nė njė shenjė, qė ka formėn e diellit, janė edhe inicialet “IR”.

Kjo stemė u bė publike pėr herė tė parė nėpėrmjet ftesave pėr dasmėn e tė birit mė tė madh tė kėsaj familjeje, Mendimit, e cila do tė mbahet kėtė tė shtunė nė Prishtinė.
Sali Cacaj, bashkėpunėtor i afėrt i Presidentit Rugova, thotė se kjo stemė pėrmban elemente tė rėndėsishme kombėtare e historike, tė cilat gjithnjė i ka preferuar dhe i ka ēmuar dr. Ibrahim Rugova.

“Nė mes, ėshtė shqiponja e Skėnderbeut, ylli Ilir, ylli i Skėnderbeut”, thotė ai. “Klement e ka kuptimin e fisit Kelmend, ēfarė janė edhe rugovasit”, shton ai.

Presidenti Rugova, si kritik letrar, ishte i njohur pėr fanatizmin e tij karshi historisė sė lashtė shqiptare. Ai me krenari kishte folur kudo se Kosova e sotme ėshtė Dardani Antike e Ilirisė.

Nė vitet e pasluftės, gjithnjė i dhėnė pas kėsaj historie, ai kishte dizajnuar edhe flamurin e Kosovės, i cili pėrmbante elemente tė Dardanisė. Ky flamur edhe sot konsiderohet dhe pėrqafohet, jo vetėm nga institucionet, por ėshtė bėrė pjesė e e ngrohtė e pėrjetimeve nė masė tė gjerė tė popullit tė Kosovės.

Stema e tashme familjare ngjason me atė tė fisit Kastriot, tė cilit i takonte Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu. Stema e Kastriotėve ka tė njėjtėn shqiponjė dykrerėshe krahulur, me kurora mbretėrore mbi secilėn kokė, si edhe yllin gjashtėcepėsh lartė nė mes.

“Clement - i mėshirshmi”

Ky epitet, mund tė ketė lidhje edhe me lashtėsinė e shqiptarėve, saktėsisht me dy dekadat e para tė shekullit 18, kur Vatikani ishte udhėhequr nga shqiptari Giovanni Francesco Albani, e qė po ashtu e kishte shfrytėzuar kėtė epitet sa ishte papė, Papa Clementi XI (1700-1721) (Clement, do tė thotė i mėshirshėm).

Ndryshe, simbolet e Dardanisė tė promovuara nga Rugova janė duke gjendur vend edhe jashtė selive partiake tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, apo Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, qė tė dyja pretenduese tė jenė trashėgimtare tė tij, por qė ka gjetur shtrirje masive edhe tė 90 pėr qind tė komunave tė Kosovės dhe tė popullit tė saj. Vetė nusja e ardhshme e tė birit tė Rugovės, Mendimit, stilistja Blerina Kllokoqi, ka lansuar sė fundi njė linjė rrobash ku dominojnė kėto simbole.

Dasmė e madhe, tė ftuar edhe Clinton e Albright

Blerina dhe Mendimi do tė martohen tė shtunėn nė njė ceremoni tė madhe qė pritet tė mbahet nė sallėn “1 Tetori” nė Prishtinė.

Familja Rugova, sipas Sali Cacajt, njėri nga pėrgjegjėsit e organizimit, ka ftuar pėr kėtė dasmė mė se 500 mysafirė, ndėr ta bashkėpunėtorė tė ngushtė tė ish-presidentit, vendorė e ndėrkombėtarė. Cacaj ka thėnė se ftesat u janė dėrguar edhe ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, e sekretares sė Shtetit, Madeleine Albright.

“Ftesė kanė marrė edhe kryeadministratori, presidenti, kryeministri, ministrat, deputetėt, familjarėt e dėshmorėve, pėrfaqėsuesit e institucioneve tė ndryshme, tė partive politike, si dhe pėrfaqėsuesit fetarė”, shpjegoi z. Cacaj. | Besnik RAMADANAJ


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-05-07, 01:52   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tupanėt tė fillojnė mbi Dardaninė, mė 26 maj

Nuk mund ta mendon dot Kosovėn e pavarur, pa simbolet shtetėrore tė Dardanisė tė propozuara nga presidenti Ibrahim Rugova. Ato i quan simbole qė pėrfaqėsojnė tė gjithė ata qė jetojnė nė Kosovė.

Inxhinieri Adem Salihu, i lindur nė Dibėr, qė pėr asnjė moment nuk i harron vitet e kaluara si inxhinier nė gjigantin “Trepēa”, ardhjen nė kėtė kohė nė Kosovė, e pėrshkruan tė njė kėnaqėsie tė veēantė. Familja Salihu janė tė ftuarit e familjes Rugova nė dasmėn e djalit tė tyre tė madh, Mendimit.

Veprimtari i ēėshtjes kombėtare, qė pėr asnjė ēast nuk e ka kursyer veten dhe familjen pėr ēėshtjen e Kosovės, pjesėmarrjen nė kėtė ceremoni, e vlerėson si shumė specifike duke pėrcjell urimet pėr familjen Rugova.

“Pėr mua, kjo ka edhe njė simbolikė e dytė, qė kjo ceremoni e kremtes sė festimit tė fillojė bashkė me familjen Rugova. Tupanėt tė fillojnė mbi Dardaninė, mė 26 maj”, shprehet Saliu.

Ndonėse Kosova gjendet nė fazėn pėrfundimtare tė pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar, simbolet shtetėrore janė fokusi ditor i zhvillimeve politike.

Pėr z. Salihu dhe pėr bashkėshorten e tij, veprimtaren Rita, kjo ėshtė njė ēėshtje mjaft emocionale. Familja Saliu, me fanatizėm i mbron simbolet e Dardanisė, tė propozuara nga Presidenti Rugova.

“Ne kemi qenė me fat dhe tė privilegjuar qė flamuri i Dardanisė, iu dorėzua bashkėshortes sime prej Presidentit historik Rugova. Nė kėtė aspekt, ne patėm mundėsi qė kėtė flamur dhe kėto simbole tė shtetėsisė sė Kosovės, t’i prezantojmė nė shumė mese nė SHBA”, thekson Saliu.

Me rastin e ditės sė flamurit qė u organizua nė shoqatėn “Vatra”, e shoqja Rita e kishte shpaluar flamurin e Dardanisė, i cili, siē tha Saliu, u prit me njė kėnaqėsi tė pa pėrshkruar nga tė pranishmit. Mė pas, familja Saliu, kėto simbole, i kishte dorėzuar nė librarinė “Fan S. Noli”.

Pikėrisht pėr kėtė ēėshtje, Saliu tha se ėshtė organizuar edhe njė meshė speciale, ku morėn pjesė njė numėr i madh i bashkatdhetarėve, ku kishte edhe amerikanė, ku simbolet e Dardanisė u pritėn me ngrohtėsi.

Simbolet e Dardanisė pėrfaqėsojnė tė gjithė popujt qė jetojnė nė Kosovė
Pėr simbolet e Dardanisė, Saliu thotė se janė krijuese tė simboleve shtetėrore tė Kosovės. “Unė nuk mund tė mendoj se mundet diēka tjetėr tė ndodh, e ato simbole tė mos jenė simbole shtetėrore tė Kosovės.

Simbolet e Dardanisė pėrfaqėsojnė tė gjithė pjesėtarėt qė jetojnė nė Kosovė dhe nėse pėrfaqėsojnė pak mė tepėr shumicėn nuk ėshtė ndonjė gabim. Tradita shqiptare ėshtė qė tė kujdesemi pėr tė tjerėt”, vlerėson ai.

Ēifti Rita dhe Adem Saliu, njihen si veprimtarė tė devotshėm pėr ēėshtjen e Kosovės. Ata pa reshtur, pėr mė se 15 vjet tė qėndrimit nė SHBA, tėrė kohėn ishin nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare.

“Veprimtaria jonė pėr ēėshtjen e Kosovės, ka qenė e vazhdueshme, e pėrditshme, nė ēdo kohė, ku do qė ka qenė e nevojshme tė jemi. Jemi organizuar nė forma tė ndryshme nėpėrmjet miqve tanė, senatorė tė ndryshėm, me tė cilėt kemi kontakte tė vazhdueshme.

Kontribut tė shkėlqyeshėm pėr ēėshtjen e Kosovės ka dhėnė e gjithė mėrgata nė SHBA”, thotė Saliu, duke shtuar se ēdo herė kur ka qenė nė pyetje Kosova, nuk kemi kursyer asnjė ditė dhe asnjė send, kjo pasi e kemi ndier jo vetėm si obligim, por edhe detyrė.

Saliu: Tė punosh pėr Kosovėn, ėshtė detyrė e jo vetėm obligim

Fillimin e veprimtarisė pėr ēėshtjen e Kosovės, Ademi e shpjegon me nostalgji tė madhe. Ai e kujton vitin 1992, kur nė Boston tė SHBA-ve arrin presidentit historik i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova. “Ai ka qenė njė moment qė ka lėnė mbresė tė thellė tek ēdo person qė ka qenė aty dhe jashtė. Mėnyra e paraqitjes sė ēėshtjes sė Kosovės, se me ēfarė forme mundet dhe duhet ēdo dashamirė ta bėjė, ka qenė aq e hapur dhe e pranueshme, sa qė tė jepte njė shtytje pozitive pėr njė angazhim edhe mė tepėr.

Agjenda jonė ka qenė gjithmonė, Kosova e pavarur dhe demokratike”, thotė me mburrje Ademi.

Arritjet e derikėtushme tė Kosovės, Ademi i lidh me Presidentin Rugova. Nė mėnyrė tė veēantė, ai ēmon lidhjet dhe miqėsinė qė Presidenti Rugova ka krijuar me popullin amerikan. Mirėpo, kėtu nuk harron dhe e ēmon lartė kontributin edhe tė veprimtarėve nė SHBA, si Kėshillin Shqiptaro-Amerikan, Ligėn Amerikane, organizimet politike dhe partitė politike qė veprojnė atje.

Populli i Kosovės, ėshtė krijuar nga Zoti qė tė ketė mik popullin amerikan

“Miqėsia e krijuar nga Presidenti historik Rugova, ėshtė duke vazhduar me angazhim maksimal nė mėnyrė tė organizuar dhe vetanake tė veprimtarėve shqiptarė. Detyrė jona ėshtė qė t’i pasurojmė kontaktet tona”, porosit ai.

Lidhjen e popullit tė Kosovės, me popullin amerikan, Saliu e cilėson si lidhje tė krijuar nga Zoti.

Inxhinieri qė me profesionalizmin e tij, kontribuon nė njė ndėr kompanitė mė tė famshme nė SHBA, pėr asnjė moment nuk e fsheh nostalgjinė qė ka pėr, siē e quan me ėndje, gjigantin “Trepēa”. Herėn e fundit, ai e kishte vizituar para dy viteve, ndėrkohė qė ka planifikuar qė kėtė herė t’ia bėjė edhe njė vizitė.

Ėshtė njė pėrjetim i veēantė kur tė shikohet se mbi ēka flenė Kosova

“Ndoshta nuk e di gjendjen e tėrėsishme, por e di qė Trepēa ėshtė njė gjigant, ėshtė njė pasuri e Kosovės, qė do tė siguroj njė gjendje tė mirė nė tė ardhmen. Pasuria e Kosovės ėshtė aty, konkretisht nė minierat e Kishnicės dhe minierat e tjera. Ėshtė njė pėrjetim i veēantė kur tė shikohet se mbi ēka flenė Kosova. Mirėpo, tani duhen bėrė investime pak mė serioze pėr rivitalizimin e pėrgjithshėm. Dėshira ime ėshtė qė tė shohė njė progres tė madh nė kėtė fushė”, shprehet ai me mallėngjim.

Besnik RAMADANAJ, IP


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.