Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-03-09, 00:02   #1
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim ''Kosovo i Metohija '' e kuptuar allashqiptarqe

KOSOVO I METOHIJA”E KUPTUAR ALLA SHIPTARQE Publikuar mė 28 mars, 2009 nė orėn 17:56 ( Para 7 orėve )Adnan Abrashi | Opinion | Kėto ditė, nė kėrkim tė ndonjė TV stacioni atraktiv, butonin komandės tė resiverit tim digjital kabllor, kuturu e orientova nė njė kanal televiziv vendor. Aty rastisa me njė emision kontaktues qė ishte nė vijim ku bėhej fjalė pėr dhjetėvjetorin e bombardimeve tė NATOS-s ndaj caqeve serbe, dhe Bllacėn si sinonim i njė eksodi mė tė madh masiv tė njė populli nė historisė bashkėkohore gjithė botėrore.



Merrni me mėnd se, kush ishte si mysafir bashkėbisedues nė atė emision? Kush tjetėr pėrpos vetė themeluesit dhe pronarit tė atij TV stacioni.
Duke folur para kamerave dhe moderatorit tė vetė pėr Bllacėn dhe simbolikėn e porosisė metaforike tė saj gjeneratave tona tė ardhshme, shfryhej ky njeri aty me ēfarėdo dokrra dhe epitete, por mbi tė gjitha, mua mė shumė mė ra nė vesh kur ky ligjėrues i “gjithėdijshmi” dhe inteligjent, gjithė NEVE shqiptarėve pa pikė ngurrimi na bėri popull mė frikacak nė botė, duke na quajtur me epitetin fyes si “milet i Bllacės”. Kėso dhe shumė kėsi tė “vėrteta” tė veta origjinale, ky burri i botės, pa kurrfarė dorėza na fliste troē, lakuriq, tejet i sigurt nė vete dhe siē thuhet te ne, aty sillej “sikur me konė nė shtėpi tė vetė apo nė bahēe tė babės”. E, unė, duke e dėgjuar i befasuar me vėmendje, pa dashas dhe si me gjysmė zėri, me rrodhi me ironi njė kundėrshtim nė vetvete: ” Mė duket se ke lėnė diēka mangė kėtu - jaran! Nė kėtė pėrvjetor tė rėndėsishėm pėr ne shqiptarėt, kėtij epiteti tuaj origjinal alegorik vlerėsues, duhet t’i shtosh edhe njė gjysmė tjetėr. Sepse, sipas parimeve tė teorisė sate, ne, nuk duhet tė jemi vetėm “milet i Bllacės”, por edhe “milet i Morinės?” Apo, ndoshta pėr ty “Morina” ėshtė “bashka davjia”; njė pjesė tjetėr territoriale e cila i takon Dukagjinit”... ?!

“Pėrēa e sundo!”

More, nuk e di as vetė se pse merresha kotė sė koti me kėso provokime tė parėndėsishme qė shpesh kohėn e fundit mund t’i hasėsh nėpėr TV-stacionet tona. Nė tė vėrtetė, nuk e kisha unė aq hallin te ky njėri, jo! Sepse, ēfarėdo qė ai dhe kushdo tjetėr tė flas, nė emėr tė shprehjes sė lirė tė mendimit personal, njė e drejtė e tillė, iu garantohet tė gjithėve edhe me Kushtetutėn tonė mė demokratike nė botė.
Nė fakt, mua mė brengoste diēka tjetėr. Njė dukuri qė ky visar i ndasive tona tė shumta ekzistuese, kohėn e fundit po pasurohet edhe me njė diferencim tė ri qė po na instalohet nė mentalitetin tonė. Ajo alla, “Kosovė” dhe “Dukagjin”. Apo, shprehur me atė togfjalėshin qė mbi 50 vite nė nėnvetėdijen time, por besoj edhe tė tjerėve, ka lėnė mbresa tė thella – sinonimi “Kosovo i Metohija” pėr ne.
Po ashtu, kėto ditė, nė shenjė tė kujtimi tė hidhur tė kėsaj tragjedisė tė paharrueshme dhe shumė keē-mbresėlėnėse kolektive pėr popullin tonė, Qeveri dhe personalisht kryeministri z. Hashim Thaēi, nė zonėn neutrale tė vendkalimit kufitar Kosovė - Maqedoni nė Bllacė, zbuloi njė pllakė pėrkujtimore mermeri. Kjo, pa dyshim se ėshtė njė potez i mirė i pushtetarėve tanė, por, nė kėtė ditė jubilare tė kėsaj tragjedie, z. Thaēi, ėshtė dashur ta zbuloj edhe njė pllakė tė ngjashme pėrkujtimor nė Morinė, vendkalimin kufitar Kosovė – Shqipėri?!
Sikur e dimė, diēka e tillė nuk ndodhi! Pa dyshim duhet tė jetė kjo njėfarė politike, dhe pikėrisht aty mė shkon gjuha ku edhe mė dhembte dhėmbi.
Si aneks i kėsaj ngjarje kujtesė, po ashtu, kėto ditė, nė gjysmėn tjetėr tė Kosovės tonė Republikė, u kremtua dhjetėvjetori i Epopesė sė lavdishme tė UĒK-sė pėr Rrafshin e Dukagjinit, dhe nė kėtė jubile, nuk mori pjesė, jo veē presidenti e as kryeministri, por asnjė pėrfaqėsues qeveritar sado i rangut tė ultė tė jetė.
Diēka e tillė, sikur e dimė, kėsaj here fatkeqėsisht ndodhi. Edhe kjo ėshtė politikė, po se po, dhe mu pėr kėtė, mua mė shkoi gjuha, aty edhe ku mė dhembte dhėmbi!
Njė ditė nė bisedė, njė mik i imi mu rrėfye nė besim:
- “E di ti mirė se unė nė bindjet e mija nuk jam i orientuar politikisht pėr asnjė parti. S’jam, as me Hashimin, e as me Ramushin. Por kur do tė mbahen zgjedhjet, me tėrė familjen time patjetėr se do tė votoj pėr Ramushin.
- Ke sigurisht ndonjė arsye tė fortė pėr kėtė vendim?- e pyeta .
- Jo edhe aq – mu pėrgjigj - Pajė... fundja, Ramushi ėshtė i yni...ėshtė i anėve tona...ėshtė i Dukagjinit.
Haj medet, haj! Ēfarė ide tė ēmendura krahasuese u shfaq nė mua: Ramushi i Dukagjinit apo i “Metohisė”, ndėrsa Hashimi i Kosovės apo i “Kosovo-s”, si kujtesė e hidhur nga e kaluara, vendkalimi kufitar Bllace nė pjesėn e “Kosovo-s” apo Kosovės, dhe vendkalimi kufitar Morinė nė pjesėn e “Metohisė” apo e Dukagjinit...
Ka kėtu edhe njė ngjashmėri e pėrgjithshme nė mes tė kėtyre hapėsirave gjeostrategjike tė ndikimi tonė tė brendshėm ndasorė klanor; diēka e rėndėsishme qė ka tė bėjė me speciet tona vendore si krijesa tė radha nėn mbrojtjen e veēantė tė ligjit - s e r b ė t!
Nė pjesėn e Hashimit Kosovė, si karakteristikė mė tepėr ėshtė prezenca e enklavave tė tyre tė decentralizuara, kurse nė pjesėn e Dukagjinit tė Ramushit Kosovė, pėrreth shumė kishave dhe manastireve ortodokse serbe gjenden zonat e veēanta tė mbrojtura me qindra dhe mira kilometrave ngastra tė tokave “Metohi”
Sa pėr sqarim atyre qė nuk e dinė, nė gjuhėn sllave fjala “METOHIJA” do tė thotė : Tokė, ngastėr apo parcela kishtare...
Na rroftė Kosova e pavarur dhe sovrane, e pa ndarė dhe unike, multi-gjuhėsore, multi-regjionale dhe muliti-etnike, multi-kulturore, e decentralizuar dhe multi-metohi -territoriale...
Zoti na e bekoftė Kosovėn tonė Republikė edhe me njė ndasi tė re...!


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!


lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-03-09, 00:18   #2
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ''Kosovo i Metohija '' e kuptuar allashqiptarqe

Tė nderuar lexues ket artikull nji nder shum artikujt tjerė qė i kam lexuar me pelqeu shum dhe e vendosa ta sjell ne forum-
Edhe vet kam filluar dal ngadal pas pervojes time te bindem se te ne shqiptarėt ne masė jo te vogel mbreteron vetedija fisnore e mendsia provinciale por jo ajo kombtare-
ne vet kontaktet me njerz gjat jetes time neper zona e neper vende te euroes-
jam bindur se papjekuria pagdhendshmeria errsira akoma ekziston- dhe vetedija klanore e fisnore te ciles po i fryjn disa njerz per qellime te veta duke u paraqitur si lidera e populli verbrisht po ju shkon mvbrapa po bjen ne grackat e tyre duke mos dalluar lojrat talljet dhe grackat e tyre qe per qellim e kan ndarjen dhe nxitjen e ndasive e perqarjeve fisnore klanore rajonale-
ky artikull dhe shum her artikuj gjithnji e ma shum qe po lexoj neper vende te ndryshme e gazeta po me bindin por edhe vet pervoja ime jetsore-
qellimi im jetsorė dhe deshira ime e flakt ishte qe ta krijoj nji lob shqiptarė ne europė e nji lob shqiptar ne turqi jam kategorikisht kunder partive politike ne diasporė -por njerz te regrutuar per interesa te partive qe vrapojn pas njerzve qe nxisin ndasi krahinore te qmendur pas karrige e pushteti
vepruan aq shum dhe verbuan aq shum diapsoren me te cilen jan tallur vetem per ta zhvatur por tallenedhe sot per ta zhvatur partiakisht e per ta grupuar rajonalisht duke shfrytzuar ndjenjen dhe dobsitė qe i kan nji numer i madh i nejrzve qe kombtarisht nuk jan te formuar por kan vetedije mahalle e klani-rreth kesaj teme dhe gjendje serioze ne popullin tonė dukuri e shemtuar pas lufte ju lutem jepni mendime te lira dhe te matura dhe ta luftojm forcerisht mendesinė klanore duke qenė s e ne jemi nji popull me nji gjak me nji gjuhė e me nji komb dhe poshtė te gjith ata analfabet shpellorė primitiv qe merren me keto ndasi e gomarlleqe kur ne hoqem te zitė e ullirit neper shekuj per te fituar lirinė-
Fryrja e zjarrit te ndasive dhe ndarjeve partiake ne perendim esht direkt nxitje agjentureske nga qendrat moskė beograd pekin qe te dobsojnė lobin shqiptarė e ma leht ta ndajnė nepermes partivve neper mahalla e fise e rajone duke na i njohutr temetet tona ata luajn me ket kartė poltike-
kunder interesave te popullit tonė dhe -
jan jo larg suksesit per te na perqa perfundimisht ku i gjith mundi ynė neper shekuj e i perendimit kohve te fundit per ne qe beri edhe bombardim kunder serbisė te bie ne balt sepse pas liderve -
dhe partiakve po shkon populli tash i ndarė neper regjione por jo sipas parimit te arsyeve e te kualitetit te punes apo te aftesive dhe kontributit por sipas perkatsisė se mahalles e shpelles primitive pra ne po kthehemi dal nga dal ne shpella fisnore te pa vetedije shtetformuese e kombtare -


lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.